Kavajë, aksidentohen për vdekje 2 gra drejtuesi largohet
KAVAJË- 2 gra kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në qytetin e Kavajës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit, pikërisht në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy viktimat Hasa Xhani 64 vjece dhe Valentina Larushi 41 vjece kanë qenë duke ecur në anë të rrugës teksa janë përplasur nga një automjet.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë duke lënë të vdekura në vend dy gratë. Ndërkaq policia po vijon hetimet për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit që shkaktoi aksidentin e rëndë.
Krijoni Kontakt