Close
Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 300 prej 411
  1. #281
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Makinat nuk jane per shqipetaret ,sepse ata jane mesuare ti ngrahin vetem gomarit .Nga gomari ne Mercedes eshte dallim shume i madhe .

    Policia shqipetare eshte mesuare te gjobit njeresit qe i kane ngrahur gomarit .

    Ne c'do vende ka aksidente ,pore shqipetaret ja kane nxjere fundit duke e mbytur njeri tjetrin ,

    Mjere shqipetaret e shkrete.
    Cfarë nuk shkon tek ne që ndodhin kaq shumë aksidente?

    Janë shumë faktorë që ndikojnë.

    Si reagon shoqëria shqiptare ndaj këtij fenomeni shkatërrimtar?

    Si reagon shteti shqiptar?

    Si reagon klasa politike shqiptare?

    Si reagojnë instuticionet e ngarkuara nga ligji për të rregulluar dhe mirëmbajtur trafikun?

    Si reagon shtypi shqiptar?

    Si reagojnë shoqëritë e sigurimit të mjeteve?


    Dikush duhët të reagojë sepse është një mizori që tek ne pa luftë po vdesin çdo vit qindra persona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-09-2011 më 12:52

  2. #282

  3. #283
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cfarë nuk shkon tek ne që ndodhin kaq shumë aksidente?

    Janë shumë faktorë që ndikojnë.

    Si reagon shoqëria shqiptare ndaj këtij fenomeni shkatërrimtar?

    Si reagon shteti shqiptar?

    Si reagon klasa politike shqiptare?

    Si reagojnë instuticionet e ngarkuara nga ligji për të rregulluar dhe mirëmbajtur trafikun?

    Si reagon shtypi shqiptar?

    Si reagojnë shoqëritë e sigurimit të mjeteve?


    Dikush duhët të reagojë sepse është një mizori që tek ne pa luftë po vdesin çdo vit qindra persona.



    Ne nje vende ku nuk funkcionojne institucionet shteterore ,eshte mekat te jetohen ne ate vende .

    Kete problem nuk e ka vetem Shqiperia ,pore gjithe shqipetaret ku jetojne ata

    Pse ??? Sepse shqipetaret nuk jane te edukuare per trafik rrugore .Njekohesishe policia rrugore shqipetare nuk jane te afte te zbatojne rregullat ne trafik.

    Kush po mbytet me se shumti ne trafik me automjete ?? Shqipetaret.
    Kush po vritet me se shumti me arme te zjarrta ?? Shqipetaret

    Pse ndodhe kjo ?? Sepse shqipetaret nuk e dine se sa eshte dobia dhe demi i c'do levizje e tyre .

    Jemi be cudia e botes ne mes te evrope.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 17-09-2011 më 14:39

  4. #284
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    17 Shtator 2011 - 17:08 | Shqiperi


    Aksidenti, 2 motra përplasen nga makina, njëra vdes, tjetra rëndë

    TIRANE- Dy motra janë përplasur për vdekje nga një makinë, teksa po prisnin në një stacion autobusi, jashtë korsisë së rrugës, në periferi të Tiranës, në zonën e quajtur Pezë-Helmes. Një makinë me targa 8913 C ka përplasur vajzat 18 dhe 24 vjece, nje prej te cilave ka gjetur vdekjen teksa transportohej për në Spitalin Ushtarak, ndërsa tjetra është në gjëndje të rëndë për jetën në këtë spital.

    Burime nga policia bëjnë me dije se kanë shoqëruar në komisariatin numër 6 drejtuesin e mjetit, i cili edhe ai ka marrë disa plagë të lehta si pasojë e përplasjes. Mirsela Grica 18 vjec ka gjetur vdekjen ndërsa motra e saj Anila Grica 24 vjec ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak.

    Ekspertet e policise rrugore po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit por paraprakisht nga kqyrja në vendngjarje mendohet se automjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe si rezultat ka dalë jashtë kontrollit në krahun tjetër të rrugës kur dy motrat po prisnin autobuzin e linjës Tiranë- Pezë për të ardhur në Tiranë. Të dhënat nga vendngjarja tregojnë se në momentin e aksidentit ato po prisnin në stacionin e autobuzit i cili gjendet jashtë korsisë së rrugës.
    (s.g/BalkanWeb)

  5. #285

    Një 19 vjeçare është aksidentuar me vdekje sot në aksin rrugor, Shkodër-Mjedë.

    Shkodër/ humb jetën në aksident një 19 – vjeçare


    Një 19 vjeçare është aksidentuar me vdekje sot në aksin rrugor, Shkodër-Mjedë.

    Sipas informacioneve nga policia, vajza quhet Gilberta Marku, banore e fshatit Juban të komunës Guri Zi, e cila vitet e fundit ka qënë pjesëtare e ekipit të futbollit “Juban Danja".

    Nga të dhënat paraprake, aksidenti në fjalë ka ardhur gjatë përplasjes së një automjeti tip Benz me një motoçiklete, në të cilen udhëtonte si pasagjere 19 vjeçarja Marku.

    Forcat e policisë së Shkodrës po kryejnë hetimet e duhura për gjetjen e shkakut dhe të përgjegjësisë të autorëve të këtij aksidenti me pasojë vdekjen e futbollistes së ekipit "Juban Danja".

    tv klan

  6. #286
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lajm i fundit|20/09/2011 09:11
    Librazhd, makina del nga rruga, dy të plagosur

    Dy persona janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Librazhd mëngjesin e sotëm. Mësohet se Nertila Murraci, 24 vjeç, dhe A.M., 11 vjeç, kanë mbetur të plagosur si pasojë e daljes nga rruga të automjetit me të cilin udhëtonin.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Semëz, të Librazhdit. Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spital.

  7. #287
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Korçë, makina përplas të moshuarën
    Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur në aksin Korçë, Polenë sot paradite. Sofie Merolli, 73 vjeç, dhe Feride Merolli, 63 vjeç, kanë qenë duke kaluar rrugën, kur janë goditur nga një automjet.

    Si pasojë e përplasjes nga mjeti, ka gjetur vdekjen 73-vjeçarja Sofie Merolli, ndërsa gruaja tjetër ka mbetur e plagosur. Policia ka arrestuar shoferin e mjetit.

  8. #288
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    26 Shtator 2011 - 08:00 | Shqiperi

    Fushë-Krujë, makina bie nga ura, vdes 31-vjecari



    FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur në Tapizë të Fushë- Krujës.

    Ngjarja është shënuar mesnatën e djeshme, ndërsa mësohet se mjeti tip Fuoristradë me të cilin udhëtonte viktima Astrit Laci, e 3 të plagosurit ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në lumin Tërkuz.

    Sipas burimeve të policisë, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonte 31-vjecari Laci. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
    (m.a/BalkanWeb)

  9. #289
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Maskarai plagos nje e vret nje

    Kronikë, Lajm i fundit|01/10/2011 21:50
    Aksident i dyfishtë në Durrës, vdes 14-vjeçari
    Një kalimtar me biçikletë është përplasur nga një makinë para pak orësh në aksin rrugor Ura Dajlanit-Plepa në qytetin e Durrësit. Në këtë aksident mbeti i vdekur 14-vjeçari Retmir Gjurgjaj, banor i lagjes Nr. 8 Durrës, i cili u përplas nga një makinë tip fuoristradë benz me targa Tr: 7803 M në afërsi të stacionit Iliria, ndërsa po ecte me biçikletë.

    I aksidentuari ndërroi jetë rrugës për në spital, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ndërsa autori i aksidentit Ilir Serjani 43 vjeç nga Fieri u largua me automjetin e tij nga vendi i ngjarjes.

    Arratia e 43 vjeçarit sipas policisë së Durrësit ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ky i fundit gjatë drejtimit të mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka bërë të mundur ndalimin dhe më pas shoqërimin për në komisariatin e policisë autorin e aksidentit me pasojë vdekje.

    Mbi 43- vjecarin nga Fieri rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje. Policia e Durrës po heton për rrethanat e aksidentit të rëndë

  10. #290
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    burg per jete qelbesires
    JO SEKS PARA MARTESE

  11. #291
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    burg per jete qelbesires
    Po kush do i jap burg perjete? Atje do denohet per ca vite, do paguhen ca para edhe ai qelbesia do dali shpejt nga burgu.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  12. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    burg per jete qelbesires
    ndoshta ka qene i pafajshem
    se edhe keta me bicikleta te futen ndonjehere atje ku s`ta pret mendja

  13. #293
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ndoshta ka qene i pafajshem
    se edhe keta me bicikleta te futen ndonjehere atje ku s`ta pret mendja
    Po ate te dytin pse e perplasi ne makine?

  14. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po ate te dytin pse e perplasi ne makine?
    gjykohet i pari, se per te dytin e ka kape stresi

  15. #295
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Rruget e Shqiperise jane rruge te trafikut sikur te vendosin mina .

    Rrezik per jete te dalish jashte ne qytet nga vozitesit shqipetare.

    Rrezik te vozitesh ne Shqiperi ne raste se i respekton rregullat e trafikut .

    Policia dhe Qeveria e kane fajin , jo vetem per kete rastin ne fjale ,pore ne pergjithesi per zbatimin dhe respektimin e ligjit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 02-10-2011 më 19:45

  16. #296
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    burg per jete qelbesires
    Hej Goldian !! Edhe une pajtohem me ju , pore nje i vdekur dhe tjetri ne burge te perjetshem . Nuk ka zgjidhje .Trafiku i komunikacionit ne Shqiperi duhet te denohet ne pergjithesi me vdekje . Se pari me vdekje duhet te denohen politikanet dhe policia te cilet nuk zbatojne ligjin .

    Ne kete vende ku ta shofshe policine rrugore duhet ti shkelish ata ,sepse jane shume te korruptuare.

  17. #297
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    shoqeri e krimbur, mentaliteti i krimbur, c'do gje behet mbrapsh

    para disa flas me dike ne shqiperi i cili do regjistrohej ne shkolle e shoferit dhe ky djali ka problem me syte dhe ka nevoje per syze dhe per tu regjistruar i kerkohej nje certifikate nga mjeku i syve dhe ky tipi e ka tmerr te mbaj syze se mendon se do e tall shoqeria.
    po si do t'ja besh i them , se te duhen syzet per jeten tende ne rradhe te pare , familjen , po te besh ndonje aksident.
    jo me thote, ku te shkon gjithmon mendja per keq
    po si do t'ja besh , po ja do shkoj ne lagje dhe do me nxjerrin nje certifikate mjekesore se jam mire nga syte, e kam nxjerre edhe here te tjera kete certifikate me thote, po ata te shkolles te makines si do t'ja besh,
    po ate qe te shkolles se shoferit e njoh me tha qe nuk ka problem shkollen e kam te marre,
    dhe ja te gjithe mbyllin syte dhe si perfundim habiten pse behen aksidentet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 03-10-2011 më 02:43

  18. #298
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ndoshta ka qene i pafajshem
    se edhe keta me bicikleta te futen ndonjehere atje ku s`ta pret mendja
    E pashe kete lajmin ne televizor qe ishte rruge kryesore edhe djali donte te kalonte perball me pak fjale ju fut para.Si ka mundesi nje 14 vjecar qe dali me biciklete ne rruge krysore kur rrugat ne shqiperi nuk kane as drita ,as ndales per kalimtaret aq me keq nuk ka as rruge per bicikleta.Me cfare pergjijsije e lene prinderit nje 14 vjecar te dali neper rruge kryesore.Per te gjykuar nje njeri eshte shume kollaj por secili kur ben nje askident nuk e di sesi ndihet.Por nuk besoj se e beri me dashje te vrasi nje femije.Me thoni kush do ketu te shtypi nje femije edhe ta leri per vdekje?
    E kam provuar vet nje aksident te tille qe me dolen perpara edhe u perplasa me dy vajza te vogla por shyqyr nuk u vrane dy gervishje pesuan edhe cfare hoqa nje vit ne shqiperi me ligjet e shqiperise edhe presionin e familjes qe ti paguaja pervec shpenzimet e spitalit por me benin edhe presion se donin lek sepse e morren vesh qe isha nga jashte shtetit.

  19. #299
    Të gjithë e dimë që Shqiptarët,shumica,janë pak Montoya në timon,po kjo nuk do të thotë se gjithmonë fajin për një aksident e ka shoferi i makinës(kur kemi aksidente me këmbësorë ose biçikleta/motorra). Pak ditë më parë ndodhi një aksident në Divjakë. Një makinë,përplasi dy fëmijë QË I ZUNË RRUGËN MAKINËS !!! Unë isha aty prezent kur ndodhi aksidenti,dhe shoferi nuk kishte asnjë faj. Mediat janë ato që shtrëmbërojnë në mënyrë të pandreqshme atë që ndodh ,dhe pastaj jemi ne ketu që pijmë kafe para kompjuterit dhe gjykojmë dhe dënojmë kë të na dojë kokrra e qejfit. Në aksidentin që përmënda,makina po i drejtohej qytetit ,pra ishte rrugë ku lejohej parakalimi,dhe makina nuk ishte me shpejtësi të madhe,po ishte duke ecur me shpejtësi mesatare për një rrugë të atillë (70-80 km/h). Fëmijët dolën nga dyqani dhe i dolën përpara makinës,i prenë komplet rrugën,dhe makina i mori përpara. Media e shtrëmbëron shumë keq ngjarjen,sidomos u skandalizova kur lexova gazetën Panorama që në mënyrën më të paturpshme të mundshme shkruante; Makina me shpejtësi skëterr aksidenton dy fëmijë dhe shoferi largohet (arratiset) nga vëndngjarja. ISHTE SKANDALOZE !!! Unë isha aty dhe e pash që shoferi(të cilin e njoh personalisht) ndënji aty madje dhe u mundua ti jepte ndihmën e parë fëmijëve. Është turp të lexosh këto gazetat Shqiptare. Unë e dija që nuk kishin ndonjë farë kredibiliteti,po dhe kaq fare,s ma merrte mëndja. Prandaj mos gjykoni aq lehtë,se nuk është ashtu siç shkruhet,jo gjithmonë të paktën.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  20. #300
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ne skiperi mungon kultura minimale e shumices, detyrimisht ka shume shofera injorante, ka dhe shume kembesore injorante.
    Nga ky llogjikim i thjeshte rrjedh qe ne rruget e shqiperise eshte kaos, mbijeton me fatlumi
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •