Close
Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 411
  1. #241
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Durrës, fuoristrada përplas për vdekje 12-vjecaren

    24 Maj 2011 - 16:02 | Shqiperi


    Durrës, fuoristrada përplas për vdekje 12-vjecaren

    DURRËS- Një 12-vjecare ka humbur jetën tragjikisht teksa është përplasur për vdekje nga një automjet mesditen e sotme.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrashbull të qytetit të Durrësit.

    Nga hetimet paraprake të policisë njoftohet se 12-vjecarja me inicialet G.M po ecte pranë rrugës ndërkohë që është pëplasur për vdekje nga një automjet tip fouristradë.

    Nga përpasja e rëndë 12-vjecarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe është dërguar menjëherë në morgun e spitalit të Durrësit, ndërkohëqë policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit Eugen Cela.
    (e.m/BalkanWeb)

  2. #242
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Berat, i përplas makina 1 vdes dy plagosen

    30 Maj 2011 - 19:38 | Shqiperi

    Berat, i përplas makina 1 vdes dy plagosen


    BERAT- Një 47-vjecar ka humbur jetën, si dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automoblistik të ndodhur mesditen e sotme në qytetin e Beratit.

    Mësohet se personat dy prej tyre atë e birë, po kalonin rrugën, teksa një makinë tip BMW me targa të Beratit AA 939 C që drejtohej nga Aurel Musabelliu, ka dalë nga rruga, duke përplasur 3 kalimtarët dhe duke përfunduar bashkë me to në ujrat e lumit Osum.

    3 të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, por 47-vjecari, Fredi Merko nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra.

    Ndërkohe djali i tij Albano dhe i plagosuri tjetër ndodhen në gjendje të rëndë shendetësore. Ndërkaq policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Aurel Musabelliu dhe po punojnë më tej për zbardhjen e shkaqeve që cuan në këtë aksident të rëndë.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)

  3. #243
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kukës, kamioncina nga Kosova përplas për vdekje 9 vjeçarin

    31 Maj 2011 - 10:08 | Shqiperi


    Kukës, kamioncina nga Kosova përplas për vdekje 9 vjeçarin



    KUKES - Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në segmentin e autostradës Kukës- Morin, kur një automjet tip kamioncinë, me targa të Kosovës, përplasi për vdekje një fëmijë 9 vjeçar nga fshati Morin i rrethit të Kukësit.
    Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Suada Sulaj,"ngjarja ndodhi rreth orës 19.00 të mbrëmjes së kaluar, në afërsi të fshatit Morin, kur mjeti tip kamionçinë me targë 617 KS 441, me drejtues Zeqir Gashin nga Prizreni, përplasi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 9 vjeçarit F.P, banues i fshatit Morin, ndërsa po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën".

    Policia ka ndaluar drejtuesin e kamioncinës, i cili po jep shpjegime për aksidentin. Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit.

    Mungesa e mbikalimeve në fshatrat pranë autostradës rrezikon shpesh jetën e banorëve që lëvizin nga njëra anë e saj në tjetrën.
    (s.g/balkanWeb)

  4. #244
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Priste autobusin në stacion, e përplas makina për vdekje

    21 Qershor 2011 - 11:11 | Shqiperi

    Priste autobusin në stacion, e përplas makina për vdekj

    TIRANE-Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në Yzberisht, Tiranë.
    Mengjesin e sotem rreth orës 06:30 minuta një automjet tip “Fiat Punto” me targa italiane ka përplasur për vdekje një këmbësor që po priste në stacionin e autobusit. Viktima quhet Agron Zeka 47 vjec. Policia e cila mbërriti në vendgjarje shoqëroi drejtuesin e mjetit, shtetasin, Ferdinand Rama. Dëshmitarë bënë të ditur për policinë se Zeka ishte duke pritur autobusin në momentin kur automjteti “Fiat Punto” e aksidentoi. Efektivët blu po punojnë për mbledhjen e provave me qëllim zbardhjen e aksidentit.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #245
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Sa të sigurta janë rrugët e Shqipërisë?

    Kronikë, Shekulli Sot|27/06/2011 07:00
    Sa të sigurta janë rrugët e Shqipërisë?
    TIRANE- Akset rrugore kombëtare, urbane dhe ato rurale, po bëhen gjithnjë e më pak të sigurta nga viti në vit për përdoruesit e tyre. Ky është konstatimi i studimit të kryer nga Open Data Albania (ODA), në lidhje me aksidentet e ndodhura në Shqipëri, që nga viti 1995 e në vazhdim. Sipas të dhënave të ODA-s, nga viti 1995, aksidentet rrugore nga viti në vit kanë ardhur duke shtuar numrin e të dëmtuarve të plagosur apo të vrarë. Studimi i ODA-s, përfshir një kërkim mbi numrin e aksidenteve rrugore në Shqipëri, si dhe numrin e të dëmtuarve nga këto aksidente dhe është bazuar në të dhënat e INSTAT. Nga viti 1995, sipas studimit numri i aksidenteve rrugore dhe të dëmtuarve ka ndryshuar në mënyrë progresive, ku vihet re se aksidentet janë shtuar e po kështu edhe numri i të vdekurve në vite.

    Gjatë vitit 2010, në Shqipëri kanë ndodhur 1564 aksidente rrugore, prej të cilëve janë dëmtuar 2069 persona. Ngakjo kategori të aksidentuarish kanë mbetur të vdekur në vend ose pak kohë pas aksidentit 353 prej tyre. Pjesa tjetër kanë qenë të plagosur në aksidente. Më tepër është rritur numri i të plagosurve, nga viti në vit, ndërsa numri i të vdekurve ka qenë në shifra të përafërta, që vërtiten rreth shifrës nga 350 deri tek ajo e 380 personave. Kështu sipas studimit të Open Data Albania, në vitin 1995, kanë ndodhur 399 aksidente nga të cilët, ka pasur 639 persona të dëmtuar dhe kanë vdekur 306 persona. Sipas statistikave kësaj organizate referuar INSTAT-it, shifra më e ulët e të aksidentuarve me pasojë vdekjen e tyre i përket vitit 2002, kur u shënuan 250 të vdekur, duke e ulur nurmin e kësaj kategorie poshtë rekordit të regjistruar në vitin 1996, që ishte me 257 të vdekur.

    Po kështu edhe numri në total i të aksidentuarve të dëmtuar ishte në shifrën e 478 të dëmtuarve nga 328 aksidente të regjistruara në total në të gjithë vendin. Vitet që pasuan, qenë të përgjakshme për akset rrugore të vendit duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur në shifra të frikshme. “Edhe pse infrastruktura rrugore ka ardhur në përmirësim gjatë viteve, viti 2010 mbetet viti me numrin më të madh të aksidenteve dhe personave të lënduar në to. Sipas Hulumtimit statistikore te Open Data Albania ne vitin 2010 rezulton krahasuar me vitin 2009, numri i aksidenteve është rritur me 7 për qind, ndërsa numri i të lënduarve me 13 për qind. Në total, sipas kësaj statistike, janë 16 020 të dëmtuar, të palgosur apo të vrarë nga aksidentet në këto 16 vite, nga të cilët kanë mbetur të vdekur 4799 të vdekur të marra në studim nga Open Data Albania.



    2069 persona kanë mbetur të dëmtuar si të plagosur apo të vrarë nga aksidentet rrugore në vend, gjatë vitit 2010 në Shqipëri.

    353 persona, kanë mbetur të vdekur në Shqipëri, gjatë vitit të kaluar nga aksidentet rrugore sipas statistikave të ODA, referuar INSTATIT.


    16020 persona, kanë mbetur të plagosur në në Shqipëri, nga aksidentet rrugore të ndodhura në akse të ndryshme rrugore në vend që nga viti 1995



    4799 njerëz, kanë vdekur në Shqipëri nga aksidentet rrugore të ndodhura që prej vitit 1995, koha nga e cila referohen të dhënat e aksidenteve.


    Përse ndodhin aksidentet?

    Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë e problemeve me sinjalistikën, mungesën e kujdesit të shoferëve dhe të këmbësorëve. Në rrugët kombëtare ajo që vihet re lehtësisht është fakti se një pjesë e mirë e të plagosurve apo e të vrarëve në aksidentet rrugore, janë dëmtuar për shkak të mungesës së kalimeve për këmbësorët, nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, siç janë mbikalimet nënkalimet, apo edhe kufizimeve të rrugëve kombëtare në ato akse ku ato i përafrohen standarteve të autostradave.

    Në shumë prej tyre mungojnë mbikalimet apo nënkalimet e posaçme për këmbësorët, ndërsa vihet re se edhe kur ato janë ato nuk respektohen në disa raste nga vetë këmbësorët që në jo pak raste bien viktimë e këtij nënvlerësimi. Ndërkaq në disa raste vendet e kalimit janë shumë të largët nga njëra tjetra, duke bërë që shumë njerëz të marin për sipër rrezikun për të kaluar më shpejt rrugën nga sa do ta kalonin po të kërkonin për një mbikalim apo nën kalim. Në disa nga akset rrugore kombëtare ka kryqëzime në nivel, të cilat janë të ndaluara nga Kodi Rrugor. Sipas Berti Koxhajt, oficer Policie në lirim, këto kryqëzime duhet të zgjidhen minimalisht me rreth rrotullim, ose me mbikalime dhe nënkalime. “Këto rrugë absolutisht nuk duhej të ishin marrë në dorëzim në kushte të tilla nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve,- thotë Koxhaj,





    Ish- kryepolici Berti Koxhaj: Përmirësimi i rrugëve, në dorë të qeverisë

    Berti Koxha, ish- drejtor i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, thotë se rritja e numrit të aksidenteve më pasojë më shumë të vdekur e të plagosur pas 2003 -2004, ka ndodhur pasi u fut sistremi i ri i informatizuar të regjistrimin e aksidenteve. “Kjo u bë në bashkëpunim me një projekt suedez dhe Policinë Rrugore dhe u krijua sistemi AIS. U krijua një bazë të dhënash ku regjistroheshin aksidentet, në bazë të një formulari të ri me 32 rubrika, që nga lloji i përplasjes llojet e mjeteve, e deri tek rripi, siguracion apo jo, kolaudim etj. Po kështu u llogaritën edhe numri i personave femra apo meshkuj të dëmtuar në aksisdente, të plagosur rëndë apo lehtë etj”.

    Sipas Koxhajt, 2002 shënoheshin në statistika vetëm ato aksidente që shkonin në prokurori dhe numri ishte më i vogël. Po kështu raste e plagosjeve të lehta nuk përfshiheshin, të kundërt sipas sistemit të ri suedez, shënohet gjithçka dhe deri edhe një gërvishtje klasifikohet si plagoset. Aplikimi i sistemit AIS, ky mund të quhet edhe shkaku i rritjes së aksidenteve, por që solli regjistrim dhe evidentim më të plotë të situatës së aksidenteve u trajnuan njerëzit person përgjegjës që do merrej me administrimin e sistemit dhe ishin në 12 qarqet dhe mendohej se do trasnmetoheshin on line.

    Deri në 2006, të dhënat administroheshin dhe na dërgoheshin në drejtori, jo on line por me dokumentacion me 32 rubrika. Ka kohë që nuk mbahen këto të dhëna. Koxhaj thotë se detyra e policisë rrugore është t’i regjistrojë sa më mirë dhe të plota numrin e aksidenteve dhe jo të ketë frikë t’i administrojë dhe t’i publikojë. Policia është administruese por jo se është ajo përgjegjëse kryesore për aksidentet. Ajo duhet t’i administrojë statistikat dhe që punojnë për to të përpunojnë strategji dhe të punojnë për rritjen e sigurisë rrugore. Komiteti Ndërministror e organe të tjerja që ia rekomandojnë qeverisë të jenë sa më të saktë, me qëllim përmirësimin e infrastrrukturës dhe sinjalistike. Policia ka përgjegjësi për parandalimin dhe ndëshkimin e tyre.



    Dashamir Biçaku

  6. #246
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident në Peqin-Elbasan, përplasen 3 automjete, vdesin 2 vetë

    06 Korrik 2011 - 08:09 | Shqiperi

    Aksident në Peqin-Elbasan, përplasen 3 automjete, vdesin 2 vetë

    ELBASAN-Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Elbasana, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 2 persona.

    Policia bën të ditur se viktimat janë shtetasit, Leonidha Kote dhe Dhimitër Haxhillari.

    Aksidenti u shënua mes 3 automjeteve në fshatin Karinë. Një Benz me targa të huaja që doli nga korsia e rrugës u përplas me një fuoristradë me targa El 9702 B dhe kjo e fundit si dhe një kamion me targa KO 5972 B.

    Si pasojë gjetën vdekjen 2 personat që ndodheshin në benzin me targa të huaja.

    Policia dyshon se shkak për aksidentin ka qënë pikërisht drejtuesi i benzit. Mendohet se shoferi ka qënë i përgjumur në momentin që drejtonte automjtetin. Si pasojë gjeti vdekjen dhe pasagjeri i tij.

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    duhet ti kesh nervat hekur qe te perballosh stresin dhe nervozizmin qe te krijohet ne cdo cm rruge ketu tek ne.le qe kur e di se si merren patentat ne te shumten e tyre....kot qe flasim.....
    "Më e mira është armike e së mirës"

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    edhe kembesoret jane po aq te allakatur............
    "Më e mira është armike e së mirës"

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Aksidenton kalimtarët, largohet 25-vjecarja
    13/07/2011 12:00

    Një 25-vjecare u arrestua nga policia pasi aksidentoi me makinën e saj dy kalimtarë. Në pranga përfundoi Bruna Nura, e cila pasi përplasi dy kalimtarë më Kamëz, u largua nga vendi i ngjarjes.

    Sipas informacioneve të fundit në gjendje të rëndë për jetën ndodhen në spital shtetasit Sali Selita 65 vjec dhe Nikolin Marku 20 vjec.

    Hetimet e para tregojnë se shkak për aksidentin është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.


    PS
    te besh nje aksident mund ti ndodh cdokujt nga pakujdesia , por ti lesh viktimat sheshit dhe t'ja mbathesh ai eshte krim me vetedije

    njerez plehera

  10. #250
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    24 Korrik 2011 - 11:56 | Shqiperi

    Aksident në autostradë përplasen 6 makina 7 të plagosur

    TIRANE- Nje aksident automobilistik me pasojë plagosjen e 7 personave, ndodhi mbrëmjen e së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

    Në aksident u përfshinë 6 automjete. Të plagosurit u dërguan në Spital Ushtarak për të marrë mjekimin e duhur. Nga ta 3 persona kanë marrë plagë të lehtë. Sipas policisë aksidenti ndodhi si pasojë e shpejtësisë.
    (s.g/balkanWeb)

  11. #251
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kukës,hedhin inerte në autostradë, aksidentohet makina, 1 i vdekur

    29 Korrik 2011 - 12:58 | Shqiperi

    Kukës,hedhin inerte në autostradë, aksidentohet makina, 1 i vdekur

    KUKES- Hedhja e një sasie inertesh në mes të autostradës Rrëshen- Kalimash, gjatë natës, ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

    Viktima është drejtuesi i automjetit, Sokol Biba, ndërsa dy të plagosurit, pasagjerë në makinë, janë në gjëndje të rëndë për jetën dhe po mjekohen në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

    Sipas poliisë makina është përplasur me një grumbull inertesh të hedhura nga fshatarë të zonës shumë pranë tunelit hyrës në Fan, pjesë e autostradës Rrëshen-Kalimash. Policia arrestoi dy fshatarët të dyshuar si përgjegjës të hedhjes së inerteve. Ata janë Nikolle Xheci 48 vjec nga Mamurasi dhe Zef Nikolli 49 vjec nga Fani.
    (s.g/balkanWeb)

  12. #252
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Skrapar, makina bie 200 m në humnerë, vdesin 6 te rinj
    Skrapar, makina bie 200 m në humnerë, vdesin 6 te rinjSKRAPAR-Gjashte persona kanë humbur jetën mbrëmjen e se henes pasi makina e tyre ka rënë në kanionet e Skraparit, 200 metra lartesi. Ky eshte bilanci tragjik i nje aksidenti automobilistik ne kete filim jave te nxehte gushti, pak km larg Skraparit qe u mori jeten 6 te rinjve.
    TVNews24 mëson se rreth orës 19:45 të mbrëmjes së se te henes, prane fshatit Grepcke, në zonën pranë kanioneve të Skraparit, 2.5 km larg qytetit, kur një automjet fuoristradë tip Mitsubishi me targa angleze ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Ishin banore te zones qe njoftuan per ngjarjen e rende.

    Kreu i policisë së Skraparit, Fatmir Lleshi bën të ditur për TvNews24 se si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen te gjithe personat qe ndodheshin ne automjet. Lleshi pohoi se në automjet ka patur 6 persona, një prej të cilëve per shume ore rezultoi i zhdukur, derisa u gjet sot ne mengjes.
    Policia ka bërë të ditur identitetin e viktimave:
    Vladimir Dylellari 26 vjec, dejtues mjeti
    Fatjon Feka 23 vjec
    Xhulio Allko 19 vjec
    Edison Cuko 26 vjec
    Eni Guri 21 vjec
    Drilon Guri, 24 vjec. (trupi i te riut u gjet sot ne mengjes).

    Por, tragjedia u rendua me teper pasi policia nuk arriti dot te nxjerre trupat e viktimave, te cilet qendruan per gjate gjithe nates ne vendgjarje. Banore te zones dhe RENEA ndodhen edhe sot në vendgjarje. Makina vijon te qendroje e bllokuar mes shkëmbinjve në humnerë prej mbremjes se djeshme pasi dhe erresira vështirësoi forcat e RENEA për të ndihmuar.

    Forcat RENEA nisen sot operacionin per nxjerren nga humnera te viktimave. Trupi i pare qe u nxorr me barrele i lidhur me litar nga 200 metra poshte gremines ishte i te riut, Drilon Guri, 24 vjec. Me pas puna vijoi me nxjerrjen e trupave te Eni Gurit, Fatjon Cekes, Xhulio Hallkes e Edison Cukes dhe ne oren 10 e 20 minuta operacioni u permbyll me nxjerrjne e trupit te Vladimir Dylellarit, qe ishte she drejtuesi i mjetit.

    Nga hetimet paraprake dyshohet si shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe. Si pasoje drejtuesi i mjetit Dylellari, humbi kontrollin e automjtetit dhe doli nga rruga.

    Nderkohe nje aksident tjeter ndodhi sot ne mengjes ne Tepelene, ku si pasoje e daljes nga rruga te nje makine, vdiq nje person, ndersa u plagos rende nje tjeter.

    (d.b/BalkanWeb)

  13. #253
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Shqiperia nuk ka rregull ne komunikacion,policin jo te forte,dhe denimet e vogla,ti rrisin denimet ,dhe te mbajne pak rregull, edhe ndeshjet do te zvogeloheshin !

  14. #254
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Korrik-Gusht muajt e tmerrit ne shqiperi.
    Ne vend qe te jene muaj gezimesh kthehen ne muaj zie.
    Fajtore jane te gjithedhe jane alizuar edhe ketu ne forum shume here ,por mbi te gjithe une do te vecoja rolin e policise rrugore.
    Kemi me shume se cdo vend i botes police ne rruge dhe gjithashtu edhe me shume aksidente.......PERSE?????
    Sepse policet tane e kane kthyer ne biznes punen.
    Te fshehur pas kthesave apo makinave te tyre me radaret ngrehur nuk u intereson shume se po ecen shpejt perkundrazi ata ate duan qe ti te ecesh shpejt e te te marin parate.
    Pasi te ndalojne afrohen me miresjellje dhe te kerkojne dokumentat dhe te thone: po ecnit mbi normen e lejuar per kete ju konfiskohen dokumentat. ejani ne rajon pas nje jave qe te dilni ne komision dhe te terhiqni dokumentat dhe ti je i detyruar qe ti japesh leket qe do bjesh ne pazar pastaj se perndryshe te mbajne dokumentat.
    Me pake fjale kete e dine te gjithe emigrantet dhe nuk i kushtojne edhe shume rendesi shpejtesise
    I jep 10 euro policit dhe je ne rregull.........

  15. #255
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Korrik-Gusht muajt e tmerrit ne shqiperi.
    Ne vend qe te jene muaj gezimesh kthehen ne muaj zie.
    Fajtore jane te gjithedhe jane alizuar edhe ketu ne forum shume here ,por mbi te gjithe une do te vecoja rolin e policise rrugore.
    Kemi me shume se cdo vend i botes police ne rruge dhe gjithashtu edhe me shume aksidente.......PERSE?????
    Sepse policet tane e kane kthyer ne biznes punen.
    Te fshehur pas kthesave apo makinave te tyre me radaret ngrehur nuk u intereson shume se po ecen shpejt perkundrazi ata ate duan qe ti te ecesh shpejt e te te marin parate.
    Pasi te ndalojne afrohen me miresjellje dhe te kerkojne dokumentat dhe te thone: po ecnit mbi normen e lejuar per kete ju konfiskohen dokumentat. ejani ne rajon pas nje jave qe te dilni ne komision dhe te terhiqni dokumentat dhe ti je i detyruar qe ti japesh leket qe do bjesh ne pazar pastaj se perndryshe te mbajne dokumentat.
    Me pake fjale kete e dine te gjithe emigrantet dhe nuk i kushtojne edhe shume rendesi shpejtesise
    I jep 10 euro policit dhe je ne rregull.........
    Keto fatekeqesi kan edhe kendeveshtrimin tjeter,policia kurr nuk mundet te preventoj aksidente 100% qoft polici e kurruptuar apo jo, ketu me teper kemi te bejm me nje mentalitet dhe kultur "veteshkatrruese" kamikaze,!
    Le te analizohen te gjitha fatkeqesit ,gati 100% te rasteve jan mospershtatja e e shpejtesise dhe mos rrespektimi i shenjave te komunikacionit ,viktimat me teper jan te rinjt qe dojn te fluturojn me presh ne b..th!
    Kam patur rastin te udhtoj ne shqiperi me makine ,jam i lumtur qe kam shpetuar per ato tri dite qe jam gjend ne komunikacion!!
    Pershtypja qe pata fituar ishte se aty njerzit nuk kishin iden se njeriu mund te vdes ne komunikacion,tejkalohej ne kthesa ku nuk eshte e lejuar ,ku bukvalisht eshte nje situat jete apo vdekje ! Ne nje vend qe keto situata jen te rendomta tragjedite jan perditshmeri!!!

  16. #256
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Keto fatekeqesi kan edhe kendeveshtrimin tjeter,policia kurr nuk mundet te preventoj aksidente 100% qoft polici e kurruptuar apo jo, ketu me teper kemi te bejm me nje mentalitet dhe kultur "veteshkatrruese" kamikaze,!
    Le te analizohen te gjitha fatkeqesit ,gati 100% te rasteve jan mospershtatja e e shpejtesise dhe mos rrespektimi i shenjave te komunikacionit ,viktimat me teper jan te rinjt qe dojn te fluturojn me presh ne b..th!
    Kam patur rastin te udhtoj ne shqiperi me makine ,jam i lumtur qe kam shpetuar per ato tri dite qe jam gjend ne komunikacion!!
    Pershtypja qe pata fituar ishte se aty njerzit nuk kishin iden se njeriu mund te vdes ne komunikacion,tejkalohej ne kthesa ku nuk eshte e lejuar ,ku bukvalisht eshte nje situat jete apo vdekje ! Ne nje vend qe keto situata jen te rendomta tragjedite jan perditshmeri!!!
    Pikerisht pra.....mentaliteti shqiptarit, mosha kiu-fiu, pijet alkolike dhe kryesorja mospatja frike se do gjobitesh apo do konfiskohet patenta apo automjeti cojne ne keto aksidente

  17. #257
    i/e regjistruar Maska e Sea Melody
    Anëtarësuar
    14-08-2011
    Vendndodhja
    Ne boten time
    Postime
    58
    Normal qe ndodhin aksidente,sepse disa vozitin sikur kuaj.
    GJITHQKA ose asgje.

  18. #258
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    eshte nje Fatkeqsi kjo qe ndodh ne shqiperi eshte per te ardhe keq sinqerisht
    aksidentet ndodhin per rrethana shum te ndryshme

    njeri me lart tha policia i mer nje jav dekumentat enigranteve per nje jav ky eshte ligj futja kot sepse keta shqiptar qe jetojn jasht disa vin per 3 dit se pastaj kan punen e tyre ne vendin ku jetojn

    besoj ne shqiperi cdo moshe 18-edhe lart nuk kan rrespekt per kalimtaret
    ne shqiperi duhet te ket rregulla te forta sepse ne shqiperi asnjeri ska frik te drive edhe pse ka pir nje kile raki se ka shok filanin ose njef filanin qe eshte shoku i tafilit dmth mik hesapi


    pastaj eshte nje thenie qe te pakten e perdorin nga zona ku jam rit un

    Ruaje Veten Nje Here te Ruaj Zoti 10
    Partizoni

  19. #259
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ne te semes te shkojne katunaret qe dalin ne rruge si bagetia
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  20. #260
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Shteti eshte fajtore ,ligjet jane te korrupetuara .Pse te njetit persona te rijte nuk vozisin pa kujdes ne evrope, e kame fjalen per shqipetaret,sepse policia e evropes ta pret krahun,kurse policia ne Shqiperi jane te dehur gjithemone .

    Ne vendet ku nuk respektohet ligji nuk ka dallim kafsha nga njeriu.

Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •