Close
Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 411
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Po te rrish te merresh me cdo variabel nuk ja gjen kurre fundin. Po u llogarit makina/person atehere duhet te llogarisim edhe vitin mesatar i prodhimit te makinave ne qarkullim, sa airbag/makine ka ne secilin shtet, dendesia e popullsise etje etj.
    Cado variabel te marresh Qyfyre, duhen krahasu mollet me molle dhe dardhat me dardha, kete po them une. Jo te japesh numrin e aksidenteve ne Itali ne total dhe ta krahasosh me nr e aksidenteve ne Shqiperi ne total.

    Kjo eshte si psh kur thone se ne Amerike ka me shume pune se ne Evrope, e kane fjalen per vende pune per banor, jo per totalin, apo jo?

    Po e bere kshu krahasimin, dhe prape nr i aksidenteve del i me i vogel ne Shqiperi, akoma me mire per ne!!!!! Vetem se une e thashe me pare dhe e perseris se edhe nje njeri i vetem i vdekur per shkak te shoferit eshte shume.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Ok Ver:

    Vazhdo ti tani.......
    OK elinokton, po vazhdoj une pra qe te mesosh ti dhe te tjeret sidomos the admiral me siper qe besojne statistikat e gazetareve idiote. Qyfyre me ke zhgenjy jashte mase me keto komente, une ty te llogaris per inteligjent ketu ne forum. Nuk jam per me sha Shqiperine per cdo gje e me sterros realitetitn sic bejne disa, po aksidentet jane vertet problem teper i madh.

    Kur thoni s'jane shifra te larta mendoni per nje njeri te shtrire ne asfalt, me rroba te shqyera e te gerryera ne pluhur, kafken e thyer, duke i rrjedh gjak gjithandej, dhe kalamajte qe i ka lene jetim duke qa me ulerima persiper. Kjo domethene me vdek ne trafik, nuk eshte thjesht pune statistike. Si e merrni kaq letshem xhanem!

    Ja ku jua kam dhene te ky postimi tjeter tabelen me shifrat e sakta te Instatit per aksidentet, qe jane me te larta se ato qe keni sjelle ju ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...07&postcount=8
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ver : 13-09-2010 më 21:09

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504
    Gjera qe ndodhin.Sidomos kur nje qytet e trasformon ne katun,pa rruge e me makina.

  4. #84
    Citim Postuar më parë nga Ver Lexo Postimin
    OK elinokton, po vazhdoj une pra qe te mesosh ti dhe te tjeret sidomos the admiral me siper qe besojne statistikat e gazetareve idiote. Qyfyre me ke zhgenjy jashte mase me keto komente, une ty te llogaris per inteligjent ketu ne forum. Nuk jam per me sha Shqiperine per cdo gje e me sterros realitetitn sic bejne disa, po aksidentet jane vertet problem teper i madh.

    Kur thoni s'jane shifra te larta mendoni per nje njeri te shtrire ne asfalt, me rroba te shqyera e te gerryera ne pluhur, kafken e thyer, duke i rrjedh gjak gjithandej, dhe kalamajte qe i ka lene jetim duke qa me ulerima persiper. Kjo domethene me vdek ne trafik, nuk eshte thjesht pune statistike. Si e merrni kaq letshem xhanem!

    Ja ku jua kam dhene te ky postimi tjeter tabelen me shifrat e sakta te Instatit per aksidentet, qe jane me te larta se ato qe keni sjelle ju ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...07&postcount=8


    Kete punen e statistikave nuk na e sqarove. Pyetja eshte:- cili ka mortalitet me te larte nga accidentet me makina USA apo Shqiperia. Une solla disa te dhena a mundesh te japesh nje pergjigje per te hedhur poshte ate qe them une se Shqiperia e ka te ulet kete shifer dhe shyqyr dmth.Jo per gje por te mesojme dmth. sic thoni me siper.
    Sa per anen morale te temes po te citoj ate qe e kam qartesuar si pozicionin tim ne ceshtje
    elinokton
    Per nga numri i popullsise nuk eshte ndonje shifer e larte, megjithate eshte mekat te merret jeta e njeriut ne kete menyre nga neglizhimi i ministrise perkatese per rregullimin e nje safe qarkullimi te kembesoreve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kryqi i Paqes : 14-09-2010 më 00:08
    Paqe!

  5. #85
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tiranë, makina përplas 2 kalimtarë njëri vdes, tjetri plagoset
    TIRANE- Mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00 të mbrëmjes dy persona janë përplasur nga një makinë, për pasojë njëri prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tjetri është plagosur rëndë.

    Ngjarja e rënfë ndodhi në vendin e quajtur mbikalimi i Kamzës, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i personave të përplasur nga makina.

    Mësohet se i plagosuri është dërguar me shpejtësi drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
    (m.a/BalkanWeb)

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Kete punen e statistikave nuk na e sqarove. Pyetja eshte:- cili ka mortalitet me te larte nga accidentet me makina USA apo Shqiperia. Une solla disa te dhena a mundesh te japesh nje pergjigje per te hedhur poshte ate qe them une se Shqiperia e ka te ulet kete shifer dhe shyqyr dmth.Jo per gje por te mesojme dmth. sic thoni me siper.
    Sa per anen morale te temes po te citoj ate qe e kam qartesuar si pozicionin tim ne ceshtje
    OK elinokton, po ta sqaroj meqe po kembengul. Nxirr makinen llogaritese po nuk besove.

    Sipas numrit te popullsise:

    Sipas tabeles se Instat qe kisha sjelle une, ne Shqiperi trafiku shkakton 384 vdekje ne vit.

    Sipas shifrave qe solle ti, ne SHBA trafiku shkakton 42.000 vdekje ne vit (shifer e rrumbullakosur).

    Shqiperia ka 3 milion banore. SHBA ka 300 milion banore.

    Dmth, raporti eshte:

    384/3.000.000 per Shqiperine dhe 42.000/300.000.000 per SHBA-ne.

    Pra raporti eshte i njejte pak a shume per te dy vendet, rreth 0.00013 vdekje ne vit per banor.

    Sipas numrit te automjeteve:

    Edhe Shqiperia edhe SHBA-ja kane rreth 0.00013 vdekje ne vit per banor.

    Shqiperia ka rreth 350,000 makina, ose afersisht 0.11 makine per banor.

    SHBA-ja ka 62 milion makina - shiko Wikin ose 0.23 makina per banor, nje shifer dy here me e larte se e Shqiperise.

    Dmth, Shqiperia me gjysmen e numrit te makinave, ka numer te njejte aksidentesh per banor me SHBA-ne.

    E kuptove tani sa skandaloze eshte gjendja ne Shqiperi???

    Kjo ne kushtet kur SHBA-ja eshte kryq e terthor me autostrada me 16 korsi terthor te cilat sjellin me shume aksidente, ndersa Shqiperia ka vetem ca rruge te nacionale relativisht te ngushta.

    SHBA-ja nderkohe nuk rri duarkryq si ne po ka rregulla shume te rrepta per shpejtesine, alkoolin, perparesine e kembesorit, etj.

    (Llogaritjes se Italise nuk po i hyj se kam pune. Atje mund te jete me e ngjashme me ne gjendja se italianet njihen per shofere te terbuar.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ver : 14-09-2010 më 21:42

  7. #87
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    C'eshte ky krahasim mes Shqiperise dhe Amerikes.Fare pa kuptim!
    Shqiperia duhet te krahasohet me vendet qe i pershtaten,mos na krahasoni me Ameriken si Topalli me Francen para nje viti kur behej fjale per ritjen ekonomike.
    Aksidente me makina do te kete, edhe kembesoret jane te rezikuar, por ne Shqiperi une kam pare me syte e mi qe dhe policia nuk e respektonte semaforin e kuq,dhe jo me nje shofer i thjeshte.Nuk ka vend per krahasime ketu,por cilat jane rruget per te patur sa me pak viktima dhe nje trafik sa me te regullt.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    C'eshte ky krahasim mes Shqiperise dhe Amerikes.Fare pa kuptim!
    Shqiperia duhet te krahasohet me vendet qe i pershtaten,mos na krahasoni me Ameriken si Topalli me Francen para nje viti kur behej fjale per ritjen ekonomike.
    Aksidente me makina do te kete, edhe kembesoret jane te rezikuar, por ne Shqiperi une kam pare me syte e mi qe dhe policia nuk e respektonte semaforin e kuq,dhe jo me nje shofer i thjeshte.Nuk ka vend per krahasime ketu,por cilat jane rruget per te patur sa me pak viktima dhe nje trafik sa me te regullt.
    Bel Ami, krahasimin e bera se po thoshin disa te tjere qe qenkemi me mire se Amerika per aksidente, dhe ja vertetova me shifra qe nuk jemi.

    Sa per dijeni jemi me keq edhe se Evropa Lindore, po qe se aty e ke fjalen per vende qe na pershtaten. Ja lexo ketu: http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/17226.html

    ...studimet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se Shqipëria ka 10 të vdekur për 15 mijë banorë, një numër që është 3.5 herë më i lartë se ai i vendeve të Europës Lindore.

    Ketu eshte bere qe ke frike te dalesh ne rruge me makine. E lexove lajmin qe kishte sjelle edvin83 me siper? Ne 11 te nates ishte perplasur tjetri, kur s'ka as trafik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ver : 14-09-2010 më 23:43

  9. #89
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    me thene te drejten shoferet me injorante jane ne shqiperi .. parakalojne pa sinjal , ndalojne makinat ne mes te rruges etccc

  10. #90
    Citim Postuar më parë nga Ver Lexo Postimin
    OK elinokton, po ta sqaroj meqe po kembengul. Nxirr makinen llogaritese po nuk besove.

    Sipas numrit te popullsise:

    Sipas tabeles se Instat qe kisha sjelle une, ne Shqiperi trafiku shkakton 384 vdekje ne vit.

    Sipas shifrave qe solle ti, ne SHBA trafiku shkakton 42.000 vdekje ne vit (shifer e rrumbullakosur).

    Shqiperia ka 3 milion banore. SHBA ka 300 milion banore.

    Dmth, raporti eshte:

    384/3.000.000 per Shqiperine dhe 42.000/300.000.000 per SHBA-ne.

    Pra raporti eshte i njejte pak a shume per te dy vendet, rreth 0.00013 vdekje ne vit per banor.

    Sipas numrit te automjeteve:

    Edhe Shqiperia edhe SHBA-ja kane rreth 0.00013 vdekje ne vit per banor.

    Shqiperia ka rreth 350,000 makina, ose afersisht 0.11 makine per banor.

    SHBA-ja ka 62 milion makina - shiko Wikin ose 0.23 makina per banor, nje shifer dy here me e larte se e Shqiperise.

    Dmth, Shqiperia me gjysmen e numrit te makinave, ka numer te njejte aksidentesh per banor me SHBA-ne.

    E kuptove tani sa skandaloze eshte gjendja ne Shqiperi???

    Kjo ne kushtet kur SHBA-ja eshte kryq e terthor me autostrada me 16 korsi terthor te cilat sjellin me shume aksidente, ndersa Shqiperia ka vetem ca rruge te nacionale relativisht te ngushta.

    SHBA-ja nderkohe nuk rri duarkryq si ne po ka rregulla shume te rrepta per shpejtesine, alkoolin, perparesine e kembesorit, etj.

    (Llogaritjes se Italise nuk po i hyj se kam pune. Atje mund te jete me e ngjashme me ne gjendja se italianet njihen per shofere te terbuar.)
    Ver
    The answer for 2007 is 136 million cars, 110 million trucks, about 1 million buses for a total of 247 million registered vehicles.

    Arsyeja qe u perpoqa te bej nje krahasim te tille nuk eshte ne thelb numri ekzakt por fakti qe ti e permend me siper pra: Nje shtet i tille ku mbizoteron ligji USA (perfshi kodin e qarkullimit rrugor dhe mjetet e njerzit qe perfshihen ne te) perseri ka nje shifer shume te larte mortalitetindersa shqiperia eshte nje piste garash e pa rrethuar ku ligji akoma nuk funksionon per t'i vene ne rradhe keto makina. Duhet te mos harrojme ketu faktin qe ne shqiperi qarkullojne makina me rrezikshmeri sigurie te larte, ndersa ne Usa apo ne Perendim sic e di te pakten nje here ne vit duhet t'i neneshtrohesh inspection per te vazhduar te drivesh.
    Sidoqofte e perseris kemi shume per te bere duke filluar nga vehtja jone. Une psh kur drive ne USA kam frike te thyej kodin ndersa ne shqiperi nuk e vras se kam dajen ne ministri............. . Keto na pengojne ne pra eshte ceshtje mentaliteti dhe nuk flas ketu vetem per vehte kam shembuj te tjere qe konkludoj ketu.
    me shpresen se Zoti do te na ndricoje mendjen me teper per te ruajtur bashkevellezerit tane ne rruge le te shpresojme se e ardhmja do te jete pozitive duke filluar te ndryshojme ne banoret e atij shteti dhe pastaj rrjedhimisht statistikat qe na bene te diskutojme.
    Fakti qe te gjithe kemi mendimin se duhet te ndryshojme eshte pozitiv sepse ne rruge aksidentet nuk i bejne ministrat apo policet(me pak dyshim ketu) por ne populli.
    Paqe ne rruget e Shqiperise!
    Amin!
    Paqe!

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Ver
    The answer for 2007 is 136 million cars, 110 million trucks, about 1 million buses for a total of 247 million registered vehicles.
    Nqs ne SHBA nr. i makinave eshte 4 here me i larte se ai qe mora une (62 milion v. 247 milion), sipas arsyetimit qe te bera me siper, kjo tregon se siguria eshte 4 here me e larte, apo jo?

  12. #92
    Citim Postuar më parë nga Ver Lexo Postimin
    Cado variabel te marresh Qyfyre, duhen krahasu mollet me molle dhe dardhat me dardha, kete po them une. Jo te japesh numrin e aksidenteve ne Itali ne total dhe ta krahasosh me nr e aksidenteve ne Shqiperi ne total.

    Kjo eshte si psh kur thone se ne Amerike ka me shume pune se ne Evrope, e kane fjalen per vende pune per banor, jo per totalin, apo jo?

    Po e bere kshu krahasimin, dhe prape nr i aksidenteve del i me i vogel ne Shqiperi, akoma me mire per ne!!!!! Vetem se une e thashe me pare dhe e perseris se edhe nje njeri i vetem i vdekur per shkak te shoferit eshte shume.
    Prandaj te solla shifrat dhe del qe eshte 10 a 100 here me i larte ne Amerike per vdekje per banore. Nuk ishte thjesht numer aksidentesh ne total.

    Por ka dhe shume e shume variabla te tjere qe e rrisin apo e ulin pastaj, per keto thashe qe veshtire se mund ti fusesh ne llogari te gjitha.

  13. #93
    Citim Postuar më parë nga Ver Lexo Postimin
    Sipas numrit te automjeteve:

    Edhe Shqiperia edhe SHBA-ja kane rreth 0.00013 vdekje ne vit per banor.

    Shqiperia ka rreth 350,000 makina, ose afersisht 0.11 makine per banor.

    SHBA-ja ka 62 milion makina - shiko Wikin ose 0.23 makina per banor, nje shifer dy here me e larte se e Shqiperise.

    Dmth, Shqiperia me gjysmen e numrit te makinave, ka numer te njejte aksidentesh per banor me SHBA-ne.

    E kuptove tani sa skandaloze eshte gjendja ne Shqiperi???

    Kjo ne kushtet kur SHBA-ja eshte kryq e terthor me autostrada me 16 korsi terthor te cilat sjellin me shume aksidente, ndersa Shqiperia ka vetem ca rruge te nacionale relativisht te ngushta.

    SHBA-ja nderkohe nuk rri duarkryq si ne po ka rregulla shume te rrepta per shpejtesine, alkoolin, perparesine e kembesorit, etj.

    (Llogaritjes se Italise nuk po i hyj se kam pune. Atje mund te jete me e ngjashme me ne gjendja se italianet njihen per shofere te terbuar.)
    Ver,

    prandaj thashe qe nuk mund te shtosh vetem kete variabel te numrit total te makinave. Ky sigursisht qe keqeson raportin per Shqiperine.

    Po te shtojne vitin mesatar te prodhimit te makinave ne qarkullim? Besoj se del qe ne Shqiperi perdoren makina me te vjetra dhe prandaj eshte me i larte numri.

    Gjithashtu sa airbag ka per makine mesatarisht? Besoj se shume me pak ne Shqiperi, keshtu qe sigurisht do kete me shume te vdekur per cdo aksident.

    Po te shtojme dendesine e popullsise? Perseri Shqiperia eshte me e dendur dhe prandaj duhet te kete me shume aksidente.

    Pastaj mund te shtohet distanca mesatare qe udheton nje person ne dite, dhe kjo besoj se do nxjerre qe Amerikanet udhetojne me shume dhe duhet te kene me shume aksidente.

    Etj etj etj. Per keto e kisha fjalen qe nuk mund te llogarisim cdo gje.

  14. #94
    Citim Postuar më parë nga Ver Lexo Postimin
    OK elinokton, po vazhdoj une pra qe te mesosh ti dhe te tjeret sidomos the admiral me siper qe besojne statistikat e gazetareve idiote. Qyfyre me ke zhgenjy jashte mase me keto komente, une ty te llogaris per inteligjent ketu ne forum. Nuk jam per me sha Shqiperine per cdo gje e me sterros realitetitn sic bejne disa, po aksidentet jane vertet problem teper i madh.

    Kur thoni s'jane shifra te larta mendoni per nje njeri te shtrire ne asfalt, me rroba te shqyera e te gerryera ne pluhur, kafken e thyer, duke i rrjedh gjak gjithandej, dhe kalamajte qe i ka lene jetim duke qa me ulerima persiper. Kjo domethene me vdek ne trafik, nuk eshte thjesht pune statistike. Si e merrni kaq letshem xhanem!

    Ja ku jua kam dhene te ky postimi tjeter tabelen me shifrat e sakta te Instatit per aksidentet, qe jane me te larta se ato qe keni sjelle ju ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...07&postcount=8
    Me vjen keq qe te kam zhgenjyer

    E thashe me duket qe ne fillim qe cdo aksident eshte tragjedi me vete, aty ke plotesisht te drejte. Por po flasim per statistika, duhet ti lem menjane kto gjera.

    Gjithashtu llogarite po i benim per temen ne fjale dhe shifrat qe u sollen. Se kontrollova INSTAT, besoj se i ke sjelle tamam shifrat. Ke te drejte qe me ato shifra i bie aty aty me Ameriken.

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ver,

    prandaj thashe qe nuk mund te shtosh vetem kete variabel te numrit total te makinave. Ky sigursisht qe keqeson raportin per Shqiperine.

    Po te shtojne vitin mesatar te prodhimit te makinave ne qarkullim? Besoj se del qe ne Shqiperi perdoren makina me te vjetra dhe prandaj eshte me i larte numri.

    Gjithashtu sa airbag ka per makine mesatarisht? Besoj se shume me pak ne Shqiperi, keshtu qe sigurisht do kete me shume te vdekur per cdo aksident.

    Po te shtojme dendesine e popullsise? Perseri Shqiperia eshte me e dendur dhe prandaj duhet te kete me shume aksidente.

    Pastaj mund te shtohet distanca mesatare qe udheton nje person ne dite, dhe kjo besoj se do nxjerre qe Amerikanet udhetojne me shume dhe duhet te kene me shume aksidente.

    Etj etj etj. Per keto e kisha fjalen qe nuk mund te llogarisim cdo gje.
    Qyfyre arsyeto me llogjike. Keto qe po diskuton ti (dendesi, airbag, vit prodhimi mjetesh) jane shkaqe ose shpjegim pse ndodhin aksidente. Ne po debatonim si fakt dhe krahasim ne vetvete, ku jane aksidentet me problem, dhe kjo mund te behet vetem duke i barazvleresuar njesite, dmth. aksidente per person per makine. Me kete njesi, qe faktikisht eshte njesia baze qe perdoret per kete lloj krahasimi, Shqiperia del shume me keq. Edhe brenda perbrenda SHBA-se, kjo njesi perdoret. Nuk thuhet se ne Texas ka kaq aksidente per person per airbag krahasuar me Nju Jork ku ka aq aksidente per airbag per njesi dendesie.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ver : 15-09-2010 më 11:39

  16. #96
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Ver Lexo Postimin
    OK elinokton, po vazhdoj une pra qe te mesosh ti dhe te tjeret sidomos the admiral me siper qe besojne statistikat e gazetareve idiote
    po pse flet kot ore zoteri????
    kush te tha qe jane shifra gazetaresh idiote???

    keto shufra i ka publikuar edhe ISTAT...
    hajde shkence hajde!!!!!!
    Vasudhaiva Kutumbakam

  17. #97
    Citim Postuar më parë nga Ver Lexo Postimin
    Qyfyre arsyeto me llogjike. Keto qe po diskuton ti (dendesi, airbag, vit prodhimi mjetesh) jane shkaqe ose shpjegim pse ndodhin aksidente. Ne po debatonim si fakt dhe krahasim ne vetvete, ku jane aksidentet me problem, dhe kjo mund te behet vetem duke i barazvleresuar njesite, dmth. aksidente per person per makine. Me kete njesi, qe faktikisht eshte njesia baze qe perdoret per kete lloj krahasimi, Shqiperia del shume me keq. Edhe brenda perbrenda SHBA-se, kjo njesi perdoret. Nuk thuhet se ne Texas ka kaq aksidente per person per airbag krahasuar me Nju Jork ku ka aq aksidente per airbag per njesi dendesie.
    Thua ti qe matet me aksident/makine. Une them matet aksident/person. Secili merr ate qe i intereson.

    Ato qe thashe une jane shkaqe pse rritet numri ne Shqiperi. Amerikani perplaset me 100 km/ore si p.sh por shpeton se ka airbag. Shqiptari perplaset me te njejten shpejtesi por vdes se ka makine me te vjeter dhe pa airbag. Kjo nuk do te thote se amerikani i jep me mire makines, thjesht ka makine me te mire.

    Prandaj statistikat nuk jane aq te thjeshta per tu lexuar e per tu analizuar.

  18. #98
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lezhë-Tiranë, aksident i rëndë, 5 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë
    LINDITA KOKAJ | 21/09/2010
    Shekulli
    Rreth orës 14:15 një aksident i rëndë është shënuar në superstraden Lezhë-Tiranë, vetëm 100 metra larg Kryqëzimit të Ishull Lezhës. Burime policore bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë 3 automjete: kamion trajl me targa LU 98 42 B, me drejtues shtetasin Elmaz Demaj 51 vjeç si dhe 2 autovetura, "Fiat Bravo" me targa të huaja AH 517 ZA me drejtues shtetasin Zef Lleshi, 30 vjeç nga Barbullushi i Shkodrës dhe automjeti "Benz" me targa SH 14 01 E me drejtues shtetasin Senad Ramja nga Shkodra. Si rezultat i përplasjes së këtyre automjeteve, policia bën të ditur se janë plagosur rëndë drejtuesi i Fiatit, Zef Lleshi 30 vjeç nga Shkodra si edhe një pasagjer Gëzim Marku, 35 vjeç nga fshati Gjadër i Lezhës, ndërsa është plagosur lehtë pasagjeri Eduart Gjeçi 26 vjeç nga fshati Stajkë i Shkodrës. Të lënduarit janë transportuar menjeherë në spitalin rajonal të Lezhës , ndërsa mësohet se Zef Lleshi dhe Gëzim Marku janë transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit

  19. #99
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Gjirokastër, përplasen dy makina, pesë të vdekur dhe 1 i plagosur

    Gjirokastër, përplasen dy makina, pesë të vdekur dhe 1 i plagosur
    ENTELA BANI | 07/10/2010 | LAJM I FUNDIT | Shekulli
    UPDATE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor rural Gjirokastër -Komuna Lunxhëri, ku nga përplasja e dy makinave gjetën vdekjen 5 persona dhe një është plagosur. Si pasojë e përplasjes, automjeti tip Mitsubishi Pajero, ka dalë nga rruga dhe është batuar, ku ka gjetur vdekjen e mënjehershme drejtuesi i automjetit shtetasi Thoma Qëndro.


    Në të njëjtin automjet udhëtonin edhe katër shtetas të tjerë tashmë të identifikuar, Froso Qëndro , rreth 53 vjeç, nëna e shtetasit Thoma Qëndro, nga Zagoria. Lida Qëndro, rreth 40 vjeç,(nusja e kushëririt të parë të shtetasit Thoma Qëndro, nga Zagoria). Zoga Sotiri , rreth 83 vjeç, lindur dhe banuese në Zagorie(tezja e babit të shtetasit Thoma Qëndro). Ksenofon Meksi, rreth 58 vjeç, lindur dhe banues në Zagorie Gjirokastër( bashkëfshatar i tyre).


    Shkak për aksidentin duket se ka qenë shpejtësia e madhe e makinës tip Mitsubishi me të cilën po udhëtonte shtetasi Thoma Qëndro. Sipas policisë si pasojë e shpejtësisë Qëndro ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur përsëri në rrugë ku dhe është përplasur me automjetin tip Benz.


    Aksidenti ndodhi në aksin rrugor rural Gjirokastër -Komuna Lunxhëri, në afërsi të fshatit Valare. Për pasojë automjeti tip Mitsubishi Pajero, me targa Gj 17 10 B është përplasur me automjetin tip Benz me traga Gj 94 73 A, i cili drejtohej nga shtetasi Mysteak Zhupa 58 vjec nga Gjirokastra.


    Policia tha se po vazhdojne hetimet, ndersa ka shoqeruar shtetasin Mysteak Zhupa i cili shpetoi pa lendime nga aksidenti.

  20. #100
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Makina përplaset me një trajler, 2 të vdekur, 3 të plagosur



    KAVAJE - Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Kavajë-Plepa, në vendin e quajtur Mali i Robit.

    Përplasja e një makine tip fuoristradë me një trajler ka qënë fatale për dy nga pasagjerët që udhëtonin në fuoristradën me targa të Tiranës 0670 D.

    Burime nga spitali i Durrësit bëjnë të ditur se Idriz Gurra ishte drejtuesi i fuoristradës dhe Pranvera Gura 25 vjec, ndersa të plagosurit jane Bujar Gurra 35 vjec, vëllai i viktimës dhe bashkëshort i 25 vjecares Pranvera Gura si dhe dy fëmijët e viktimës Erigels dhe Resi Gurra. Pesë të aksidentuarit po udhëtonin në automjetin nga Tirana në drejtim të kundërt me trajlerin me targa të Matit.

    Me të marrë sinjalizimin për ngjarjen, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë. Ndërkaq është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit tip trajler targa MT 27 45 A, Artur Mallkuci 36 vjec.

    Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

    (e.n/BalkanWeb)

Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •