27 Dhjetor 2010 - 12:01 | Shqiperi
Lezhe, aksident me makinë, një vdes, një plagoset
LEZHE-Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një aksidenti në aksin Lezhë-Milot.
Shtetasi Nikolin Leka, 30 vjeç, ka humbur jetën, ndërkohë drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident Elson Malaj është në gjendje të rëndë në spital.
Të dy ishin duke udhëtuar me një makinë tip Golf me targa LE 7076 A.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, por ende nuk dihen rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt