LUSHNJE- Një tragjedi familjare ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Lushnjes.
Një cift bashkëshortësh kanë tentuar ti japin fund jetës me fotoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Këmishtaj të rrethit të Lushnjes
Policia bën me dije se ka qenë fillimisht 48-vjecarja Majlinda Mehmeti, e cila ka pirë fotoksinë, ndërkohë që dy orë më pas në kushtet e depresionit të rëndë në një veprim të tillë vdekjeprurës e ka ndjekur edhe bashkëshorti i saj Pandeliu.
Cifti Mehemti është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes, ku mësohet se pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, Pandeliu ka mundur të mbijetojë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën ne reaminacion, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka gjetur vdekjen.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i vetëhelmimit të dyfishtë të jetë depresioni i thellë që kishte përfshirë çiftin pas humbjes së djalit të tyre 21-vjeçar në një aksident rrugor të ndodhur pak kohë më parë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e misterit të vetëhelmimit, të cilat bënë që cifti Mehmeti të merrte një hap të tillë.
Krijoni Kontakt