Close
Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 411
  1. #101
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kavajë, aksidentohen për vdekje 2 gra drejtuesi largohet



    KAVAJË- 2 gra kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në qytetin e Kavajës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit, pikërisht në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy viktimat Hasa Xhani 64 vjece dhe Valentina Larushi 41 vjece kanë qenë duke ecur në anë të rrugës teksa janë përplasur nga një automjet.

    Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë duke lënë të vdekura në vend dy gratë. Ndërkaq policia po vijon hetimet për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit që shkaktoi aksidentin e rëndë.

  2. #102
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Aksidente në Korcë e Pukë, vdesin 3 persona



    PUKE- Dy aksidente të rënda automobilistike brenda pak orësh u kanë marrë jetën 3 personave. Një shofer në Pukë është mbytur, ndërsa automjeti i tij është gjetur sot në lumin Fan, kurse në Korcë një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga duke u marrë jetën dy shtetasve me të njëjtin mbiemër.

    Korcë, vdesin 2 pasagjerë
    Një aksident i rëndë është shënuar sot paradite në Korcë me bilancin 2 të vdekur.
    Mësohet se një furgon me pasagjerë me targa KO 415 A është aksidentuar në aksin Plasë-Pendavinjë ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy bashkëshortët Sabri dhe Ajko Risi përkatësisht 73 dhe 75 vjeç.

    Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin Farti Xhihani, 51 vjec. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak I aksidentit mund të ketë qënë lagështia në rrugë që ka sjellë më pas dhe daljen e automjtetit nga rruga. Priten hetimet e tjera që do të zbardhin aksidentin që I mori jetën 2 personave.

    Puke, mbytet shoferi
    Aksidenti tjetër ndodhi në aksin Fushë Arrëz- Gjegjan të rrethit të Pukës. Mesnatën e së mërkurës duke u gdhirë e enjtja një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujrat e lumit Fan. Policia informon se maklina me targa të Lacit është gjetur sot në mëngjes e mbuluar tërësisht nga uji.

    Forcat e shumta të policisë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe polumbarët kanë mbërritur në vendngjarje dhe pas disa kërkimesh kanë arritur të gjejnë trupin e drejtuesit të mjetit 10 km larg vendit ku ndodhi aksidenti. Viktima identifikohet me emrin Durim Nikolli, rreth të 20- tave.
    (s.g/d.b/BalkanWeb)

  3. #103
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Durrës, tre aksidente gjatë pasdites, dy të vdekur, një i plagosur


    DURRES- Dy viktima dhe një person i plagosur rëndë është bilanci nga tre aksidente që përgjakën rrugët e vendit pasditen e sotme.

    Burime nga policia konfirmojnë se rreth orës 17:00, në autostradën Tiranë-Durrës, një fugon ka përplasur për vdekje një grua rreth të 70-ave, e cila po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
    Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip furgon, me targa KV 27 54 B, 24-vjecarin Edmir Skuraj.

    Ndërkaq, një tjetër aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak më parë në aksin Durrës-Kavajë, ku humbi jetën 54 vjecari Hamit Celpeza. Ende nuk ka të dhëna të qarta në lidhje me rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa priten rezultatet e hetimeve të policisë, që ka mbërritur në vendngjarje.

    Gjatë pasdites së sotme, një tjetër aksident ka ndodhur në Shkozet, ku shtetasi Gëzim Hasa është përplasur nga një automjet duke marrë plagë të rënda. Hasa është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të tre aksidenteve, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre.

    (e.n/BalkanWeb)

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o zot sa e tmerrshme
    cfar lajmesh tragjike
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    nje gje nuk kuptoj nga njerzi se si marrin guximin dhe duan te kalojne nga njera ane ne tjeter dhe aqe me keqe per nje moshe 70 vjecare ,ku merr me qafe dhe drejtusin e mjetit apo me keqe hyne ne hasmeri,
    pavarsishte se eshte mungese mbikalimesh por eshte me sigurte qe te udhetosh pak ne kembe sesa te kalosh me koke ne torbe

    shyqyre qe nuk ngrene lapidare anes kesaj "superstrade"se do ishte bllokuar fare

  6. #106
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Me sa po shohim, pohimi "cdo dite nje viktime nga aksidentet" me duket se po del i rreme, ndoshta duhet ta bejme "cdo dite 3 viktima nga aksidentet"..

  7. #107
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Vini ngele duke sjelle lajme me vdekje or burr..
    Cdo gje eshte relative...

  8. #108
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Vini ngele duke sjelle lajme me vdekje or burr..
    NUk eshte se dua te sjell, por eshte tema e tille, qe duhet te japim alarmin per kete. Apo te vetecensurohemi e te fleme mbi dafina?

  9. #109
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    E di qe eshte tema e tille..
    Une po lexoja postimet dhe po mendoja "vetem lajme me vdekje"..
    Cdo gje eshte relative...

  10. #110
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Aksident në aksin Gjirokastër- Tepelenë vdesin 2 të rinj



    GJIROKASTER- Një aksident i rëndë automobilistik me dy viktima ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Makine tip BMW me targa TR3076T ka devijuar rrugën dhe është përplasur me murin rrethues të një godine në anë të rrugës prane fshatit Mashkullore. Për pasoje ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 28 vjecari Ardian Mamo si dhe vajza me të cilën udhetonte dhe që dyshohet të jetë e fejuara e tij.

    “Automjeti është rrokullisuar disa herë dhe ka dalë 100 metra larg rrugës kombëtare, duke përfunduar pranë një objekti në ndërtim, në krahun e majtë të rrugë, si pasojë e shpejtësisë.
    Përplasja ka qenë tepër e fortë saqë makina është dëmtuar tërësisht dhe copat e saj janë përhapur nëpër zonë (ne foto makina e aksidentuar)
    Vajza eshte identifikuar nga shokët e viktimës, drejtuesit të mjetit si Altea Hoxha nga Burreli, studente në Tiranë.

    Dy viktimat ishin nisur në orët e para të mëngjesit nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendgjarje dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë.
    (s.g/balkanWeb)

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Mire e ka Edvini nuk e tepert te sjellesh kroniken e zeze ne forum gjersa kjo kronike sa vjen dhe pasurohet.
    La verita' ti rendera' libero!

  12. #112
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pervec aksidenteve te trafikut, po kryhen edhe nga dy vrasje ne dite.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    po noral se dhe karrocierat jane bere me makina,femijet 12-13 vjec po e po qe gjith diten duke xhiruar gomat dhe prinderit krenohen qe ju rrit cuni me i dhene makines,mjere ate qe i ze thuaj
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e eagle_black
    Anëtarësuar
    17-12-2008
    Vendndodhja
    LAGJIA E JOHANIT
    Postime
    357
    eshte normale qe te jete keshtu kurr neper rruget tona nuk ka akoma sinjalistike
    ska rregull ska asgje prej gjeje
    imagjinoni autostradat tona pa asnje lloj ndricimi
    e cfare duhet te presim nga keto mangesi??????
    ``I wanna thank the almighty for making me ALBANIAN, since theres no greater HONOR``

  15. #115
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lezhë, makina rrëshqet nga ngrica, 1 i vdekur, 2 të plagosur



    LEZHE- Një aksident i rëndë, me një të vdekur dhe 2 të plagosur është shënuar mbrëmë në hyrje të qytetit të Lezhës. Një automjet, tip fuoristrad Nisan Patrol me targa të Kosovës 480 Ks 720, ështe perplasur me një autobetoniere pa targa mbi urën e lumit Drin, rreth orës 23.00 të së premtes.

    Në aksident ka mbetur i vdekur Kol Gjoni 45 vjec pasagjer në fuoristradë, ndërsa janë plagosur Marsrel Gjoni 17 vjec dhe Fatjon Gjoni. 20 vjec, përkatësisht djali dhe nipi i viktimës. Vetë drejtuesi i mjetit Tonin Gjoni, 45 vjec nuk ka pësuar lëndime.

    Sipas policisë shkak i aksidenti ka qenë rrëshqitja e automjetit tip Nisan. Në momentin kur drejtuesi i mjetit Tonin Gjoni ka marrë të frenojë makina ka rrëshqitur për shkak të ngricave duke u përplasur me betonieren.

    Drejtuesi i betonieres Eduard Frroku, 33 vjec nga Kamza është shoqëruar në polic për të kryer verifikimet e mundshme. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës.
    (s.g/BalkanWeb)

  16. #116
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shkodër, makina përplas bicikletën vdes 74 vjeçari

    SHKODËR- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 74- vjeçari ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Bahcallëk, në hyrje të qytetit të Shkodrës.

    Sipas korrespondentit në vendngjarje, mësohet se Marash Kol Gjelaj, banor i komunës Bërdicë, është përplasur nga një automjet teksa kthehej me biçikletë nga Shkodra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Policia e mbërritur në venngjarje, ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Kol Ndoka, banor i Vaut të Dejës, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

    (d.b/BalkanWeb)

  17. #117
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Per fate te keqe shqipetaret nuk kane kulture dhe edukate trafiku. Keto fenomene negative ne trafik , jane edhe ne Kosove , dhe Maqedonine perendimore .

    Ligje te rrenda per trafikun rrugore .

  18. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Kam lexuar diku qe numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore shkon ne rreth 350 e ca ne vit, rreth 800 te plagosur, statistika sikur vendi te ishte ne lufte.
    Eshte tmerr per shoferat e rinj si puna ime te udhetosh me makine. Naten sidomos, obobo... s'ka ndricim, te gjithe me drite verbuese, secili e ka me nxitim, njerezit qe kalojne ne rruge duken si hije nga erresira. U pa puna, duhet te vendos njoftimin "shofer i ri" urgjentisht. Disa dite me pare mora vesh dhe gjuhen e shofereve per te share me borite, kete me mire te mos e dija fare

  19. #119
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga vajz Lexo Postimin
    Kam lexuar diku qe numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore shkon ne rreth 350 e ca ne vit, rreth 800 te plagosur, statistika sikur vendi te ishte ne lufte.
    Eshte tmerr per shoferat e rinj si puna ime te udhetosh me makine. Naten sidomos, obobo... s'ka ndricim, te gjithe me drite verbuese, secili e ka me nxitim, njerezit qe kalojne ne rruge duken si hije nga erresira. U pa puna, duhet te vendos njoftimin "shofer i ri" urgjentisht. Disa dite me pare mora vesh dhe gjuhen e shofereve per te share me borite, kete me mire te mos e dija fare
    do msohesh po he. vajzat kane privilegje zakonisht. edhe shoferi me injorant t'jete n'rruge i ruhet femrave se e di qe jane bjonde ne timon
    Against all odds..

  20. #120
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gjirokastër, makina del nga rruga vdes 20 vjecarja



    GJIROKASTER- Një 20 vjecare ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm kur makina në të cilën udhëtonte së bashku me bashkëshortin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

    Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi rreth orës 02. 00 në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

    Në në afërsi të fshatit Haskovë, 10 km larg Gjirokastrës makina me targa GJ 1671 A, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 20 vjeçarja Aldona Bylykbashi , ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Fatjon Bykykbashi, bashkëshorti i viktimës.

    Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, pasojë e të cilit mendohet të jetë shpejtësia jashtë normave të lejuara .

    Referuar burimeve nga Policia lokale, vetëm gjatë këtij viti, në Qarkun e Gjirokastrës kanë ndodhur 6 aksidente të rënda, 5 prej të cilave në rrugë kombëtare dhe 7 në rrugë dytësore, ndërkohë që bilanci i aksidenteve është 12 të vdekur.
    (s.g/balkanWeb)

Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •