Butrinti: historia dhe identiteti shqiptar - Prof. Richard Hodges, i fondacionit "Butrinti" shprehet pėr ATSH-nė -
TIRANE, 1 Shkurt/ATSH-Kristi Pinderi/.- Butrinti, qyteti i lashtė nė Epir, i vendosur mbi njė kodėr tė Ksamilit (Sarandė) i cili pėrmendet pėr herė tė parė nga Hekateu, nė fund tė shek. VI p.e.s., pėrfaqėson sot historinė dhe identitetin shqiptar. Kėshtu tha tė Shtunėn nė njė intervistė pėr ATSH-nė, Prof. Richard Hodges, drejtor shkencor i fondacionit "Butrinti", i cili ėshtė themeluar dhjetė vjet mė parė nga lordi Rothschild dhe lordi Sainsbury i Preston Candoverit nė Britaninė e Madhe. "Eshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se Butrinti, ėshtė mbi tė gjitha diēka me tė cilėn shqiptarėt mund tė krenohen", tha Hodges. Ai u shtoi se, vetėm pas kėsaj ne mund tė mendojmė si mund tė shfrytėzohet kjo qėndėr e rėndėsishme, "Trashėgimi Kulturore Botėrore", pėr zhvillimin e turizmit. Ai pohoi se, "fondacioni "Butrinti", po bashkėpunon aktualisht me autoritetet shqiptare jo vetėm pėr gėrmimet arkeologjike nė Butrint, por edhe nė aspektin ekologjik pėrreth zonės sė Butrintit. "Pėrreth tij, shtrihet njė tėrėsi gjallesash bimore e tė tjera, tė cilat duhen ruajtur mė mirė", tha Hodges. Nė vitin 1992, Shqipėrinė e vizitoi lordi Rothschild, i cili mendoi pas kėsaj tė themelonte njė fondacion pėr tė bashkėpunuar pėr ruajtjen dhe konservimin e Butrintit. "Arkeologjia, ekologjia dhe konservimi, janė tre gjėrat mė tė rėndėsishme nė Shqipėri", mendonte Hodges. Bashkė me lordin 66 vjeēar Rothschild, i cili njihet nė Britani si njė biznesmen nė fushėn bankare, ishte edhe lordi Sainsbury i Preston Candoverit, gjithashtu njė nga njerėzit mė tė pasur nė Britani, sipas Prof. Hodges. Fondacioni "Butrinti" u themelua kėshtu nė vitin 1993, si njė organizėm jofitimprurės. Kėtu nisi edhe bashkėpunimi i Institutit Arkeologjik shqiptar me studiues anglezė. Gjatė kėtyre vjetėve, gėrmimet arkeologjike nė Butrint, kanė qėnė tė larmishme. Sė fundi, ekspedita e pėrbashkėt shqiptaro-angleze, ka kryer gėrmime sistematike (fillimisht 'survey': vėzhgim), nė disa zona tė antikitetit tė vonė nė Butrint, si nė Diaporit, i cili shtrihet nė pjesėn juglindore tė liqenit tė Butrintit, nė Pallatin e Trikonkės, etj. Drejtori shkencor i fondacionit "Butrinti", i cili ka ndėrmjetėsuar pranė Unescos, kur ky qytet fitoi statusin "Trashėgimi e Kulturės Botėrore", mendonte se njė ndėr aspektet mė tė rėndėsishme nė Butrint, ėshtė edhe ruajtja e zonave pėrreth tij nga ndėrtimet e ndryshme pėr shfrytėzimin e turizmit. Kur Shqipėria mund tė jetė anėtare e Bashkimit Evropian, kushdo do tė mund ta vizitonte atė lirisht. "Unė mendoj", tha Hodges, "se ata qė vizitojnė sot dendur Greqinė, do tė dėshironin qė po aq dendur tė vizitonin Butrintin, ndaj ne duhet tė pėrpiqemi qė nė kėtė fazė kur tė gjithė duan tė ndėrtojnė pėrreth Butrintit, t'i ndalojmė, pėr tė ruajtur origjinalitetin e tij". Nė planin e kėtij fondacioni, parashikohet qė tė zhvillohet turizmi pėrreth Butrintit, por jo afėr tij duke e tjetėrsuar. Megjithatė, nė aspektin financiar, shpenzimet e fondacionit gjatė kėtyre vjetėve (1.150.000 dollarė gjithsej), shkojnė mė shumė pėr Arkeologjinė (rreth 54 pėrqind), pėr Konservimin (rreth 16 pėrqind), arkivimin (rreth 10 pėrqind) dhe vetėm 3.5 pėrqind pėr turizmin. "Nė qoftė se ne arrijmė tė ruajmė origjinalitetin e Butrintit, si dhe tė pasurojmė njohuritė tona historike nėpėrmjet gėrmimeve tė reja arkeologjike, atėherė duhet tė mendojmė natyrisht edhe pėr turizmin, pėr restorantet, pėr hotelet, pėr industrinė e peshkut, etj., tė cilat do tė zhvilloheshin vetėm nėse kryejmė me sukses aspektin e parė: ruajtjen", tha pėr ATSH-nė, Prof. Hodges. Ai shtoi se njė ndėr qėllimet e fondacionit, ėshtė edhe pėrgatitja e njė brezi tė ri arkeologėsh shqiptarė. Prej disa vjetėsh, studentė shqiptarė tė Arkeologjisė, kanė studiuar nė Britaninė e Madhe, edhe nė studime universitare dhe nė ato pasuniversitare. Pėr kėtė, fondacioni ka tėrhequr mjaft donatorė tė huaj, ku ndėr mė tė rėndėsishmit, ėshtė instituti "Packard Humanities", i David Packard, njė milioner amerikan. "Ne do tė vazhdojmė tė krijojmė kushtet pėr specializimin e studentėve shqiptarė edhe nė Shqipėri, dhe nė Angli", tha Hodges, "edhe pse tashmė kanė ikur 'vitet e arta' '90-tė, kur donatorėt ishin mė bujarė me Shqipėrinė". Ndėr projektet e rėndėsishme tė kėtij fondacioni, Hodges pėrmendi publikimin pėr herė tė parė tė njė dokumentacioni tė gjėrė tė arkeologut italian Ugolini, i cili zhvilloi gėrmime para luftės sė Dytė Botėrore nė Butrint, si dhe tė njė dokumentacioni tjetėr, tė arkeologut italian Kardini, i cili vizitoi Shqipėrinė pas Ugolinit. /f.n/
2003-02-01
--------------------------------------------------------------------------------
Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
Krijoni Kontakt