Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10

Tema: Kim Mehmeti

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Kim Mehmeti

    Kim Mehmeti ka lindur nė fshatin Gėrēec, Shkup nė vitin 1955. Ėshtė i njohur si romansier, tregimtar, eseist, polemizues, publicistė dhe pėrkthyes nga gjuha maqedonase nė gjuhėn shqipe dhe anasjelltas.

    Ėshtė njė ndėr themeluesit e sė pėrjavshmes “Lobi” e cila botohej nė Shkup nga viti 2001 deri nė vitin 2006. Ka qenė redaktor i revistės pėr kulturė “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisė botuese pranė SH.B. “Flaka e vėllazėrimit” (1991-1992). Nė Institutin Shoqėria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisė botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor pėr Maqedoninė i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenė edhe koordinator i kėtij rrjeti pėr Ballkanin Perėndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri nė vitin 2003 ka qenė drejtor ekzekutiv i Qendrės pėr Bashkėpunim dhe Mirėkuptim Multikulturorė nė Shkup.

    Kim Mehmeti ėshtė nismėtarė i mė shumė iniciativave qytetare nė Maqedoni dhe nė rajon.

    Tani punon si pėrgjegjės i zyrės sė TV Top-Channel nė Shkup.

    Pėrpos nė gjuhėn amtare, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe nė gjuhėn maqedonase. Punimet e para letrare i ka botuar nė fillim tė viteve tė shtatėdhjetė tė shekullit tė njėzet nėpėr revistat kroate. Kim Mehmeti ėshtė rrėfimtarė i lindur, ai nuk u nėnshtrohet shablloneve, por i dorėzohet qėndismės sė lėndės sė vet rrėfyese. Andaj proza e tij ėshtė e veēantė dhe tėrheqėse. Thjeshtė ajo e rrėmben lexuesin dhe e shpie drejtė thellėsive joshėse nga shkon imagjinata e tij e bujshme, e cila shtrihet nga fantazmagoria e sė vėrtetės dhe reales deri te irealja dhe fantastikja. Fati, si peshore e jetės, ėshtė ai qė pėrcakton krijimtarinė e kėtij autori.

    Veprat e Kim Mehmetit janė pėrkthyer nė gjuhėn gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe nė gjuhė tjera


    Pėrmbledhje me tregime:

    “Pluhuri qė mbin” (Flaka e vėllazėrimit, Shkup,1986.)

    “Dėnesje” (Rilindja, Prishtinė, 1988.)

    “Bolero” (Rilindja, Prishtinė, 1991.)

    “Fati” ( Flaka e vėllazėrimit, Shkup,1992.)

    “Fati i Fatushes” (FI-GA, Tetovė, 1994.)

    “Vdekja e magjistares” (Shtėpia Botuese e Lidhjes sė Shkrimtarėve, Tiranė, 1994.)

    “Mbledhėsit e luleve tė vyshkura” ( FI-GA, Tetovė, 1995.)

    “Lulehėna” (Dukagjini, Pejė, 1997.)

    “Fshati pa varreza” (Dukagjini, Pejė, 2000.)

    “Shtėpia nė fund tė fshatit” (Toena, Tiranė, 2006.)

    „Nė xhepin e jelekut tė gjyshes” (Toena, Tiranė, 2007)

    Romane:

    “Shtatė net dėnesje” ( Rilindja, Prishtinė, 1990.)

    “Fshati i fėmijėve tė mallkuar” (Dukagjini, Pejė, 1998.)

    “Atje dhe dikur” (Dukagjini, Pejė, 2002.)

    “Ritet e Nishanes” (Dukagjini, Pejė, 2004.)

    “Vitet e urithit” (Toena, Tiranė, 2008, “Koha”, Prishtinė, 2008)

    “Kulla dykatėshe” (Koha, Prishtinė, 2009)


    Libra me ese dhe tekste publicistike:

    “Kėshtu ecėn njeriu” (Toena, Titanė, 2007, Logos-A, Shkup, 2008)
    “Prej kalit tė bardhė deri te rrugaēėria partiake” (Logos – A, Shkup, 2007)

    “Fara e bimės sė keqe” (Toena, Tiranė, 2008)



    Vepra tė botuara nė gjuhė tė huaja:

    “Das Haus am Ende des Dorfes” (Zeitgenössische Erzählungen aus Mazedonien, Drava Verlag, Klagenfurt, 2001.)

    “Das Dorf der verfluchten Kinder” (Drava Verlag, Klagenfurt, 2002.)

    “Nishane” ( nė gjuhėn bullgare Sofje, 2008)



    Pėrkthime:

    Nga mė shumė pėrkthimet qė ka bėrė Kim Mehmeti nga gjuha shqipe nė atė maqedonase dhe anasjelltas, vlen tė veēohet pėrkthimi i “Kanunit tė Lekė Dukagjinit” nė gjuhėn Maqedonase, i botuar nga SH.B: FI-GA, Tetovė nė vitin 1994 dhe nga SHB “Logos-A” Shkup, nė vitin 2008.



    Shpėrblime:

    Ēmimin kombėtarė pėr vepėr mė tė mirė nė prozė nė vitin 1994 pėr pėrmbledhjen me tregime “Fati i Fatushes” - Tiranė, 1994.

    Tregimi “Peshku ekstasis” ėshtė zgjedhur ndėr 10 mė tė mirėt nė Evropė nė konkursin pėr prozė tė shkurtėr nė Arnsberg Gjermani, nė vitin 1994.

    Ēmimin kombėtarė “Rexhai Surroi” pėr roman mė tė mirė tė vitit, “Vitet e urithit” – 2008 Prishtinė.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #2
    Kam simpati per Kim Mehmetin.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    ARABIZIMI I GAZETARISė SHQIPTARE


    KIM MEHMETI

    Ėshtė hera e parė qė librat e mi promovohen nė Shqipėri. Edhe atė nė Berat. Ka mė shumė se njė dekadė qė nuk e kam vizituar kėtė qytet tė lashtė e tė bukur. Arrijmė nė mbrėmje dhe i drejtohemi sallės sė stėrmbushur me ata qė kanė ardhur tė komunikojnė me dy autorėt nga Shkupi tė shtėpisė botuese "Toena". Se akademikun dhe studiuesin letrar, Ali Aliu, e njohin dhe e kanė lexuar, e dija ende pa arritur nė vendin e ngjarjes.

    Nuk guxoja ta gėnjej vetveten se ndonjė nga Berati do ketė lexuar ndonjė libėr timin. Salla ishte e stėrmbushur me ata qė nuk kishin ardhur vetėm sa tė nderonin mysafirėt, por qė kishin ēka tė thoshin edhe pėr veprat e tyre letrare. Dhe nė atė sallė kishte shumė aristokraci, njė pėrkushtim dhe qytetari qė tė bėn tė ndihesh mirė, qė t‘i arsyeton gjithė netėt pa gjumė, qė tė ēon tė thuash: ndoshta i nderuari ndihet si lule, por ata qė e nderojnė janė flutura tė bukura qė marrin polenin dhe vazhdojnė fluturimin tutje.
    Tė nesėrmen jemi nė Tiranė nė njė sallė tė Bibliotekės Kombėtare. Ka pak tė ardhur qė duan tė takohen me ne, e shumė gazetarė. Si gjithmonė, Tirana ėshtė e zhurmshme, e ngutshme, ajo nuk ka edhe gjithaq kohė tė merret me promovimin e tė ardhurve nga "provinca". Pastaj, ato ditė Tirana merrej me rrahjen e njė opinionisti tė kėtushėm. Andaj gazetarėt nuk mė pyesnin pėr librin qė duhej pėruruar, por ē‘mendoj pėr kėtė "sulm mbi gazetarinė e lirė". U them se askush nuk guxon qė fjalės publike t‘i pėrgjigjet me dhunė. Pastaj edhe unė harroj se duhet pėruruar libri im dhe filloj tė mendoj pėr ata qė do donin tė na imponojnė heshtjen, pėr tė vėrtetėn se askush nuk i do ata qė kritikojnė. Dhe gjatė kėtyre viteve sa merrem me publicistikė, e kam kuptuar njė gjė: "tė mėdhenjtė" tanė mė sė shumti i urrejnė "shėrbėtorėt" qė braktisin shpurėn e tyre dhe kalojnė nė oborrin e ndonjė "pashallėku" tjetėr. Sa pėr vete, gjithmonė jam kujdesur qė vlerėsimi kritik tė mos jetė qėndismė me fjalė "vrasėse" qė kafshojnė, qė depėrtojnė nė mishin e njeriut dhe prekin palcėn e ashtit intim, por ēdo gjė tė mbetet nė rrafshin e bindjes se ai me tė cilin nuk pajtohem nuk ėshtė armiku im. Andaj edhe kam besuar dhe besoj se vetė fjala publike ėshtė ajo qė e "vret" apo e madhėron autorin e vet. Mė nė fund, ne edhe kur shkruajmė pėr tė tjerėt, nuk bėjmė asgjė tjetėr pėrpos qė kompletojmė portretin tonė si njerėz qė kanė (dis)fatin tė thonė publikisht atė qė tė tjerėt e flasin, por askush nuk i dėgjon. Pastaj, filloj tė mendoj pėr nderin dhe pėrfitimin personal, pėr kurthin nė tė cilėn biem ne qė nuk e kuptojmė se ėshtė e pamundur tė tė takojnė qė tė dyja bashkė. Ai qė do tė stoliset me nderin e mendimtarit tė drejtė dhe tė njerėzishėm, duhet ta dijė se kurrė nuk do bėhet banor i lagjes ku banojnė tė pasurit, kurrė nuk do jetė i ledhatuari i pushtetarėve dhe as qė do e varrosin me harxhimet e shtetit. Kėshtu qė nė hapėsirėn publike ka dy lloje "analistėsh": tė guximshėm dhe tė pėlqyer nga ndonjė "pashallėk". Por nuk ka tė guximshėm qė e do dhe e pėrkrah cilido krah politik.
    Gjatė promovimit nė Tiranė, botuesit tim nga Shqipėria i bie nė sy mungesa e kolegėve tė mi "opinionistė". Unė i them: Mjafton qė kanė ardhur Zija Ēela, Flutura Aēka dhe disa kolegė tė mi tė televizionit "Top-Channel"-it. Ndihem mė mirė kur i kam pranė shkrimtarėt dhe ata me tė cilėt punojmė sė bashku nė njė TV me tė cilin mburren edhe shqiptarėt e Maqedonisė. Pastaj shtoj: Mbase nuk kanė ardhur sepse u mungon kėpuca qė e hodhėn pėrpara godinės sė Kryeministrisė nė shenjė proteste kundėr dhunės mbi gazetarėt. Sikur tė vija njė ditė mė parė, me siguri do t‘u bashkėngjitesha kolegėve qė protestuan pėrpara qeverisė. Por nuk do e hidhja asnjė nga dy kėpucėt e mia. Edhe ato jo pse i kam tė shtrenjta apo pse nuk do mundesha nė Tiranė tė blija njė palė kėpucė tė reja, por nga frika se ndonjė nga rojtarėt e vlerave perėndimore do mė akuzonte se si i ardhur nga Maqedonia, e ku shqiptarėt konsiderohen si fanatikė myslimanė, unė e kam nxitur atė mėnyrė tė manifestimit tė revoltės tė huazuar nga tradita arabe. Pra, do mund ndonjėri tė mė akuzonte se unė jam "mercenari" qė do tė "arabizojė" gazetarinė shqiptare.
    Pas pėrfundimit tė promovimit nė Tiranė mė afrohet njė i moshuar. Mendoja se do tė mė uronte botimin e librit. Por, jo. Ai ka halle tė tjera. Mė pyet sa e vėrtetė ėshtė se ne shqiptarėt e Maqedonisė jemi shumė religjiozė, se ende i mbulojmė gratė tona, se nuk e luftojmė sa duhet "fundamentalizmin islam". Ai pastaj mė akuzon se nuk shkruaj sa duhet pėr kėtė dukuri negative qė rrezikon shqiptarinė. E unė i shpjegoj se ne shqiptarėt e Maqedonisė, si gjithė bashkėkombėsit tjerė, mburremi me trininė tonė religjioze, se nuk lejojmė askėnd tė njollosė ngjyrat e ylberit tonė tė mahnitshėm shumėreligjioz, se ne e dimė qė nė mesin tonė ka edhe mercenarė tė ngjyrave tė ndryshme. Pastaj i them: neve na shqetėson ēdo radikalizėm religjioz, siē na shqetėson edhe fati i pafat i mijėra shqiptareve tė reja, kryesisht myslimane, qė nga halli martohen me serbė, tė cilėt kurrė nuk do i merrte pėr burrė ndonjė serbe e shumica e tė cilėve janė invalidė, nė mesin e tė cilėve mund tė ketė edhe ndonjė vrasės tė shqiptarėve apo boshnjakėve. Pastaj, i rrėfej se neve na shqetėson edhe "greqizmi" qė u bėhet qindra mijė shqiptarėve nė punė tė pėrkohshme nė Greqi, se na trishton shthurja e familjes shqiptare, se nuk ndihemi mirė kur lexojmė se prostitutat tona e kanė zbritur ēmimin nėpėr rrugicat me "drita tė kuqe", se shtohet numri i narkomanėve nė mesin e tė rinjve shqiptarė...se...,se.... Ai mė shikon dhe nuk mė pėrgjigjet kur e pyes pse nuk debatohet pėr kėto tema, pse jemi tė prirė tė shohim lepurin nė mes tė pyllit e jo edhe buallin qė kullot pėrpara kėmbėve tona. Mbase i dėshpėruar nga shpjegimet e mia tė ngutshme, ai largohet thuajse i kanoset rreziku ta infektojė nga gripi i derrave. Nuk priti t‘i tregojė se ne shqiptarėt e Maqedonisė, prej moti nuk kemi hallin si t‘i zbulojmė gratė, por si t‘i bindim disa vasha tė reja paksa ta mbulojnė barkun, tė mos i nxjerrin gjinjtė aq shumė jashtė se ua lag shiu, tė mos e shpalosin lugun e prapanicės se nga aty mund t‘u depėrtojė i ftohti deri te thembrat e kėmbėve. I moshuari nga Tirana nuk pret t‘i them se e di pse ne shqiptarėt e kemi atė prirje qė me lehtėsi tė padurueshme tė marrim nė shėnjestėr "armikun e dobėt" e t‘i mbyllim sytė pėrpara atij qė mund tė na kundėrvihet: sepse ne gjithmonė duam tė jemi "trendy". Dhe duke qenė tė tillė, ne gjithmonė bėhemi mė "katolikė se papa", andaj sot jemi mė amerikanė se amerikanėt e deri dje ishim mė stalinistė se rusėt.
    Tė nesėrmen nisemi pėr nė Shkup. Shiu qė kishte filluar njė natė mė parė na shoqėron gjatė tėrė rrugėtimit tonė. Kalojmė rrugėve tė Durrėsit. Ato janė shndėrruar nė lumenj qė kanė shtrat, por nuk rrjedhin dhe nuk derdhen askund. Ato lumenj mund t‘i thajė vetėm dielli dhe mund t‘i kalosh me anije e jo me makinė. Pėr fat, makina jonė bindet tė luajė rolin e njė barke me motor dhe nuk fundoset nė ndonjė gropė tė padukshme. Pastaj vazhdojmė tutje. Posa shkėputemi nga rruga Durrės-Vlorė dhe kthejmė majtas pėr nė Rrogozhinė, pėrballemi me njė pamje qė nuk kishte mundur ta pjellė as imagjinata ime prej krijuesi: nė mes tė asfaltit, nė shi, aty ku duhej tė ishte e shėnuar vija e bardhė qė ndan pjesėn e majtė nga ajo e djathta e rrugės, dikush e kishte ulur njė lypės pa kėmbė. E kisha shėtitur tėrė botėn, i njihja tė gjitha strategjitė e lypsarėve qė tė detyrojnė ta hapėsh kuletėn e t‘u japėsh ndonjė monedhė, por kurrė nuk kisha parė diēka tė tillė, kurrė nuk kisha parė qė dikush kaq mizorisht tė keqpėrdorė invaliditetin e tjetrit pėr tė fituar para. Im bir dėshironte ta fotografojė. Jo, i them, ka gjėra qė duhen shėnuar nė mbamendje e jo nė memorien e fotoaparatit. Dhe qė tė dyve na mbėrthen heshtja. Ndėrkaq, sa kishim filluar tė bisedonim pėr atė se bujaria dhe burrėria nuk janė si xhami i dritares qė e ndėrron sa herė qė ai thyhet, se lindja ėshtė rastėsi, por mbi tė ndėrtohet tėrė njė jetė e cila pėrfundon me vdekjen, se njeriu jeton vetėm sa ta arsyetojė lindjen e ta meritojė vdekjen. Mundohem ta thyej heshtjen, ia rikujtoj sa bukur kaluam nė Berat, promovimin nė Tiranė, i flas pėr zhvillimin e bujshėm tė mediave nė Shqipėri. Por, ai thuajse as qė mė dėgjon. Nuk e kuptoj se vallė u hidhėrua pse nuk e ndala makinėn ta fotografonte lypsarin e pakėmbė tė lėnė nė mes tė rrugės, e tė cilit maunat dhe makinat sa nuk ia shkelnin kokėn, apo pse pėrnjėherė e kuptoi se tė gjithė ne jemi tė lėnė nė mes tė rrugės sė jetės ku kemi dy zgjidhje: o tė stolisemi me nderin qė na e dhurojnė dhe ua dhurojmė tė tjerėve, o tė pasurohemi e tė vetėgėnjehemi se nderi mund tė blihet me para.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Mjaftė doktoruam, le tė mėsojmė pak

    Kuptohet, shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nguten tė shėrojnė plagėn mė tė madhe qė ua la dekadat e socializmit: mosmundėsin tė arsimohen. Pastaj shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nxitojnė tė ngjiten nė shkallėn e arsimimit tė bashkėkombėsve tė tyre nė Shqipėri e Kosovė dhe duan tė mos mbeten pjesa mė e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga mė e rėndė nė trupin e shqiptarėve tė Maqedonisė e marrė gjatė dekadave tė socializmit nga mospasja mundėsi tė arsimohen nė gjuhėn amtare, nuk shėrohet ashtu siē vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim tė ngutshėm.

    Njeriu i paarsimuar sheh qartė dhe njeh vetėm vetvete dhe gjerat rreth tij, gjysmė i arsimuari nuk e sheh vetėm atė qė shikon por edhe hijet qė i duken se ecin pranė tij, ndėrsa i arsimuari i mirėfilltė nuk e lodh shikimin me gjėrat qė ka pranė vetes, por donė t’i sheh largėsitė, jeton me bindjen se gjithmonė do mbetet vetėm njė nxėnės qė duhet tė mėsojė. Por, mes kėtyre tri kategorive, ekziston edhe njė grup tjetėr i tė arsimuarve, njė lloj i ri i tyre qė e pollėn dy dekadat e demokracisė, e numri i tė cilėve u rritė nė pėrmasa tė turpshme mes shqiptarėve tė Maqedonisė: shkencėtarėt me tituj doktorėsh e magjistrash e qė kėto tituj i morėn duke mbrojtur temat shkencore nė vendkalimin kufitar tė Qafė - Thanės. Aty ku "mentorėt" nga pėrtej kufirit ua sillnin diplomat, e kandidatėt e tyre ua dorėzonin punimet shkencore tė shkruar nė bardhėsitė e dhjetėra monedhave evropiane me ngjyrė tė kuqe. Dhe kėshtu, shqiptarėt e Maqedonisė sot kanė aq shkencėtarė sa do mjaftonin pėr t’u kompletuar me kuadėr arsimorė e shkencorė tė gjitha institucionet shkencore e universitare tė Ballkanit Perėndimorė. Pra, tė gjithė universitetet e kėsaj pjese tė Ballkanit qė u ngjajnė vetėshėrbimeve ku mund tė blesh atė diplomė qė ta lejon xhepi. E me ēka u krijua bindja se arsimimi nuk ka tė bėjė me atė qė ke nė kokė dhe nė bėrthamėn njerėzore, por me atė qė ke nė xhep dhe me thellėsinė e tij.

    Kuptohet, shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nguten tė shėrojnė plagėn mė tė madhe qė ua la dekadat e socializmit: mosmundėsin tė arsimohen. Pastaj shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nxitojnė tė ngjiten nė shkallėn e arsimimit tė bashkėkombėsve tė tyre nė Shqipėri e Kosovė dhe duan tė mos mbeten pjesa mė e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga mė e rėndė nė trupin e shqiptarėve tė Maqedonisė e marrė gjatė dekadave tė socializmit nga mospasja mundėsi tė arsimohen nė gjuhėn amtare, nuk shėrohet ashtu siē vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim tė ngutshėm.

    Shqiptarėt e Maqedonisė sot kanė nė ēdo lagje nga dy-tre doktorė shkencash dhe nga dhjetėra magjistra, kėshtu qė mbase ka ardhur koha qė tė fillojnė tė mėsojnė, ka ardhur koha qė disa nga kėta shkencėtarė t’u kthehen librave tė shkollės sė mesme sa tė mos duket aq qartė se janė prodhim i "katedrave" tė shitblerjes sė diplomave nė Qafė tė Thanės, Bllacė e Deve-Bair. Shqiptarėt e kėtushėm duhet ta kuptojnė se njė inflacion i tillė i diplomave, pėr ata mund tė ketė po tė njėjtat pasoja si edhe mosarsimimi. Posaēėrisht kur kėta shkencėtarė bėhen ligjėrues nėpėr universitetet e kėtushme, apo drejtues tė institucioneve tė pakta kulturore e shkencore. Sepse kur tė arsimon analfabeti, dėmi ėshtė po aq shkatėrrues sa edhe kur ta ndalojnė arsimimin. Andaj nėse deri dje ishte e domosdoshme njė shfryrje e atyre qė kanė pasur ambicie, por nuk u ėshtė dhėnė mundėsia ato t’i realizojnė me kohė, sot ka ardhur dita qė ambiciet pėr tituj shkencorė tė jenė nė proporcion me atė qė ke nė kokė.

    Se arsimimi i gjeneratave tė reja tė shqiptarėve tė Maqedonisė sot ėshtė lėnė edhe nė duart e atyre qė kanė doktoruar, por ende nuk kanė filluar tė mėsojnė, ėshtė diēka qė e dinė tė gjithė shqiptarėt e kėtushėm. Kėtė e dinė edhe partitė e kėtushme shqiptare, tė cilat kėtė brumė "shkencorė" e pėrdorin pėr t’i vėnė nėnė kontroll institucionet e kėtushme arsimore nė gjuhėn shqipe. Atė qė nuk e dinė as shqiptarėt e kėtushėm e as partitė e tyre, e qė duhet thėnė hapur, ėshtė vėrteta se me kėtė brumė mund tė ngjeshėsh vetėm tė diplomuar tė paditur. Njė arsimim pa standarde vlerėsuese, solli edhe deri te ajo, pėr shembull, qė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės tė ndėrrohen ligjėruesit sezonalisht dhe varėsisht nga partia shqiptare nė pushtet. Apo nė kėtė universitet tė kesh "komisarė partiak" qė mbajnė "rendė" nė punėsimin e profesorėve, duke u dhėnė pėrparėsi atyre si vetvetja, atyre qė marrin pagė mujore, por kurrė nuk dalin pėrpara studentėve, tė vetėdijshėm se do pėrballen me studentėt qė dinė mė shumė se profesorėt e tyre.

    Mė nė fund, sikur shqiptarėt e Maqedonisė tė kishin aq doktorė shkencash, aq magjistra dhe aq tė diplomuar nėpėr universitetet e kryeqendrave fqinje sa ėshtė numri i tyre, atėherė atyre nuk do u ndodhte kjo qė ėshtė duke u ndodhur: qė Gruevski t’i kullotė sikur bagėti pa bari. Pra, sikur shqiptarėt tė kishin aq shkencėtarė sa janė nė numėr, ata prej moti do ta merrnin nė duar tė veta edhe universitetin "Shėn Cirili e Metodi" nė Shkup, e jo mė ato dy nė Tetovės qė janė bė thuajse pronė e partive politike shqiptare. Pra, sikur numri i atyre qė mbajnė tituj tė lart shkencorė tė ishte proporcional me diturinė e tyre, shqiptarėt e kėtushėm qėmoti do dilnin nga gėnjeshtra politike se barazia qytetare arrihet vetėm me pesė ministra nė qeveri, do e kuptonin se problemi i tyre nuk ėshtė gjithaq ai se ēka pėr ta shkruajnė akademikėt shoven maqedonas, por pse ende mbetėn popull "joinstitucional". Dhe ata shkencėtarė dhe elita tė arsimuara do dilnin e do u thoshin partive politike: mjaftė mė me kėtė luftė ndėrpartiake pėr tė ardhur nė pushtet qė t'ia lehtėsoni Gruevskit sundimin mbi ne! Do dilnin pra me ndonjė platformė tė qartė politike ku do sqaronin se mbase ka ardhur koha tė riaktuelizohet ideja e dikurshme e Ali Ahmetit qė shqiptarėt e kėtushėm tė kenė njė kėshillė koordinues qė do jetė korrigjues i destruktivitetit partiak dhe do u prijė proceseve qė do e ēojnė pėrpara shoqėrinė shqiptare nė Maqedoni.

    Nuk ka dyshim se shqiptarėt e Maqedonisė mirė bėjnė qė i pėrkushtohen shkollimit, qė bėjnė ēmos tė kompensojnė tė humburėn. Por nė ndėrkohė, duhet ta kuptojnė se e humbura nuk kompensohet nėse nuk ke arsimim tė shėndosh. Shqiptarėt e Maqedonisė kanė nevojė pėr fakultete nė ēdo lagje tė tyre, qė tė shėrojnė varrėn nga e kaluara socialiste, por jo institucione arsimore ku partitė i punėsojnė tė paaftit e tyre, jo institucione ku kryesuesit e partive i kontrollojnė universitetet nėpėrmjet "komisarėve partiak". Sepse nėse vazhdon ky proces, shqiptarėt e Maqedonisė do bėhen populli i vetėm qė do ketė mė shumė doktorė shkencash e magjistra se sa tė arsimuar me shkollim tė mesėm. Ēka do shkojė nė favor tė autorit tė kėtij teksti.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #5
    albania is the best Maska e ismani
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kimi si nje Fanar i Ilirides

    Kim Mehmeti eshte intelektual i mirfillt , eshte kenaqesi e vecante te lexosh cdo shkrim te Kimit.
    Ai shkruan me zemer dhe mendje pernjehere ,ashtu edhe ligjeron kur eshte i ftuar ne kuvendet gjithkombtare ky intelektual i Ilirides i mbetur jasht kufinjeve te Dy shteteve Shqiptare.
    Filozofise se shqiptarizmit real te nenqiellit te Ilirides, Kimi i jep ze , i jep takat dhe i zgjat jeten dhe hapin per te mberri atje ku jane bashkeshqiptaret tane qe na rrethojne, e ben kete per rrethin nga vjen se sa per vete ec Kimi ec perpara shume perpara bashke me nje grusht elite kombetare sa ka kombi yne sot!
    Veshtrimet politiko shoqerore dhe kombetare te Kimit nuk jane vetem analiza por jane mbushur plot mesazhe te qarta kombetare , kane vizion dhe perkushtim ne vehte.
    Me mendimet e veta ndricon mendjet e bashkekombtareve te vet, eshte nje luftetare kunder se keqes ne mesin tone eshte nje udherrefyes per nje ardhmeri moderne dhe te lumtur te shqiptarve te atij nenqielli.
    Eshte nje kritik, vetkritik kujdestar per veprimet e pahijeshme dhe gabimet qe bejme dhe demtojme ceshtjen e pergjithshme kombetare, nuk e len me je kritike vazhdon me vizione rrugedalje dhe keshilla te mirfillta zgjidhjesh.
    Shendet dhe gjithe te mirat Kimit dhe familjes se tij, per vehte dhe per te miren tone.



    me nderime per Kim Mehmetin,

    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 23-11-2009 mė 13:07
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Robėr tė mendėsisė sė vasalit

    Pas Avokatit tė Popullit fjalėn e merr deputeti i partisė nė pushtet . Dhe pėrderisa i dėgjojė disa nga debatuesit, nuk mund t’i ikė ndjenjės se ajo tribunė ka vetėm njė qėllim: t’i amnistojė ata qė lejuan sopotasit e pafajshėm t’i kalojnė 7 vite nė qelitė e burgut. Pra, mė bėhet se shumica e debatuesve kanė vetėm njė qėllim: tė dalin nė lajmet qendrore televizive, qė populli tė sheh kush janė tė merituarit qė kanė dėshmuar pafajėsinė e sopotasve. E nė ndėrkohė, unė s’kam si mos e shpalosi ndjenjėn se shqiptarėt e pafajshėm qė vuajnė nėpėr burgjet e Maqedonisė, janė viktimė edhe e mendėsisė vasale , janė haraēi qė duhet paguar pėr shqiptarėt qė qėndrojnė nė krye tė institucioneve shtetėrore, duke plotėsuar vetėm njė kusht: tė jenė tė pėlqyer dhe tė pėrdorshėm pėr “sunduesin”.

    Shkruan: Kim MEHMETI

    Mė rastisi tė marrė pjesė nė njė tribun ku debatohej pėr tė burgosurit e Sopotit. Bėhet fjalė pėr rastin e ndodhur nė vitin 2003, kur nga njė mjetė shpėrthyes, u vranė dy ushtarė tė NATO-s dhe njė shoqėrues i tyre civil. Pra, pėr rastin kur policia maqedonase veproi ashtu siē i ka hije atij qė mbase donė qė sa mė ngutshėm t’i fshehė gjurmėt e terroristėve tė vėrtetė: burgosi aq shqiptarė tė pafajshėm nga fshati Sopot nė afėrsi tė Kumanovės, sa iu deshėn qė rrejshėm tė dėshmonte se kush janė armiqtė e Maqedonisė dhe tė NATO-sė. Dhe me tė njėjtėn shpejtėsi, gjykata maqedonase i shpalli sopotasit e pafajshėm si “terroristė” tė dorės sė parė dhe i dėnoi me gjithsejtė 160 vite burg. Dhe asokohe askush nuk organizoi ndonjė tribunė ku do debatohej si ėshtė e mundur qė shqiptarėt e Sopoti tė vinin mjetin shpėrthyes aq afėr vatrave tė tyre familjare dhe ta prisnin policinė nėpėr shtėpitė e veta, thuajse donin t’ia lehtėsonin punėn qė t’i gjente sa mė lehtė. Pra, asokohe askush nuk organizoi tribuna ku do debatohej si ishte e mundur qė cilido shqiptarė nė kėtė botė, tė sulmonte ushtarėt e NATO-s, ushtarakėt e aleancės qė kishte ndihmuar bashkėkombėsit e tyre nga Kosova t’i shpėtonin gjenocidit dhe tė shijonin lirėn. Asokohe nuk dhanė asnjė shpjegim as Ministri i atėhershėm i Drejtėsisė, as funksionarėt e BDI-sė qė atėherė, njėsoj si tani kur mbahen tribuna, ishin nė pozita pėrgjegjėse nėpėr institucionet shtetėrore dhe nė qeveri.

    Por ja, tani kur sopotasit e burgosur u futėn nė grevė urie, kur edhe ambasadorė e huaj thanė se sopotasit janė tė pafajshėm, tė gjithė duan tė rrėfejnė pėr pafajėsinė e tyre. Pėrfshi edhe debatuesit nė tribunėn e organizuar nga njė OJQ, ku mė rastisi tė marr pjesė. Dhe pėrpos ne tė tjerėve, nė tribun merrte pjesė edhe Avokati i Popullit, si dhe tre deputetė: dy tė BDI-sė dhe njė i opozitės shqiptare. Dhe siē e do rendi, i pari e morri fjalėn Avokati i Popullit. I qetė dhe pa emocione, nė fillim ai shprehu keqardhjen pse nė atė tribunė nuk marrin pjesė edhe maqedonas etnik, pse ata nuk duan tė debatojnė me ne. Ja them nė vetvete, alamet Avokat i Popullit i cili ende nuk e ka kuptuar se maqedonasit etnik merren me drejtimin dhe mbikėqyrjen e institucioneve tė shtetit, se ata me ne shqiptarėt debatojnė nėpėrmjet institucioneve dhe s’ka pse japin shpjegime plotėsuese nėpėr tribuna. Pastaj, Avokati i Popullit e nėnvizon dobinė e kėtyre debateve si pėr shqiptarėt, po ashtu edhe pėr maqedonasit etnik. Pra, ai nėnvizon qėllimin tonė tė mirė qė kemi ndaj bashkėqytetarėve maqedonas dhe shtetit tė pėrbashkėt nė tė cilin jetojmė. Ja, vazhdojė tė mendojė nė vetvete, kjo ėshtė gjuha e vetme tė cilėn e njeh mendėsia e vasalit, mendėsi e cila kurrė nuk harron tė dėshmojė sa kujdeset pėr tė mirėn e sunduesit , e qė pastaj tė mundet tė rrėfej diēka edhe pėr tė keqen qė i ndodh atij. Pastaj Avokati i Popullit, pėrndryshe i ardhur nė atė postė vetėm pse ėshtė shqiptar dhe i propozuar nga BDI-ja, i numėron konventat ndėrkombėtare qė garantojnė liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe thekson se sipas tij, tė burgosurit e Sopotit janė tė pafajshėm. Por, ai nuk tregon se kur e ka kuptuar kėtė, tani pasi tė burgosurit kanė kaluar nga 7 vite nė qelitė e Idrizovės, apo mė herėt, ende kur ishte Ministėr i Drejtėsisė. Dhe kėtė na e thotė neve dhe familjarėve tė tė burgosurve, ua thotė atyre qė kėtė e thonė plot 7 vite me radhė. Deri sa ia flet, mė kujtohet rasti i Brodecit, kur familjarėt e tė burgosurve nga ky fshat i malėsisė sė Tetovės donin tė dinin diēka pėr tė burgosurit e tyre dhe kur po ky Avokat i Popullit, deklaroi se tė burgosurit janė mirė e shėndosh dhe nuk ankohen pėr asgjė. Pastaj u pa se me tė vėrtetė ata nuk i ishin ankuar atij: aq barbarisht ishin rrahur nga policia, sa me ditė tė tėra nuk mund tė flisnin.

    Pas Avokatit tė Popullit fjalėn e merr deputeti i partisė nė pushtet . Dhe pėrderisa i dėgjojė disa nga debatuesit, nuk mund t’i ikė ndjenjės se ajo tribunė ka vetėm njė qėllim: t’i amnistojė ata qė lejuan sopotasit e pafajshėm t’i kalojnė 7 vite nė qelitė e burgut. Pra, mė bėhet se shumica e debatuesve kanė vetėm njė qėllim: tė dalin nė lajmet qendrore televizive, qė populli tė sheh kush janė tė merituarit qė kanė dėshmuar pafajėsinė e sopotasve. E nė ndėrkohė, unė s’kam si mos e shpalosi ndjenjėn se shqiptarėt e pafajshėm qė vuajnė nėpėr burgjet e Maqedonisė, janė viktimė edhe e mendėsisė vasale , janė haraēi qė duhet paguar pėr shqiptarėt qė qėndrojnė nė krye tė institucioneve shtetėrore, duke plotėsuar vetėm njė kusht: tė jenė tė pėlqyer dhe tė pėrdorshėm pėr “sunduesin”.

    Gjatė debatit pėrsėriten fjalėt proces i montuar politikė, zgjidhje gjyqėsore, amnisti! Dėgjojė e them me vete: si u bėka i pafajshėm t’i kalosh 7 vite nė burg, si u bėka qė pafajėsia tė amnistohet, si u bėka... si... I shtrojė vetvetes shumė pyetje qė ta pėrmbyllė pyetėsorin me hamendjen: Si ėshtė e mundur tė kesh Avokatin e Popullit shqiptarė dhe aq shqiptarė tjerė nė piramidėn shtetėrore, e Maqedonia edhe mė tej tė mbetet shtet i cili mbrohet nga shqiptarėt dhe ata i burgos me aq lehtėsi sa herė qė dėshiron tė dėshmojė armiqėsinė e tyre nda shtetit apo perėndimit!? Dhe kush do i amnistojė shqiptarėt me mendėsi vasale qė e ndihmuan “sunduesin” ta mbulojė tė vėrtetėn se populli shqiptarė i Maqedonisė ende ėshtė joinstitucional dhe i jashtėligjshėm. Pra, vazhdojė tė pyes veten se kush do i amnistojė shqiptarė qė nuk bėnė asgjė tė na mbrojnė nga proceset e montuara gjyqėsore, kush do i amnistojė ata qė pėrfituan vetėm pse janė shqiptarė, e gjatė tėrė jetės nuk bėnė gjė tjetėr pėrpos se u kujdesėn tė jenė sa mė tė pėlqyer e mė tė pėrdorshėm pėr “ “sunduesin”.

    E braktisė sallėn ku mbahet tribuna. Dhe kur dalė jashtė ndjehem i mposhtur. Mė ngushėllon vetėm njė gjė: e di se nė lajmet e mbrėmjes nuk do jepet asgjė nga ajo qė thash dhe nuk do shihet se kam marrė pjesė nė atė debat. Mbase pa dashje, por redaktorėt partiak ma bėjnė shėrbimin mė tė madh tė mundur: mė heqin nga portreti grupor ku janė edhe disa nga ata me tė cilėt nuk mė ndėrlidh asgjė e pėrbashkėt. Pastaj mė kujtohet dita e mėparshme kur mė erdhėn nė zyre tė rinjtė qė do i organizojnė protestat e 10 majit nėn moton pėr “Drejtėsi”. Ata donin t’i ndihmojė. E shikoja sinqeritetin e tyre, e shikoja edhe hutesėn dhe u them: mos e lini tė sotmen dhe tė ardhmen tuja nė duar e atyre me mendėsi tė vasalit, shpėtojeni vetveten nga ata qė mbase edhe jo me fajin e vetė, e njohin vetėm pozitėn e tė nėnshtruarit. Pastaj mė bėhet se nuk i udhėzojė, por se jam duke i kėshilluar siē bėjė me fėmijėt e mi, e u them: dilni e protestoni dinjitetshėm, pa dhunė, mos u bėni viktima tė inateve personale ndėrmjet politikanėve dhe “heronjve” tė kėtushėm, mos lejoni edhe mė tej tė gjakosen e tė burgosen shqiptarėt e pafajshėm, mos urreni askėnd, dėshmoni se ju nuk jeni robėr tė mendėsisė sė vasalit, se e jetoni kalendarin e kohės suaj, e cila kohė kėrkon tė kesh bosht tė drejtė kurrizorė. Dilni dhe tregoni se ka ardhur koha tė shporren nga institucionet shtetėrore shqiptarėt tė cilėt vetėm gjatė fushatave parazgjedhore duan tė jenė tė pėlqyeshėm e tė pranueshėm pėr popullin, qė pastaj, gjatė tėrė mandatit tė tyre, tė bėjnė ēmos qė tė jenė tė pranueshėm e tė pėrdorshėm pėr “sunduesin”. Bėhuni, u them tė rinjve pėrballė meje, bashkėsundues tė kėtij shteti, merrni pjesėn e shtetit qė u takon, bėhuni bashkėdrejtues tė institucioneve shtetėrore , sepse vetėm ashtu do mund tė jetoni pa frikėn se dikush do u burgosė, apo do u vret tė pafajshėm, e qė pastaj tė vijė Avokati i Popullit shqiptar, por me mendėsinė e vasalit, e t’u tregojė ēka thonė konventat ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Ata dalin nga zyra ime. Disa orė mė vonė dėgjojė se protestėn e tyre do e pėrkrahė edhe BDI-ja nė pushtet. Por, tė nesėrmen, BDI-ja e tėrheq mbėshtetjen e protestave me arsyetimin se ato janė drejtuar kundėr saj. E nė paralajmėrimet pėr protestat e 10 majit shkruan qartė se ato janė kundėr Gruevskit dhe “Pėr Drejtėsi”. Andaj them nė vetvete: Ėshtė e mundur qė BDI-ja tė identifikohet me Gruevskin dhe tė jetė kundėr drejtėsisė! Apo mos vallė BDI ėshtė bėrė degė e VMRO-DPMNE-sė, e miqtė e mi tė shumtė nga kjo parti, ende nuk ma kanė treguar kėtė!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #8

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Nderime pėr Kim Mehmetin,qė herėn e parė qė hasa me kėtė personazh tek emisioni Deja Vu mu duke mjaft inteligjent dhe i llogjikshėm nė tė arsyetuar.

    ... "sepse ne gjithmonė duam tė jemi "trendy". Dhe duke qenė tė tillė, ne gjithmonė bėhemi mė "katolik se papa", andaj sot jemi mė amerikanė se amerikanėt e deri dje ishim mė stalinistė se rusėt." KIM MEHMETI

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Enverizėm, por i shpėrndarė


    Shqipėria shkon drejtė Evropės sė bashkuar e ndarė nė dysh dhe nėpėrmjet dy rrugėve: rrugės nga ėshtė nisur “populli opozitarė” dhe asaj nga ėshtė drejtuar “populli institucional”. Kosova ecė drejtė Evropės si tren me dy lokomotiva, e qė e zvarrisin nė drejtime tė kundėrta, duke rrezikuar kėshtu qė tė humbet ndonjė “vagon” i shtetit mė tė ri nė botė: me lokomotivėn qė e drejtojnė ndėrkombėtarėt, e tė cilėt shohin ēdo gjė negative qė bėjnė pushtetarėt vendas, por nuk e shohin ish kryeministrin serb Koshtunica kur futet nė Kosovė i armatosur, dhe me lokomotivėn e drejtuar nga qeveritarėt vendorė, tė cilėt sundojnė duke qenė tė mbikėqyrur nga “kryesunduesit”. Shqiptarėt e Maqedonisė ia kanė mėsy Evropės sė Bashkuar tė hipur nė autobus, tė cilit Gruevski ia ka shpuar tė gjitha gomat, e pėr ēka Ali Ahmeti e ka angazhuar gjithė potencialin partiak qė edhe ashtu tė prishur, atė autobus ta shtyjė e ta shpie deri nė Bruksel. E nė ndėrkohė, kryetari i PDSH-sė ėshtė mbyllur nė Tetovė dhe shikon sehir, vepron ashtu siē i ka hije atij tė cilin, po nuk e bėre konduktor qė t’i mbledh parat e udhėtarėve shqiptarė, ai nuk lodhet as pėr kahen e udhėtimit, as pėr fatin e udhėtarėve.

    Pra shqiptarėt, kudo qė janė, drejtohen nga politikanė tė cilėt thonė se kanė qėllim tė njėjtė dhe ideal tė pėrbashkėt – vlerat perėndimore, por pa treguar se a i mbėshtesin veprimet e veta politike mbi ndonjė vlerė kombėtare, se a ka diēka tė shenjtė shqiptare qė ua kushtėzon shpejtėsinė dhe kahen e udhėtimit drejtė botės pa kufij. Pra, bota shqiptare udhėhiqet nga politikanė qė dinė tė komunikojnė nė gjuhėn angleze me botėn pėrtej maleve, por s’dinė si ta zhvillojnė bisedėn politike me kundėrshtarėt e vet politik qė flasin shqip dhe janė shqiptarė. Me ēka, ke pėrshtypjen se ata duan tė na bindin se Evropa pa kufij ėshtė e pėrbėrė nga popuj dhe shtete tė copėtuar brenda vetvetes nė “tė majtė” e “tė djathtė”, se politikanėt tanė presin qė shqiptarinė ta “arnojė” Brukseli. Dhe duke besuar nė gjėra tė kota, politikanėt e Tiranės ndjehen krenarė kur qėndrimet e tyre i mbėshtet ndonjė figurė ndėrkombėtare, e nė ndėrkohė shahen mes veti si arabaxhinj, ata tė Prishtinės janė fjalėmbėl ndaj “baballarėve” ndėrkombėtarė, e mes veti sillen si ta kishin ēliruar Kosovėn nga njėri tjetri e jo nga serbėt dhe kuptohet, Ali Ahmeti dehet nga kėnaqėsia kur dėgjon lėvdata nga diplomatėt e huaj, e i mbanė pėr armiq tė pėrbetuar ata qė i thonė se Gruevski do bėhet proshqiptarė atėherė kur gici do bėhet qengj vetėm pse ėshtė mėkuar me qumėsht deleje.

    Shqipėria shkon drejtė Evropės sė bashkuar me politikanė qė u prishet nuri i fytyrės kur shohin njėri tjetrin, e le mė t’ia urojnė fitoren atij qė i ka fituar zgjedhjet. Kosova ecė drejtė Brukselit si nuse e re, e cila ka mbetur cullak ngaqė nuk e dinė cilin fustan ta vesh: atė qė ia kanė qėndisur ndėrkombėtarėt, e qė i vjen i ngushtė, apo atė qė ia kanė qepur vendorėt e qė ia lė shpinėn shpaluar. Shqiptarėt e Maqedonisė u janė pėrkushtuar proceseve euroatlantike po aq sa edhe Ali Ahmeti, i cili mė shumė i ngjanė Komisarit evropian pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė BE, se sa njė politikani lokal i cili, para se t’ia mėsyjė Brukselit, do duhej shqiptarėt e Maqedonisė t’i ēonte deri tek institucionet shtetėrore nė Shkup. Pra, nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, politikanėt shqiptarė janė tė armiqėsuar mes veti, ata dinė si komunikohet me tė djathtė e tė majtė e ardhur nga Evropa, por ende nuk e kanė mėsuar gjuhėn politike pėr tė komunikuar mes veti. Dhe jo vetėm kaq, por ata i mbajnė pėr miq gjithė tė huajt qė vijnė tė ndėrmjetėsojnė, e i mbajnė pėr armiq tė pėrbetuar tė gjithė shqiptarė qė u thonė se janė duke e pėrbuzur popullin e vet me ato sjellje. Me ēka shpaloset njė e vėrtet e madhe nga e cila vuajnė politikat shqiptare: ato janė frytė i mendėsisė enveriste, mendėsi e cila kundėrshtarin politik donė ta sheh tė “vrarė” politikisht. Dhe duke qenė shumica e politikanėve tanė “Envera tė klonuar”, ata do kishin bėrė tė njėjtėn qė dikur bėnte Enveri – do kishin asgjėsuar “armiqtė” e shtetit, por nuk guxojnė ngaqė “perdet” janė tė ngritura dhe do i shihte e tėrė bota. Kėshtu del se ata nuk ndėrtojnė demokraci pse atė e duan, se ata nuk sjellin ligje demokratike pse vlerėsojnė lartė tė drejtat e qytetarėve, por pse ndjejnė nevojė tė jenė tė pėlqyer nga tė huajt. Pra, ata mbase nuk do ishin edhe kaq “tolerant” sa janė sot, sikur tė mundeshin t’i “lėshonin” perdet e tė vepronin ashtu siē din dhe siē ua thotė mendėsia enveriste.

    Tė gjithė politikanėt shqiptarė, nga tė gjitha trojet e kėsaj shqiptarie, i bėnė tė ngjashėm vetėm grindja dhe urrejtja e ndėrsjellė. Dhe sa mė shumė ata angazhohen qė tė na ēojnė drejtė Evropės sė bashkuar, aq mė e qartė bėhet se, nga tė gjitha vlerat evro-perėndimore, ata njohin dhe respektojnė vetėm euron dhe dollarin. Me ēka, kėtij populli mbase nuk i mbetet asgjė tjetėr pėrpos tė mendojė tė nxjerrė ndonjė pėrfitim pėr vetveten nga kjo grindje ndėrpartiake. Andaj, mbase nuk ėshtė e tepėrt nėse nė Tiranė, Prishtinė e Shkup do fillonte promovimi i turizmit politik, ku tė huajt do vinin tė shihnin se si duken partitė tona qė kanė anėtarė qė bėjnė grevė urie pėr t’i hapur kutitė, se si ēdo parti shqiptare ka artistėt e saj, tė shihnin si duket njė popull i ndarė nė “opozitarė” dhe “pushtetarė”, njė popull qė ka parti nė ēdo lagje, por ende ndjehet si tė ishte i sunduar nga Enveri. Pra, duhet tė diskutohet mundėsia e zhvillimit tė turizmit politik nėpėr trojet shqiptare, e ku tė huajt do mund tė shihnin sa lehtė ndėrrohen ligjet, e sa vėshtirė ndryshon mendėsia, tė shihni si partitė e kėtushme demokratike ia dalin tė gjejnė anėtarė partiak qė do flijonin edhe jetėn pėr liderin e tyre. Dhe mbase ky turizėm do ishte mė frutdhėnėsi pėr t’i mbushur arkat e “shqipėrive” tona, veēanėrisht nėse humbėsi i zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare nė Tiranė, do shkonte njė hap mė tej nė protestat pėr transparencėn e zgjedhjeve: nėse do i lidhte anėtarėt e partisė sė tij pėr shtyllat elektrike nėpėr rrugėt e Tiranės, apo nėse do i prangoste ata pėr duar rreth e qark kufijve tė Shqipėrisė. Me ēka, flijimi pėr votėn e lirė do ishte edhe mė i denjė dhe mė atraktiv pėr tė ardhurit nga Perėndimi. Sa u pėrket kosovarėve, turizmin politik mbarėshqiptarė ata do mund ta ndihmonin duke qėndruar me njė kėmbė pėrpara selisė sė EULEX-it, sa herė qė nė Mitrovicė tė hynte ndonjė zyrtarė i paparalajmėruar nga Beogradi. E shqiptarėt e Maqedonisė janė tė vetmit qė tani tė gatshėm pėr kėtė turizėm tė llojit tė veēantė: mjafton qė Ali Ahmeti t’i qėndrojė besnik Gruevskit, e qė tė huaj tė vijnė e tė binden se qėndrueshmėria e sunduesve nuk varet vetėm nga forca e tyre, por mbi tė gjitha nga besnikėria e vasalėve.

    Kim MEHMETI.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    DEGĖZIMI I INATIT SHQIPTARĖ

    Pas katėr muajsh bojkotimi tė parlamentit tė Maqedonisė, pas arritjes sė marrėveshjes Ahmeti - Gruveski, deputetėt e Bashkim Demokratik pėr Integrim, kėto ditė u kthyen nė bankat e kuvendit. Gjatė kėtyre katėr muajve, Ali Ahmeti duheshte tė bindė opinion vendorė dhe atė ndėrkombėtarė se dalja e partisė sė tij nga parlamenti, nuk ėshtė punė inatesh, por ēėshtje thelbėsore e demokratizimit tė kėtij shteti.

    Shkruan: Kim Mehmeti

    Pas katėr muajsh bojkotimi tė parlamentit tė Maqedonisė, pas arritjes sė marrėveshjes Ahmeti - Gruveski, deputetėt e Bashkim Demokratik pėr Integrim, kėto ditė u kthyen nė bankat e kuvendit. Gjatė kėtyre katėr muajve, Ali Ahmeti duheshte tė bindė opinion vendorė dhe atė ndėrkombėtarė se dalja e partisė sė tij nga parlamenti, nuk ėshtė punė inatesh, por ēėshtje thelbėsore e demokratizimit tė kėtij shteti. Pra, t’ua bėjė tė ditur tė gjithėve se kush janė ata qė e pengojnė realizimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe duan Maqedoninė ta kthejnė aty ku ishte para konfliktit tė 2001. Nė ndėrkohė, ai arriti diēka edhe mė shumė se aq: shqiptarėve tė kėtushėm t’ua shpalos tė vėrtetėn qė ata do e dinin prej moti sikur tė ishin mė tė vėmendshėm - se disa nga partitė e kėtushme shqiptare nuk arritėn tė shkojnė mė larg se sa tė bėhen “shėrbėtore” tė dėgjueshme tė partive mė tė mėdha tė etnitetit maqedonas. Dhe si tė tilla - pa vetėdije apo qėllimisht - u dhanė ndihmesė qarqeve politike tė etnitetit maqedonas, qarqeve qė i irriton Marrėveshja e Ohrit, qė bėjnė gjumė nė shtratin demokratikė, e ėndėrrojnė majorizimin e mėtutjeshėm etnik mbi shqiptarėt.

    Andaj edhe vlen qė marrėveshja e arritur mes Gruevskit (kryeministrit tė Maqedonisė) dhe Ali Ahmetit (parti opozitare edhe pse morri shumicėn e votave shqiptarė), tė vlerėsohet nga kėndi se pse ajo e irritoi PDSH-nė e Arbėr Xhaferit, thuajse po aq sa edhe qarqet maqedonase qė bėjnė ēmos tė pengojnė avancimin e pozitės sė shqiptarėve nė Maqedonisė. Apo, si ėshtė e mundur qė kryesuesit e kėtushėm tė partive shqiptare mė lehtė ta kenė komunikimin me rivalėt e vetė partiak tė etnitetit maqedonas, se sa atė nė mes veti. Gjė qė e dobėson potencialin politik tė shqiptarėve tė kėtushėm dhe i vė nė pozitėn e tė nėnshtruarit ndaj partive mė tė mėdha maqedonase.

    Por, tė nisemi nga fillimi. Deputetėt e BDI-sė e braktisėn parlamentin shkaku i majorizimit etnik, pėr arsye se nuk u pėrfill vullneti politik i shqiptarėve tė kėtushėm. Dolėn nga parlamenti sepse dukshėm shtrembėroheshin parimet e dala nga Marrėveshja e Ohrit. Kjo nuk ishte hera e parė qė parlamentarėt e ndonjė parti shqiptare tė braktisin parlamentin republikan: kėtė mėnyrė tė veprimit partiak, PDSH-ja e Arbėr Xhaferit e kishte “promovuar” qėmoti pėrderisa ishte nė opozitė. Por, kjo ishte hera e parė qė deputet shqiptarė tė mos kthehen ashtu siē vepronin dikur ata tė Arbėr Xhaferit: tė dalin e tė kthehen nė parlament, pa mos e kuptuar njeri as pse dolėn, as pse u kthyen. E qė krijoi bindjen te qarqeve politike maqedonase se deputet shqiptarė vet hidhėrohen e vetė pajtohen, se duhet tė kesh durim tė presėsh qė t’u kalojė nervozizmi. Gjė qė u dėshmua bindje e gabuar kur bėhet fjalė pėr Ali Ahmetin, i cili u kthye nė parlament pasi arriti Gruevskin ta mposhtė edhe diplomatikisht. Pra, ashtu siē premtoi dikur kur u shkel mbi vullnetin politik tė shqiptarėve tė Maqedonisė, e kur ai tha: “ e munda nė luftė, do e mposhtė edhe politikisht”..

    Nervozin qė treguan kryesuesit e PDSH-sė pas arritjes sė marrėveshjes Ahmeti -Gruveski (e shprehur me kėrcėnimet se do e braktisin koalicionin qeveritarė), mė qartė se ēdo gjė shpjegon rolin e PDSH-sė nė kėtė qeveri. Apo, atė se partia e Arbėr Xhaferit ka pėr detyrė t’i “zbutė” kėrkesat e shqiptarėve tė kėtushėm dhe mbase edhe tė mbulojė deformimet qė i bėhen Marrėveshje sė Ohrit nga ana e qeverisė aktuale tė Gruevskit. Ky pėrfundim logjik mund tė mbėshtetet si nė sjelljen e tanishme tė PDSH-sė, poashtu edhe nė tė kaluarėn opozitare tė kėsaj partie, kur sė bashku me VMRO-DPMNE- nė, nuk pėrkrahu asnjė ligj qė dilte si obligim nga Marrėveshja e Ohrit. Gjatė qeverisjes sė koalicionit qeveritarė LSDM-BDI, PDSH-ja rregullisht e braktiste parlamentin kur duhej votuar ndonjė ligj qė kishte tė bėjė me avancimin e tė drejtave tė shqiptarėve. Kėtė e bėri edhe kur miratohej ligji pėr ndarjen territoriale, si edhe ai qė mundėsoi legalizimin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Dhje nėse kėtė veprim PDSH-ja atėherė mund ta mbulonte me kinse mospajtimin me ligjet qė nuk kėnaqnin kėrkesat e shqiptarėve, shtrohet pyetja pse sot, kur kjo parti ėshtė nė qeveri, kundėrshton marrėveshja e arritur mes Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Ēka nga kjo marrėveshje ėshtė nė dėm tė shqiptarėve tė kėtushėm?

    Pyetjet nuk kanė fund, njėsoj si edhe shpjegimet se pse partitė e shqiptarėve tė Maqedonisė mbetėn tė largėta mes veti po aq sa ėshtė e largėt Maqedonia nga shoqėritė e mirėfillta demokratike. Pyetjet qė sot mund t’ia shtrojnė vetes shqiptarėt e kėtushėm mund tė fillojnė qė me atė, se pse Arbėr Xhaferi aq suksesshėm arrin tė merret veshtė me kryesuesit e VMRO-DPMNE-sė, e aq tė pamundur e ka dialogun me Ali Ahmetin. Dhe tė pėrfundojnė me dilemėn, se vallė disa politikan tė kėtushėm shqiptarė nuk e shohin se qarqet politike maqedonase kurrė nuk do arrinin tė shpėrfillnin kėrkesat shqiptare, sikur Xhaferi dhe Ahmeti tė arrinin marrėveshje pėr veprim tė koordinuar politikė lidhur me ēėshtjet thelbėsore, siē janė respektimi i vullnetit politik shqiptarė, zyrtarizmi i gjuhės shqipe etj. Mė nė fund, shqiptarėt duhet ta shtrojnė edhe pyetjen mė tė rėndėsishme, nėse duan tė tregojnė pjekuri politike: pse liderėt e partive tė tyre janė aq mospėrfillės ndaj opinionit shqiptarė, e aq tė kujdesshėm ndaj atij maqedonas.

    Pasi t’i shtrojnė tė gjitha pyetjet, shqiptarėt e kėtushėm mbase do shohin se disa nga partitė e tyre, nuk kanė potencial tė duhur qė t’u kundėrvihen lojėrave politike qė ua kurdisin rivalėt e tyre tė etnitetit maqedonas. Se ndjehen inferiore, se janė tė papėrgjegjshme ndaj popullit qė pėrfaqėsojnė edhe shkaku se shqiptarėt e kėtushėm mbetėn “pronė” e partive, se ai mendim i pakėt i lirė, u ngulfat nga rrugaēėria partiake. Se “muskujt” partiak nuk lejojnė askėnd nga jashtė tė dėmtojė rendin e “kompanive” aksionare qė gabimisht quhen parti politike.

    Ku ta dish, ndoshta shqiptarėve tė Maqedonisė nuk u mbetet asgjė tjetėr, pos tė shpresojnė se njė ditė, diplomatėt e huaj, do i detyrojnė Ali Ahmetin dhe Arbėr Xhaferin tė ulen nė tavolinėn e bisedimeve, e tė nėnshkruajnė “Marrėveshjen e Tetovės”. Ku njėherė e pėrgjithmonė do qartėsohet se vallė janė tė angazhuara pėr atė qė deklarohen, apo edhe mė tej do mbeten vetėm agjenci pėr punėsimin e anėtarėve tė tyre partiak. Por, shpresėn se mund tė arrihet marrėveshja Ahmeti - Xhaferi, momentalisht nuk e ushqen thuajse asgjė. Shqiptarėve tė kėtushėm tani pėr tani u mbetet vetėm ngushėllimi se Ali Ahmetit mė nė fund i varrosi kohėt kur deputet shqiptarė dilnin nga parlamenti vetėm qė kryesuesit e PDSH-sė tė siguronin hapėsirė nėpėr faqet e para tė gazetave tė kėtushme. E ktheheshin pastaj nė parlament qė tė dėshmojnė “konstruktivitetin” e tyre. Shqiptarėt e kėtushėm duhet t’i ngushėlloj edhe e vėrteta se BDI-ja ia doli ta ngushtojė hapėsirėn e veprimit politik tė “prostitutave” partiake, tė cilat sot pėr sot i mbanė gjallė Partia pėr Prosperitet Demokratik. Tė atyre qė mbijetojnė si “rrota rezervė” pėr karrocat partiake tė BDI-sė apo PDSH-sė, duke bėrė e duke prish koalicione parazgjedhore me kėto dy parti, varėsisht nga ajo se cila u mundėson tė bėhen pjesė e lokomotivės qeveritare. Lidhur me PPD-nė, duhet thėnė se ėshtė mėkat pėr partinė e parė dhe dikur mė tė fortė shqiptare, qė ajo arriti kėtu ku ėshtė sot: pronė private e kryesuesit tė saj – Abdulhadi Vejselit. Dhe si e tillė, duke prish koalicionin parazgjedhorė me BDI-nė, tė bėhet pjesė e koalicionit qeveritarė. Thuajse vetėm qė VMRO-DPMNE-sė dhe PDSH-sė t’ua mundėsoj ta zbukurojnė ikebanėn e koalicionit qeveritarė me kinse dy parti shqiptare. Nga tė cilat PDSH-ja vepron si tė ishte degė partiake e VMRO-DPMNE-sė, e tjetra si “kompani” tregtare e kryetarit tė PPD-sė. Me ēka edhe harta e organizimit partiak tė shqiptarėve tė Maqedonisė i ngjanė njė vizatimi tė pakuptimtė qė tregon degėzimin e inateve partiak shqiptarė. E ky inat ėshtė si dritė vezulluese qė tė lė t’i mbash sytė hapur, por ta terron shikimin.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •