Close
Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 411
  1. #341
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Sa kohe qe ne Shqiperi patenta do blihet me leke dhe pa bere kurs keto aksidente do ndodhin perhere.

    Kot per kuriozitet a ma shpjegon dot dikush, ky ministri i transportit a eshte ne dijeni te kesaj gjeje apo jo?
    Nese jo si tja bejme ti cojme nje mesazh?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #342
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Katastrofe e madhe me kete popullate ,qe nuk respekton asnje ligje .

  3. #343
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    sot ska pas aksidente shyqyr zotit
    kush a ministri transportit
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #344
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    sot ska pas aksidente shyqyr zotit
    kush a ministri transportit
    Kronikë, Lajm i fundit|14/11/2011 18:11
    Aksident në Elbasan, vdes 55- vjeçari
    Në Elbasan ndodhi para pak momentesh një aksident me pasoj vdekjen e një 55-vjeçari. Burime nga Policia e Elbasanit bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit Idriz Hysa humbi kontrollin e makinës.

    Automjeti i tij doli nga rruga duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe po heton rreth rrethanave të tij.

  5. #345
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Trafiku i komunikacionit ne Shqiperine e vogel eshte be sikur ne Shqiperi te jete lufte ,per c'do ore dhe minut raportohet per te vdekur dhe te lenduare ne trafik .

    Ky fare Minister i Transportit ,a eshte ne dijeni se popullata shqipetare u sakatos,duke mos respektuare asnje rregull ne trafik.

  6. #346
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sipas OBSH:

    The leading causes of death are circulatory diseases, cancer, external causes of injuries and poisoning, and respiratory diseases. Road accidents are becoming a very pressing issue, with over 300 people killed every year.
    http://www.euro.who.int/en/where-we-...ts-and-figures

    Shkaqet kryesore te vdekjes ne Shqiperi jane semundje zemre, kanceri, plagosje dhe helmime dhe semundje te frymemarrjes. E para ka lidhje me stilini e jetes dhe ate qe ha, te tjerat jane si pasoje e mjedisit (ajrit, ujit, tokes), kurse e fundit jane aksidentetet. Po ecen mire kombi...

  7. #347
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|17/11/2011 11:27
    Makina del nga rruga, 1 vdes, 3 plagosen

    Një aksident i ndodhur pak më parë në Përrenjas i ka marrë jetën një 37-vjeçari dhe ka lënë të plagosur tre të tjerë.

    Mësohet se si pasojë e daljes nga rruga të automjetit pa targa, ka humbur jetën drejtuesi i tij, Festim Bogdani, 37 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Avni, Medat e Besim Bogdani, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

    Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Rrajcë. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

  8. #348
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Laç- Lezhë, dy aksidente me dy të vdekur e 3 të plagosur

    Kronikë, Lajm i fundit|17/11/2011 16:30
    Shekulli
    Laç- Lezhë, dy aksidente me dy të vdekur e 3 të plagosur

    Para pak orësh ndodhën dy aksidente të rënda në aksin rrugor Laç- Lezhë. Si pasoj e tij humbën jetë dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.

    Aksidenti i parë ndodhi në zonën e rotondës së ishullit të Shëngjinit, ku shtetasi Simon Biba 41 vjeç, nga Kallmeti i Lezhës, po nxirrte makinën nga lavazhi në pronësi të tij dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

    Sipas informacioneve të fundit Biba ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Aksidenti tjetër ndodhi në Rrilës ku një fugon ka përplasur një kalimtar 14- vjeç, me inicialet N. A nga Rrila.

    14- vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka mbërritur menjëherë në të dyja vendet e ngjarjes dhe po heton rreth rrethanave të aksidentit.

  9. #349
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    20/11/2011

    Kronikë, Lajm i fundit|20/11/2011 19:15
    Aksident në Laç,në gjëndje të rëndë 15-vjeçarja
    Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak minuta më parë në afërsi të Fushë-Mamurrasit.

    Policia bën të ditur se një makinë ka përplasur një kalimtare, me iniciale B.L, 15 vjeç, e cila është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

    Mësohet se 15-vjeçarja është transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore ndërsa po lufton me jetën. Policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
    -------


    Kronikë, Lajm i fundit|20/11/2011 11:18
    Makina përplaset me furgonin e udhëtarëve, vdes 55-vjeçari

    Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen dhe 6 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kukës-Morinë.
    Ngjarja, e cila ka ndodhur në vendin e quajtur Breg Lumë, rreth 3 km nga qyteti i Kukësit, ka ardhur si pasojë e përplasjes së një automjeti me një furgon udhëtarësh.
    I vdekur në vend ka mbetur Naim Truma, i cili drejtonte automjetin e tipit Benz.
    Mendohet se shkak i aksidentit është bërë mjegulla e dendur që i ka penguar pamjen drejtuesit të mjetit.

    Të plagosurit janë dërguar në spital, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.

  10. #350
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    21 Nëntor 2011 - 10:03 | Analiza


    Tiranë, aksidenti me djalin e Rucit, vdes 1 e plagosur
    Tiranë, aksidenti me djalin e Rucit, vdes 1 e plagosurTIRANË- Ndërron jetë sot në Spitalin Ushtarak në kryeqytet njëra prej të plagosurave, e cila u përfshi në aksidentin e mbëmshëm, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet.

    Si pasojë e aksidentit, tre persona mbeten të plagosur rëndë, ndërkohë që njëra nga dy vajzat u shtrua në gjendje të rëndë në spital. Policia bëri të ditur se, në aksident u përfshi edhe djali i deputetit të PS-së, Gramoz Ruci.

    Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:20 ku një automjet Mini Cuper dhe një MBW X6 janë përplasur. Viktima së bashku me 2 të plagosurit e tjerë mësohet se udhëtonin me Mini Cuperin, ndërkohë që Ledio Ruci, djali kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci drejtonte automjetin BMW X6.

    Burime policore bëjnë me dije se makina e shtetasit Ledio Ruçi, i cili po ngjitej në unazë, ka hyrë në kryqëzim me shpejtësi dhe pas përplasjes me Mini Cooper-in e ka lënë atë pas dhe ka lëvizur diagonal, duke dalë nga kryqëzimi ka hipur në trotuar derisa është përplasur me muret e një Fast Food-i.

    Grupi hetimor mori djalin e Rucit në pyetje në lidhje me shkaqet e aksdientit, ndërkohë nga hetimet paraprake dyshohet se të dyja automjetet kanë qenë me shpejtësi të madhe, por do të jene hetimet që do të përcaktojne se cila nga automjetet ka qenë shkaktar për aksidentin e rëndë.
    (el.me/BalkanWeb)

  11. #351
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    3 te vdekur vetem diten e diel....pa llogaritur te vraret...ku po shkon o komb shqiptar?

  12. #352
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o djema a ka minister transporti a si quhet ky vendi jone i dashur?
    a duhet me dal me deklaru nej gja per keto qe po ndodhin apo eshte vec me vu firma e me rru tendera
    JO SEKS PARA MARTESE

  13. #353
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|21/11/2011 21:24
    Elbasan, aksidentohet makina e patrullës së policisë, pesë të plagosur

    Pesë persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në zonën e trenit, ku një mjet tip Mercedez-Benz me targa SH 7430 C u përplas me automjetin e patrullës së policisë së Elbasanit.

    Të aksidentuar kanë mbetur tre efektivë të policisë dhe dy persona civilë. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

    Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

  14. #354
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|23/11/2011 09:49
    Elbasan, makina përplas një të moshuar

    Një aksident ka ndodhur në Elbasan mëngjesin e sotëm.
    Mësohet se një i moshuar është përplasur nga një automjet teksa kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, duke mbetur i plagosur.
    I moshuari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit.
    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


    Kronikë, Lajm i fundit|22/11/2011 13:27
    Kamioni del nga rruga, një i vdekur

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në rrethin e Gramshit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rovje të Gramshi ku një kamion në të cilin udhëtonin 2 persona ka dalë nga rruga.
    Nga ky aksident humbi jetën drejtuesi i kamionit Ferat Rika si dhe është plagosur Shkëlzen Rika, i cili është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

  15. #355
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Perseri pergjaken rruget e Shqiperise

    Kronikë, Lajm i fundit|27/11/2011 10:41
    Durrës, aksident rrugor, 2 të plagosur
    Dy persona janë në gjendje të rëndë pas një aksidenti automobilistik që ndodhi në orët e vona të mbrëmje së djeshme në aksin Tiranë – Durrës. Në aksident u përfshin tre automjete që udhëtonin në drejtim të Durrësit.

    Sipas policisë Gazmend Gjoka, rreth 27 vjeç dhe Edmond Gjoka, 31 vjeç, të afërm me njeri-tjetrin po udhëtonin me një autoveturë tip Fiat, kur janë goditur nga dy automjete të tjera përkatësisht tip Benz dhe tip Ford.

    Gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit tip Fiat, Gazmend Gjoka është e rëndë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Goxhas, 10 km larg qytetit të Durrësit.


    Kronikë, Lajm i fundit|26/11/2011 17:56
    Aksident në Bulqizë, vdes 44-vjeçari
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pak minuta më parë në Fushë-Bulqizë.

    Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se në këtë aksident tragjik është përfshirë një motorçikletë e cila është përplasur nga një kamion.

    Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, 44- vjeçari Bashkim Snalla, me profesion minator.

    Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të kamionit si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

  16. #356
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Skandali seksual në Bisht te Pallës: Besova te shteti, kam 8 vjet pa mbrojtje

    Jetë, Kronikë, Shekulli Sot|27/11/2011 08:35
    Vajza që dëshmoi për skandalin seksual të Bisht Pallës: Besova te shteti, kam 8 vjet pa mbrojtje

    Intervistoi Lindita Çela

    Nuk i ka mbushur të 25-at por jeta e vrazhdë i ka lënë shenjat e saj. Sy të mbuluar nga rrudha që bëjnë të besosh se përballë ke një grua që i ka kapërcyer të 40-tat. Kjo është Xhoi, vajza që denoncoi vite më parë skandalin më të rëndë seksual ndër forcat tona të armatosura, atë të Bisht Pallës. Sot jeton nën zgrip të mjerimit. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, vajza vlonjate tregon kalvarin e saj, ku e shkuara me vulën e skandalit tashmë të harruar të vitit 2003, e ndjek pas si fruthi duke mos e lenë të ndërtojë një jetë të re.

    Ka qenë dëshmitarja kyç në një prej procesve “më të sukseshme” të trafikut të qënieve njerëzore. Skandali i shfrytezimit seksual te nje minoreneje, detyroi ministrine e Mbrojtjes te shkarkoje komandantin dhe 11 eprore te tjere te Distriktit te Pare Detar. Pas nje operacioni te shtrire ne Kosove, Durres, Pogradec, Korce, Vlore e Itali, 15 persona u arrestuan në verën e vitit 2003. Megjithatë sot është në mes të katër rrugëve dhe ende jeton me frikën e një hakmarrje.

    Xhoi, a mund të më thuash si ka qenë jeta jote pas denoncimit të skandalit të Bisht Pallës?

    Është e një tmerr i vërtetë. Çdo mëngjës dal nga shtëpia me shpresën se do të mund të gjej një vend pune. Rikthehem në shtëpi tepër e lodhur, më së shumti psikologjikisht. Jetoj në një dhomë, dhe kjo me qira. Prej kohësh kjo është dita ime. Kam bërë dhe kurse trajnimi, njëri për parukeri estetike dhe tjetri kompjuter, asgjë prej këtyre nuk më ka ndihmuar për të gjetur pune. Kam bërë kamarieren por edhe aty nuk më lanë gjatë.

    Pse, çfarë ndodh?

    Është një tmerr sapo mësojnë të shkuarën time. Vjen një moment që e mësojnë atë ngjarje. Dhe.. e kuptoni vetë. Ndryshe më pushojnë nga puna. Në këtë gjendje u bëra vite. Pas denoncimit që kam bërë vetëm të këqija kam patur në jetën time.

    Nuk ka insitucione që të kanë ofruar mbështetje?

    Përveç dy shoqatave në të cilat kam bërë kurset askush tjetër nuk më është ofruar për të më dhënë një dorë. Dua dhe unë të nisë jetën nga e para.

    Nëpër institucione shtetërore a ke shkuar?

    Përpjekjet e mia i kam bërë gjithëkund. Në zyrën e punës këtu në Tiranë, do të gjeni disa kërkesa të mia por thjeshtë jam përballur me heshtjen. Po kështu dhe në Bashkinë e Tiranës. Duke qenë se kryetari i ri gjatë fushatës elektorale premtoi vende pune për njerëz në nevojë, kam shkuar për të kërkuar takim. Kam bërë kërkese për punë dhe për t’u përfshirë në listën e të pastrehëve. Por deri më tani askush nuk më ka marrë në telefon për të më thënë qoftë edhe se për arsye të ndryshme kërkesat e mia janë të papërshtatshme.

    Aso kohe u tha që shteti të mori në mbrojtje..

    Jo. Kjo është thënë kot. Pas denoncimit mua më çuan në një qendër të strehimit të vajzave të trafikuara. Aty kam ndenjur për një preiudhë kohe. Thjeshtë na mbanin aty dhe kaq. Më thanë që do përfitoja statusin e mbrotjes së dëshmitarit, pra të merresha në mbrojtje nga shteti, por deri më sot nuk është bërë asgjë.

    Përse nuk e përfitove këtë status?

    Se nuk më është ofruar. Kur u vura në dijeni të këtij fakti më thanë se nuk mund ta përfitoja më se procesi ishte i mbyllur.

    Pse nuk kthehesh në Vlorë?

    Sepse nuk mund të kthehem më. Ajo që unë kam denoncuar se pari nuk falet nga familja ime. Pastaj edhe të akuzuarit kryesor jetojnë aty. E vetmja mundësi jetese për mua është Tirana, unë këtu mbijetoj. Kërkoj asistence sociale më thonë se duhet të jemë banore që nga viti 1992. Nuk kam as ku të fus kokën. Si ti duroj dhe kërcënimet?

    Të kërcënojnë?

    Pse, një herë? Disa herë

    Si kërcënojnë?

    Me telefon, sms-së, në forma të ndryshme.

    Ke bërë denoncim në polici?

    Po.

    Dhe çfarë ka ndodhur?

    Thjesht nuk janë marrë parasysh. Nuk pyet njeri, indiferentizëm total. Kam dëgjuar edhe etiketime tepër banale kur shkoj atje. Sapo kujtojnë kush jam.. sapo e shohin se kush jam, harroje se do të më ndihmojnë.

    Sa vjec ke qenë kur ke denoncuar ngjarjen?

    16

    Je penduar sot që ke denoncuar?

    Për mua ishte guxim i madh. Më mbajtën 8 javë atje në bazën ushtarake. Unë u shkatërrova. Gjithë këto vite, vetëm probleme, më është nxirë jeta. Eca me atë shpresën se çdo gjë do të ndryshojë të nesërmen. Po nuk ndodh kurrë kjo në këtë vend. Jetoj ende me peshën e paragjykimit. Më duket se diçka e keqe mund të më ndodhë nga sekonda në sekond.

    Je penduar që denoncove?

    Nuk jam penduar, jo…

    Beson se ka drejtësi?

    Unë jam munduar që të vihet drejtësi.. Megjithatë kjo nuk ka ndodhur në atë proces.

    Pse s’ka ndodhur, si mendon ti?

    Ka shumë arsye që nuk ka ndodhur. Një arsye është se dëshmitë e mia nuk janë marrë në bazë, ndoshta për shak të moshës sime. Personat që kanë abuzuar me mua janë të lirë, madje disa as nuk janë përfshirë në hetim ndërkohë që thuhet se drejtuesit e Distriktit Detar në Durrës janë shkarkuar për shak të akuzave të mia. Unë nuk kam akuzuar asnjë prej tyre. Kam përmëndur vendet ku me kanë çuar dhe emrat e personave që kanë abuzuar me mua duke më detyruar të kryej mardhënie seksuale. Sot e kësaj ditë unë nuk di se kush është dënuar por ama ajo që di me siguri është se njerëzit që kam denoncuar i kam parë të lirë, madje jam përballur me to.

    Me cilët je përballur?

    Nuk dua të përmend më emra. Ia kam lënë të shkuarës këtë. Kështu siç shkojnë gjërat në Shqipëri ende kam frikë. Më beso që është e tmershme që të shikosh dikë që të ka shkatërruar jetën dhe është i lirë. Sheh se ia ka hedhur paq, është e tmerrshme. Ndihesh e pafuqishme, ndihesh njeri kot. Ç’mund të bësh më? Unë denoncova.. Kot që denoncova



    “Do doja mos isha kjo që jam.. Por nuk më lenë të jem ndryshe”

    “Kam shpëtuar nga baza ushtarake, duke u hedhur nga makina, pasi donin të më çonin në një vend tjetër.. Kisha dëgjuar se në qytetin e Durrësit ekziston një shoqatë jetimësh. Ky ishte vendi i parë ku unë jam përplasur aso kohe. Me ndihmën e tyre jam takuar me një gazetare të Shekullit në Durrës, Vali Qyrfyçi. Më datën 18 tetor të 2003 unë kam bërë denoncimin e parë dhe kërkova mbrojtje. Pas shkrimit në gazetë, erdhën policët dhe atyre u kam, dëshmuar gjithcka kishte ndodhur, – rrëfen Xhoi, 16 vjec në kohën e skandalit. Jeta e zymtë e kësaj vajze ka nisur në moshën 10 vjecare kur humbi të atin. “Deri në moshën 10 vjeç, kam patur jetën time, kur humba babin ka filluar tmerri.. Më pas nuk kam parë një ditë të bukur, – tregon Xhoi. Më pas vjen një kalvar historish të trishtuara abuzimi që nisin nga fqinji e mbarojnë në skandalin e Bisht Pallës. “Ëndrra ime? Të vazhdoja shkollën dhe të kisha një jetë si gjithë të tjerët… Sot jetoj më frikë. Ndoshta mund të mos më ndodh asgjë por unë kam frikë.. Do të doja shumë të mos isha kjo që jam sot. Por nuk më lenë të jem ndryshe….” – thotë ajo në këtë rrëfim për Shekullin.



    Çfarë ndodhi në verën e vitit 2003 në repartin ushtarak të Bisht Pallës

    C’fare i ben me teper ushtaret, qe pasi kane lene sherbimin, te shkojne me vrap e te zene rradhen? Pergjigja do te ishte e thjeshte: Menca. Por, ne qershor- korrik te 2003, marinaret e Distriktit te Pare Detar ne Bishtin e Palles ne Durres, do te pergjigjeshin pa as me te voglin ekuivok: Dhoma e infermierise. E cila per 8 jave me radhe, u shnderrua ne dhomen e dritave te kuqe dhe vendit ku me ca para ne dore, beheshin realitet endrrat erotike te rekruteve 20 vjecare, qe prej 3 muajsh ishin thirrur per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak. Skandali ndodhi disa kilometra ne veriperendim te qytetit te Durresit, ne vendin e quajtur Bishti i Palles. Ne ate Kep te Adritikut, eshte ngritur dhe funksionon, nje nga bazat ushtarako- detare, me te rendesishme te ushtrise shqiptare. Disa prej tyre do te perfundonin jo vetem ne burg, por edhe ne faqet e para te gazetave te Tiranes. Qe nuk kane ngurruar ta cilesojne historine e tyre, skandalin me te madh seksual ne historine e ushtrise shqiptare. Nje reaksion zinxhir, qe ka vijuar me pezullimin e punes se krejt bazes, shkarkimin e komandantit te saj dhe 11 oficereve te tjere. Nje serial prangash ne 3 qytete te tjera te Shqiperise dhe nje hetim te shtrire edhe ne Kosove e Itali. Viktima e gjithe kesaj afere, adoleshentja vlonjate Xh. T. Hetuesit thanë se protagonistja Xh, T, ka deshmuar se e kane zhvendosur dhe eshte shfrytezuar, edhe ne nje repart tjeter ushtarak, fqinje. Mbi bazen e deshmise se detajuar te vajzes, per afro 2 muaj e gjysem me radhe, eshte bere hetimi ne konspiracion te plote, njekohesisht ne 4 rrethe te vendit; Durres, Vlore, Korce, Pogradec, ne bashkepunim edhe me policine e OKB ne Kosove dhe policine Italiane. Derisa me 10, 11 dhe 12 dhjetor, nisi nje serial arrestimesh, ku rane ne pranga 9 ushtare dhe ish ushtare, pronaret e 4 hoteleve dhe 2 “tutoret” vlonjate, te mbetur ne tentative. Kjo ngjarje, vuri ne alarm ministrine e Mbrojtjes, duke provokuar disa mbledhje te jashtezakonshme te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise dhe Komandes se Forcave Detare. Gjeneral Pellumb Qazimi, ne nje konference per shtyp, e cilesoi ngjarjen si “nje skandal te paprecedente dhe teper te rende te marinareve te Distriktit te Pare detar ne Bishtin e Palles ne Durres”. Shefi i shtabit tha se “disa marinare- ushtare te mobilizuar ne mars te vitit 2003, jane perfshire ne hetim nga prokuroria e durresit, per pjesemarrje te mundshme ne perdhunimin e nje vajze te mitur”. Pavaresisht nga rezultati final i gjykimit te kesaj ceshtje, ushtaraku numer nje i Shqiperise, u shpreh se “kerkoj ndjese publike per kete akt teper te rende. I kerkoj nje ndjese te thelle viktimes dhe familjes se saj dhe gjithe qytetareve shqiptare”.Nje ndjese qe eshte pasuar me urdherin per “pezullimin e te gjitha veprimtarive te ketij distrikti detar”. Nderkohe qe fillimisht u pezullua dhe me pas u shkarkua Komandanti i Bazes, kapiten i rangut te pare Vladimir Bajrami dhe 11 vartes te tjere te tij. Qe nga shefi i shtabit te Distriktit, zevendesit te tij e deri tek punonjesit dhe shefa te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, qe jane ne rolin e sherbimit sekret dhe kane per detyre te zbulojne veprimtari te ushtarakeve qe bien ndesh me ligjet dhe rregullat ushtarake.

  17. #357
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    28 Nëntor 2011 - 09:50 | Shqiperi
    Aksidentet në Veri, furgonat dalin nga rruga, 2 të vdekur



    VERI- Përgjaken rrugët e veriut të vendit. Në orët e para të mëngjesit shënohen dy aksidente të ndryshme, si pasojë dy persona vdesin.

    SHKODËR-LEZHË
    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një furgon me targa Shkodre ka dalë nga rruga, duke u përlpasur më murin rrethues të një godine. Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën pasagjeri i furgonit Ben Pepaj, ndërkohë që është plagosur drejtuesi i mjetit Agustin Vuçinaj. Personi i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës pë mjekime, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit. Dyshohet se shkak i përplasjes së mjetit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte drejtuesi.

    MAT
    Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër aksdent i ka marrë jetën një 43-vjecëri, në Mat. Mësohet se viktima Vladimir Driçi po udhëtonte i vetëm në furgonin e tij në rrugën ë afërsi të komunës Lis të Matit, ku paptritur ka humbur drejtimin e mjetit. Furgoni ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
    (el.me/BalkanWeb)

  18. #358
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lajm i fundit|11/12/2011 16:55
    Elbasan, plagoset rëndë një 14-vjeçar

    Një aksident me pasojë plagosjen e një 14-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan ku një makinë ka përplasur një biçikletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bradashesh, ku si pasojë e një aksidenti rrugor është plagosur i riu me inicialet I.K.

    14-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me biçikletën e tij në momentin kur është përplasur nga një makinë, e drejtuar nga shtetasi Altin Xhixho, i cili është shoqëruar për në rajonin e policisë nga uniformat blu.

    I plagosuri, menjëherë është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Raportohet se gjëndja e tij shëndetësore është rënduar.

    Kronikë, Lajm i fundit|11/12/2011 19:44
    Makina përplas për vdekje këmbësorin

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Karbunare në Lushnje.

    Automjeti me targa LU 6165 B, i drejtuar nga shtetasi Orikel Këmbora, 29 vjeç, ka aksidentuar për vdekje 75 vjeçarin Lili Çuko.

    Ky i fundit ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është goditur nga automjeti i drejtuar nga Këmbora.

    Duke iu referuar të dhënave të policisë, mësohet se 75-vjeçari ka humbur jetën, gjatë kohës në të cilën po transportoheshe për në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

    Unifromat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


    Kronikë, Lajm i fundit|12/12/2011 08:43
    Kombinat, autobusi përplas për vdekje kalimtarin

    Një aksident i ndodhur pasditen e së dielës i ka marrë jetën një pesroni. Tahir Osmanaj, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është goditur nga një autobus, në Kombinat.

    Si pasojë e përplasjes, Osmanaj ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë. Policia e kryeqytetit ka arrestuar shoferin e autobusit, Arland Halili, 34 vjeç.

    Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë.

  19. #359
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Elbasan, makina përplas kalimtarin

    Kronikë, Lajm i fundit|12/12/2011 14:54
    Elbasan, makina përplas kalimtarin
    Një person është plagosur, në një aksident rrugor të ndodhur ditën e sotme. Sipas burimeve të uniformave blu të cilat janë në vendgjarje, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një makinë ka përplasur kalimtarin.

    Ndërkaq, shtetasi Altin Murati, 19 vjeç është shoqëruar për në spitalin rajonal të Elbasanit, për të marrë ndihmën mjekësore nga bluzat e bardha.

    Mësohet se drejtuesi i automjetit Beqir Lura është dërguar për në polici. Tashmë po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

  20. #360
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|15/12/2011 09:05
    Lushnjë, motori del nga rruga, 1 i vdekur, 1 i plagosur

    Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

    Dy të rinj kanë qenë duke udhëtuar me motor, por për shkak të shpejtësisë së madhe, kanë dalë nga rruga.

    Si pasojë, ka gjetur vdekjen Dokleant Sulaj, 23 vjeç, ndërsa është plagosur kushëriri i tij, Jurgen Sulaj.
    I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •