Close
Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 380 prej 411
  1. #361
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|17/12/2011 18:19
    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset ish-ministrja e Kulturës

    Ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi, dhe bashkëshorti i saj kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur gjatë orëve të pasdites në autostradën Tiranë-Durrës, km 12.

    Çifti Uruçi po udhëtonin me mjetin e tyre kur janë përplasur me me automjetin me targa TR 6058 K.

    Menjëherë dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se gjendja e bashkëshortit të Uruçit të jetë e rëndë.

    Ndërkohë, mësohet se në momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit me të cilin është përplasur makina e çiftit Uruçi është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Sipas hetimeve paraprake, mendohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe lagështira në rrugë, për shkak të reshjeve të ditës së sotme. Paralelisht po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit me targa TR 6058 K.


    Kronikë, Lajm i fundit|17/12/2011 13:32
    Aksidenti,1 i vdekur e 2 të plagosur
    Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e njohur si kthesa e Luftinjës në afërsi të Memaliajt, Tepelenë. Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet kamioçinë me targa EMK 3874 me drejtues Sokol Martini që po udhëtonte në drejtim të Fierit është përplasur me një automjet tip maune me targa FR 4974 C me drejtues Subi Buzi .

    Automjeti me targa greke ishte i ngarkuara me dërrasa dhe materiale ndërtimi, të cilat si pasojë e përplasjes kanë goditur pas koke pasagjeren Arta Prenda nga Shkodra, me shtetësi amerikane e cila ka humbur jetën .

    Të plagosur kanë ngelur shtetasit Sokol Manushi bashkëshorti i viktimës dhe Manush Prendi.



    18 Dhjetor 2011 - 10:27 | Shqiperi

    Treni Tiranë-Durrës shtyp një person në Vorë
    TIRANE-Një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është shtypur nga treni i linjës Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në stacionin e trenit në Vorë.
    Policia nuk ka zbardhur ende identitetin e viktimës të seksit mashkull. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.

    (d.b/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 18-12-2011 më 07:01

  2. #362
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    18 Dhjetor 2011 - 13:58 | Shqiperi

    Mat, makina bie në lumë, 1 i vdekur. Policia: Udhëtonte me familjarët


    MAT- Një aksident me pasojë 1 viktimë është shënuar në Mat sot në mesditë. Mësohet se një automjet, me të cilin udhëtonin disa pasagjere ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e ‘Shul Batrës’ dhe është rrëzuar direkt e në lumë. Nga të dhënat e para mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dëshmitarët pohojnë se në automjetin tip BMW me targa italiane ka patur të tjerë pasagjerë.
    Forca të shumta policie ndodhen në vendgjarje ku po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

    Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga ujërat e lumit trupin e pajetë. Trupi i identifikua si shtetasi, Albert Guzha. Policia dyshon se Guzha udhëtonte në automjet së bashku me disa familjare. Nuk dihet ende numri i pasagjerëve që mund të ishin në automjet.

    Automjeti i aksidentuar ndodhet ende në lumë.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #363
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vetem ne kete fundjave vdiqen 4-9 vete ne aksidente rrugore. Me kete ritem aksidentesh, popullsia shqiptare po asgjesohet me keq se sa te kishte lufte. Ushtria, policia e shteti sherbejne per kete gje--per te mbrojtur jetet e shqiptareve ne rast rreziku. Meqe aksidentet po vrasin shume me teper se nje lufte, pse keto organe nuk po marrin asnje mase ndaj ketij armiku?

  4. #364
    Aksident në aksin Elbasan- Librazhd, vdes një person, tre të plagosur

    Një aksident, me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme, në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Mirakë, kur pas përplasjes së dy automjeteve, ka humbur jetën 38 vjeçari Ibrahim Shabani.

    Burime të Policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mirakë Plane, rreth 10 km larg qytetit të Librazhdit, kur automjeti tip Fuoristradë, me targa të Tiranës, e drejtuar nga shtetasi Petrit Qosja është përplasur me mjetin tip Benz me targa të Elbasanit, e drejtuar nga Aleksandër Budo.

    Nga burimet policore mësohet se 38 vjeçari Shabani, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin nga automjetet ka ndërruar jetë në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ndërsa tre të aksidentuarit e tjerë, mes të cilëve dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen në spitalin e qytetit, në gjendje kritike për jetën.

    Shkak i përplasjes së dy mjeteve ka qenë shpejtësia tej nomrmave të lejuara dhe situata e krijuar në rrugë për shkak të shirave të rënë gjatë të gjithë ditës, saktësojnë burimet.

    tv klan

  5. #365
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, përplasen makinat, vdesin 2 persona

    28 Dhjetor 2011 - 12:10 | Shqiperi

    Tiranë, përplasen makinat, vdesin 2 persona

    TIRANË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën pranë Pallatit të Sportit ‘Alsllan Rusi’ në kryeqtyet.

    Burime policore bëjnë me dije se një makinë tip ‘Opel’, i cili po udhëtonte nga zona e Laprakës në drejtim të Zogut të Zi dhe një makintë tip ‘Benz’, i cili po udhëtonte në anë të kundërt janë përplasur dhe si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe 1 është plagosur.

    Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët bashkë me forcat e policisë kanë mundur të nxjerrin të lënduarit nga automjetet, për ti nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku fatkeqësisht dy prej tyre humbën jetën rrugës, ndërsa i treti po merr mjekimet e duhura.

    Nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte automjeti tip ‘Opel’, i cili ka dalë jashtë kontrollt dhe ka shkaktuar aksidentin, ndërkohë që ka nisur hetimet dhe ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.
    (el.me/BalkanWeb)

  6. #366
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ndërrimi i viteve, 2 të vdekur në Fushë Krujë e Kamëz

    01 Janar 2012 - 16:33 | Shqiperi


    Ndërrimi i viteve, 2 të vdekur në Fushë Krujë e Kamëz

    FUSHE KRUJE - Dy persona kanë gjetur vdekjen në prag të ndërrimit të viteve në kryeqytet.
    Parakalimi i gabuar në rrugën Rinas-Fushë Krujë pranë urës së Gjoles i ka marrë jetën 70-vjecarit Muharrem Daci, roje në një pikë karburanti, i cili po kthehej për në shtëpi.

    Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes, shtetasin Armando Sula, i cili ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit. Ndërkohë në Kamëz rreth orës 23:00 është vrarë 65 -vjecari Lutfi Damzi, roje në një biznes.

    Viktima është qëlluar me pistoletë nga 30 vjecari Petrit Pepkolaj, banor i zonës. Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia. Autori është vetëdorëzuar në polici, për të cilin është marrë masa e arrestit. Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  7. #367
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    02 Janar 2012 - 19:30 | Shqiperi

    Malësi e Madhe, përplaset për vdekje një kalimtar
    MALËSI E MADHE- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Koplik-Bajzë, në Malësinë e Madhe.

    Një 75-vjecar, i identifikuar si Mark Vogli është përpalsur nga një automjet, teksa përpiqej të kalonte rrugën. Viktimës i është dhënë ndihma e parë nga shoferi i mjetit që e përplasi, por plagët e marra kanë qënë të rënda. 75-vjecari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

    Policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet, ndërsa ndaloi edhe drejtuesin e automjetit.
    (ma.ar/BalkanWeb)

    03 Janar 2012 - 10:31 | Shqiperi

    Pogradec, aksidentohet cifti i emigrantëve, vdes bashkëshorti
    POGRADEC-Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Korcë-Pogradec.
    Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Starovë, ku një mjet me targa greke ku udhëtonin një cift emigrantësh, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Mësohet se nga aksidenti i rëndë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Artan Blacëri 41 vjec ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja, Nadire Blacëri 38 vjece.
    Sipas policisë cifti emigrant ishte nisur për urim tek disa të aferm të tyre në zonën e Mokrës por ka ndodhur edhe aksidenti fatal që i mori jetën njërit prej tyre. Policia nga hetimet në vendngjarje tha se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit.

    (d.b/BalkanWeb)

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    rruget jane te sigurta se jane rruget me te mira,,,

    akeni pa si ka thene jozefina

    anglia ne krize,,,amerika ne krize,,,gjermania,,,

    vetem shqiperia e saliut nderton dhe seshte ne krize,,,,

    pra ju qe na ankoheni se rruget jane pa tabela,,,pa shenja,,,pa nenekalime,,,dhe policet pa shkolle dhe pa mjete,,,,si dhe semaforet qe nuk ekzistojne atje ku duhen,,,

    u them qe te hyni ne pd te bleni nga nje gomare siq e kishte saliu dikur dhe ecni ansh rruges

    jo ne rruge
    rruget jane per mizat se jane autostrada me 2 korsi

    dhe ne ke fat mezi kalon nje

  9. #369
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Te gjithe ata qe kan patent shoferi dhe qe kan lexuar tekstin sa do pak e kan kuptu qe.

    Shpejtesia duhet te i pershtatet kushteve atmosferike rrugore etj etj. Ne kete rast fajtor aspak nuk eshte shteti po vet vozitesit.

    Shteti ja ka vendos shenjat sinjalizimet ato duhet te rrespektohen nga vozitesit. Shteti te vetmen gje qe mund te bej eshte qe te jen me te ashper ne gjobat e shptejsise dhe tu miret leja atyre qe kalojn ne fillim me kohe te caktuar se paku 6 muaj nese zinet heren e dyte 1 vit mos te ket drejt vozitje dhe atehere do te kishim pas nje kthese per 60 shkalle.

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Aksidentet në Tiranë, çdo ditë një viktimë

    » Dërguar më: 26/11/2009 - 15:09

    Aksidentet rrugore shkaktojnë çdo ditë një viktimë. Kryeqyteti renditet në krye të listës së qyteteve që ka numrin më të madh të tragjedive automobilistike. Viktimat, në 60 për qind të rasteve janë këmbësorët. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik i realizuar në Tiranë, duke iu referuar shifrave të Qendrës Kombëtare të Traumatologjisë, tregon se nga 1860 persona që dëmtohen nga aksidentet, rreth 300 humbasin jetën. Duke iu referuar shifrave, ISHP-ja hedh alarmin ndaj aksidenteve, çka konfirmon se Shqipëria ka 10 të vdekur për 15 mijë banorë, një numër që është 3.5 herë më i lartë se vendet e tjera. Numri më i madh i aksidenteve shënohet në kryeqytet, pasi ka më shumë automjete në qarkullim. Ndërsa janë meshkujt e moshës 25 deri në 45 vjeç, që kapin numrin më të madh të autorëve të aksidenteve, të ndjekur nga meshkujt e moshës 18 deri 25 vjeç. Ora që shënon më shumë aksidente në Tiranë është 12:00 deri në orën 20:00, ndërsa periudha që shënon pikun e rasteve me pasojë vdekjen është stina e verës. Ndër shkaqet e aksidenteve është shpejtësia tej normave të parashikuara në kodin rrugor dhe pakujdesia e këmbësorëve.

    Fëmijët

    Tirana regjistron edhe numrin më të madh të aksidenteve, por më shqetësues është fakti se mes viktimave bie në sy shifra e lartë e fëmijëve. Në këto aksidente janë plagosur 146 fëmije ose 8 për qind e gjithë të dëmtuarve si dhe kanë vdekur 31 fëmijë ose 10 për qind e gjithë të vdekurve. Ndërkaq, vihet re se grupmosha 5-10 vjeç është ajo më e prekura nga dëmtimet prej aksidenteve rrugore. Kjo grupmoshë dominon si për fëmijët këmbësorë, ashtu edhe për ata pasagjerë. Për sa i përket specifikimit, vërehet se mbizotërojnë këmbësorët, të cilët përbëjnë 74 për qind, pjesa më e madhe e të cilëve janë mosha të reja. Por, në listën e të rrezikuarve hyjnë edhe pasagjerët apo biçiklistët. Sipas statistikave të ISHP-së, që i referohen informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë së Qarkullimit Rrugor, gjate tre viteve të fundit ka prirje të rritjes së të dëmtuarve, ndërsa është rritur bilanci i viktimave. Meshkujt me moshë 25-45 vjeç përbëjnë numrin më të madh të autorëve të aksidenteve, të ndjekur nga ata me moshë nga 18-25 vjeç.

    Gazeta Shqiptare
    Eshte e vertete se vozitesit ne Shqiperi jane me te pakujdeshmit ne rajon. E them me shume bindje sepse sa here qe vi per pushime verore atje, gjithmone do te kete ne komunikacion ndonje vozites "te cmendur" qe ben akrobacione ne rruge e qe nuk brengoset fare per sigurine e te tjereve sepse per sigurine e tij aspak nuk me intereson!
    Edhe nese kalon udhekryqin kur eshte semafori i gjelbert duhet qe medoemos te jemi syhapur se do te kete ndonje te cmendur qe do te pren rrugen edhe nese ai eshte ne te kuqe...
    Vozitesit ne Shqiperi fatkeqesisht jane shume te padurueshem dhe aspak te sigurte, me cka rezulton te quhen se jane vozites te dobet!

  11. #371
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident i rëndë në Milot, 1 i vdekur, 3 të plagosur

    06 Janar 2012 - 09:24 | Shqiperi


    Aksident i rëndë në Milot, 1 i vdekur, 3 të plagosur

    MILOT- Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor, të ndodhur mëngjesin e sotëm në urën e Matit, në Milot.

    Burime policore bëjnë me dije se një mjet tip ‘Benz’ më targa Laçi është përplasur me një automjet tip ‘Hundai’ me targa italiane, duke sjellë si pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.

    Të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Nga hetimet paraprake policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shpjetësisë së madhe me të cilën udhëtonin mjetet. Ndërkohë dyshohet edhe për një parakalim të gabuar nga ana e automjetit tip 'Hundai'.

    Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë të aksident. Forcat e policisë së Qarkut të Lezhës po merren me procedurat e nevojshme të ekspertizës dhe kcyrjes së vendit të aksidentit, të cilat do të zbardhin rrethanat e aksidentit.
    (el.me/BalkanWeb)

  12. #372
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Killeri i rrugës vret tre të mitur në hyrje të Fierit

    Killeri i rrugës vret tre të mitur në hyrje të Fierit
    Kronike e Mërkurë, Janar 18th, 2012
    Panorama

    Viktimat 17, 15 dhe 12 vjeç i përplasi një fuoristradë

    Dy fëmijë 12 dhe 15 vjeç dhe një adoleshent 17-vjeçar mbetën të vdekur, pasi u përplasën në rrethana ende të paqarta nga një fuoristradë. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Fierit, në vendin e quajtur “Rrepët”, kur mjeti me targa AA 810 CI përplasi për vdekje 17-vjeçarin G. Shkrela, banues në fshatin Zhupan të Fierit. Dyshohet se viktima në momentin e ngjarjes që ndodhi rreth orës 22:30, po drejtonte një motoçikletë. Po ashtu, rreth 15-20 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti, janë gjetur edhe dy fëmijë, A. Kola 15 vjeç, i cili kishte gjetur vdekjen dhe A. Malaj, 12 vjeç, banues në fshatin Drizë, i cili ishte plagosur rëndë. Sipas Policisë, 12-vjeçari Malaj dhe 17-vjeçari Shkrela kanë gjetur vdekjen në spital vetëm disa minuta pas mbërritjes. Autori që shkaktoi aksidentin e rëndë është larguar nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta arrestojë atë rreth orës 01:00. Ai nuk ka pranuar të sqarojë rrethanat, por paraprakisht Policia e Fierit ka rindërtuar skenën e ngjarjes. Dyshohet se fillimisht fuoristrada që ka qenë me shpejtësi të madhe, ka përplasur motoçikletën në të cilën udhëtonte adoleshenti. Në tentativë për t’u larguar me shpejtësi, ai ka përplasur edhe dy fëmijët që po ktheheshin në banesën e tyre në fshatin Drizë. As pas aksidentit të dytë, autori, shtetasi Fation Habilaj, 22 vjeç nga Fieri, nuk është ndaluar. Tronditja nga dy ngjarjet e rënda ka bërë që ai të përplaset vetëm disa minuta më pas me një pemë. Në këtë moment, ngjarja është vënë re nga një roje që sinjalizoi policinë. Fillimisht ngjarja u raportua si një përplasje pa viktima. Policia mbërriti në vend dhe konstatoi pemën që kishte goditur mjeti, por më pas drejtuesi i saj ishte larguar bashkë me fuoristradën. Ngjarja është zbuluar kur blutë kanë dëgjuar pak metra më tej thirrjet për ndihmë të 17-vjeçarit. Ata e kanë marrë me shpejtësi viktimën dhe e kanë dërguar në spital. Por verifikimi në vend i grupit të hetimit, si dhe hedhja disa metra më tej e motorit, zbuloi përmasat e ngjarjes. Policia dëgjoi rënkimet e fëmijës disa metra më larg dhe gjeti aty 12-vjeçarin në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër fëmijë kishte vdekur. Me gjithë tentativën për ta çuar me urgjencë në spital, i mituri ndërroi jetë disa minuta më pas. Policia e Fierit nisi kërkimet për autorin. Në bazë të përshkrimeve të rojës që sinjalizoi, blutë identifikuan mjetin dhe e gjetën atë të braktisur pas një pike karburanti. Më pas u krye edhe arrestimi i 22-vjeçarit për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “largim nga vendi i aksidentit”, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “drejtim i mjetit pa leje drejtimi”. Familjarët e dy fëmijëve kanë deklaruar në polici se ata kishin dalë si çdo natë për të luajtur bilardo.

  13. #373
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Një i vdekur dhe pesë të plagosur në Durrës

    Një i vdekur dhe pesë të plagosur në Durrës
    2012-01-19

    Aksidentet

    Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndryshme rrugore që kanë ndodhur në Durrës. Aksidenti i parë, me pasojë vdekjen, ndodhi afër mesnatës mes së martës dhe së mërkurës, në rrethrrotullimin e Shkozetit. Shtetasi Fredi Shaba, 35 vjeç, banues në Durrës, në kohën kur drejtonte autoveturën tip “Nisan” me targa AA289AO, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një pemë të rrethuar me beton. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit që udhëtonte i vetëm. Në një tjetër aksident të ndodhur në aksin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, rreth orës 03.00 të ditës së mërkurë, një automjet tip “Volkswagen” me targa të huaja është përplasur me një shtyllë, pas humbjes së kontrollit në drejtim. Si rezultat ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, Eugert Tako, 27 vjeç dhe katër pasagjerët, të gjithë të rinj nga Lushnja me moshë 24-29 vjeç. Të plagosurit E. Tako, A.Agolli, 25 vjeç, V.Tako 27 vjeç, D.Gaboci 29 vjeç dhe P.Tahiri 24 vjeç janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku vazhdojnë të ndodhen nën kujdes mjekësor. Nga hetimet paraprake mbi këto ngjarje rrugore rezulton se në të dyja rastet janë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, mjetet kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe në rastin e dytë ka pasur edhe shpërqendrim në drejtim.

    Ndërkohë, policia rrugore e Durrësit ka shtuar kontrollet në rrugë ditët e fundit. Që nga hyrja në fuqi e sanksioneve të reja që parashikon Kodi Rrugor, në Durrës janë vendosur 700 masa të ndryshme administrative. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se kryesisht sanksionet janë vendosur për përdorim të pijeve alkoolike, tejkalim të normave të shpejtësisë, mospërdorim të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve dhe kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motoçikletave, shkelje këto që kanë rezultuar shkaktare kryesore të aksidenteve në rrugë, shpesh me pasoja për shëndetin dhe jetën. Shumë gjoba me vlerë të shumëfishuar janë vendosur në Durrës edhe për parkim të gabuar.

  14. #374
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|24/01/2012 17:17
    Fier, aksident me dy të plagosur

    Dy persona janë plagosur rëndë mesditën e sotme në Fier. Ende nuk dihen rrethanat me të cilat ka ndodhur aksidenti, por mjekët thonë se gjëndja shëndetësore e tyre paraqitet mjaftë e rëndë.

    Sipas unioformave blu, aksidenti ka ndodhur në komunën Zharrëz, ndërsa dy personat e aksidentuar janë Eton Petani, 29-vjeç dhe Olsi Plepi, 30-vjeç.

    Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet e menjëhershme për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


    Kronikë, Lajm i fundit|25/01/2012 10:00
    Vlorë, aksident me pasojë dy të vdekur dhe një të plagosur

    Një aksident automobilist me pasojë dy të vdekur ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Vlorës në aksin rrugor në zonën e Fushë-Dukat të Vlorës.


    Mëngjesin e sotëm, viktimat dhe drejtuesi i automjetit janë nisur për në qytetin e Vlorës. Por humbja e kontrollit të automjetit tip Opel Korsa me targa VL 6408 C ka dalë nga rruga dhe më pas ka pësuar disa saltro duke përfunduar në kanal.

    Si pasojë e këtij aksidenti në vendin ka vdekur Mino Liko, ndërsa bashkëshorti i saj Sulo Liko së bashku më drejtuesin e automjetit Aziz Gjoni 68 vjeç janë transportuar menjëherë për në spitalin Rajonal të Vlorës ku është dhënë dhe ndihma mjekësore.

    Sipas bluzave të bardha Liko ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën. Kështu çifti përkatësisht 70 dhe 75 vjec kanë vdekur.

    Sipas bluve të qytetit të Vlorës dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

    Në orët e vona të natës së djeshme, rreth orës 24:15 është shënuar një aksident i rënd. Ku janë përfshirë 7 automjete të përplasura. Aksidenti automobilistik ka ndodhur në mes të qytetit të Vlorës, në rrugën e re. ML-ja me targa AA 776 BF ka përplasur 6 automjete te tjera të cilat kanë qen të parkuara, duke i dëmtuar ato krejtësisht.

    Në momentin e përplasjes në automjetin tip Reno Klio me targa VL 8454 C kanë qën tre persona brenda tij që kanë pësuar goditje të rënda dhe menjëherë janë dërguar për në spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rënd shëndetësore. Sipas burimeve nga policia shkak i këtij aksidenti ku janë përfshirë 3 furgona të linjës Vlorë -Tiranë dhe një tjetër automjet tip punto ka qenë automjeti ML i cili drejtohej në gjendje të dehur nga shoferi, shtetasit që drejtonin këtë automjet ishin nga qyteti i Fierit

  15. #375
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    20 Maj 2012 - 16:07 | Shqiperi


    Tiranë, aksident tek rr.Elbasanit, makina përplas 2 kalimtarë



    TIRANË-Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në Tiranë, ku një makinë aksidentoi 2 këmbësorë.

    Ngjarja është shënuar tek Rruga e Elbasanit prane kompleksit te lodrave '7 xhuxhat', kur automjeti tip BMW me targa AA 366 D ka marrë përpara 2 këmbësorë.

    Të plagosurit janë dërguar në gjendje tepër të rëndë drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, nje shtetas 25-vjecar.

    Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara 2 kalimtarët që ishin duke ecur mbi trotuar. Automjeti BMW ka shkatërruar dhe disa pemë të mbjella anash trotuarit.

    Pritet të sqarohen rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti i rëndë qe mund te kishte rezultuar tragjik per shkak se zona ku ndodhi ka njihet per fluksin e kalimtareve ne cdo ore te dites.

    (d.b/BalkanWeb)

  16. #376
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    SHEKULLI ONLINE
    Ura e Bunës, makina përplaset me biçikletat, 3 të vdekur
    Published on Tuesday, 24 July 2012 06:21

    Foto nga vendngjarja

    SHKODËR - Një makinë ka përplasur dy gra, teksa ecnin mbi biçikleta sot rreth orës 06:45 të mëngjesit në urën e Bunës në Shkodër, e si pasojë e përplasjes së fortë të dyja gratë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Viktimat e aksidentit janë; Xhevahire Dibra, 67 vjeç, Satbere Belinova, 59 vjeç. Ka mbetur i vdekur edhe drejtuesi i mjetit, Glesar Zaganjori, 22 vjeç. Ndërsa është plagosur dhe është në gjendje të rëndë Rezarta Cami, pasagjere në makinën që shkaktoi aksidentin. Identiteti i viktimave u bë pasi u çuan në morgun e qytetit.

    Zhvillimi i ngjarjes

    Shoferi Glesar Zaganjori ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij Reno Clio ngjyrë jeshile me targë AA 240 DX nga Shkodra në Tiranë. Në segmentin para urës së vjetër të Bunës, tek rruga kryesore e ndarë me korsi, ai ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, ndërsa ka goditur edhe dy gratë me biçikleta, që po ecnin në trotuar, si dhe një mjet tjetër që lëvizte para tij. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe dy gratë e përplasura prej tij, ndërsa është plagosur një femër që ishte pasagjere në mjetin e aksidentuar.

    Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, ndërsa nuk dihet akoma shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit nga drejtuesi i saj, i cili ka tentuar të frenojë për rreth 80m më pas, por është përplasur me shtyllën.
    Nga hetimet paraprake mësohet se automjeti ka qenë tip 'Reno Clio’ me targa AA 140 D. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

    Anila Dushi / MA

  17. #377
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    na ruajt Zoti në daç si shofer ,në daç si këmbësor...në rrugët tona duhet të kesh 4 palë sy.Veç rrugëve të pa ftilluara të dyja rolet jane kaos në qarkullim.

  18. #378
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Përgjaken rrugët, aksident i rëndë në Fushë-Bulqizë, 2 vdesin, 6 plagosen

    29 Korrik 2012 - 07:18 | Shqiperi


    Përgjaken rrugët, aksident i rëndë në Fushë-Bulqizë, 2 vdesin, 6 plagosen

    BULQIZË- Përgjaken sërish rrugët. Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Bulqizë.

    Një furgon me pasagjerë është përplasur me një automjet tip ‘Benz’, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se dy persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur rëndë.

    Policia e mbërritur në vendngjarje, saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.

    Po sipas policisë, viktima të këtij aksidenti kanë mbetur shtetasit, Guri Tollia 52 vjeç e Rexhep Boça 57 vjeç. Mësohet se viktimat udhëtonin në autoveturën tip ‘Benz’, ndërsa shkonin në një dasmë në Durrës.

    Për dy nga gjashtë të plagosurit e tjerë është nisur urgjentisht një helikopter nga Tirana, për t’i transportuar drejt Spitalit Ushtarak.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  19. #379
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Elbasan, i përplas makina në trotuar, vdesin 2 motra, plagoset nëna

    A nuk duhet terhequr zvarre me makine ky D.C. 23 vjecar neper rruget e Tiranes deri sa te cope-cope?

    -----
    12 Gusht 2012 - 09:26 | Shqiperi

    Elbasan, i përplas makina në trotuar, vdesin 2 motra, plagoset nëna


    ELBASAN - Një aksident me bilanc tragjik u shënua rreth mesnatës në unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Dy motra kanë humbur jetën, ndërsa nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, pasi u përplasën nga një automjet në afërsi të stacionit hekurudhor.

    Sipas policisë, një automjet tip Fiat Punto që drejtohej nga 23-vjeçari me iniciale D.C, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së madhe, duke dalë nga rruga e duke përplasur nënën dhe dy vajzat e saj, të cilat ishin duke ecur në trotuar.

    Për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme motrat Paula dhe Baftjare Hekurani, përkatësisht 17 e 18 vjeçe, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë nëna e tyre Mimoza Hekurani 40 vjeç.

    Aktualisht kjo e fundit ndodhet në reanimacionin e spitalit kirurgjik të Elbasanit, ku mjekët deklarojnë se gjendja e saj vazhdon të jetë kritike, si pasojë e dëmtimeve të shumta.

    Mësohet se drejtuesi i mjetit u largua nga menjëherë vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

  20. #380
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    A nuk duhet terhequr zvarre me makine ky D.C. 23 vjecar neper rruget e Tiranes deri sa te cope-cope?
    Jo ky Edvin jo ky, po ata police qe jane cdo gje pervec police, ata duhen terhequr zvarre bashke me gjykatesit qe i len te lire te tille mostra.

    Une e mar shembullin e policeve ne Shijak qe kane dy makina te reja qe i parkojne ne ndonje hije dhe rrijne ne klube duke pire apo ne ndonje trotuar posht pemeve duke ngrene luledielli nderkohe qe makinat me adolishente me dhe pa patente , te pire apo te pa pire, me dokumenta apo pa dokumenta, kalojne me 100 km/ore ne lagje dhe ne mes te qendres pa i hyre gjemb ne kembe. Ja ta theksoj nje cike me te madhe

    Police me ordinere se ne Shijak nuk me kan zene syte

    Ketu jane shtypur me makine, jane therur me thika ne shkolla dhe ne rruge, jane vjedhur shtepi dhe telat e shtyllave te ndricimit ne tere qytetin dhe policia dredh zinxhirin. Ca Police te katundeve te Shijakut qe ka shume mundesi as shkollen e mesme nuk kane, i kan vene per te mbajtur rend ne Shijak. Police qe fshihen skutave kur i lajmerojne per ndonje grindje dhe vijne pasi cdo gje ka mbaruar. Police qe bejne sehir kur te tjeret kan nevoje per ta.

    Merni rrogen me taksat tona more police qe mos e honkshi ate rroge mer qener
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 12-08-2012 më 08:46
    Revolution 1848

Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •