Close
Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 411
  1. #201
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Elbasan, e përplas motorri, vdes kalimtari

    05 Mars 2011 - 09:41 | Shqiperi

    Elbasan, e përplas motorri, vdes kalimtari

    ELBASAN-Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar sot në Elbasan.
    Sot paradite në aksin rrugor Belsh-Krastë një motor ka përplasur një kalimtar. Si pasojë ka vdekur shtetasi Hysen Pepa, 54 vjec ndërsa është arrestuar si autor, Artur Kuqja 26 vjec.
    Policia po heton rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.
    Ngjarja e sotme pason atë të dy ditëve me parë në Pogradec, ku në aksin Pogradec-Bucimas mbeti i vdekur një kalimtar për shkak se e përplasi një automjet me targa Korce.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #202
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, treni përplas makinën 3 të plagosur

    05 Mars 2011 - 22:58 | Shqiperi


    Tiranë, treni përplas makinën 3 të plagosur

    TIRANË- Tre persona janë plagosur mbremjen e kësaj të shtune si pasojë e përplasjes së një treni me një automjet në rrugën “Jordan Misja" në kryeqytet.

    Sipas njoftimeve të policisë, dy nga të plagosurit mësohet se janë Elida Prenga, 35 vjec dhe djali i saj Ergi Prenga, 12 vjeç, ndërsa mosha e personi të tretë ende nuk dihet.

    Ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet në momentin që po kalonin në shinat e trenit kur kanë pësuar aksident.

    Përplasja ka qenë e pashmangshme ndërkohë që policia thotë se ka nisur hetimet për aksidentin. Të plagosurit u dërguan në spitalin ushtarak ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Shpresoj te behen mire
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  4. #204
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    06 Mars 2011 - 12:22 | Shqiperi


    Korçë, makina del nga rruga, dy të plagosur rëndë



    KORÇE-Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Korçë- Bilisht mëngjesin e sotëm.
    Automjeti me targa Korce 9150 B po udhëtonte drejt Bilishtit kur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Çifligut ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e udhëtarëve të automjetit.

    Policia konfirmon se të plagosurit janë Andrea Memli 28 vjec dhe Ylli Hysi 50 vjec, të cilët janë dëguar në spitalin e Korçës në gjëndje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve nga policia aksidenti ka ndodhur si pasojë çarjes së njërës prej gomave të automjetit.
    (s.g/NEWS24/BalkanWeb)

  5. #205
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Laprakë, treni përplas për vdekje një 16-vjecare

    06 Mars 2011 - 18:32 | Shqiperi

    Laprakë, treni përplas për vdekje një 16-vjecare


    TIRANË- Një 16- vjecare gjen vdekjen e menjëhershme pasi është përplasur nga treni. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje pranë shkollës Skënder Luarasi në zonën e Laprakës në kryeqytet.

    Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 16- vjecarja ka pasur kufje në vesh në momentin e përplasjes duke mos e dëgjuar dot burinë e trenit.

    Mësohet se përplasja nga treni i ka shkaktur plagë të shumta në trup viktimës. Trupi i pajetë i vajzëz është transportuar në morgun e spitalit Nënë Tereza.

    Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e komisariatit nr. 3 të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e makinistit të trenit të linjës Tiranë- Durrës.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngarjes që do te bëjne të mundur identifikimin e skemës së aksidentit.

    Kjo zonë njihet si mjaft problematike pasi shinat e trenit janë shumë pranë shkollës nëntë vjecare.

    (e.m/BalkanWeb)

  6. #206
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    06 Mars 2011 - 18:32 | Shqiperi

    Laprakë, treni përplas për vdekje një 16-vjecare


    TIRANË- Një 16- vjecare gjen vdekjen e menjëhershme pasi është përplasur nga treni. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje pranë shkollës Skënder Luarasi në zonën e Laprakës në kryeqytet.

    Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 16- vjecarja ka pasur kufje në vesh në momentin e përplasjes duke mos e dëgjuar dot burinë e trenit.

    Mësohet se përplasja nga treni i ka shkaktur plagë të shumta në trup viktimës. Trupi i pajetë i vajzëz është transportuar në morgun e spitalit Nënë Tereza.

    Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e komisariatit nr. 3 të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e makinistit të trenit të linjës Tiranë- Durrës.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngarjes që do te bëjne të mundur identifikimin e skemës së aksidentit.

    Kjo zonë njihet si mjaft problematike pasi shinat e trenit janë shumë pranë shkollës nëntë vjecare.

    (e.m/BalkanWeb)
    E tmerrshme! Kam degjuar shpesh aksidente per shkak te kufjeve ne vesh... po makinistin pse e kane arrestuar? C'faj kishte ai ne kete mes?

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #207
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    06 Mars 2011 - 18:32 | Shqiperi

    Laprakë, treni përplas për vdekje një 16-vjecare


    TIRANË- Një 16- vjecare gjen vdekjen e menjëhershme pasi është përplasur nga treni. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje pranë shkollës Skënder Luarasi në zonën e Laprakës në kryeqytet.

    Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 16- vjecarja ka pasur kufje në vesh në momentin e përplasjes duke mos e dëgjuar dot burinë e trenit.

    Mësohet se përplasja nga treni i ka shkaktur plagë të shumta në trup viktimës. Trupi i pajetë i vajzëz është transportuar në morgun e spitalit Nënë Tereza.

    Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e komisariatit nr. 3 të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e makinistit të trenit të linjës Tiranë- Durrës.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngarjes që do te bëjne të mundur identifikimin e skemës së aksidentit.

    Kjo zonë njihet si mjaft problematike pasi shinat e trenit janë shumë pranë shkollës nëntë vjecare.

    (e.m/BalkanWeb)

    Kur kalon treni tundet guret dhe pllakat në tokë...dridhesh,e ndjen me patjetër.Veç të ketë qënë në gjum fatkeqja .
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #208
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Idiokracia nuk ka brire

    09 Mars 2011 - 10:31 | Shqiperi
    Gara me cikolomotorë i mori jetën 2 të rinjve 1 në koma, 2 rëndë

    ELBASAN- Gara e çmendur me ciklomotorë i ka shkaktuar vdekjen dy të rinjve. Jeta e një tjetri është në fije të perit, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

    Viktima e dytë, ende i paidentifikuar ndërroi jetë gjatë natës në Spitalin e Elbasanit. Ndërkaq mësohet Florenc Lika, 25 vjec dhe Elvis Qosja 18 vjec ndodhen ne gjendej kome ne Spitalin e Elbasanit. Ndersa është përmirësuar gjëndja shëndetësore e të riut tjetër.

    Policia zbardh detaje të aksidentit fatal që ndodhi pasditen e djeshme në orën 16:45, rreth 10 km larg nga qyteti i Elbasnit, pikërisht në fshatin Gjegjan.

    Pesë të rinjtë, të njohur me njeri-tjetrin, Besnik Kullaku, 23-vjeçari, Florenc Lika 25 vjeç, Elvis Qosja, Vani Gjyla dhe një shok i tyre, (i cili nuk dihet identiteti) janë përfshirë në një garë shpejtësie me ciklomotoret e tyre, njëri pa targë dhe tjetri me targë EL-165-A

    Ende në momente të pa sqaruar nga policia, gjatë manovrës në "garën skëterrë", dy ciklomotoret janë përplasur me njeri-tjetrin. Për pasojë, 23-vjeçari Besnik Kullaku, banor i fshatit Gjormë në Elbasan, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa katër të tjerët, me fraktura e plagë të shumta në kokë e pjesë të tjera të trupit, janë nisur nga të pranishmit në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

    Policia e cila kishte mbërritur në vendngjarje deklaroi se përplasja kishte qenë aq e fortë sa ciklomotorët janë shkatërruar krejtësisht.

    Nga hetimet paraprake të policisë “aksidenti i rëndë ka ardhur për shkak të shpejtësisë mbi normë i ciklomotorëve si dhe shkelja flagrante në zbatimin e rregullave të qarkullimit. Në një nga mjetet, rezulton se kanë qenë tre persona"- bëjnë të ditur burime të policisë, të cituara nga Gazeta Shqiptare. Policia ka nisur grumbullimin e provave ndërsa nuk është marr asnjë dëshmi nga të plagosurit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
    (s.g/balkanWeb)

  9. #209
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Elbasan, makina përplas motocikletën plagoset një cift

    12 Mars 2011 - 17:27 | Shqiperi

    Elbasan, makina përplas motocikletën plagoset një cift

    ELBASAN- Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Një automjet tip Volzvagen me targa të Tiranës 57 83 R, i cili drejtohej nga 54 vjeçari Elmaz Koçi, ka goditur një motocikletë me të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh, në lagjen "Aqif Pasha ".

    Përplasja ka qënë e fortë e për pasojë Hasan e Suzana Daka përkatësisht 55 e 53 vjeç janë hedhur disa metra larg vendit ku ndodhi aksidenti, duke pësuar pas rënies në tokë dëmtime të shumta në trup e gjymtyrë. Të plagosurit janë transportuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por gjendja e tyre sipas mjekëve është e rëndë.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  10. #210
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Duhen montuar video kamera ne kryqezime rrugesh te montorizojne shpejtesite e makinave,kush ecen keq,thyen rregullat,nuk ndalon ne shenjat rrugore,stop,kush ja fut ne te kuqe dhe futi gjoba te gjitheve.Nga video kamerat identifikohen targat e makinave,personat qe thyejne rregullat dhe u dergohet gjoba ne shtepi dhe dokumenti per tu paraqit ne gjykate dhe paguar.
    Shteti (bashkia) merr ca pare dhe nuk jane pak.Nqs ne nje dite mesatarisht
    kryhen 200 shkelje trafiku shumezoje 200 me 20 euro mesatarja e nje gjobe=
    4000 euro/dite x me 365=1.460 000 Euro per 1 vit(1 miljon 460mije euro) ne buxhetin e bashkise.Shoferat do tregohen me te vemendshem do respektojne rregullat se hane gjoben,me hir apo pahir do respektojne rregullat.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #211
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Po të marësh patentën pa shkuar fare në kurs normal që do bëhen aksidente. Nga 15 vjeç rrisin moshën dhe paguajn 600 mijë lek të vjetra dhe për dy ditë ja japin patentën në dorë. Kjo është arsyeja e parë sipas mendimit tim që shkaktohen gjith ato aksidente. Rrugët ktu jan për faqe t'zez. Polici rrugor me 10 mijë lek të vjetra të le të hecësh jo me 120 po edhe me 240 km/h.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  12. #212
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    21 Mars 2011 - 23:11 | Shqiperi


    Tiranë, makina përplas për vdekje një kalimtar

    TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi mësohet se ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së sotme. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Laprakë, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.

    Policia e kryeqytetit bën të ditur se personi i cili ka gjetur vdekjen nga përplasja me një automjet ka qënë një kalimar identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

    Nga verifikimet paraprake policia njofton se dyshohet se shkak i aksidentit të jetë shpëjtësia e madhe e automjetit tip BMW me të cilin lëvizte shtetasi Taulant Molla, ndërkohë që blutë e Tiranës kanë nisur menjëherë punën në zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e viktimës, i cili dyshohet të jetë rreth 50 vjec.

    (e.m/BalkanWeb)

  13. #213
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ministri Vasili, e Pipero plagosen në aksident rrugor në Elbasan

    22 Mars 2011 - 12:33 | Shqiperi
    Ministri Vasili, e Pipero plagosen në aksident rrugor në Elbasan


    ELBASAN - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Drejtori i Politikave Shëndetësore në këtë ministri, Pëllumb Pipero, janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur sot paradite në aksin Peqin - Elbasan.

    Policia thotë se makina në të cilën udhëtonte ministri i Shëndetësisë është përplasur rreth orës 10:00 të paradites së sotme me një makinë tjetër, tip furgon me targa kosove, KS 02203 AN, në vendin e quajtur Papër.

    Ministri Vasili po udhëtonte drejt Elbasanit për një takim pune së bashku me zotin Pëllumb Pipero, ndërsa në makinën tjetër udhëtonin katër qytetarë nga Elbasani.

    Nga të dhënat e para mësohet se në aksident kanë mbetur të plagosur 7 persona.

    Ministri Vasili ka marrë plagë të lehta, ndërsa më rëndë, ( megjithëse jashtë rrezikut për jetën) është gjëndja shëndetësore e këshilltarit të tij, Pëllumb Pipero, 55 vjec.

    Nga personat që udhëtonin në furgon dhe që janë plagosur janë Fatmir e Kastriot Duka, 22 dhe 42 vjec dhe Faik Cota nga Elbasani, 78 vjec.

    Makina e ministrit, tip benz C 0140 V e drejtuar nga Andi Harizaj, 29 vjec, ka pësuar dëmtime të rënda nga pjesa e përparme. Korrespondeti i NEWS24, Fatmir Popja informon se hapja e menjëhershme e airbeg-ve i ka shpëtuar jetën pasagjerëve që udhëtonin në makinën qeveritare, duke bërë që dëmtimet të mos jenë serioze.

    Ministri Vasili së bashku me zotin Pipero janë transportuar në spitalin e Elbasanit, dhe më pas me helikopter pritet të transportohen drejt Tiranës për tju nënshtuar një kontrolli mjekësor të hollësishëm.

    Nga të dhënat e para, policia thotë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ndonjë veprimi të gabuar të drejtuesit të mjetit me targa kosove.
    (s.g/BalkanWeb)

  14. #214
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Makina hyn në dyqan, plagoset adoleshentja

    Makina hyn në dyqan, plagoset adoleshentja
    Gazeta shqip

    Berat
    Aksidenton një 17-vjeçare, largohet nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Çlirim” të Beratit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një automjet me targa të huaja, duke ecur me shpejtësi ka devijuar nga rruga duke plagosur një 17-vjeçare që ndodhej në një dyqan. Drejtuesi i mjetit ka qenë një adoleshent, i cili ecte me shpejtësi me një makinë me targa të huaja dhe menjëherë mbas përplasjes është larguar nga mjeti. Vajza me inicialet A.S. është dërguar në spitalin e qytetit, ku ka marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq makina tip “Opel” me targa italiane AR894XX është bllokuar në vendin e ngjarjes dhe policia është vënë në kërkim të shoferit.

  15. #215
    Aurum Venator
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    77
    Aksidentet ne Shqipri ndodhin ne kuader te programit boteror te frenimit te shtimit te popullsis. Ne Japoni, nga terrmeti dhe tsunami kan vdek rreth 20 mije persona, pra po ta llogarisim nga nji vdekje ne dit i bie qe Japonia ta ket plocu planin 54 vjeçAr mrena nji dite. Dmth si perher Japonezet te paret. Kemi Irakun ku çdo dit vriten te pakten 10 veta. Edhe Iraku mir me ritmin. Pastaj kemi Afganistanin, Libin, e kshu me rradh gjith venet n kriz. Kurse Shqipria ashtu siç ka ritmin e ulet ne çdo drejtim, edhe ne planin e frenimit te shtimit te popullsis esht mrapa me nga 1 person ne dit.

  16. #216
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident në Lezhë përplasen makinat vdes murgesha italiane

    25 Mars 2011 - 10:45 | Shqiperi
    Aksident në Lezhë përplasen makinat vdes murgesha italiane


    LEZHE- Një aksident me pasojë vdekjen e murgeshe dhe plagosjen e nje tjetre ka ndodhur rreth orës 10:00 në aksin Shkodër- Lezhë.
    Automjeti tip Fiat, me targa të huaja në të cilën udhëtonin 3 murgesha është përplasur me një automjet tjetër me targa LE 8263 A pranë fshatit Balldren.
    Përplasja ka qenë fatale për murgeshën italiane 75 vjecaren Rita Sisi. Ajo ndërroi jetë pak minuta pas aksidentit në spitalin e Lezhës, ndërsa murgesha Alma zogu, e cila drejtonte dhe mjetin, ka marrë plagë të rënda. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë mjeti me targa të Lezhës i cili drejtohej nga 27 vjecari Kreshnik Marku.
    (s.g/BalkanWeb)

  17. #217
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Elbasan, furgoni humb kontrollin, 2 të vdekur 6 të plagosur

    25 Mars 2011 - 16:22 | Shqiperi

    Elbasan, furgoni humb kontrollin, 2 të vdekur 6 të plagosur


    LIBRAZHD- Një aksident me bilanc tragjik duke shkaktuar 2 të vdekur, 6 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën ka ndodhur mesditen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15.00 në afërsi të fshatit Mirak në Librazhd.

    Ndërkohë që njoftohet se shumica e pasagjerëve ishin mësues dhe nxënës, ndërsa identiteti i personave të plagosur dhe dy të vdekurve nuk bëhet ende i ditur.

    Burimet nga vendgjarja bëjnë të ditur se pesonat të cilët mbetën të plagosur në këtë aksident janë dërguar në spitalin e Librazhdit ku një grup mjekësh po bëjnë të pamundurën për pasagjerët e lënduar si dhe për dy personat të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën

    Në vendgjarje ndërkohë kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve aksidentit.

    (e.m/BalkanWeb)

  18. #218
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident në aksin Korcë-Kapshticë vdes 48-vjecari

    26 Mars 2011 - 22:56 | Shqiperi


    Aksident në aksin Korcë-Kapshticë vdes 48-vjecari

    KORCË- Një 48 vjecar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor, të ndodhur në aksin Korcë –Kapshticë. Viktima Myredin Dervishaj në momentin e aksidentit ka qenë duke drejtuar një traktor pa targa ndërsa është përplasur nga një mjet tip fuoristradë me targë KO 4000 B, tek kryqëzimi i fshatit Belorta.

    Sipas policisë i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit Nikollaq Tona 51 vjec, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Korcës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Por ndërkaq në këtë aksident si shkak i errësirës së madhe dhe mungesës së sinjalistikës është përfshirë edhe një mjet tjetër duke pësuar vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  19. #219
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Koplik, vdes në aksident një 22-vjecare

    26 Mars 2011 - 19:00 | Shqiperi


    Koplik, vdes në aksident një 22-vjecare

    SHKODËR- Një aksident i ka marrë jetën një 22-vjecareje në Koplik të Shkodrës. Sipas policisë aksidenti ndodhi në lagjen “Llazan” të Koplikut në qarkun e Shkodrës mesditën e sotme.

    Përplasja e dy automjeteve ka sjellë si pasojë dhe vdekjen e 22 vjecares Elona Demaj, nga fshati Grizhë i Malsisë së Madhe, e cila udhëtonte si pasagjere në njërin prej automjeteve. Policia ka nisur ndërkaq hetimet për këtë aksident të rëndë, por mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  20. #220
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vlorë, dy aksidente, 3 persona ne rrezik për jetën

    Vlorë, dy aksidente, 3 persona ne rrezik për jetën
    ANILA PEÇI | 07/04/2011 | LAJM I FUNDIT | Shekulli
    Dy aksidente të rënda kanë ndodhur ne qytetin e Vlorës. Aksidenti i parë i ndodhur rreth orës 19.30, pranë kryqëzimit të kalit të trojës, ku një automjet tip benz, ngjyrë e zezë me targa angleze ka përlasur një kalimtar, i cili në atë kohë po kalonte nga një krah Ii rrugës në tjetrin. D. Karteri, si pasojë e përlasjes nga automjeti ka marrë plagë të rënda, ai është trasportuar menjëherë në spital, ku ndodhet në reanimacione ende në rrezik për jetën.


    Polcia e mbërritur në vendgjarje ka ndaluar adoleshentin që drejtonte mjetin.


    Ndërsa vetëm 10 minuta më pas një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e spitalit, në lagjen partizani. Lefter S. i cili po udhëtonte me një motor, ka rrezikuar të shtyp një fëmijë, Ii cili shoqërohej nga gjyshja, Feruze Beqiraj. Drejtuesi i motorit ka devijuar trajektoren për të shpëtuar fëmijën dhe ka goditur rëndë të moshuarën, ndërsa nga rrëshqijtja emotorit është përplasur dhe vetë në tokë.


    Feruze Beqiraj, dhe Lefter Salilaj, janë çuar menjëherë në spital, të dy kanë marrë dëmtime të rënda. Mjekët shprehen se jetët e tre të aksidentuarve janë në rrezik.

Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •