Close
Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 411
  1. #161
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Qyfyre lexoi lajmet ne Itali , Modalvi , Angli , Greqi etj.. Vrasje , aksidente , grabitje, sic ndodh ne Shqiperi . Ju flisni sikur vetem Shqiperia eshte keshtu dhe shtetet e tjera ne bote qenka ne paqe.. Ore njerez a e kuptoni qe bota keshtu fuksionon ? Njerez te keqinj , kriminele , njerez te mire , te urte jetojne ne kete bote ..

    Ndoshta shteti duhet te beje me shume per te ulur kriminalitetin por nuk mund te zhduke krimin sado masa te marre sepse njeri futet ne burg , tjetri lind e behet kriminel ..
    Avash o Noellag, nuk ke nevoj ta mbrosh qeverine se s'po e shaj

    E kisha fjalen qe jane hapur tre tema te ndryshme dhe jane mbushur me krimet qe behen cdo dite, duke e treguar shqiprine sikur te jet afganistan. Mbase jam shprehur cik shkurt dhe nuk kuptohej mire.

  2. #162
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    08 Janar 2011 - 15:58 | Analiza
    Kukës, përplasen 2 makina, plagosen 4 të rinj

    KUKES- Katër të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në qytetin e Kukësit.

    Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në kryqëzimin e shëtitores ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar Blerim e Robert Lleshi si dhe Asllan e Muhamet Cena.

    Të lënduarit ndodhen aktualisht në spitalin rajonal të Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas policisë, bazuar në hetimet e deritanishme shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonin të dy automjetet.

    (e.n/news24/BalkanWeb)

  3. #163
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    09 Janar 2011 - 19:50 | Shqiperi
    Tiranë përplasen dy makina, njëra përfundon në Lanë



    TIRANË- Aksident në kryeqytet. Përplasja e dy makinave në afërsi të lumit Lana, përballë pallateve Agimi, fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima. Mësohet se nga përplasja njëra prej makinave ka “fluturuar” në lumin Lanë, ndërsa mbrapa ka lënë një trafik të rënduar. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ndërsa mbeti i plagosur vetëm njëri prej drejtuesve.

    Forca të shumta policie u mblodhën në vendngjarje, duke bërë të mundur fillimisht nxjerrjen e makinës nga ujrat e lumit Lanë. Blutë e kryeqytetit punuan edhe për të zhbllokuar trafikun e rënduar në këtë zonë.

    Nuk dihen ende identitetet e drejtuesve. Sipas policisë po punohet edhe për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
    (m.a/BalkanWeb)

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2009
    Postime
    160

    U rente ndonje Vinc ne koke Qeveri-haleve ne Shqiperi

    A ju ka vajtur mendja ndonjehere se si arrijne te jetojne Prinderit apo te afermit tane te moshuar ne Shqiperi ???
    E imagjinoni dot se si e kalon rrugen nje 70 vjecar ne Tirane, Durres apo ku e di une se ku ??
    Teorikisht i bie qe, gjithe Shqiptaret kudo qe jane, te jetojne ne ankth.
    Cdokush prej nesh ka nje te aferm te moshuar (apo edhe te mitur) qe nuk i rrihet rehat por do te kaloje rrugen .... A e keni pare me syte tuaj se cdo te thote kalimi i rruges ne Shqiperi ?? Nese nuk e keni pare mos e cani koken ...
    Nuk dua tju merzis prandaj po nderroj teme dhe po ju kujtoj se po te kesh nje llampe blu dhe nja dy makina shoqerimi qe mjaullisin si zjarrefikese e kalon shume kollaj rrugen .... dhe nuk ke nevoje as per vija te bardha, as per semafor dhe as per nje Polic per cdo vija te bardha apo per cdo semafor qe te siguroje dicka kaq banale dhe te panevojshme sic eshte kalimi i rruges. Pike

    Ne fakt une personalisht nuk e kuptoj se ku qendron problemi, sepse Salabeu dhe Xhozefina sollen me shume mundim e guxim internetin ne Shqiperi (nder te paret ne Euvrope) dhe keta njerez te lumtur 70 vjecare mund te prosisin buke konserve ne Amazon (uje po kane sa te duash - se per ta lodhet Shteti dhe Partia/qe u mbulofshin me TUM jarebi ishallah) dhe te mos e kalojne asnjehere rrugen (thjesht te bejne shetitje ne shkallet e pallatit nga kati 2 ngjiten lart, pastaj zbersin poshte, shohin pak drite dhe keshtu nja 3-4 here dhe u be shetitja e dites ...)
    PRA, fajin ketu (sic e permenden edhe shume te parazgjuar ne diskutimet e mesiperme) e kane njerezit qe dalin neper rruge dhe e kruajne kot se koti.

    A te solli vizat Salabeu (e nihmoi ene pak Xhozifina) ty more Vella ??? Ca dreqin ke qe del e kalon rrugen ?? Beji ore nje zile taksistit (mu posht pallatit tvje Lala per 5.000leke, ske nevoj fare tkalosh rrugen), te con ke Rinasi, ja hyp avionit ene ha dreke ke cuni e ke goca per 7 pale qejefe ... Po jo ore po nuk behemi njerez ne jo ... del tjetri e kalon rrugen ... se do te bleje vete Buke e Qepe ene KokaKola ...

    Shoferet ?? po ore, ne burg ti fusi te gjithe. A ta beri rrugen Salabeu ??? Epo ca do more vella, cfare do ??
    "Cdo 2 metra ke nje kembesor a nje gomar per te cilin duhet te ndalosh sepse ska as vija te bradha e as semafor ..." (Shoferi ky, oshte ene me targa t'hujme rrufjani...)
    Oooou, paske llafe Ti "nxirre pak kaseten e emergjences...., ....e shikon te mungon fashua per qafen ... do te te bllokojme makinen dhe hajde ta marresh te henen ne komisionin e ..." (Lleshit - shenim i imi ky, kurse ato fjale ti thote cdo Polic po e krujte )
    "mire, dakort, po te veme vetem nje gjobe meqe e paske shkeljen e pare dhe e pranon qe do ta riparosh menjehere gabimin, 10.000 Leke" (te reja sigurisht se jan me kalture Policat neve, ene folin qeveritarshe )
    "ore Vella, po ky eshte ligji, Ti e ke shkelur, ca t'tboj un ty und duhet me t'dnu, keq mvje ..........."
    "mire, mire, paguaj nje 1.000Leke ketu, tani ne(n) dore dhe mos e bej me kete gabim"

    Heee Shoferi, do kerkosh me viza te bardha dhe largimin e gomareve nga rruga e makines tani ??? Po rri rehat o i uruar rri, cte duhet ty te ngaterrohesh me punet e Shqiperise ?? Vjen nje here ne vit Zotrote dhe do tu japesh mend atyre qe nate e dite per ate Popull mendojne e mundohen.
    Bej vetem Tirane-Lushnje (Autostrade e ke - rrumpall e ke) dhe rri rehat
    Si the, si the ?? Ishte gomarllek ti bente Autostradat vetem sot per neser dhe cdo 10 km nga nje hyrje kryq apo rrethrrutullim dhe ulje shpejtesie ne 60kmh, 40kmh, 20kmh ....
    Aaha e shoh une, paske qejf per ndonje gjobe tjeter Ti. Ne (d.m.th Salabeu yne dhe Xhozi yne) perurojme Vit per Vit Dhjeera Vepra Madhore (u eshte bere kallo gishti te shkreteve, nga gershera dhe prerja e rripave blu..) kurse Zotrote na i dashke Veprat Madhore qe te rezistojne Dhjetera Vite ....
    Ik or lal se mun ta hash ene nai **** plumi pr i llaf goje ... hik po t'them ...


    Rrofte Puka dhe mjere njerezit qe duhet te kalojne rrugen e pushtuar nga Shoferet e poshter qe ne vitin 2011 pas 20 vjet demokracie duan te qarkullojne me makine ne rruget e Shqiperise .....

  5. #165
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kavajë, motorri përplaset me murin vdes një i ri

    15 Janar 2011 - 19:27 | Shqiperi



    Kavajë, motorri përplaset me murin vdes një i riKAVAJË- Aksident me vdekje në Malin e Robit në Kavajë. Mësohet se janë aksidentuar dy të rinj të cilët udhëtonin me motocikletë, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën. Sipas policisë shkak ka qenë shpejtësia e motocikletës e cila ka shkaktuar dhe përplasjen e saj me një pjesë muri rrethues.

    Për pasojë njëri prej të rinjve ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij është plagosur rëndë. Ende nuk nuk dihet identiteti i viktimës dhe i të plagosurit i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit. Aksidenti ka shkaktuar dhe rëndim të trafikut në rrugë për disa minuta.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Traktoristi Lexo Postimin
    Heee Shoferi, do kerkosh me viza te bardha dhe largimin e gomareve nga rruga e makines tani ??? Po rri rehat o i uruar rri, cte duhet ty te ngaterrohesh me punet e Shqiperise ?? Vjen nje here ne vit Zotrote dhe do tu japesh mend atyre qe nate e dite per ate Popull mendojne e mundohen.
    Bej vetem Tirane-Lushnje (Autostrade e ke - rrumpall e ke) dhe rri rehat
    Si the, si the ?? Ishte gomarllek ti bente Autostradat vetem sot per neser dhe cdo 10 km nga nje hyrje kryq apo rrethrrutullim dhe ulje shpejtesie ne 60kmh, 40kmh, 20kmh ....
    ..
    Shkoja per ne Vlore para nja dy vjetesh edhe diku bera nje parakalim, Rruga nuk kishte tabela fare, por dalloja vizat e vjetra ne rruge qe mezi dukeshin.
    Me ndalon Polici edhe kerkon dokumentat.
    Ia jap .
    Me thote :- Do marresh gjobe se bere parakalim te gabuar!
    - Jo i them nuk kam parakaluar gabim. Ketu nuk ka tabele qe ndalohet parakalimi.
    - Ka tabele me thote, Ja shikoje.
    Ne te vertete tabelen e kishin mbuluar deget e nje peme.
    - Ore zoteri i them. Une tabelen nuk e arita ta shof , por ketu ka nje sinjalistike horizontale te cilen e kam respektuar.
    - Ca eshte kjo, - me thote polici.
    - Vijat e bardha ne rruge, ne kete pjese jane me nderprerje, - i them, - gje qe me lejon te parakaloj.
    - Ku i pe vijat e bardha ti? - u cudit polici.
    - Ja shikoji, - i them.
    Polici shqeu syte dhe mbeti ngushte.
    - Ik o vella kesaj rradhe , me thote , - dhe po pe vija te bardha deri ne Vlore ti, te lumte.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034

    Smile

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Shkoja per ne Vlore para nja dy vjetesh edhe diku bera nje parakalim, Rruga nuk kishte tabela fare, por dalloja vizat e vjetra ne rruge qe mezi dukeshin.
    Me ndalon Polici edhe kerkon dokumentat.
    Ia jap .
    Me thote :- Do marresh gjobe se bere parakalim te gabuar!
    - Jo i them nuk kam parakaluar gabim. Ketu nuk ka tabele qe ndalohet parakalimi.
    - Ka tabele me thote, Ja shikoje.
    Ne te vertete tabelen e kishin mbuluar deget e nje peme.
    - Ore zoteri i them. Une tabelen nuk e arita ta shof , por ketu ka nje sinjalistike horizontale te cilen e kam respektuar.
    - Ca eshte kjo, - me thote polici.
    - Vijat e bardha ne rruge, ne kete pjese jane me nderprerje, - i them, - gje qe me lejon te parakaloj.
    - Ku i pe vijat e bardha ti? - u cudit polici.
    - Ja shikoji, - i them.
    Polici shqeu syte dhe mbeti ngushte.
    - Ik o vella kesaj rradhe , me thote , - dhe po pe vija te bardha deri ne Vlore ti, te lumte.
    ..............................................
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  8. #168
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Lushnje, burrë e grua përplasen për vdekje nga një makinë

    16 Janar 2011 - 21:25

    LUSHNJE- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një cifti bashkëshortësh ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:30, në unazën e qytetit të Lushnjes, pranë fabrikës së miellit.

    Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti me targë LU 02 77 C, i drejtuar nga 50 vjeçari Qani Sherra, ka aksidentuar çiftin që po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

    Për pasojë, 70 vjecari Vangjel Muzaka ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa u plagos rëndë bashkëshortja e tij, Rita Muzaka, e cila humbi jetën në spital pak orë më vonë.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

    (e.n/BalkanWeb)

  9. #169
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident i rëndë në Fier-Ballsh, humb jetën 23 vjecari

    16 Janar 2011 - 18:22

    FIER- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Fier-Ballsh.

    Burime nga policia bëjmë në ditur se një automjet me targa gjermane, e drejtuar nga 23-vjeçari Remzi Malaj, ka dalë nga rruga dhe ka përfundur në një kanal, në vendin e quajtur Dukas.

    Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Remzi Malaj, dhe janë plagosur babai i tij, Kujtim Malaj dhe motra 10-vjeçare me inicialet A.M. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka mbërritur menjeherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

    (e.n/BalkanWeb)

  10. #170
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    16 Janar 2011 - 21:25

    LUSHNJE- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një cifti bashkëshortësh ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:30, në unazën e qytetit të Lushnjes, pranë fabrikës së miellit.

    Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti me targë LU 02 77 C, i drejtuar nga 50 vjeçari Qani Sherra, ka aksidentuar çiftin që po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

    Për pasojë, 70 vjecari Vangjel Muzaka ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa u plagos rëndë bashkëshortja e tij, Rita Muzaka, e cila humbi jetën në spital pak orë më vonë.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

    (e.n/BalkanWeb)

    une lexova lajmin dhe tek topi,ku thuhej qe shkak ishte erresira...menjihere mu kujtua vehtvetja kur po ngisja makinen naten,nga durresi per ne prrenjas.

    sa e sa here me ka rastisur qe gjate udhetimit,te takoja e te ju kaloja shume afer kembesorve perbri rruges...nuk kishte asnje lloje ndricimi,shume stresuse per nje shofer qe e ben ate rruge s'parit.

    me ka vajt mendja menjihera,ke keto letrat ndricuese me fosfor, a si munde ti quaj,qe naten ne rrezet e dritave te makines,japin nje ndricim shume dallues.

    ketu ne skandinavi ato mund ti gjesh me 1 euro,gje qe them qe shume jete njerzish do shpetonin ne shqiperi,kur dihet se ne cfare kushtesh jane rruget andej,te shumten pa ndricim.

    i'a p.sh si nga keto produktet me reflektim naten,qe ne pamje te pare mund te duken si lojra femijesh,mund tet shpetojne dhe jeten.





    keshilloni familjaret,dhe po patet mundesi,dergonju sa me shume nga keto produkte,do i benit nje nder atyre njerzve me aqe pak ndergjegje,sa i perket perkujdesjes per vehten.

  11. #171
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    18 Janar 2011 - 20:30 | Shqiperi

    Lac, makina përplas për vdekje një këmbësor

    LAC- Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 të mbrëmjes një aksident i ka marrë jetën këmbësorit. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Lac-Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Gjormë.

    Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi drejtuesi që goditi këmbësorin, është larguar në drejtim të paditur, duke e lënë atë në mes të rrugës.

    Policia e mbërritur në vendngjarje po heton për kapjen e drejtuesit të mjetit. Sipas burimeve të policisë viktima është identifikuar. Ai është 43-vjecari Nikoll Pepa, ndërsa autori i aksidentit është shtetasi Ismet Metaliaj.
    (m.a/BalkanWeb)

  12. #172
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    20 Janar 2011 - 08:38 | Shqiperi


    Tiranë, ndjekje spektakolare makinash në Bulevard
    Tiranë, ndjekje spektakolare makinash në BulevardTIRANE-Një ndjekje spektakolare makinash, e denjë për skenografi filmash të Hollivudit, është parë dje në mes të ditës, në mes të bulevardit. Protagoniste si rrallëherë ishte një femër, ndërsa shënjestra e saj ishte një taksi, brenda së cilës gjendej taksisti, një burrë, për të cilin dëshmitarët e vendit të ngjarjes thonë se ishte njerku, ndërsa policia shprehet se ai ishtë i ati, si edhe një femër. Vajza protagoniste ka përplasur makinën taksi me automjetin e saj tip "Wolkswagen", derisa ka bërë të mundur edhe ndalimin e taksisë.
    Ndërkohë nga përplasja e saj janë dëmtuar edhe një sërë makinash të tjera dhe dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes treguan se u është rrezikuar jeta të paktën pesë personave. Fillimisht në vendin e ngjarjes ka mbërritur një efektiv i rrugores dhe më pas është lajmëruar edhe policia e Tiranës, e konkretisht ajo e komisariatit nr 2. Me të mbërritur në vendin ku e reja kishte realizuar aventurën e saj, policia ka shoqëruar protagonistët. Nga të dhënat që vijnë nga policia e këtij komisariati mësohet se vajza ka dëshmuar se prindërit e saj ziheshin përditë njëri me tjetrin dhe se e ëma e akuzonte të atin e saj që kishte lidhje me femra të tjera. Vajza sapo e ka parë në taksi me një femër tjetër të atin, ka menduar se ishin të vërteta dyshimet e së ëmës, ndaj edhe ka thënë: "Doja të hakmerresha për tradhtinë ndaj nënës sime". Policia bëri të ditur se vajza është lënë e lirë, pasi gjithçka është zgjidhur mes vetë personave.
    (GSH/BalkanWeb)

  13. #173
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tiranë, dy automjete bien në lumin e Lanës


    Perfundojne ne shtratin e Lumes Lana dy automjete. Aksidenti ka ndodhur mengjesin e sotem rreth ores 07 30 ne unazen e tiranes prane shkolles se baletiti, perballe gjykates se Apelit. Dy automjtetet njera me targe TR 7227 H, tip reno dhe tjera me targa te huaja Sg 144 305 sipas policise kane qene ne parakalim ne momentin qe drejtuesit e tyre kane humbur kontrollin duke perfunduar ne lumin lana. dalja nga rruga e dy automjeteve fatmirsisht nuk ka shkaktuar as viktima dhe as te lenduar, ndersa jane demtuar stolat dhe pemet e vendisura nga bashkia ne ane te lumit lana. aksidenti dhe me pas perpjekja per nxjerrjen e automjeteve nga lumi Lana shkaktoi rendim te trafikut ne dy krahet e unazes, si dhe ne linjen qender-uzina e autotraktoreve.

    http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/i...86&IDFoto=2286

  14. #174
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    24 Janar 2011 - 19:52 |


    Aksident i rëndë në Korcë-Pogradec humb jetën 19 vjecari


    KORCE- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Korcë-Pogradec, ku për shkak të daljes nga rruga të një makine, ka mbetur i vdekur një i ri dhe janë plagosur dy të tjerë.

    Sipas të dhënave të policisë, mësohet se makina ka rënë poshtë urës, në afërsi të fshatit Leshnicë, për shkak të lagështirës në rrugë.

    Për pasojë, ka humbur jetën Fisnik Mucllata, 19 vjec, si dhe janë plagosur dy të rinj të tjerë, të cilët gjendeshin në makinë në momentin e aksidentit.


    (e.n/news24/BalkanWeb)

  15. #175
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    27 Janar 2011 - 12:42 | Shqiperi

    Del nga rruga autobusi Tiranë- Athinë ska të lënduar


    KAVAJE-Një autobus i linjës Tiranë- Athinë është përshirë në një aksident automobilistik paraditen e sotme.

    Autobusi në të cilën udhëtonin 10- 15 pasagjerë ka dalë nga rruga, duke u batuar në anë të rrugës në afërsi të qytetit të Kavajës. Aksidenti ndodhi pranë unazës së qytetit.

    Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndër pasagjerë. Policia thotë se autobusi është përplasur me një kamioncinë dhe më pas ka dalë nga rruga. Hetimet e para bëjnë të ditur se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i shoferit të autobusit.
    (s.g/BalkanWeb)

  16. #176
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Krujë, përplasen 2 automjete, 1 vdes 9 persona plagosen

    28 Janar 2011 - 22:14 | Shqiperi

    Krujë, përplasen 2 automjete, 1 vdes 9 persona plagosen


    TIRANE-Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në Tapizë të Krujës, ku bilanci flet për 1 të vdekur dhe 9 të plagosur.

    Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes mbi urën e Tapizës ku një mjet tip benz me targa Tirane 08 08 m në tentativë e sipër për të parakaluar mjetin tip audi me targë Tirane 30 82 l ka përplasur këtë të fundit. Për pasojë një person ka mbetur i vdekur nga plagët e marra, ndërsa 9 të tjerë janë lënduar.
    Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të lënduarve, por mësohet se 4 nga të lënduarit janë femra dhe 5 të tjerët janë meshkuj. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, tentative e benzit për të parakaluar me shpejtësi dhe udhëtimi i 8 personave në një automjet të vetëm. Ndërkaq vazhdojnë hetimet në vendngjarje.

    (d.b/NEWS24/BalkanWeb)

  17. #177
    Gjendet i vdekur pas tre ditesh i zhdukur nje 34 vjecar nga Elbasani i ren me makinen e tij me targa DR ne humnere ne qafe krrabe.Makina eshte dalluar nga disa fshatare te zones perrreth rastesishte fare.Aksidenti ka ardhur si pasoje e ngricave ne rruge.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  18. #178
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    28 Janar 2011 - 22:14 | Shqiperi

    Krujë, përplasen 2 automjete, 1 vdes 9 persona plagosen


    TIRANE-Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në Tapizë të Krujës, ku bilanci flet për 1 të vdekur dhe 9 të plagosur.

    Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes mbi urën e Tapizës ku një mjet tip benz me targa Tirane 08 08 m në tentativë e sipër për të parakaluar mjetin tip audi me targë Tirane 30 82 l ka përplasur këtë të fundit. Për pasojë një person ka mbetur i vdekur nga plagët e marra, ndërsa 9 të tjerë janë lënduar.
    Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të lënduarve, por mësohet se 4 nga të lënduarit janë femra dhe 5 të tjerët janë meshkuj. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, tentative e benzit për të parakaluar me shpejtësi dhe udhëtimi i 8 personave në një automjet të vetëm. Ndërkaq vazhdojnë hetimet në vendngjarje.

    (d.b/NEWS24/BalkanWeb)

    Për pasojë ka humbur jetën fëmija J. Miftari, 2 vjeç.Po ashtu janë dëmtuar shtetasit: Dritan Miftari, 30 vjeç, K. Miftari 5 vjeçe, Edlira Miftari 29 vjeçe, Marsela Çoku 31 vjeçe,D. Çoku, 6 vjeçe,G. Çoku, 2 vjeç,Dritan Rryta, 45 vjeç.

    shtetasin Dritan Rryta, nga fshati Larushk i Fushëkrujës, ka goditur në pjesën e prapme me drejtues shtetasin Altin Miftari nga Lapraka.


    Aktualisht në vendngjarje janë duke u kryer veprimet proçedurale, ndërkohë që ndaj shtetasit Dritan Rryta, vjeç 45, nga fshati Larushk, është marrë masa e arrestit në flagrancë.
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  19. #179
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    30 Janar 2011 - 18:32 | Shqiperi


    Vdes në spital 35-vjecari nga Elbasani u aksidentua dje



    ELBASAN- Është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në aksin Cërrik-Elbasan, një 35-vjecar, ndërsa ka humbur jetën ditën e sotme në spital. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë vendin të quajtur ish-uzina e naftës.

    Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte viktima Besnik Cani, një benz me targë Elbasani 72 30 D ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj. Për pasojë 35-vjecari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak për mjekim të specializuar por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte viktima.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  20. #180
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Aksidente trafiku ndodhin ne gjithe boten , pore ne Shqiperi sikur jane tepruare viktimat ne trafik komunikacioni. Pse kjo Qeveri shqipetare nuk veprim me ligje te ashpra per tragjedite e medha dhe pakujdesine ne trafikun rrugore ne Shqiperi ??

Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •