Close
Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 411
  1. #21
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Autostrada pa drita, rruge pa viza, pa polic rrugore, pa semafore = kaos!
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  2. #22
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anëtarësuar
    07-10-2004
    Postime
    638
    Une u tmerrova kur u ktheva ne Shqiperi mbas ca kohe mungese. Shqiptaret nuk rrespektojne automjetet qe ne nje sekond pakujdesie kthehen ne nje arme qe peshon me tonelata.
    Nje dite kur une isha ne makine, dhe isha afer Fushe Krujes duke u ngjitur ne nje ure, me vijne perballe 2 makina, njera ne korsine e saj dhe tjetra ne korsine time...me shume se u friksova ngela me goje hapur. Si mundet tjetri te hyje ne korsine time pa patur idene se cfare gjendet pertej sepse qartesisht ai nuk me shikonte mua sic une nuk e shihja ate kur ngjitesha ures.
    Nga pikpamja e kembesorit as e cante koken njeri fare, me vinte tjetri me shpejtesi dhe ndalonte 1 meter larg kembeve me makine dhe PASTAJ me jepte shenje te kaloja.
    Nje dite desh me perplasi nje djalosh qe me ngadalsim minimal mori kthese nga rruga kryesore ne rrugicen qe une po pershkoja.
    Im ate e ka thene mire, ne Shqiperi u ben kalitje ushtarake nervave. Jo faleminderit.
    "Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    nje fshat zhduket nga aksidentet ,nje tjeter fshat zhduket nga vetevrasja,do eci ai vend do eci

  4. #24
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tiranë, aksidenti në autostradë, 3 të vdekur
    Tiranë, aksidenti në autostradë, 3 të vdekurTIRANË-Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë- Durrës ka cuar në tre numrin e të vdekurve.
    Astrit Doci, 45 vjec, drejtuesi i taksisë me targa TR 211 C ndërroi jetë në spital, ndërsa dy viktimat e tjera, pasagjerë mbetën të vdekur në vendin e aksidentit.

    Rreth orës 22:00 të së enjtes mjeti në të cilën udhëtonin viktimat është përplasur me një kolonë ndarëse të një karburanti në kilometrin e 6-të autostradës. Drejtuesi Astrit Daçi 45 vjec ka humbur kontrollin e makinës në përpjekje për të evituar takimin me një tjetër mjet por është përplasur me betonin.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, përplasja e taksisë ka qënë aq e fuqishme sa është ndarë në dysh.

    Njëra prej viktimave, femër e moshës 20 vjec. Vajza ishte me origjinë nga Kosova dhe quhet Legjenda Sadikaj. Bashkë me të ka qënë duke udhëtuar edhe një djalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
    (s.g/BalkanWeb)

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Rama dhe Shalesi thone vazhdimisiht, se Tirana eshte shembulli se si duhet te jete gjithe Shqiperia.
    Po pse me ka len truni mua te degjosh Ramen dhe Shalsin ca thon?

    Po nese kane thene me verte se Tirana duhet te jete shembull, per mua kane te drejte. Dhe une ashtu them. Ashtu thone dhe shqiptaret qe kane levizur cereku ne Tirane. A eshte perfekte? Jo, shume shume larg biles.

  6. #26
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shkodër, vdes në aksident një 21-vjecar
    Shkodër, vdes në aksident një 21-vjecarSHKODËR- Një 21-vjecar nga Barbullushi i Shkodrës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pranë plazhit të Velipojë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën pranë plazhit. Sipas policisë automjeti tip Fiat me targa Shkodre 37 35 E është përplasur me një automjet tip benz me targa Shkodre 31 17 D që drejtohej nga Vladimir Shenjo.

    Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i Fiatit 21-vjecari Ervis Qarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat bënë të mundur dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit tjetër. Në bazë të dhënave paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Po ku mos te behen aksidente ne shqiperi?
    > A i keni pare rruget? Ka me shume gropa ne asfalt sesa jashte asfaltit dhe fosforeshentet anes rruges i shkulim per t'ju a vene bicikletave e karrocave.
    > Gjysma e shqipetareve i kane patentat te blera dhe trecereku kane probleme me syte por nuk e dine.
    > Pastaj mos guxo te parakalosh se eshte ofeze dhe kalon ne ceshtje personale.
    > Nje pjese e mire kane inat derri po ja bere me drita hap rrugen dhe me e keqja eshte se i rrine ngjitur tjetrit si me 20km/ore ashtu dhe 120 km/ore.
    > Pefundimisht, duhet goxha fat.
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #28
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tiranë, aksidenti, një i vdekur një tjetër i plagosur
    Tiranë, aksidenti, një i vdekur një tjetër i plagosurTIRANË- Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur sot pasdite në Tiranë. Viktima është 75-vjecarja, Bihana Ruci ndërsa i plagosur rëndë në spital, ndodhet një i afërm i saj, Halit Drixhi 65-vjec.
    Aksidenti ndodhi orët e pasdites në rrugën e Porcelanit, kur dy të aksidentuarit kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ata janë përplasur nga një motorr në të cilin udhëtonin dy persona.

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët sqarojnë se motorri është përplasur fillimisht me një makinë tip benz dhe më pas ka aksidentuar dy të moshuarit. Përplasje nga e cila, 75-vjecarja, Bihana Ruci ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë blutë e Tiranës kanë bërë të mundur shoqërimin në polici të drejtuesit të motorrit dhe të makinës.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  9. #29
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Edhe nje lufte konvencionale do ta kishte zili kete bilanc viktimash qe shkakton trafiku shqiptar..

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Ja ku i keni shifrat e Instat per aksidentet automobilistike:

    http://www.instat.gov.al/graphics/do...TRN2008/t1.xls

    Jane me mijra ne shkalle vendit, disa qindra ne Tirane.

    Skandal!

    Me keto shifra vdekjeje dhe plagosje te te pafajshmve duhej qe televizori te mos pushonte nate e dite duke bere reklama anti-ngarje-makine. Por televizionet tona - perfshire dhe TVSH-ne publike - e kane mendjen tek Big Brother.

  11. #31
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Ver Lexo Postimin
    Ja ku i keni shifrat e Instat per aksidentet automobilistike:

    http://www.instat.gov.al/graphics/do...TRN2008/t1.xls

    Jane me mijra ne shkalle vendit, disa qindra ne Tirane.

    Skandal!

    Me keto shifra vdekjeje dhe plagosje te te pafajshmve duhej qe televizori te mos pushonte nate e dite duke bere reklama anti-ngarje-makine. Por televizionet tona - perfshire dhe TVSH-ne publike - e kane mendjen tek Big Brother.
    1559 te plagosur a te vrare, nga keta 303 te vdekur ne 2008...kush e di si eshte bilanci ne 2010...Big Brother eshte si droge per njerezit, i mban ne endrra, ndersa nga 300 000 makina qe jane ne rruget shqiptare, 300 nga ato ne vit, do te shkojne per ferr, bashke me shoferet e pasagjeret e tyre...

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e diita
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    De
    Postime
    283
    Sa here kam qen ne Shqiperi kam pare aksidente rruges. Vozitesit atje ishin shum te pakujdeshem,, saqe kur me kujtohet me kap frika.
    Duhet shteti te nderrmarre masa.

    Zoti i rujt!
    Heimat ist Heimat!

  13. #33
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    faji eshte vetem i policise. ajo nuk ve gjoba per ata qe ecin keq, ajo nuk respekton kembesoret por i jep prioritet makinave, ajo nuk del per kontroll por rri neper kafenera.

  14. #34
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sezoni turistik shton aksidentet në rrugë
    16/05/2010
    Gazeta Shqip

    Një i ri vdiq të premten në mbrëmje në Velipojë. Disa turistë nga Tetova u plagosën rrugës për në Vlorë

    Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur rreth orës 22:30 të së premtes, në afërsi të plazhit të Velipojës. Policia e Shkodrës njoftoi se viktimë e këtij aksidenti është shtetasi Ervis Qarri, 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush të Shkodrës, ndërsa është plagosur lehtë shtetasi Vladimir Shenja, nga Velipoja. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një “Mercedes Benz” që drejtohej nga Vladimir Shenjo dhe një “Fiat” që drejtohej nga Ervis Qarri. Si pasojë e përplasjes së fortë të këtyre dy automjeteve që lëviznin në drejtime të kundërta, ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, Ervis Qarri. Me gjithë ndihmën e dhënë në spitalin e Shkodrës, ai nuk ka mundur të shpëtojë, për shkak të plagëve të rënda të shkaktuar nga përplasja. Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin Vladimir Shenja, i cili dyshohet të jetë shkaktar i këtij aksidenti.
    Aksident në Levan, plagosen tre persona

    Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në hyrje të fshatit Levan të Fierit, përgjatë rrugës kombëtare Fier-Vlorë. Një furgon me targa të Tiranës është përplasur me një veturë ku udhëtonin katër persona dhe për pasojë janë plagosur pesë persona, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë. Burimet policore thonë se pesë të plagosurit, katër prej të cilëve ishin në makinën me targa të Fierit, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

    Pak minuta përpara aksidentit të rëndë të ndodhur në Levan, një tjetër aksident është shënuar në rrugët e Fierit, ku janë përfshirë dhjetëra turistë nga Maqedonia. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në daljen perëndimore të qytetit të Fierit, me drejtim qytetin e Vlorës. Autobusi me targa të Tetovës është përplasur me një veturë me targa të Fierit. Përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht pasojat nuk kanë qenë të rënda. Burimet e policisë tregojnë se në autobus ndodheshin disa të rinj nga Maqedonia, që ishin nisur nga Tetova për disa ditë pushimesh në Shqipëri. Disa prej tyre kanë marrë plagë të lehta, ndërkohë që janë plagosur lehtë edhe tre personat që ndodheshin në veturë. Policia mësohet se ka nisur procedimin penal për drejtuesin e autobusit.

  15. #35
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Aksident i rëndë në Milot -Fushë Krujë vdesin dy të rinj
    Aksident i rëndë në Milot -Fushë Krujë vdesin dy të rinjMILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot -Fushë Krujë, ne vendin e quajtur kryqëzimi i Patokut, me pasojë vdekjen e 2 të rinjve.

    Djemtë ishin duke udhëtuar me një motocikletë teksa janë përplasur me një mjet tip kamioncinë me targa LA0261A e cila drejtohej nga shtetasi K.Lleshi.

    Përplasja ka qenë fatale për 20 vjecarin Zef Turja, ndërsa shoku i tij Alban Zajçi është nisur në gjendje të rëndë drejt spitalit, por nuk ka mundur t'u rezistoje plagëve.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit te rëndë që i kushtoi jetën dy të rinjve.
    (e.n/BalkanWeb)

  16. #36
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sarandë, aksidenti, vdes 78-vjecari plagoset një tjetër
    Sarandë, aksidenti, vdes 78-vjecari plagoset një tjetërSARANDË- Aksident i rëndë në hyrje të Sarandës. Mjeti tip Benz me targë SR 18 22 B që ishte duke udhëtuar në drejtim të Ksamilit me drejtues shtetasin Zenun Mero, 60 vjeç banor i Ksamilit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë në një lartësi rreth 30 m.

    Gjatë daljes nga rruga mjeti ka marrë përpara një kalimtar 78 vjecar, Koço Nika, i cili është tërhequr zvarrë nga automjeti dhe ka pësuar godititje në kokë, duke humbur më pas jetën gjatë transportimit për në spital.

    Drejtuesi i mjetit, Zenun Mero 60 vjeç nga rënia poshtë e mjetit është plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në repartin e kirurgjisë në spitalin e Sarandës. Për shtetasin Zenun Mero për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është marrë masa e ndalimit nga komisariati i Sarandës.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  17. #37
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ngjarjet tragjike janë regjistruar nga policia në qytetin e Vlorës, Elbasanit dhe Korçës

    Dy persona të vdekur dhe pesë të plagosur janë shënuar nga aksidentet rrugore në Vlorë, Elbasan dhe Korçë. Aksidenti më i rëndë është shënuar në fshatrat e Vlorës, ku një i ri ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi dje në mesditë, në afërsi të segmentit rrugor në fshatin Ceprat. Katër të rinjtë nga Llakatundi udhëtonin drejt Vlorës, ndërkohë që shkak është bërë shpejtësia. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë e përplasjes ka vdekur 22-vjeçari Ervis Danaj. Tre të rinjtë e tjerë i kanë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës. Mjekët thanë se gjendja e tyre është e rëndë. Ndërsa në Elbasan, një 31-vjeçar është dërguar pa jetë në spital, pas një aksidenti me traktorin e tij. Fluturim Myrta, 31 vjeç, banues në fshatin Lleshan, është dërguar në spital nga të afërmit, të cilët kanë treguar se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Lleshan, ku është rrëzuar mjeti dhe e ka zënë poshtë. Ndërkaq, një mjet me targa greke që udhëtonte në drejtim të Korçës ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:10, në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi. Blerim Laze, 29 vjeç, dhe shoku i tij, Erjon Nuriu, 28 vjeç, të dy nga fshati Ravonik, janë transportuar drejt spitalit civil të Korçës, me plagë të rënda. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka përcaktuar si shkak çarjen e gomës së parë të mjetit, ndërsa ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në rrugë nacionale. Mjeti me targa greke ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një arë, ndërsa për shkak të trajektores së përshkuar dhe kanalit ka pësuar dëmtime të shumta, deri në plagosjen e dy pasagjerëve. Sipas policisë, të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

  18. #38
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Sarandë, aksidenti, vdes 78-vjecari plagoset një tjetër
    Sarandë, aksidenti, vdes 78-vjecari plagoset një tjetërSARANDË- Aksident i rëndë në hyrje të Sarandës. Mjeti tip Benz me targë SR 18 22 B që ishte duke udhëtuar në drejtim të Ksamilit me drejtues shtetasin Zenun Mero, 60 vjeç banor i Ksamilit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë në një lartësi rreth 30 m.

    Gjatë daljes nga rruga mjeti ka marrë përpara një kalimtar 78 vjecar, Koço Nika, i cili është tërhequr zvarrë nga automjeti dhe ka pësuar godititje në kokë, duke humbur më pas jetën gjatë transportimit për në spital.

    Drejtuesi i mjetit, Zenun Mero 60 vjeç nga rënia poshtë e mjetit është plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në repartin e kirurgjisë në spitalin e Sarandës. Për shtetasin Zenun Mero për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është marrë masa e ndalimit nga komisariati i Sarandës.
    (m.a/News24/BalkanWeb)
    Ky duhet denuar per vrasje, jo per shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

  19. #39
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Aksident në aksin Lezhë-Shkodër 5 të plagosur
    Aksident në aksin Lezhë-Shkodër 5 të plagosurLEZHË- Aksident automobilistik me një bilanc 5 të plagosur ka ndodhur pasditen e së hënës në superstraden Lezhë-Shkodër. Në orën 15:30 në afërsi të fshatit Dajc të Lezhës një automjet tip Volsvagen me targa TR 3993D që drejtohej nga shtetasi Prekë Gjoka ka tentuar të parakalojë një kamion në mënyrë të gabuar. Të dy këto automjete po lëviznin në drejtim të Lezhës. Si rezultat i parakalimit të gabuar dhe e lëvizjes me shpejtësi Volsvageni është përplasur me automjetin tip Benz Mercedes me targa SH 4623C që drejtohej nga shtetasi Arben Loku, që po lëvizte në drejtim të Shkodrës.

    Nga përplasja e këtyre 2 automjeteve janë dëmtuar rëndë drejtuesi i Volsvagenit Prekë Gjoka 60 vjec si edhe Zojë Gjoka 54 vjece që po udhëtonte në këtë automjet. Gjithashtu kanë marrë dëmtime të lehta pa rrezik për jeten edhe drejtuesi i benzit dhe dy shtetas italianë pikërisht, Arben Loku 44 vjec, Giovani Altovilla 42 vjec si edhe Alesio Jantola 40 vjec të cilët janë derguar në spitalin e Lezhës, ndërsa ciftiGgjoka në drejtim të spitalit Ushtarak të Tiranës.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  20. #40
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    DURRËS- Në harkun kohor të 24 orëvë, në qytetin e Durrësit janë shënuar 5 aksidente me pasojë vdekjen e dy personave.

    Aksidenti i parë me pasojë vdekjen e një kalimtari, ka ndodhur në orët e para të ditës, ku sipas policisë rreth orës 10.00 në vendin e quajtur "Sheshi Pranvera" në Durrës, ku janë të përqëndruar linjat e autobuzëve urbanë të ketij qyteti drejt plazhit dhe lagjeve periferike, autobuzi urban i linjës Spitallë-Durrës ka aksidentuar duke lënë të vdekur një këmbësor rreth 31 vjec, banues në Durrës.

    Ndërkaq në orët e mbrëmjes të së dielës në autostraden Tirane-Durres e pikerisht në vendin e quajtur "Mbikalimi i Sukthit" nje 45 vjecar, banues ne Tirane, duke drejtuar nje mjet fuoristrade Mitsubishi ka aksidentuar me pasojë vdekjen nje këmbësor 57 vjec, banues ne Sukth.

    Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve.

Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •