Postuar mė parė nga
Rugova
z. Guri Kuq,
Deklaratėn e z. Adem Salihaj e kuptoj si shumė shqetėsuese, madje shumė alarmuese pėr rrezikun qė po i kanoset stabilitetit politik nė Kosovė. Njė njeri i burgosur politik pėr mė shumė se 11 vjet, siē ishte Adem Salihaj, me pėrvojė tė madhe politike gjatė gjithė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar dhe dekadės sė kėtij fillim shekulli, pastaj duke pasur parasysh faktin se ishte njėri ndėr miqėt dhe bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė presidentit historik tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovės, i cili nė kėto dy dekada ka bartė poste tė larta partiake (kryetar i LDK-sė nė Ferizaj pėr disa vite) dhe shtetėrore (zėvendėskryeministėr) dhe aktualisht deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe nėnkryetar i LDD-sė, duhet marrė me seriozitet dhe frikė tė madhe, sepse diēka e madhe e paska shtyrė atė dhe G. Gecin qė kėtė ēėshtje ta shtrojnė nė Parlament dhe para opinionit tė gjerė....!!??
Pra, duket se durimit tek kėta tė rrezikuar t'i ket ardhur fundi, sepse siē paskan deklaruar ai dhe Gani Geci ata paskan fakte pėr komplote vrasjeje kundėr tyre, gjė tė cilėn kanė bėrė mirė qė e kanė proceduar tek EULEX-i pėr shqyrtim tė mėtutjeshėm. Ngase, ėshtė koha e fundit qė krimit tė organizuar nė Kosovė t'i thuhet NDAL, sepse nėse del se ai ėshtė i instaluar edhe pranė organeve qeverisese tė Kosovės, vaj halli pėr shtetin tonė tė ri, por edhe pėr shqiptarėt dhe imazhin e tyre nė Evropė. Pa e eliminuar krimin e organizuar kudo qoftė dhe nė ēfarėēdo niveli, korrupsionin nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė si dhe pa sundimin e mirėfilltė tė ligjit, pra shtetit juridik, Kosova kurrė nuk do mund tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian, por as strukturave tjera ndėrkombėtare. Kėtė duhet ta dijnė tė gjithė, dhe shembullin mė tė freskėt e kemi shtetin tonė amė, i cili pėr t'u bėrė anėtare e NATO-s dhe e BE-sė ėshtė dashur qė sė pari ta fitojė luftėn me krimini e orgaizuar politik dhe ekonomik, dhe kėtė e tregon qartė rasti mė i freskėt i ekstradimit dje nga Turqia nė Shqipėri tė Aldo Bares, njėrit ndėr kriminelet mė tė rrezikshėm qė ka njohur historia e re shqiptare. Pra, pa i plotėsuar kushtet dhe standardet e BE-sė, Kosova dhe asnjė vend tjetėr nė Ballkan nuk mund tė bėhet anėtare e strukturave verioatlantike dhe as e BE-sė. Ndaj, ėshtė koha e fundit qė edhe nė Kosovė tė fillon qerimi i hasapeve me bartėsit e krimit tė organizuar, pa marrė parasysh se pėr kėnd dhe pėr ēfarė niveli bėhet fjalė.
Krijoni Kontakt