Postuar mė parė nga
Rugova
Ti qė ke sjellur kėtu nė forum kėto pamflete politike anti-rugovė, po tė kishe jetuar dhe vepruar nė kohėn kur ka jetuar dhe vepruar Ibrahim Rugova bashkė me qindra intelektualė tjerė tė Kosovės, jo qė nuk do te tė dėgjohej zėri nacionalist shqiptar, veēse do ta kishe diferencuar vetvetėn vullnetarisht nga nacionalizmi shqiptar. Jo pėr tjetėr, por nga frika se po errėsh dhe nuk po qelėsh nė mengjes. Kėto pamflete mos na i hudh kėtu, tash pas gati 30 viteve, sepse me kėtė qėndrim po tregoesh shumė i papajekur politikisht dhe kombėtarisht.
Sepse, nė ato vite kur nė Kosovė "hahej pasuli kokėrra-kokėrra", siē thotė populli, e vetmja mundėsi pėr tė vepruar "legalisht" nė ato rrethana shumė tė egėra okupuese, sidomos para 68-tė dhe pas demonstratave tė 81-tės, ka qenė kusht pėr ēdo shqiptarė tė punėsuar kudo qoftė nė Kosovė, tė jesh anėtar i LKJ-sė (Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė) nė tė cilėn parti kanė qenė tė kyēur tė gjithė popujt ish jugosllav; sllovenet, kroatėt, bashnjakėt, maxharrėt, serbėt, maqedonasit, shqiptarėt, etj, qė tė qenit nė kėtė parti komuniste ka nėnkuptuar pėr kohėn, tė jesh anėtarė i njė sistemi vetėqeveris qė ishte nė fuqi nė atė periudhė, e qė sipas analistėve tė shumtė botėror ka qenė ndėr sistemet mė liberale tė ish shteteve komuniste, sepse Tito ishte i vetmi njeri i asaj kohe i cili nė masė tė madhe kishte arritur ta thejė dhe amortizojė nacional-shovinizmin dhe hegjeminizmin serb nė ish Jugosllavi, siē dihet nė Plenumin e Brioneve (1966), kur largoi nga posti i nėnkryetarit tė ish Jugosllavisė Alexandar Rankoviēin (gjakpirėsin mė tė madh ndaj shqiptarėve) bashkė me qindra shovinistė tjerė serbė tė cilėt ishin futur nė tė gjitha poret e politikės, ekonomisė, ushtrisė dhe kulturės nė mbarė ish Jugosllavinė, duke e spastruar kėshtu LKJ-nė dhe organet shtetėrore nga virusi serb i cili menjėherė pas LDB kishte synim rrėzimin e Titos dhe krijimin e Serbisė sė madhe. Nga kjo platėformė shoviniste serbėt nuk hoqėn dorė kurrė, gjė tė cilėn e pamė nė skenė menjėherė pas vdekjes sė Titos (1980), kur Dobrica Qosiqi (baba i kombit serb) bashkė me ASHAS, nė "Francuska 7" nė Beograd me 1986 nxorrėn Programin pėr krijimin e Serbisė sė madhe prej "Vardari deri nė Trigllav" (vazhdimėsi e "Naēertanijes" tė Ilija Garashaninit) pėr okupimin e 5 republikave tjera dhe dy krahinave autonome (Kosovėn dhe Vojvodinėn), siē veproi kasapi i Ballkanit Millosheviēi nė vitin 1991 duke sulmuar sė pari Slloveninė, pastaj Kroacinė, Bosnjėn dhe sė fundi Kosovėn.
Pra, sa ka qenė gjallė Tito serbėt pranė shumė tentimeve pėr rrėzimin e tij nuk ia dolėn, falė nė masė shumė tė madhe rolit qė kanė luajtur politikanėt shqiptarė tė asaj kohe nė krye me Fadil Hoxhėn, Imer Pulėn, Asllan Fazlinė, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin, Veli Devėn, (hiē kėtu Ali Shukrinė, Kolė Shirokėn, Sinan Hasanin, Hysamedin Azemin, mė vonė Rrahman Morinėn, etj,) tė njohur si pro-serbė, e jo, lexo: si jo pro-jugosllav, qė atėherė ka nėnkuptuar thjeshtė pro-Tito, i cili tek serbėt vlerėsohej sot e asaj dite si armiku numėr njė i tyre. Bile, pėr zgjerimin e autonomisė sė Kosovės dhe nxerrjen e Kushtetutės sė vitit 1974, me tė cilėn Kosova mori atributet e shtetit pėrveē jo edhe emrit Republikė, ai (Tito) nga serbėt akuzohej se Serbisė ia kishte marrė Kosovėn tė cilėn ua kishte dhėnė shqiptarėve. Nė masė tė madhe kėshtu ka qenė, sepse me kėtė Kushtetutė Kosova u bė pjesė e barabartė e Federatės ish Jugosllave, duke formuar organet shtetėrore dhe administrative nė mėnyrė tė pavarur nga Beogradi.
Pra, shqiptarėt e Kosovės bashkė me sllovenėt dhe kroatėt (Tito ka qenė kroat) kanė qenė nė koalicion tė ngushtė kundėr shovinizmit dhe hegjemonizmit serb i cili posaēėrisht shqiptarėve u ka sjellur dėme shumė tė mėdha.
Ndaj, edhe Rugova e edhe intelektualė tjerė shqiptarė tė kohės kanė qenė anėtarė tė LKJ-sė, si kusht formal pėr veprim tė hapur dhe "legal", nė rėnd tė parė pėr ruajtjen e interesave kombėtare tė shqiptarėve nė Kosovė e jo pėr interesa personale, siē po akuzohen sot nga majtistėt shqiptarė, me pretekstin banal si serbofilė dhe tradhėtarė, gjė qė nuk qėndron fare. Tė gjithė ata tė cilėt nuk i njohin rrethanat e veprimit tė politikanėve dhe intelektualėve shqiptarė tė kohės nė krye me Esad dhe Hasan Mekullin, akademik Dėrvish Rozhajėn, Fehmi Aganin, akademik Ali Hadrin, akademik Rexhep Qosjen, akademik Gazmend Zajmin, si dhe shumė e shumė tė tjerė, pastaj poetėt dhe shkrimtarėt e shumtė tė cilėt bėnė bujė nė ish Jugosllavi dhe nė Evropė nė afirmimin e vlerave kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės, pra tė cilėt tė pamundurėn e bėnė tė mundur gjatė regjimit komunist tė ish Jugosllavisė, siē ishte themelimi i Universitetit tė Prishtinės me 1970 (ishte fitorja mė e madhe e kohės pėr shqiptarėt), hapjen e dhjetėra instituteve dhe ASHAK, pastaj hapjen e qindra shkollave nė gjuhėn shqipe nėpėr Kosovė, siē ishte dhe pėrfaqėsimi i shqiptarėve dhe Kosovės nė organet mė tė larta tė Federatės, nė diplomaci, shkencė, ekonomi, etj, duhet ta dijnė mirė se flasin pėrmendėsh dhe pa kurrėfarė bazash, as politike, as kombėtare.
Ndaj, kur debatoni kėtu nė Forum, sillni faktet e gjalla dhe mos lėroni kot se koti duke akuzuar dhe shpifur ndaj njėrės ndėr elitat mė tė ēmuara dhe mė tė shquara shqiptare nė Kosovė nė periudhėn e viteve 1966/68-1990, nga e cila doli pikėrisht intelektuali dhe lideri historik i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, veprimtaria intelektuale dhe politike tė cilit ka hyrė nė analet e politikės kombėtare shqiptare, por edhe nė atė tė politikės dhe lėvizjeve paqėsore nė botė. Falė tė cilės politikė dhe strategji shqiptarėt dhe Kosova ecėn, me plotė luftėra dhe sakrifica tė pashoqe, drejt synimeve dhe realizimit tė ėndrrave tė tyre pėr tė qenė popull dhe shtet i pavarur nė Ballkan. Kush i mohon meritat kėtyre figurave tė larta tė kombit, ėshtė qėllim keq, hipokrit dhe shumė larg tė vėrtetės dhe kauzės nacionale shqiptare, e cila sot, pėr fat tė mirė ėshtė nė rrugė e sipėr tė zgjidhjes sė saj pėrfundimtare.
Krijoni Kontakt