Close
Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 411
  1. #41
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    DURRËS- Në harkun kohor të 24 orëvë, në qytetin e Durrësit janë shënuar 5 aksidente me pasojë vdekjen e dy personave.

    Aksidenti i parë me pasojë vdekjen e një kalimtari, ka ndodhur në orët e para të ditës, ku sipas policisë rreth orës 10.00 në vendin e quajtur "Sheshi Pranvera" në Durrës, ku janë të përqëndruar linjat e autobuzëve urbanë të ketij qyteti drejt plazhit dhe lagjeve periferike, autobuzi urban i linjës Spitallë-Durrës ka aksidentuar duke lënë të vdekur një këmbësor rreth 31 vjec, banues në Durrës.

    Ndërkaq në orët e mbrëmjes të së dielës në autostraden Tirane-Durres e pikerisht në vendin e quajtur "Mbikalimi i Sukthit" nje 45 vjecar, banues ne Tirane, duke drejtuar nje mjet fuoristrade Mitsubishi ka aksidentuar me pasojë vdekjen nje këmbësor 57 vjec, banues ne Sukth.

    Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve.
    Pak jane nga ata qe e marrin patenten ne menyre te ndershme se te tjeret i marrin sikur te ishin karamele,marrin veten ne qaf dhe te tjeret.O Evrope prit se po vijme
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    700 persona ne vite mbyten nga makinat. Kur i shtojme kesaj. 7000 te tjere humbin jeten nga hakmarrja dhe belat e ndryeshme. Kur i shtojme kesaj edhe renjen shume te madhe te natalitetit, na del se '' Shqiperia i ka sendet mire''.
    A thue mendon kush per popullin shqiptar ???
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  3. #43
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Normale, nuk respektohen rregullat themelore te qarkullimit dhe nuk behet asgje per te detyruar ata qe i shkelin t'i resepektojne. I vihet gjobe ndonje varfanjaku, ndersa atyre qe e perdorin makinen ne menyre kirminale, duke ecur jashte cdo limiti, nuk u behet asgje!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  4. #44
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lushnje, 2 aksidente me 2 të vdekur njëra kalimtare
    Lushnje, 2 aksidente me 2 të vdekur njëra kalimtareLUSHNJE- Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij, ndërsa janë plagosur por jashtë rrezikut për jetën 3 personat e tjerë që udhëtonin me të në aksin nacional Fier- Lushnje. Aksidenti ndodhi sot në orët e para të mëngjesit pikërisht afër vendit ku zakonisht ndalojnë drejtuesit e automjeteve për të pushuar. Mjeti tip benz veture me targa GJ 8391 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Spiro Gj. 46 vjec ndërsa janë plagosur 3 pasagjerët.

    Në një tjetër aksident në lagjen “Skënder Libohova” të qytetit të Lushnjes një mjet me targa të huaja ka aksdientuar për vdekje një këmbësor. Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21.00 në një rrugë dytësore të qytetit. Mjeti tip fuoristradë me targa të huaja I drejtuar nga shtetasi Rafael Sefa ka aksidentuar kembesoren 83 vjecare me inicialet M.P, e cila ka gjetur vdekjen edhe pse I është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal të Lushnjes.Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.
    Ajo ka gjetur vdekjen edhe pse i eshte dhene ndihma mjekesore ne Spitalin Rajonal Lushnje. Nga strukturat e Komisariatit te Policise Lushnje vazhdon puna per kapjen e autorit te aksidentit i cili eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
    (s.g/BalkanWeb)

  5. #45
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Fushe Kruje-Lezhe, 2 aksidente me 6 të plagosur
    Fushe Kruje-Lezhe, 2 aksidente me 6 të plagosurLEZHE- Dy aksidente brenda pak orëve, kanë ndodhur paraditen e sotme në superstadën Fushë Krujë-Lezhë, me 6 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

    Sipas burimeve policore, aksidenti i parë ndodhi rreth orës 06.30 të mengjesit ku nj një mjet tip Volzvagen me targa angleze ka bërë një parakalim të gabuar. Gjatë parakalimit janë hapur dyert e mjetit, të cilat ishin të pasiguruara me parë, duke bërë që tre personat që ndodheshin në këtë automjet të lëndoheshin edhe pse fatmirësisht pa pasoja për jetën.

    Nga informacionet e marra nga policia mesohet se aksidenti i dytë ka ndodhur në orën 10.10 minuta të ditës së sote.
    Dy automjete, një trajler dhe një fuoristradë, që udhëtonin në kahe të kundërta me njeri – tjetrin, janë përplasur mes tyre, ndërsa ishin me shpejtësi tej normave të lejuara. Drejtuesi i automjetit Fuoristradë dhe dy pasagjerët që ishin me të kanë mbetur të plagosur rëndë t dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit ushtarak të Tiranës ku gjendja e tyre shendetesore shfaqet kritike për jetën. Ndërkohë për minuta të tëra qarkullimi në autostradë u bllokua, deri në largimin e automjetit tip trajler nga rruga.
    (s.g/BalkanWeb)

  6. #46
    O edvin,me çpo shoh unë ti i paske vënë detyrë vetes të raportosh çdo aksident që ndodh në Shqipëri.Do ta nxjerrësh forumin nga binarët.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Cudi gjithe keto aksidente,edhe pse Policia Rrugore ne Shqiperi me eshte dukur shume e ashper
    Kur kam qene me familjen me makine na eshte dashur qe cdo 15 minuta te na ndalonin,jo pse dritat jo pse kjo jo pse ajo,dhe kemi paguar vetem per nje dite me shume sa mund te kem paguar ketu ne Gjermani per nje kohe te gjate
    Interesant!
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  8. #48
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Aksidenti, plagoset i ati i deputetes dhe 3 murgesha
    Mark Brunga | 26/07/2010
    Një tjetër aksident është regjistruiar në afësri të fshatit Luz të Fushë Krujës, rreth orës 10.00, ku një makinë Land Rover është përplasur me dy trajlera, duke shkatuar edhe plagosjen rëndë të shtetasit Gjergj Hoti ( i ati i deputetes së Partisë Demokratike për Kurbinin Pavlina Hoti), drejtues i autoveturës si dhe tre murgeshave të kishës së Mamurrasit, të cilat sapo ishin kthyer nga Italia dhe po udhëtonin për në Mamurras. Kjo ka sjellë edhe bllokimin e rrugës nacionale për më shumë se katër orë. Megjithë përpjekjet e policisë për zhbllokimin sa më shpejt të rrugës, për orë të tëra drejtuesit e automjeteve kanë shfrytëzuar rrugët dytësore, duke rënduar trafikun në këtë aks.


    E përplas makina, vdes 4-vjeçari
    Shekulli Online | 26/07/2010 |
    Nje 4 vjecar ka gjetur vdekjen ndërsa është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zallxhuxh në Mirditë. Mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga dy prindërit dhe është aksidentuar në momentin që ata po përpiqeshin të kalonin nga ana tjetër e rrugës. Në momentin e përplasje fëmija ka marrë plagë të rënda, dhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

    Sipas policisë është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që përplasi fëmijën 4 vjecar

  9. #49
    Qenka bere si teme lufte kjo

  10. #50
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Dite aksidentesh, dy persona humbasin jeten
    Shekulli Online | 27/07/2010 |
    Aksidentet vazhdojne te marrin jete njerezish, duke shtuar frikshem numrin e viktimave ne rruget e vendit.


    Dy persona kane mbeteur te vdekur ne dy aksidente te ndryshme. Nje person, emri i te cilet nuk eshte bere i ditur humbi jeten në aksin Lezhë-Shkodër, nderkohe nje tjeter ne Librazhd-Perrenjas.


    Sipas policise, viktima eshte identifikuar si 24 vjecari Marius Toska, i cili gjeti vdekjen pasi makina me të cilën po udhëtonte, tip fuoristradë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

  11. #51
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Qenka bere si teme lufte kjo
    Ashtu eshte, te ngasesh makinen ne Shqiperi eshte me keq se lufte. Cdo dite ka 2-3 te vdekur nga aksidentet me makina, nje shifer qe do ta kishte zili cdo lufte.

  12. #52
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ashtu eshte, te ngasesh makinen ne Shqiperi eshte me keq se lufte. Cdo dite ka 2-3 te vdekur nga aksidentet me makina, nje shifer qe do ta kishte zili cdo lufte.
    Njesoj si lajmet per ushtaret Amerikane qe vriten neper Irak e Afganistan. Aq, 2-3-4 ne dite vriten dhe ata.

  13. #53
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tepelenë, makina del nga rruga, 2 vdesin, 6 plagosen
    Tepelenë, makina del nga rruga, 2 vdesin, 6 plagosenTEPELENË- Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy personave, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Lopez, ku makina me targa të Tiranës 56 30 C, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar aksidentin.

    Policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se shkak për daljen e makinës nga rruga është bërë pakujdesia e drejtuesit të mjetit Zigur Tafilaj, i cili ka humbur edhe jetën. Viktima tjetër është një grua me inicialet SH. D.

    Po sipas burimeve të policisë, mes 6 personave të plagosur ndodhen edhe 2 fëmijë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse personat e përfshirë në aksident kanë lidhje gjaku midis tyre. Mësohet se ata janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa policia vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

    Një fëmijë 18 muajsh dhe një grua 33-vjec, pasagjerë në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme 40 km larg Tepelenës janë shtruar në Spitalin Ushtarak dhe po mbahen nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve.

    Këta të plagosur, të ndodhur edhe në gjendje më të rëndë janë transportuar menjëherë pas aksidentit me helikopter, ndërsa 4 të tjerët po kurohen në spitalin e Tepelenës. Makina që drejtohej nga drejtuesi Zigur Tafilaj ka rënë 50 metra poshtë rrugës, duke i shkaktuar atij dhe një pasagjereje vdekjen e menjëhershme.
    (m.a/BalkanWeb)

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Skandal skandal. U vrane e u sakatun njerzit neper rruge e autostrada nga qejfi i makinave. Pupupupu. Nuk digjoje nga keto ne kohen e Enverit kur ia hypshin kembeve te gjithe.

    Pale qe nuk kishte ne ate kohe barkderra sic jane bo cunat e rinj tashi qe rrine gjithe diten tu rrotullu timonin.

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Tiranë, një i vdekur në çdo 10 ditë nga aksidentet

    Një person humb jetën nga aksidentet rrugore çdo dhjetë ditë në kryeqytetin shqiptar. Kjo është mesatarja matematikore për 34 të vdekurit nga 344 aksidentet e ndodhura për tetë muajt e parë të vitit 2010, ndërsa lajmi konfirmohet nga të dhënat statistikore të njësisë rajonale të Policisë Rrugore për Tiranën, të cilave u referohet Gazeta Shqiptare.

    Viktimat për këtë vit rezultojnë të jenë në numër 12 të vdekur më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur statistikat regjistronin 46 të vrarë ne 357 aksidente. Ndërsa sipas policisë, janë intensifikuar kontrollet dhe ndëshkimet e kundravajtësve rrugorë kryesisht për shkelje që konsiderohen si shkaqe për aksidente, ndërsa mbetet mjaft problematike mungesa e kalimeve të veçanta për këmbësorë apo mungesa e ndriçimit dhe shenjave në disa pjesë.

    Sipas statistikave, janari, shkurti dhe maji janë muajt më “të vështirë” për sa u përket aksidenteve. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Skandal fare eshte bere.

    Vdes nje njeri qe te nxjerri qejfin e makines nje kafshe i thone kesaj!

    Shkoni njehere te kryqezimi i zogut te zi te shifni ca behet. Ne nje krah rruga eshte me nja 10 korsi dhe nuk ka as semafor as vija te bardha asigjo. Policet rrine si hu gardhi nderkohe qe kembesoret presin gjys ose per te kalu rrugen. Pastaj ja fusin me vrap dhe i shtyp makina ne sy te policit mundesisht, qe direkt e shenon rastin ne bllok per tja shtu listes se statistikave.

  17. #57
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Një person humb jetën nga aksidentet rrugore çdo dhjetë ditë në kryeqytetin shqiptar. Kjo është mesatarja matematikore për 34 të vdekurit nga 344 aksidentet e ndodhura për tetë muajt e parë të vitit 2010, ndërsa lajmi konfirmohet nga të dhënat statistikore të njësisë rajonale të Policisë Rrugore për Tiranën, të cilave u referohet Gazeta Shqiptare.

    Viktimat për këtë vit rezultojnë të jenë në numër 12 të vdekur më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur statistikat regjistronin 46 të vrarë ne 357 aksidente. Ndërsa sipas policisë, janë intensifikuar kontrollet dhe ndëshkimet e kundravajtësve rrugorë kryesisht për shkelje që konsiderohen si shkaqe për aksidente, ndërsa mbetet mjaft problematike mungesa e kalimeve të veçanta për këmbësorë apo mungesa e ndriçimit dhe shenjave në disa pjesë.

    Sipas statistikave, janari, shkurti dhe maji janë muajt më “të vështirë” për sa u përket aksidenteve. /Telegrafi/
    Arritje e madhe! 12 vete me pak. Ne vitin 2025 do te kete 45 te vdekur me pak ne aksidente gjate kesaj periudhe, si pasoje e shume pak personave te mbetur gjalle ne rruget e Shqiperise....

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    cmenduri, nje gje qe kam frike kur shkoj ne shqiperi eshte rruga...njerzit aty nisin makinen si ne videogame
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  19. #59
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Per si i japin makines atje dhe se si e interpretojne kodin rrugor, ky eshte rezultat pozitiv!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  20. #60
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Edhe une u befasova ne Shqiperi!
    Ne shume rruge hasja ne permendore per njerzit qe kishin humbur jeten ne aksidente trafiku!
    Sidomos ne rrugen qe ishte per ne Sarand.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •