Close
Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 411
  1. #181
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Aksidenti, plagoset punonjësi i policisë kufitare
    Kristaq Thanasi | 01/02/2011 | Shekulli

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e mbrëmjes së martë në qytetin e Fierit. Ka qenë shtetasi Tafil Gashi ai që ka mbetur i plagosur rëndë nga ky aksident i ndodhur në aksin Fier -Seman.
    Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga Tafil Gashi me detyrë punonjës i policisë kufitare përplasur me një mjet tjetër. Përplasja ka qenë shumë e fortë duke i shkaktuar plagosjen policit. Ai është çuar me urgjencë në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë e më pas në Spitalin Ushtarak.
    Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit nga punonjësi i policisë.

  2. #182
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    02 Shkurt 2011 - 17:06 |


    Pukë, makina bie në humnerë, 2 të vdekur 2 të plagosur



    PUKË- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Çelëz të rrethit Pukës, duke i marrë jetën dy personave dhe ka shkaktuar plagosjen e dy të tjerëve.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 13.30, kur një automjet i tipit Fuoristradë me targa të Pukës, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përfunduar rreth 200 m në një humnerë.
    Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se, si pasojë e këtij aksidenti, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, 42 vjeçari Mark Leka dhe 37 vjeçari Afrim Xheka.

    Me të marrë njoftim për ngjarjen, forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur nxjerrjen e të dëmtuarve dhe transportimin e tyre me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë drejtim Qendrave Spitalore të Tiranës.

    Grupi hetimor në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Nga hetimet e deritanishme, mësohet se mjeti ka qenë i pajisur me zinxhirë, por ka dalë nga rruga për shkak të rrëshqitjes.

    (e.n/BalkanWeb)

  3. #183
    Aksidentet në Shqipëri, çdo ditë një viktimë
    Mos kini merak, me shume po lindin sesa po vdesin.
    Apo duhet te kemi merak nga popullsia e tepert?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  4. #184
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    05 Shkurt 2011 - 11:54 |


    Peshkopi, makina bie në humnerë, plagosen 3 efektivë të policisë

    PESHKOPI- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Ura e Topojanit, kur një makinë ra në humnerë në buzë të Drinit të Zi.

    Për pasojë janë plagosur rëndë, shefi i komisariatit të policisë së Peshkopisë, Alush Bunguri, shefi i logjistikës në këtë komisariat, Roland Margjoka si dhe specialisti Erjon Perlesha, në të njëjtin institucion.

    Mësohet se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Peshkopisë, ndërsa i treti ndodhet në gjendje komë dhe është në pritje të transportit drejt spitalit ushtarak në Tiranë.

    Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i aksidentit ka qënë rrëshqitja e makinës nga prania e borës dhe ngricave në rrugë.

    (e.n/BalkanWeb)

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Parmbreme ne darke, nje mikja ime doli nga shtepia e saj prane pallateve Agimi, e tek priste shoqen e saj qe te shkonin se bashku ne parukeri, nje jevg me motor e godet nga mbrapa duke e rrezuar me koke ne trotuar.
    Frakture ne kafke dhe enjtje te trurit qe mbreme.
    Sot mjeket konfirmuan se nuk ka shpresa per te jetuar.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Parmbreme ne darke, nje mikja ime doli nga shtepia e saj prane pallateve Agimi, e tek priste shoqen e saj qe te shkonin se bashku ne parukeri, nje jevg me motor e godet nga mbrapa duke e rrezuar me koke ne trotuar.
    Frakture ne kafke dhe enjtje te trurit qe mbreme.
    Sot mjeket konfirmuan se nuk ka shpresa per te jetuar.
    Sapo me njoftuan se mikja ime nxori frymen e saj te fundit
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Parmbreme ne darke, nje mikja ime doli nga shtepia e saj prane pallateve Agimi, e tek priste shoqen e saj qe te shkonin se bashku ne parukeri, nje jevg me motor e godet nga mbrapa duke e rrezuar me koke ne trotuar.
    Frakture ne kafke dhe enjtje te trurit qe mbreme.
    Sot mjeket konfirmuan se nuk ka shpresa per te jetuar.


    ngushellime per familjen e asaj shoqes tende

    po jevgu kush eshte ,nga erdhi ky nga arabia,afrika ,azia apo eshte shqipetar

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    ngushellime per familjen e asaj shoqes tende

    po jevgu kush eshte ,nga erdhi ky nga arabia,afrika ,azia apo eshte shqipetar
    Crendesi ka se nga eshte. Ishte nje fytyre e keqe , qe ecte me motor ne trotuar dhe pasojat.....
    flm per keqardhjen tende.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #189
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Sapo me njoftuan se mikja ime nxori frymen e saj te fundit
    Ngushellime....
    Problemi i sigurise rrugore duhet te zere faqen e pare ne cdo gazete, tv a forum sepse eshte nje problem qe po e redukton Shqiperine pak e nga pak...

  10. #190
    Proud 2 b Albanian Maska e Linda-uk
    Anëtarësuar
    10-08-2009
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    298
    Sa e trishtuar, kur isha ne shqiperi veren e kaluar e kisha shume te veshtire te ecja me makine, asnje nuk respektonte rregullat e qarkullimit rrugor, kisha frike te ecja ne kembe e tmerr driving, edhe pse kam me shume se 10 vjet qe eci me makine prapeseprape ne shqiperi me dukej vetja elementare
    Shpresoj dhe uroj qe se shpejti gjerat te rregullohen per mire!
    U cant judge a book by its cover but you can tell its price

  11. #191
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Gjirokastër, makina del nga rruga vdes 26 vjeçari

    07 Shkurt 2011 - 12:30 | Shqiperi

    Gjirokastër, makina del nga rruga vdes 26 vjeçari

    GJIROKASTER- Një 26 vjecar nga Libohova ka humbur jetën gjatë një aksidenti te ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate në dalje të fshatit Lazarat. Policia është sinjalizuar për aksidentin nga një telefonatë. Automjeti tip BMV me targa greke INN 2451, me drejtues Bashkim Çavani, i cili udhëtonte nga fshati Lazarat në drejtim te Libohovës, ka dalë nga rruga , duke rënë nga ura në një përrua. Edhe pse 26 vjecari është transportuar menjëherë për në spital pas disa orësh ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda .Veprimet e Komisionit hetimor për zbardhjen e ngjarjes u ndërprenë gjatë natës për shkak të ndriçimit të kufizuar për te rinisur sot në mengjes. Gjithsesi nga kqyrja e automjetit dhe nga veprimet e para proceduriale grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i daljes nga rruga ishte “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    (s.g/BalkanWeb)

  12. #192
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident i rëndë në Lushnjë-Fier, 2 të vdekur, 2 të plagosur

    09 Shkurt 2011 - 22:34 | Shqiperi


    Aksident i rëndë në Lushnjë-Fier, 2 të vdekur, 2 të plagosur

    LUSHNJE- Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur në autostradën Lushnjë - Fier.

    Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se rreth orës 20 të mbrëmjes, një makine me targa të Tiranës 2573 T, ku udhëtonin 4 persona, është përplasur në vendin e njohur si rotondoja e Savrës, ne aksin rrugor Lushnjë- Fier.

    Si pasojë, kanë mbetur të vdekur shtetasi Enver Sulko 65 vjec dhe bashkëshortja e tij 60 vjec. Ndërkohë të plagosur janë dy persona të tjerë të paidentifikuar, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë.

    Nga të dhënat paraprake mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.

    (e.n/news24/BalkanWeb)

  13. #193
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Lezhë, aksidenton të moshuarin, arrestohet shoferi

    Lezhë, aksidenton të moshuarin, arrestohet shoferi
    Shekulli Online | 11/02/2011 |
    Një aksident me pasojë vdekjen ka çuar në pranga një shtetas të enjten rreth orës 21:00. Edmond Lazri, 31 vjeç, banues në fshatin Dragushë të rrethit Lezhë u arrestua në flagrancë pasi në orët e drekës të të njëjtës ditë, teksa drejtonte mjetin kamion me targa LE 8204 A, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Prend Zef Mëhillaj, 62 vjeç, banues në fshatin Luf të rrethit Pukë, i cili pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Lezhës, është dërguar në gjëndje të rëndë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku dhe ka gjetur vdekjen.


    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të 'Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ', në ngarkim të shtetasit Edmond Lazri.

  14. #194
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shkodër, kamioni përplas për vdekje 18-vjecarin

    11 Shkurt 2011 - 19:12 | Shqiperi


    Shkodër, kamioni përplas për vdekje 18-vjecarin


    SHKODËR - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 12.30 të së premtes në qytetin e Shkodrës, pikërisht pranë konviktit “Safet Spahiu”. Një 18 vjecar nga Vau i Dejes që po levizte me bicikletë është përplasur nga një kamion me targa të Tiranës.

    Nga përplasja trupi i 18-vjecarit Ndue Lazri ka pasuar një shmangie prej disa metrash duke përfunduar në xhamin e një tjetër automjeti tip benz. I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të mjekëve si pasoje e plagëve të rënda në kokë dhe në trup 18 vjecari Ndue Lazri ka gjetur vdekjen 2 orë pas mbërritjes në spital.

    Drejtuesi i kamionit Dede Kovacaj edhe ky me banim ne Vaun e Dejës, është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës.
    (e.m/news24/BalkanWeb)

  15. #195
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Lezhë, makina del nga rruga, plagoset rëndë 22 vjeçari

    13 Shkurt 2011 - 17:32 | Shqiperi

    Lezhë, makina del nga rruga, plagoset rëndë 22 vjeçari


    LEZHË- Një 22 vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas një aksidenti automobilistik në autostradën Lezhë-Shkodër.

    Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se një autoveturë me targë SH 7359 E, drejuar nga Alban Buja nga fshati Mali i Jushit, Shkodër, doli nga rruga pranë kryqëzimit të komunës Blinisht. Për pasojë, 22 vjeçari Buja ka marrë plagë të rënda.

    Sipas policisë, 22 vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës për t'u transportuar më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

  16. #196
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    a e gjeten se kush e vrau at juristen trashani
    no glove no love

  17. #197
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vlorë, nxjerr makinën nga rruga, i vdes gruaja dhe nipi

    15 Shkurt 2011 - 08:43 | Shqiperi
    Vlorë, nxjerr makinën nga rruga, i vdes gruaja dhe nipi


    VLORE- Një aksident i rëndë rrugor me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë ka ndodhur në orën 06. 30 minuta të mëngjesit të sotëm në të dalë të qytetit të Vlorës.

    Makina tip fiat me targa italiane BZ 415 NH në të cilën udhëtonin një cift të rinjsh
    (burrë e grua) dhe nipi 15 vjecar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anës rrugës.

    Nga përplasja kanë humbur jetën Klaudia Hasani 23 vjec, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit Sami Hasani, 28 vjec si dhe nipi i tij Edi Hasani 15 vjec.

    Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit

    Dy të vdekurit janë nisur nga kalimtarët e rastit në spitalin e Vlorës dhe me pas në morgun e spitalit. Ndërsa 28 vjecari ndodhet në reanimacion, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
    (foto ilustruese)
    (s.g/BalkanWeb)

  18. #198
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident në Krujë një 19-vjeçare humb jetën, 2 plagosen

    16 Shkurt 2011 - 17:19 | Shqiperi

    Aksident në Krujë një 19-vjeçare humb jetën, 2 plagosen

    KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 19 vjeçare-je dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në fshatin Tapizë të Krujës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të mëngjesit të sotëm. Viktima e aksidentit është Etleva Koçi.
    Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se një automjet tip Benz me targa të Krujës 63-35 A është përplasur me një motorçikletë, në të cilën udhëtonin dy persona. Nga përplasja e fuqishme motorçikleta ka avancuar duke goditur kalimtaren 19-vjeçare.
    Përplasja ka qenë fatale për Etleva Koçin, e cila mësohet se ka mbetur e vdekur në vend. Ndërkohë janë plagosur edhe dy personat që udhetonin me motoçikleten. Burime të policisë sqarojnë se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte personi në motoçikletë.

    (e.m/news24/BalkanWeb)

  19. #199
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Fushë- Krujë makina përplas kalimtaren,vdes

    18 Shkurt 2011 - 08:09 | Shqiperi

    Fushë- Krujë makina përplas kalimtaren,vdes


    TIRANE- Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin Fushë Krujë- Tiranë.

    Policia bën të ditur se një autoveturë tip ford me targa Kruje ka përplasur për vdekje një 50 vjecare e cila po kalonte rrugën në afërsi të vendit të quajtur Larushkë.

    Viktima Manushaqe Elezi ka gjetur vdekjen ndërsa shoferi është larguar pa makinë nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, Policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe identifikuar drejtuesin e automjetit.
    (s.g/BalkanWeb)

  20. #200
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Dibër, makina bie ura 2 të vdekur, 2 të plagosur

    20 Shkurt 2011 - 14:34 | Shqiperi

    Dibër, makina bie ura 2 të vdekur, 2 të plagosur

    DIBER-Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Dibër, në vendin e quajtur “Ura e Grezhdanit”.

    Një automjet tip Benz ka rënë nga ura në një lartësi prej 30 metrash, duke përfunduar në përrua. Si rrjedhojë dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur rëndë.

    Viktimat e aksidentit janë Lavdosh Paçuku 20 vjeç dhe Kastriot Gjoni 22 vjeç.

    Ndërkohë që ndodhen në gjëndje të rëndë, Eriglen dhe Donald Gjoni. Automjeti drejtohej nga njëri prej Viktimave, Kastriot Gjoni.

    Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

    (d.b/BalkanWeb)

Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •