Close
Faqja 17 prej 21 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 411
  1. #321
    LUSHNJE- Një tragjedi familjare ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Lushnjes.

    Një cift bashkëshortësh kanë tentuar ti japin fund jetës me fotoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Këmishtaj të rrethit të Lushnjes

    Policia bën me dije se ka qenë fillimisht 48-vjecarja Majlinda Mehmeti, e cila ka pirë fotoksinë, ndërkohë që dy orë më pas në kushtet e depresionit të rëndë në një veprim të tillë vdekjeprurës e ka ndjekur edhe bashkëshorti i saj Pandeliu.

    Cifti Mehemti është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes, ku mësohet se pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, Pandeliu ka mundur të mbijetojë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën ne reaminacion, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka gjetur vdekjen.

    Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i vetëhelmimit të dyfishtë të jetë depresioni i thellë që kishte përfshirë çiftin pas humbjes së djalit të tyre 21-vjeçar në një aksident rrugor të ndodhur pak kohë më parë.

    Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e misterit të vetëhelmimit, të cilat bënë që cifti Mehmeti të merrte një hap të tillë.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Angry

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_6_9} Lexo Postimin
    sapo pash nje lajm te fundit tani te top news.vetehelmohen nje cift burr e grua,pasi ishin ne gjendje depresjoni pas vdekjes se djalit te tyre 21 vjecar ne aksident automobilistik
    eshte nje tragjedi, pas vdekjes se femijes dhe sidomos kur eshte i vetem jeta nuk ka me kuptim

  3. #323
    Librazhd:
    Burime nga policia e Librazhdit bëjnë të ditur se në mesditën e sotme u plagosën 2 persona si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e një veture me një autobus.

    Burimet bëjnë të ditur se shtetasi me inicialet O. R, 35 vjeç, që drejtonte mjetin tip “Benz” me targë EL 7994 B, humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një autobus, me targa AA 842 AF, me drejtues P. G, 60 vjeç, lindur e banues në Korçë.

    Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve u plagos drejtuesi i autoveturës dhe dhe shtetasi me inicialet M. K, 28 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, që ishte pasagjer në mjetin tip “Benz”.

    Dy të dëmtuarit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #324
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ngushllime

    Ngushllime

    Ngushllime


    Per fate te keqe shqipetareve vdekja me se shumti ju vjene nga armet e pa kontrolluara dhe automjeteve trafikun e pa kontrolluare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 02-11-2011 më 23:27

  5. #325
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, makina përplas nënë e bir, vdes vogëlushi 5-vjecar

    03 Nëntor 2011 - 20:46 | Shqiperi

    Tiranë, makina përplas nënë e bir, vdes vogëlushi 5-vjecar

    TIRANË- Një 5-vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në zonën periferike të Kombinatit, në kryeqytet.

    Vogëlushi mësohet të ketë qenë duke kaluar rrugën me të ëmën në momentin që është përlasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

    Përplasja ka qenë fatale për vogëlushin 5-vjecar, i cili ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë nëna e tij, Anduena Hoxha 35-vjece ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe fraktura në trup.

    E plagosura është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës, ku po merr mjekimet e nevojshme. Sipas mjekëve gjëndja e saj është kritike .

    Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit.
    (e.m/BalkanWeb)

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Maskara me plot kuptimin e fjales,ne vend qe pas aksidentit menjehere te jepte ndihmen e pare idjoti iken me shpejtesi,po si se vret ndergjegjja
    cpo behet keshtu aman?Njerezit po shendrohen ne Kafsha
    Shpresoj qe Anduena te shpetoje por duke menduar se si do jetoj me vone me dhimbjen e humbjes se djalit te saj eshte e tmershme te te vdes djali para syve
    o xot ndimona
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  7. #327
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Aksidentet automobilistike..
    Kush ka udhetuar te pakten 1 here ne rruget e skiperise e ka kuptuar se sa injorante jane shoferat, kalimtaret, policet, harabelat, mizat.
    Mungon kultura, rregulli, eshte kaos, duhet makine sa me e forte te pakten mos te vritesh vete, vari qillot tjetrit.
    Cdo gje eshte relative...

  8. #328
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, aksidentoi për vdekje fëmijën 5 vjec, kapet autori

    04 Nëntor 2011 - 09:21 | Shqiperi

    Tiranë, aksidentoi për vdekje fëmijën 5 vjec, kapet autori

    TIRANË-Sot është vënë në pranga autori i aksidentit të djeshëm në Kombinat ku humbi jetën një fëmijë 5 vjecar, ndërsa u plagos rëndë nëna e tij.
    Policia prangosi shtetasin Petrit Trezhnjeva, 38 vjec pasi dyshohet se përplasi dje me automjetin e tij, fëmijën dhe nënën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

    Nëna dhe vogëlushi mësohet të ketë qenë duke kaluar rrugën në momentin që janë përlasur nga automjteti i 38-vjecarit.

    Përplasja ka qenë fatale për vogëlushin 5-vjecar M.Hoxha, i cili ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë nëna e tij, Antuena Hoxha 35-vjece ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe fraktura në trup.

    E plagosura është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës, ku po merr mjekimet e nevojshme. Sipas mjekëve gjëndja e saj është kritike .

    (d.b/BalkanWeb)

  9. #329
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Makina përplaset me autobusin, tre të vdekur nga një familje

    04 Nëntor 2011 - 15:31 | Shqiperi
    Fushë Krujë, aksident tragjik, shuhen 3 anëtarë nga një familje

    FUSHË KRUJË- Tre pjestarë të një familjeje kanë mbetur të vdekur dhe njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën. Ky është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

    Mësohet se autobusi me targa DE0016E, i cili udhëtonte nga Fushë Kruja për në Durrës ka përplasur automjetin tip ‘Wolksvagen’, në të cilin ndodheshin katër anëtarët e familjes Shota.

    Nga përplasja e fortë kanë mbetur të vdekur Autobelt, Suela e Kejsi Shota, ndërkohë Ervis Shota është dërguar i plagosur rëndë në spitalin Ushtarak të Tiranës.

    Aksidenti ndodhi në momentin teksa makina tip ‘Wolksvagen’ po hynte në rrugën kryesore. Aksidenti ka shkatuar panik tek udhëtarët e autobusit, të cilët kanë parë skenën tragjike.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarja dhe ka shoqëruar drejtuesin e autobusit, ndërkohë që ka nisur hetimet dhe marrjen në pyetje të personave që kanë parë momentin e përpjasjes së dy mjeteve.
    (e.m/BalkanWeb)

    Kronikë, Lajm i fundit|04/11/2011 15:15
    Shekulli
    Makina përplaset me autobusin, tre të vdekur nga një familje


    Një aksident rrugor i ndodhur para disa minutash i ka marrë jetën tre personave nga e njëjta familje.

    Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Vorë, në vendin e quajtur ura e Gjoles, ku si pasojë e përplasjes së një makine me një autobus, kanë mbetur të vdekur Atobel, Suela dhe Kejsi Shota, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Ervis Shota.

    Makina në të cilën udhëtonte familja Shota është përplasur me autobusin e linjës Durrës-Rrëshen.

  10. #330
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    4-5 te vdekur ne dite...keshtu si po ecin punet dhe shqiptaret, per pak vite pak shqiptare do te mbeten ne Shqiperi...

  11. #331
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Nuk mund te hapesh tv,se vetem ngjarje te hidhura do lexosh.

    Tmerr,shum vdekje(te çdo lloji si vetvrasje,aksidente me makine,vrasje midis njeri-tjetrit kushurinj,larje hesapesh,djali vret babain,ose babai djalin,ose vajzen ,burri vret gruan,etjetjetj) ndodhin ne dit ne shqiperi
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  12. #332
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Enver Hoxha duhet te cohet edhe njehere nga varri,per ndryshe kjo popullate nuk do te edukohet me demokraci.

    Turp Turp i madhe qe per c'do dite vdesin shqipetare nga trafiku dhe vrasjet e pa kuptimta .

    Shqipetareve duhet te ju konfiskohen makinat ,sepse nuk jane te afte ti ngarahin makinave .

    A e dini ore shqipetare kurre te plagosish njeriun me makine dhe te largohesh me shpejtesi nga vendi i ngjarjes , se sa te denon ligji ne evrope ??? Dyfish denim ,kurse vozitesit shqipetare nuk kane asnje kulture ne trafike ,keto ngjarje duhet denuare me burgime te rrenda .

    C'fare shteti eshte kjo Shqiperia ,qe njersit e saje jane sikur teprice popullate ???

  13. #333
    shkurt kesaj masakre qe ndodhe gati cdo dite, i thone me shku si qeni ne rrush...kan lan gomaret e ju kan hyp makinave...taksirat

  14. #334
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|12/11/2011 14:00
    Tiranë, aksident tek doganat, një i vdekur
    Para pak orësh ndodhi aksidenti i dytë në Kryeqytet. Një motoçikletë është përplasur nga një kamion ku si pasoj gjeti vdejhen drejtuesi i motoçikletës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi tek rreth rrotullimi i doganës ku motoçikleta është përplasur nga një kamion. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të kamionit si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

  15. #335
    Tiranë, makina përplas për vdekje një kalimtar

    TIRANE - Një person humbi jetën pasi u përplas nga një automjet tip betoniere rreth orës 13:30, në Laprakë.

    Policia bëri të ditur se viktima tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës kur u godit nga automjeti.

    Viktima u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbjetonte. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Policia nisi hetimet.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  16. #336
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    13 Nëntor 2011 - 15:00 | Shqiperi

    Elbasan, bie makina në humnerë, plagosen tre shtetas të një familjeje

    ELBASAN- Një aksident me pasojë plagosjen e tre shtetasve, persona të një familje, ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Qafë Krrabë shumë pranë kilometrit 29.

    Burime të Policisë rrugore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se "një mjet tip Ëolsvagen me targa belge 342 RSK ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka rënë rreth 10 metra në humnerë".

    Mësohet se tre të aksidentuarit në mjet dy prindërit dhe djali i tyre, janë transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ende nuk ka identifikuar tre të aksidentuarit, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara i drejtuesit të mjetit.
    (ma.ar/ata/BalkanWeb)

  17. #337
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Lac, një polic përplaset nga makina, autori e braktis në rrugë

    13 Nëntor 2011 - 19:37 | Shqiperi

    Lac, një polic përplaset nga makina, autori e braktis në rrugë

    LAC-Një polic është aksidentuar për vdekje ndërsa policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së dielës në rrugën lidhëse autostradë-Laç, në vendin e quajtur Fshat-Laç, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një mjet benz me targë LA 7399 A, në pronesi të shtetasit Esat Cakoni, 45-vjec, banues ne Laç.
    Policia bën të ditur se Cakoni pasi ka aksidentuar policin Gjovalin Tusha 33-vjec banues në Gorre-Kurbin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
    Tusha është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ka humbur jetën nje ore me pas në duar te mjekeve.

    Policia shprehet se po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

    (da.bo/BalkanWeb)

  18. #338
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    13 Nëntor 2011 - 15:31 | Shqiperi

    Aksidentohet makina e eskortës së Kryeministrit

    TIRANË-Një nga makinat e eskortës së kryeministrit Sali Berisha është aksidentuar pasditen e sotme në Rinas ndërsa drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë.

    Mësohet se makina e parë e eskortës së kryeministrit ka devijuar nga rruga pranë aeroportit të Rinasit dhe ka rënë në kanal. Si pasojë drejtuesi i automjetit Gj.B ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se është në gjendjë të rëndë.
    Makina ka përfunduar rreth 50 metra jashtë rrugës në tentativë për të shmagur një aksident të shkaktuar nga një automjet tip Ford.

    Eskorta kthehej në Tiranë pasi coi kryeministrin Berisha në aeroportin e Rinasit. Faqja zyrtare e kryeministrit bën me dije se kreu i qeverisë u nis sot, për një vizitë në Mbretërinë e Norvegjisë. Në Norvegji Berisha do të zhvillojë disa takime zyrtare me krerë të lartë të këtij vendi. Në axhendën e vizitës, krahas takimeve me autoritetet e larta norvegjeze, një vend të rëndësishëm zë dimensioni ekonomik. Për këtë qëllim, Kryeministri Berisha shoqërohet në këtë vizitë, nga një delegacion me përfaqësues të bizneseve shqiptare, kryesisht në fushën e energjetikës dhe të teknologjisë së informacionit

    (da.bo/BalkanWeb)

  19. #339
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ju qe bani statistikat a mundeni me mthan ca vendi jena na per keto vdekjet nga aksidentet
    tu krahasu me popullsine qe kena
    JO SEKS PARA MARTESE

  20. #340
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    13 Nëntor 2011 - 20:37 | Shqiperi

    Laç, merr pa leje makinën, 17-vjecari përplas për vdekje policin
    Laç, merr pa leje makinën, 17-vjecari përplas për vdekje policinLAC-Një efektiv policie, pjesë e patrullës së përgjithshme të komisariatit të Milotit është aksidentuar për vdekje ndërkohë që autori i aksidentit është identifikuar një 17-Vjecar nga Laci.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugen Laç-Tiranë në vendin e quajtur Fshat-Laç, rreth orës 18:00 të pasdites së sotme ku një mjet benz me targe, LA 7399 A, ka aksidentuar punonjësin e policisë, Gjovalin Preng Tusha.

    Adoloshenti me inicale GJ.T. i cili kishte marre pa leje automjetin e babait të tij, pasi ka aksidentuar efektivin e policise e ka cuar vetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por Tusha nuk ka mundur t’u mbijetoi dot plagëve duke humbur jetën në duart e mjekëve.

    Policia shprehet se po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

    (da.bo/BalkanWeb)

Faqja 17 prej 21 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •