Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Papandreu: Do punojme per heqjen e vizave me Shqiperine

    Papandreu fton Berishėn e Gruevskin nė takim nė Prespė


    ATHINE-Tre kryeministrat, ai grek, shqiptar dhe maqedonas do tė takohen brenda kėsaj jave nė njė takim jozyrtar nė Prespė.

    Mediat greke raportojnė se ka qėnė Kryeministri i Greqisė, George Papandreou, nismėtari i takimit qė ka ftuar kryeministrin e Shqipėrisė Sali Berisha dhe atė tė Maqedonisė, Nikola Gruevski pėr njė takim nė Parkun Kombėtar tė Liqenit tė Prespės.

    Tema e takimit do tė jetė diskutimi mbi fillimin e mundshėm tė njė iniciativė tė pėrbashkėt pėr ruajtjen e rajonit tė Liqeneve Prespės, e cila zė njė territor nė Greqi, Shqipėri dhe njė nė Maqedoni. Nuk dihet ende nėse do tė bisedohet cėshtja e emrit mes Greqisė dhe Maqedonisė, cėshtje e mbetur pezull pasi asnjė nga palėt nuk pranon propozimet e njėra-tjetrės.

    Balkanweb
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-12-2009 mė 17:23

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri grek Papandreu i jep Kryeministrit Berisha mbėshtetje tė plotė pėr heqjen e vizave pėr shqiptarėt

    Kryeministri Papandreu: Qeveria greke do tė bėjė cdo gjė pėr njohjen e patentave shqiptare pėr emigrantėt shqiptarė nė Greqi



    Kryeministri Berisha, pas takimit trelateral tė zhvilluar nė qytezėn Pyli tė Bashkisė sė Prespės, nė Greqi, me Kryeministrin grek z. Papandreu dhe Kryeministrin maqedonas z. Gruevski, zhvilloi njė takim shumė tė pėrzemėrt dhe miqėsor dypalėsh me Kryeministrin e Greqisė z. Giorgos Papandreu.

    Kryeministri Papandreu e uroi Kryeministrin Berisha pėr festėn e Ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe festėn e Kurban Bajramit.

    Gjatė takimit, dy kryeministrat diskutuan gjerėsisht pėr marrėdhėniet dypalėshe dhe shprehėn vendosmėrinė e tyre pėr provimin e mėtejshėm tė tyre,si dhe pėr thellimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit nė tė gjitha fushat. Kryeministri Berisha i shprehu mirėnjohjen Kryeministrit Papandreu pėr mbėshtetjen dhe solidaritetin e jashtėzakonshėm qė Greqia fqinje i tregoi Shqipėrisė dhe qeverisė shqiptare, duke mbėshtetur fuqishėm pranimin e shqyrtimit tė kėrkesės sė Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat nė BE nė mbledhjen e 16 nėntorit 2009 tė ministrave tė Jashtėm tė Bashkimin Evropian, ku u vendos tė pranohej shqyrtimi i kėrkesės sė Shqipėrisė pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat pėr anėtarėsim nė BE dhe u ftua Komisioni pėr hapat e mėtejshėm.

    Kryeministri Papandreu i shprehu Kryeministrit Berisha mbėshtetjen e tij tė plotė dhe tė qeverisė greke pėr heqjen e vizave pėr qytetarėt shqiptarė. Dy kryeministrat ranė dakord tė punojnė ngushtėsisht sė bashku pėr fuqizimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve tė shkėlqyera dhe miqėsore qė ekzistojnė midis dy vendeve, si dhe pėr tė zgjeruar e thelluar bashkėpunimin dypalėsh nė tė gjitha fushat me interes tė pėrbashkėt, nė veēanti bashkėpunimin nė fushėn ekonomike, nė fushėn e turizmit, nė fushėn e bujqėsisė, nxitjen e investimeve greke nė Shqipėri, etj.

    Kryeministri Berisha i kėrkoi homologut tė tij grek, z. Papandreu, qė qeveria e Greqisė tė njohė Lejet e Drejtimit tė Automjetit (patentat) shqiptare pėr emigrantėt shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi, ē’ka do tė ishte ndihmesė dhe kontribut i jashtėzakonshėm pėr tė gjithė ata emigrantė shqiptarė qė pėrdorin automjete pėr transport nė jetėn e tyre tė pėrditshme nė territorin grek.

    Kryeministri Papandreou e siguroi Kryeministrin Berisha se do tė bėjė ēdo pėrpjekje qė sa mė shpejtė tė hiqen burokracitė dhe tė njihen patentat shqiptare pėr emigrantėt qė jetojnė nė vendin fqinj, nė Greqi.

    Dy kryeministrat ranė dakord pėr tė punuar ngushtėsisht dhe pėr tė forcuar mė tej miqėsinė dhe bashkėpunimit mes dy popujve. Nė kėtė kontekst, Kryeministri Berisha e ftoi Kryeministrin Papandeou tė vizitojė Shqipėrinė, ftesė tė cilėn Kryeministri Papandreou e pranoi me kėnaqėsi. Gjatė takimit, Kryeministri Papandreu i shprehu Kryeministrit Berisha mbėshtetjen e plotė tė qeverisė sė tij dhe tė vendit fqinj, pėr pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr t’u integruar sa mė shpejtė nė familjen evropiane.

    Nė takim u vlerėsua lart fakti qė investitorėt grek zėnė vendin e parė pėr sa i pėrket investimeve tė huaja direkte nė Shqipėri dhe tė dy Kryeministrat vlerėsuan ecurinė dhe suksesin e investimeve tė firmave serioze tė kompanive tė rėndėsishme dhe prestigjioze greke nė shumė fusha nė Shqipėri. Kryeministri Papandreu e siguroi Kryeministrit Berisha se do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr tė nxitur investitorėt grekė qė tė vijnė nė Shqipėri pėr tė investuar dhe pėr tė zgjeruar investimet e tyre nė fusha tė rėndėsishme si turizmi, bujqėsia, etj.

    Kryeministria
    27/11/2009

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Greqia mbėshtet fuqishėm integrimin Shqipėrisė dhe Ballkanit Perėndimor nė BE


    - Papandreu, Berisha dhe Gruevski angazhohen pėr shndėrrimin e Parkut tė Prespės nė shembull tė suksesit tė politikave mjedisore dhe destinacion turistik pėr mbarė rajonin e mė gjerė, si dhe tė punojnė sė bashku pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm nė pėrputhje me politikat pėr ruajtjen e mjedisit

    Kryeministri Berisha mori pjesė sot nė takimin e tre Kryeministrave, tė Shqipėrisė, tė Greqisė dhe tė Maqedonisė, i cili u zhvillua me iniciativėn e Kryeministrit grek z. Papandreu nė qytezėn Pyli, buzė liqenit tė Prespės, nė Bashkinė e Prespės, nė Greqi, takim i cili kishte pėr qėllim promovimin e pėrpjekjeve tė pėrbashkėta nė fushėn e ruajtjes mjedisit pėr sa i pėrket Liqenit dhe Parkut tė Prespės.

    Kryeministri Papandreu, pasi i uroi pėrzemėrsisht mirėseardhjen tė dy Kryeministrave, e vlerėsoi kėtė takim si njė ngjarje shumė tė rėndėsishme, e cila tregon edhe njėherė vendosmėrinė e tė tre qeverive pėr ēėshtjet e mbrojtjes sė mjedisit dhe tė ekosistemit, nė njė kohė ku sfida e ndryshimeve klimaterike ėshtė njė ēėshtje mbarė globale. Njėkohėsisht, ky takim shėrben edhe njėherė si tregues i marrėdhėnieve shumė tė mira e miqėsore dhe i bashkėpunimit tė tre vendeve nė shėrbim tė paqes, zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik, integrimit tė mėtejshėm rajonal dhe integrimit tė shpejtė tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė, si dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor nė BE, nė dobi tė sė mirės dhe progresit tė tre vendeve dhe prosperitetit tė qytetarėve tė tyre.

    Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Gruevski e falėnderuan pėrzemėrsisht Kryeministrin Papandreu pėr inicimin e kėtij takimi, i cili zhvillohet nė 10-tė vjetorin e deklaratės sė pėrbashkėt tė tre kryeministrave nė 2 shkurt tė vitit 2000 pėr Parkun e Prespės, si dhe ranė dakord me Kryeinistrin Papandreu se takimi i sotėm i shėrben forcimit tė marrėdhėnieve shumė tė mira miqėsore mes tre vendeve dhe popujve fqinjė dhe miq, edhe ėshtė njė kontribut mė tepėr nė shėrbim tė forcimit tė paqes, miqėsisė dhe bashkėpunimit mes tre vendeve dhe popujve, por edhe mbarė rajonit.

    Duke e falėnderuar Kryeministrin Papandreu pėr nismėn e qeverisė greke pėr tė vendosur njė afat pėrfundimtar kohor pėr integrimin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė BE deri nė 2014, nė pėrputhje me axhendėn e Samitit tė Selanikut, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Gruevski vlerėsuan gjithashtu se takimi i sotėm, si njė shembull i ndėrveprimit dhe bashkėpunimit tė ngushtė rajonal, do tė sjellė njė kontribut tė ri nė pėrshpejtimin e pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr integrimin e kėtyre vendeve nė BE. Kryeministri Papandreu i siguroi dy Kryeministrat se Greqia do tė vazhdojė tė mbėshtesė fuqishėm pėrpjekjet e dy vendeve fqinjė pėr integrim sa mė tė shpejtė nė BE.

    Nė vijim tė nismės sė ndėrmarrė nė vitin 2000 pėr mbrojtjen e ekosistemit tė Liqenit dhe Parkut tė Prespės, tė tre kryeministrat, duke i vlerėsuar veēoritė e ekosistemit tė Liqenit dhe Parkut tė Prespės si unik nė rajon, shprehėn vendosmėrinė e tė tre qeverive pėr tė bashkėpunuar ngushtėsisht pėr mbrojtjen e mjedisit dhe vlerave tė veēanta tė kėtij parku, si dhe promovimin e politikave “tė gjelbra” miqėsore ndaj mjedisit, si prioritet tė punės sė kėtyre tre qeverive.

    Pėr kėtė qėllim tre Kryeministrat ranė dakord dhe nėnshkruan njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr mbrojtjen e Parkut tė Prespės dhe pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė tij, duke u angazhuar njėkohėsisht qė ta kthejė kėtė rajon nė njė shembull mbarė botėror pėr bashkėpunimin fushėn e mjedisit, por edhe pėr tė bėrė ēdo pėrpjekje pėr tė promovuar zhvillimin e zonave qė kufizohen nga ky park nė tė tre vendet dhe nxitjen e turizmit lokal dhe ndėrkombėtare pėr shfrytėzuar potencialet e jashtėzakonshme natyrore qė ky park ofron.

    Tė tre Kryeministrat ranė dakord qė njė kopje e deklaratės sė pėrbashkėt dhe angazhimi i marrė sot prej tyre t’u dėrgohet si njė gjest simbolik nė vigjilje tė Samitit mbi Ndryshimet klimaterike tė Kopenhagenit, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Z. Ban Ki Mun, Komisionit Evropian dhe Presidencės sė radhės sė BE-sė, si dhe Kryeministrit mikpritės tė Danimarkės. Ne deklaratė e tyre tė tre Kryeministrat ranė dakord qė nė shkurtin e ardhshėm, nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Pasurive Ujore tė nėnshkruhet Marrėveshja e Pėrbashkėt e tė tre vendeve dhe Komisionit Evropian si pale e katėrt pėr “Mbrojtjen dhe zhvillimin e qėndrueshėm tė zonės sė Parkut tė Prespės” pėr tė vėnė nė jetė objektivat e deklaratės sė vitit 2000 dhe kėsaj deklarate pėr parkun natyral tė Prespės.

    Tė tre kryeministrat u angazhuan pėr tė vazhduar bashkėpunimi e ngushtė mes tre vendeve, por edhe mė gjerė nė rajon, pėr tė zhvilluar edhe mė tej bashkėpunimin ekonomik, nė infrastrukturė, tė energjisė sė gjelbėr, nė bujqėsi dhe pėr tė punuar ngushtėsisht sė bashku pėr tė promovuar edhe mė tej integrimin rajonal dhe ecurinė pėrpara tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor drejt projektit tė integrimit evropian nė pėrputhje me frymėn dhe objektivat e axhendės sė Selanikut.

    Gjithashtu, tė tre Kryeministrat ranė dakord tė bashkėpunojnė pėr nxitjen e investimeve tė ndėrsjella dhe tėrheqjen e investimeve nga BE, por edhe nga fonde tė tjera, nė fushėn e politikave tė ruajtjes sė mjedisit dhe projekteve ‘tė gjelbra’.

    Kryeministria
    27/11/2009

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Meta: Gati marreveshja per pensionet e emigranteve

    E Diele, 06 Dhjetor 2009

    Zevendeskryeministri dhe minister i Jashtem i Shqiperise Ilir Meta, ka marre nga kryeministri grek, Jorgos Papandreu, vendosmerine e ketij te fundit, qe te beje realitet premtimet elektorale per integrimin e emigranteve. Pas takimit, ne kuader te Konferences se 17-te te Ministrave te Jashtem te OSBE-se, ne Athine, Meta ka thene se i ka perseritur kryeministrit grek, kerkesen per njohjen e patentave shqiptare te drejtimit te automjetit, si dhe arritjen e nje marreveshjeje per sigurimet shoqerore te emigranteve. I pyetur nga gazeta "Tribuna" per reagimin e kryeministrit grek ndaj ketyre kerkesave, Meta tha se "Jorgos Papandreu ishte shume i vemendshem lidhur me keto kerkesa, ai u shpreh se eshte i vendosur qe t'i mbaje ato premtime qe ka bere edhe para zgjedhjeve per permiresimin e te drejtave te emigranteve".

    Zoti Meta, jemi njohur tashme me kerkesat qe i paraqitet kryeministrit grek, lidhur me emigrantet shqiptare, si dhe me premtimet e tij. Ajo qe duam te dime eshte se cfare do te beni konkretisht ju si qeveri, qe keto ceshtje te mbeten ne evidence te marredhenieve greko-shqiptare deri ne zgjidhjen e tyre?

    Se pari dua te shpreh kenaqesine per takimin shume te frytshem dhe miqesor qe pata me kryeministrin dhe njeheresh minister i Jashtem i Greqise, zotin Papandreu. Nje teme shume e rendesishme e ketij takimi kishte te bente me plotesimin e disa kerkesave dhe te drejtave te emigranteve shqiptare ne Greqi, te cilat permiresojne levizjen e tyre, por edhe kushtet e jeteses dhe te qendrimit te tyre ne kete vend. Zoti Papandreu me njohu me angazhimin qe do te beje gjithcka per te mbajtur premtimet qe ka dhene per te drejtat e emigranteve.

    Une kam bere dy kerkesa konkrete; Njohja e patentave te emigranteve tane, gje qe u kerkua edhe nga kryeministri Berisha ne takimin e Prespes dhe se dyti, nenshkrimin e nje marreveshjeje midis te dy vendeve, per njohjen e sigurimeve shoqerore ne nje te ardhme sa me te afert. Per kete ceshtje ne do te paraqesim edhe nje projektmarreveshje, realizimi i se ciles do te kerkoje kohen dhe negociatat e nevojshme. Por jemi te bindur, pa asnje diskutim se te drejtat dhe kushtet e emigranteve tane do te shenojne progres gjate kesaj periudhe. Dhe per kete, nuk eshte garanci vetem interesimi i vazhdueshem i pales sone, por edhe vizioni i qeverise se re greke lidhur me te drejtat e emigranteve qe jetojne ne Greqi.

    Para disa ditesh Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin e marreveshjes per kufirin detar midis Shqiperise dhe Greqise. A pati ndonje prononcim nga zoti Papandreu per kete ceshtje dhe a i ndikon pezullimi, marredheniet midis dy shteteve?

    Ka nje prononcim te qarte publik nga ministri alternativ i Puneve te Jashtme te Greqise, zotin Drutsas, lidhur me kete ceshtje gjate konferences se perbashket per shtyp qe dhane ne Tirane, javen e kaluar e cila ka te beje pikerisht me respektimin e procedurave te secilit shtet. Dhe ne kete drejtim, kjo eshte nje ceshtje qe ndodhet ne proces. Ju e dini qendrimin e qeverise qe kjo eshte jo vetem ne interes te te dy vendeve, por akoma me shume eshte ne interes te Shqiperise, sepse kjo ndihmon integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian ndersa Greqia eshte anetare e BE-se prej dekadash tashme. Sigurisht qe ne do t'i respektojme te gjitha procedurat. Por mendojme se kjo ceshtje eshte instrumentalizuar politikisht nga lidershipi i Partise Socialiste dhe personalisht nga zoti Rama, duke kerkuar te krijoje kapital politik permes aplikimit te nje mendesie nacionaliste qe i ka kaluar koha. Pasi ne jemi te bindur qe eshte respektuar ligji shqiptar, eshte respektuar ligji nderkombetar per detin, ku te dy vendet jane pale; dhe cdo gje eshte korrekte dhe ne interes reciprok.

    Pavaresisht se raportet tuaja me Edi Ramen nuk jane per t'u lakmuar, a nuk do te kishte vlere nje iniciative e Ilir Metes, nje tentative per zhbllokimin e situates aktuale? A mendoni se ka gjasa qe tensioni te shkallezohet me tej? Shperthimet personale te kryeministrit javen e kaluar, nuk besoj se parathone dicka te mire...?

    Une mendoj se eshte koha qe te gjitha energjite te perqendrohen ne ceshtjen e integrimit evropian. Ne presim tashme qe per pak jave te marrim Pyetesorin nga Komisioni Evropian, qe kerkon nje angazhim te jashtezakonshem te gjithe strukturave tona, jo vetem te administrates publike dhe shteterore, por mendoj dhe te gjithe eksperteve me te mire qe ka vendi, si ne sektorin privat, ashtu dhe ne shoqerine civile. Eshte koha qe edhe opozita te marre persiper rolin e saj, sepse ky eshte nje aksion i madh kombetar, nuk eshte nje aksion thjesht qeveritar dhe eshte absolutisht e rendesishme, qe ky kontribut te jepet me pare ne Parlament, ku opozita ka ne dispozicion edhe vendin e kryetarit te Komisionit te Integrimit, ne menyre qe te luaje nje rol te rendesishem ne kete proces.

    Sa u perket replikave dhe debateve nuk mendoj se ato jane pozitive, por nga ana tjeter, nuk mendoj se ato jane edhe substanciale. Gjithe konflikti sot qendron ne sjelljen krejtesisht antidemokratike te kryetarit te Partise Socialiste, i cili per arsye krejtesisht personale nuk ka pranuar humbjen, sepse ne rast se do te pranonte humbjen, sipas statutit te partise se tij, duhej te jepte doreheqjen, sikurse iu kerkua edhe nga shume deputete te PS. Ai zgjodhi rrugen me te lehte, te perpiqej te njolloste zgjedhjet, per te mos pranuar rezultatin, ne menyre qe te vazhdonte te mbetej kryetar i partise. Njekohesisht ai kerkon ta mbaje jashte Parlamentit, Partine Socialiste ngaqe nuk eshte vete anetar i Parlamentit dhe deshiron qe dialogu te zhvillohet ne rruge, kur dihet qe gjithe bota demokratike dialogun ne radhe te pare, e zhvillon ne institucione. Ne nuk duam te hyjme ne ceshtjet e brendshme te Partise Socialiste, por jemi te bindur qe politika e bojkotit eshte nje politike pa te ardhme, nje politike e deshtuar dhe nuk do te pengoje dot funksionimin e institucioneve demokratike ne vend.

    Megjithate, une insistoj se kontributi juaj per gati dy dekada ne te majten shqiptare, ne PS, ne mos gje tjeter, ju ngarkon me nje obligim moral lidhur me te ardhmen e kesaj te majte...?

    Mendoj se per mua dhe per LSI-ne eshte detyre shume e rendesishme ajo qe ka te beje me kontributin e levizjes sone, si force e majte progresiste per integrimin evropian te vendit, dhe ne kontribuojme cdo dite edhe permes pjesemarrjes ne koalicionin qeverises dhe ne gjithe programin e qeverise. Ndersa per sa i takon te ardhmes se Partise Socialiste, ajo duhet te zgjidhet nga vete anetaret dhe simpatizantet e saj. Te cilet besoj se nuk do te lejojne qe te kthehen ne nje segment destruktiv i politikes shqiptare, qe vepron ne kundershtim me interesat e integrimit evropian te Shqiperise dhe qe do te provokoje tensione artificiale. Te cilat nuk kane asnje lidhje me realitetin politik ne vend, por edhe me ato kerkesa, qe kane gjithe qytetaret shqiptare nga politika shqiptare sot, pra qeveria dhe opozita, qe jane pikerisht liberalizimi i vizave, te cilen ne do ta arrijme patjeter gjate vitit te ardhshem, me progresin shume te madh qe kemi bere. Une mora shume garanci edhe nga takimet dypaleshe me shume ministra te Jashtem te vendeve anetare te BE-se ketu ne Athine. E dyta ka te beje me nje standard me te larte te jeteses, problemeve ekonomike dhe sociale dhe Shqiperia eshte nje nga vendet e pakta qe ka arritur te kete nje rritje te qendrueshme ekonomike, nderkohe qe vende te tjera me te fuqishme jo vetem kane pasur recension, por edhe pasoja me te renda sociale. Ne jemi te bindur qe qeveria do ta realizoje programin e saj dhe kjo do t'u sherbeje gjithe qytetareve shqiptare, edhe atyre qe jane ne opozite, pavaresisht se realizimi nuk u sherben interesave te ngushta te kryetarit aktual te partise Socialiste, i cili kudo qe vete, kerkon te mos behet liberalizimi i vizave dhe te bllokohet procesi i integrimit evropian, pasi nuk arrin dot te ngrihet mbi interesat e vogla.

    Qe prej 4 korrikut, LSI eshte pjese e koalicionit qeverises. Me dore ne zemer, a e keni pasur te veshtire t'i pergjigjeni fteses se zotit Berisha?

    Natyrisht qe jam menduar, por vete rezultati i 28 qershorit nuk linte vend per shume zgjedhje. Ose do te kontribuonim qe ta shpinim vendin ne nje krize, (dhe dihej qe nje bashkepunim PS - LSI sillte vetem krize, sepse nuk sillte dot realizimin e nje mazhorance legjitime qeverisese), ose do te kontribuonim per stabilitet, per normalitet dhe per te vijuar proceset integruese. Cdo dite qe kalon tregon se zgjedhja jone ishte me e drejta, jo vetem sepse vendi pati nje sezon turistik shume te mire, per shkak edhe te zgjidhjes shume shpejt edhe te ceshtjes se ketij koalicioni. Por edhe sepse kerkesa e Shqiperise per statusin e vendit kandidat kaloi nga Keshilli i ministrave te jashtem te BE-se drejt Komisionit Evropian, pas disa javesh vjen Pyetesori; ne nje kohe shume te shkurter eshte bere nje progres i jashtezakonshem per te plotesuar kriteret dhe standardet e liberalizimit te vizave. Perfundimisht jam i bindur se kjo ka qene zgjidhja me e mire, ashtu sikurse veprimet e kryetarit aktual te partise Socialiste na bindin se sa larg jemi ne filozofi, ne pergjegjesine politike dhe atdhetare me lidershipin aktual te kesaj force politike.

    Mendoj se levizja jone eshte tregues i nje pjekurie te klases politike ne Shqiperi dhe i nje risie, e cila ne vendet e tjera eshte nje tradite, pavaresisht nga dallimet ideore apo ideologjike.

    LSI eshte e kenaqur vetem me faktin e pjesemarrjes ne qeverisje, dhe po harron madje dhe greven e urise se deputeteve, plot nje vit me pare?

    Absolutisht jo. Por ceshtja e kodit nuk eshte nje ceshtje emergjente. Nga ana tjeter, ajo eshte nje ceshtje qe kerkon nje konsensus me te gjere, duke perfshire edhe opoziten. Mahoranca e partise demokratike ka shprehur vullnetin per ta korrigjuar kodin dhe ne besojme ne nje kosensus me te gjere...

    Rishikimi i kodit zgjedhor mendoj se perben emergjence, aq me teper qe me te lidhet edhe realizimi i objektivit tuaj te kahershem, nje angazhim personal do te thosha, per sanksionimin e te drejtes se votes emigranteve?

    Padyshim, kjo eshte nje kerkese e jona e hershme dhe besojme se do te jete nje realitet ne te ardhmen.

    Cfare prioriteti ze ne axhenden tuaj ,permiresimi i punes dhe procedurave ne perfaqesite diplomatike dhe konsullore shqiptare, ne vendet ku ka perqendrim te madh te emigracionit shqiptar?

    Ky eshte nje prioritet i vecante, duke thjeshtezuar dhe lehtesuar gjithe procedurat, por edhe duke nderhyre njekohesisht tek qeverite e vendeve perkatese, per te bere te njejten gje. Jam i bindur se edhe keto masa qe ne po ndermarrim, liberalizimi i vizave, njohja e patentave dhe shume elemente te tjere konkrete, do te sjellim nje ndryshim rrenjesor te situates shume shpejt.

    KJ

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •