Close
Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 411
  1. #261
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Me te vertete qe eshte per te ardhur keq per situaten e qarkullimit rrugor ne Shqiperi. Autostradat jane burim i sigurte vdekje. Nuk mbeten mbrapa dhe rruget dytesore apo ato te qyteteve. Tirana eshte nje KAOS TOTAL. Pothuajse ne 90% te rrugeve te qytetit mungon sinjalistika horizontale dhe vertikale. Krahet e preçedences kam pershtypjen se asnje nuk e di si fuksionojne. Ndersa pjesa me e madhe e fajit i mbetetet policise rrugore me neglizhencen dhe maskarallikun qe tregon. Keto punonjes policie kthehen nga mbrojtes te jetes ne ndihmes te vdekjes.

    Shoferet as nuk ja kane haberin fare rregullave te qarkullimit. Edhe kur i shef neper Evrope makinat me targa shqiptare habitesh si qarkullojne. Para disa ditesh kur kthehesha nga puna me qelloi te shikoja nje makine me targa Durrsi qe kishte ngaterrua rrugen. Shoferi me "inteligjencen" e tij, perpiqej te manovronte mbrapsht per t'u kthyer ne rrugen e duhur, ne kohen qe fluksi i trafikut drejt tij ishte i hapur. Si nuk i mori ne qafe familjaret vetem Zoti e di. Mjaft mire mund te vazhdonte rrugen e gabuar dhe te kthehej mbrapsht ne kthesen e pare qe do te gjente ne favor te tij.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Talking

    ca nuk e kane kuptuar per cfare sherben autostrada

  3. #263
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Korçë, aksident me makinë, 4 të plagosur mes tyre 3 të rinj

    23 Gusht 2011 - 09:44 | Shqiperi

    Korçë, aksident me makinë, 4 të plagosur mes tyre 3 të rinj


    KORÇE- Një aksident me 4 të plagosur është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Dy automjete janë përplasur mes tyre, në afërsi të fshatit Buldarec, duke sjellë plagosjen e rëndë të tre të rinjve dhe të një 55 vjeçari. Sipas policisë, të plagosur janë Sokol Shore 25 vjec, Andrea Foto 26 vjec dhe Sotir Deti 25 vjec.

    Tre të rinjtë udhëtonin me mjetin me targa greke, 35-76 B, i drejtuar nga Romeo Agolli, 55 vjec, nga Pogradeci në drejtim të qytetit të Korçës.

    Të rinjtë ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore. Polici konfirmon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e madhe e mjetit në të cilin udhëtonin të rinjtë.
    (s.g/Balkanweb)

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    e ka fajin edi rama dhe opozita,,,


    se qohen naten e japin patenta njerezve qe dhe gomarin sdine te ngasin,,

    e ka fajin opozita se ska sinjalistike rrugore,,,

    e ka fajin opozita qe sdenohet kush per aksidente pirje alkoli,,,per 3-4 muaj i nxjerrin,,,normal qe do ecin si te cmendur,,,


    rroft pd poshte ps,,,,,rrofte enveri babai i sales,,,

    dhe bota te vije te marri shembull te ne ,,,,

    jemi i vetmi vend me demokraci rrugore,,,,,ku mund ecesh ne krah te kunder majtas dhjatas neper korsi se i thone demokraci,,,,


    qe veria do pajisi te gjithe shoferat me nje shishe raki falas per ramazan,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga landi45 : 23-08-2011 më 04:41

  5. #265
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    2 aksidente automobilistike në Jug, vdesin 2 persona

    25 Gusht 2011 - 08:16 | Shqiperi

    2 aksidente automobilistike në Jug, vdesin 2 persona

    TIRANE-Dy aksidente të shënuara brenda pak orësh në jug të vendit u kanë marrë jetën 2 personave.
    Një aksident u shënua në orët e para të mëngjesit të hyrje të Tepelenës. Një automjet tip Golf me targa Tr1582U është përplasur me bordurat metalike. Si pasojë e përplasjes së fuqishme ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Gjergji Shehu, 25 vjec.
    Ndërkohë në Përmet rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës në Përmet, aksin rrugor Cashovë-Biovizhdë është aksidentuar një kamion me pasojë vdekjen e një personi.
    Një kamion me targa Pr 0710B është aksidentuar rëndë për shkak të mungesës së frenave. Mësohet se i vdekur në vedn ka mbetur drejtuesi i kamionit, 35 vjecari Gentian Hyseni kurse i plagosur, pasagjeri në kamion Altin Hasani.

    Policia ka nisur hetimet për të dy aksidentet e rënda që u bënë shkak për hymbjen e 2 jetëve njerëzore.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #266
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    26 Gusht 2011 - 10:57 | Shqiperi

    Aksident, plagoset nëna kosovare e 2 fëmijët e saj
    Aksident, plagoset nëna kosovare e 2 fëmijët e sajSHKODER- Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e tre shtetasve kosovarë është shënuar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Kthesa e Trushit. Të aksidentuarit janë 36 vjecarja Flora Musholli dhe dy fëmijët e saj, 6 vjeç dhe 9 muajsh. Fëmijët janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, dhe mjekët thonë se janë jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas policisë aksidenti ndodhi pasi autmojeti me të cilën udhëtonin, Volsvagen me targa kosovare u përplas nga një automjet tjetër, Benz me targa italiane. Për pasojë automjeti, ku udhëtonte gruaja me dy fëmijët e saj ka dalë nga rruga duke shkaktuar dhe dëmtime. Policia e cila mbërriti në vendgjarje tha se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga dy automjetet.
    (s.g/BalkanWeb)

  7. #267
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    27 Gusht 2011 - 09:16 | Shqiperi

    Bilisht, makina përplas kalimtarin, 45 vjecari bie në koma


    KORCE-Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar sot në Bilisht të Korcës.

    Ngjarja ndodhi sot paradite në aksin Bilisht-Kapshticë kur një automjet me targa greke ka përplasur një kalimtar. Si pasojë shtetasi që po kalonte në rrugë, Agim Kambo 45-vjec ish-efektiv policie ne piken doganore te Kapshtices është plagosur rëndë dhe dërguar në gjendje kome në spital.
    Policia ka nisur menjëherë hetimet si dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

    (d.b/BalkanWeb)

  8. #268
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    28 Gusht 2011 - 08:23 | Shqiperi


    Gramsh, del nga rruga kamioni, vdes një i ri, plagosen 2
    Gramsh, del nga rruga kamioni, vdes një i ri, plagosen 2GRAMSH-Një i ri i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti automobilistik të ndodhur sot në Gramsh.

    Ngjarja ka ndodhur sot paradite në rrugën Gramsh-Holtë, në afërsi të fshatit Cerunjë, kur një kamion ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen.
    Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Emiliano Idrizi, 19 vjec, ndërsa janë plagosur dy shokët e tij, Ilir Boci dhe Elton Rrodhe.

    Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    (d.b/BalkanWeb)

  9. #269
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|03/09/2011 21:48
    1 i vdekur dhe 2 të plagosur në dy aksidente
    Dy aksidente janë shënuar mbrëmjen e së shtunës në një hark kohor prej dy orësh në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës. Sipas burimëve policore mësohet se në aksidentin e parë që ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, ku dy makina, njëra me targa greke dhe tjetra tip fuoristrade janë përplasur mes tyre dhe si pasojë ka mbetur i plagosur 48-vjeçari Osman Daja nga Lezha si dhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. I plagosuri, Daja është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

    Ndërkohë një aksident tjetër rrugor është shënuar vetëm afro 2 orë më vonë në superstraden Lezhë-Shkodër në hyrje të fshatit Balldre ku ka gjetur vdekjen një 51 vjecare. Burime policore pohojnë se 51 vjecarja Prena Lleshi ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga një automjet, teksa ajo po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetren së bashku me bagëtitë që mbarështronte. Sipas burimëve në vendngjarje ka qënë dalja e menjehershme në rrugë e 51 vjecares ajo që i ka shkaktuar vdekjen. Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe ka transportuar në spitalin e Lezhës viktimën, ndërkohë që është vetëdorëzuar në polici.

    Lindita Kokaj

  10. #270
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Elbasan, fuoristrada del nga rruga, 7 të plagosur

    07 Shtator 2011 - 18:10 | Shqiperi

    Elbasan, fuoristrada del nga rruga, 7 të plagosur



    ELBASAN- 7 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zavalinë të Elbasanit.

    Mësohet se mjeti tip fuoristradë me targa Gramshi teksa udhëtonte në aksin Zavalinë-Gjinër ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

    Ndërkohë që bilanci flet për 7 persona të plagosur, mes të cilëve disa janë në gjendje të rënde.

    Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar forcat e policisë, ndërsa kanë dërguar të plagosurit drejt spitalit.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)

  11. #271
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po dhe me vrasja dhe vetvrasje mire po jemi keto muaj
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #272
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Aksidente ?
    pppffff pak ndodhin me shume duhet te vdesin , duke par se si ngasin makinat sikur kan cliruar gjysmen e shqiperis koken henkshin sme dhimbsen fare.
    Duhet te ndergjegjsohen pak kta pseudo-shoferat shqiptar qe ngasin si te cmendur sikur po ju iken hallva.
    Kur i shihja lajmet nga ktu thoja dhe une gjynah , kur i pash vet huhhhh sme dhimbsen fare po fare fare ..

  13. #273
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Aksidente ?
    pppffff pak ndodhin me shume duhet te vdesin , duke par se si ngasin makinat sikur kan cliruar gjysmen e shqiperis koken henkshin sme dhimbsen fare.
    Duhet te ndergjegjsohen pak kta pseudo-shoferat shqiptar qe ngasin si te cmendur sikur po ju iken hallva.
    Kur i shihja lajmet nga ktu thoja dhe une gjynah , kur i pash vet huhhhh sme dhimbsen fare po fare fare ..
    mire e ke thene shumica sdin disa te pire drog ashash raki ajde meru vesh
    Partizoni

  14. #274
    Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur

    10/09/2011 17:35

    Dy të vdekur ka qenë bilanci i një aksidenti rrugor në aksin nacional Elbasan-Rrogozhinë ndodhur pasditen e së shtunës, në fshatin Paulesh të Peqinit.

    Burimet lokale të policisë bëjnë me dije se një mjet me targa taliane ka humbur kontrollin, duke dalë nga rrugë e më pas ka përfunduar në ujrat e lumit Shkumbin.

    Dy viktimat nuk munden të dalin nga mjeti dhe u mbytën.

    Identitet e viktimave janë Gëzim Sejko 57 vjeç dhe Fiqiri Kupe 46 vjeç, që të dy banues në Durrës. Kanë qenë shërbimet e zjarrëfikses dhe efektivët e policisë ata që kanë bërë të mundur nxjrrjen e kufomave nga ujrat e lumit Shkumbin.

    Në vendin e ngjarjes mbërritën grupi hetimor, për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet në të cilën ndodhi aksidenti.

    top-channel

  15. #275
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Durrës, kamionçina përplas makinën, 1 vdes 4 plagosen

    15 Shtator 2011 - 19:33 | Shqiperi

    Durrës, kamionçina përplas makinën, 1 vdes 4 plagosen



    DURRËS- Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një aksdenti tragjik, i cili ndodhi sot rreth orës 19:00 në aksin rrugor Hamallaj-Durrës.

    Shkak i aksidentit mësohet të jetë përplasja e një kamioncinë tip Iveco me targa të huaja me një mjet tip Benz me targa të Durrësit 7381 E.

    Si pasojë 75-vjecari Bajram Anelli ka mbetur i dekur në vend. Policia bën me dije se trupi i viktimës u gjet në asfalt, ndërkohë ende nuk bëhet e ditur nëse ai ishte kalimtar apo pasagjer në njërin nga mjetet të cilat u aksidentuan.

    Ndërkohë 4 të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit. Mësohet se të plagosurit, të cilët udhëtonin në mjetin tip Benz, ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe mjekët po japin gjithë ndihmën e duhur për ti shpëtuar.

    Burimet policore të cilat mbërritën në vendngjarje bëjnë me dije se drejtuesi i kamioncinës është larguar në drejtim të paditur, duke lënë në vendin e krimin mjetin e tij me targ të huaja.

    Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    (e.m/BalkanWeb)

  16. #276
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    16 Shtator 2011 - 09:37 | Shqiperi


    Durrës, kamionçina përplas makinën, shënohet viktima e dytë
    Durrës, kamionçina përplas makinën, shënohet viktima e dytëDURRËS- Humb jetën një tjeter nga të plagosurit e aksidentit të mbrëmshëm në afërsi të fshatit Hamallaj në Durrës.

    Viktima e dytë e aksidentit është 49-vjecari Ali Burimi, duke e cuar në dy numrin e të vdekurve si pasojë e përplasjes së një kamioncine tip Iveco me targa të huaja, me një mjet tip Benz me targa të Durrësit 7381 E.

    Ndërkaq policia sqaron edhe rrethanat e aksidentit, Sipas saj, të pestë personat, dy viktimat Bajram Anelli dhe Ali Burimi dhe tre të plagosurit kanë qenë kalimtarë të rastit.

    Mësohet se ata janë marrë përpara nga mjeti tip Iveco pas përplasjes së tij me benzin. Të plagosurit 60-vjecari Xhemali Çulhaj, Xhavit Xhia 60-vjec dhe Gezim Nano 45-vjec ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit. Policia ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve, Shkëlzen Hoxhën dhe Mitat Gjokën.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)

  17. #277
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes 38-vjecari

    17 Shtator 2011 - 10:00 | Shqiperi


    Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes 38-vjecari


    KORCË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar sot në aksin rrugor Korcë-Pogradec. Nga përplasja e një makine tip Benz me një karrocë me kalë, mbeti i vdekur drejtuesi i karrocës 38-vjecari Përparim Osmanllari, ndërsa drejtuesi i mjetit tip Benz mori vetëm plagë të lehta.

    Ngarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugëve të fshatit Gurishte. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimer dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit Benz, shtetasin Spiro Nasto.
    (m.a/BalkanWeb)

  18. #278
    Aksident në Tiranë, vdes një kalimtare


    Një aksident i rëndë ndodhi para pak orësh në Tiranë. Një femër ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë. Makina i ka përplasur në rrugë dy kalimtaret, duke i shkaktuar atyre plagë të rënda në trup.

    Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e njohur Pezë Helmës, ku dy kalimtaret po kalonin rrugën teksa janë përplasur nga një makinë, e cila ecte me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave paraprake thuhet se të aksidentuarat u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por pavarësisht ndihmës së marrë nga ana mjekëve, njëra prej tyre nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes.
    Nga ana e policisë është bërë shoqërimi i autorit, i cili aktualisht ndodhet në spital, ndërsa nuk bëhen ende të ditura identitetet e dy të dëmtuarave.


    Gazeta Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-09-2011 më 10:04

  19. #279
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    shume aksidente si ne shqiperi ashtu edhe ne kosove po ka ....keq shume....mungesa e respketimit te rregullave te komunikacionit poashtu edhe pushteti spo merr masa me denime fare....

  20. #280
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Aksident në Tiranë, vdes një kalimtare


    Një aksident i rëndë ndodhi para pak orësh në Tiranë. Një femër ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë. Makina i ka përplasur në rrugë dy kalimtaret, duke i shkaktuar atyre plagë të rënda në trup.

    Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e njohur Pezë Helmës, ku dy kalimtaret po kalonin rrugën teksa janë përplasur nga një makinë, e cila ecte me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave paraprake thuhet se të aksidentuarat u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por pavarësisht ndihmës së marrë nga ana mjekëve, njëra prej tyre nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes.
    Nga ana e policisë është bërë shoqërimi i autorit, i cili aktualisht ndodhet në spital, ndërsa nuk bëhen ende të ditura identitetet e dy të dëmtuarave.


    Gazeta Shekulli
    Makinat nuk jane per shqipetaret ,sepse ata jane mesuare ti ngrahin vetem gomarit .Nga gomari ne Mercedes eshte dallim shume i madhe .

    Policia shqipetare eshte mesuare te gjobit njeresit qe i kane ngrahur gomarit .

    Ne c'do vende ka aksidente ,pore shqipetaret ja kane nxjere fundit duke e mbytur njeri tjetrin ,

    Mjere shqipetaret e shkrete.

Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •