Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Shahu, nje nga sportet me popullore ne Shqiperi

    Bejleri: “Shahu, shkenca e mendjes”

    “Shahu ėshtė shkenca e mendjes”. Kjo ėshtė njė nga thėniet e ekspozuar nė sallėn e lojėrave tė Federatės Shqiptare tė Shahut, njė prej ambienteve mė dinjitoze tė ndonjė federata shumėsportėshi. Shahu shqiptar, fillimet zyrtare tė tė cilit, datojnė 76 vjet mė parė, nė maj tė vitit 1933, ka ėshtė njė prej sporteve elitare nė Shqipėri. Katrorėt bardh e zi kanė “prodhuar”, disa prej emrave mė tė spikatur gjatė shtatė dekadave sportive. “Sporti i shahut ėshtė shumė popullor nė Shqipėri dhe ėshtė njė prej sporteve mė tė vjetra e tradicionalė nė vendin tonė. Vitin e kaluar organizuam 75-vjetorin e krijimit tė Federatės Shqiptare tė Shahut, por dhe tė kampionatit tė parė tė shahut tė organizuar nė vitin 1933. Mė pas gjithēka u ndėrpre, pėr tu rikthyer nė vitin 1946. Qė nga ky vit ėshtė zhvilluar rregullisht kampionati, ku i pari ėshtė fituar nga Gaspėr Shoshi i 17 Nandorit, siē quhej asokohe Tirana, e deri tek ky i fundit, i vitit 2009, i cili ėshtė Ilir Seitaj ”, - thotė pėr “Albania”-n sekretari i mirėnjohur i Federatės Shqiptare tė Shahut, Sabri Bejleri. “Gjatė vitit 2009 kemi zhvilluar kalendarin sportiv tė miratuar dhe jemi nė fund tė aktiviteteve, ku kanė mbetur vetėm dy kampionate pėr tė zhvilluar, kampionati kombėtar ekipor, mė datė 27 nėntor, nė tė cilėn marrin pjesė dhjetė ekipe. Ky ėshtė kampionati i 36-tė qė do tė zhvillohet. Tė parin, atė vitit 1969 e ka fituar Dinamo, ndėrsa atė tė fundit, tė vitit 2008, e ka fituar Vllaznia e Shkodrės, qė e fitoi atė pėr herė tė parė. Konkurrojnė sportistė cilėsorė si Ilir Seitaj, Dritan Mehmeti, Lorenc Rama”, - thotė Bejleri. “Mė tė suksesshėm nė 35 kampionatet e para kanė qenė Teuta (7 herė), Dajti (6 herė), Studenti (5 herė), Dinamo (4 herė), Tirana (4 herė), Partizani (3 herė), Butrinti (2 herė), Luftėtari (1 herė), Vllaznia (1 herė). Gjithsesi, ne zhvillojmė edhe kampionate me shahistėt veteranė ku konkurron midis tyre edhe Ylvi Pustina, i cili ėshtė tani 75 vjeē, po aq sa edhe shahu nė Shqipėri. Njė tjetėr ėshtė Leonard Mikeli, konkurron akoma Fatos Omari, por dhe Fatos Muēo”, - thekson sekretari Sabri Bejleri. “Janė rreth 120 shahistė tė federuar e qė konkurrojnė nė aktivitet kombėtare qė organizon Federata jonė, - thotė Bejleri. “Sporti i shahut ėshtė shumė masiv nė Shqipėri, pasi janė tė shumtė ata qė e luajnė, qoftė dhe pėr kėnaqėsi. Pak muaj mė parė zhvilluam kampionatin midis shkollave ku morėn pjesė mė shumė se 500 pjesėmarrės, nga ku nxorėm pas seleksionit, ku nxorėm tetė sportistėt meshkuj dhe tetė femra. Tani kemi njė projekt tė pėrbashkėt me kolegjin turk ‘Turgut Ozal”.

    Akademia e Shahut “Tirana”
    Nė Tiranė me iniciativėn e ish-presidentit tė Federatės sė Shahut, biznesmenit Vasil Gjika, ėshtė ngritur Akademia e Shahut “Tirana” ku marrin pjesė shumė tė rinj tė talentuar dhe stėrviten aty. “Ėshtė njė fidanishte e vėrtetė e stėrviten nga Shkėlqim Ēela. Pesė prej tyre tani janė nė Kampionatin Botėror tė tė rinjve e qė po zhvillohet nė Turqi”, - thotė sekretari Bejleri.

    Femrat, tė “dashuruara” me ushtarėt

    Edhe femrat janė tė apasionuara pas shahut. “Janė bėrė mė shumė se 20 kampionate tė femrave. Kampionia e fundit e vitit 2009 pėr tė nėntėn herė, Eglantina Shabani. Janė dy motra qė luajnė shah, edhe Alda Shabani, dhe janė alternuar shumė mirė me njėra-tjetrėn. Njė tjetėr emėr i njohur ėshtė Roela Pasku, disa vjet kampione nė Shqipėri. Ėshtė nga Roskeveci, njė familje e njohur Shahu. Ndėr emrat cilėsorė aktual ėshtė dhe Arta Driza. Nė fakt, shahu i femrave nuk ka pasur ndonjė progres kėto kohėt e fundit”, - thotė sekretari Bejleri. Pėr herė tė parė pėr femra, Shqipėria morri pjesė nė Olimpiadėn e 29-tė Botėrorore, tė zhvilluar nė Novisad tė Jugosllavisė, nė nėntor-dhjetor tė vitit 1990. Shahistet tona ishin Rozan Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriēi dhe Arta Alushi (Driza). Olimpiada e fundit ku ka marrė pjesė Shqipėria ėshtė ajo e Drezdenit, Gjermani, qė pėrkon me tė 38-n nė botėrore dhe pjesėmarrjen e 16-tė tė Shqipėrisė pėr meshkuj dhe e 7-a pėr femra. Pėr femra morėn pjesė Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza. Emra tė tjerė shahistesh tė dalluara janė edhe Valbona Milla, Rezarta Banaj.

    Pasku, familja e shahut

    Nėse ka rivalitet shahu nė ndonjė familje, kjo ėshtė familja Pasku nga Roskoveci i Fierit. “Sotiraq Pasku, kryefamiljari ėshtė shahist i njohur. Roela ėshtė 21 vjeē. Llambi Pasku ėshtė duke marrė pjesė nė Kampionatin Botėror U-18 nė Turqi dhe ėshtė njė nga sportistėt mė me perspektivė. Edhe nė kampionatin individual tė kėtij viti zuri vendin e katėrt”, - thotė Bejleri.

    Shahu shqiptar, 76 vjet histori pėrmes kutive

    Sporti i shahut nė Shqipėri edhe pse zyrtarisht daton nė vitin 1933, pa dyshim qė ėshtė luajtur mė parė. Nė njė botim tė saj, Federata Shqiptare e Shahut, thekson faktin se gjurmėt e shahut tė ēojnė nė vitin 1910 dhe tek njė emėr: Abdulla Tirana nga Elbasani, ky i fundit e kishte mėsuar shahun nė Iranin e sotėm, nė Persi. Abdullai ėshtė edhe mė i spikaturi i kohės sė tij, teksa nė vitin 1913, te kafeneja “Shkumbini”, pranė portės sė kalasė sė Elbasanit u luajt publikisht edhe loja e parė. Nė janar tė vitit 1933 “Federata Sportive”, qė varej nga Enti Kombėtar “Djelmėnia Shqiptare” organizoi tė parin “kampionat tė Shqipėrisė”, ku morėn pjesė tetė shahistė: Xhafer Ēaushi (kampioni i parė kombėtar), Muhamet Vokshi, Muhamet Hoxha, Eqerem Stėrmasi, Petro Martini, Ahmet Gashi, por dhe dy tė huaj, njė gjerman e njė austriak. Kampionati u zhvillua nga data 6 deri mė 15 mars 1933. Kryetari i Federatės, Anton Mazreku, i dhuroi edhe trofeun e kampionit Xhafer Ēaushit, njė tavolinė artistike tė zbukuruar me katrorėt e shahut si dhe njė takėm artistikė tė gurėve tė shahut, tė punuara nga mjeshtri i drurit Angjelin Kurti, edhe ky njė dashamirės shahu. Federata e Shahut u themelua, mė 14 maj tė vitit 1933. Petro Martini ishte kryetari i parė i federatės, e deri nė vitin 1939, kėtė post e mbajtėn edhe Mehmet Vokshi e Tom Truja. Aktiviteti i shahut pas ndėrprerjes pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore, rifilloi nė vitin 1946. Kampioni i parė i paslfutės ėshtė Gaspėr Shoshi i 17 Nandorit tė Tiranės, apo Tiranės sė sotme. Kampioni i fundit, ai i vitit 2009, ėshtė Ilir Seitaj, qė mbron ngjyrat e Butrintit. Ndėr kampionėt mė tė mėdhenj janė Ylvi Pustina, Skėnder Ēarēani, Fatos Muēa, Vangjel Adhami, Esa Duraku, Bujar Hoxha, Sotir Qirjako, Llambi Qėndro, Shkėlqim Ēela, Lorenc Rama, Altin Ēela, Erald Dervishi, Dritan Mehmeti. Kampionati i parė ekipor u zhvillua nė vitin 1969, ku kampion doli Dinamo. Kampione e vitit 2008 ėshtė Vllaznia. Kampionė kombėtarė ekiporė nė 35 kampionatet e zhvilluara deri tani janė Teuta (7 herė), Dajti (6 herė), Studenti (5 herė), Dinamo (4 herė), Tirana (4 herė), Partizani (3 herė), Butrinti (2 herė), Luftėtari (1 herė), Vllaznia (1 herė). Kampionati i vitit 2009 do tė zhvillohet pas pak ditėsh.

    Libri i artė
    Kampionėt individualė

    1933 Xhafer Ēaushi Elbasani
    1946 Gaspėr Shoshi 17 Nėntori
    1947 Sotir Qirjako Tomorri
    1948 Skėnder Ēarēani Shqiponja
    Teodor Siliqi 17 Nėntori
    1949 Skėnder Ēarēani Shqiponja, Gjirokastėr
    1950 Skėnder Ēarēani 17 Nėntori
    Sotir Qirjako Tirana/17 Nėntori
    1951 Bujar Hoxha Puna/ 17 Nėntori
    1952 Bujar Hoxha Puna/ 17 Nėntori
    Ylvi Pustina Puna/ 17 Nėntori
    1953 Medim Veizaj Puna Shkodėr/Vllaznia
    1954 Esat Duraku Partizani
    1955 Esat Duraku Partizani
    1956 Esat Duraku Partizani
    1957 Ylvi Pustina Puna/ 17 Nėntori
    1958 Esat Duraku Partizani
    1959 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1960 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1961 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1962 Florian Vila Studenti
    1963 Esat Duraku Partizani
    1964 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1965 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1966 Vangjel Adhami 17 Nėntori
    1967 Eqerem Konēi 17 Nėntori
    1968 Fatos Omari 17 Nėntori
    1969 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1970 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1971 Vangjel Adhami 17 Nėntori
    1972 Vangjel Adhami 17 Nėntori
    1973 Florian Vila Studenti
    1974 Fatos Muēo Lokomotiva
    1975 Llambi Qėndro Studenti
    1976 Fatos Muēo Lokomotiva
    1977 Fatos Muēo Lokomotiva
    1978 Fatos Muēo Lokomotiva
    1979 Fatos Muēo Lokomotiva
    1980 Fatos Muēo Lokomotiva
    1981 Fatos Muēo Lokomotiva
    1982 Fatos Muēo Lokomotiva
    1983 Ilir Seitaj Dajti
    1984 Fatos Muēo Lokomotiva
    1985 Vangjel Adhami 17 Nėntori
    1986 Ilir Karkanaqe Dinamo
    1987 Fatos Muēo Lokomotiva
    1988 Llambi Qėndro Tomori
    1989 Fatos Muēo Lokomotiva
    1990 Shkėlqim Ēela Dinamo
    1991 Ilir Seitaj Dajti
    1992 Altin Ēela Teuta
    1993 Luan Elezi Kukėsi
    1994 Aldo Zadrima Tirana
    1995 Anton Gurakuqi Vllaznia
    1996 Erald Dervishi Teuta
    1997 Erald Dervishi Teuta
    1998 Zeqir Sula Partizani
    1999 Ilir Seitaj Partizani
    2000 Vangjel Adhami Studenti
    2001 Lorenc Rama Teuta
    2002 Lorenc Rama Dinamo
    2003 Leart Shytaj Studenti
    2004 Lorenc Rama Studenti
    2005 Ilir Karkanaqe Studenti
    2006 Dritan Mehmeti Butrinti
    2007 Dritan Mehmeti Butrinti
    2008 Lorenc Rama Teuta
    2009 Ilir Seitaj Butrinti

    Shqipėria

    Mjeshtėr i Madh Ndėrkombėtar: 1
    (Erald Dervishi)

    Mjeshtėr Ndėrkombėtar: 3
    (Ilir Seitaj, Llambi Qėndro, Dritan Mehmeti)

    Mjeshtėr i FIDE-s: 6
    (Ilir Karkanaqe, Harallamb Boshku, Shkėlqim Ēela Arben Dardha, Zeqir Sula, Lorenc Rama)

    Top-10 nė Shqipėri

    Nr. Shahisti Elo ndėrkombėtare

    1 Erald Dervishi 2545
    2 Altin Ēela 2485
    3 Fatos Muēo 2420
    4 Drtian Mehmeti 2419
    5 Ilir Seitaj 2391
    6 Llambi Qėndro 2389
    7 Ilir Karkanaqe 2383
    8 Harallamb Boshku 2345
    9 Zeqir Sula 2333
    10 Lorenc Rama 2316

    Top-10 nė botė

    Nr. Shahisti Vendi Elo
    1 Topalov, Veselin Bullgari 2810
    2 Carlsen, Magnus Norvegji 2801
    3 Anand, Visėanathan Indiana 2788
    4 Aronian, Levon Armeni 2786
    5 Kramnik, Vladimir Rusi 2772
    6 Gashimov, Vugar Azerbajxhan 2758
    7 Gelfand, Boris Izrael 2758
    8 Svidler, Peter Rusi 2754
    9 Leko, Peter Hungari 2752
    10 Morozeviē, Alexander Rusi 2750

    Shqipėria nė Olimpiada

    Shqipėria ėshtė pėrfaqėsuar me shahistė tė saj nė 16 Olimpiada Botėrore, duke filluar nga e para, ajo e vitit 1960 e zhvilluar nė Laipcig tė Gjermanisė e ku morrėn pjesė 40 shtete. Kjo ishte Olimpiada e 14-tė Botėrore e Shahut. Shqipėria u pėrfaqėsua me shahistėt Ylvi Pustina (20 ndeshje, 9.5 pikė), Bujar Hoxha, Eqerem Konēi, Mendim Veizaj dhe Fatos Omari. Pėr herė tė parė pėr femra, Shqipėria morri pjesė nė Olimpiadėn e 29-tė Botėrore, tė zhvilluar nė Novisad tė Jugosllavisė, nė nėntor-dhjetor tė vitit 1990. Shahistet tona ishin Rozan Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriēi dhe Arta Alushi (Driza). Olimpiada e fundit ku ka marrė pjesė Shqipėria ėshtė ajo e Drezdenit, Gjermani, qė pėrkon me tė 38-n nė botėrore dhe pjesėmarrjen e 16-tė tė Shqipėrisė pėr meshkuj dhe e 7-a pėr femra. Nė kėtė Olimpiadė ku morėn pjesė shahistė nga 154 shtete nga Shqipėria morrėn pjesė pėr meshkuj Harallamb Boshku, Dritan Mehmeti, Lorenc Rama, Aleksandėr Paci, Ēlirim Buxho. Pėr femra morėn pjesė Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza.

    Rusia, superfuqia botėrore

    Rusia me 195 mjeshtėr tė mėdhenj ndėrkombėtarė ėshtė njė superfuqi nė shah. Pas saj vjen Ukraina me 74 mjeshtėr tė mėdhenj. Nė vend tė tretė janė Shtetet e Bashkuara me 66. Izrael me 34 mjeshtėr tė mėdhenj. Azerbajxhani ka 17, Kina 27, India 19. Armenia k29, Hungaria 41 dhe Franca 39. Shqipėri ka vetėm 1, Erald Dervishin.

    23 Nentor 2009

  2. #2
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Disa foto nga galeria e Federates Shqiptare te Shahut :

    Alda Shabanaj,Franc Ashiku

    Sekretari Bejleri dhe mjeshtri i merituar Y.Pustina

    Mjeshtri Harallamb Boshku i perqendruar ne skakiere

    Nje nga mjeshtrat e mesiperm eshte dhe xhaxhai im.
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  3. #3
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Veterani i shahut Fatos Omari dhe Eglantina Shabanaj

    Mjeshtri nderkombetar Dritan Mehmeti (Kampion Kombetar ne vitet 2006,2007)

    Mjeshtri i FIDE-s Lorenc Rama (Kampion Kombetar per Vitin 2008)
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  4. #4
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anėtarėsuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Njerėz , nėse doni tė luani me njėri tjetrin shah ! Atėherė hapni njė account yahoo(@) ! Me PM ose me postim kėtu nė forum vendosni se ku do takoheni edhe tregoni njėri tjetrit @ qė tė gjeni njėri tjetrin tek serverat e yahoo ! Edhe luani atje edhe mund t'ju shohin edhe lojtar tė tjerė po nga ky forum ! Gjithashtu mund ta postoni lojėn(lėvizjet) edhe kėtu qė edhe tė tjerėt tė shohin sesi shkoi ! Domethėnė me njėri tjetrin mund tė luani edhe online nga ēdo vend i botės ! Edhe nuk harrohet ky sport i ndershėm !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    “Shahu ėshtė shkenca e mendjes”. Kjo ėshtė njė nga thėniet e ekspozuar nė sallėn e lojėrave tė Federatės Shqiptare tė Shahut, njė prej ambienteve mė dinjitoze tė ndonjė federata shumėsportėshi.
    "shahu eshte gjimnastika e trurit" ka thene Lenini. po qe mund te kete edhe shkence qe te mos jete e mendjes tani e mora vesh.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #6
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Kush do vije t'i jap nje dru te mire ne shah, qe ta mbaje mend per ter jeten...

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga KACAKU Lexo Postimin
    Kush do vije t'i jap nje dru te mire ne shah, qe ta mbaje mend per ter jeten...
    Shoku, sa ėshtė koefiēienti yt ELO?

    Sa pėr t'u prezantuar, njė lojė e imja ku kam luajtur me gurėt e bardhė.

    ;Title: Yahoo! Chess Game
    ;White: nofilepikkom
    ;Black: pjelsts
    ;Date: Sat Apr 09 14:54:49 PDT 2011

    1. d2-d4 c7-c6
    2. e2-e3 h7-h6
    3. c2-c3 g8-f6
    4. g2-g3 d8-c7
    5. f1-h3 d7-d5
    6. b1-d2 c8xh3
    7. g1xh3 e7-e5
    8. d4xe5 c7xe5
    9. d2-f3 e5-f5
    10. h3-g1 f8-c5
    11. f3-d4 f5-e5
    12. g1-f3 e5-e4
    13. o-o o-o
    14. d1-c2 c5xd4
    15. c2xe4 f6xe4
    16. f3xd4 c6-c5
    17. d4-b5 b8-c6
    18. b5-c7 a8-d8
    19. f2-f3 e4-f6
    20. a2-a3 d8-d7
    21. c7-b5 a7-a6
    22. b5-d4 c5xd4
    23. e3xd4 f8-e8
    24. c1-f4 g7-g5
    25. f4-c1 d7-e7
    26. f3-f4 g5xf4
    27. c1xf4 g8-g7
    28. f4xh6+ g7-g6
    29. h2-h4 f6-g4
    30. h6-g5 e7-e2
    31. g5-f4 f7-f5
    32. b2-b4 e2-c2
    33. a1-e1 e8xe1
    34. f1xe1 c2xc3
    35. e1-e6+ g6-f7
    36. e6-d6 c3xa3
    37. d6xd5 a3-a1+
    38. g1-g2 c6xb4
    39. d5xf5+ f7-g6
    40. f5-g5+ g6-f6
    41. g5xg4 a1-a2+
    42. g2-h3 b4-d5
    43. f4-e5+ f6-e6
    44. g4-g6+ e6-f7
    45. g6-g7+ f7-f8
    46. g7xb7 f8-g8
    47. h4-h5 a2-a1
    48. h3-g4 a6-a5
    49. b7-b8+ g8-h7
    50. b8-h8++

  8. #8
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Eshte fiks 2154 ne kete moment qe flasim...
    Hajde kur te duash te te jap mesime ne shah.

  9. #9
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    shahu eshte interesant

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Mati me i thjeshte ne lojen e shahut!!!

    e4-e5
    Fc4-Kc6
    Df3-a6
    D: f7#

  11. #11
    Me pelqen shahu. Nje loje qe teston durimin, imagjinaten, aftesite e te vepruarit me kujdes dhe stervit nervat te perqendrohen ne nje qellim. Ne fakt nje njeri qe merret me shah veshtire te behet kriminel ne jete edhe pse kill perdite virtualisht.
    Nje shahist ne fushe eshte mbret.
    Paqe!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin

    Sa do te kenaqesha te ishte i vertet konkluzioni yt!!!Merrem vet me kete aktivitet dhe me vjen keq se sa pak njerez te mire ndesh aty.Ne nje loje shahu vetret qe lojtari ndjehet mbret, por mbret qe nuk pret e vret, apo qe te mos thure intrige per te arrite pasionet e tije, bota deri me sot nuk ka njohe.Jo sjam me perkufizimin tend, per me teper ka vene re ,qe ato qe luajne ate pa cilesi jane njerez me te mire shpirteisht.

    Po te jap nje shembull,Boshku nje njeri i mrekullueshem, Muco nje intrige e ligesi e gjalle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 25-04-2011 mė 18:43
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Sa do te kenaqesha te ishte i vertet konkluzioni yt!!!Merrem vet me kete aktivitet dhe me vjen keq se sa pak njerez te mire ndesh aty.Ne nje loje shahu vetret qe lojtari ndjehet mbret, por mbret qe nuk pret e vret, apo qe te mos thure intrige per te arrite pasionet e tije, bota deri me sot nuk ka njohe.Jo sjam me perkufizimin tend, per me teper ka vene re ,qe ato qe luajne ate pa cilesi jane njerez me te mire shpirteisht.

    Po te jap nje shembull,Boshku nje njeri i mrekullueshem, Muco nje intrige e ligesi e gjalle.
    Fatosi mund te jete "karar-ses" apo intrigant, ndoshta vrases nuk do te arrije kurre te behet... nejse. Kam pas njohur disa te tille qe jane me te qete se qetesia, te ngrene nervat me qetesine e tyre. Ne rrethin tim familjar shumica e meshkujve luajne shah dhe i kam zili per qetesine dhe maturine, ndoshta kane ndikuar te nxjerr kete konkluzion. Flas per njerez me intelekt dhe durim, jo per psikopate apo kalamajte qe luajne para pallatit te lagjes dhe zihen ...... . E kape gurin, gjeji vendin thoshte nje shoku im i femijerise, akoma e kam parasysh kur luanim ne Shkozet gjate veres ziheshim taktikisht por jo te vriteshim, thjesht zemeroheshim pse me munde...etj si keto...., ne fakt mbaj mend vetem humbjet lol.
    Tek fjalia juaj me siper - kete kisha parasysh, jo kampionet........... .
    meqe ra fjala cu be me ate Tacin eshte apo jo President i federates se shahut?
    Paqe!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    shahu sport popullor ne shqiperi!!!
    dominoja po, por jo shahu

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Fatosi mund te jete "karar-ses" apo intrigant, ndoshta vrases nuk do te arrije kurre te behet... nejse. Kam pas njohur disa te tille qe jane me te qete se qetesia, te ngrene nervat me qetesine e tyre. Ne rrethin tim familjar shumica e meshkujve luajne shah dhe i kam zili per qetesine dhe maturine, ndoshta kane ndikuar te nxjerr kete konkluzion. Flas per njerez me intelekt dhe durim, jo per psikopate apo kalamajte qe luajne para pallatit te lagjes dhe zihen ...... . E kape gurin, gjeji vendin thoshte nje shoku im i femijerise, akoma e kam parasysh kur luanim ne Shkozet gjate veres ziheshim taktikisht por jo te vriteshim, thjesht zemeroheshim pse me munde...etj si keto...., ne fakt mbaj mend vetem humbjet lol.
    Tek fjalia juaj me siper - kete kisha parasysh, jo kampionet........... .
    meqe ra fjala cu be me ate Tacin eshte apo jo President i federates se shahut?
    Pershendetje.Une mora si shembull konkret Fatosin dhe Llambin te dy shoke te mi , te dy karakter te kundert, por qe luajne aq mire shah.Pra doja thjeshte te argumentoje se shah luajne te gjithe , te mire e te ligj.Por une kam nje tjeter perceptim per lojen e shahut, qe mes amatoreve te jep mundesine te njohesh karaktein dhe edukimin e lojtareve, eshte nje test i mrekullueshem.Tek profesionistet nuk vlen definimi i mesiperm.
    Vrasin apo nuk vrasin shahistet?po te besh nje bilanc, ne shqiperi shahu eshte nje loje te cilen e kane fekuentuar me shume oficeret.Nese do te flasim per karakterin e tyre, te them me bindje , jane njerzit me te ligj mes te ligjve shqiptare.Zot na ruj, njoh shume prej tyre, jane sketerre nga shpirti.Ne fakt nuk kane faj, pasi per to eshte zbatuar nje program per ti zvogeluar ne maksimum meshiren dhe duke ja zevendesuar kete me intrige dhe ligesi.Ne rast lufte oficerit i duhet te fitoje betejen, pra te hedhe bomben atje ku mund te kete dhe njerzit e tij te aferm.Ato vete nuk e kuptojne kete nderhyeje ne edukimin e tyre , por po ti vesh re, ato bejne shoqeri vetem brenda llojit.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    shahu sport popullor ne shqiperi!!!
    dominoja po, por jo shahu
    Normale qe eshte nje nga sportet popullore, ndersa dominon sdo e klasifikoja si sport por loje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo.. shum flm,n per kte pasqyre te plote te Shahut Shqiptar..

    Shum interesante..

    Jemi popull me kulture..

    Nest..

    Boshku vertet esht djal i mire..
    Po i vellai Mihallaqi cben..
    Dhe ai eshte njeri i mrekullueshem..

    --

    Lavdi gjith Shahisteve tane..

    .

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ne 1991, kam luajtur ne nje spartakiade shahu me Erald Dervishin ne Tirane. Une isha vetem 12 vjec, Eraldi me duket 1 vit me i vogel se une. Ishte loja e pare e spartakiades dhe shorti me ra qe te luaja me Eraldin. Mbaj mend qe loja ka zgjatur me ore te tera (te pakten 4 ore) dhe na u mblodhen rreth tavolines shume burra te apasionuar pas shahut. Loje e forte dhe e balancuar, qe u fitua nga Eraldi pasi arriti te ruaje nje ushtar me shume se une ne fund.

    Eraldi me vone u be kampion evrope ne shah, kurse une nuk e mora me veten pas asaj loje te pare ne spartakiade.

    Albo

    P.S Ndeshjen ne fjale, e ze ne goje edhe Eraldi ne temen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=81914

  19. #19
    Mirė se vini nė Harlan Maska e FreeByrd
    Anėtarėsuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,023
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Bejleri: “Shahu, shkenca e mendjes”

    “Shahu ėshtė shkenca e mendjes”. Kjo ėshtė njė nga thėniet e ekspozuar nė sallėn e lojėrave tė Federatės Shqiptare tė Shahut, njė prej ambienteve mė dinjitoze tė ndonjė federata shumėsportėshi. Shahu shqiptar, fillimet zyrtare tė tė cilit, datojnė 76 vjet mė parė, nė maj tė vitit 1933, ka ėshtė njė prej sporteve elitare nė Shqipėri. Katrorėt bardh e zi kanė “prodhuar”, disa prej emrave mė tė spikatur gjatė shtatė dekadave sportive. “Sporti i shahut ėshtė shumė popullor nė Shqipėri dhe ėshtė njė prej sporteve mė tė vjetra e tradicionalė nė vendin tonė. Vitin e kaluar organizuam 75-vjetorin e krijimit tė Federatės Shqiptare tė Shahut, por dhe tė kampionatit tė parė tė shahut tė organizuar nė vitin 1933. Mė pas gjithēka u ndėrpre, pėr tu rikthyer nė vitin 1946. Qė nga ky vit ėshtė zhvilluar rregullisht kampionati, ku i pari ėshtė fituar nga Gaspėr Shoshi i 17 Nandorit, siē quhej asokohe Tirana, e deri tek ky i fundit, i vitit 2009, i cili ėshtė Ilir Seitaj ”, - thotė pėr “Albania”-n sekretari i mirėnjohur i Federatės Shqiptare tė Shahut, Sabri Bejleri. “Gjatė vitit 2009 kemi zhvilluar kalendarin sportiv tė miratuar dhe jemi nė fund tė aktiviteteve, ku kanė mbetur vetėm dy kampionate pėr tė zhvilluar, kampionati kombėtar ekipor, mė datė 27 nėntor, nė tė cilėn marrin pjesė dhjetė ekipe. Ky ėshtė kampionati i 36-tė qė do tė zhvillohet. Tė parin, atė vitit 1969 e ka fituar Dinamo, ndėrsa atė tė fundit, tė vitit 2008, e ka fituar Vllaznia e Shkodrės, qė e fitoi atė pėr herė tė parė. Konkurrojnė sportistė cilėsorė si Ilir Seitaj, Dritan Mehmeti, Lorenc Rama”, - thotė Bejleri. “Mė tė suksesshėm nė 35 kampionatet e para kanė qenė Teuta (7 herė), Dajti (6 herė), Studenti (5 herė), Dinamo (4 herė), Tirana (4 herė), Partizani (3 herė), Butrinti (2 herė), Luftėtari (1 herė), Vllaznia (1 herė). Gjithsesi, ne zhvillojmė edhe kampionate me shahistėt veteranė ku konkurron midis tyre edhe Ylvi Pustina, i cili ėshtė tani 75 vjeē, po aq sa edhe shahu nė Shqipėri. Njė tjetėr ėshtė Leonard Mikeli, konkurron akoma Fatos Omari, por dhe Fatos Muēo”, - thekson sekretari Sabri Bejleri. “Janė rreth 120 shahistė tė federuar e qė konkurrojnė nė aktivitet kombėtare qė organizon Federata jonė, - thotė Bejleri. “Sporti i shahut ėshtė shumė masiv nė Shqipėri, pasi janė tė shumtė ata qė e luajnė, qoftė dhe pėr kėnaqėsi. Pak muaj mė parė zhvilluam kampionatin midis shkollave ku morėn pjesė mė shumė se 500 pjesėmarrės, nga ku nxorėm pas seleksionit, ku nxorėm tetė sportistėt meshkuj dhe tetė femra. Tani kemi njė projekt tė pėrbashkėt me kolegjin turk ‘Turgut Ozal”.

    Akademia e Shahut “Tirana”
    Nė Tiranė me iniciativėn e ish-presidentit tė Federatės sė Shahut, biznesmenit Vasil Gjika, ėshtė ngritur Akademia e Shahut “Tirana” ku marrin pjesė shumė tė rinj tė talentuar dhe stėrviten aty. “Ėshtė njė fidanishte e vėrtetė e stėrviten nga Shkėlqim Ēela. Pesė prej tyre tani janė nė Kampionatin Botėror tė tė rinjve e qė po zhvillohet nė Turqi”, - thotė sekretari Bejleri.

    Femrat, tė “dashuruara” me ushtarėt

    Edhe femrat janė tė apasionuara pas shahut. “Janė bėrė mė shumė se 20 kampionate tė femrave. Kampionia e fundit e vitit 2009 pėr tė nėntėn herė, Eglantina Shabani. Janė dy motra qė luajnė shah, edhe Alda Shabani, dhe janė alternuar shumė mirė me njėra-tjetrėn. Njė tjetėr emėr i njohur ėshtė Roela Pasku, disa vjet kampione nė Shqipėri. Ėshtė nga Roskeveci, njė familje e njohur Shahu. Ndėr emrat cilėsorė aktual ėshtė dhe Arta Driza. Nė fakt, shahu i femrave nuk ka pasur ndonjė progres kėto kohėt e fundit”, - thotė sekretari Bejleri. Pėr herė tė parė pėr femra, Shqipėria morri pjesė nė Olimpiadėn e 29-tė Botėrorore, tė zhvilluar nė Novisad tė Jugosllavisė, nė nėntor-dhjetor tė vitit 1990. Shahistet tona ishin Rozan Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriēi dhe Arta Alushi (Driza). Olimpiada e fundit ku ka marrė pjesė Shqipėria ėshtė ajo e Drezdenit, Gjermani, qė pėrkon me tė 38-n nė botėrore dhe pjesėmarrjen e 16-tė tė Shqipėrisė pėr meshkuj dhe e 7-a pėr femra. Pėr femra morėn pjesė Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza. Emra tė tjerė shahistesh tė dalluara janė edhe Valbona Milla, Rezarta Banaj.

    Pasku, familja e shahut

    Nėse ka rivalitet shahu nė ndonjė familje, kjo ėshtė familja Pasku nga Roskoveci i Fierit. “Sotiraq Pasku, kryefamiljari ėshtė shahist i njohur. Roela ėshtė 21 vjeē. Llambi Pasku ėshtė duke marrė pjesė nė Kampionatin Botėror U-18 nė Turqi dhe ėshtė njė nga sportistėt mė me perspektivė. Edhe nė kampionatin individual tė kėtij viti zuri vendin e katėrt”, - thotė Bejleri.

    Shahu shqiptar, 76 vjet histori pėrmes kutive

    Sporti i shahut nė Shqipėri edhe pse zyrtarisht daton nė vitin 1933, pa dyshim qė ėshtė luajtur mė parė. Nė njė botim tė saj, Federata Shqiptare e Shahut, thekson faktin se gjurmėt e shahut tė ēojnė nė vitin 1910 dhe tek njė emėr: Abdulla Tirana nga Elbasani, ky i fundit e kishte mėsuar shahun nė Iranin e sotėm, nė Persi. Abdullai ėshtė edhe mė i spikaturi i kohės sė tij, teksa nė vitin 1913, te kafeneja “Shkumbini”, pranė portės sė kalasė sė Elbasanit u luajt publikisht edhe loja e parė. Nė janar tė vitit 1933 “Federata Sportive”, qė varej nga Enti Kombėtar “Djelmėnia Shqiptare” organizoi tė parin “kampionat tė Shqipėrisė”, ku morėn pjesė tetė shahistė: Xhafer Ēaushi (kampioni i parė kombėtar), Muhamet Vokshi, Muhamet Hoxha, Eqerem Stėrmasi, Petro Martini, Ahmet Gashi, por dhe dy tė huaj, njė gjerman e njė austriak. Kampionati u zhvillua nga data 6 deri mė 15 mars 1933. Kryetari i Federatės, Anton Mazreku, i dhuroi edhe trofeun e kampionit Xhafer Ēaushit, njė tavolinė artistike tė zbukuruar me katrorėt e shahut si dhe njė takėm artistikė tė gurėve tė shahut, tė punuara nga mjeshtri i drurit Angjelin Kurti, edhe ky njė dashamirės shahu. Federata e Shahut u themelua, mė 14 maj tė vitit 1933. Petro Martini ishte kryetari i parė i federatės, e deri nė vitin 1939, kėtė post e mbajtėn edhe Mehmet Vokshi e Tom Truja. Aktiviteti i shahut pas ndėrprerjes pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore, rifilloi nė vitin 1946. Kampioni i parė i paslfutės ėshtė Gaspėr Shoshi i 17 Nandorit tė Tiranės, apo Tiranės sė sotme. Kampioni i fundit, ai i vitit 2009, ėshtė Ilir Seitaj, qė mbron ngjyrat e Butrintit. Ndėr kampionėt mė tė mėdhenj janė Ylvi Pustina, Skėnder Ēarēani, Fatos Muēa, Vangjel Adhami, Esa Duraku, Bujar Hoxha, Sotir Qirjako, Llambi Qėndro, Shkėlqim Ēela, Lorenc Rama, Altin Ēela, Erald Dervishi, Dritan Mehmeti. Kampionati i parė ekipor u zhvillua nė vitin 1969, ku kampion doli Dinamo. Kampione e vitit 2008 ėshtė Vllaznia. Kampionė kombėtarė ekiporė nė 35 kampionatet e zhvilluara deri tani janė Teuta (7 herė), Dajti (6 herė), Studenti (5 herė), Dinamo (4 herė), Tirana (4 herė), Partizani (3 herė), Butrinti (2 herė), Luftėtari (1 herė), Vllaznia (1 herė). Kampionati i vitit 2009 do tė zhvillohet pas pak ditėsh.

    Libri i artė
    Kampionėt individualė

    1933 Xhafer Ēaushi Elbasani
    1946 Gaspėr Shoshi 17 Nėntori
    1947 Sotir Qirjako Tomorri
    1948 Skėnder Ēarēani Shqiponja
    Teodor Siliqi 17 Nėntori
    1949 Skėnder Ēarēani Shqiponja, Gjirokastėr
    1950 Skėnder Ēarēani 17 Nėntori
    Sotir Qirjako Tirana/17 Nėntori
    1951 Bujar Hoxha Puna/ 17 Nėntori
    1952 Bujar Hoxha Puna/ 17 Nėntori
    Ylvi Pustina Puna/ 17 Nėntori
    1953 Medim Veizaj Puna Shkodėr/Vllaznia
    1954 Esat Duraku Partizani
    1955 Esat Duraku Partizani
    1956 Esat Duraku Partizani
    1957 Ylvi Pustina Puna/ 17 Nėntori
    1958 Esat Duraku Partizani
    1959 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1960 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1961 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1962 Florian Vila Studenti
    1963 Esat Duraku Partizani
    1964 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1965 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1966 Vangjel Adhami 17 Nėntori
    1967 Eqerem Konēi 17 Nėntori
    1968 Fatos Omari 17 Nėntori
    1969 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1970 Ylvi Pustina 17 Nėntori
    1971 Vangjel Adhami 17 Nėntori
    1972 Vangjel Adhami 17 Nėntori
    1973 Florian Vila Studenti
    1974 Fatos Muēo Lokomotiva
    1975 Llambi Qėndro Studenti
    1976 Fatos Muēo Lokomotiva
    1977 Fatos Muēo Lokomotiva
    1978 Fatos Muēo Lokomotiva
    1979 Fatos Muēo Lokomotiva
    1980 Fatos Muēo Lokomotiva
    1981 Fatos Muēo Lokomotiva
    1982 Fatos Muēo Lokomotiva
    1983 Ilir Seitaj Dajti
    1984 Fatos Muēo Lokomotiva
    1985 Vangjel Adhami 17 Nėntori
    1986 Ilir Karkanaqe Dinamo
    1987 Fatos Muēo Lokomotiva
    1988 Llambi Qėndro Tomori
    1989 Fatos Muēo Lokomotiva
    1990 Shkėlqim Ēela Dinamo
    1991 Ilir Seitaj Dajti
    1992 Altin Ēela Teuta
    1993 Luan Elezi Kukėsi
    1994 Aldo Zadrima Tirana
    1995 Anton Gurakuqi Vllaznia
    1996 Erald Dervishi Teuta
    1997 Erald Dervishi Teuta
    1998 Zeqir Sula Partizani
    1999 Ilir Seitaj Partizani
    2000 Vangjel Adhami Studenti
    2001 Lorenc Rama Teuta
    2002 Lorenc Rama Dinamo
    2003 Leart Shytaj Studenti
    2004 Lorenc Rama Studenti
    2005 Ilir Karkanaqe Studenti
    2006 Dritan Mehmeti Butrinti
    2007 Dritan Mehmeti Butrinti
    2008 Lorenc Rama Teuta
    2009 Ilir Seitaj Butrinti

    Shqipėria

    Mjeshtėr i Madh Ndėrkombėtar: 1
    (Erald Dervishi)

    Mjeshtėr Ndėrkombėtar: 3
    (Ilir Seitaj, Llambi Qėndro, Dritan Mehmeti)

    Mjeshtėr i FIDE-s: 6
    (Ilir Karkanaqe, Harallamb Boshku, Shkėlqim Ēela Arben Dardha, Zeqir Sula, Lorenc Rama)

    Top-10 nė Shqipėri

    Nr. Shahisti Elo ndėrkombėtare

    1 Erald Dervishi 2545
    2 Altin Ēela 2485
    3 Fatos Muēo 2420
    4 Drtian Mehmeti 2419
    5 Ilir Seitaj 2391
    6 Llambi Qėndro 2389
    7 Ilir Karkanaqe 2383
    8 Harallamb Boshku 2345
    9 Zeqir Sula 2333
    10 Lorenc Rama 2316

    Top-10 nė botė

    Nr. Shahisti Vendi Elo
    1 Topalov, Veselin Bullgari 2810
    2 Carlsen, Magnus Norvegji 2801
    3 Anand, Visėanathan Indiana 2788
    4 Aronian, Levon Armeni 2786
    5 Kramnik, Vladimir Rusi 2772
    6 Gashimov, Vugar Azerbajxhan 2758
    7 Gelfand, Boris Izrael 2758
    8 Svidler, Peter Rusi 2754
    9 Leko, Peter Hungari 2752
    10 Morozeviē, Alexander Rusi 2750

    Shqipėria nė Olimpiada

    Shqipėria ėshtė pėrfaqėsuar me shahistė tė saj nė 16 Olimpiada Botėrore, duke filluar nga e para, ajo e vitit 1960 e zhvilluar nė Laipcig tė Gjermanisė e ku morrėn pjesė 40 shtete. Kjo ishte Olimpiada e 14-tė Botėrore e Shahut. Shqipėria u pėrfaqėsua me shahistėt Ylvi Pustina (20 ndeshje, 9.5 pikė), Bujar Hoxha, Eqerem Konēi, Mendim Veizaj dhe Fatos Omari. Pėr herė tė parė pėr femra, Shqipėria morri pjesė nė Olimpiadėn e 29-tė Botėrore, tė zhvilluar nė Novisad tė Jugosllavisė, nė nėntor-dhjetor tė vitit 1990. Shahistet tona ishin Rozan Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriēi dhe Arta Alushi (Driza). Olimpiada e fundit ku ka marrė pjesė Shqipėria ėshtė ajo e Drezdenit, Gjermani, qė pėrkon me tė 38-n nė botėrore dhe pjesėmarrjen e 16-tė tė Shqipėrisė pėr meshkuj dhe e 7-a pėr femra. Nė kėtė Olimpiadė ku morėn pjesė shahistė nga 154 shtete nga Shqipėria morrėn pjesė pėr meshkuj Harallamb Boshku, Dritan Mehmeti, Lorenc Rama, Aleksandėr Paci, Ēlirim Buxho. Pėr femra morėn pjesė Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza.

    Rusia, superfuqia botėrore

    Rusia me 195 mjeshtėr tė mėdhenj ndėrkombėtarė ėshtė njė superfuqi nė shah. Pas saj vjen Ukraina me 74 mjeshtėr tė mėdhenj. Nė vend tė tretė janė Shtetet e Bashkuara me 66. Izrael me 34 mjeshtėr tė mėdhenj. Azerbajxhani ka 17, Kina 27, India 19. Armenia k29, Hungaria 41 dhe Franca 39. Shqipėri ka vetėm 1, Erald Dervishin.

    Shqipėria

    Mjeshtėr i Madh Ndėrkombėtar: 1
    (Erald Dervishi)

    Mjeshtėr Ndėrkombėtar: 3
    (Ilir Seitaj, Llambi Qėndro, Dritan Mehmeti)

    Mjeshtėr i FIDE-s: 6
    (Ilir Karkanaqe, Harallamb Boshku, Shkėlqim Ēela Arben Dardha, Zeqir Sula, Lorenc Rama)

    23 Nentor 2009
    Kjo ėshtė njė nga arsyet pėr tė udhėtuar nė Forumin Shqiptar. Nuk kisha asnjė ide shahut u mbajt nė nderim tė tillė tė lartė nė vend. Ne kemi njė rekord mediokėr e arritje nė Shtetet e Bashkuara. Emri ynė mė i madh ėshtė Bobby Fischer dhe ai pėrfundoi njė fruitcake plotė.

    Robert James "Bobby" Fischer
    Robert James "Bobby", Fischer ishte 11 Klasike World Chess Champion, dhe njė jo-brainer pėr vendin e parė nė kėtė listė. Fischer dominonte botėn shahut pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr, por fitorja e tij mbi Boris Spassky dhe krijimin sovjetik tė shahut nė kulmin e Luftės sė Ftohtė ishte njė burim krenarie pėr Shtetet e Bashkuara. Ndėrsa veprimet e tij mė vonė njollosur imazhin e tij, shkalla e arritjeve tė tij shahut nuk ka qenė kurrė nė pyetje.

    Urime dhe fat tė mirė me pėrpjekjet tuaja nė kėtė "lojė e Mbretėrve".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FreeByrd : 09-08-2011 mė 23:40
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2011
    Postime
    5

    jo ore

    Citim Postuar mė parė nga wittstar Lexo Postimin
    e4-e5
    Fc4-Kc6
    Df3-a6
    D: f7#
    1.f3 e5
    2.g4 Dh4#

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •