Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 111
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Vendndodhja
    ne valet e jetes..!
    Postime
    28
    Kreksi , mos edhe ju jeni i kercnuar?

    Me padurim , prisnja vazhdimin e kesaj ngjarje ! Na premtove pas vitit te ri, fundii i Marsit po ofron e ju fare , s`po beheni i gjalle ne ket teme. Ishte shume interesante..
    Dashuria dyshon, te robnon dhe beson me te njejten force.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fatjeta për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  3. #62
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga Fatjeta Lexo Postimin
    Kreksi , mos edhe ju jeni i kercnuar?

    Me padurim , prisnja vazhdimin e kesaj ngjarje ! Na premtove pas vitit te ri, fundii i Marsit po ofron e ju fare , s`po beheni i gjalle ne ket teme. Ishte shume interesante..
    Pershendetje antar te dashur !

    Me ne fund erdha, me vones po por jam ketu dhe se shpejti do ia rifilloi te shkruaj kete rrefim, pra mbrenda javes do jam me i disponuar, ngjarjen e kam ne koke por
    shkaqete shkaqeve sme lejonin te mirrem si duhet me kete tem, andaj kerkoj falje per vonesen.

    Se shpejti vijimi i ngjarjes do jete ketu,...Falemenderit te gjitheve dhe mirupafshim !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #63
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Pershendetje antar te dashur !

    Me ne fund erdha, me vones po por jam ketu dhe se shpejti do ia rifilloi te shkruaj kete rrefim, pra mbrenda javes do jam me i disponuar, ngjarjen e kam ne koke por
    shkaqete shkaqeve sme lejonin te mirrem si duhet me kete tem, andaj kerkoj falje per vonesen.

    Se shpejti vijimi i ngjarjes do jete ketu,...Falemenderit te gjitheve dhe mirupafshim !
    për fund
    ktu jemi duke t´pritur

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar honest për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  6. #64
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    o kreksi ishalla je gjall o vlla se floket tanime jane thinjur.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SKIFTERI&12.05 për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  8. #65
    i/e regjistruar Maska e studenti001
    Anëtarësuar
    26-05-2010
    Postime
    3
    o kreksi na lodhe cdo dit duke pritur

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar studenti001 për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  10. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Kreksi me padurim po presim qka po bahet na ke premtu qe ke me e vazhdu po sdi qka u ba

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ereza për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  12. #67
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Te dashur lexues !

    Sa me vjen keq prej juve, kete nuk e prisnja kur ia fillova te postoja kete rrefim aty nga muaji Dhjetor, gati 50 faqe i shkruajta ne LIVE mbrenda 20 dite pa asnje korrigjim dhe i postova ketu ne forum.
    Mos harroni, duhet patur guxim te shkruash nje rrefim si ky ne live, drejte- per- drejt, i pa asnje korrigjim ! Pra kjo ishte zgjedhja ime apo rreziku qe ndermora si anatar forumi qe jamprej vitesh ketu, çka kampatur te humbas tjeter ne krahasim se çka pesuar Lori kjo heroin e braktisur nga atdheu, e humbur e ndar nga rrenjet e te parve te saj per gati 30 vite, gabimet e e mija te vogla as qe nuk vijn ne konsiderim...

    Mjerishte pas vitit te ri e ktej kam patur shume shumë probleme personale..."thyerje zemre" qe nuk mundem tua them per momentin por ne fund ndoshta edhe do e hapi thesin...e do ju tregoj edhe per vetmin time por kjo eshte një faqe tjeter e dores se dyte, njeherit me duhet ta ndjeki personazhin tim Lorin ne kerkim te mamit te saj, e mjera Lori, nuk e ka fare lehtë...pengohet nga te gjitha anet nga njerez te ndryshem e te çuditshem...

    Kjo ndodhi pra me ka bartur edhe mua te dashur lexues, jam njesoj si ju, nuk mundem te them se nuk e dija se do e terhjek lexuesin, e kam cekur ne fillim, e pamujtun qe te mos i kushtohet nje rrefim kesaj vajze..ky .realitet qe ia kalon edhe fikcionit, pra ka ndodhur kjo ngjarje reale por une jam ai qe i mbledhi figurat dhe i ve ne vende te tyre, nuk jam kushedi se ndonje shkrimtar, jam shkrues por jo shkrimtar, por ky rrefim qe me eshte bere tani si obsesion, kudo me mundon dhe bart me vete situata e Lorit, duhet pershendetur guximin e saj se si ka aptur guxim njehere te shkoje ne nje vend qe kurre me pare ska ndegjuar per Kosoven, nje e huaj dhe me keq ka guxuar te revandikoje mamin e saj aty derisa ne e kerkonim pamvarsin ajo kerkonte mamin e saj....! Lori eshte nje personazh i fortë..eështë shkemb ! Ska njeri qe guxon ti dali perpara dhe ta pengoje ne nismen e saj per ta gjetur mamin e saj te vertete ! Është e gatshme te flijohet vetem se per te ardhur deri te e verteta si dhe pse e e kan humbur kete foshnje, vetevehtja i dukej e pavlersuar, si dikush qe ska vlere fare, ku eshte problemi dhe pse erdhi deri aty ? keto gjera e mundonin Lorin tani e ca vite, prandaj duhej ta gjeje mamin e saj me çdo kushtë...une do ju rrefej me besnikeri kete ndodhi...sonte do rri edhe pa gjumë por do e perfundoj kete rrefim, ua kam premtuar.
    ....
    tek e fundit minarja nuk mund te fshifet ne thes..;! Kjo ngjarje nuk mund te fshifet e te mbetet vetem aty mbrenda Vushtris, nje qytezes se vogel... herdo kur do dilte ne shesh por ndoshta i pare nga ndonje kend tjeter e me nje rrefyes tjeter...tani qe kam filluar te shkruaj kete rrefim nuk pendohem hde do mundohem te iu rri besnik se pari lexuesve te ketij forumi qe kalojn mbi 2000 lexues...
    Sa per gabimet gramatikore e drejteshkrimin, mbreme e lexova per here te pare qe nga dhjetori dhe vrejta se ka shume gabime por do i rregulloj pastaj, me erdhi çudi se si nuk i kam vrejtur deri me tani...?
    Ti lemi gabimet anash do me thuani; kape lapsin e shkruaj o kreksi !..Lol ..
    Njashtu edhe do ia bej, do e perfundoj kete rrefim se nuk eshte edhe korrektsi nga ana ime
    qe te mirrem me rrena, temat tjera qe i kam filluar edhe ato te rendesishme do i le anash, "skenderbeu" mundet te pres poashtu edhe "beteja e kosoves" kan pritur me shekuj..;por kete rrefimin per Lorin do e perfundoj se shpejti ose me nje fjal do e shkruaj ketu ne direkt para juve ku mund ta lexoni dhe gjykoni pse jo...ose kritikoni...

    Ju falemenderit lexues te dashur, prej fjalve tani te kalojmi ne veper...
    ju pershendes perzemersishte; i juaji kreksi !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 07-06-2010 më 13:34
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  13. #68
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    Gjatjeta Kreksi
    Me Gabime E Pa Gabime Gramatikore
    Ktu Do Na Kesh

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar honest për postimin:

    Kreksi (08-02-2018)

  15. #69
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    se shpejtri, neser do keni faqet e reja te vijimit te ngjarjes...falemenderit per pasion qe keni jeni te shkelqyer...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #70
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    o kreksi merre si te duash po siqerisht me vjen mire qe ste ka ndodhe ndonje e keqe me tregimin ne fjale se aty kam mendo se mose te ka kapure edhe ty aje rrebesh problemesh qe i ka dale lorit te shkrete.
    sa i perket gabimeve ne shkrimet tua mendoj se lexusit ase qe i ka ber pershtypje se ngjarja eshte shume interesante ma dje do benin mire regjisoret te benin nje filme ose drame se vet ngjarja eshte e tille.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SKIFTERI&12.05 për postimin:

    Kreksi (08-02-2018)

  18. #71
    i/e regjistruar Maska e studenti001
    Anëtarësuar
    26-05-2010
    Postime
    3
    O keksi prap sna tregove kur do ta fillojsh ket tregim..

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar studenti001 për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  20. #72
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    I nderuar Kreksi,

    Me gjith problemet qe ke te kuptojm, por a do vazhdosh?



    Perhsendetje te perzemerta

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Hillirian-zo për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  22. #73
    i/e regjistruar Maska e studenti001
    Anëtarësuar
    26-05-2010
    Postime
    3
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    se shpejtri, neser do keni faqet e reja te vijimit te ngjarjes...falemenderit per pasion qe keni jeni te shkelqyer...
    kreksi kur i bie neser

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar studenti001 për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  24. #74
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Historia fillon...

    VENI RE !

    te nderuar miq, lexues e antar te ketij forumi, ju kisha lutur qe te mos nderhyni keto dite pas ketij postimi, me ne fund kam mundesi qe te nisi vijimin e ketij rrefimi..andaj nee keni ndonje pyetje me shkruani ne adres; dartre93@gmail.com por MOS leni komente ketu ju lutemi !
    Falemenderit per mirekuptim dhe njeherit kerkoj falje per vonesen, lexim dhe rilexim te kendshem !

    ================================================== =======

    HISTORIA FILLON NE BELLAQAO ...!


    Një rrëfim i nxjerrur nga një ngjarje e vertetë....




    Tek Ilo, në Restorantine tij "Bellaçao" në një lagje shishë te Parisit, perpos klienteve
    te huaj, ne kete lokal te ngrohet me mikpritje te një ulqinaku, aty
    shpeshe here vinin edhe vizitor te perkoheshem kalimthi nga trojet
    shqiptare per te vizituar qyetin e famshem, Parisin.
    Para disa vitesh, në lokalin e Ilos hyn edhe një klient jo i rendomtë, bashkiaku i
    Vushtrrisë, i shoqeruar nga një vendas i tij qe prej dekadash banonte në Paris dhe ky
    vendos, pas nje vizite njëditeshe Parisit, te ndaleshin per te drekuar në restoranin "Bellaçao" i etiketuar me
    specialitete italiane dhe kuzhine franceze.
    Ilo njohtohet me mysafirin nga Vushtrria, qe hera e parë qe ndegjonte per kete
    qyteze. Klientet hecin dhe pas dy dite në lokalin e tij hyjn dy vajza te reja, afer te
    tridhjetave.
    Pasi qe porositin dy pizza, Lores i shkojne syt tek shqiponja dykrenare qe Ilo e
    mbante siper banakut. An Lori e shikon me habi dhe ngurron drejte Ilos e thotë "
    Shqiptar jeni" ?
    - Po, i pergjigjet Ilo, po ju nga jeni ?
    - Edhe une jam shqiptare- ia kthen Lori e gëzuar !
    - Nuk keni aksent fare, ju duhet te jeni franceze....
    -Jo, unë kam lindur në Vushtrri, kam gjetur ne internet se ky vend është i
    shqiptareve, është vendlindja ime por asnjehere se kam shkelur me këmbë...
    - Po pse ? - e pyet Ilo...
    - Është histori e gjatë e teper e komplikuar...ia bënë Lori.
    Pastaj i kthehet e i trgon Ilos se si ajo ishte e adoptuar tek një familje franceze, 5 ditë
    pas lindjes se saj dhe se si ishte rritur tek keta prinder të dytë qe i konsideronte si
    babai dhe mami te vertete deri paar disa vitesh kur fillon lufta e fundit në Kosovë.
    Sipas ligjit francez por edhe botror, emri i vendëlindjes nuk humbset kurresesi, edhe
    pse prinderit e saj adoptiv e kishin emruar ne emrin e tyre dhe kishte nenshteyesi
    franceze kjo vajzë, prap se prap emri i vendit te lindjes mbetej;
    Vushtrri !
    -Po mu para dy titve pata ketu Bashkiakun e Vushtrris, kjo po më habit dhe pas dy
    dite vini ju dhe më thuani se jeni shqiptare dhe se keni lindur në Vushtrri,perpara as
    qe kam ndegjuar per kete vend, kjo me duket si e pabesueshme, dhe ne tjetren anë me
    thuani se asnjhere nuk keni qene në Kosove per te kerkuar origjinen tuaj, ju po më befasoni tani...A keni kerkuar ndonjëhere për origjnen tuaj, per ti kerkuar prinderit
    tuaj te vertetë ? - e pyet Ilo.
    - Jo, perpos në internet kam shtypur "vushtrri" ....eh, thash ta provoj....dhe më ka dalur si rezultat se ky vend gjindet në
    Kosovë, diku në Ballkan...me tej ende nuk kam kerkuar por e kam ndermend te beje
    kerkime, pe jo, kam dehir te dij se kam e kam baba, kush është nëna ime.....;ta njohe se paku origjinen time se nga
    kam e ardhur ketu në Francë dhe si kam ardhur..!?.Këtë e kam ndermend ta zbuloj një ditë...
    - Po prindet e tuaj adoptiv, a te kane thene gjë, apo te kane fshehur për origjinen tuaj ?
    - Në fillim po, mi kan fshehur te gjitha qe nga feminija...por dale ngadal tani vonë para 5 vitesh me kane thene se une rrjedhi ndoshta nga një familje kosovare,
    per shkaqe te panjohura posa kam lindur, gjoja se mami im më ka hedhur aty diku buzë një
    lumi, mu afer një grumbulli te mbeturinave, keshtu më ka thene babai im qe me ka rritur...nuk e di se sa është e vertete kjo apo jo...!
    -Unë nuk e besoj se te kane gjetur aty tembeturinat e qytetit, ia kthene Ilo, sa vajzë e bukur qe jeni, pastaj nuk e shof arsyen e pse te te braktiste keshtu mami ..
    Pstaj, ne nuk e kemi tradit një akt te tillë... aqë
    te ligë, duhet te kene qene rrethana tjera, prandaj duhet
    te kerkoni te verteten rrethë kesaj ngjarje...
    - Po, e si ta gjëjë te verteten unë kur s'njohë njeri ketu në Paris e as atje në Kosovë ?,Kosova s'ka as
    ambasad as nuk eshte ende e pamvarun, keshtu shkruante ne nje website... ku t'ia nisi une ketij kerkimi ?
    - Unë do mundohem te ju ndihmoj, te thash; para dy ditesh ishte klient ketu ne kete vend
    ku je ulur sot ishte ulur mu Bashkiaki i Vushtrrisë !
    Ku don ti te kerkosh fatbaredhsi më të lumtur se kjo ditë ? nuk duhesh te ndalesh tani...
    -Keni te drejtë, i thotë Lori, më duhet ta shfrytzoj këtë kuancidencë, sikur më thrret
    vendlindja ime, e ndjej ne shpirtë, me duket se tani edhe i ka ardhur koha, tani i kam mbushur 27 vite, jam mjafë e pjekur, më duhet te bejë diçka. Vite te tera i kam kaluar në dyshime e vujtje te thella në
    zemer mos te flas per vujtje mendore e psiqike e netet pa gjumë qe i kam kaluar deri
    me sot, më nuk mundem të rri duar kryq para kesaj drame qe më ka ndodhur mua,
    dua ta perballoj te verteten sido te jete ajo, por edhe me ankthë...A thua, a mund ti
    gjeje prinderit e mi te vertete po te shkoja kesaj vere ne kosovë, do ishte deshira ime e flaket..dua te dij jane ata ? Ndoshta do e gjej vetem mamin, dihet qe sipas rrethanave qe me
    kan gjetur, ndoshta jam një fëmij i pa deshiruar, ku i dihet ?
    E deshpruar e gati e shkrehur në lotê, Lori gjeti tek Ilo gurin filozofal, ndoshta shpresen e
    humbur apo mbeshtetjen e predestinuar pastaj vijoi...pas një heshtje.
    - Ku ta gjëj une kete bashkiakun, dhe po e gjeta, sa mund te me ndihmoje
    e si do te më ndihmoje ai kur kane kaluar gati 30 vite ?
    Mbaj mend se ne luften e fundit gjithqka ështe djegur, është zhdukur e tere arkiva neper zyre, ndoshta edhe dokumentet e librit te amzës te kesaj komune ku kam lindur
    une. Ndoshta vetem me ADN mund te arrij ne rezultate, mirëpo kushtojn shtrenjte analizat, pastaj, pa as nje dokument, pa asnjë prov, ku t'ia filloj une e mjera ?
    - Prit pakë, i thotë Ilo, prit, do e marr në telefon ate bashkevendasin tënd qe jeton ketu
    në Paris i cili atë dite e shoqeronte bashkiakun e Vushtrris, besoj se permes tij do arrini tek ai
    dhe do hapni dosjet, nese egzistojn ende...
    Pas pakë Ilo mori lidhjen telefonike me Arianin, emigrantin nag Vushtrrija i cili
    jetonte e punote prej vitesh ne Paris mirepo ishte koha e pushimeve, Gushti po
    afrohej dhe si zogjet shtegtar edhe emigrantet ktheheshin ne folen e tyre per te kaluar
    se paku nje muaj ne gjirin e familjes.
    An Lori nuk e kuptonte as një fjalë se ç'bisedonin mes tyre Ilo e Ariani, me padurim
    priste se çdo ti thoshte Ilo nga kjo bised, kur Ilo mori lapsin dhe një copë leter, i beri
    shenje An Lorit qe te shenoje numrin e telefonit te saj, qe te lidhin kontaktete me te
    panjohurin...
    Ne syt e An Lorit formoheshin shkendija te imta drite nga pasioni qe percillte biseden
    e dy bashkeatdhetarve te saj ne gjuhen shqipe qe per te ishte hera e parë qe ndegjonte
    se si flitej dhe qfarë ngjante gjuha shqipe.
    Për Lorin ishte një zbulim qe shtonte kurreshtje qe ne fjalet e para dhe lekundej si me
    krenari gezohej nga e papritura. I hyri ne gjokës një guxim i fuqishem, ajo mendonte
    tani edhe me large diku ne te kalueren e saj, ku ndoshta ne femirin edeh ajo do ta
    kishte folur kete gjuhe te posadegjuar qe i dukej e pa krahasueshme me as nje gjuhe
    tjeter në botë...
    "Po, po, te thash se kjo vajza është ketu para meje" i fliste Ilo ne telefon Arianit..."kjo
    ka ndermend të bëjë hulumtime per te gjetur origjinen e saj, thotë se është shqiptare
    dhe se sipas t'atit te saj adoptiv, si foshnje e kan gjetur buzë një lumi, afër një tube
    berllogu..."
    "Ilo, kjo është punë delikate, ku ti dihet a është shqiptare apo jo, se atje te ne ka patur dikur
    edhe një pakicë serbe,
    nese e ka lene ashtu buzë lumit te shkreten, ne mbeturina...e kupton ti ... është histori e dhimbshme" i
    thoshte Ariani.
    Megjithese ne ate kohë s'ka pasur mbeturina aty fare me sa e mbaj mend une po tani na ka
    gjetur belaja me modernizmin se...vetëm qen e mbeturina ka tani aty ne afersi te Vushtrrisë...
    ...po e pa kete sken kjo vajza, ka me u tmerrue edhe ma teper..."- ia bente Ariani ne
    telefon. Ilo i kishte ngritur zerin me qellim qe te degjonte edhe Lori...
    "Degjo Arian, tani kjo vajza mezi rri në kembe ketu para meje, i thash se do e
    ndihmoni, po te ishte nga Ulqini, menjehere do e dergoja ne
    bashkin time...
    me thuaj a mund ta orjentosh deri ne Vushtrri tek bashkiaku yt qe e solle ate dite ketu, ti e njehe mirë ate,ke mundesi ti ndihmosh...., kjo edhe nuk e flet fare shqipen,ka nevoj ti dali dikush ne ndihmë posa te mbrrije atje..."
    "... e kuptoj mirë situaten e saj Ilo, mirëpo ku i dihet se çfare problemi do i lind te shkretes atje
    te ne. Atje mua me njohin shumë njerez, jam shahist i njohur Ilo, po shkova me një vajz te pa njohur per te kerkuar nënën e saj
    ku nuk i dihet as emer e as mbiemer, ec e beso qe është shqiptare, ku i dihet ?
    Ndoshat ajo e shkreta mendon se është me origjin shqiptare, por e ama mund te
    jetë edhe tjeter kombesi, ku i dihet... ?
    - Prit Arian pakë, te pyes kete vajzen, a mos ka ndonje dokument tjeter nga Vushtrria...
    Mirëpo Lori i beri me dije Ilos se koheve te fundit babai i saj adoptiv ishte i pajtimit qe edhe
    ai qe te mirrej me kete kerkim, siç i kishte thene disa here asaj "unë te kam marrur nga
    ai vend, une do te kthej prap aty ku te kam gjetur, te lumi..." por Lori e deshpruar, nuk e
    kishte marrur kete guxim mbi supet e saj ende,
    vehten e ndiente si një lis pa rrënjë fare, pa origjinë pa identitet...pa te afermit e saj pa te aferm ne kete botë...
    Disa here Rolandi, pra, i ati i saj adoptiv i kishte thene Lorit keto vitet e fundit te verteten ! Menjëhere pas
    luftës së Kosovës, mendje Rolandit i kishte shkuar tek e ëma e Lorit, edhe pse nuk e njihte nuk e ksihte parë kurrë, mendja i shkonte tek ajo ne ato çaste; "a thua a ka mbijetuar luften apo jo e ema e Lorit, a eshte gjallë diku apo mos vdekur vallë ? Mos edhe ajo ndoshta kishte marrur arratin per ndonjë vend te larget te botes si
    refugjatet tjerë...?
    Imazhet e kampit te refugjateve në Bllace e Kukës i dilnin parasysh Rolandit...dhe lenin te qetë. Keto skena te luftes qe qfaqeshin ne rrjetet elevizive te
    botes ku një popull i tere kishte braktisur shtepit e tyre, disa te djegura, shumë te vrar
    e te lenduar, ne mesin e tyre gjithnjë para syve i dilte e ëma e Lorit; krahet e hapur duke hecur me kembet në baltë qante
    mjegullen e dendur te një fushe plotë me refugjatë te tjerë, e vetmuar dhe e trishtueshme, me syt e perlotur i shmangej tmerit, sikur kerkonte dike, ne kerkim te lirisë apo te vajzes se saj te humbur ?
    Një ditë, kah mesi i Prillit, një muaj pas fillimit te egzodit kosovar, Rolandi i kishte
    thene Lorit, "nuk mundem më te duroj kete situat, nuk mund ta shofi më
    televizionin...nuk dua as ti ndegjoj me lajmet, as t'i lexoj gazetat, nuk mundem më !" ...
    "Pse, babi, ç'thua ashtu ?" - iu kishte pergjigjur Lori... "Babi, po ç'ke ti me keta shqiptarët e
    Kosoves, je çmendur..apo ç'ke keshtu... ?
    "Unë asgjë, mirepo ti po..."

    Disa vite me vonë, në Prefektur, nepunesi i kishte thënë Lorit se për te udhtuar në Kosovë, ajo
    s'kishte nevoj fare për viz e as per paseportë, kishte mbetur e habitur...as 1000
    kilometra nuk e ndanin Kosoven nga kufijt e Francës. Ariani i kishte thënë, pasi qe ksihin rënë ne
    kontakt permes Ilos në "Bellaçao" se atje në Vushtrri, ke edhe gjendarmerin franceze,
    njesoj si te ishe në Francë, më nuk kishte luftë atje...dhe se Kosova tani më ishte një vend i lirë !

    Pleqria e bënte te veten, dikur para 27 vitesh, rrugen Paris- Vushtrri e kishte shkelur më një veture te markës Peugeot (pezho) të bardh por tani si plakush kishte prer dy bileta pran agjencionit në sheshin Opera, dy bileta vetem shkuese në drejtim te Aeoroportit te Prishtinës. Vete me vete mendonte se ngjarja mund te perfundoje aty edhe ku kishte filluar, para gati tri dekadave. Lori dy ditë para se te niseshin në fluturim
    për në Prishtinë ajo kishte kontaktuar pranë "Institutit Nehandertal Genealogique
    Live", një profesor te njohur ne kete lami, specialist në ADN i cili e kishte udhëzuar
    se si dhe se çfarë duhej ndermarrur për te patur sukses kerkimi i prindërve përmes
    ADN-it.
    Profesori i ksihte thënë Lorit se e pa muajtun është të gjendet një prind sot permes
    ADN-it, vetem neqoftëse njeri prej prindeve pranon te beje këtë test dhe ate pa qene
    fare i detyruar. Mandej ai i kishte thënë asaj se ligjistraturen e atij vendit nuk e njeh
    fare dhe se nuk garantonte se do kete sukses kjo llojë ekspedite ne kerkim te
    gjenealogjisë.
    Mirëpo Lori e vendosur qê ishte, kishte blerë disa pako hermetike "modyla testi
    per ADN", qe nisej nga më të thjeshtat ku veprohej vetem permes jargëve te gojes
    e gjere te ato më te sofistikuara për mbledhjen e qimeve te flokeve. "Tani u bëre në
    rolin e një detektive" i thoshte me tallje Ariani kur Lori nxori nga çanta disa doza testi
    te ADN-it..."njerzit do frigohen o Lori, do thojnë se mos ke ardhur te kerkosh në
    Vushtrri ndonjë njeri te kerkuar nga interpoli, ata te shkretit se dijn hallin tënd..."
    keshtu pra Ariani u lëshua shpejtë në biseda më vajzën e re qe e konsideronte si një
    moter.
    Dita e nisjes ishte caktuar, e Shtunë që do leshoheshin në Aeroportin e Prishtinës
    Rolandi dhe Lori kurse Ariani nisej me vetur per te arritur dy dite më vonë në
    Vushtrri. Mirëpo, të gjitha nevojat e para si hotelin dhe taksin Ariani ua kishte
    rezervuar permes telefonit tek kryebashkiaki i Vushtrris te cilin e kishte edhe mik. Ne
    fillai kryebashkiaku i kishte thënë Arianit se kjo kerkes do i nxjerrte telashe, jo atij
    personalishtë por qytetrve te kesaj qyteze te vogël që asnjëhere as ësndërr nuk e
    kishin parë se një ditë, pas tri dekadave gati, një vajz e lindur në këtë qytez dhe e
    zhdukur mënjëhere posa i kishte
    qelur syt do kthehej perseri ne vendlindje te saj në kerkim të prindve, dhe ate
    pa ditur as emër as mbiemer, kjo situat e shqetsonte bashkiakun, e si tere
    qytezen e tij ta pershkonte kjo rrëmuj ?
    Syte e te tjerve...
    Vajza nga lumi...
    Nga dritarja e avinit Lori kerkonte më sy Kosovën, e mendonte si një vend të vogël
    nga lartë, deshironte qe fluturimi te perfundoje sa më parë. Ajo e mbylli një libër qe
    ishte duke lexuar mbi historikun e Vushtrris në gjuhen angleze, dhe kur doli ne
    pistene zbarkimit fuqishëm mori frymë.
    - Po marrë perseri ajrë te Kosoves, duket se me ka munguar...leshoi Lori duke
    e shiquar ne sy reagimin e Rolandit.
    "Vushtrri, ose Vicianum (Zona e viçave) siç u quanin më parë me emrin e lashtë
    ilirë të saj, është një vendbanim i lashtë i kesaj popullsisë ilire, e cila daton para
    Perandorisë Romake. Në fund të shekullit të parë deri pes, Viciana u pushtua nga
    Perandoria Romake. Gjatë pushtimit romak, Viciana ka zhvilluar një ekonomi të
    konsiderueshme dhe një kulturë të lulëzuar. Pas rënies së Perandorisë Romake,
    Viciana u transferua në sundimin bizantin. Pas ndarjes se Madhe te Kishës në 1054,
    shumica e popullsisë së Vushtrrisë ka mbetur katolikë.
    Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi të zgjerohet në Ballkan. Prania osmane
    në Vushtrri u regjistrua për here të parë në vitin 1439. me krijimin e administratës
    osmane në Vushtrri për të prezantuar islamin në kete qytezë qe filloi më ndërtimin e
    xhamive, bujtinave, u hapen shkollat fetare dhe hamame (banjot publike). Midis
    shekullit 15-18, Vushtrria ishte një nga vendbanimet më
    të mëdha në Ballkan dhe ishte qendra e një Sanxhaku shumë të rëndësishëm si
    njësi administrative e Perandorisë Osmane.
    Gjatë Luftës së Parë Botërore Vushtrria u pushtua nga Austro-Hungaria. Gjatë Luftës
    së Dytë Botërore Vushtrria u inkorporua në zonën gjermane. Në nëntor të vitit 1944,
    është themeluar në Vushtrri administrata komuniste jugosllave si dhe ne qendrat tjera
    te Kosovës.
    Në mars 1989, autoritetet e shtetit serb shfuqizuar Kushtetuta e vitit 1974. Kjo çoi në
    një kryengritje të armatosur nga popullsia e Kosovës, organizuar nga Ushtria
    Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila çoi në intervenimin nga forcat e NATO-s (marsqershor
    1999). Gjatë konfliktit, më shumë se 500 civilë shqiptarë u vranë në Vushtrri
    dhe zonën për rreth. Deri me tani kerkohen më se 100 persona të humbur. Forcat e
    NATO-s hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999."
    Dhe posa doli perjashta mbi pisten e zbarkimit fuqishëm ajo mori frymë.
    - Po marrë perseri ajrë te Kosoves, duket se me ka munguar...leshoi An Lori duke e
    shiquar ne sy reagimin e Rolandit.
    Dielli shkelqente këte pasdite te muajit Gushte, bënte vapë e madhe.
    Posa dolen nga nga Aeroporti, Lori e Rolandi moren një taksi qe i drejtonte për në
    Vushtrri, afer 40 kilometra qe shtrihej në fushen e madhe te Kosovës ne drejtim te
    veriut, jo largë Mitrovicës.
    Taksi ndaloi para "Hotel Kalaja" qe ua kishte rezervuar Ariani ku zbriten te dy
    udhtarët, moren valigjet e tyre te vogla dhe u drejtuan drejt hyrjes së godines.
    Ishin të lodhur nga udhtimi dhe vendosen qe të pushonin.
    Dikur në mbremje dolen për te vizituar qytezen e vogël. Një rrugë këmbësore e
    ndante qytetin në dysh, në drejtim te perendimit Rolandit i shkuan syt tek ura e vjeter
    e kohes romake me plotë harqe, kete menjehere e njohu.
    - Nuk paska ndryshuar fare, tha Rolandi, lokalet dhe butikat qenkan ne vendet e tyre,
    as një shenjë lufte, vetem se vetura ka më shumë se dikur...prit pakë, i thoshte Lorit,
    nese do ia arrij ta gjejë Komunen...me duket se aty ku eshte ai flamur aty, tani i
    kombeve te bashkuara. Njerzit më duken mË te veshur se dikur, ka shumë të rinjë.
    Lori nuk fliste fare, mendja i shkonte tek "lumi"...
    Njerzit qe shetisnin trotuarve shpeshë here kthenin koken ne drejtim te dy te
    panjohurve qe shetisnin se bashku krahë për krahë, një vajz e re më nje plakush, ku
    pas pakë ran ne sy dhe njerzit filluan te shtojne kurreshtjen e tyre; "kush janë keta dy,
    një plakë me një vajzë të re qe shetisn keshtu krahë për krah ne mes te qytetit ?
    Jo largë qenderes, nja dy kilometra më tej, Rolandit iu kujtua se andej duhej te ishte
    lumi i qytetit, vendi ku i kishin thën se atje e kane gjetur An Lorin si foshnje,
    mbshtjellur në një batanije e vetmuar buzë lumit.
    Derisa hecnin keshtu se bashku Rolandi e Lori iu afruan bregut të lumit.
    Papritmas zhurma e një vetures i shqetsoi dhe kthyen koken e panë se ishte nje
    automjet ushtarakë me ngjyrë te verdhë, siper se ciles valonte flamuri francez dhe me
    gerrma te medhaja shkruante "gjendarmeria nacionale" sa qe u habit Rolandi nga
    gëzimi...
    - Qenkan tanet keta, me qon mallin si te isha në Francë tani...
    - Po, Ariani më ka thene se ketu në Vushtrri është sektori francez, nderhyri Lori dhe
    ua ktheu më një "bonzhur" ushtarakëve duke i pershendetur me dor..."Janë tanet qe
    komandojnë ketu...
    - Pse, e ndieni vehten ende franceze edhe ketu ? ia preu Rolandi..;
    - Babi, edhe pse jam ne kerkim te identitit tim, pasi më vdiq mami, ti e dine se ajo do
    mbetet per gjithemon mamai imi mirepo e ndjej te nevojsheme qe te njohë edhe
    mamin tim biologjikë, nese kjo eshte gjallë, nese jo, prape uen do kthehem në Francë
    dhe do mbetem gjithemon franceze.
    Pas pakë makina ushtarake u kthye përsëri kahë te panjohurve dhe u ndal para tyre.
    Një ushtar i pershendeti me dorë.
    « Bonzhur » më duket se ndegjuam qe flisnit frengjishtë...dhe na pershendetet.
    Makina u largua me zhurmen drejtë nje rruge te ngushte qe shpiente per ne qytet
    ndersa Rolandi e Lori, pasi u maten nje cope here vijuan te hecin drejte bregut te
    lumit ku pasi e lane rrugen e shtruar me asfalt moren një rrugicë te vogël në mes
    manave kaçave dhe shelgjeve arrijten tek bregu i lumit të qetë ku mezi vrehej se ne
    cilen anë shkonte uji.
    Duke hecur bregut lumit Lori imagjinonte perseri atë skenen e tmerrshme.
    Papritmas tre kater qenë iu turren duke lehur dhe mesynë drejt tyre.
    Rolandi me te shpejtë terhoqi pas shpines se tij Lorin duke tentuar ta mbroje.
    An Lori gerrmuset dhe kapë dy gur, i gjuan qentë ku ata menjehere ikin.
    Nuk vonoi shumë dhe perseri makina ushtarake e gjendarmeris franceze u duk buzë
    lumit, duke parë një sken te tillë ku keta dy persona rrezikoheshin nga turma e qenve
    te qartun, dy gjendarm dolen me te shpejtë nga vetura dhe iu afruan qe t'iu dalin ne
    ndihmë.
    Një ushtar i pershendeti me dor.
    « Bonzhur » më duket se ndegjuam qe flisnit frengjishtë...dhe na pershendetet më
    parë.
    - Edhe ne jemi nga Franca, nderhyri Rolandi, kemi mberritur sot pas dite ketu, dolem
    pakez te shetisim e te marrim ajër te paster...mbrenda ne qytet bene shumë vap.
    - Ajër të pastert ketu, buzë ketij lumit ?
    - Po, ia ktheu Lori, po benim një gjiro, kemi shprehi keshtu te hecim me babin
    edhe kur jemi në Francë, ne mberemje dalim e shetisim ne parkë.
    - Mirëpo ketu buzë ktij lumi s'ka njeri, vetem ju dy te huaj, mandej edhe është vend
    jo aqë i lakmueshem, ka vetem mbeturina dhe klyshë e qenë perplotë të lënë pas
    dore !
    Tjetri gjendarm ia priti; -mos ndoshta keni ardhur ketu te adaptoni qënë per ti marru
    me vete ne Francë, kujdes nag dogana, duhet te jen te vakcinuar me pare, mund te
    kafshoheni nga ndonje qen i çartun, nuk jane fare te vakcinum keta, i tha komandanti.
    Njerzit nga e tere rrethina vijne deh i leshojnë ketu klysht e vëgjël..;ju e dini qe te ne
    në Francë mund te kushtoje shtrenjtë një klysh i kesaj races..
    - Nuk do rrijmi gjatë, nderhyri Lori, do kthehemi ne hotelin tonë.
    - Keni ardhur ne vizit ndoshta tek ndonjë i yni apo ne mision ketu ?
    - Jo, është një qeshtje tjeter, tha Rolandi, nesër do paraqitemi tek kryebashkiaku
    mirepo perkthyesi yn do vije pas dy ditesh, kemi nevoj ndoshta per ndihmë...
    - Ne jemi ketu ne sherbimin tuaj, per çfardo rasti drejtohuni ne komun tek
    administrata jonë, te gjithe flasin frengjishtë po edhe shqipë. Ne nuk mund t'ju lemi
    juve ketu, duhet te na percillni, do ju lemi ne qender, vend kemi ne vetur.
    Lorit filluan ti shkojnë lotet, e shkrehur në vaj Rolandi ia ferkonte shpinen, me fjalet;
    « mos qaj bija ime"mos qaj tani »
    - Po më doli tani para syve mami, ta dhash fjalen se do ia kersas një shpullë mu
    në ftyrë, si ka mundur ? Si ka mundur të më braktise në këtë vend në plehra ?
    Si ka mundësi ? Kush jam unë, ç'kam bërë te keqe qe te kem meriituar një sjellje te
    tillë ndaj asaj që më ka lindur ? E pa mujtur, me ka braktisur si një klyshe edhe
    mua...! po e gjeta do ia fus një shuplakë !
    Duke qarë më lotë në breg te lumit Lori shikonte lumin e kthjelltë derisa Rolandi ia
    fshinte lotët. Gjendarmet hapen deren e vetures dhe u futen mbrenda ku pas pakë me
    shpejtesi vetura mori drejtimin kah qyteza.
    Here pas here gjendarmet e kthenin koken prapa te habitur pa kuptuar fare hidherimin
    e vajzes.
    Te nesermen, aty kah ora 9 e mengjesit u degjua telefoni i An Lorit, ishte Ariani qe e
    lajmronte nga porti i Barit, natën do te kalonin Adriatikun me anijen "Liburnia" ne
    drejtim te Durrësit dhe pritej te arrije ne oret e vona te mbremjes në Vushtrri. Lori së
    pari e hapi biseden, i tregoj se si ia kishin kaluar rruges dhe peripecit rrethë bregut te
    lumit...
    Mirepo Ariani insistonte qe te presin ate derisa te vinte, ksihte njohtesi te madhe dhe
    se pa ndihmen e ndonjerit veshtire se do ia arrinte te bie ne gjurmë.
    E keshilloi se pari qe te shkonte me nje prekthyes ne spitalin, ku mendonte ai se aty
    kishte lindur, ndoshta do te kete sukses qe te gjeje ndonjë gjurmë nga dokumentete e
    atehërshme, nese egzistojne diku. An Lori pohonte me koke duke i thene Arianit se
    ajo ishte e revoltuar edhe më teper se deri me tani nga skena qe kishte parë dhe ia
    bente me dije se nuk kishte arritur ti mbylli syt tere naten, qenet e terbuar dhe ai
    plehu aty grumbull buzë lumit i kishin mbetur para syve.
    Pas disa minutave ne bised telefonike qe kaloi me Arianin, An Lori i beri me dije
    Rolandit te beheshin gati, si planë te parë kishin vendosur te shkonin deri ne komunë
    e pastaj edhe ne spitalin e qytezes. I priste një ditë e ngarkuar.
    Qyteti ishte mbushur plotë e perplotë njerez. Veturat qarkullonin vargë njera pas
    tjetres dhe flamuri me shqiponjën dy krenare valëvitej printe vargun. Tingujt e burive
    të pareshtura përfytyronin gëzimin e dasmorëve mergimëtarë nga shumë vënde të
    europës, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Belgjika, Franca etj...
    Dasma e muajit Gushtë i kishte dhene gjalleri qytezes, shifeshin ne çdo kende njerzit
    e hareshem dhe pa brenga, si ne nje atmosfer festive ku edhe radio e qytezes
    panderpre jepte muzikë te llojellojshme me kenge te pa ndegjuara per për këta dy
    visitorë francez. Ritmi i kesaj zhurme e shtynte se gjendej ne ndonjë vend te lindjes,
    me kafenet e restoranet e hapura në çdo 10 metra, terasat e bareve ishin perplotë
    burra e djem te rinje qe pinin kafe dhe duhan e bisedonin mes tyre, rrallë qe vrenin
    ndonjë vajzë ne rrugë me cigare ose te ulur ne terasa te kafeneve.
    Aty rrethe ores 11 rolandi e An Lori hyn ne deren komunes. U drejtuan para nje
    sporteli ku një nepunese i priti e buzëqeshur. An Lori kerkoi nga ajo, ne nje anglishte
    te pastert, nese ishte e mundur te marri takim me krybashkiakun.
    Ajo iu beri shenjë qe te pritnin aty një minut, u largua dhe pas pakë u kthye me një
    zoteri, i veshur me kostum kravatë, bukur i gjatë, më pakë flokë dhe mbante syza.
    Biseden e filluan perseri ne anglishtë. Lori nxori nga nje portdokument paseporten
    franceze.
    - Ah, ju vini nga Franca, mirëse keni ardhur ! Nuk flisni shqipë fare ?
    - Jo, jemi francez, ky është babai imi, i thotë Lori, duke i bere shenje kah Rolandi.
    - Miresekeni ardhur zoteri, ç'farë mund te bejë per juve ? - thote nepunesi duke iu
    drejtuar Lorit.
    - Kam ardhur te nxjerri një certifikatë te lindjes...
    - Vertetim te lindjes ? i thotë nepunesi i habitur. keni lindur ketu ne kete qytete ?
    - Po, iu pergjigjë Lori, duke i treguar me gishtë nepunesit mbi Paseporte,
    vendin e lindjes : « born in Vushtrri ».
    - Mirë, ju duhet te drejtoheni tek libri i amzës në zyren atje ne fund te korridorit, ka
    perplote njerez por do ua beje te mundeshme ndoshta te pranoheni si te privilegjuar,
    keni nevoj per ndonjë perkthyes ? Më falni, ndoshta mos keni origjinë serbe ?
    - Nuk e di ende...iu pergjigje Lori, kete se kam menduar, ka shumë serbë edhe ketu ?
    - Po ka patur pakë, me se shumti ne disa fshatra per rrethë por...
    - E kuptoj...i thotë Lori...
    - Unë se kuptova mirë, nderhyri nepunesi. Ju ende nuk e dini se a jeni shqiptare apo
    serbe, mos ke ndonjerin prind serbë e tjetrin shqipatr apo...
    - Nuk di asgjë, për kete po kerkoj edhe certifikaten e lindjes...me shpres se ka ndonjë
    shenjë nga e kaluara ime, jeta ime eshte keshtu e komplikuar...
    - Më falni zonjushë per keto pytje qe ju shtrova, nuk do ju lodhi me tutje, me siguri
    qe edhe ne kabinetin tjeter do mbesin te habitur nga keto kerkimet tuaja. Pritni pakë,
    do ju percjelli tek byroja tjeter.
    Te percjellur nga nepunesi Lori e Rolandi thyen turmen e njerzve qe prisnin para
    ders. Nepunsi trokiti ne der dhe iu beri me shenje qe te hyjnë mbrenda. Pas një bisede
    te shkurter me koleget e tij, nepunesi mundohej tua spjegoje arsyejen e ardhjes se
    ketyre dy vizitorve nga Franca.
    - Ku banoni në Vushtrri ?- pyeti një grua nenpunëse.
    - Në Hotel Kalaja...
    - Po, keni një adres, ne cilin vend keni lindur dhe çfarë mbiemri ?
    - Kam lindur pa ëmer e mbiemer zonjë, ia ktheu Lori.
    - Si t'ju gjeje atehere ?
    - Duhet kerkuar daten e lindjes ne libra te amzes, ndoshta jam diku e shenuar ?
    - Se besoj...vetem spitali ndoshat i ka ruajtur keto shenime. Tri dekada gati, shumë
    janë.
    - Po prinderit i ke gjallë ?
    - Për ate edhe jam ketu, te gjej mamin tim..
    - Nuk e dini fare si quhet ajo ?
    - Jo, jam e lindur nga prind te panjohur, pastaj me kan adoptuar nga ketu në Francë,
    më shkurt jam një vajz e humbur, pa askendin...nisi te buzëqeshë Lori per here te
    parë.
    - Keni pritur 28 vite keshtu pa ditur se kush jeni dhe nga vini?
    - Po, keshtu ishte situata...
    - Sa çudi ! E si t'ju gjejmi ne atehere pa emer e mbiemer, nuk jemi kompetent ne
    per kete punë, duhet t'iu drejtoheni ose policis ose spitalit, me ne fund te hapni një
    shpallje ne gazeten lokale, ose pranë "Radio Vushtrri", nuk di se si t'ju ndihmojmi
    ndryshe...
    - Po e provoj me kete datë te lindjes ne keto fletoret e medha qe shifni por se besoj...
    Nepunsja u ngritë më ne fund dhe gjeti fletoren e te gjitha lindjeve qe nga viti 1977 e
    1978 dhe nisi ti shletoje faqet...
    - Kurrfare rezultati, nuk jeni ne keto fletore, vetem ne spital ka mundesi te gjeni
    gjurmet eventuale, por veshtirë...
    - Mirë pra, me gjeni një perkthyes te frengjishtes, ketu kam marrur me vete dy
    fjalor...mirëpo me mirë do ishte me nje perkthyes. An Lori nxori dy fjalor xhepi nga
    çanta dhe ia tregoi nepunses një fjalor "français-albanais e tjetrin « français-serbokroate
    »...
    - Qenkeni e paisur mirë, nuk i dihet se ku ju qon ky kerkim, duhet menduar edhe te
    paprituren, Ballkani eshte perplote me mistere por si kjo asnjehere s'kam ndegjuar
    deri me sot. Nepunsja mori telefonin dhe kerkoi nje kolege te sajen te ciles menjehere
    i kerkoj një perkthyes te frengjishtes per ti shoqeruar dy francezet deri ne spital.
    Lori insistoi qe te takoje edhe kryebashkiakun, kryetarin e komunes, mirepo ata i
    thanë se eshtë i zenun me takime te rendesisheme dhe per momentin nuk ka mundesi
    por neser do kete mundesi ne oret rrethe ores 10-të, keshtu e lane kete takim tek
    byroja e informacionit. Pasiqe afrohej mesdita, ishte koha e pushimit të drekës, i
    këshiluan qe te prisnin aty perballe bashkisë perkthyesin i cili do i shoqeronte per ne
    qëndrën mjekësore ne kerkim te metejshëme.
    Lori i dha numrin e celularit neunesit dhe dolen krahë per krahu jashte nderteses dhe
    u drejtuan perballë një restorani aty ku i tha nepunesi.
    - Jam e deshpruar shumë, mendoja se do gjeja ndonjë gjurmë ne ato librat e
    amzes...tha Lori.
    - Duhet te keshë pasion, i thoshte Rolandi, vetem sa kemi filluar kerkimet,
    asgjë nuk rregullohet mbrenda dites. Pastaj duhet te presim edhe ndihmë nga Ariani
    posa te vije neser, do e shofim, duhet te na dali dikush ne ndihmë.
    - Si e shof une, ia ktheu Lori, ketu njerzit qenkan te mbyllur, asgjë nuk ju del lehtë
    nga goja...thuaja se kanë frikë nga ndonjë pushtuas, tani populli eshte i lirë, nuk ka
    me diktatur, nga ksuhe kane frikë qe nukë me ndihmojnë ?
    - Morali !
    - Morali ? Po a ka më marrëzi se sa ta gjuajsh femiun tenede në breg te lumit, ku
    mbetet ketu morali, krenarija, çka mbetet te ruajsh tjeter ?
    - Morali ndoshta e ka detyruar mamin tënd që te ju leje te lumi, nuk dua te behem
    gjyqë i saj tani...ti e din se edhe te ne ne Francë ndodhin gjera te tilla, fatekeqesisht ne
    te shumten e rasteve i gjejmi keto foshnje te vdekura ne qese plastike edhe me keqe
    ne frigorifer...njerzimi eshte çmendur !
    - Mua me intereson per momentin rasti im e jo shembujt tjere ne botë se bota eshte e
    madhe ! E pa besueshme, tha Lori, po nuk morem asnjë pergjigjeje deri neser do e
    provojmi edhe nga ana tjeter.
    - Nga cila menyrë ?
    - Nga ana serbe, ndoshta mami im është serbe, na thane se ketu ne disa fshatra ka
    patur para lufte edhe disa familje serbe, nuk i dihet.
    - Ketu 99% jane shqiptar, pra gjasat jane te shumta qe edhe mami jote te jete
    hqiptare, i tha Rolandi.
    - Sido qe te jete un dua te gjeje mamin tim, ate qe me ka lindur, çfaredo kombesie te
    kete ajo...
    Duke hecur ngadale dhe biseduar arrijten para restoranti "Pizeria" dhe nxuan vend ne
    nje tavolinë te terases se madhe te mbrojtur mirë nga dielli me plotë ombrella te
    ngjyrave te ndryshme.
    Nuk vonoi, erdhi kamarieri dhe me veshtirsi me ne fund u kuptuan se çfare kerkonin.
    Lori gjithenje e me shume shtyhej ne mendime, ishte e pikelluar dhe teper e
    deshpruar. Nuk vonoi shume kamarieri solli dy birra ne tavolinë, pizzat, iu beri me
    shenje se do vijnë se shpejti.
    - Kemi bërë mirë qe nuk e morem kameramanin me vete, tha Rolandi, do ndihesha
    keqë para botes edhe une me kete ngjarje...
    - Babi, edhe ti ruhesh nga morali ?
    - Po si çdo njeri në botë, deshiroj te jem i pastert, pse jo...
    - Nuk ka ketu asgje te pamoralshme " një vajz e humbur qe kerkon mamin e saj pas
    28 vitesh" ky titull te frigonte ?
    - Jo vetem titulli por imazhi, ne nje radio ose gazete ndoshta do e kisha pranuar kete
    iniciativ më lehtë, jo permes ekranit...kurrsesi !
    Lori vrejti me tutje një djalosh qe i shikonte nga largë dy te huajet.
    - Si duket ky eshte perkthyesi qe presim, tha Lori duke bere shenje me koke ne
    drejtim te një djaloshi te ri, afer te 30 -etave qe hecte me shikim ne drejtim te tyre.
    - Mirë shumë, qenka i ri, keshtu qe njerzit ne rrugë me nuk do na shikojne ashtu
    çuditerishtë, sikur te kishim zbritur nga ndonjë planet tjeter, tha Rolandi, do menojnë
    tani se ai eshte dashnori yt e jo une, perfundoi Rolandi me nje te qeshur...
    Djaloshi arrijti ne terras dhe iu afrua te panjohurve me një frengjishte te
    mrekullueshme... dhe i pershendeti duke shtrire doren se pari drejte Rolandit dhe
    pastaj Lorit.
    - Mirëdita ! Po prezantohem...Une jam perkthyesi, quhem Agron Sopi...
    - Gëzohemi, tha Rolandi, e flitni mirë frengjishten, per mrekulli.
    - Po, e kam studiuar në Lozanë, Zvicër para ca vitësh, pas luftes u ktheva ketu ne
    vendë dhe isha i gëzuar kur gjeta francezet ne sektorin tonë, ksihin nevoj per nje
    perkthyes dhe menjehere e pranova kete punë.
    -Shumë mirë, thaLori, besoj se do kalojmi mirë edhe ne bashkepunimin me ne
    francezet civilë...une quhem Lori, ky eshtë i ati im, Rolandi, kemi ardhur per here
    te parë ne Kosovë, kemi një problem delikat, shpresoj se me angazhimin tuaj do ia
    dalim më lehtë.
    - Falmenderit ! Kete se kisha pritur se do bashkepunoja edhe me civilet francez,
    pra jam i knaqur shumë, edhe një eksperiancë e re per mua. Ata nga komuna me
    treguan thjeshte diçka ne lidhje me arsyen se çka ju solli ketu ne Vushtrri,
    shpesoj se do kaloni mirë deh me çka kam mundesi do ju ndihmoj.
    - Falemenderit, i tha Lori dhe vijoi ajo. Po, ketu kemi ardhur dje, po te shpjegoj ne
    disa pika te shkurtera; une thash se ky eshte babai imi por ne realitet, tani duhet te te
    tregoj në pka te shkurtera, ky eshte babai im qe me ka rritur, perndryshe une kam
    lindur keta ne vushtrri para 28 vitesh ne vitin 1978, në Spitalin e kesaj qyteze...
    Ishim sot ne Komun, vijoi An Lori, asnjë gjurmë nuk egziston ne librat e amzes mbi
    lindjen time. Tani me ka mbetur te bejmi kerkime edeh ne Spital, te shikojmi edhe
    atje dhe mos ndoshta hasim ne gjurmë te ndonje dokumenti...
    - Te çmoj shumë per guximin qe keni ndermarrur An Lori, i tha perkthyesi, kurresesi
    nuk mundem te imagjinoj se nje vaajz e jona ketu do merrte nje iniciativë te tillë per
    te kerkuar origjinen e saj, diçka e pamujtur !
    - Pra do shkojmi në Qendren Shendetesore, qe ju i thuani Spital , posa te drekojmi,
    nuk e di nese duhet të lajmrojmi dike apo te shkojmi drejte ne vendë ?
    - Shkojmi kur te doni, une kam makinen time, ku te jete nevoja unë jam gati në
    sherbimin tuaj, ska kurrfare problemi.
    - Më mirë edhe nuk kerkojmi, shpenzimet i keni nga ne plus edhe si perkthyes, në
    rregull ?
    - Ne rregull, pajtohem, ia ktheu Agroni.
    Pasi drekuan, te tret dolen nga Restoranti duke hecur ne drejtim te makines se
    Agronit. Ai ua hapi porten dhe u futen ne makine e cila drejtohej drejte Qenderse
    Shendetesore te qytezes se vogël, qe shtrihej nja 2 kilometra nga qendra.
    - Shpresoj per ju, sot eshte e hënë, do gjejmi aty drejtorin e spitalit, me te njihemi, me
    ka ndodhur te kem punë aty shpeshehere. Babain e kam patur te sëmur aty, para
    luftes. Pas luftës kur u ktheva menjehere u martova dhe me lindi ketu vajza e parë
    Flora, tani ka dy vite, është shendosh si vera.
    - Shumë mirë, qenkeni baba tani...
    - Po po por jeta ketej është bërë e veshtirë për ne te rinjet, i shef , ne mes te dites sa
    enden, te gjithë te pa punë, enden poshtë e lartë pa kurrfare perspektive...
    - Po isha une ketu para 28 vitesh, nderhyri Rolandi, shifnja vetem nxënes kur
    leshoheshin nga shkolla dhe punëtor kah mbrëmja kur u leshoheshin nga puna, me
    duket se ka patur plotë uzina ketu, çka ndodhur me to ?
    - Disa jane mbyllur, me demokratizimin çdo gje eshte bere edhe ketu private, pas
    luftes jane bler ato nag disa biznismen, ishte fabrika llamarines, ajo e konfekcionit e
    shumë te tjera...por sot rinija pret diçka tjeter. te gjithe dojne te pasurohen shpejtë...
    tha Agroni.
    - Do behet mirë shpresojm edhe per kete popull, te gjitha shtetet e bllokut komuniste
    po e kalojne kete fazë, pastaj do normalizohet situta.
    - Te lumt goja, e dhashte Zoti behet mirë, tha Agroni qe shiqonte te gjeje diku nje
    vendë per tu parkuar, po ndalemi ketu para Spitali.
    - Vetem edhe një, gjë, tha Agroni. Ti Lori, nuk ke asgjë tjeter si deshmi perpos emrit
    te Vushtrris, as nje dokument tjeter ?
    - Jo nuk kam...
    - E çka duhet ta pyes unë drejtorin e Qendres Shendetesore ?
    - Ti thuash shkurt e trup, nderhyri Lori , qe kjo vajzë ka lindur ketu para 28 vitesh,
    më 13 Mars te vitit 1978. dhe se eshte e interesuar te kerkoje mamin e saj, çka ti them
    tjetër ?
    - Mirë pra, dalim ? Na prifte e mbara, Zoti te ndihmofte moj vajzë e mirë se te ka pru
    Zoti perseri ne vendlindjen tende. ..
    Ndertesa e Qendres Shendetesore te qytezes ishte i vogël, dy katëshe, por i renovuar
    pas luftës, më një fasad te bardhë, nga pamja e jashtme duke qe kishte qetesi, posa e
    hapen deren e hyrjes se nderteses te tret iu drejtuan byros se informimit ku aty i priti
    një grua e re me uniform te bardh deh e buzqeshur.
    - Mirdita....foli i pari Agroni.
    - Mirëdita, Urdheroni ? pyeti infermjerja.
    - Jam i shoqeruar më keta dy miqët qe vijn nga Franca, a ka mundesi ta takojmi
    drejtorin, ju lutemi zonjë ?
    - Po menjeherere, pritni aty ne sllen e pritjes per pacientet, do vije t'ju kerkoje vete
    drejtori, tha ajo dhe rroku telefonin e sjelli nje numer.
    Nuk kaluan pesë minuta kur hyri ne sallen e pritjes drejtori dhe u pershendet me ta.
    Agroni filloi ti tregoje atij qellimin e vizites se tyre, ku drejtori here
    pas here rrotullonte koken...
    - Një rastë i pa parë deri me tani tek ne...do shofim se çka mund te bejmi, por asgjë
    nuk ju premtoj. Më the se ishin ne Komun më parë apo jo...
    - Po, nga Komuna dolen...
    - Mirëpo, ne polici a keni pyetur dike, mos ndoshta kane ndonjë gjurmë ?
    - Jo, u pergjegjë Lori, do e ^rovojmi njëhere ketu mos ka ndonje dokument në
    arkivin e spitalit...
    - Ku ti gjejmi ato arkiva tani, jane te gjitha ne armane qe asnejri si ak prekur as
    kujdesur per to qysh prej dekadash, asnjehere nuk na kan hyrë në punë. Do i
    hulumtojmi se bashku pra...ejani pas meje.
    Kaluan korridorin dhe u leshuan shkallve ne perdhese, drejtori ndezi driten dhe u
    gjenden para një dere ku siper ishte ngjitur nje etiket me gerrma te medhaja" Arkiva"
    mirëpo drejtorit i ra ndermend se i duhej çelsi i deres. Iu beri shenje te presin dhe u
    largua. U kthye pas disa minutave me çelsa ne dor dhe e hapi deren. Mbrenda ne ate
    dhom te vogël ishin renditur ne te tri muret deri ne plafon kutija me emra dhe shifra
    duke treguar datat e viteve te kaluara.
    - Keto ketu me te rejat jane te pasluftes, qe nga aty e deri en qoshin tjeter kemi
    dekadat e para luftës, viti qe na intereson neve është pra 1978, ketu fillon qe nga
    71...deri 80....shtoi Drejtori, te shkojmi tani te gjejmi muajin Mars.
    - Une e kam marrur ketu më 20 Mars 1978 tha Rolandi, Lori me siguri ka lindur
    diku rrethë 15 Mars...78.
    Drejtori mori nga vitrina një regjistër ne dor ku shkruante "materniteti Mars 1978"
    - Ketu duhet te jetë, çfare emri ka patur Lori si foshnje, ju kujtohet ? Iu drejtua
    drejtori, Rolandit.
    - Nuk e di, iu pergjigjë Rolandi, unë e Pagezova, Lor, "vajza nga Lumi" pasiqë me
    treguan se e kane gjetur në buzë të lumit...
    -Qe, ne kete regjistrim jane te gjithë emrat e nënave qe kan lindur në muajin Mars,
    gjithesejt 15 lindje, 8 djem e 7 vajza. Njera mes ketyre duhet te jeni ju, iu drejtua
    Lorit.
    - Tani jemi afër, mbetet te dihet se cila jam une ne mesin e ketyre 7 gocave...
    - Emrat e mbiemrat e ktyre fëmrave poashtu jane te identifikuara, por, se besoj se
    mami yt eshte paraqitur me emrin e saj te vertetë, ndoshta është regjistruar me ndonjë
    ëmër tjetër, me librez te ndonjë shoqes së saj ? Pra mund ti marrim parasysh edhe
    rrethanat e kohes se atehershme, per një femër kishte shumë pengesa te lindte foshnje
    ne një qender shendetsore, nese nuk ishte e martuar, e nje foshnje jashte martese,
    duhet te ju themë, edhe sot eshte veshtirë e pranueshme ketu ne kete qytez te vogël ku
    secili e njehe fqiun e vetë. Sipas mendimit tim, mami yt ka mundesi qe te kete lindur
    diku tjetêr, ne shtepi te saj ose diku tjeter, por jo në kete qender shendetesore...
    - Ka mundesi per nje fotokopje te ketyre 7 ëmrave qe kane lindur vajza ne kete
    kohë ? pyeti Lori.
    - Më vjenë shumë keq zonjë, ne nuk kemi te drejtë te ju leshojmi një fotokopje me
    keta ëmra, kjo është qeshtje e mbrendshme e qendres shendetesore, nuk guxojmi
    kurresesi, te hulumtojmi mbi jeten e te tjerve ne s'kemi te drejtë, sa i perkete juve po,
    mirepo pasi qe nuk dijmi as ëmer e as mbiemer te mamit tuaj kurresesi ne nuk mund
    te bejmi hetime te metejshme, ndoshta vetem policia i ka keto mundësi e jo spitali.
    Lori e zemruar edhe njëhere, leshoi sytë poshtë, nga merzia, ishte aqë afër së vërtetes
    dhe nuk kishte te drejtë ta prekte këtë deshmi.
    Drejtori ua beri te ditur se ne oborrin e Qendres Shendetesore nuk kane kurrfare
    te drejte, por mund ta provojne ne menyra tjera..ti pyesin njerzit pse jo...
    - Mos harroni, iu drejtua Drejtori Rolandit. Nese te kujtohet vendi se ku e keni
    nxjerrur letren apo vertetimin e marrjes së foshnjes ndoshta ata mund te ju
    ndihmojnë.
    - Lejen e adoptimit më ka leshuar Komuna, mirepo aty nuk gjetem asnjë shenjë ne
    librat e amxës, ku ti mbaj mend une tani aat persona ?
    - Duhet kerkuar pra Kryetarin e Komunës së atehershem, ai duhet te ju drejtoje.
    - As ata nuk e dinin se ksuh është ajo grua qe e ka humbur foshnjen, perndryshe do ia
    dergonin në shtëpi me polici dhe do e burgosnin...tha Rolandi.
    - E si ta gjejmi ndryshe perveqëse më në fund te beni ndonjë lajmërim në kerkim te
    personave te humbur, ketu pranë radios sonë lokale ose gazetes, mënyr tjeter nuk di
    se si ta gjëjmë te shkreten...tha Drejtori.
    U pershendeten me drejtorin dhe moren portene daljes nga Qendra shendetesore duke
    hecur me hapa te ngadalshem. Rolandi e Lori mbanin koken ulur dhe mendonin
    ne heshtje kurse Agroni i veshtronte me keqardhje dhe disahere rrudhte krihet,
    ngushtohej nga mos suksesi i ksaj ankete. Ai iu beri më shenjë drejtë një lokali
    kafeterie qe ishte perballe oborrit te Qendres shëndetesore, qe te shlodheshin per një
    moment par se te niseshin.
    Moren nga një pije freskuese, bente vapë e madhe këte pasdite.
    Lori vrejti se kishte një mesazh ne celular.
    - Ariani posa ka mbrri. Neser do takohemi me te...i tha Rolandit.
    Pastaj iu drejtua Agronit e i tha;
    - Arianin e njohë nga Parisi, para se te niseshim kendej u morem vesh me të, me ka
    premtuar se do me ndihmoje me sa ka mundësi, permse një miku te tij ai na rezervoi
    edhe hotelin ku jemi instaluar. Por, mos u brengos, nuk dujm ta shqetesojmi shumë
    ate, ti do jesh perkthyesi yni derisa te jemi ketu Vushtrri....
    - Si te doni ju, e thash, me sa kam mundesi do ju ndihmoj ku te jete nevoja do ju
    shetis me makinen time, kete e keni te garantuar prej meje, qe mundet edhe ai miku
    nga Parisi diçka me ju ndihmuar mua nuk me ngelet hatri fare, mos u ngushtoni per
    kete gjë, te kuptohemi...
    Ne këto çaste prapa tavolines se tyre iu afruan dy gra, njëra e re e tjetra e
    moshuar, i kishte kaluar mbi te pesdhjetat...
    Mbanin qendrim te friksuar. Iu drejtua me e reja Agronit. Më falni, ne jemi
    mamië ne qendren shendetesore, kjo është kolegia ime Tina, degjuam për rastin e
    një bebes që është gjetur te lumi para gati tridhet vjete, e kësaj Tines
    mënjëhere i ra nder mend...ky rast e më tha te shkojmi t'iu rrefejm kete ngjarje
    mos ndoshta ju duhet...
    Tina iu afrua më sy të perlotur Lorit, i veri dy shuplakat e dorës mbi faqe
    pastaj u shkrehë e tera në lotë duke qarë...
    - Zoti është i madh, i thoshte Tina, qe ku te ka sjell prap ne vendlindjen
    tende, bija ime...oh ! e gjora vajzë !
    Lori e tronditur u ngrit nga vendi, percillte Agronin derisa ai bisedonte me
    ate gruan tjeter e nderpreu Agronin...
    - Kush është kjo grua, pse qanë keshtu ? Mos është ...mami ?
    - Jo, jo, është një mamië, infermiere qe eshet kujdesur për ty posa te kane
    sjellur nga lumi...punon ketu ne Qender Shendetsore.
    - Fare nuk ke ndryshua, kushedi ne mesin e sa bebave do te kdiha njohur prapë, i
    thoshte Tina deh fshinte lotët nga dhimbja.
    - Gati sa nuk më lëshoi zëmra, ofshani An Lori ! Po dridhem akoma...Unë u
    frigova se mos ishte kjo mami im ...! .... uffff ....më është rrenqethur krejtë
    trupi.
    Agroni nisi te degjonte Tinen qe i rrefente se si ajo ishte kujdesur dikur për
    këtë foshnje te gjetur tek lumi, si i ka dhënë gji një grua e fshatit dhe se si
    e kanë shpetuar mjekët ku pas pesë ditësh ka ardhur një familje nga jashtë dhe e
    kan marrur pergjithemone me vete si femiun e tyre...
    Mënjëhere Agroni ia perkthebte Lorit se çi thoshte Tina, e cila luante koken.
    - Pyte se a kam lindur ketu në Qendren Shendetësore apo jo....
    - Jo, nuk ka lindur në Qender shendetsore, se po te kishte lind ketu ne do e
    kishim njohur beben menjehere. E shkreta ka lind ndokund tjeter, ndoshta aty
    afer lumit te shelgjet dhe vetun, ka hjek e shkreta nënë...vetem Zoti ndoshta e
    ka shpetuar, shpresojmi te jete gjallë, tha Tina...
    - Kjo tani emrin e ka Lori atje në Francë, ky është babai qe e ka ka ardhur
    atehere ketu dhe e ka marrur Lorin me vetur prej Parisi.
    - Zoti te ruajte, lavdi te qoftë, e paskeni rritur si vajzen tende, zoti ju
    shperbleftë.
    Rolandit flluan ti vijnë ndermend kujtimet e atyre dekadave te shkuara, u mendua
    një çastë dhe e pyeti Tinen permes Agronit.
    - Thuaj, a është gjallë ende një mamië tjetër, ajo qe më ka percjellur Lorin
    në dor, ty nuk te mbaj mend...
    Pas pakë Agroni i kthen pergjigjeje....
    - Kjo thotë se ajo grua qe ka punar ketu me mua deri para luftes e kam parë disa
    here në treg, mirëpo pas luftes më se kam parë, po thotë. Disa i kan thënë se me
    refugjatet ka shkuar ne Kanada, e ka një djal po se di a e ka ktu a atje. Ajo
    quhet Sofie, e qujshin te gjithë mamië Sofa....
    Sipas kësaj gruaje, vijon Agroni, mamië Sofa e ka sjellur ketu në qendren
    shendetesore Lorin e vogël qe policia e kishin gjetur buzë lumi duke qarë,
    thojnë se femijet aty duke nxjerrur peshqi e kanë pa dhe kan shku e kan lajmru
    në polici e ata janë ardh e te kan marrë... dhe mamië Sofa masanaj është
    kujdesur derisa ka ardh Rolandi nga franca e te ka marrur.
    Te gjitha marrveshjes pastaj kane shkua ne mes te saj dhe kryetarit teë komunes.
    An Lori nxori bllokun e saj te shenimeve dhe shënoj këtë emër menjherë duke e
    nenvizuar dhe i tha Rolandit e Agronit ....
    - Duhet pa tjeter ta gjejmi këtë mami Sofa, ku banon dhe si quhet djali i saj...
    Agroni iu beri me dije se nëse mami Sofa jeton tani atje largë në Kanada
    vështirë do kene te hyjnë në kontakt më të. Kanada është në tjetrin kontinent...
    Qendruan keshtu një kohë të gjatë para kafeterisë duke biseduar dhe dikur u
    ngriten te gjithë, Tina më kolegen e saj u drejtuan kah porta e Qendres
    shendetesore kurse Rolandi e Lori me Agronin u nisen per te vetura, here pas
    here Tina kthehej mbrapa dhe i bente shenje me dor An Lorit.
    Agroni ndiqte veturen drejt qendres se qytezes dhe ndaloi po aty ky i kishte
    marrur dy klientet e tij. Lori e Rolandi edhe ata dolen nga vetura duke i dhene
    nje shikim rrugës kembsore. Trotuaret dhe rrugicat e dyqaneve dhe bareve ishin
    mbushur plotë me njerez, qarkullimi i veturava tani ishte ndalur. Dielli kishte
    filluar te skuqej kah perendimi duke u mshefur pas maleve te
    Qiqavicës.
    Page 11

    - Do shetisim edhe pakë ketu ne sheshin e qytetit apo don te kthehemi ne dhom
    per tu çlodhur pakë ? -ia beri Lori Rolandit.
    -Ti mund te rrish si te duash, une po shkoj te shtrihem pake, jam i ldhur.
    - Mirë babi, shko pusho, do rri pra me perkthyesin, vij te marrë pastaj pos te
    freskohet edhe pakë...
    Rolandi u drejtua kah "Hotel Kalaja" kurse Agroni e Lori ecnin me hapa te
    ngadalsuar ne mesin e turmes se njerzve.
    - Nesër na pret edhe një ditë e ngarkuar, ne ora dhjetë, mos harro qe kemi takim
    me kryetarin e komunes, besoj se do na dali ne ndihmë, se paku te na veje ne
    kontakte me ish kryetarin e atyre viteve, shpresojmi se gjendet ketu.
    - Une nuk e di se cili eshte ai, i njohe vetem keta te kohes se fundit, te
    vjetrit smë kujtohen...tha Agroni.
    - Mami Sofa, vetem kjo mund te na ndihmoje, si ta gjejmi ate nese eshte ne
    Kanada, eshtee kot... ia priti Lori.
    - Prit, tha Lori, do shkoj në Sberkafe, ka tri ditë qe nuk e kam hapur adresen
    time elektronika..
    U futen mbrenda dhe moren nga një pije pastaj Lori shkoi te konsulltonte
    kompjuterin qe i urdheroj një zonjë.
    Agroni e priste ulur ne banak duke u menduar, nxori nga xhepi telefonin e tij
    dhe beri një numer.
    " Mirëdita Petrit, si jeni, si kaloni, si i keni punet..."
    "..ndegjo Petrit, tu kisha lutur, a mundesh te me ndihmosh diçka"...
    "...Nga vitet 78 deri 80, e njehë kush ishte pergjegjëse në Qendren shendetsore
    te lindjeve ?"
    "...Sofie Morina...po ?"
    "..po djali i saj, si e ka emrin ? "
    "..Mentor Morina...po?...shahist i njohur ? "
    Ne keto momente Lori iu afrua Agronit duke i dhene shenjë se asgjë te re nga
    mesazhet elektronike...
    "Mirë, falemenderit Petrit, do degjohemi, te tregoj pstaj më gjersishtë,
    shendet"..;deh mbylli celularin.
    - Kam një lajm te mirë, e gjeta se kush është kjo mami Sofa, tani më kujtohet
    pakë. Burri i saj punonte në gjermani si shumica e vendasve nga ky vend dhe një
    dite ai nuk kthehet më, thuhet se atje është martuar më një vajzë gjermane dhe
    më nuk është kthyer kurrë. Sofie morina është kujdesur vetun për djalin e saj
    Mentorin i cili jeton ketu diku ne afersi te qytezes, thuhet se është shahist i
    fortë, ka ardhur nga Kanada vetem per te marrur pjesë ne turnirin e madh qe
    organizohet për çdo vite ketu ne Vushtrri dhe në Burim, një qytezë tjeter me në
    perendim mbahet finalja keto dite.
    Do mundohemi ta kontaktojmi ketë Mntorin, e ëma e tij ka ngelur atje ne Kanada,
    s'kemi si t'ia bejmi ndryshe, i tha Agroni.
    - Një hap i suksesëshem permes celularit, do ua di per nder Agron, i tha Lori
    dhe dolen jashtë nga Siberkafe.

    Agroni i propozoj Lorit te shetisnin tek Ura e vjeter e Gurit, aty mu afer
    qendres.
    Duke hecur ne drejtim te ures se gurit, para tyre u ndal një gjip i atumjeteve
    ushtarake franceze, ku nga dritarja nxori koken i njejti komandat qe kishin
    takuar buzë lumit dite me parë...
    - Mirdita, jeni ende ketu pari, pyeti komandanti, e paskeni zgjedhur edhe
    perkthyesin kete here, e njohim, eshtë burrë i mirë...Pershendet edhe me Agronin
    nga largë...
    - Tani ju njohta, tha Lori, do qendroj deri ne fund te javes pastaj do kthehem
    ne Paris.
    Komandanti doli nga automjeti dhe iu afrua Lorit.
    - Me vjen keq te ju thëmë por ne kabinetin tonë kemi marrur disa informacione ne
    lidhje me arsyen e ardhjes suaj ketu ne këte vend. Nese nuk ia arrini dot te
    depertoni mund te na kontaktoni ne zyren tonë, me gjithe mundesit do perpiqemi
    te ju ndihmojmi, tha komandanti.
    - E vertet eshte se ketu gjindem per kete qeshtje, nuk e di se sa do kem sukses.
    - Per çfare do rasti ne jemi te gatshem te ju japim mbeshtetjen tonë, kalofshi
    dite te mirë.
    - Falemenderit, ia ktheu Lori dhe komandanti hypi ne gjip dhe vijouan rrugen.
    Nga oret e para te mengjezit ne dyert e komunes kishin filluar te hynin nepunës
    njeri pas tjetrit, shifej ne hecjet e tyre se ishin te nxituar. Mbrenda ne
    sallen e madhe te mbledhjeve ishin grumbulluar dhjetra nepunes qe pershperisnin
    Page 12

    mes tyre më zë te ulet. Te gjithë kishin zënë vende rrethë një tavoline ovale ku
    per një çast u hap dera dhe hyri një burrë i gjatë qe kishte kaluar mbi te
    pesdhjetat, iu dha shenjë me dor qe te uleshin dhe zuri vend ne ballë te
    tavolines. Ishte kryetari i bashkësisë.
    Pa një heshtje kryetari hapi nje dosje dhe nxori një flet dhe e lexonte në
    heshtje. Ngriti koken dhe i veshtroje nepunesit per rrethë.
    - Te nderuar zonja e zotrinjë, sot jemi mbledhur ne kete tubim per te diskutuar
    rrethë një qeshtje te jashtezakonshme qe me siguri shumica e juaj ketu jeni ne
    dijeni. Keto dite ne komunen tonë është paraqitur një vajzë e re, me nenshtetsi
    franceze, por e cila revandikon origjinen e saj pranë kesaj komunes sonë. Mbrëmë
    me mori drejtori i qendres shendetësore ne telefon ne lidhje me viziten e kesaj
    vajze ne qendren shendetsore. Ajo pra ka ardhur ne vendlindjen e saj per te
    kerkuar se nga rrjedh dhe cilet jane prinderit e saj, me shpres se paku te gjeje
    identitetin e mëmes se saj e cila e ka braktisur qysh si foshnje. Tani e rritur,
    vajza ka vendosur te beje hetime per te gjetur mamin e saj, siç me thanë, ishte
    edhe ketu ne komun per te kerkuar ndonjë dokument ku ne baz te tij ndoshta do
    vije deri tek ndonje shenje per gjetjen e prindit ta saj.
    Te gjithë pra jemi para një dileme, para një rasti unik qe asnjehere deri me sot
    nuk jemi provuar ne vendin tonë e lere me ne kete komun. Nuk po i ceki tani
    rrethanat e hipotezat se si dhe per çfare arsyje e ëma e kesaj vajzes qe tani
    quhet Lori atje ne Francë, e ka larguar nga gjiri foshnjen e saj. Ne nuk mund te
    jemi ne vend te saj qe te paragjykojmi rrethanat e kesaj ngjarje, jemi mbledhur
    ketu qe ti ndihmojmi kesaj vajzes qe ta gjeje mamin e saj, me sa kemi mundesi,
    edhe pse e dijmi se është veshtir qe sot te gjenden gjurm ne dokumentacione, dhe
    pastaj, edeh po e gjetem emrin e kesaj gruaje, ju e dini se ketu jetojmi ne nje
    vend ku ende jane ne fuqi traditat shekullore te Kanunit te maleve, mirepo me
    ardhjen e demokracis keto barriera kan rënë, tash jemi ne boten e lirë e jo nene
    diktatur, duhet ti zbatojmi ligjet nderkombtare, si e dini, jemi edhe te
    mbikqyrun nga institucionet e huaja dhe ligjet e kanunit me nuk hyjn ne procese
    ligjore.
    Veshtirë është edhe per personin qe e kerkojmi, imagjinoni se kjo nënë qe e ka
    lene kete foshnje para 28 vjete buz lumit, mund te jete sot nënë e kushedi sa
    femijve, e martuar ndoshta dhe mund te jete motra e jona e secilit prej neve
    ketu, imagjinoni njehere konsekancat, tronditjet, thashe e themet, grindjet qe
    mund te qojne edhe deri tek ndonjë dram dram ne komunen tonë? Si t'ia bejmi
    hallit tani dhe si ta presim kete vajzë ne sot ? ketu eshte qeshtje delikate,
    qeshtje nderi, qeshtje jo e lehtë per ne qe ndoshta atje ne Francë do ishte
    lehtë dhe pa konsekuanca gjetja e kesaj nëne.
    Së shpejti pra, ne ora 10 do pres ketu ne kabinetin tim ketë vajzen tonë, mirepo
    dua qe te konsulltohem edhe me ju se si t'ia bejmi dhe deri ne cilen shkallë
    jemi ne gjendje ti ndihmojmi Lorit.
    Tani pres edhe edhe pyetje e pergjigjeje nga ju nepunesit e kesaj komune qe jeni
    te gjithe ne kete rast edhe keshilltaret dhe bashkëpuntoret e mi ne kete komun.
    E dua patjeter mendimin tuaj.
    Te gjithë kishin ulur koken poshtë para dosjeve te tyre, nuk degjohej as një
    zhurem, mbretronte qetesi totale.
    - Flisni, ju lutem, ç'keni tani qe nuk flisni, dje nga ju degjohej ne byrot tuaj
    tere diten vetem se ky rast e tani ketu keni ulur koken, duhet te dalim nga ky
    hendek, mos sotë neser...
    U ngrit zonja e oficines se librave te amzes, ajo filloi ti tregoje kryetarit se
    si e ka pritur kete vajzë ne byron e saj dhe se eshte munduar te gjeje ndonjë
    shenjë te mundur te egzistences se kesaj vajze por pa sukses.
    - Unë nuk di se çka mundem te bej tjeter për këtë vajzë, më vjen shumë keq por
    kur nuk kemi as një dokument se kush jane prinderit e saj, si ta gjejmi te ëmen
    e saj ?- tha ajo dhe veshtroi te gjithe koleget e saj per rrethë qe rrinin te
    heshtur.
    Fjalen e mori edhe një nepunës tjetër. Ai tha se do ishte ne gjendje ti
    kontrolloje te gjitha dosjet mbrenda ktyre ditve, dhe se ishte i gatshem qe te
    kontaktoje edhe ish kryetarine komunes, qe ishte i vetmi deshmitar e kohes i
    cili kishte nenshkruar kete adoptim te kesaj foshnje.
    - Mirë, tha krytari, duke iu drejtuar ketij nepunësi, sot ke per detyr te shkosh
    tek ish kryetari, adresen besoj se do ta gjeni lehte, banon ketu afer, prapa
    kinemas se re, merri te gjitha shenimet dhe emrat e personave qe ishin prezent
    gjate ketije adoptimi dhe mi sjellni ketu.
    Ju te tjeret duhet te mirreni edhe me gazetaret e radios lokale, hapjau kete
    qeshtje qe te mos shpallin ndonje lajm pa qene te sigurt ne te dhenat e sakta.
    Page 13

    Mesa u njoftova, kjo Lori ka ndermend më në fund që ti drejtohet me nje shpallje
    kesaj radios sonë, te jemi te gatshem ne çfardo eventualiteti mos te
    keqeperdoret ky rast e perhapen thash e theme se pastaj mbaron keqë kjo
    iniciativ e saj per neve se ajo tek e fundit, ska edhe çka te humbi me
    shumë...duhet te ruhemi pra. A ka ndonjeri ndonjë propozim tjeter ?
    - Po zoti kryetar, çoi doren një nepunes tjeter, unë kisha me propozue qe ne
    sitin tonë oficiel aty tek rubrika e njerzve te humbur, ku dihet se jane te
    zhdukur nga lufta edhe 100 persona, ta vejmi bashkangjitur ketu edhe kete rastin
    e Lorit...
    - Ide e mirë, u pergjigjë kryetari, po çka te shenohet ne te kur nuk dijmi as
    emer as mbiemer te asaj femre qe e ka humbur foshnjen e saj ?
    -Thjeshtë, iu pergjigjë nepunësi. Kerkohet një grua e cila e ka humbur foshnjen
    e vetë, një vajzë ne vitin 1978 ne muajin Mars, nuk jane njeqind veta qe kan
    humbur femijt e tyre ne kete kohe, eshte vetem ky rast....
    - Jo nuk bënë keshtu, s'do kete efekte, foli një tjeter. Se besoj se kjo grua do
    kete internet e ndoshta as kompjuter, do shkoje huç ky plan.
    - Ajo gruja ndoshta s'ka internet por tani te gjithe te rinjet e te rejat kan
    internet dhe orë te tera i kalojne ne siberkafe, dhe posa keta te rinje do e
    lexojne kete shpallje, me siguri se do iu tregojne edhe prinderve te tyre ne
    shtepi qe po kerkohet një grua...
    - Kjo metod nuk vlen tha kryetari, te rinjet nuk iu tregojne me prinderve te
    tyre se kane humbur kohen ne siberkafe, me se miri do ishte qe te publikohet nje
    fotografi e lorit ne sitin tone me tekstin poshtë; Jam Lori, kerkoj mamin tim te
    humbur me kete date...pra shumë thjeshte, pa hyr ne detaje se askush nuk do
    lajmrohet po u cek se kjo eshte nje foshnje e gjetur buz lumit, një "kopilicë",
    kush guxon te lajmrohet, askushi !
    - Vertete tani po e shofim qe kemi rene ne hall te madh, telashe do na nxjerri
    kjo kopilicë, tha nepunëi i cili e kishte shoqeruar Lorin paar ca ditesh tek
    byroja e librave te amzes.
    - Po edhe t'ia mbyllim deren nuk kemi te drejte, ketu i kemi francezet, tek e
    fundit ajo do shkoje edhe tek ata per t'iu kerkuar ndihmë, eshtë jo njerzore nga
    ana e jonë qe te rrijmi keshtu duar kryq, dhe tani une po behem gati te iki per
    pushime, nuk guxoj te lë komunen ne nje kaos te tillë...Tani me la edhe pa
    pushime kjo vajzë....
    Ne der hyri një hottes e pritjes e cila i beri me dije kryetarit se ajo vajza me
    te j'atin e saj dhe perkthyesin kishin arritur me kohë te caktuar.
    - Ti ftojmi qe te vijnë ketu ? pyeti kryetari.
    - Nuk prishë punë, le të vijnë, ti sqarojmi punët se bashku si duhet.
    Kryetari i beri shenjë hoteses qe te hyjnë.
    Pas pakë ne der u duken Lori, Rolandi dhe Ahroni, te gjithë u ngriten nga vendi
    dhe filluan shterngimet e duarve rrethe e rrethe tavolines pastaj ua sollen tri
    karrika aty pranë kryetrai dhe zuren vendë. Perballë Lorit nepunesi qe kishte
    propozuar qe te hapnin ne sitin e komunes nje rubrik te posaçme per kete vajzë
    te humbur, ai nuk ia ndante sytë Lorit, e veshtronte qe nga floket e saj te
    gjata, sytê, ftyren, ia shiqonte edhe levizjet e duarve te saj, gishtat e deri
    te majet e thonjëve, pastaj vetullat deri edhe qerrpiket, sytë e tij ndiqnin çdo
    levizje te saj, çdo buzëqeshje te lehtë te saj dhe here pas here ulte koken i
    menduar...
    Nepunësi tjeter qe ishte afer tij nga e djathta i dha një prekje me brryl qe tia
    terhiqte vrejtjen dhe i pershperiti;
    "Luan, mos e shiqo ashtu vajzen se nuk bënë...."
    Dikur erdhi ne vehte Luan Dina dhe ofshani duke e ferkuar ballin me dor, një
    rrebesh ethesh e ksihin kapluar tërë trupin e tij qe nga mbrendsia e stomakut,
    ftyre e tij kishte marrur ngjyrë te kuqe, zgjati doren dhe mori një gotë ujë dhe
    e piu më nxitim....
    Nder kohë nisi i pari biseden Agroni e po i spjegon kryetarit tërë ditene
    djeshme qe kishin kaluar ne qendren shendetsore ne kerkim te ndonjë dokumenti,
    pastaj i tregoj edhe rastin e mami Tines e cila iu kishte rrefyer me lotë ne sy
    rastin se si e ksihin gjetur Lorin
    buzë lumit dhe si e kjo mami ishte kujdesur per të...
    Agroni i treoj me tej edhe per një mami tjetër, mami Sofa qe ishte Sofie Morina
    e cila ishte marrur edhe me adoptimin e Lorit ne prezencen e ish kryetarit te
    komunes. I tregoj se Sofia gjatë luftes si refugjate ishte strehuar me djalin e
    saj Mentorin ne Kanada dhe se njeherit ishte e pa mundur ta kontaktonin.
    - Mentori, shahisti ? nderhyri kryetari.
    - Po ai, pohoi Agroni.
    - Ka ardhur ketu para ca ditesh nga Alberta, e presim per pjesmarrje ne turnirin
    Page 14

    e shahut qe do mbahet se shpejti ketu në Vushtrri dhe ne Burim...
    - Jam interesuar edhe unë, i tha Agroni, me tregoi një mik i imi...besoj se do
    ta gjejmi dhe ta pysesim nese mund te na lidhi ne kontakt me mamin e tij ne
    Kanada, Lori tek kjo ka shumë shpresa...

    - Patjeter se duhet kontaktuar edhe Mentorin, ta japi une pastaj numrin e
    celularit te tij, kemi shpres se do e fitoj kupen e shahisteve kete vitë. ..
    Kryetari iu dha premtime Lorit e Rolandit se do perpiqen me çdo kushtë qe te
    grumbullojne sa më shpejtë deshmi rrethe ketij rasti dhe se do ti hapnin dosjet
    posa te gjenin ish kryetarin e bashkesisë së Vushtrrisë ku menjehere do ta venin
    ate ne dijeni. lori pastaj i percjelli edhe pershendetjet e Arianit i cili se
    shpejti edhe ai do i vije ne ndihmë, per momentin me nje mesazh qe kishte
    marrur, kishte vendosur te qendroje tri dite ne Durres.
    Lori i tregonte kryetarit nismen e kesaj avanture qe kishte filluar ne
    "belalçao" tek Ilo, ku edhe ai kishte kaluar dite me parë ne te njejtin
    vendë...Kryetari luante koken nga habija se si fati e ka sjellur mu ne kete
    restoran edhe Lorin, i jepte te drejte qe ka marrur kete guxim ne kerkim te
    mamait te saj.
    Me ne fund u ngriten te gjithe, takimi perfundon me shterngime duarsh, perseri
    Luan Dina u pershendet me Lorin dhe qe te dy u shiquan per disa qaste pa ditur
    fare te shkemmbejne as një fjalë dhe me ne fund u ndan.
    Në Vushtrri nuk kishte nevojë fareqe Lori te shpallte në radion lokale rastine e
    saj ku mbrenda tri dite te terë banoret e kesaj qyteze mësuan se kush ishte
    Lori, e dinin qellimin e vizites se saj dhe kur dilte nga hoteli apo kur shkonte
    ne siberkafe ose kur shkonte ne furrtore per te blere burek te gjithë e shiqonin
    Lorin qe hecte me hapa te ngadalshem, pa u nxituar fare, pa u drojtur nga
    shiqimet e te tjerve, edhe kjo ishte mesuar me shikimet e tyre te habitshme qe
    reflektonin njerzit ne ftyrat e tyre, te ngrira, gati se e tere rruga kembsre
    levizte ne ngadalsim.Në rrugën këmbësore kamarierët posa e vrenin nga largë
    dilnin dhe e ftonin ate qe te ndalej ne kafeterit e tyre, per ta ishte knaqesi e
    madhe ti sherbeje te vetmit turistë te ardhur nga perendimi ndoshta por edhe
    ishte me teper kurioziteti qe i shtynte ndaj kesaj vajze, çuditeshin se nga e
    ksihte marrur guximin qe te kthehet ne vendlindje te saj pas 28 vite ne kerkim
    te mamit te saj qe as emrin nuk ia dinte.
    Lori kishte lënë takim pas dreke me Agronin aty ne perfundim te rruges
    kembesore, derisa Rolandi i lodhur kishte preferuar te shlodhej, nuk e duronte
    vapen e psadites.
    Agroni doli nga vetura dhe i beri shenjë Lorit se ku ishte garuar dhe me hapa te
    shpejtë Lori iu afrua vetures dhe hyri mbrenda. Makina mori drejtimin kah dalja
    e qytezes dhe u kthyen majtas menjehere moren rrugen qe shpie per ne Burim qe
    ishte afer 40 kilometra në perendim te Vushtrrisë.

    - Me trego Agron, ne fjalorë nuk e gjeta se çdo thotë fjala "kopiliq" ?
    - Kopiliq ? Është emri i një vendi, i një fshati ku ka lindur Millosh Kopiliqi,
    heroi legjendar shqiptar i cili e ka vrare sulltan Muratin ne betejen e kosoves
    me 1389...
    - Kam ndegjuar per kete mit, edhe Shekspiri është inspiruar ne "Othello" ..kemi
    një projekt me grupin tim teatral qe ne shtator ta qfaqim këtë dram...
    - Qenkeni aktore atehere, nuk ju kam pyetur se me çka mirreni atje...
    - Po, une kam kryer studimet ne Kambridgjë, Shekspiri është per mua mjeshter me
    i madh ne bote i ketij zhanrit...
    - Pra ketu e ke mesuar fjalen kopiliq, ne libra ? i tha Agroni.
    - Jo, por sa here qe dal nga hoteli aty afër rruges kembesore disa çuna te rinjë
    çojne gishtin drejte meje me zerat qe pershperisin si "kopiliqa" apo ashtu
    disi...desha ta diaja kuptimin...mos eshte ndonje fjalë fyese ?
    - Millosh Kopiliqi ishte një kopil, një femij i humbur qe e ksihin gjetur para
    deres së një shtepisë, e merr një familje e fshatit aty dhe e rrisin, e
    adoptojne si femiun e tyre, e rrisin dhe kur behet burrë tregojnë se ishte i
    Page 15

    trim i madh, ngjarja e tregon, ai e vret sulltan Muratin ketu ne Kosovë. Pra
    kopil eshte ai femij i pa baba e pa nënë, por ti mos u prekë se do e gjesh
    mamin...i tha Agroni.
    - Ndoshta do e gjëj ndoshta edhe jo...qenka veshtirë ketu me kete mentalitet....
    Burimi është një lokalitet qe shtrihet rrenzë bjeshkve te larta ne veri perendim
    te Kosovës me nje klim te butë dhe një vend te pershtatshëm.per bujqesi e
    blegtori, një qytezë pitoreske.
    Agroni gjeti një vend per te garuar veturen mu para një kompleksi te madh
    motelesh dhe restoraneve qe ishin ndertuar mbi një liqe artificial.
    Hynen ne sallen e madhe ku ishte shkruar me shkronja te medhaja "turneu i madh i
    shahut" dhe u drejtuan ne hallen e madhe te mbuluar nga qelqi.
    Agroni ndaloi një organizator dhe e mori ne pytjje nese dinte se ku ta gjeje
    Mentor Morinen. I panjohuri i beri me dije se tani eshet i zenun, por duhet te
    presin derisa te mbaroje loja. Agroni dhe Lori zun vend ne një tavolinë ne
    sallen e madhe si amfiteater dhe ne heshtje shiqonin tavolinat e radhitura ku
    luanin shahistet.
    Pas pakë i panjohuri iu afrua Lorit dhe i pershperiti..
    - Jeni motra e Mentorit ?
    Lori e habitur duke mos kuptuar pyetjen preku Agronin...
    - Jo, jo, kjo është një turiste e huaj...ka ardhur ketu vetem për vizit, ia preu
    Agroni.
    - Nuk e di se çka me pyeti ky person...tha Lori...
    - Asgjë, ju ka ngatrruar me dike tjeter.
    Agroni me ne fund vrejti atje poshte ulur ne tavolin Mentorin, i shkruante mbi
    një tiket emri i tij dhe i kundershtarit..
    - Ai me flokë te gjata eshte Mentori, e sheh etiketen para tij ? tregoj me
    gishte Agroni.
    -Po, qenka i ri dhe djalë i bukur, tha Lori, dhe teper simpatikë...
    - Më duket se ketu do ta gjesh Don Zhuanin tuaj...ketu në Kosove ndoshta, si
    dihet...nese nuk keni gjetur ende te fejuar andej..
    - Jo, jo, nuk kam gjetur ende, por jam ne kerkim...vitet po kalojnë.
    - Ketu jane vetem duke bere ushtrime, kampionati fillon ne fund te javes qe
    vjenë por keta shahistat duhet te lujne per çdo ditë, kete e kane si ushqim.
    - Me habit ky Mentori, tha Lori, te vije nga skaji tjeter i botes per te marrur
    pjesë në një turnir shahu, çudi !
    - E ka me siguri pasion te madh.
    - Nuke qenka pra per mua, edhe pse me pelqen, per shah ky do me leje
    vetun...foli lori duke qeshur...
    - Dashuria do edhe sakrifica...
    Loja me ne fund perfundoi, Mentori u ngrit nga karrika duke i shternguar doren
    kundershtarit te tij dhe zbriti nga skena. I panjohuri iu afrua dhe i beri me
    dije se e kerkonin aty dy persona ne sallë.
    Mentori iu afrue tavolines se tyre dhe i habitur e shiqonte Lorin, u
    pershendeten.
    - Mirëdita ! i pershendeti Mentori.
    - Mirëdita, une jam Agroni, kjo vajza është Lori nga Franca.
    - Nga Franca ? Keni ardhur te percillni turnirin edhe ju...Une kam ardhur nga
    Montreali...
    Lori ia ktheu ne frengjishte;
    - E flisni frengjishten atehere...ia beri Lori.
    - Patjeter, jetoj ne Kuebek por mamin e kam me largë atje ne dimer ne
    Alberta..ku flitet anglishtja.
    - Mentor, nderhyni Agroni, kjo vajza ka deshir te te ju pyes diçka, është një
    histori e gjatë. Mund te gjejmi një vend per te biseduar ?
    - Po pse jo, ulemi ne terras perjashta, eshte freski dhe hije. Mirëse te ka
    sjellur Zoti vajzë ketu në kosovë, tha Mentori, vend i bukur, si ju duket ?
    - Është vend i bukur, ngjane pakë edhe me disa vende te frances...tha Lori.
    Aty ne terras nxun vend ne nje tavolin, moren pije freskuese dhe filluan
    biseden.
    - Mentor, me sa jami te informuar ne komunen e Vushtrrisë, mami yt ka punuar si
    moter medicinale dhe si mamie ne qendren shendetesore per disa dekada deri sa ka
    filluar lufta.
    Tani kjo Lori ka ardhur ketu ne Kosovë prej frances qe te gjeje mamine saj, ka
    lindur pra ne vushtrri, ne vitin 1978 dhe menjehere si femij pa prind eshte
    adaptuar nga nje familje franceze dhe se kur ishte foshnje mami yt e ka strehuar
    ne orfelina mirepo tani Lori deshiron te dije per fatin e mamit te saj e vetem
    Page 16

    mami yt mundet ti ndihmoje ndoshta per te gjetur se kush eshte nena e saj.
    - Qenkemi te një moshe Lori, edhe une kam lindur ketë vitë, ne dallim nga ti qe
    nuk i njehë prinderit tuaj, une njohë vetem mamin, babai ka mbetur atje ne
    gjermani, thojne se eshet martuar me nje Australiane, asnjehere nuk e kam parëe
    as kerkuar babain tim...Po nejse, gati qenkemi te nje kategorie...tha Mentori
    dhe qeshen te gjithe se bashku. Po, mami im me ka rritur vetun, pra me mundesit
    e saj dhe me nuk eshet martuar, ka punuar aty ne orfelina, mirepo kur filloi
    lufta ne ikem ne Maqedoni dhe nga atje na oruan strehim kanadezet. Mami jeton ne
    Alberta, ne Kanda pra kurse une ne Montreal. Ajo tani dhe eshte plakur, mezi
    mbahet ne këmbë. Nuk e di se sa mundem te ju ndihmojë une, mundem ta pyes
    permes
    telefonit po deshet, kete ndihmë mundem ta bëjë.
    - Mentor, kjo lori don te dije se si dhe ku e kan gjetur, mos ndoshta e njeh
    mamin e saj, pyte mami Sofen, komunikacionin kjo e paguan.
    - Nuk ka problem, atje tani eshte natë ne Kanada por eshet mesuar mami...do
    thrras menjehere...pritni pakë.
    Mentori nxori celularin nga xhepi i kmishes dhe shtypi pullen, ne tjetren anë
    zeri i një gruaje se moshur u degjua menjëhere.
    - Mami, Mentori jam, a je më mirë prej këmbëve ?
    "- Po mbahem biro, po mbahem, ti si qendron me turnirin ?"
    - Javen tjeter mbahet finalja...kam gjasa se do e fitoj kupen...ndegjo mami. Kam
    disa pytje, një porosi nga një person qe ndoshta te kujtohet kur ishte e vogël
    ne orfelina.
    "- Kush është ai ?"
    - Mami, është një vajzë, i ka tash 28 vjetë, ndoshta te kujtohet, e keni adoptue
    tek nje familje franceze por tash u kthye dhe kerkon origjinen e saj, se paku ta
    gjeje mamin e saj...qe ndoshta ti e din se kush mundet te jete mami i saj...
    U ndie një qetesi nga ana tjeter e telefonit...
    - Mami, a te kujtohet diçka apo jo ? e pyeti Mentori.
    "- Sa histori e vjeter ështe kjo ore bir, Zoti eshet i madh, e ka sjellur prape
    ne vend te vete kete bebe..sa me dhibet e shkreta, çysh nuk me kujtohet, e kam
    gjetur para deres së orfelines..;"
    - Para deres se orfelines ? Kjo vajza thotë se e kanë gjetur te lumi...
    "- Jo, jo, e di une me se miri. Te lumi e kan gjetur një foshnje tjetër..këtë
    vajzen e ka vendosur para dere një vajz e re, afër 18 vjeçare, emrin nuk ia di,
    ftyren e kishte te mbuluar atë natë me një shami, por dyshoj se është motra e
    një nepunesi aty ne Komune, motra e një Luanit, është disa vite me i ri se ajo,
    mbiemrin nuk ia di...më kurrë nuk e kam parë, as ftyren mirë nuk ia kam parë në
    errsirë por ia kam mbajtur ne mend një pallto qe kishte veshur atë nate..."
    - A je e sigurt mami ?
    "- E sigurt biro, e sigurt jam...si është kjo botë, çdo send kthehet ne vend te
    vetin..."
    Lidhja u nderpre me ne fund, Mentori ia perseriste Lorit gjithë fjalët që i
    kishte thënë mami Sofie...
    - Pika e parë ty nuk te kanë gjetur te lumi por te ka lênë mami yt para dees se
    orfelines. E dyta, mami im dyshon se kjo vajza ka një vëlla me te vogël qe punon
    aty ne komune, e quajn Luan.
    - Mos është ai burri i gjatë me syza qe te shiqonte çuditshëm sot kur ishim tek
    kryetari ? pyeti Agroni.
    - Edhe une u habita pse me shikonte ashtu, tha Lori, disi mi ngulte sytë si te
    isha person i njohur për të...tani me kujtohet...Prit, ai është me duket Luan
    Dema, nuk arrij ti besoj se sa afër e kemi pasur...vojoi Agroni.
    - Duhet te kthehemi sa më shpejt ne Komune te informojmi kryetarin, tha Lori.
    - Do vij edhe une te deshmoj se ç'më ka thënë mami im ne telefon ?
    - Po, gjithesesi, eja edhe ti me ne Mentor, i tha Agroni.
    U ngriten qe te tre dhe u drejtuna tek vetura e Agronit, hyn mbrenda dhe
    menjehere u nis makina.
    Para se te mbylelj komuna, rrethe ores 16-të arriten te nxituar Agroni Lori dhe
    Mentori ne dyert e hyrjes.
    Kur hynen mbrenda në te njejtin byro qe ishin takuar ne mengjez, kryetari një
    nepunes tjeter dhe ish kryetari i komunes bisedonin mes tyre dhe kur panë
    perseri Lorin e nderpren biseden.
    - Te prezentoj, kjo është Lori, mori fjalen kryetari.
    Ish kryetari një burrë i vjetër u ngrit në këmb dhe e perqafoi Lorin, gati se
    nuk i shpetuan lotët...
    - Te kemi humbur aqë largë por Zoti i madh prapë te ka sjellur në vend
    Page 17

    tuajin...tha plaku, te na falish moj bija jonë, ishin keshtu ato kohë, kohë te
    kanuneve e ti ke patur fatkeqesin te lindesh ne kto kohë te errta..! Jetonim ne
    një situat te veshtirë shkeputur nga bota, mentaliteti ishte i tillë,
    paragjykimet e njerzve, morali, padrejtesija ùbretnonin ne keto kohera, sidomos
    per femrat e shkreta...I tregova kryetarit se si te ka gjetur para deres se
    orfelines tek mami Sofa, me kujtohet si sot, mirëpo te nesermen me thirren në
    Polici, me njohtuan se e kane gjetur buzë lumit edhe një foshnje tjetër, ky
    ishte një djalë...e ëma e saj e ksihte mbeshtjellur me një pallto dhe e ksihte
    lënë ashtu te gjorin buzë lumi...e morem edhe ate e dergum ne orfelina.
    Vajzën e kerkoi menjëhere një familje nga Franca, kurse djalin dikush tjetër,
    nuk e di se si ndodhi me të, mami Sofa thoshte se ishte shendet ligë, ështe
    kujdesur per te dhe e ka adaptuar diku, nuk e di se ku, kryesore ne nje familje
    te sigurtë...duhej vepruar shpejtë e shpejtë qe te mos diktoheshin keto
    raste..Ishim te tmerruar nga kjo e papritur qe na gjeti neve ne atë kohë,
    mbrenda një nate dy foshnje te humbura keshtu ne natyrë, per nje qytez te vogël
    si Vushtrria, na ra si rrufeja...denim mbi kokë. Nuk dinim çka te benim me keto
    dy foshnje...vetem se ti adoptonim diku sa më parë qe te mos perhapej fjala e te
    merrte veshë terë njerzimi, per ne ishte nje katastrof, duhej ta mbanim sekret
    këtë gje per jetë, po qe sot Zoti i madh nuk harron asgjë...
    Lorit i perkthente te gjitha fjalët Agroni ndersa Mentori kishte ulur kokën i
    menduar.
    Agroni deshi ti thoshte ish kryetarit se djali i mami Sofes ishte ky Mentori qe
    kishte ulur koken por nuk bëni zë, pa ne syt e Lorit qe ajo e shiqonte me plotë
    dashuri dhe dhimbje.
    - Shumë e qudithme kjo, tha kryetari, per një vend të vogël si ky i yni, dy
    braktisje te foshnjeve te ndodhin mbrenda një kohe...nuk e kuptoj si është e
    mundur kjo !
    Lori pershendeti ish-kryetarin dhe e falemenderoi për deshmin e dhënë...tani ajo
    e knaqur me te gjitha njoftimet e dites nxitohej te mbetej vetun per një çast
    dhe te mendoje per kete rast.
    Dolen nga komuna qe te tre pa i thenë gjë kryetarit per Luan Demen. Agroni mori
    leje qe te shkonte dhe i la Mentorin dhe Lorin së bashku në terasen e një
    kafeterie.
    - Tani qe je në pragë te se vertetes, si do ka bëshë ? e pyeti Mentori.
    - Duhet te hyj në kontakt më këtë Luanin, nëse është daja imi apo jo...vetem me
    ADN - mund te vertetohet duke kaluar permes tij.
    - Veshtirë e ke, kush guxon ti dali perpara e ti thoje ketij Luanit; me duket se
    une jam vajza e motres sate...
    - Agroni do me ndihmoje posa te vjen nesër...
    - Se besoj se Agroni guxon te perzihet më tej në keto punë, e pash se ndihet i
    ftohur nga kjo anket, nuk don te ketë me tej trazira me njerzit ketu...e shofin
    me sy te keq.
    - E kuptoj, është Ariani, një tjeter mik qe e kam njohur në Paris qe do më
    ndihmoje, kthehet nesër, per momentin është ndalur në plazhet e Durresit diku në
    Shqiperi..
    - Gati te gjithë kanë ikur atje...është vend i bukur per pushime, ke deshirë te
    shkojmi, nuk është largë nga ketu.
    - Nuk mundem ta lë babain tim vetun, e shef është duke ardhur, ketu ne kete
    kafeteri dalim mbramjeve.
    Rolandi iu afrua Lorit dhe e perqafoi, e pershendeti Mentorin dhe i shiqonte qe
    te dy me habi, te buzqeshur, si dy te dashuruar.
    - Ky është Mentori, çuni i mami Sofës qe e ke njohur atëhere kur me ke gjetur
    ketu ne orfelina, i tha tha Lori.
    - Po, kam degjuar per ty nga ajo Tina...E vertete është qe ke ardhur nga Kanada
    per te marrur pjesë ne turnirin e shahut ?
    - Po, ia ktheu Mentori, është një pasion dhe një knaqesi qe k lidhje me trurin,
    gjithnjë truri është në kerkim...por kam ardhur edeh te vizitoj ketu vendlindjen
    time, shokët e shoqet...
    - Bukur shumë, te uroj sukses ne kete turnir..i tha Rolandi.
    Lori filloi ti tregoje Rolandit per te rejat qe i ksihin zbuluar se bashku me
    Agronin dhe mentorin, i tregoi edhe rrefimin e ish kryetarit i cili i kishte
    thene Lorit se është bërë një ngatrres aty ne lidhje me vendin se ku është
    gjetur ajo si foshnje.
    - Nuk te kanë gjetur pranë lumit ? pyeti i habitur Rolandi.
    - Jo babi, tek lumi e kane gjetur një foshnje tjetër, një çun, te nesermen,
    Page 18

    kurse mua mami im më ka vendosur para deres se orfelines ky e ëma e Mentorit më
    ka gjetur dhe është kujdesur për mua.
    - Tani më kujtohet, tha Rolandi, nuk e di se si si ka ndodhur por mua më pyeten
    ne telefon nga kjo orfelina e Vushtrris, me thanë; e do një çun apo një vajzë,
    unë kisha deshir ta kem një vajzë, dhe te zgjodha, nuk me ka shkuar mendja
    atehere per fatin e ketij çunit se ku e kan gjetur e si, por per ty Lori, me
    thanë se te kan gjetur tek lumi...
    - Jo, i kane ngatrruar keto dy raste aty ne orfelina, tha Mentori, mami më tha
    ne telefon se vajzen e ka gjetur para deres se orfelines, ngjitur me qendren
    shendetesore, per foshnjen tjeter nuk me tha ku e kan gjetur, kete e mora vesh
    nga ish kryetari...
    - Ketu pra qendron një mistere, tha Rolandi, çu bë më këtë çunin dhe si ka
    mundësi qe mbrenda një nate te gjenden dy foshnje te braktisura per një vendë te
    vogël si ky ? E pa mundur, duhet te kete lidhje pra Lori më këtë çunin e gjetur
    tek lumi...
    - Ti do thuash se mos janë foshnje bineqë nga e njejta nënë ? pyeti Mentori.
    Lori filloj se qeshuri me gazë te madh;
    - Po une kam ardhur ta gjëjë vetem mamin tim e tani ju do ma ngjitni edhe një
    vella binakë, lol !
    - Se besoj këtë, ia ktheu Mentori...
    - E pa mundur, nderhyri Rolandi, te kete dy vajza nga ky vendë i vogël dhe qe ne
    te njejten kohë ti braktisin qe te dyjat dy foshnje ne te njejten natë, njera
    para deres se orfelines e tjetra tek lumi, ka ketu diçka qe nuk perputhet, është
    një mister qe fshihet pas kesaj ngjarje...

    - Do pyes mamin edhe njëhere, mos di gjë për këtë çunin...tha Mentori.
    - Mua më intereson te gjejë mamin tim, nuk kam ardhur ketu ti gjejë te gjithe
    femijt e humbur të Vushtrrisë...Do shkojmi babi, jam e lodhur, me dueht te
    pushoje tani, neser do shifemi.
    - Unë banoj ne skaj te qytezes, i tha Mentori, po deshe neser eja te ftoj për
    kafe.
    - Do e shofim, me mbetet ti dal perpara ketij Luanit...
    - Mami nuk është e sigurt, vetem dyshon se ai është vllau i saj...keshtu me tha
    ne telefon.
    - Pyete edhe njehere sonte ne telefon, merr informaat tjera rrethe asaj gruje qe
    me ka lëne aty para deres se orfelines.
    - Mirë, do perpiqem te bejë ç'është e mundur, ika edhe une tani, me duhet te
    pergatitem për turnir, jam i lodhur.
    U ndan, Rolandi mori per krahu Lorin kurse Mentori u drejtua kah rruga këmbsore,
    aty afër komunes ndaloi një taksi dhe hyri ne vetur.
    Te nesermen ne ora 10 lori u paraqit perseri ne Komun, u takua me kryetarin i
    cili e priti me knaqesi ne byrovin e tij.
    Lori filloi ti tregoi ne anglishte kryetarit se ditene djeshme, permes telefonit
    nga mami Sofie, kishte marrur njohuri se Luan Dema, nepunesi qe ishte prezent
    ketu dje, ka mundesi qe te jete i vllau i mamit te saj.
    - Nuk e besoj këtë ! tha kryetari. Ai ka dy apo tri motra, ku ta di unë, te
    gjitha jane te martuara dhe serioze.
    - Po ndoshta edhe mami imi tani është dikund e martuar, ndoshta edhe ka femij te
    tjerë, si dihet...me duhet ta pyes Luanin për motrat e tij, duhet te më ndihmoni
    ju ose Agroni, - tha Lori.
    - Kurrësesi, nuk mundem ta veje ne dyshim familjen e ketij personi qe e njohë
    mirë, nuk guxoj, dje nese e ke vrejtur, Agronin e shifte me sy te keqë...
    - E si ta gjejë ndryshe mamin atehere, më thuaj ?
    - Nuk kemi të drejtë ti perzihemi ne jeten private dikujt nese e pengojmi. Vetem
    nëse ajo ka guximin qe te vije dhe te ju pranoje, ti e ke bere detyren tënde, e
    tërë qyteza e ka marrur veshë këtë ngjarje, nuk më as nevoj per te shpallur ne
    radion lokale kete rast, te gjithe e kane ne gojë vetem biseden tënde.
    - Ju edhe po më akuzoni tani ? Sipas kësaj, unë qenkal fajtore ?
    - Jo, nuk ju quaj fajtore por njerzit me të cilet jeni endur e kane perhapur
    këtë ngjarje tani ka marrur dheun dhe është bërë ngjarje dites në Vushtrri. Do
    ketë pasoja po qenruat më teper ketu, do behen gjaqet...
    - Po pse ? vetem se po e kerkoj mamin tim, origjinen time ?
    -Ti nuk je rritur ketu, është ende një mentalitet i komplikuar, ketu mbretron
    ende ligji i kanunit te maleve...
    - Këtë e di, perndryshe do isha rritur ne prehen te nënës sime, e keto ligje
    mami imi nuk i ka vendos, keo ligje te mbrapshta kan dalur vetem nga mendja e
    Page 19

    disa sundimtarve tuaj gjoja se e kane shitur veten te zotët..
    - Keto ligje Lori jane qysh prej shekujsh ne keto troje tona, jemi te detyruar
    ti rrespektojmi.
    - Ligje te nderit te imagjinuar apo ligje reale ne terren ?
    - Secili e ka per vete, ai qe i rrespekton keto ligje ndiehet krenar e jo i
    perulur, tha kryetari.
    - Ju, zoti kryetar, a e mbroni Luanin, nepunesin tuaj apo mbroni ligjine kanunit
    te maleve ?
    - Lori, e nderuar, nuk mund te shkojmi më tej ne keto kerkime, nuk jane aspakë
    te dobishme per askend...
    - Për mua po, kjo ngjarje ka peshen e gati tri dekadave qe e mbaj mbi supe !
    - E çka mundem unë te bej më teper ? Luani sot as qe ka ardhur në detyrë, me ka
    dergaur një mesazh, është larguar nga Vushtrria ka qe dy orë.
    - Pse nuk më tregove që në fillim, ku ka vajtur ?
    - Me duket ka marrur pushimin veror, ka vajtur në Durrës.
    - Në Durrës, e tërë qyteza i paska mendet vetëm në Durrës tek pushimet, tek
    rrezet e diellit e tek pllazhi...po edhe une kam hallet e mija, per ate kam
    ardhur ketu, kam mundur edhe une te shkoj ne pushime kete vite ku te kisha
    dashur por i kam sakrifikua pushimet për ketë rast e juve si duket talleni me
    hallet e mija...
    - Nuk mundem me teh te ju ndihmoj Lori...
    - Mirë pra, unë do shkoj qe tani menjehere tek departamenti francez qe është
    ketu afër, patjeter se do jeni i detyruar te më ndihmoni. E keni per detyr !
    Kur i permendi departamentin francez atehere kryetari u ndal, mbeti i menduar, i
    kryqoi duart dhe kafshonte buzët.
    - Po nese mami yt nuk don te ju lajmrohet, çka mund te bejë une ?
    Lori nxori shpejtë nga çanta tri katër qese najloni te tejdukshme dhe i hodhi
    mbi tavolin.
    - Keto i ke porosi nga unë, posa te kthehet Luani nga Durresi, i thuaj pra qe ti
    marri në pytje te tri motrat e tij...e ka për detyrim !
    - Perndryshe ?
    - Do gjejë një gazetar, tek e fundit do te dali kjo fshehtesi e tridhjet
    vitesh...ska çka bene Luani...
    - Imagjino ti, sikur te me thoshte dikush se motra e juaj ka lënë një femij
    "kopil", a e din ti se çfarë turpi është ketu për një vëlla ku ta kete fshehur
    kopilin motra e tij, une kam frikë se ai do e vras motren e tij, do bëhet edhe
    më keq se sa ti e mendon, ne fund, ti do mbetesh prapë pa e parë mamin te
    gjallë....
    - Se besoj se ka nejrz aqë te semuar qe te mbysin motren e tyre per shkake se
    uen kam ardhur ne botë..
    - Është qeshtje e rênd kjo punë Lori, ti si kupton telashet tona. Qeshtje nderi
    është ketu...
    - Ju kam parë unë juve duke ikur para serbëve si tufë delesh, te ngarkuar ne
    traktora, televizionet e tere botes ju kane parë sa te zotët jeni...
    - Luani është burrë i ndershem, do zemrohej rëndë po te te degjoje keto fjalë...
    - Nuk po e zgjasim me tej, qeset e ADN-it po i le ketu dhe tek missionaret
    francez. Po sa te kthehet Luani nga Durrësi, i thua qe tua percjelli keto qese
    motrave te tyre, më mirë do i bie keshtu, pa hidherime, kjo eshte e drejta ime
    ligjore sipas te gjitha konventave nderkombtare ku çdo njeri ne kete botë ka te
    dreten te gjeje origjinen bilogjike te prinderve te tij. KËtë qeshtje mundem ta
    vijoj edhe per mes një avokati, por e mira e te gjithve do ishte qe te mos me
    shtyni deri aty. tha Lori dhe doli nga kabineti i kryetarit.
    Posa doli Lori nga komuna u degjua telefoni i saj ne çantë. Mori telefonin dhe e
    hapi pastaj iu pergjigjë...
    - Mirëdita Agron, ç(kemi te re ?
    "- Lori, me thanë se Luani ka shkruar per pushime në Durrës, mirepo para se te
    shkoje ka ardhur tek unë, më është kercnuar, gjoja se une jam fajtor per hetimet
    qe ben ti...është i zemruar, duhet te ruhemi nga ai, tani kam frikë, me kuptoni.
    Është qeshtje nderi, nuk mundet te perballoje këtë qe e motra e tij ka fshehur
    një "kopil" ketu e sa vjete...te ne ky është një akt teper i rëndë...te kam
    paralajmruar se do kete pasoja..."
    - Mua nuk më interesojnë fare pasojat Agron, vetem ligjin e drejtësisë e ndjeki
    !
    "- tani është shkaktuar edeh polemika tjeter, tërë qyteza e ka marrur veshë se
    nuk është më ne pytje vetem një vajz, por edhe një çun i humbur po atë
    natë...ketu zihet një mistere, pra mundem te ju ndihmoj vetem fshehurazi permes
    telefonit, nuk duhen te na shofin së bashku...Te kisha kshilluar qe njëhere te
    Page 20

    largohesh nga keto kerkime, kthehu në Paris ..."
    - Mirë pra te mbesim në kontakte, diten e mirë. Do kthehem në paris vetem pasi
    qe ti kryej hetimet e duhura... tha Lori dhe mbylli telefonin e zemruar.
    Duke hecur rruges rrugës këmbesore njerzit e shifnin Lorin me një sy tjeter
    tani, edhe më te bezdisur, njerzit thuaje se frigoheshin edhe nga hija e saj.
    Pa i nderruar dy hapa kur prape u degjua celulari. Këtë here ishte Mentori.
    - Urdhno Mentor, mirë je ?
    "- Jam perlarë mbrëmë me Luanin, gati qe nuk jemi mbytur, per fatë policia kaloi
    ne atë moment aty pari..."
    - Ku je tani, po vij te te kerkoj, po e marr taksin...pritë aty, - tha Lori.
    Pas disa minutave Lori arrin tek Mentori, ia fshinte hundet e pergjakura me
    faculete...
    - Ke mundur te perfundosh edhe më keqë, i tha Lori.
    - Mamit nuk i tregova per kete turnir qe pata me Luanin...u ndam si ne Pat !
    Lorit i shkoi buza ne gaz dhe e perqafoi dhe e mori e shterngoi me dy duart per
    qafe...
    - Tani më ke mbetur vetem ti që me del krahë ne fushaten time, tha Lori.
    - Kurse ti do me mbeshtetesh ne turnir ndoshta, per javene ardhshme.
    - Se besoj se do qendroj me teper ketu pari, do iki njëhere derisa te qetesohet
    gjendja, i tha Lori.
    - Qfare te qetsurit, tash veç sa ka filluar te ndizet fitili ketu ne Vushtrri e
    nuk dihet se ku mbaron....ia priti Mentori me te qeshur.
    - Ku është tash Luani ?
    - Është nisur i zemruar për në Durrës, gjoja se për ti kaluar pushimet por me
    siguri ka shkuar atje me një qellim, ka ndoshta atje motren..ka shkuar i
    hidheruar, kam frikë se do i qeroje hesapet me motren e tij, ështe gjakënxehtë,
    kam frikë se mos do kaloje keqë kjo ngjarje..
    - E çka mund te bejë unë nga ketu ?
    - Asgjë ! tha Mentori.

    - Atje në Paris kur e takova Ilon në "bellaçao" nuk më foli se do hasi ne keto
    veshtirsi, - tha Lori.
    - Ndryshe shifet bota nga atje, largë jemi nga Parisi, tha Mentori.
    - Po mani çka te tha tjeter në telefon ?
    - Më tha; "ruju biro" dhe me qortoi qe e dhash emrin e Luanit.
    - Po sa është e sigurt qe ajo është motra e Luanit ?
    - Më tha se njehere e kishte parë ne tregë Luanin me një moter te tij, por nuk e
    mban mend se cila ishte prej tyre.
    - Po biseden e ish kryetarit ia hape se ç'ka thënë per çunin e gjetur tek lumi ?
    - e pyeti Lora.
    - I thash se edhe ai e ka shprazur thesin, i ka thenë te gjitha...më tha se atë
    natë kur kjo motra e Luanit e ka sjellur foshnjën e saj para derës së jetimores,
    e kam vrejtur se mbante një mantel apo palltë ngjyrë kafe. Kur të nesërmen
    polica e sollen ne orfelina edhe këtë çunin, më tha, u habita se vrejta se çuni
    ishte i mbështjellur më të njejten mantilë qe ia pashë asaj vajzes mbremjen e
    kaluar. Mami më tha atëhere se çunin e kishin gjetur disa fëmijë qe zënin peshqi
    aty buzë lumit, i kane ndegjuar klithjet e tij dhe menjëhere kan lajmruar
    policinë ku pastaj e kane sjellur ne orfelina.
    - Pra, ka mundësi se mami im te kete lindur bineq, një vajzë së pari e pastaj
    ndoshta disa orë më vonë pasi me ka sjellur ne orfelina natën, duke u kthyer
    rruges e kane rrokur dhembjet tjera dhe e ka kuptuar se pret edhe një vajzë
    tjeter ?- tha Lori.
    - Po, shtoi Mentori, mendoj se keshtu ka ndodhur, mirepo se besoj se ka patur
    kohë as që te vertetoje se a është vajzë apo djalë ne ato momente, në mendjen e
    saj dhe te gjdokujt, mendon se bineqet jane ose dy vajza ose dy djemë, te rralla
    raste kemi kur lindin bineq te rrejshem, siç i quajmi... perfundoi Mentori.
    - E si t'ia bejmi tani ?- tha Lori.
    - Nuk di se ç'të thëmë, një detektiv ose një avokat ndoshta do kishte kryer
    punë, policia e dijmi qe nuk mirret me keto punë gjetjesh te njerzve.
    - Tani e kuptoj se mami im nuk e pska patur mendjen kurrë qe te me kerkoje, nuk
    është më ketu vetem çeshtja ime por edhe e atij çunit te gjetur te lumi...
    - Ti, tani a je ne kerkim te mamit tuaj apo te atij çunit ?
    Te më ndegjosh mua, le ate rehat, ku i dihet se ku ka perfunduar, tha Mentori.
    - Edhe këtë nuk e prisnja. E pyete mami Sofien, mamin tuaj, se çka ndodhur me
    çunin, se ku e kane adoptuar e dinte ajo se si e ku perfudoikjo foshnje ?
    Page 21

    - Më tha qe te mos mirrem fare me keto kerkime, më mirë për mua...edhe ish
    kryetari na tha njësoj, merru më mirë me shahun..;haaahaa, ; ishte situat e veshtirë,
    duhej mbajtur sektrete keto gjera qe te mos bezdisej tere qyteti...
    - Nese mami yt nuk e din kete gje se ku ka perfunduar kjo foshnje, kushtjeter mund ta dije atehere
    ?
    - Do e pyesim edhe nje here ish kryetarin, po deshe shkojmi tek ai se bashku pasi ta perfundojmi anketen per gjetjen e mamit tuaj njehere.....
    - Njehere me brengos sjellja e pa kontrollueshme e Luanit posa te mbrrije ne
    Durrës, nuk kam mundësi qe ta kontaktoje
    me telefon te motren e tij qe te mos i ndodhi ndonjë e keqe ?
    - Dalim pra, duhet ta pengojmi një tragjedi, shtoi Mentori...dhe vijoi; Luani para se te me rrokte per
    gjoksi e me shkungulloi mirë, më tha; "a din ti se motra ime është e martuar, ka edhe femij tjere, çka
    mendon se burri i saj do rrije duar kryq posa te marri vesh per ketë "kopilicë" te
    fshehur para gati tridhjet vite ?
    - Kete se kisha pritur as unë, tha Lori. Paskam edhe vllezer une apo motra tjera..;hahhaaa familje e madhe..! Mos ndoshta Luani ka shkuar qe ta
    shpetoje motren e tij nga i shoqi i saj apo te hakmirret ndaj motres ?
    - Shifej se ishte i qartur nga ftyra, i zemruar, i eger dhe i pa
    kontrollushem, mendova njehere se do me shqyej ne dysh...tani ia besoj pakë
    hidherimin e tij. Mendja i ka shkuar se ti do te hulumtosh me tej qofte permes
    radios lokale apo internetit do e gjeje mamin tuaj dhe do e vesh ne pozitë te
    keqe tere familjen e saj, te burrit te saj e gati te tere qytezes..tha Mentori.
    - Mirë, shkojmi apo jo në Durrës ? - tha Mentori.
    - Ti ke henger grushtë njëhere nga Luani, tani radhen e kam unë, behemi
    barazim...tha Lori dhe u drejtuan drejte stacionit te Autobusave.
    - Do e marrim një kombinet janë më te shpejtë, tha Mentori, me vjen keqë per
    shoket qe me presin ne Burim per turnir por nuk kam tjeter mundesi, jam
    angazhuar qe te ndihmoj, tani nuk dua te ju lë vetun.
    - Falemnderit Mentor, nuk do jua harroj kurrë këte te mirë..
    - As unë nuk do e harroj grushtin e Luanit deri sa te arrijë ne Montreal...po
    Rolandin se lajmrove ? tha Mentori.
    - Ku di babi im se ku i bie Durrësi ? Do ia nisi rruges një mesazh teksto...ecim
    pra më shpejtë.

    Ne komun situata ishte keqsue se tepermi, te gjitha planet ishin anuluar,
    turniri i shahut do mbahej por pa shpresa qe te fitoje Mentori qe tani më ishte
    kyqur ne nje pasion pa fund pas Lorit. krytarin e brengoste kjo situat, disa
    sponzor nga komuna qe kishin dhene kontribut ne kete pjesmarrje te Mentorit ne
    turnir kishin anuluar mbeshtetjen e me tejshme te shpenzimeve te tij, aat ishin
    ankuar tek kryetari se do anulonin çdo kontrat me të. Edhe ish kryetari i
    komunes zoti Kastrati ishte marrur ne pytje nga organet hetuse nderkombtare.
    Një polic civil francez e ksihte marrur ne pytje mbi te kaluaren e tij rrethë
    sistemit te adoptimeve qe kan bërë ne te kaluaren para tridhjet vitesh...
    Nepunësi francez mbushi një formular dhe një proces verbal ne nje fletore te
    posaçme, i tha perkthyesit qe t'ia perktheje këte shenim ish kryetarit.
    Pasi e ndegjoi mirë procesverbalin nga perkthyesi, zoti Kastarti iu drejtua
    kmiserit francez;
    - E çka te bejmi tani pas sa e sa vitesh qe ka ndodhur kjo ngjarje, une nuk jam
    fajtor ! thirri i ngermuar ish kryetari.
    - Ne nuk ju akuzojmi, thjeshtë është nje procedur ligjore, te dihet se si kane
    ecur punet atehere ne kete komun.
    - Une si krytar qe isha, kisha dy ligje, te pushtuesve dhe atë te kanuneve te
    maleve...duhe vepruar sipas ketyre ligjeve popullore. Keto dy foshnje qe erdhen
    pa pritur e kujtuar ne komunene tonë per ne ishin si dy meteor te ardhur nga
    qielli, nuk dinim ç'te bejm tjeter perpos ti adoptojmi keto dy foshnje diku sa
    më largë ketij vendi...
    - Mirë, pajtohem me zakonet tuaja zotri, nuk e kemi ndermend tua hjekim keto
    ligje. Ne jemi paqërujtes dhe ndihmës te një krijimit te nje baze shtetrore qe
    neser kur te keni shtetin tuaj ne duart tuaja ta mbani dhe qeverisni më plotë
    rrespekt dhe dinjitete si te gjithe vendet e tjera demokratiek. Nuk jemi ketu qe
    te ushtrojmi demokracine tek ju per here te parë, ne kemi kryer misione tjera ne
    kater anet e boteës per te miren e njerzimit.
    Qellimi yni është qe te ushtroheni edhe ju, po flas tani per kryetarin e ri te
    kesaj komune se di duhet te veproje ne keto raste siç ju ka ndodhur dikur juve,
    çfare duhet te ndermarri kryetari i tanishem i komunes sikur te ndodhte nje rast


    i tillë si ky qe ka ndodhur para njezet e tete vitesh ?
    Pra ne jemi ketu qe ti shtrojmi se bashku keto ligje delikate qe edhe spe
    delikate i perkasin te drejtave te njeriut.
    Zoti Kastrati i pohonte me kokë komiserit dhe gjithnje me kembngulje mbrohej dhe
    tentonte te mbrohej me argumentin se ligjet popullore te atehereshme ishin te
    pashkelura, kodi i kanunit nuk lejonte qe një femër te ketë femij te regjistruar
    pa aktin e marteses, ishte një gjë absurde ne keto anet tona qe te mbahej një
    femij jashte kurores, ai njihej si "kopil" nje femij i mallkuar.
    Komiseri francez e ndegjoi mirë me vemendje zotin Kastrati, i shprehi keqardhjet
    rrethe ketij rasti ndaj shtetases se tyre Lorit e cila e kishte informuar këtë
    zyre pa dijen e Rolandit.
    - Ne do ta marrim ne pyetje edhe Rolandin, babain legjitim te Lorit, megjithese
    Lori është tani e moshes madhore dhe si adulte ka te drejten e saj te kerkoje
    origjinen e saj, pra prinderit e saj biologjikë nuk guxojne ti ikin ketij
    ligjit, jane te detyruar ti nenshtrohen rezultateve te ADN-it, pa marrur rasysh
    a do kete apo jo konflikte ne familje. kjo është e drejta e saj. tani neve na
    intereson deshmija e juaj, te na tregoni saktesishte si ka ndodhur adoptimi i
    ketij femiut.
    - Une ia thash dje Lorit kur ishim ulur para kryetarit ne tavolinë tërë te
    verteten. une isha vetem nenshkrues i kesaj procedure, te gjitha procedurat ligjore i ka
    kryer zonja Sofie Morina, që ishte ne ate kohë mami e qendres
    shendetesore dhe si drejtoresh e orfelines aty ne spital.
    - Lori neve na tregoi edhe rastin tjeter, te një foshnje qe eshte gjetur po te
    njejten kohë buzë lumit, fjala eshet per një çun i cili nuk dihet se ku ka
    perfunduar. Lori dyshon se edhe ky femij vjen nga e njejta lindje e asaj
    nates...
    - E pa mujtun ! u pergjigj zoti Kastarati. me çfare te drejte ju mi hidhni te
    gjitha fajet mua tani pas sa dekadave ?
    - Ne kemi per detyre te marrim hetime, nuk e kemi ndermend te ju akozojmi ne
    asnjë mënyrë. Deshmija juaj lehtëson hetimet e metejshme qe duhet te ndermarrim
    per njohjen e prindit te Lorit e cila duhet t'iu nenshtrohet ushtrimeve te
    analizave per identifikimin e prindësis ndaj vajzes se saj. Pra ne zvatojmi
    ligjet ketu ne komunen tuaj, ligje qe duhet te shqyrtohen edhe ne te ardhmen ne
    vendin tuaj si ne tere boten mbarë.
    Page 23
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 18-06-2010 më 07:55
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  25. #75
    Ushtari i rruges Maska e Eroni_06
    Anëtarësuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    ner dud !
    Postime
    29
    Kreksi ju lutem vazhdo !

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Eroni_06 për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  27. #76
    Ushtari i rruges Maska e Eroni_06
    Anëtarësuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    ner dud !
    Postime
    29
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!............................... ...........................?

  28. #77
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Makina e shkrimit u reparua...

    Luan Dema ngiste makinen e tij me shpejtesi e plotë rreziqe kthesave te njëpasnjishme të rrugëve gjarperore qe ngjiteshin tatepjet dhe zbitnin paparitmas perseri në një etap tjetër te ketij ciklit pa fund duke u perseritur gati se i njejti pejzazh i alpeve te larta madheshtore shqiptare me nje relief te ngitur thepa thepa e qe ngjanin ne male te pashkelura qe aty ketu here pas here nga dritarja e makines vrente nga jashte ndonjë shtepi ndertuar te vjeter ndertuar me gur mu ne maje te një bregore, aty ketu edhe kulla te vjetra pa dritare, si pyrgje te astrologve, vendbanime te izoluara e here here tufa bagetije delesh e dhi hipur mbi shkembij, kuaj e kafshë tjera qe kullosnin ne terrasat adekuate te rrethuara me gur nga fshataret e ketyre rretheve pitoreske plotë gjalleri qe mund te hynin si imazhe favorite ne ndonjë album fotografie.
    Mendimet dhe veshtirsit e rruges si dhe netet pa gjumë nga hallet qe e brengosnin Lunin vinin e rendonin rrugëtimin e tij, ofshante prore, fshinte ndierset me faculete, pinte ujë here pas here dhe prap mendimet e çonin disa dekada mbrapa...
    Si tani i kujtohej Zana, motra e tij binake me Violeten, kur ishte ne shkollen medicinale ato vite ku ende nuk i kishte mbushur te 18-etat, i kujtohej si sot kur ajo nganjehere kthehej me vones në shtëpi pas mbarimit te klases, ftyra e saj leshonte buzeqeshje e hare si një vajzë qe për herë te parë kishte rene ne dashuri...tani i kujtohen keto detaje një pas një, i kujtohej edhe zemrimi i saj pas disa ditesh e javesh kur krejte kishte ndryshuar Zana, më nuk ishte ajo e perparshmja, ne ftyrene saj me nuk lexohej buzëqeshja por ankthi, mendonte se ndoshta notat e dobëta te lendeve në shkollë ia ndryshuan pamjen aqë shpejtë. Pas disa javesh rreshte Zana shkonte shpeshëhere tek tezja e saj në Prishtinë dhe bunte atje me javë te tera, kthehej në shtepi naten, dilte heret në mengjes nga shtepia me çanten e ngarkuar me libra e fletore. Ishte sezona vjeshtore, vishej me rroba te trasha ato dite me shi, vishej si një grua e jo me si nje vajzë si shoqet tjera, releacionet ne shoqerin e saj kishin ndryshuar, me nuk ftonte shoqe ne shtepi, nuk dilte më si dikur as nuk shkonte tek tezja, pasi qe ksihte diplomuar me sukses filloj te vishej me bluzen e saj te bardh si moter medicinale qe praktikonte ne ambulancen e nje fashati aty afer Vushtrris. por nuk zgjati shumë e u izolua, ngeli ne shtepi keshtu tere dimrit te gjatë vetem lexonte libra te ndryshem e degjonte here pas here tranzistorin ne dhomen e saj. As me Violeten me nuk shoqerohej si dikur, motren e saj te dashur, ushqehej gati se fshehurazi pas orarit, me pretekst gjithnje gjoja se nuk ka uri, nuk ka oreks e tjera...
    I kujtohej tani çdo gjest i saj, shmangjet ne rrethin familjar, pikëllimi i saj në ftyrë, vjtjet e ardhjet e Zanes tek një grua e një fshati ne periferi te vushtrris, tek ajo Mania, një grua misterize qe mirrej me magji, thonin per te se ishte falltore qe lexonte jo vetem në mbeturinat e filxhanit te kafes ardhmerine e njerzeve por ajo zotrohej se ka aftesit tjera qe ti gjeje fate njerezeve ti paralajmroje zemrat e thyera e ti bashkoje ato ne raste dashurie. Manien e vizitonin per çdo ditë vajza te reja qe ishin ne halle nga ndonjë lidhje apo nga ndonjë ndarje qe shkatohej mes te dashurve. Flitej e perflitej shumë rrethe saj se mund ti gjeje edhe njerzit e humbur, tua gjeje te interesuarve adresat vendin ku banonte po te vije me nje shenjë nga ai personë dhe njerzit i besonin dhe u ndaheshin te knaqur duke i lëne asaj ndonjë peshqeshe per kete ndihmë, para ai qe kishte, ndonje kokerr veze apo sheqer e kafe, qumshtë apo djathë, çdo gjë qe i vinte ishte i mirese ardhur per kete grua te varfer pa te ardhura qe jetonte e vetmuar ne një copë toke buzê prroit te fshatit aty afer një mulliri me ujë.
    "Ah sikur ta dinja këtë..." - ofshante Luani si i terbuar dhe levizte koken...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 01-07-2010 më 06:41
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  29. #78
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    Ehh
    Bravo Kreksi
    Do Vazhdojm Po

  30. Anetarët më poshtë kanë falenderuar honest për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  31. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Kam qendru deri ne ora 4 te mengjesit duke e lezuar kete histori dhe kur arita deri ketu , nuk e gjeta perfundimin.
    kjo eshte sikur te shkosh ne pus dhe te mos pish dot uje .

    I nderuar mik KREKSI
    presim perfundimin e kesaj historie me padurim .
    nje pyetje
    kjo eshte nje histori e vertete apo nje roman imagjinar ?

  32. Anetarët më poshtë kanë falenderuar maratonomak për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  33. #80
    I vetelarguar
    Anëtarësuar
    13-07-2010
    Postime
    31
    O KREKSI,o burri i dheut
    A ka ba ndeshje me veture Luani gjate udhetimit per ne Durres a po si asht puna qe nuk po e vazhdon?????

  34. Anetarët më poshtë kanë falenderuar CERMENIKASI për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •