Close
Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 411
  1. #221
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Berat, përplasen dy motocikleta plagosen 3 persona

    08 Prill 2011 - 17:00 | Shqiperi

    Berat, përplasen dy motocikleta plagosen 3 persona


    BERAT- Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit.

    Dy motoçikleta, që vinin në drejtim të kundërt me njëra-tjetrën, janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë të tre pasagjerët që ndodheshin mbi mjetet kanë përfunduar mbi asfalt.

    Dy te rinjtë që udhëtonin në një nga motoçikletat, Altin Hoxha 27-vjeç dhe Kliton Oboni 23-vjeç, kanë marrë plagë të lehta, ndërsa 60-vjeçari Nexhmedin Çela, i cili udhëtonte në motoçikletën tjetër, ka ngelur i shtrirë në rrugë për rreth 20 minuta në pritje të ambulancës edhe pse spitali ndodhet rreth 500 metër larg vendit ku ndodhi aksidenti.

    Ndërkohë mësohet se në ambulancën e mbërritur për të marrë të plagosurin nuk ka pasur personel mjekësor të ndihmës së shpejtë, por në të ka qënë vetëm drejtuesi i mjetit.

    Vonesa e ambulancës ka rënduar mjaft gjëndjen shëndetësore të të aksidentuarit, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
    Policia që mbëriti menjëherë në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #222
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident në aksin Tiranë- Elbasan, 1 vdekur, 3 plagosen

    09 Prill 2011 - 10:05 | Shqiperi

    Aksident në aksin Tiranë- Elbasan, 1 vdekur, 3 plagosen

    TIRANE- Aksident rrugor, me një të vdekur dhe 3 të plagosur është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë -Elbasan në dalje të Saukut.

    Nga përplasja e një automjeti tip Volsvagen me një kamion ka gjetur vdekjen Xhafer Collaku 23 vjec pasagjer në makinën e vogël kurse të plagosurit janë drejtuesi i mjetit dhe dy pasgjerë të tjerë. Automjeti tip Volsvagen drejtohej nga shtetasi Ardit Gjuzi kurse kamioni nga Lulezim Kajmaku.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, dhe sipas policisë automjeti i vogël i ka rënë nga pas kamionit. Policia po heton për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
    (s.g/balkanWeb)

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Aksidentet rrugore në Shqipëri, 1 viktimë në 48 orë

    Çdo vit në Shqipëri humbasin jetën rreth 317 persona, vetëm si pasojë e aksidenteve rrugore. Nga një përllogaritje e thjeshtë matematikore çdo dy ditë në Shqipëri një person humb jetën.

    E ndërsa policia prej kohësh sensibilizon qytetarët për respektim të normave të shpejtësisë një tjetër alarm vjen nga ekspertët shkencorë të aksidenteve. Sipas tyre, gjatë vitit 2000 Shqipëria rënditej e 19-ta në rang evropian për vdekshmërinë nga aksidentet, ndërsa në 2015-ën ajo pritet të renditet e treta.

    “Në vitin 2000, Shqipëria ishte e 19-ta përsa i përket ngjarjeve dhe vdekshmërisë në renditje, kurse në vitin 2004 arritëm në nivelin e 13-të. Në vitin 2015 do të arrijmë në nivelin e 3-të”, thotë eksperti për aksidentet, Robert Karati.

    Specialistët thonë se ende në Shqipëri nuk llogariten kostot reale të riaftësimit ose kurimit të të aksidentuarve, e cila është barrë e rëndë financiare, jo vetëm për familjet, por edhe për shoqërinë.

    Vendet e BE-së, 2,5-3% të PBB-së e shpenzojnë për këtë qëllim, ndërsa Shqipëria shpenzon rreth 30 % të këtij prodhimi të përgjithshëm, shifra këto që arrijnë në miliarda euro.

    “Duke ditur që ne 4 % kemi rritjen vjetore, atëherë kuptohet se sa e rëndësishme është që ta bëjmë aktin të plotë, të drejtë e të pakonstatueshëm”, tha Karati.

    Gjatë këtyre 20 viteve të fundit në të gjithë vendin janë numëruar mbi 13 mijë aksidente, ndërsa në Shqipëri ato paraqiten 3.5 herë më të larta se ato në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore. /AS/

    Marrë nga Zëri

    10-04-2011 14:16
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    fajin e ka vetem policia
    te gjithe jane te pa-afte, pijanece

  5. #225
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tre të vdekur në 2 aksidente rrugore në akset nacionale

    11 Prill 2011 - 08:23 | Shqiperi

    Tre të vdekur në 2 aksidente rrugore në akset nacionale


    TIRANE- Tre persona kanë humbur jetën, në dy aksidente të ndryshme automobilistike të ndodhura brenda pak orësh. Aksidenti i parë ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin Korcë-Pogradec, pranë fshatit Çiflig. Dy persona janë përplasur për vdekje nga nje makinë tjetër teksa po tentonin të shtynin nga prapa makinën e tyre. Sipas policisë Genti Çauku 30 vjeç dhe 50-vjecari Roland Mysliu janë përplasur për vdekje nga makina me targa TR 2616 I, e cila drejtohej nga 25 vjecari Vilgerd Vojkollari.

    Aksidenti i dytë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë- Elbasan. Një grua ka vdekur dhe një person tjetër është plagosur teksa automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Për momentin nuk dihet identiteti i të lënduarve në aksident ndërkohë që policia ka shkuar në

  6. #226
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Një 21-vjeçar përplas me kamion bashkëshortët, humb jetën gruaja

    Një 21-vjeçar përplas me kamion bashkëshortët, humb jetën gruaja
    BARDHA NERGJONI | 12/04/2011 | LAJM I FUNDIT |
    PERRENJAS- Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në aksin kombëtar Librazhd - Qafë Thanë në qytetin e Përrenjasit. Një kamion me targa LB 18 67 A me drejtues 21- vjeçarin Fatjon Shahini, ka përplasur bashkëshortët Feride dhe Sefedin Tarushi. Për pasojë ka gjetur vdekjen Feride Tarushi, 45 vjeç, ndërsa është transportuar për në spital në gjendje të rënduar për jetën bashkëshorti i viktimës Sefedin Tarushi, 47 vjeç. Mësohet se në momentin e përplasjes të dy bashkëshortët ishin duke kaluar rrugën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

  7. #227
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shkopet, bie makina në liqen, dyshohet për tre të vdekur

    Shkopet, bie makina në liqen, dyshohet për tre të vdekur
    GJERGJ MARKU | 15/04/2011 | LAJM I FUNDIT |
    MAT - Një makinë tip Volsvagen me targa të Tiranës, TR 0403 U, ka rënë rreth orës 13 në ujërat e liqenit Shkopet në sektorin 3 afër Vablinit.


    Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë parë fluturimin e makinës në greminë rreth 100 metra poshtë e drejt në ujërat e thella të liqenit Shkopet, ata të cilët dhe kanë lajmëruar policinë vendore, e cila ka mbërritur në vendin e ngajrjes pas gjysmë ore.


    Dyshohet që brenda në makinë të kenë qenë tre persona, ndërsa makina është zhytur në rreth 20 metra thellësi, por nuk shihet nga ujërat e paqarta të liqenit. Janë kërkuar forca polumbare për të bërë kërkime për personat që gjenden nën ujërat e liqenit, emrat e të cilëve nuk dihen.


    Ndërkohë, rruga e shkatërruar ka shkaktuar edhe vonesën e polumbarëve, të cilët do të nisin kërkimet në ujërat e liqenit.

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shqipëri, 2 viktima në një aksident në Martanesh

    Dy persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në aksin Thekër-Krastë në Martanesh.

    Sipas njoftimeve paraprake, 45 vjeçari Behar Kenga ka gjetur vdekjen pas përplasjes tragjike të automjetit, tip fuoristradë, ndërkohë që identiteti i viktimës tjetër ende nuk dihet.

    Nga aksidenti kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore i shoqëruar për në Spitalin Ushtarak me helikopter

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksidentin tragjik. /tch/

    Marrë nga ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #229
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Martanesh, bie në greminë makina, vdesin 2 persona, plagosen 2

    17 Prill 2011 - 16:55 | Shqiperi

    Martanesh, bie në greminë makina, vdesin 2 persona, plagosen 2


    MARTANESH- Dy persona kanë vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Martaneshit, në verilindje të vendit. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Bualli-Krastë pranë vendit të quajtur Lucan, ku një automjet automjet tip foristrade me targa të huaja ERBP 190 ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.

    Si pasojë e terrenit të vështirë policia ka mundur të mbërrijë në vendngjarje nëpërmjet helikopterit. Mësohet se viktimat janë shtetasit Behar Kenga 48-vjec dhe Dashamir Cani 40- vjec. Ndërkohë që mësohet se personat e plagosur janë Halim Gjoka dhe Hajdar Selimi. I plagosuri Gjoka është transportuar menjëherë drejt Tiranës me helikopter, ku do të marrë ndihmën e nevojshme në spitalin e kryeqytetit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë pëtr jetë.

    Flitet se brenda automjetit ka qënë dhe një person tjetër i pestë, por që nuk ka ende informacion mbi të. Forcat policore po vijojnë kërkimet në vendin ku është rrëzuar makina.

    Nga ana e uniformave blu bëhet me dije se automjeti, i cili ka përfunduar në greminë ishte e tipit fuoristradë. Ndërkohë që mësohet se polia ka nisur punën për identifikimin e personave të vdekur dhe për shkaqet e vërteta të aksidentit, ndërkohë që dyshimet e para mendohen të jenë si shkak i shpejtësisë me të cilën ngitej fuoristrada.
    (e.m/BalkanWeb)

  10. #230
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Me ardhjen e veres afrohet dhe ardhja e shqiptareve qe jetojne jashte Shqiperise...dhe fillon kasaphana..disa te vdekur ne dite. Qe tani shoh neper rruget e Tiranes plot me targa italie qe ecin sikur te jene me ngut per te takuar vdekjen.

  11. #231
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Sarandë, vdes një person e përplas makina

    18 Prill 2011 - 16:41 | Shqiperi


    Sarandë, vdes një person e përplas makina


    SARANDË- Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot pasdite në fshatin Metoqi të Sarandës. Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se ka humbur jetën shtetasi Erjon Braho 24-vjeç.

    Sipas dëshmitareve okularë, viktima udhëtonte në drejtim të Metoqit, ndërsa është përplasur me një automjet me targa SR 4216 B, drejtuar nga Besnik Kroi. Përplasja ka qenë fatale pasi motocikleta ishte me shpejtësi të madhe. I riu është përplasur me derën e majtë të automjetit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Uniformat blu njoftojnë se shkak i aksidentit është manovrimi i gabuar i automjetit, i cili drejtohej nga Kroi. Nga verifikimet në vengjarje policia bën me dije se automjeti po bënte manovra për tu kthyer në rrugë, ndërkohë që ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
    (e.m/BalkanWeb)

  12. #232
    Qe ke sa te duash qe ecin me shpejtesi te madhe, dhe qe iu shkon adrenalina ne stratosfere nga shpejtesia me te cilen ecin, ke sa te duash, dhe e kemi gjete taktiken qe megjithe ato police rrugore qe gjinden dhe jane gati ta kercasin gjoben po te zune me shpejtesi, rrime e bejme njeri tjetrit si sinjal me drita kur shkembehemi ne rruge, per te tregu se ke policin, dhe sa shohim ato me jelekun jeshile fillojme e ngadalsojme , sa i kalojme; perseri avazi, shpejtesine sa te mundesh sikur te ishe ne Formula 1.
    Duhet ndergjegjesim tek vete njerezit, se po nuk u bere vete njeri, nuk te bejne as ligjet dhe pastaj; ja pasojat....

  13. #233
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident, fuoristrada përplas motoçikletën 2 të vdekur

    22 Prill 2011 - 08:34 | Shqiperi


    Aksident, fuoristrada përplas motoçikletën 2 të vdekur

    LEZHE- Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur është shënuar sot në mëngjestë në kryqëzimin e Shënkollit, në aksin nacional Lezhë- Milot.

    Sipas policisë një motocikletë në të cilën udhëtonin një burrë dhe një grua është përplasur nga një fuoristradë me targa TR 6671 R, e drejtuar nga Haxhi Dajko 47 vjeç.

    Viktimat, kanë qenë duke udhëtuar me motorçikletë. Për momentin dihet vetëm emri i drejtuesit të motorcikletës Gjon Deda 75 vjeç, ndërsa viktima tjetër, e identifikuar me vone, eshte Gjelina Prelashi, 70 vjece, kushërirë e Dedës.

    Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se fajtor i aksidentit ka qenë drejtuesi i motocikletës i cili ka dalë nga një rrugë dytësore duke hyrë në rrugë kryesore, pa kontrolluar më parë lëvizjen e makinave.
    (s.g/Balkanweb)

  14. #234
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shkodër, përplaset makina me shtyllën vdes një 18 vjeçar

    25 Prill 2011 - 13:40 | Shqiperi

    Shkodër, përplaset makina me shtyllën vdes një 18 vjeçar



    SHKODËR- Një 18 vjeçar nga qyteti i Shkodrës humbi jetën sot paradite në një aksident automobilistik, pasi autovetura në të cilën ai udhëtonte si pasagjer u përplas me një shtyllë elektrike.

    Sipas zëdhënëses së policisë së Shkodrës, ngjarja në fjalë ndodhi në segmentin rrugor Golem - Stom Golem, Komuna Rrethina Shkoder, kur autovetura tip BMW, me targa SH 4395 D, e drejtuar nga 18 vjeçari Gjok Pepaj, si pasojë e shpejtësisë, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë tensioni. Si pasojë e përplasjes së fortë gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi T.Pjolli, 18 vjeç, banues në lagjen "Skënderbeg".

    Zëdhënësja tha se gjatë këtij aksidenti janë plagosur rendë vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerët e tjerë, Armando Gj, Anton Gj, Gjokë P, që të tre banues në lagjen "Skënderbeg", të cilët aktualisht ndodhen ne Spitalin Rajonal Shkoder në gjendje të rëndë.

    (d.b/BalkanWeb)

  15. #235
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident tragjik në Elbasan, vdesin 2 studentë, 5 plagosen

    07 Maj 2011 - 09:29 | Shqiperi
    Aksident tragjik në Elbasan, vdesin 2 studentë, 5 plagosen

    ELBASAN- Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Një makinë në të cilën udhëtonin 7 të rinj, të moshës 22 e 25 vjecare ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 2 prej tyre si dhe plagosjen e 5 të tjerëve.

    Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në aksin nacional Elbasan- Cërrik, pranë vendit të quajtur Ura e zezë, kur makina e tipit Benz me targa CF 853RS pasi është përplasur me një trafik ndarëse ka përfunduar në një kanal buzë rrugës.

    Sipas policisë viktimat janë dy studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasani, Shpendi Hysa, drejtuesi i automjetit, Erjola Kurti, 22 vjeçe me banim në Librazhd. Ndërsa të plagosur janë Leonard Allani, 23 vjeç, banues në Belsh, Enea Hysa, 25 vjec, Xhemile Toska, 22 vjeçe, banuese ne Dragostunje-Librazhd, Brunilda Kullolli, banuese në Berat dhe Oligert Shallmi 23 vjec.

    Korrespondeti i NEWS24 Fatmir Popja raportoi sot në mëngjes se të 7 personat që kanë udhëtuar në makinë kanë kaluar natën së bashku në një nga lokalet e Elbasanit dhe më pas ishin nisur me makinë drejt qytetit të Cërrikut.

    Sipas mjekëve të spitalit të Elbasanit gjëndja shëndetësore e 4 prej të plagosurve është e rëndë. Një ekip mjekësh për orë të tëra kanë bërë përpjekje për të shpëtuar jetën e të plagosurve, pasi kanë pasur dëmtime të rënda. Ndërsa viktimat janë transportuar në morgun e spitalit.

    Nga të dhënat e para mësohet se shkak i këtij aksidenti duhet të ketë qenë shpejtësia e madhe, dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit pasi makina pasi është përplasur fillimisht me trafik ndarësen është rrokullisur duke rënë në kanal në krah të rrugës.

    Përplasja me trafik ndarësen duhet të ketë qenë shumë e fuqishme, pasi mjeti ka dëmtime shumë të mëdha.

    Një grup hetimor ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur në detaje si ka ndodhur aksidenti tragjik.
    (s.g/BalkanWeb)

  16. #236
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Uleni pakes gazin thojuni ketyre piloteve te vdekjes.Sa me ngadale te ecesh aq me shume te shtohet jeta!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  17. #237
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo sa per humor e per te qeshur

    Bie në shatërvan autobusi i linjës Tiranë - Athinë
    SHEKULLI ONLINE | 09/05/2011 | LAJM I FUNDIT |
    Një aksident i lehtë është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Rreth orës 04:00 të së hënës, autobusi i linjës Tiranë - Athinë ka përfunduar në shatërvanin te Zogu i Zi.
    Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin rreth 30 udhëtarë, disa prej të cilëve pësuan dëmtime të lehta.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  18. #238
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Korcë e Gjirokaster 2 te vdekur

    12 Maj 2011 - 22:45 | Shqiperi


    Korcë, e përplas makina, vdes 11-vjecari


    KORCË- Një 11-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e djeshme në aksin Korcë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan. 11-vjecari me iniciale M.Gj ka qënë duke udhëtuar me një biciklete ndërsa është përplasur nga një furgon me targa të Korcës 57-65B.

    Sipas policisë përplasja ka ndodhur në momentin që 11- vjecari ishte duke hyrë nga rruga dytësore në aksin kryesor Korce-Pogradec, ndërsa furgoni nuk ka mundur të manovrojë për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte. 11-vjecari M.Gj për në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë. Ndërkaq policia ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit Jani Mukollari.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)



    12 Maj 2011 - 15:20 | Shqiperi

    Gjirokastër, aksident me makinë një vdes një plagoset

    GJIROKASTËR- Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Gerhot. Policia ka identifikuar viktimën Hito Bezgo, punonjës i rruga-urës.

    Mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përpalsjes së dy punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve nga një makinë tip fuoristrade me targa të Gjirokastrës 9958. Të dy punonjësit punonjësit po punonin në anë të rrugës gjatë kohës që automjeti i ka përplasur. Për pasojë ka mbetur i vdekur Hito Bezgo si dhe ka mbetur i plagosur rëndë kolegu i tij. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkaq, policia ka ndaluar autorin e këtij aksidenti, Viktor Hilaj, si dhe po punon për zbardhjen më tej të shkaqeve që cuan në këtë aksident të rëndë.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)

  19. #239
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    3 aksidente gjatë natës në Korçë,Tiranë, e Lezhe, 2 te vdekur

    15 Maj 2011 - 09:28 | Shqiperi

    Dy aksidente gjatë natës në Korçë e Tiranë, 1 i vdekur

    Dy aksidente në dy qytete të ndryshme janë shënuar në orët e vona të së shtunës. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Korçë- Ersekë, ku ka gjetur vdekjen një 35- vjecar, ndërsa aksidenti tjetër është shënuar në një nga kryqëzimet e Tiranës.


    KORCE- Një 35-vjecar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor, të ndodhur në aksin Korcë-Ersekë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të shtunës teksa 35 vjecari i identifikuar si Elton Ruco po shtynte makinen e tij, që kishte pësuar një defekt gjatë udhëtimit, në këtë kohë ai është goditur nga një makinë me targa greke duke mbetur i plagosur rëndë. 35 vjecari është transportuar më pas për në spitalin e Ersekës, por nuk ka mundur t’u mbijetoje plagëve të marra. Policia ka ndaluar autorin e aksidentit Kristif Koco 52 vjec. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjetit me targa greke , dhe sinjalistikës së munguar në aks që shpeshherë është bërë shkak për aksidente të rënda.

    15 Maj 2011 - 22:31 | Shqiperi

    Lezhë, makina përplaset me zetorin vdes shtetasi kosovar

    LEZHE-Një aksident i rëndë automobilistik ku ka gjetur vdekjen një shtetas kosovar ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin Lezhë-Shkodër.

    Policia bën të ditur se në afërsi të fshatit Gjadër një zetor është përplasur me një automjet tip Volkswagen që udhëtonte prej Malit të Zi në të cilin udhëtonin 3 persona.
    Përplasja ka qënë tepër e fortë nga ku si pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas kosovar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Shtetasi kosovar udhëtonte me automjetin tip volkswagen.
    Nga hetimet paraprake, policisë i rezulton se shkak i aksidentit mund të ketë qënë shpejtësia me të cilin udhëtonte volkswageni dhe mungesa e sinjalistikës.

    (d.b/BalkanWeb)

    Tirane, perplasen automjetet, demtohet semafori e shtylla elektrike
    Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën shumë pranë kryqëzimit që lidh rrugën Myslym Shyri me Ministrinë e Mbrojtjes mesnatën e së shtunës. Një taksi tip benz është përplasur me një fuoristradë me targa TR 0009M. Automjetet kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa nuk janë lënduar drejtuesit e automjeteve. Nga verifikimet e para të grupit hetimor që ka mbërritur në vendngjarje konstatohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Nga përplasja e dy automjeteve janë dëmtuar edhe shtylla dhe semafori që ndodheshin anës rrugës në këtë kryqëzim.
    (s.g/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 15-05-2011 më 18:10

  20. #240
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident në Rinas përplasen 2 makina plagosen 2 persona

    16 Maj 2011 - 09:13 | Shqiperi
    Aksident në Rinas përplasen 2 makina plagosen 2 persona

    TIRANË-Një aksident automobilistik është shënuar paraditen e sotme prane aeroportit të Rinasit ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
    Mësohet se në hyrje të të aeroportit “Nënë Tereza” dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjtetit benz me targa SH 9838 C dhe një pasagjer i automjetit tip Passat me targa spanjolle.
    Nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhru ngjarja, por mësohet se dy personat e plagosur janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushatarak në Tiranë.

    (d.b/BalkanWeb)

Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •