Close
Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 411
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Citim Postuar më parë nga B.Jack Lexo Postimin
    do msohesh po he. vajzat kane privilegje zakonisht. edhe shoferi me injorant t'jete n'rruge i ruhet femrave se e di qe jane bjonde ne timon
    Te njejten gje me thote dhe vellai, sapo te shohin ty shofere ne timon shoferet e tjere ia mbathin nga frika, te hapin rruge direkt
    Por une mendoj qe femrat jane me te kujdesshme, nuk ecin me shpejtesi, kot sa per qejf sic bejne djemte

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga vajz Lexo Postimin
    Kam lexuar diku qe numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore shkon ne rreth 350 e ca ne vit, rreth 800 te plagosur, statistika sikur vendi te ishte ne lufte.
    Eshte tmerr per shoferat e rinj si puna ime te udhetosh me makine. Naten sidomos, obobo... s'ka ndricim, te gjithe me drite verbuese, secili e ka me nxitim, njerezit qe kalojne ne rruge duken si hije nga erresira. U pa puna, duhet te vendos njoftimin "shofer i ri" urgjentisht. Disa dite me pare mora vesh dhe gjuhen e shofereve per te share me borite, kete me mire te mos e dija fare
    po vure tabelen"SHOFER I RI" nuk ke per ta mesuar makinen kurre.
    Mesohu si te tjeret.
    Nuk jane me te zote se ti.
    I vetmi parim qe duhet te ndjekesh ne rruge qe te ruash veten dhe makinen eshte:
    'Ne rruge vetem ti je shofere e zonja, te tjeret asnjeri nuk e di makinen"
    Po e bere kete nuk ke per te pesuar gje
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #123
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Duhen vene ligje te forta.
    Nqs dikush kapet per here te dyte me shpejtesi mbi limit,vuri gjobe te larte
    dhe hiqja patenten per 1 vit.
    Nqs dikush kalon ne drite te kuqe,hiqi patenten per 1 vit dhe gjobe.
    Nqs dikush kapet i dehur ne timon futi 3 muaj burg dhe heqje patente 3 vjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 24-12-2010 më 20:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #124
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    24 Dhjetor 2010 - 19:00 | Shqiperi

    Fier, furgoni përplas motorrin 1 vdes, tjetri plagoset

    FIER- Një 51-vjecar ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur Zhupan. Viktima Faik Hoxha 51 vjec, i cili udhëtonte si pasagjer në një motorr është goditur nga një furgon, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë ndërprerja e rrugës nga një automjet tjetër, c’ka ka bërë që drejtuesi i motorrit të humbë kontrollin dhe të përplaset në rrugë, ku më pas 51 vjecari është goditur në kokë nga furgoni me targa VL 4953C. Përreth një orë si pasojë e aksidentit është krijuar vështirësi në qarkullimim e automjetve, ndërkohë që
    efektivat rrugore të pranishëm në vendgjarje kanë bërë të mundur normalizimin e qarkullimit.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  5. #125
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    26 dhjetor-4 te vdekur ne rruget e Shqiperise

    26 Dhjetor 2010 - 10:10 | Shqiperi

    Fier, makina përplas kalimtarin vdes 55 vjecari

    FIER- Nje 55 vjecar ka gjetur vdekje dje në mbrëmje si pasojë e një aksidenti në aksin Lushnje- Fier. Automjeti tip Ford me targa TR 3489 M që drejtohej nga shtetasi Novruz Venga ka përplasur për vdekje kalimtarin 55 vjecarin. Policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti dhe mungesa e ndriçimit. Drejtuesi i mjetit është munduar t’i japë ndihmën e parë të aksidentuarit por fatkeqësisht 55 -vjecari nuk i shpëtoi dot vdekjes. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili po udhëtonte drejt Tiranës.
    (s.g/balkanWeb)


    26 Dhjetor 2010 - 07:29 | Shqiperi

    Krujë, aksident tragjik vdesin 3 fëmijë 2 motra e i vëllai

    KRUJE-Një aksident tragjik, ku 3 fëmije të familjes Kola kanë humbur jetën ka ndodhur pak pas mesnatës së të shtunës në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy motrave dhe vëllait të tyre. (në foto makina e aksidentuar)

    Makina me targa Kruje ku udhëtonte babai me tre fëmijët e tij është përplasur me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë. Viktimat janë Viola Kola 6 vjec, Griselda Kola 12 vjec dhe Gerald Kola 9 vjec, kurse babai i tyre Anton Kola, rreth 40 vjec, ndodhet në gjëndje tepër të rëndë në spital ushtarak në Tiranë. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë kur automjeti me të cilën ata udhëtonin një makinë tip golf 2 me targa KR 34602 është përplasur me një makinë tjetër tip golf 4 me targa të huaja BG 986 DL.

    Sipas grupit hetimor në vendngjarje, shkak i aksidentit ka qënë manovra e gabuar e automjetit me të cilin udhëtonin tre fëmijët. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tjetër, 27 vjecarin Mark Marku, nga Mamurrasi.
    (NEWS24/BalkanWeb)

  6. #126
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    E përplas makina, vdes kalimtari në Laç
    SHEKULLI ONLINE | 25/12/2010
    LAC- Një kalimtar ka mbetur i vdekur, pasi eshte perplasur nga një automjet në aksin rrugor Laç-Patok.

    Sipas te dhenave te para ngjarja ndodhi ne afërsi të fshatit Gurrëz ku makina goditi Kol Gjonin duke e lënë të vdekur në vend.

    Automjeti u largua nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe viktima u gjet nga banoret e zones te cilet njoftuar policine.

  7. #127
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    26 Dhjetor 2010 - 19:00 | Analiza

    Përgjaken akset kombëtare, 7 të vdekur brenda 24 orëve

    TIRANË- Përgjaken rrugët kombëtare, brenda 24 orëve të fundit 7 të vdekur në aksidente. Aksidenti i parë tragjik ndodhi orët e para të ditës së sotme ku 3 fëmijët e familjes Kola gjetën vdekjen. Makina me targa Kruje ku udhëtonte babai me tre fëmijët e tij është përplasur me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë. Viktimat janë Viola Kola 6 vjec, Griselda Kola 12 vjec dhe Gerald Kola 9 vjec, kurse babai i tyre Anton Kola, rreth 40 vjec, ndodhet në gjëndje tepër të rëndë në spital ushtarak në Tiranë. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë kur automjeti me të cilën ata udhëtonin një makinë tip golf 2 me targa KR 34602 është përplasur me një makinë tjetër tip golf 4 me targa të huaja BG 986 DL.

    Ndërsa një 55-vjecar u aksidentua mbrëmë në aksin Fier-Lushnje. Automjeti tip Ford me targa TR 3489 M që drejtohej nga shtetasi Novruz Venga ka përplasur për vdekje kalimtarin 55 vjecarin.

    Pasditen e sotme, në harkun kohor të 24 orëve dy aksidente të tjera rrisin bilancin e viktimave. Një kalimtare rreth 55-vjec e identifikuar si Eli Merko, u aksidentua në aksin Gjirokastër-Tepelenë dhe për pasojë humbi jetën. Nga përplasja e dy makinave në aksin Peqin-Elbasan, humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Ky është aksidenti i 4-tërt, që con në 7 numrin e të vdekurve.
    (m.a/BalkanWeb)

  8. #128
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sot paska qene dite hata ne Shqiperi! Ende pa mbaruar dita 7 te vdekur ne aksidente! Shqiptaret rendin drejt vdekjes...

  9. #129
    Aksident tragjik, humbin jetën 3 fëmijë, babai në gjendje të rëndë
    SHEKULLI
    KRUJE- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 3 fëmijëve nga njëjta familje. Akidenti tragjik ndodhi mbrëmë pak pas mesnate, në afërsi të fshatit Borizanë në Krujë. Dy automjete u përplasen me njëra tjetrën duke i marrë jetën tre fëmijëve 6, 9 dhe 12 vjeç. Në çastin e përplasjes tre fëmijët udhëtonin në makinë më të atin e tyre, Anton Kola, 40 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak në Tiranë.


    Makina e tyre është përplasur më një makinë e cila po dilte nga një rugë dytësore në Borizanë. Sipas të dhënave të para mësohet se shkak për aksidentin ka qenë një manovër e gabuar e makinës në të cilën udhëtonin tre fëmijët me babain e tyre.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #130
    Ups me falni...tashi e vura re qe qeka postuar nje her ky lajm pak me siper.Ngushellimet tona gjths.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  11. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Pothuaj ne te gjithe aksidentet e fundit ka qene i pranishem nje mjet me targa te huaja.
    Ju lutemi bashkatdhetareve tane emigrante qe vijne me pushime, te jene me te kujdesshem, sidomos ata qe vijne nga Greqia te cilet jane kontigjenti i pare i destinuar per aksidente.
    Ruani jeten tuaj dhe tonen
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Pothuaj ne te gjithe aksidentet e fundit ka qene i pranishem nje mjet me targa te huaja.
    Ju lutemi bashkatdhetareve tane emigrante qe vijne me pushime, te jene me te kujdesshem, sidomos ata qe vijne nga Greqia te cilet jane kontigjenti i pare i destinuar per aksidente.
    Ruani jeten tuaj dhe tonen
    aww.. *a tear just dropped
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  13. #133
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Viktima e tete brenda dites!

    Kemi edhe 30 minuta per te mbaruar dita me e pergjakshme ne Shqiperi. Tete te vdekur ne me pak se 24 ore!


    26 Dhjetor 2010 - 19:28 | Analiza

    Përgjaken akset kombëtare, 8 të vdekur brenda 24 orëve


    TIRANË- Përgjaken rrugët kombëtare, brenda 24 orëve të fundit 8 të vdekur në aksidente.

    Aksidenti i parë tragjik ndodhi orët e para të ditës së sotme ku 3 fëmijët e familjes Kola gjetën vdekjen. Makina me targa Kruje ku udhëtonte babai me tre fëmijët e tij është përplasur me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë. Viktimat janë Viola Kola 6 vjec, Griselda Kola 12 vjec dhe Gerald Kola 9 vjec, kurse babai i tyre Anton Kola, rreth 40 vjec, ndodhet në gjëndje tepër të rëndë në spital ushtarak në Tiranë. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë kur automjeti me të cilën ata udhëtonin një makinë tip golf 2 me targa KR 34602 është përplasur me një makinë tjetër tip golf 4 me targa të huaja BG 986 DL.

    Ndërsa një 55-vjecar u aksidentua mbrëmë në aksin Fier-Lushnje. Automjeti tip Ford me targa TR 3489 M që drejtohej nga shtetasi Novruz Venga ka përplasur për vdekje kalimtarin 55 vjecar.Pasditen e sotme, në harkun kohor të 24 orëve dy aksidente të tjera rrisin bilancin e viktimave. Një kalimtare rreth 57-vjec e identifikuar si Diamanda Merko, u aksidentua në aksin Gjirokastër-Tepelenë dhe për pasojë humbi jetën. Ajo u përplas për vdekje nga një automjet tip Hundai me traga TR 1781 T i cili drejtohej nga Kosta Lapa. Ka qenë vetë drejtuesi i automjetit i cili pasi ka ndalur makinën ka lajmëruar edhe sallën operative të komisariatit të Gjirokastrës.Shkak për këtë tragjedi mësohet të jetë bërë kalimi i gabuar i shtetases Diamantia Merko.

    Nga përplasja e dy makinave në aksin Peqin-Elbasan, humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Komisariatit të Policisë Peqin, ku si pasojë e përplasjes fatale mes një makine tip Volksvagen me targa të huaja YKY 8913 më një një tjetër mjet tip Opel, 3 persona humbën jetën. Viktimat në këtë aksident të rëndë janë 40-vjecari Agim Salliu pasagjer në mjetin tip Volsvagen, dhe Bernarda Dibra vetëm 18-vjec, pasagjere në mjetin Opel. Viktima tjetër Alban Hojka, që drejtonte mjetin Opel humbi jetën pak orë më pas në spitalin e Elbasanit.

    Të plagosur rëndë vazhdojnë të jenë 52-vjecarja Samie Salliu, 30-vjecari Klodjan Greca dhe dy persona të tjerë me inicialet E.S dhe A.B përkatësisht 21 dhe 19 vjec. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor, rezulton, se mjeti tip Opel i cili udhëtonte nga EL në PE, ka dalë nga aksi i tij dhe është futur në aksin tjetër të rrugës, nga ku lëvizte mjeti tip Volsvagen. Ky është aksidenti i 4-tërt, që con në 8 numrin e të vdekurve.
    (m.a/BalkanWeb)

  14. #134
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Ca bohet kshu. si perher pragu festave kthehet ne prag funeralesh.
    Against all odds..

  15. #135
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kasaphane e vertete! Kthehen shqiptaret e frustruar nga vite rregullash e ligjesh qe duhet t'i zbatojne se s'ben se perndryshe paguajne gjoba e u hiqet e drejta e qarkullimit, e kur kthehen ne atdhe shfryjne te gjithe frustrimin duke ngare si te cmendur drejt vdekjes se tyre...fatkeqesisht marrin dhe te tjere me vete.

  16. #136
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Shteti me deomos duhet te marre masa ,per ti mbrojtur jeterat e njeresve .Aksidentet ne trafik ,me se shumti ndodhin per pakujdesine dhe shpejtesine .

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Duhet të rriten gjobat në komunikacion , të ketë më shumë kontroll për Alkohol e aq më shumë gjatë festave se ne jemi shqiptar dhe pim shumë!

    Në cdo 20..30..50 km të dali nga një patroll e policis dhe denimet(gjobat) të rriten 200% po ashtu kontroll të madhe makinave të vjetëra se në rrug po dalin lloj lloj kolice e tepër që ska aksidente e me vdek nga 100 në ditë!


    Zoti na ruajt , mua më dhimbsen se vdesin për mend! Ishalla më nuk ndodhin sikur këto ditë se asnjë lajm të mirë spo e dëgjojmi vetëm aksidente aksidente
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  18. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    po vure tabelen"SHOFER I RI" nuk ke per ta mesuar makinen kurre.
    Mesohu si te tjeret.
    Nuk jane me te zote se ti.
    I vetmi parim qe duhet te ndjekesh ne rruge qe te ruash veten dhe makinen eshte:
    'Ne rruge vetem ti je shofere e zonja, te tjeret asnjeri nuk e di makinen"
    Po e bere kete nuk ke per te pesuar gje
    Faleminderit shume e qelluar kjo keshille: 'Ne rruge vetem ti je shofere e zonja, te tjeret asnjeri nuk e di makinen"

  19. #139
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Ka shum efekt tragjik qe nga gomari ti hypesh BMW X5.
    Gjerat mesohen me rradhe,me pare gomari pastaj kali,bicikleta dhe me shume mundime arrijme tek kerri.

  20. #140
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Burrel, furgoni me 10 pasagjerë rrëzohet 4 të lënduar

    27 Dhjetor 2010 - 10:44 | Shqiperi



    Burrel, furgoni me 10 pasagjerë rrëzohet 4 të lënduar

    BURREL- Pa kaluar 24 orë nga 4 aksidente e rënda me 8 të vdekur të cilët u shënuan të dielën, një tjetër aksident shënohet në Burrel.

    Një furgon me 10 pasagjerë i linjës Urak-Burrel ka dalë nga rruga sot në mëngjes dhe është rrëzuar pranë Zenishtit. Nga batimi i furgonit kanë mbetur të plagosur katër prej pasagjerëve. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Burrelit ku po marrin ndihmën e shpejtë, dhe mjekët thonë se gjëndja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore aksidenti ka ndodhur sepse furgoni ka rrëshqitur nga lagështia dhe balta në rrugë.
    '
    Mes viktimave të aksidenteve të ndodhura të dielën ishin dhe tre fëmijët, 6, 9 dhe 12 vjec e familjes Kola, përkatësisht dy motra dhe i vëllai. Në aksidenti në Peqin-Elbasan mbetën 3 të vdekur dhe 4 të plagosur.
    (s.g/balkanWeb)

Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •