Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Butrinti: Historia dhe identiteti shqiptar nga R. Hodges

    Butrinti: historia dhe identiteti shqiptar - Prof. Richard Hodges, i fondacionit "Butrinti" shprehet pėr ATSH-nė -


    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH-Kristi Pinderi/.- Butrinti, qyteti i lashtė nė Epir, i vendosur mbi njė kodėr tė Ksamilit (Sarandė) i cili pėrmendet pėr herė tė parė nga Hekateu, nė fund tė shek. VI p.e.s., pėrfaqėson sot historinė dhe identitetin shqiptar. Kėshtu tha tė Shtunėn nė njė intervistė pėr ATSH-nė, Prof. Richard Hodges, drejtor shkencor i fondacionit "Butrinti", i cili ėshtė themeluar dhjetė vjet mė parė nga lordi Rothschild dhe lordi Sainsbury i Preston Candoverit nė Britaninė e Madhe. "Eshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se Butrinti, ėshtė mbi tė gjitha diēka me tė cilėn shqiptarėt mund tė krenohen", tha Hodges. Ai u shtoi se, vetėm pas kėsaj ne mund tė mendojmė si mund tė shfrytėzohet kjo qėndėr e rėndėsishme, "Trashėgimi Kulturore Botėrore", pėr zhvillimin e turizmit. Ai pohoi se, "fondacioni "Butrinti", po bashkėpunon aktualisht me autoritetet shqiptare jo vetėm pėr gėrmimet arkeologjike nė Butrint, por edhe nė aspektin ekologjik pėrreth zonės sė Butrintit. "Pėrreth tij, shtrihet njė tėrėsi gjallesash bimore e tė tjera, tė cilat duhen ruajtur mė mirė", tha Hodges. Nė vitin 1992, Shqipėrinė e vizitoi lordi Rothschild, i cili mendoi pas kėsaj tė themelonte njė fondacion pėr tė bashkėpunuar pėr ruajtjen dhe konservimin e Butrintit. "Arkeologjia, ekologjia dhe konservimi, janė tre gjėrat mė tė rėndėsishme nė Shqipėri", mendonte Hodges. Bashkė me lordin 66 vjeēar Rothschild, i cili njihet nė Britani si njė biznesmen nė fushėn bankare, ishte edhe lordi Sainsbury i Preston Candoverit, gjithashtu njė nga njerėzit mė tė pasur nė Britani, sipas Prof. Hodges. Fondacioni "Butrinti" u themelua kėshtu nė vitin 1993, si njė organizėm jofitimprurės. Kėtu nisi edhe bashkėpunimi i Institutit Arkeologjik shqiptar me studiues anglezė. Gjatė kėtyre vjetėve, gėrmimet arkeologjike nė Butrint, kanė qėnė tė larmishme. Sė fundi, ekspedita e pėrbashkėt shqiptaro-angleze, ka kryer gėrmime sistematike (fillimisht 'survey': vėzhgim), nė disa zona tė antikitetit tė vonė nė Butrint, si nė Diaporit, i cili shtrihet nė pjesėn juglindore tė liqenit tė Butrintit, nė Pallatin e Trikonkės, etj. Drejtori shkencor i fondacionit "Butrinti", i cili ka ndėrmjetėsuar pranė Unescos, kur ky qytet fitoi statusin "Trashėgimi e Kulturės Botėrore", mendonte se njė ndėr aspektet mė tė rėndėsishme nė Butrint, ėshtė edhe ruajtja e zonave pėrreth tij nga ndėrtimet e ndryshme pėr shfrytėzimin e turizmit. Kur Shqipėria mund tė jetė anėtare e Bashkimit Evropian, kushdo do tė mund ta vizitonte atė lirisht. "Unė mendoj", tha Hodges, "se ata qė vizitojnė sot dendur Greqinė, do tė dėshironin qė po aq dendur tė vizitonin Butrintin, ndaj ne duhet tė pėrpiqemi qė nė kėtė fazė kur tė gjithė duan tė ndėrtojnė pėrreth Butrintit, t'i ndalojmė, pėr tė ruajtur origjinalitetin e tij". Nė planin e kėtij fondacioni, parashikohet qė tė zhvillohet turizmi pėrreth Butrintit, por jo afėr tij duke e tjetėrsuar. Megjithatė, nė aspektin financiar, shpenzimet e fondacionit gjatė kėtyre vjetėve (1.150.000 dollarė gjithsej), shkojnė mė shumė pėr Arkeologjinė (rreth 54 pėrqind), pėr Konservimin (rreth 16 pėrqind), arkivimin (rreth 10 pėrqind) dhe vetėm 3.5 pėrqind pėr turizmin. "Nė qoftė se ne arrijmė tė ruajmė origjinalitetin e Butrintit, si dhe tė pasurojmė njohuritė tona historike nėpėrmjet gėrmimeve tė reja arkeologjike, atėherė duhet tė mendojmė natyrisht edhe pėr turizmin, pėr restorantet, pėr hotelet, pėr industrinė e peshkut, etj., tė cilat do tė zhvilloheshin vetėm nėse kryejmė me sukses aspektin e parė: ruajtjen", tha pėr ATSH-nė, Prof. Hodges. Ai shtoi se njė ndėr qėllimet e fondacionit, ėshtė edhe pėrgatitja e njė brezi tė ri arkeologėsh shqiptarė. Prej disa vjetėsh, studentė shqiptarė tė Arkeologjisė, kanė studiuar nė Britaninė e Madhe, edhe nė studime universitare dhe nė ato pasuniversitare. Pėr kėtė, fondacioni ka tėrhequr mjaft donatorė tė huaj, ku ndėr mė tė rėndėsishmit, ėshtė instituti "Packard Humanities", i David Packard, njė milioner amerikan. "Ne do tė vazhdojmė tė krijojmė kushtet pėr specializimin e studentėve shqiptarė edhe nė Shqipėri, dhe nė Angli", tha Hodges, "edhe pse tashmė kanė ikur 'vitet e arta' '90-tė, kur donatorėt ishin mė bujarė me Shqipėrinė". Ndėr projektet e rėndėsishme tė kėtij fondacioni, Hodges pėrmendi publikimin pėr herė tė parė tė njė dokumentacioni tė gjėrė tė arkeologut italian Ugolini, i cili zhvilloi gėrmime para luftės sė Dytė Botėrore nė Butrint, si dhe tė njė dokumentacioni tjetėr, tė arkeologut italian Kardini, i cili vizitoi Shqipėrinė pas Ugolinit. /f.n/
    2003-02-01



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Merr udhė kontrata pėr shkollat e verės nė Butrint

    Profesorė tė Sirakuzės vendosin kontaktet e para

    SARANDĖ. Ka startuar dje marrėveshja mes Universitetit mė tė njohur tė Sirakuzės nė Neė Jork dhe Parkut Kombtar tė Butrintit pėr shkolat e vreės qė do tė organizohen sivjet. Pėrfaqėuesit e kėtij Universiteti Prof. Xhon Xhonson dhe Tom Krist kanė vendosur dje kontaktet e para me drejtorin e Parkut Kombtar tė Butrintit, Auron Tare, pėr njė project bashkėpunimi, zbatimi I tė cilit do tė nisė nė verėn e kėtij viti me shkollat e verės. Kjo pėrfqaėson vizitėn e oarė dhe hapin e parė tė vendosjes sė njė marrėveshjeje pėr tė sjellė nė Butrint studentė nga Universiteti I Sirakuzės. Pasi tė institucionalizohet marrėveshja dypalėshe nė dikasterin e kulturės-thotė Tare-projekti do tė marrė rrugė”. Ai e konsideroin kėtė si pjesė tė politikave qė Butrintin e bėjnė njė pasuri botėrore dhe vend tė aplikimit tė metodave mė tė pėrparuyara tė kohės pėr eksplorim, studim e restaurim. Ky –argumenton Tare- ėshtė njė program disamujor, qė pėrfshin ruajtjen ambientale, histori arti, anbtropologjinė, arkitekturė dhe arkeologji. Nė vazhdėn e politikave tė hapura tė Bordit tė Butrintit, nėn tė ditur ai, nė project pėrfshihen edhe universitet tė tjera, si ai Teksasit, pėr arkeologjinė nėnujore etj.
    Thoma Nika

    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Dodon .
    Nuk e di nese Hekateu e shpjegon themelimin e Buthrotum prej princit Trojan ( Ilir ) Enea aty rreth viteve 1200 p k .
    Kete version e kam marr nga nje autor Latin ,dhe nuk e di nese esht i sakt .
    Po di ndonje gje rreth saj ,dhe po mundo bej nje post .
    Gj t m .

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •