Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 111
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga Adaes Lexo Postimin
    Kreksi perfundoje, se na le ne ankth ...
    ...po ajo An lori e shkreta ka prit gati 30 vite per ta gjetur mamin..;e ju s'po pritni sa ti bej detyrat ?...lol !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #22
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298

    Thumbs up

    Kreksi të përshëndes miqësisht .

    Edhe une me shum kurreshtje e kam përcjellë këtë histori që nga dita e parë dhe po pres me padurim epilogun ....Shpresoj që ti besh detyrat më shpejt
    I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë...!

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Enkeleu për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  4. #23
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Historia fillon ne Bellaçao...faqe 1 -8

    Ngjarja fillon në "Bellaçao"...
    Partager
    jeudi 26 novembre 2009, à 19:45 | Modifier l'article | Supprimer
    Tek Ilo, në Restorantine tij "Bellaçao" në një lagje shishë te Parisit, perpos klienteve te huaj nga e tere bota, ne kete lokal te ngrohet me mikpritje nga ulqinaku, vinin aty shpeshe here edhe mysafir e vizitor te perkoheshem qe vinin kalimthi nga trojet shqiptare per te vizituar qyetin e famshem, Parisin.

    Në vitin 2006, hyn në lokaline Ilos edhe kryetari i bashkesis së Vushtrris, i shoqeruar nga një vendas i tij qe jetonte prej dekadash në Paris dhe ky vendos, pas nje vizite Parisit, te ndaleshin per te drekuar në restorantin "Bellaçao" me specialitete italiane ne pizeria...por edhe kuzhine franceze.

    Ilo njohtohet me mysafirin nga Vushtrria, qe hera e parë ishte qe ndegjonte per kete qyteze. Klientet hecin dhe pas dy dite në lokalin e tij hyjn dy vajza te reja, afer te tridhjetave.
    Pasi qe porositin dy pizza, An Lores i shkojne syt tek shqiponja dykrenare qe Ilo e mbante siper banakut. An Lori e shikon me habi dhe ngurron drejte Ilos e thotë " Shqiptar jeni" ?
    - Po, i pergjigjet Ilo, po ju nga jeni ?
    - Edhe une jam shqiptare- ia kthen An Lori e gëzuar !
    - Nuk keni aksent fare, ju duhet te jeni franceze....
    -Jo, unë kam lindur në Vushtrri, kam gjetur ne internet se ky vend është i shqiptareve, është vendlindja ime por asnjehere se kam shkelur me këmbë...
    - Po pse ? - e pyet Ilo...
    - Është histori e gjatë e teper e komplikuar...ia bënë An Lori.
    Pastaj i kthehet e i trgon Ilos se si ajo ishte e adoptuar tek një familje franceze, 5 ditë pas lindjes se saj dhe se si ishte rritur tek keta prinder të dytë qe i konsideronte si babai dhe mami te vertete deri paar disa vitesh kur fillon lufta e fundit në Kosovë.

    Sipas ligjit francez por edhe botror, emri i vendëlindjes nuk humbset kurresesi, edhe pse prinderit e saj adoptiv e kishin emruar ne emrin e tyre dhe kishte nenshteyesi franceze kjo vajzë, prap se prap emri i vendit te lindjes mbetej; Vushtrri !

    -Po mu para dy titve pata ketu Bashkiakun e Vushtrris, kjo po më habit dhe pas dy dite vini ju dhe më thuani se jeni shqiptare dhe se keni lindur në Vushtrri, perpara as qe kam ndegjuar per kete vend, kjo me duket si e pabesueshme, dhe ne tjetren anë me thuani s asnjhere s'keni qene në në Kosove per te kerkuar origjinen tuaj... ! Ju po më befasoni...A keni kerkuar ndonjëhere origjnen tuaj, per ti kerkuar prinderit tuaj te vertetë ? - e pyet Ilo.
    - Jo, perpos në internet kam shtypur "vushtrri" dhe më ka dalur se ky vend gjindet nË Kosovë, diku në Ballkan...me tej ende s'kam kerkuar por e kam ndermend te beje kerkime, kend e kam pasur baba, kend mami..;ta njohe se paku origjinen time se nga jam e ardhur ketu në Francë dhe si kam ardhur...
    - Po prindet e tu adoptiv, te kane thene gjë, apo te kane fshehur origjinen tuaj ?
    - Në fillim po, por dale ngadal me kane thene se une rrjedhi nga një familje shqiptare, per shkaqe "iks" te panjohura posa kam lindur, mami më ka hedhur diku buzë një lumi, afer plehrave, keshtu më ka thene babai im qe me ka rritur...
    -Une se besoj se te kane gjetur në plehra, ia kthene Ilo, sa vajzë e bukur qe jeni, pastaj se bsoj qe femra shqiptare e ka bere kete gjë, ne nuk e kemi tradit një akt te tillë...aqë te ligë, duhet te kene qene rrethana tjera, prandaj duhet te kerkoni te verteten...
    - Po si ta gjëjë te verteten unë kur s'njohë njeri ketu në Paris, Kosova s'ka as ambasad as nuk eshte ende e pamvarun, ku t'ia nisi ?
    - Unë mundem te ju ndihmoj, te thash; para dy ditesh ishte klient ketu ne kete vend ku je ulur edhe ti Bashkiaki i Vushtrris, ku don ti te kerkosh fatbaredhsi më të lumtur se kjo ditë ?
    -Keni te drejtë, thotë An Lori, duhet ta shfrytzoj këtë kuancidencë, sikur se më thrret vendlindja ime, ka ardhur koha, tani i kam mbushur 27 vite, jam edhe mjafë e pjekur. Më duhet te bejë diçka, vite te tera i kam kaluar në dyshime e vujtje te thella në zemer mos te flas per vujtje mendore e psiqike e netet pa gjumë qe i kam kaluar deri me sot, më nuk mundem të rri duar kryq para kesaj drame qe mË ka ndodhur mua, dua ta perballoj te verteten sido te jete ajo, por edhe me ankthë...A thua, a mund ti gjeje prinderit e mi te vertete ?
    - Kush jane ata ? Ndoshta do e gjej vetem mamin, dihet qe sipas rrethanave qe me kan gjetur, ndoshta jam një "kopilicë" fëmij i pa deshiruar ?
    E deshpruar e gati në, An Lori gjeti tek Ilos gurin filozofal, ndoshta shpresen e humbur apo mbeshtetjen e predestinuar !
    - Ku ta gjëj une kete bashkiakun, i thotë An Lori, dhe po e gjeta, sa mund te me ndihmoje e si do te më ndihmoje ai kur kane kaluar gati 30 vite, e mbaj mend se ne luften e fundit gjithqka ështe djegur, ndoshta edhe dokumentet e vendit te amzës ku kam lindur une, vetem ndoshta me ADN, kushtojn shtrenjte analizat, pastaj, pa as nje dokument, ku t'ia filloj une e mjera ?
    - Prit pakë, i thotë Ilo, do e marr në telefon une ate bashkevendasin tënd qe jeton ketu në Paris i cili e shoqeronte bashkiakun e Vushtrris, besoj se permes tij do arrini tek ai dhe do hapni dosjet, nese egzistojn ende...

    faq.2

    Pas pakë Ilo mori lidhjen telefonike me Arianin, emigrantin nag Vushtrrija i cili jetonte e punote prej vitesh ne Paris mirepo ishte koha e pushimeve, Gushti po afrohej dhe si zogjet shtegtar edhe emigrantet ktheheshin ne folen e tyre per te kaluar se paku nje muaj ne gjirin e familjes.

    An Lori nuk e kuptonte as një fjalë se ç'bisedonin mes tyre Ilo e Ariani, me padurim priste se çdo ti thoshte Ilo nga kjo bised, kur Ilo mori lapsin dhe një copë leter, i beri shenje An Lorit qe te shenoje numrin e telefonit te saj, qe te lidhin kontaktete me te panjohurin...
    Ne syt e An Lorit formoheshin shkendija te imta drite nga pasioni qe percillte biseden e dy bashkeatdhetarve te saj ne gjuhen shqipe qe per te ishte hera e parë qe ndegjonte se si flitej dhe qfarë ngjante gjuha shqipe.
    Për An Lorin ishte një zbulim qe shtonte kurreshtje qe ne fjalet e para dhe lekundej si me krenari gezohej nga e papritura. I hyri ne gjokës një guxim i fuqishem, ajo mendonte tani edhe me large diku ne te kalueren e saj, ku ndoshta ne femirin edeh ajo do ta kishte folur kete gjuhe te posadegjuar qe i dukej e pa krahasueshme me as nje gjuhe tjeter në botë...

    "Po, po, te thash se kjo vajza është ketu para meje" i fliste Ilo ne telefon Arianit..."kjo ka ndermend të bëjë hulumtime per te gjetur origjinen e saj, thotë se është shqiptare dh se sipas te atit te saj adoptiv, si foshnje e kan gjetur buzë një lumi, afër një tube berllogu..."
    Ariani ne anen tjeter i thotë Ilos;.."Ilo, kjo është punë delikate, ku ti dihet a ëstË shqiptare apo jo, se atje te ne ka patur pakë serbë, ose ku ti dihet asaj femre, s'ka qene e rehatshme, kjo po shifet nese e ka lene ashtu buzë lumit te shkreten, ne plehra, ...s'ka gjë më zi..e kupton ti " i thoshte Ariani. Megjithese ne ate kohë s'ka pasur berlloge fare me sa e mbaj mend une po tani na ka gjetur belaja me modernizmin se...veq qenë e berllog ka tani aty ne Vushtrri..ani kur te shef kjo frncezja kete sken, ka me u tmerrue edhe ma zi..."- ia bente Ariani ne telefon ku Ilo i kishte ngritur zerin me qellim qe te degjonte edhe An Lori...

    "Degjo Arian, tani kjo vajza mezi rri në kembe ketu paar meje, i thash se do i ndihmoni per te gjetur se ksuh eshet dhe nga vjene, se paku ka lind ne bashkesin tenede, une jam prej Ulqini, po te ishte nga Ulqini kjo, menjehere do e dergoja ne Ulqin ne bashkesi per te hulumtuar se mos gjene ne ato dosje qe kan mbetur ndonje shenjë...pra me thuaj a mund ta orjentosh deri ne vushtrri tek bashkiaku, kjo se din fare shqipen, se paku ti ndihmoje dikushi atje"

    "O po e kuptoj unë problemin e saj mirë po ku me dit se çfare problemi do lind atje te ne, mua me njohin njerzit atje e po shkova me një vajz te pa nënë e pa baba fare, as emer e as mbiemer si dihen, ku me ia nis, dhe se besoj qe është shqiptare, ku i dihet, ndoshat ajo e shkreta mendon se është me origjin shqiptare, ndoshta e ama mund te jetë shqiptare e babai diçka tjeter, ndoshta babai shqiptar e ëma serbe" ?
    - Prit Arian pakë, te pyes kete vajzen, a mos ka ndonje dokument tjeter perpos emrit Vushtrri ?
    An Lori i beri me dije Ilos se koheve te fundit babai i saj adoptiv eshet i pajtimit edhe ai qe te mirrej me kete kerkim, siç i kishte thene disa here asaj "unë te kam marru nga ai vend, une do te kthej prap aty ku te kam gjetur" por An Lori e deshpruar ende nuk e ksihte marrur kete guxim persiper kriheve te saj, vehten e ndiente si një lis pa rrënjë fare, pa origjinë pa identitet...pa te afermit e saj pa askendin ne kete botë...
    Disa here Rolandi, i ati i saj adoptiv i kishte thene An Lorit, keto vitet e fundit, pas luftës së Kosovës, se a thua a ka mbijetuar luften apo jo e ema e An Lorit, a eshte gjallë apo e vdekur, a thua mos ka marrur diku arratin per ndonjë vend te larget te botes si refugjate...?
    Nuk e lenin te qetë Rolandin keto skenat e luftes qe qfaqeshin ne rrjetet televizive te botes ku një popull i tere kishte braktisur shtepit e tyre, disa te djegura, shumë te vrar e te lenduar, para syve i dilte e ema e An Lorit; krahet e hapur duke vrapuar, si ne mjegull, ne kerkim te lirisë apo te vajzes se saj te humbur ?
    Një ditë, kah mesi i Prillit, një muaj pas fillimit te egzodit kosovar, Rolandi i kishte thene An Lorit, "nuk mundem më te duroj kete situat, nuk mund ta shofi më kete televizion...nuk dua as ti ndegjoj me lajmet,a s te lexoj gazetat" ...
    "Pse, babi ?"- iu kishte pergjigjur An Lori... ç'ke ti me keta shqiptaret e Kosoves ?
    "Unë asgjë, bija ime, mirepo ti po..."

    Faqe.3

    Kur i kishin thënë An Lorit në prefekturen e saj se për te udhtuar në Kosovë, ajo s'kishte nevoj fare për viza e as per paseportë, ajo ishte mbetur e habitur...as 1000 kilometra se ndanin Kosoven nga Franca, Ariani i kishte thënë, pasi qe ksihin rënë ne kontakt permes Ilos në "Bellaçao" se atje në Vushtrri, ke edhe gjendarmerin franceze, njesoj si te ishe në Francë, pra mos u brengos se më nuk ka luftë atje...Kosova është e lirë !

    Në fillim Rolandi, i ati i An Lorit, nuk ishte ne pajtim që Luani, kameramani i ri, një djalosh nga Prishtina, të hyje në jeten e tij private por më ne fund pranon edhe këtë propozim "e bëj kete per An Lorin" i thoshte kameramanit. Pleqria e bënte te veten, dikur para 27 vitesh, rrugen Paris- Vushtrri e kishte shkelur më një Peugeot(pezho) të bardh por tani si plakush kishte prer dy bileta pran agjencionit në sheshin Opera, dy bileta vetem shkuese në drejtim te Aeoroportit te Prishtinës. Vete me vete mendonte se ngjarja mund te perfundoje aty edhe ku ka filluar, para gati tri dekadave.
    An Lori dy ditë para se te niseshin në fluturim për në Prishtinë ajo kishte kontaktuar pranë "Institutit Nehandertal Genealogique Live", një profesor te njohur ne kete lami, specialist në ADN i cili e kishte udhëzuar se si dhe se çfarë duhej ndermarrur për te patur sukses kerkimi i prindërve përmes ADN-it.
    Profesori i ksihte thënë An Lorit se e pa muajtun është të gjendet një prind sot permes ADN-it, vetem neqoftëse njeri prej prindeve pranon te beje këtë test dhe ate pa qene fare i detyruar. Mandej ai i kishte thë asaj se ligjistraturen e atij vendit nuk e njeh fare dhe se nuk garantonte se do kete sukses kjo llojë eksedite ne kerkim te paternitetit apo maternitetit.
    Mirëpo An Lori e vendosur qê ishte, kishte blerë disa pako hermetike "modyla testi per ADN", qe nisej nga më të thjeshtat ku veprohej vetem permes jargëve te gojes e gjere te ato më te sofistikuara për mbledhjen e qimeve te flokeve.
    "Tani u bëre në rolin e një detektive" i thoshte me tallje Ariani kur An Lori nxori nga çanta disa doza testi te ADN-it..."njerzit do frigohen o An Lori, do thojnë se mos ke ardhur te kerkosh në Vushtrri ndonjë njeri te kerkuar nga interpoli, ata te shkretit se dijn hallin tënd..." keshtu pra Ariani u lëshua shpejtë në biseda më vajzën e re qe e konsideronte si një moter.

    Dita e nisjes ishte caktuar, e Shtunde, do leshoheshin në Aeroportin e Prishtinës vetëm Rolandi dhe An Lori me Luanin kurse Ariani nisej me vetur per te arritur dy dite më vonë në Vushtrri. Mirëpo, të gjitha nevojat e para si hotelin dhe taksin Ariani ua kishte rezervuar permes telefonit tek kryebashkiaki i Vushtrris te cilin e kishte edhe mik. Ne fillai kryebashkiaku i kishte thënë Arianit se kjo kerkes do i nxjerrte telashe, jo atij personalishtë por qytetrve te kesaj qyteze te vogël që asnjëhere as ësndërr nuk e kishin parë se një ditë, pas tri dekadave gati, një vajz e lindur në këtë qytez dhe e zhdukur mënjëhere posa i kishte qelur syt do kthehej perseri ne vendlindje te saj në kerkim të prindve, dhe ate pa ditur as emër as mbiemer, kjo situat e shqetsonte bashkiakun, e si tere qytezen e tij ta pershkonte kjo rrëmuj ?


    Vajza nga lumi...

    Nga dritarja e avinit An Lori kerkonte më sy Kosovën, e mendonte si një vend të vogël nga lartë, deshironte qe fluturimi te perfundoje sa më parë. Ajo e mbylli një libër qe ishte duke lexuar mbi historikun e Vushtrris në gjuhen angleze, dhe kur doli ne pistene zbarkimit fuqishëm mori frymë.
    - Po marrë perseri ajrë te Kosoves, duket se me ka munguar...leshoi An Lori duke e shiquar ne sy reagimin e Rolandit.


    "Vushtrri, ose Vicianum (Zona e viçave) siç u quajt më parë me emrin e lashtë ilire të saj, është një vendbanim i lashtë popullsisë, e cila daton para Perandorisë Romake. Në fund të shekullit të parë pes, Viciana u pushtua nga Perandoria Romake. Gjatë pushtimit romak, Viciana zhvilluar një ekonomi të konsiderueshme dhe një kulturë të lulëzuar. Pas rënies së Perandorisë Romake, Viciana u transferua në sundimin bizantin. Pas Schism e Madhe e Kishës në 1054, shumica e popullsisë së Vushtrrisë mbetur katolike.
    Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi të zgjerohet në Ballkan. Prania osmane në Vushtrri u regjistrua të parë në 1439. Krijimin e administratës osmane në Vushtrri për të prezantuar islamin komunës dhe ndërtimin e xhamive, bujtina, shkollat fetare dhe hamams (banjot publike) ndjekur. Midis shekullit 15-18, Vushtrri ishte një nga vendbanimet më të mëdha në Ballkan dhe ishte qendra e një Sanxhaku shumë të rëndësishme (njësi administrative) të Perandorisë Osmane.
    Gjatë Luftës së Parë Botërore Vushtrria u pushtua nga Austro-Hungaria. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Vushtrri u inkorporuar në të zonës gjermane të pushtimit. Në nëntor të vitit 1944, administrata komuniste jugosllave është themeluar.
    Në mars 1989, autoritetet e shtetit serb shfuqizuar Kushtetuta e vitit 1974. Kjo çoi në një kryengritje të armatosur nga popullsia e Kosovës, organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila çoi në intervenimin nga forcat e NATO-s (mars-qershor 1999). Gjatë konfliktit, më shumë se 500 civilë shqiptarë u vranë në Vushtrri dhe zonën përreth dhe një tjetër 100 të humbur. Forcat e NATO-s hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999."

    Dhe posa doli perjashta mbi pisten e zbarkimit fuqishëm ajo mori frymë.
    - Po marrë perseri ajrë te Kosoves, duket se me ka munguar...leshoi An Lori duke e shiquar ne sy reagimin e Rolandit.
    Dielli shkelqente këte pasdite te muajit Gushte, bënte vapë e madhe.

    Posa dolen nga nga Aeroporti, An Lori e Rolandi moren një taksi qe i drejtonte për në Vushtrri, afer 40 kilometra qe shtrihej në fushen e madhe te Kosovës ne drejtim te veriut, jo largë Mitrovicës.
    Taksi ndaloi para "Hotel Kalaja" qe ua kishte rezervuar Ariani ku zbriten te dy udhtarët, moren valigjet e tyre te vogla dhe u drejtuan drejt hyrjes së godines.
    Ishin të lodhur nga udhtimi dhe vendosen qe të pushonin.
    Dikur në mbremje dolen për te vizituar qytezen e vogël. Një rrugë këmbësore e ndante qytetin në dysh, në drejtim te perendimit Rolandit i shkuan syt tek ura e vjeter e kohes romake me plotë harqe, kete menjehere e njohu.
    - Nuk paska ndryshuar fare, tha Rolandi, lokalet dhe butikat qenkan ne vendet e tyre, as një shenjë lufte, vetem se vetura ka më shumë se dikur...prit pakë, i thoshte An Lorit, nese do ia arrij ta gjejë Komunen...me duket se aty ku eshte ai flamur aty, tani i kombeve te bashkuara. Njerzit më duken mË te veshur se dikur, ka shumë të rinjë.

    An Lori nuk fliste fare, mendja i shkonte tek "lumi"...
    Njerzit qe shetisnin trotuarve shpeshë here kthenin koken ne drejtim te dy te panjohurve qe shetisnin se bashku krahë për krahë, një vajz e re më nje plakush, ku pas pakë ran ne sy dhe njerzit filluan te shtojne kurreshtjen e tyre; "kush janë keta dy, një plakë me një vajzë të re qe shetisn keshtu krahë për krah ne mes te qytetit ?

    Jo largë qenderes, nja dy kilometra më tej, Rolandit iu kujtua se andej duhej te ishte lumi i qytetit, vendi ku i kishin thën se atje e kane gjetur An Lorin si foshnje, mbshtjellur në një batanije e vetmuar buzë lumit.
    __________________




    faqe. 5

    Derisa hecnin keshtu se bashku Rolandi e An Lori iu afruan bregut të lumit. Papritmas zhurma e një vetures i shqetsoi dhe kthyen koken e panë se ishte nje automjet ushtarakë me ngjyrë te verdhë, siper se ciles valonte flamuri francez dhe me gerrma te medhaja shkruante "gjendarmeria nacionale" sa qe u habit Rolandi nga gëzimi...
    - Qenkan tanet keta, me qon mallin si te isha në Francë tani...
    - Po, Ariani më ka thene se ketu në Vushtrri është sektori francez, nderhyri An Lori dhe ua ktheu më një "bonzhur" ushtarakëve duke i pershendetur me dor..."Janë tanet qe komandojnë ketu...
    - Pse, e ndieni vehten ende franceze edhe ketu ? ia preu Rolandi..;
    - Babi, edhepse jam ne kerkim te identitit tim, pasi më vdiqë mami, ti e dine se ajo do mbetet per gjithemon mamai imi mirepo e ndjej te nevojsheme qe te njohë edhe mamin tim biologjikë, nese kjo eshte gjallë, nese jo, prape uen do kthehem në Francë dhe do mbetem gjithemon franceze.
    Pas pakë perseri vetura ushtarake u kthye kahë te panjohurve dhe u ndal para tyre.
    Një ushtar i pershendeti me dor.
    - "Bonzhur" më duket se ndegjuam qe flisnit frengjishtë...dhe na pershendetet.

    Makina u largua me zhurmen drejtë nje rruge te ngushte qe shpiente per ne qytet ndersa Rolandi e An Lori, pasi u maten nje cope here vijuan te hecin drejte bregut te lumit ku pasi e lane rrugen e shtruar me asfalt moren një rrugicë te vogël në mes manave kaçave dhe shelgjeve arrijten tek bregu i lumit të qetë ku mezi vrehej se ne cilen anë shkonte uji.
    Duke hecur bregut lumit An Lori imagjinonte perseri atë skenen e tmerrshme. Papritmas tre kater qenë iu turren duke lehur dhe mesynë drejt tyre.
    Rolandi me te shpejtë terhoqi pas shpines se tij An Lorin duke tentuar ta mbroje.
    An Lori gerrmuset dhe kapë dy gur, i gjuan qentë ku ata menjehere ikin.

    Nuk vonoi shumë dhe perseri makina ushtarake e gjendarmeris franceze u duk buzë lumit, duke parë një sken te tillë ku keta dy persona rrezikoheshin nga turma e qenve te qartun, dy gjendarm dolen me te shpejtë nga vetura dhe iu afruan qe t'iu dalin ne ndihmë.

    Një ushtar i pershendeti me dor.
    - "Bonzhur" më duket se ndegjuam qe flisnit frengjishtë...dhe na pershendetet më parë.
    - Edhe ne jemi nga Franca, nderhyri Rolandi, kemi mberri sot pas dite ketu, dolem pakez te shetisim, te marrim ajër te paster...mbrenda ne qytet bene shumë vap e madhe.
    - Ajër të pastert ketu, buzë ketij lumit ?
    - Po, ia ktheu An Lori, po benim një gjiro, kemi shprehi keshtu te hecim me babin edhe kur jemi në Francë, ne mberemje dalim e shetisim ne parkë.
    - Mirëpo ketu buzë ktij lumi s'ka njeri, vetem ju dy te huaj, mandej edhe është vend jo aqë i lakmueshem, ka vetem mbeturina dhe klyshë e qenë perplotë të lënë pas dore !
    Tjetri gjendarm ia priti; -mos ndoshta keni ardhur ketu te adaptoni qënë per ti marru me vete ne Francë, kujdes nag dogana, duhet te jen te vakcinuar me pare, mund te kafshoheni nga ndonje qen i çartun, nuk jane fare te vakcinum keta, i tha komandanti. Njerzit nga e tere rrethina vijne deh i leshojnë ketu klysht e vëgjël..;ju e dini qe te ne në Francë mund te kushtoje shtrenjtë një klysh i kesaj races..
    - Nuk do rrijmi gjatë, nderhyri An Lori, do kthehemi ne hotelin tonë.
    - Keni ardhur ne vizit ndoshta tek ndonjë i yni apo ne mision ketu ?
    - Jo, është një qeshtje tjeter, tha Rolandi, nesër do paraqitemi tek kryebashkiaku mirepo perkthyesi yn do vije pas dy ditesh, kemi nevoj ndoshta per ndihmë...
    - Ne jemi ketu ne sherbimin tuaj, per çfardo rasti drejtohuni ne komun tek administrata jonë, te gjithe flasin frengjishtë po edhe shqipë. Ne nuk mund t'ju lemi juve ketu, duhet te na percillni, do ju lemi ne qender, vend kemi ne vetur.

    An Lorit filluan ti shkojnë lotet, e shkrehur në vaj Rolandi ia ferkonte shpinen, me fjalet; "mos qaj bija ime"mos qaj tani"
    - Po më doli tani para syve mami, ta dhash fjalen se do ia kersas një shpullë mu në ftyrë, si ka mundur ? Si ka mundur të më braktise në këtë vend në plehra ?
    Si ka mundësi ? Kush jam unë, ç'kam bërë te keqe qe te kem meriituar një sjellje te tillë ndaj asaj që më ka lindur ? E pa mujtur, me ka braktisur si një klyshe edhe mua...! po e gjeta do ia fus një shuplakë !
    Duke qarë më lotë në breg te lumit An Lori shikonte lumin e kthjelltë derisa Rolandi ia fshinte lotët. Gjendarmet hapen deren e vetures dhe u futen mbrenda ku pas pakë me shpejtesi vetura mori drejtimin kah qyteza.
    Here pas here gjendarmet e kthenin koken prapa te habitur pa kuptuar fare hidherimin e vajzes.

    Faqe 6

    Te nesermen, aty kah ora 9 e mengjesit u degjua telefoni i An Lorit, ishte Ariani qe e lajmronte nga porti i Barit, natën do te kalonin Adriatikun me anijen "Liburnia" ne drejtim te Durrësit dhe pritej te arrije ne oret e vona te mbremjes në Vushtrri. An Lori së pari e hapi biseden, i tregoj se si ia kishin kaluar rruges dhe peripecit rrethë bregut te lumit..
    Mirepo Ariani insistonte qe te presin ate derisa te vinte, ksihte njohtesi te madhe dhe se pa ndihmen e ndonjerit veshtire se do ia arrinte te bie ne gjurmë.
    E keshilloi se pari qe te shkonte me nje prekthyes ne spitalin, ku mendonte ai se aty kishte lindur, ndoshta do te kete sukses qe te gjeje ndonjë gjurmë nga dokumentete e atehërshme, nese egzistojne diku. An Lori pohonte me koke duke i thene Arianit se ajo ishte e revoltuar edhe më teper se deri me tani nga skena qe kishte parë dhe ia bente me dije se nuk kishte arritur ti mbylli syt tere naten, qenet e terbuar dhe ai plehu aty grumbull buzë lumit i kishin mbetur para syve.
    Pas disa minutave ne bised telefonike qe kaloi me Arianin, An Lori i beri me dije Rolandit te beheshin gati, si planë te parë kishin vendosur te shkonin deri ne komunë e pastaj edhe ne spitalin e qytezes. I priste një ditë e ngarkuar.

    Qyteti ishte mbushur perplotë njerez, veturat qarkullonin vargë njera pastjetres, disa nga dritaret e veturave kishin nxjerrur flamurin dy krenar, sipas zhurmes se kllaksoneve vrejten se ata ishin darsmorë qe shumica e veturave mbante tablot e regjistimeve te jashtme nga tere europa, gjermania, zvicra, belgjika por edhe franca...
    Dasma e muajit Gushtë i kishte dhene gjalleri qytezes, shifeshin ne çdo kende njerzit e hareshem dhe pa brenga, si ne nje atmosfer festive ku edhe radio e qytezes pa nderpre emitonte muzikë te llojellojshme me kenge te pa ndegjuara per An Lorin. Ritmi i kesaj zhurme e shtynte se gjendej ne ndonjë vend te lindjes, me kafenet e restoranet e hapura në çdo 10 metra, terasat e bareve ishin perplotë burra e djem te rinje qe pinin kafe dhe duhan e bisedonin mes tyre, rrallë qe vrenin ndonjë vajzë ne rrugë me cigare ose te ulur ne terasa te kafeneve.
    Aty rrethe ores 11 rolandi e An Lori hyn ne deren komunes. U drejtuan para nje sporteli ku një nepunese i priti e buzëqeshur. An Lori kerkoi nga ajo, ne nje anglishte te pastert, nese ishte e mundur te marri takim me krybashkiakun.
    Ajo iu beri shenje te presin një minut, u largua dhe pas pakë u kthye me një zoteri, i veshur me kostum kravat.
    Biseden e filluan perseri ne anglishte. An Lori nxori nga nje portdokument paseporten franceze.
    - Ah, ju vini nga Franca, mirëse keni ardhur ! Nuk flisni shqipë fare ?
    - Jo, jemi francez, ky është babai imi, i thotë An Lori, duke i bere shenje kah Rolandi.
    - Miresekeni ardhur zoteri, ç'farë mund te bejë per juve ? - thote nepunesi duke iu drejtuar An Lorit.
    - Kam ardhur te nxjerri një certifikatë te lindjes...
    - Vertetim te lindjes ? i thotë nepunesi i habitur. keni lindur ketu ne kete qytete ?
    - Po, iu pergjigjë An Lori, duke i treguar me gishtë nepunesit mbi paseporte, vendin e lindjes"born" Vushtrri ...
    - Mirë, ju duhet te drejtoheni tek libri i amzës në zyren atje ne fund te korridorit, ka perplote njerez por do ua beje te mundeshme ndoshta te pranoheni si te privilegjuar, keni nevoj per ndonjë perkthyes ? Më falni, ndoshta mos keni origjinë serbe ?
    - Nuk e di ende...iu pergjigje An Lori, kete se kam menduar, ka shumë serbë edhe ketu ?
    - Po ka patur pakë, me se shumti ne disa fshatra per rrethë por...
    - E kuptoj...i thotë An Lori...
    - Une se kuptova mirë, nderhyri nepunesi. Ju ende nuk e dini se a jeni shqiptare apo serbe, mos ke ndonjerin prind serbë e tjetrin shqipatr apo...
    - Nuk di asgjë, për kete po kerkoj edhe certifikaten e lindjes...me shpres se ka ndonjë shenjë nga e kaluara ime, jeta ime eshte keshtu e komplikuar...
    - Më falni zonjushë per keto pytje qe ju shtrova, nuk do ju lodhi me tutje, me siguri qe edhe ne kabinetin tjeter do mbesin te habitur nga keto kerkimet tuaja. Pritni pakë, do ju percjelli tek byroja tjeter.

    Te percjellur nga nepunesi An Lori e Rolandi thyen turmen e njerzve qe prisnin para ders. Nepunsi trokiti ne der dhe iu beri me shenje qe te hyjnë mbrenda. Pas një bisede te shkurter me koleget e tij, nepunesi mundohej tua spjegoje arsyejen e ardhjes se ketyre dy vizitorve nga Franca.
    - Ku banoni në Vushtrri ?- pyeti një grua nenpunëse.
    - Në Hotel Kalaja...
    - Po, keni një adres, ne cilin vend keni lindur dhe çfarë mbiemri ?
    - Kam lindur pa ëmer e mbiemer zonjë, ia ktheu An Lori.
    - Si t'ju gjeje atehere ?
    - Duhet kerkuar daten e lindjes ne libra te amzes, ndoshta jam diku e shenuar ?
    - Se besoj...vetem spitali ndoshat i ka ruajtur keto shenime. Tri dekada gati, shumë janë.
    - Po prinderit i ke gjallë ?
    - Për ate edhe jam ketu, te gjej mamin tim..
    - Nuk e dini fare si quhet ajo ?
    - Jo, jam e lindur nga prind te panjohur, pastaj me kan adoptuar nga ketu në Francë, më shkurt jam një vajz e humbur, pa askendin...nisi te buzëqeshë An Lori per here te parë.
    - Keni pritur 28 vite keshtu pa ditur se kush e nga jeni ?
    - Po, keshtu ishte situata...
    - Sa çudi ! E si t'ju gjejmi ne atehere pa emer e mbiemer, nuk jemi kompetent ne per kete punë, duhet t'iu drejtoheni ose policis ose spitalit, me ne fund te hapni një shpallje ne gazeten lokale, ose pranë "Radio Vushtrri", nuk di se si t'ju ndihmojmi ndryshe...
    - Po e provoj me kete datë te lindjes ne keto fletoret e medha qe shifni por se besoj...
    Nepunsja u ngritë më ne fund dhe gjeti fletoren e te gjitha lindjeve qe nga viti 1977 e 1978 dhe nisi ti shletoje faqet...
    - Kurrfare rezultati, nuk jeni ne keto fletore, vetem ne spital ka mundesi te gjeni gjurmet eventuale, por veshtirë...
    - Mirë pra, me gjeni një perkthyes te frengjishtes, ketu kam marrur me vete dy fjalor...mirëpo me mirë do ishte me nje perkthyes. An Lori nxori dy fjalor xhepi nga çanta dhe ia tregoi nepunses një fjalor "français-albanais e tjetrin "français-serbo-kroate"...
    - Qenkeni e paisur mirë, nuk i dihet se ku ju qon ky kerkim, duhet menduar edhe te paprituren, Ballkani eshte perplote me mistere por si kjo asnjehere s'kam ndegjuar deri me sot. Nepunsja mori telefonin dhe kerkoi nje kolege te sajen te ciles menjehere i kerkoj një perkthyes te frengjishtes per ti shoqeruar dy francezet deri ne spital.

    Faqe 7

    An Lori insistoi qe te takoje edhe kryebashkiakun, kryetarin e komunes, mirepo ata i thanë se eshtë i zenun me takime te rendesisheme dhe per momentin nuk ka mundesi por neser do kete mundesi ne oret rrethe ores 10-të, keshtu e lane kete takim tek byroja e informacionit. Pasiqe afrohej mesdita, ishte koha e pauzes dhe drekimit, i sygjeruan qe te prisnin aty perballe komunes perkthyesin i cili do i shoqeronte per ne spitale ne kerkime te metejshëme.

    An Lori i dha numrin e celularit neunesit dhe dolen krahë per krahu jashte nderteses dhe u drejtuan perballë një restorani aty ku i tha nepunesi.
    - Jam e deshpruar shumë, mendoja se do gjeja ndonjë gjurmë ne ato librat e amzes...tha An Lori.
    - Duhet te keshë pasion, i thoshte Rolandi, vetem sa kemi filluar kerkimet, asgjë nuk rregullohet mbrenda dites. Pastaj duhet te presim edhe ndihmë nga Ariani posa te vije neser, do e shofim, duhet te na dali dikush ne ndihmë.
    - Si e shof une, ia ktheu An Lori, ketu njerzit qenkan te mbyllur, asgjë nuk ju del lehtë nga goja...thuaja se kanë frikë nga ndonjë pushtuas, tani populli eshte i lirë, nuk ka me diktatur, nga ksuhe kane frikë qe nukë me ndihmojnë ?
    - Morali !
    - Morali ? Po a ka më marrëzi se sa ta gjuajsh femiun tenede në breg te lumit, ku mbetet ketu morali, krenarija, çka mbetet te ruajsh tjeter ?
    - Morali ndoshta e ka detyruar mamin tënd që te ju leje te lumi, nuk dua te behem gjyqë i saj tani...ti e din se edhe te ne ne Francë ndodhin gjera te tilla, fatekeqesishte ne te shumten e rasteve i gjejmi keto foshnje te vdekura ne qese plastike edhe me keqe ne frigorifer...njerzimi eshte çmendur !
    - Mua me intereson per momentin rasti im e jo shembujt tjere ne botë se bota eshte e madhe ! E pa besueshme, tha An Lori, po nuk morem asnjë pergjigjeje deri neser do e provojmi edhe nga ana tjeter.
    - Nga cila menyrë ?
    - Nga ana serbe, ndoshta mami im është serbe, na thane se ketu ne disa fshatra ka patur para lufte edhe disa familje serbe, nuk i dihet.
    - Ketu 99% jane shqiptar, pra gjasat jane te shumta qe edhe mami jote te jete shqiptare, i tha Rolandi.
    - Sido qe te jete un dua te gjeje mamin tim, ate qe me ka lindur, çfaredo kombesie te kete ajo...
    Duke hecur ngadale dhe biseduar arrijten para restoranti "Pizeria" dhe nxuan vend ne nje tavolinë te terases se madhe te mbrojtur mirë nga dielli me plotë ombrella te ngjyrave te ndryshme.
    Nuk vonoi, erdhi kamarieri dhe me veshtirsi me ne fund u kuptuan se çfare kerkonin. An Lori gjithenje e me shume shtyhej ne mendime, ishte e pikelluar dhe teper e deshpruar. Nuk vonoi shumë kamarieri solli dy birra ne tavolinë, pizzat, iu beri me shenje se do vijnë se shpejti.
    - Kemi bërë mirë qe nuk e morem kameramanin me vete, tha Rolandi, do ndihesha keqë para botes edeh une me kete ngjarje...
    - Edhe ti ruhesh nga morali ?
    - Po si çdo njeri në botë, deshiroj te jem i pastert, pse jo...
    - Nuk ka ketu asgje te pamoralshme " një vajz e humbur kerkon mamin e saj pas 28 vitesh" ky titull te frigonte ?
    - Jo vetem titulli por imazhi, ne nje radio ose gazete ndoshta do e kisha pranuar kete iniciativ.
    - Si duket ky eshte perkthyesi qe presim, tha An Lori duke bere shenje me koke ne drejtim te një djaloshi te ri, afer te 30 -etave qe hecte me shikim ne drejtim te tyre.
    - Mirë shumë, qenka i ri, keshtu qe njerzit ne rrugë me nuk do na shikojne ashtu çuditerishtë, sikur te kishim zbritur nga ndonjë planet tjeter, tha Rolandi, do menojn tani se ai eshte dashnori yt e jo une, perfundoi Rolandi me nje te qeshur...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Ketu keni versionin e permirsuar apo te korrigjuar...

    http://renesancailire.blogspot.com/2...-bellacao.html

    vijon.....
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #25
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Ketu keni versionin e permirsuar apo te korrigjuar...

    http://renesancailire.blogspot.com/2...-bellacao.html

    vijon.....
    Si ju duket ky korrigjim tani ?
    ka nevojë edhe per nje dor te lehtë apo mjafton ta lemi keshtu ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #26
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    shum mir ësht Kreksi
    veq përfundo ma shpejt
    t lodhum edhe na duke kërku ta mbarosh sa më shpejt
    vetëm kuptona !
    tung kalo mir

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    An Lori ne kerkim te mamit te saj..
    Ky shkrim duhet korrigjuar, me duhet nje vite qe te nxjerri diçka si duhet, por tani mbasi ia nisa kesaj pune po e qes edeh bruto, prej librit sot nuk jetohet dhe as qe kam ndermend te nxjerri liber, deshira ime eshet qe antarett e forumit dhe internautet shqiptar te lexojne kete rrefim sipas nje ngjarjes se vertetë.
    lexim te kendshem...
    Klikoni ketu; http://renesancailire.blogspot.com/2...ne-spital.html
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Qendra e shendetit...Vushtrri...

    Djaloshi arrijti ne terras dhe iu afrua te panjohurve me një frengjishte te mrekullueshme...dhe i pershendeti.
    - Mirëdita ! Po prezantohem...Une jam perkthyesi, quhem Agron Sopi...
    - Gëzohem ! Une quhem An Lori, babai im Rolandi....
    - Gëzohem, tha Rolandi, e flitni mirë frengjishten, per mrekulli.
    - Po, e kam studiuar në Lozanë, Zvicër para ca vitësh, pas luftes u ktheva ketu ne vendë dhe isha i gëzuar kur gjeta francezet ne sektorin tonë, ksihin nevoj per nje perkthyes dhe menjehere e pranova kete punë.
    -Shumë mirë, tha An Lori, besoj se do kalojmi mirë edhe ne bashkepunimin me ne francezet civilë...une quhem An Lori, ky eshtë i ati im, Rolandi, kemi ardhur per here te parë ne Kosovë, kemi një problem delikat, shpresoj se me angazhimin tuaj do ia dalim më lehtë.
    - Falmenderit ! Kete se kisha pritur se do bashkepunoja edhe me civilet francez, pra jam i knaqur shumë, edhe një eksperiancë e re per mua. Ata nga komuna me treguan thjeshte diçka ne lidhje me arsyen se çka ju solli ketu ne Vushtrri, shpesoj se do kaloni mirë deh me çka kam mundesi do ju ndihmoj.
    - Falemenderit, i tha An Lori dhe vijoi ajo. Po, ketu kemi ardhur dje, po te spjegoj ne disa pika te shkurtera; une thash se ky eshte babai imi por ne realitet, tani duhet te te tregoj në pka te shkurtera, ky eshte babai im qe me ka rritur, perndryshe une kam lindur keta ne vushtrri para 28 vitesh ne vitin 1978, në Spitalin e kesaj qyteze...
    Ishim sot ne Komun, vijoi An Lori, asnjë gjurmë nuk egziston ne librat e amzes mbi lindjen time. Tani me ka mbetur te bejmi kerkime edeh ne Spital, te shikojmi edhe atje dhe mos ndoshta hasim ne gjurmë te ndonje dokumenti....
    - Te çmoj shumë per guximin qe keni ndermarrur An Lori, i tha perkthyesi, kurresesi nuk mundem te imagjinoj se nje vaajz e jona ketu do merrte nje iniciativë te tillë per te kerkuar origjinen e saj, diçka e pamujtur !
    - Pra do shkojmi në Qendren Shendetesore, qe ju i thuani Spital , posa te drekojmi, nuk e di nese duhet të lajmrojmi dike apo te shkojmi drejte ne vendë ?
    - Shkojmi kur te doni, une kam makinen time, ku te jete nevoja unë jam gati në sherbimin tuaj, ska kurrfare problemi.
    - Më mirë edhe nuk kerkojmi, shpenzimet i keni nga ne plus edhe si perkthyes, në rregull ?
    - Ne rregull, pajtohem, ia ktheu Agroni.

    Pasi drekuan, te tret dolen nga Restoranti duke hecur ne drejtim te makines se Agronit. Ai ua hapi porten dhe u futen ne makine e cila drejtohej drejte Qenderse Shendetesore te qytezes se vogël, qe shtrihej nja 2 kilometra nga qendra.
    - Shpresoj per ju, sot eshte e hënë, do gjejmi aty drejtorin e spitalit, me te njihemi, me ka ndodhur te kem punë aty shpeshehere. Babain e kam patur te sëmur aty, para luftes. Pas luftës kur u ktheva menjehere u martova dhe me lindi ketu vajza e parë Flora, tani ka dy vite, është shendosh si vera.
    - Shumë mirë, qenkeni baba tani...
    - Po po por jeta ketej është bërë e veshtirë për ne te rinjet, i shef , ne mes te dites sa enden, te gjithë te pa punë, enden poshtë e lartë pa kurrfare perspektive...
    - Po isha une ketu para 28 vitesh, nderhyri Rolandi, shifnja vetem nxënes kur leshoheshin nga shkolla dhe punëtor kah mbrëmja kur u leshoheshin nga puna, me duket se ka patur plotë uzina ketu, çka ndodhur me to ?
    - Disa jane mbyllur, me demokratizimin çdo gje eshte bere edhe ketu private, pas luftes jane bler ato nag disa biznismen, ishte fabrika llamarines, ajo e konfekcionit e shumë te tjera...por sot rinija pret diçka tjeter. te gjithe dojne te pasurohen shpejtë...tha Agroni.
    - Do behet mirë shpresojm edhe per kete popull, te gjitha shtetet e bllokut komuniste po e kalojne kete fazë, pastaj do normalizohet situta.
    - Te lumt goja, e dhashte Zoti behet mirë, tha Agroni qe shiqonte te gjeje diku nje vendë per tu parkuar, po ndalemi ketu para Spitali.
    - Vetem edhe një, gjë, tha Agroni. Ti An Lori, nuk ke asgjë tjeter deshmi perpos emrit te Vushtrris, as nje dokument tjeter ?
    - Jo s'kam...
    - E çka duhet ta pyes unë drejtorin e Qendres Shendetesore ?
    - Ti thuash shkurt e trup, nderhyri An Lori , qe kjo vajzë ka lindur ketu para 28 vitesh, më 13 Mars te vitit 1978. dhe se eshte e interesuar te kerkoje mamin e saj, çka ti them tjetër ?
    - Mirë pra, dalim ? Na prifte e mbara, Zoti te ndihmofte moj vajzë e mirë se te ka pru Zoti perseri ne vendlindjen tende. ..
    Ndertesa e Qendres Shendetesore te qytezes ishte i vogël, dy katëshe, por i renovuar pas luftës, më një fasad te bardhë, nga pamja e jashtme duke qe kishte qetesi, posa e hapen deren e hyrjes se nderteses te tret iu drejtuan byros se informimit ku aty i priti një grua e re me uniform te bardh deh e buzqeshur.
    - Mirdita....foli i pari Agroni.
    - Mirëdita, Urdheroni ? pyeti infermjerja.
    - Jam i shoqeruar më keta dy miqët qe vijn nga Franca, a ka mundesi ta takojmi drejtorin, ju lutemi zonjë ?
    - Po menjeherere, pritni aty ne sllen e pritjes per pacientet, do vije t'ju kerkoje vete drejtori, tha ajo dhe rroku telefonin e sjelli nje numer.

    Nuk kaluan pesë minuta kur hyri ne sallen e pritjes drejtori dhe u pershendet me ta. Agroni filloi ti tregoje atij qellimin e vizites se tyre, ku drejtori here pas here rrotullonte koken...
    - Një rastë i pa parë deri me tani tek ne...do shofim se çka mund te bejmi, por asgjë nuk ju premtoj. Më the se ishin ne Komun më parë apo jo...
    - Po, nga Komuna dolen...
    - Mirëpo, ne polici a keni pyetur dike, mos ndoshta kane ndonjë gjurmë ?
    - Jo, u pergjegjë An Lori, do e provojmi njëhere ketu mos ka ndonje dokument në arkivin e spitalit...
    - Ku ti gjejmi ato arkiva tani, jane te gjitha ne armane qe asnejri si ak prekur as kujdesur per to qysh prej dekadash, asnjehere nuk na kan hyrë në punë. Do i hulumtojmi se bashku pra...ejani pas meje.
    Kaluan korridorin dhe u leshuan shkallve ne perdhese, drejtori ndezi driten dhe u gjenden para një dere ku siper ishte ngjitur nje etiket me gerrma te medhaja" Arkiva" mirëpo drejtorit i ra ndermend se i duhej çelsi i deres. Iu beri shenje te presin dhe u largua. U kthye pas disa minutave me çelsa ne dor dhe e hapi deren. Mbrenda ne ate dhom te vogël ishin renditur ne te tri muret deri ne plafon kutija me emra dhe shifra duke treguar datat e viteve te kaluara.
    - Keto ketu me te rejat jane te pasluftes, qe nga aty e deri en qoshin tjeter kemi dekadat e para luftës, viti qe na intereson neve është pra 1978, ketu fillon qe nga 71...deri 80....shtoi Drejtori.
    te shkojmi tani te gjejmi muajin Mars.
    - Une e kam marrur ketu më 20 Mars 1978 tha Rolandi, An Lori me siguri ka lindur diku rrethë 15 Mars...78.
    Drejtori mori nga vitrina një regjistër ne dor ku shkruante "materniteti Mars 1978"
    - Ketu duhet te jetë, çfare emri ka patur An Lori si foshnje, ju kujtohet ? iu drejtua drejtori, Rolandit.
    - Nuk e di, iu pergjigjë Rolandi, unë e Pagezova, An Lor, "vajza nga Lumi" pasiqë me treguan se e kane gjetur buzë lumit... Më thanë se ajo ështe gjetur teë nesërmen, posa ka dalur e ema nga spitali...
    -Qe, ne kete regjistrim jane te gjithë emrat e nënave qe kan lindur në muajin Mars, gjithesejt 15 lindje, 8 djem e 7 vajza. Njera mes ketyre duhet te jeni ju, iu drejtua An Lorit.
    - Tani jemi afër, mbetet te dihet se cila jam une ne mesin e ketyre 7 gocave...
    - Emrat e mbiemrat e ktyre fëmrave poashtu jane te identifikuara, por, se besoj se mami yt eshte paraqitur me emrin e saj te vertetë, ndoshta është regjistruar me ndonjë ëmër tjetër, me librez te ndonjë shoqes së saj ? Pra mund ti marrim parasysh edhe rrethanat e kohes se atehershme, per një femër kishte shumë pengesa te lindte foshnje ne një qender shendetsore, nese nuk ishte e martuar, e nje foshnje jashte martese, duhet te ju themë, edhe sot eshte veshtirë e pranueshme ketu ne kete qytez te vogël ku secili e njehe fqiun e vetë. Sipas mendimit tim, mami yt ka mundesi qe te kete lindur diku tjetêr, ne shtepi te saj ose diku tjeter, por jo në kete qender shendetesore...
    - Ka mundesi per nje fotokopje te ketyre 7 ëmrave qe kane lindur vajza ne kete kohë ? pyeti An Lori.
    - Më vjenë shumë keq zonjë, ne nuk kemi te drejtë te ju leshojmi një fotokopje me keta ëmra, kjo është qeshtje e mbrendshme e qendres shendetesore, nuk guxojmi kurresesi, te hulumtojmi mbi jeten e te tjerve ne s'kemi te drejtë, sa i perkete juve po, mirepo pasi qe nuk dijmi as ëmer e as mbiemer te mamit tuaj kurresesi ne nuk mund te bejmi hetime te metejshme, ndoshta vetem policia i ka keto mundësi e jo spitali.
    An Lori e zemruar edhe njëhere, leshoi sytë poshtë, nga merzia, ishte aqë afër së vërtetes dhe nuk kishte te drejtë ta prekte këtë deshmi.

    Drejtori ua beri te ditur se ne oborrin e Qendres Shendetesore nuk kane kurrfare te drejte, por mund ta provojne ne menyra tjera..ti pyesin njerzit pse jo...
    - Mos harroni, iu drejtua Drejtori Rolandit. Nese te kujtohet vendi se ku e keni nxjerrur letren apo vertetimin e marrjes së foshnjes ndoshta ata mund te ju ndihmojnë.
    - Lejen e adoptimit më ka leshuar Komuna, mirepo aty nuk gjetem asnjë shenjë ne librat e amxës, ku ti mbaj mend une tani aat persona ?
    - Duhet kerkuar pra Kryetarin e Komunës së atehershem, ai duhet te ju drejtoje.
    - As ata nuk e dinin se ksuh është ajo grua qe e ka humbur foshnjen, perndryshe do ia dergonin në shtëpi me polici dhe do e burgosnin...tha Rolandi.
    - E si ta gjejmi ndryshe perveqëse më në fund te beni ndonjë lajmërim në kerkim te personave te humbur, ketu pranë radios sonë lokale ose gazetes, mënyr tjeter nuk di se si ta gjëjmë te shkreten...tha Drejtori.

    U pershendeten me drejtorin dhe moren portene daljes nga Qendra shendetesore duke hecur me hapa te ngadalshem. Rolandi e An Lori mbanin koken ulur dhe mendonin ne heshtje kurse Agroni i veshtronte me keqardhje dhe disahere rrudhte krihet, ngushtohej nga mos suksesi i ksaj ankete. Ai iu beri më shenjë drejtë një lokali kafeterie qe ishte perballe oborrit te Qendres shëndetesore, qe te shlodheshin per një moment par se te niseshin.
    Moren nga një pije freskuese, bente vapë e madhe këte pasdite.
    An Lori vrejti se kishte një mesazh ne celular.
    - Ariani posa ka mbrri. Neser do takohemi me te...i tha Rolandit.
    Pastaj iu drejtua Agronit e i tha;
    - Arianin e njohë nga Parisi, para se te niseshim kendej u morem vesh me të, me ka premtuar se do me ndihmoje me sa ka mundësi, permse një miku te tij ai na rezervoi edhe hotelin ku jemi instaluar. Por, mos u brengos, nuk dujm ta shqetesojmi shumë ate, ti do jesh perkthyesi yni derisa te jemi ketu Vushtrri....
    - Si te doni ju, e thash, me sa kam mundesi do ju ndihmoj ku te jete nevoja do ju shetis me makinen time, kete e keni te garantuar prej meje, qe mundet edeh ai miku nga Parisi diçka me ju ndihmuar mua nuk me ngelet hatri fare, mos u ngushtoni per kete gjë, te kuptohemi...

    Ne këto çaste prapa tavolines se tyre iu afruan dy gra, njëra e re e tjetra e moshuar, i kishte kaluar mbi te pesdhjetat...
    Mbanin qendrim te friksuar. Iu drejtua me e reja Agronit. Më falni, ne jemi mamië ne qendren shendetesore, kjo është kolegia ime Tina, degjuam për rastin e një bebes që është gjetur te lumi para gati tridhet vjete, e kësaj Tines mënjëhere i ra nder mend...ky rast e më tha te shkojmi t'iu rrefejm kete ngjarje mos ndoshta ju duhet...
    Tina iu afrua më sy të perlotur An Lorit, i veri dy shuplakat e dorës mbi faqe pastaj u shkrehë e tera në lotë duke qarë...
    - Zoti është i madh, i thoshte Tina, qe ku te ka sjell prap ne vendlindjen tende, bija ime...oh ! e gjora vajzë !
    An Lori e tronditur u ngrit nga vendi, percillte Agronin derisa ai bisedonte me ate gruan tjeter e nderpreu Agronin...
    - Kush është kjo grua, pse qanë keshtu ! Mos është ...mami ?
    - Jo, jo, nderhyri Agroni, është një mamië, infermiere qe eshet kujdesur për ty posa te kane sjellur nga lumi...punon ketu ne Qender Shendetsore.
    - Fare nuk ke ndryshua, kushedi ne mesin e sa bebave do te kdiha njohur prapë, i thoshte Tina deh fshinte lotët nga dhimbja.
    - Gati sa nuk më lëshoi zëmra, ofshani An Lori ! Po dridhem akoma...Unë u frigova se mos ishte kjo mami im ...! .... uffff ....më është rrenqethur krejtë trupi.
    Agroni nisi te degjonte Tinen qe i rrefente se si ajo ishte kujdesur dikur për këtë foshnje te gjetur tek lumi, si i ka dhënë gji një grua e fshatit dhe se si e kanë shpetuar mjekët ku pas pesë ditësh ka ardhur një familje nga jashtë dhe e kan marrur pergjithemone me vete si femiun e tyre...

    ============= vijon==========

    link; http://renesancailire.blogspot.com/2...-bellacao.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 09-12-2009 më 20:14
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Ne kerkim te mami Sofies

    Agroni nisi te degjonte Tinen qe i rrefente se si ajo ishte kujdesur dikur për këtë foshnje te gjetur tek lumi, si i ka dhënë gji një grua e fshatit dhe se si e kanë shpetuar mjekët ku pas pesë ditësh ka ardhur një familje nga jashtë dhe e kan marrur pergjithemone me vete si femiun e tyre...

    Mënjëhere Agroni ia perkthebte An Lorit se çi thoshte Tina, e cila luante koken.
    - Pyte se a kam lindur ketu në Qendren Shendetësore apo jo....
    - Jo, nuk ka lindur në Qender shendetsore, se po te kishte lind ketu ne do e kishim njohur beben menjehere. E shkreta ka lind ndokund tjeter, ndoshta aty afer lumit te shelgjet dhe vetun, ka hjek e shkreta nënë...vetem Zoti ndoshta e ka shpetuar, shpresojmi te jete gjallë, tha Tina...
    - Kjo tani emrin e ka An Lori atje në Francë, ky është babai qe e ka ka ardhur atehere ketu dhe e ka marrur An Lorin me vetur prej Parisi.
    - Zoti te ruajte, lavdi te qoftë, e paskeni rritur si vajzen tende, zoti ju shperbleftë.
    Rolandit flluan ti vijnë ndermend kujtimet e atyre dekadave te shkuara, u mendua një çastë dhe e pyeti Tinen permes Agronit.
    - Thuaj, a është gjallë ende një mamië tjetër, ajo qe më ka percjellur An Lorin në dor, ty nuk te mbaj mend...
    Pas pakë Agroni i kthen pergjigjeje....
    - Kjo thotë se ajo grua qe ka punar ketu me mua deri para luftes e kam parë disa here në treg, mirëpo pas luftes më se kam parë, po thotë. Disa i kan thënë se me refugjatet ka shkuar ne Kanada, e ka një djal po se di a e ka ktu a atje. Ajo quhet Sofie, e qujshin te gjithë mamië Sofa....
    Sipas kësaj gruaje, vijon Agroni, mamië Sofa e ka sjellur ketu në qendren shendetesore An Lorin e vogël qe policia e kishin gjetur buzë lumi duke qarë, thojnë se femijet aty duke nxjerrur peshqi e kanë pa dhe kan shku e kan lajmru në polici e ata janë ardh e te kan marrë... dhe mamië Sofa masanaj është kujdesur derisa ka ardh Rolandi nga franca e te ka marrur.
    Te gjitha marrveshjes pastaj kane shkua ne mes te saj dhe kryetarit teë komunes.
    An Lori nxori bllokun e saj te shenimeve dhe shënoj këtë emër menjherë duke e nenvizuar dhe i tha Rolandit e Agronit ....
    - Duhet pa tjeter ta gjejmi këtë mami Sofa, ku banon dhe si quhet djali i saj...
    Agroni iu beri me dije se nëse mami Sofa jeton tani atje largë në Kanada vështirë do kene te hyjnë në kontakt më të. Kanada është në tjetrin kontinent...
    Qendruan keshtu një kohë të gjatë para kafeterisë duke biseduar dhe dikur u ngriten te gjithë, Tina më kolegen e saj u drejtuan kah porta e Qendres shendetesore kurse Rolandi e An Lori me Agronin u nisen per te vetura, here pas here Tina kthehej mbrapa dhe i bente shenje me dor An Lorit.

    http://renesancailire.blogspot.com/2...-bellacao.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 10-12-2009 më 12:29
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #30
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    I B;
    Histori e dhimbeshme ,do te doja te ndihmoj ne kete ngjarje un jam prej vushtrrie,do te duhej te dihej koha ,stina e vitit dhe si ndodhi qe Francesi e ka dite se gjendet atje prane lumit vajza,kush i ka treguar mdonje burim informacioni prej francezit kontaktet me njerezit ketu ne ate kohe dhe nje foto e vajzes tani si duket ndoshta do ti biem ne gjurme per prinderit e saj.
    Dhjetor 02 në orën 6:47.MD · Fshije
    =======================================

    G U:
    kreksi je i vecante, e lexova me sy kritik. Ju faleminderit.
    nëntor 27 në orën 1:57.PD
    ===============================================
    L Q/
    Urime kreksi..Do e lexoj perseri me me vemendje...
    nëntor 27 në orën 12:14.MD

    ================================================== ======

    V Q:
    Nje ngjarje shume interesante.
    Reale !
    Sa e dhembshme dhe tragjike.
    Po ti kushtohet me teper kohe e te punohet me tej,me nje dore te vertete shkrimtari,mendoj se del nje novele e plote dhe teper mbreselenese ...Gjithsesi eshte nje rrefenje e vertete nga jeta dhe si e tille ka mjaft vlera !
    nëntor 30 në orën 10:39.PD
    ================================================== =======
    Ilir Berisha:
    Histori e dhimbeshme ,do te doja te ndihmoj ne kete ngjarje un jam prej vushtrrie,do te duhej te dihej koha ,stina e vitit dhe si ndodhi qe Francesi e ka dite se gjendet atje prane lumit vajza,kush i ka treguar mdonje burim informacioni prej francezit kontaktet me njerezit ketu ne ate kohe dhe nje foto e vajzes tani si duket ndoshta do ti biem ne gjurme per prinderit e saj.
    Dhjetor 02 në orën 6:47.MD
    ================================================== =====

    F K:
    Edhe pse nuk ju njof kreksi, e lexova historikun e jetes, me la pershtypje shume edhe pse heren e pare kurr ka ardhe ne Vushtrri ne Kosove une jam njoftuar me te per te paren here dhe kam jep maksimumin per ti njoftur prinderit e saj. Komplimente.
    Hën ora 10:02.PD

    ================================================== ====
    V Q:
    Bukur kreksi, duket qe ke bere nderhyrje te nevojeshme e qe jane pozitive. Persa i perket titullit,do te rekomandoja ta shkruaje ne italisht " Bella Ciao", mendoj se keshtu eshte me interesante dhe e kuptueshme,per nje rreth me te gjere. Tani,s'mbetet gje tjeter veç ta shohim te botuar,si novele ....
    Urime !
    Sot ora 1:08.MD.

    ================================================== ========
    Kreksi:
    Sa i perkete botimit, kam ndermend njehere te botoj ne internet falas edhe pse me merre kohë ky rrefim, po ia kushtoj An Lorit dhe mamit te saj te shume vuajtur, te dyja viktima te traditave tona te tmerrshme e qorre...sa qe edhe fikcioni do tmerrohej nga kjo ngjarje tronditese... por reale !

    Falemenderit edhe njehere per ndihmen qe me japni.
    11 orë më parë

    ================================================== ====
    kreksi:
    Falemenderit Vasil,
    më duhet nderhyrje e miqeve pse jo, jemi ne epoken e re...shumë me vend e ke, ne fund do e zgjedhi kete titull qe me rekomandoni por per momentin per shkake se ne internet do kete teper kerkime dhe i kam ikur ketij "bumi" se ne te vertete restoranti mbante emrin "çao bella" por i kam ikur edhe ketu reales sepse "ç" te madh nuk e kam ne tastiere dhe njehere me shkaton mundim ta gjeje...dhe u mora me çpikje...si kjo "bellaçao"..lol !
    Sot ora 8:46.MD.
    ================================================== ====
    A V:
    O kreksi une jam nji mik i vjeter i Ixxxx dhe nese don me te vertet ti ndihmoni kesaj vajze keni emisionin ne TV KLAN njerez te humbur dhe mendoj se ata do ju ndihmojne tung.
    nëntor 26 në orën 6:00.MD
    ================================================== ===

    kreksi:
    Ke shumë te drejte i nderuar por ngjarja eshte kryer gati se ne heshtje para 3 vitesh, une po e nxjerri vetem thelbin e ngjarjes. Ështe interesante se edhe une e kam leshuar kosoven ne te njejten kohe me An Lorin dhe per çudi vetem 3 kilometra na ndajne mes nesh...
    Pra, me ka mbetur e vetmja rrugë qe te shkruaj sado pakë kete ndodhi per te mos mbetet totalishte ne injorancen tone, se na perket te gjithve...

    nëntor 29 në orën 8:49.MD
    ================================================== =========
    I N:
    I dashur miku im i vjetër,
    falemnderit për artikullin!
    nëntor 21 në orën 6:41.MD
    =====================================
    kreksi;
    Ke te drejt, por, kjo ngjarje ishte delikate, ka njerz qe edhe nuk deshirojn te dalin ne ekrane...pastaj edhe ka kaluar kjo faza e kerkimeve, fundin e ngjarjes njehere nuk po ua tregoj...te me falni, se shpejti do e perfundoj...mbrenda 10 diteve...falemnderit per propozimin tuaj. kalofshi mirë.
    nëntor 26 në orën 7:02.MD
    ================================================
    kreksi;
    Ke shumë te drejte i nderuar por ngjarja eshte kryer gati se ne heshtje para 3 vitesh, une po e nxjerri vetem thelbin e ngjarjes. Ështe interesante se edhe une e kam leshuar kosoven ne te njejten kohe me An Lorin dhe per çudi vetem 3 kilometra na ndajne mes nesh...
    Pra, me ka mbetur e vetmja rrugë qe te shkruaj sado pakë kete ndodhi per te mos mbetet totalishte ne injorancen tone, se na perket te gjithve...

    nëntor 29 në orën 8:49.MD
    ================================================== =====
    SKIFTERI&12.05:

    -shum interesante dona tregosh perfundimin.
    ================================================== =====
    honest:

    - O Kreksi
    Vazhdo Mor Vlla Se Na Shkatrrove
    ================================================== ========
    bindi:

    - Pershendetje kreksi, histori e dhimbshme!...Po presim si do perfundoj!?...
    ================================================== ========================
    honest:

    -Gjatjeta Kreksi
    Përfundo Vllau Jem Se Marova Shum Ndodhi Interesante
    Porkam Qef Ta Di Përfundimin
    Shpresoj Se Do Mbaron Pozitivisht
    ===============================================
    honest;

    - Tung Kreksi
    Na E Ke Lan Omel
    Osht Ni Fjal Popullore Nga Tokat E Mia
    ===============================================
    Troyan:

    - Vazhdo o Kreksi vazhdo...
    ================================================== =
    Troyan:

    - Brravo Kreksi, histori shume e bukur Mezi e pres fundin..
    ================================================== ==============
    honest;

    - valla bre Kreksi t´lumt
    veq met naj qite...
    kqyr n´t munjsh n fund t javës n´qoft se spunon pëfundo vllau jem se mushknit e bardha t zeza maj bane
    hahahah
    tung mos keqkupto
    ================================================== ==============
    Adaes;

    - Kreksi perfundoje, se na le ne ankth ...

    ================================================== =================
    01-12-2009, 19:11
    Enkeleu;

    Kreksi të përshëndes miqësisht,

    Edhe une me shum kurreshtje e kam përcjellë këtë histori që nga dita e parë dhe po pres me padurim epilogun ....Shpresoj që ti besh detyrat më shpejt
    ================================================== ====================
    honest:

    - shum mir ësht Kreksi
    veq përfundo ma shpejt
    t lodhum edhe na duke kërku ta mbarosh sa më shpejt
    vetëm kuptona !
    tung kalo mir
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  12. #31
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Titulli ka ndryshuar...!
    "Vajza nga Kanuni maleve"
    A jane viktimat e Kanunit epshe te dashurisë se vertetë ?

    Makina qe e kthen kohen mbrapa...

    Une nuk po e marr vesh se si ata te Klan Tv po e kryejnaqë shpejt misionin e tyre per një or po pershkruajn 30 vite vuajtje te njerzve te mjere e te humbur ?
    Po me duket ata e kane zbuluar makinen qe e kthen kohen mbrapa...
    ...une mbarova nate e dite tuj shkrue e kurrgja s'bana..; jam ne gjysem te rruges ende ne shekullin e XX.....;hhehhehhe ...!
    une nuk jam makina qe kthen kohen mbrapa..lol !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 12-12-2009 më 21:38
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  13. #32
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Titulli ka ndryshuar...!
    "Vajza nga Kanuni maleve"
    A jane viktimat e Kanunit epshe te dashurisë se vertetë ?
    !
    Kerkoj falje nga antaret se me duhet te beje ca ndryshime: si pari tek emri i një personazhi..
    aty kam bere gabim qe e kam vene emrin e ketij personazhi ketu ne kete rrefim pa pelqimin e tij, prandaj kjo ankes me detyron ta ndryshoj dhe ta nderprej njehere kete rrefim...

    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #33
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    U mbyll tema per kete vit..do ju lajmrohem vitin e ardhshem, shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  15. #34
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Na e fute o Kreksi... Po ben burri kshu
    Really Dude... Get A Life!!!

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Adaes për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  17. #35
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Agroni ndiqte veturen drejt qendres se qytezes dhe ndaloi po aty ky i kishte marrur dy klientet e tij. Lori e Rolandi edhe ata dolen nga vetura duke i dhene nje shikim rrugës kembsore. Trotuaret dhe rrugicat e dyqaneve dhe bareve ishin mbushur plotë me njerez, qarkullimi i veturava tani ishte ndalur. Dielli kishte filluar te skuqej kah perendimi duke u mshefur pas maleve te
    Qiqavicës.
    - Do shetisim edhe pakë ketu ne sheshin e qytetit apo don te kthehemi ne dhom per tu çlodhur pakë ? -ia beri Lori Rolandit.
    -Ti mund te rrish si te duash, une po shkoj te shtrihem pake, jam i ldhur.
    - Mirë babi, shko pusho, do rri pra me perkthyesin, vij te marrë pastaj pos te freskohet edhe pakë...
    Rolandi u drejtua kah "Hotel Kalaja" kurse Agroni e An Lori ecnin me hapa te ngadalsuar ne mesin e turmes se njerzve.
    - Nesër na pret edhe një ditë e ngarkuar, ne ora dhjetë, mos harro qe kemi takim me kryetarin e komunes, besoj se do na dali ne ndihmë, se paku te na veje ne kontakte me ish kryetarin e atyre viteve, shpresojmi se gjendet ketu.
    - Une nuk e di se cili eshte ai, i njohe vetem keta te kohes se fundit, te vjetrit smë kujtohen...tha Agroni.
    - Mami Sofa, vetem kjo mund te na ndihmoje, si ta gjejmi ate nese eshte ne Kanada, eshtee kot... ia priti Lori.
    - Prit, tha Lori, do shkoj në Sberkafe, ka tri ditë qe nuk e kam hapur adresen time elektronika..
    U futen mbrenda dhe moren nga një pije pastaj An Lori shkoi te konsulltonte kompjuterin qe i urdheroj një zonjë.
    Agroni e priste ulur ne banak duke u menduar, nxori nga xhepi telefonin e tij dhe beri një numer.
    " Mirëdita Petrit, si jeni, si kaloni, si i keni punet..."
    "..ndegjo Petrit, tu kisha lutur, a mundesh te me ndihmosh diçka"...
    "...Nga vitet 78 deri 80, e njehë kush ishte pergjegjëse në Qendren shendetsore te lindjeve ?"
    "...Sofie Morina...po ?"
    "..po djali i saj, si e ka emrin ? "
    "..Mentor Morina...po?...shahist i njohur ? "
    Ne keto momente Lori iu afrua Agronit duke i dhene shenjë se asgjë te re nga mesazhet elektronike...
    "Mirë, falemenderit Petrit, do degjohemi, te tregoj pstaj më gjersishtë, shendet"..;deh mbylli celularin.
    - Kam një lajm te mirë, e gjeta se kush është kjo mami Sofa, tani më kujtohet pakë. Burri i saj punonte në gjermani si shumica e vendasve nga ky vend dhe një dite ai nuk kthehet më, thuhet se atje është martuar më një vajzë gjermane dhe më nuk është kthyer kurrë. Sofie morina është kujdesur vetun për djalin e saj Mentorin i cili jeton ketu diku ne afersi te qytezes, thuhet se është shahist i fortë, ka ardhur nga Kanada vetem per te marrur pjesë ne turnirin e madh qe organizohet për çdo vite ketu ne Vushtrri dhe në Burim, një qytezë tjeter me në perendim mbahet finalja keto dite.
    Do mundohemi ta kontaktojmi ketë Mntorin, e ëma e tij ka ngelur atje ne Kanada, s'kemi si t'ia bejmi ndryshe, i tha Agroni.
    - Një hap i suksesëshem permes celularit, do ua di per nder, i tha Lori dhe dolen jashtë nga Siberkafe.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  18. #36
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Agroni i propozoj Lorit te shetisnin tek Ura e vjeter e Gurit, aty mu afer qendres.
    Duke hecur ne drejtim te ures se gurit, para tyre u ndal një gjip i atumjeteve ushtarake franceze, ku nga dritarja nxori koken i njejti komandat qe kishin takuar buzë lumit dite me parë...
    - Mirdita, jeni ende ketu pari, pyeti komandanti, e paskeni zgjedhur edhe perkthyesin kete here, e njohim, eshtë burrë i mirë...e pershendeti edhe Agronin nga largë...
    - Tani ju njohta, tha Lori, do qendroj deri ne fund te javes pastaj do kthehem ne Paris.
    Komandanti doli nga automjeti dhe iu afrua Lorit.
    - Me vjen keq te ju thëmë por ne kabinetin tonë kemi marrur disa informacione ne lidhje me arsyen e ardhjes suaj ketu ne këte vend. Nese nuk ia arrini dot te depertoni mund te na kontaktoni ne zyren tonë, me gjithe mundesit do perpiqemi te ju ndihmojmi, tha komandanti.
    - E vertet eshte se ketu gjindem per kete qeshtje, nuk e di se sa do kem sukses.
    - Per çfare do rasti ne jemi te gatshem te ju japim mbeshtetjen tonë, kalofshi dite te mirë.
    - Falemenderit, ia ktheu Lori dhe komandanti hypi ne gjip dhe vijouan rrugen.

    Qe në oret e para te mengjezit ne dyert e komunes kishin filluar te hynin nepunësit njeri pas tjetrit, shifej ne hecjet e tyre se ishin teper te nxituar. Mbrenda ne sallen e madhe te mbledhjeve ishin grumbulluar dhjetra nepunes qe pershperisnin mes tyre më zë te ulet. Te gjithë kishin zënë vende rrethë një tavoline ovale ku per një çast u hap dera dhe hyri një burrë i gjatë qe kishte kaluar mbi te pesdhjetat, iu dha shenjë me dor qe te uleshin dhe zuri vend ne ballë te tavolines. Ishte kryetari i bashkësisë.
    Pa një heshtje kryetari hapi nje dosje dhe nxori një flet dhe e lexonte në heshtje. Ngriti koken dhe i veshtroje nepunesit per rrethë.
    - Te nderuar zonja e zotrinjë, sot jemi mbledhur ne kete tubim per te diskutuar rrethë një qeshtje te jashtezakonshme qe me siguri shumica e juaj ketu jeni ne dijeni. Keto dite ne komunen tonë është paraqitur një vajzë e re, me nenshtetsi franceze, por e cila revandikon origjinen e saj pranë kesaj komunes sonë. Mbrëmë me mori drejtori i qendres shendetësore ne telefon ne lidhje me viziten e kesaj vajze ne qendren shendetsore. Ajo pra ka ardhur ne vendlindjen e saj per te kerkuar se nga rrjedh dhe cilet jane prinderit e saj, me shpres se paku te gjeje identitetin e mëmes se saj e cila e ka braktisur qysh si foshnje. Tani e rritur, vajza ka vendosur te beje hetime per te gjetur mamin e saj, siç me thanë, ishte edhe ketu ne komun per te kerkuar ndonjë dokument ku ne baz te tij ndoshta do vije deri tek ndonje shenje per gjetjen e prindit ta saj.
    Te gjithë pra jemi para një dileme, para një rasti unik qe asnjehere deri me sot nuk jemi provuar ne vendin tonë e lere me ne kete komun. Nuk po i ceki tani rrethanat e hipotezat se si dhe per çfare arsyje e ëma e kesaj vajzes qe tani quhet Lori atje ne Francë, e ka larguar nga gjiri foshnjen e saj. Ne nuk mund te jemi ne vend te saj qe te paragjykojmi rrethanat e kesaj ngjarje, jemi mbledhur ketu qe ti ndihmojmi kesaj vajzes qe ta gjeje mamin e saj, me sa kemi mundesi, edhe pse e dijmi se është veshtir qe sot te gjenden gjurm ne dokumentacione, dhe pastaj, edeh po e gjetem emrin e kesaj gruaje, ju e dini se ketu jetojmi ne nje vend ku ende jane ne fuqi traditat shekullore te Kanunit te maleve, mirepo me ardhjen e demokracis keto barriera kan rënë, tash jemi ne boten e lirë e jo nene diktatur, duhet ti zbatojmi ligjet nderkombtare, si e dini, jemi edhe te mbikqyrun nga institucionet e huaja dhe ligjet e kanunit me nuk hyjn ne procese ligjore.
    Veshtirë është edhe per personin qe e kerkojmi, imagjinoni se kjo nënë qe e ka lene kete foshnje para 28 vjete buz lumit, mund te jete sot nënë e kushedi sa femijve, e martuar ndoshta dhe mund te jete motra e jona e secilit prej neve ketu, imagjinoni njehere konsekancat, tronditjet, thashe e themet, grindjet qe mund te qojne edhe deri tek ndonjë dram dram ne komunen tonë? Si t'ia bejmi hallit tani dhe si ta presim kete vajzë ne sot ? ketu eshte qeshtje delikate, qeshtje nderi, qeshtje jo e lehtë per ne qe ndoshta atje ne Francë do ishte lehtë dhe pa konsekuanca gjetja e kesaj nëne.
    Së shpejti pra, ne ora 10 do pres ketu ne kabinetin tim ketë vajzen tonë, mirepo dua qe te konsulltohem edhe me ju se si t'ia bejmi dhe deri ne cilen shkallë jemi ne gjendje ti ndihmojmi Lorit.
    Tani pres edhe edhe pyetje e pergjigjeje nga ju nepunesit e kesaj komune qe jeni te gjithe ne kete rast edhe keshilltaret dhe bashkëpuntoret e mi ne kete komun. E dua patjeter mendimin tuaj.
    Te gjithë kishin ulur koken poshtë para dosjeve te tyre, nuk degjohej as një zhurem, mbretronte qetesi totale.
    - Flisni, ju lutem, ç'keni tani qe nuk flisni, dje nga ju degjohej ne byrot tuaj tere diten vetem se ky rast e tani ketu keni ulur koken, duhet te dalim nga ky hendek, mos sotë neser...
    U ngrit zonja e oficines se librave te amzes, ajo filloi ti tregoje kryetarit se si e ka pritur kete vajzë ne byron e saj dhe se eshte munduar te gjeje ndonjë shenjë te mundur te egzistences se kesaj vajze por pa sukses.
    - Unë nuk di se çka mundem te bej tjeter për këtë vajzë, më vjen shumë keq por kur nuk kemi as një dokument se kush jane prinderit e saj, si ta gjejmi te ëmen e saj ?- tha ajo dhe veshtroi te gjithe koleget e saj per rrethë qe rrinin te heshtur.
    Fjalen e mori edhe një nepunës tjetër. Ai tha se do ishte ne gjendje ti kontrolloje te gjitha dosjet mbrenda ktyre ditve, dhe se ishte i gatshem qe te kontaktoje edhe ish kryetarine komunes, qe ishte i vetmi deshmitar e kohes i cili kishte nenshkruar kete adoptim te kesaj foshnje.
    - Mirë, tha krytari, duke iu drejtuar ketij nepunësi, sot ke per detyr te shkosh tek ish kryetari, adresen besoj se do ta gjeni lehte, banon ketu afer, prapa kinemas se re, merri te gjitha shenimet dhe emrat e personave qe ishin prezent gjate ketije adoptimi dhe mi sjellni ketu.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  19. #37
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    E mira nuk ka fund, por as e keqja...!

    Dy faqe i lexova me vëmendje. Diç përafërsisht e tillë me ka rastisë që thonë një fjalë popullorçe “ka krisur ke këmbët e mia”. Kemi provoja të hidhura që na i ka imponuar pushteti i paskrupullt, mentaliteti prapanik që shpesh e përmendët Kanunin (po kush e njeh ligjin e kanunin, kur shumëkush nuk e njeh vetën e vet), rrethanat egoiste dhe me plotë urrejtje përsëri në strukturën e popullatës së pa emancipuar, xhelozia, shumë e shumë faktor tjerë. Plotë dy vite jam duke u përpëlitur të shkruaj një ngjarje të tillë tragjike, ku pjesë e kësaj ngjarje jam edhe vet. Por jam sakat si prozator (romancier), poet qe hiq, por nuk kam as sens të artit frazeologjik që të shkruaj siç thotë populli me rrotulla dhe emra tjerë. Sikur ti përdorja emrat e imagjinuar me siguri për lexuesin kishin me qenë shumë interesant dhe kishin me dhënë vlerësimet e tyre shumë frytëdhënse, të mira dhe me plotë kriticizëm, por për mua me duket si një shtazë natyrale të fus në kafaz dhe të artificializoi.
    Shumë forumist shkruan fjali të padurimita për të përjetuar përfundimin e kësaj episode tragjike edhe unë doja të citoi fjalën e urtë popullore: “kur e mbytë qenin gjuaje në përrua!” Po ja fjalët e fundit rreth sugjerimit se a duhet shkruar emrat e vërtetë apo të imagjinuar, më bënë që të tërhiqem nga fjalia popullore e cekur më parë. Shpesh me ka shkua mendja të citoi edhe fjalë e popullit “çfarë humbë mos u gjete!”
    Qysh se në shkrimet e Juaja për “sofrën e Drenicës” e kam vërejte se sipas meje jeni shumë real dhe i pa shibla siç thotë populli ynë. Por çfarë të bëjmë, kur unë jam një person që gjithmonë kam kërkuar mekanizëm që ka forcë dhe metodë për të kthye këtë popull në binare të drejta dhe duke flakur njëherë e përgjithmonë veset e prapambetura: lëvdatat, kryeneçësinë, kokëforcinë, përvetësimin e veprave të huaja ose stolisjen me vepra të veprimtarëve të vërtetë, imitimin e njerëzve që çdo gjë kanë dhënë për vatan e vet as kund nuk janë, kërcënimet e në fund edhe vrasjet.
    Kisha me preferua që çdo forumisti që shkruan në gjuhën shqipe të instaloi programin për korrekturën e gjuhës shqipe, i cili program me ka ndihmuar shumë, se edhe për nga gjuha kam qenë shumë sakat. Unë jo që e lexova, por edhe sikur të shkosh deri në fund të kësaj episode të dhimbshme, për mua nuk kishte pasur farë rëndësie përfundim të kësaj episode, pasi që po e imagjinoi përfundimin duke u bazuar në përjetimet e mia që i kam përjetuar që 65 vite. Ky rrëfim është një ndër shkëndijat e tragjedive që kemi përjetuar si ato të shkruara edhe më shumë të pa shkruara. Nj lloj tragjedie të tipit të tillë e ke edhe në librin e Dr. Muhamet Shatrit për Ibrahim Graincën. Ju përshëndes
    Ndryshuar për herë të fundit nga salihaj : 20-12-2009 më 20:05

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar salihaj për postimin:

    Kreksi (08-02-2018)

  21. #38
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Pershendetje i nderuari salihaj, ke plotë te drejtë, aty sidomos kur thua per emrat e imagjinuar, eshte pastaj ne fillim veshtir qe ti ndrrosh emrat e tyre por une te ksiha kshillue qe te fillosh ngjarjen ashtu si e ndjen ti me emra te vertete dhe ne fund, kur te perfundosh rrefimin beri nje ndryshim emrave me progam te paisur ne Word keshtuqe ngjarja nuk hup fare vleren...;

    Pasatj edhe aty qe e ceke se ka gabime gramatikore ne kete rrefim, çka eshte e saket dhe nese ke vrejtur me mirë shkruaj kur diskutoj me forumista se sa ne kete shkrim sepse kam dilema edeh une per arsye te thjeshtë se kur shkruaj une shkruaj si ne hipnoz dhe shumë shpejtë, si vetima keshtuqe gabimet nuk me interesojne forte se mendfoj qe do i permirsoj me vonë...dhe po ia nisa te mirrem edhe me permirsime drejtshkrimore kurrë nuk kryhet...
    Pastaj problemi tjeter eshte se ngjarja zhvillohet ne nje vend ku edeh une e njohe mire kete dialekt dhe po ia nisa e te shkruaj ne gjuhen letrare i humbet kuptimi i i ngjarjes e dialogjeve me se tepermi...
    Pra vendosa ta shkruaj me gabime keshtu live, ndryshe do ishte po te doja qe ta botoja kete rrefim ne liber.
    Tani sa i perkete atij programit korrigjues une nuk e kam ate dhe se di se sa do me ndihmoje, ndoshta do ta provoj nese me dergon linkun se ku ta gjeje...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  22. #39
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Ne takim me Kryetarin
    ==============tregimi vijon========

    Ju te tjeret duhet te mirreni edhe me gazetaret e radios lokale, hapjau kete qeshtje qe te mos shpallin ndonje lajm pa qene te sigurt ne te dhenat e sakta. Mesa u njoftova, kjo Lori ka ndermend më në fund që ti drejtohet me nje shpallje kesaj radios sonë, te jemi te gatshem ne çfardo eventualiteti mos te keqeperdoret ky rast e perhapen thash e theme se pastaj mbaron keqë kjo iniciativ e saj per neve se ajo tek e fundit, ska edhe çka te humbi me shumë...duhet te ruhemi pra. A ka ndonjeri ndonjë propozim tjeter ?
    - Po zoti kryetar, çoi doren një nepunes tjeter, unë kisha me propozue qe ne sitin tonë oficiel aty tek rubrika e njerzve te humbur, ku dihet se jane te zhdukur nga lufta edhe 100 persona, ta vejmi bashkangjitur ketu edhe kete rastin e Lorit...
    - Ide e mirë, u pergjigjë kryetari, po çka te shenohet ne te kur nuk dijmi as emer as mbiemer te asaj femre qe e ka humbur foshnjen e saj ?
    -Thjeshtë, iu pergjigjë nepunësi. Kerkohet një grua e cila e ka humbur foshnjen e vetë, një vajzë ne vitin 1978 ne muajin Mars, nuk jane njeqind veta qe kan humbur femijt e tyre ne kete kohe, eshte vetem ky rast....
    - Jo nuk bënë keshtu, s'do kete efekte, foli një tjeter. Se besoj se kjo grua do kete internet e ndoshta as kompjuter, do shkoje huç ky plan.
    - Ajo gruja ndoshta s'ka internet por tani te gjithe te rinjet e te rejat kan internet dhe orë te tera i kalojne ne siberkafe, dhe posa keta te rinje do e lexojne kete shpallje, me siguri se do iu tregojne edhe prinderve te tyre ne shtepi qe po kerkohet një grua...
    - Kjo metod nuk vlen tha kryetari, te rinjet nuk iu tregojne me prinderve te tyre se kane humbur kohen ne siberkafe, me se miri do ishte qe te publikohet nje fotografi e lorit ne sitin tone me tekstin poshtë; Jam Lori, kerkoj mamin tim te humbur me kete date...pra shumë thjeshte, pa hyr ne detaje se askush nuk do lajmrohet po u cek se kjo eshte nje foshnje e gjetur buz lumit, një "kopilicë", kush guxon te lajmrohet, askushi !
    - Vertete tani po e shofim qe kemi rene ne hall te madh, telashe do na nxjerri kjo kopilicë, tha nepunëi i cili e kishte shoqeruar Lorin paar ca ditesh tek byroja e librave te amzes.
    - Po edhe t'ia mbyllim deren nuk kemi te drejte, ketu i kemi francezet, tek e fundit ajo do shkoje edhe tek ata per t'iu kerkuar ndihmë, eshtë jo njerzore nga ana e jonë qe te rrijmi keshtu duar kryq, dhe tani une po behem gati te iki per pushime, nuk guxoj te lë komunen ne nje kaos te tillë...Tani me la edhe pa pushime kjo vajzë....
    Ne der hyri një hottes e pritjes e cila i beri me dije kryetarit se ajo vajza me te j'atin e saj dhe perkthyesin kishin arritur me kohë te caktuar.
    - Ti ftojmi qe te vijnë ketu ? pyeti kryetari.
    - Nuk prishë punë, le të vijnë, ti sqarojmi punët se bashku si duhet.
    Kryetari i beri shenjë hoteses qe te hyjnë.
    Pas pakë ne der u duken Lori, Rolandi dhe Ahroni, te gjithë u ngriten nga vendi dhe filluan shterngimet e duarve rrethe e rrethe tavolines pastaj ua sollen tri karrika aty pranë kryetrai dhe zuren vendë. Perballë Lorit nepunesi qe kishte propozuar qe te hapnin ne sitin e komunes nje rubrik te posaçme per kete vajzë te humbur, ai nuk ia ndante sytë Lorit, e veshtronte qe nga floket e saj te gjata, sytê, ftyren, ia shiqonte edhe levizjet e duarve te saj, gishtat e deri te majet e thonjëve, pastaj vetullat deri edhe qerrpiket, sytë e tij ndiqnin çdo levizje te saj, çdo buzëqeshje te lehtë te saj dhe here pas here ulte koken i menduar...
    Nepunësi tjeter qe ishte afer tij nga e djathta i dha një prekje me brryl qe tia terhiqte vrejtjen dhe i pershperiti;
    "Luan, mos e shiqo ashtu vajzen se nuk bënë...."
    Dikur erdhi ne vehte Luan Dina dhe ofshani duke e ferkuar ballin me dor, një rrebesh ethesh e ksihin kapluar tërë trupin e tij qe nga mbrendsia e stomakut, ftyre e tij kishte marrur ngjyrë te kuqe, zgjati doren dhe mori një gotë ujë dhe e piu më nxitim....

    Nder kohë nisi i pari biseden Agroni e po i spjegon kryetarit tërë ditene djeshme qe kishin kaluar ne qendren shendetsore ne kerkim te ndonjë dokumenti, pastaj i tregoj edhe rastin e mami Tines e cila iu kishte rrefyer me lotë ne sy rastin se si e ksihin gjetur Lorin
    buzë lumit dhe si e kjo mami ishte kujdesur per të...
    Agroni i treoj me tej edhe per një mami tjetër, mami Sofa qe ishte Sofie Morina e cila ishte marrur edhe me adoptimin e Lorit ne prezencen e ish kryetarit te komunes. I tregoj se Sofia gjatë luftes si refugjate ishte strehuar me djalin e saj Mentorin ne Kanada dhe se njeherit ishte e pa mundur ta kontaktonin.
    - Mentori, shahisti ? nderhyri kryetari.
    - Po ai, pohoi Agroni.
    - Ka ardhur ketu në Vushtrri para ca ditesh nga Alberta, e presim per pjesmarrje ne turnirin e shahut qe do mbahet se shpejti ketu në Vushtrri dhe ne Burim...
    - Jam interesuar edhe unë, i tha Agroni, me tregoi një mik i imi...besoj se do ta gjejmi dhe ta pysesim nese mund te na lidhi ne kontakt me mamin e tij ne Kanada, Lori tek kjo ka shumë shpresa...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 21-12-2009 më 17:35
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  23. #40
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    ===== vijon======
    - Patjeter se duhet kontaktuar edhe Mentorin, ta japi une pastaj numrin e celularit te tij, kemi shpres se do e fitoj kupen e shahisteve kete vitë. ..
    Kryetari iu dha premtime Lorit e Rolandit se do perpiqen me çdo kushtë qe te grumbullojne sa më shpejtë deshmi rrethe ketij rasti dhe se do ti hapnin dosjet posa te gjenin ish kryetarin e bashkesisë së Vushtrrisë ku menjehere do ta venin ate ne dijeni. lori pastaj i percjelli edhe pershendetjet e Arianit i cili se shpejti edhe ai do i vije ne ndihmë, per momentin me nje mesazh qe kishte marrur, kishte vendosur te qendroje tri dite ne Durres.
    Lori i tregonte kryetarit nismen e kesaj avanture qe kishte filluar ne "belalçao" tek Ilo, ku edhe ai kishte kaluar dite me parë ne te njejtin vendë...Kryetari luante koken nga habija se si fati e ka sjellur mu ne kete restoran edhe Lorin, i jepte te drejte qe ka marrur kete guxim ne kerkim te mamait te saj.
    Me ne fund u ngriten te gjithe, takimi perfundon me shterngime duarsh, perseri Luan Dina u pershendet me Lorin dhe qe te dy u shiquan per disa qaste pa ditur fare te shkemmbejne as një fjalë dhe me ne fund u ndan.

    Në Vushtrri nuk kishte nevojë fareqe Lori te shpallte në radion lokale rastine e saj ku mbrenda tri dite te terë banoret e kesaj qyteze mësuan se kush ishte Lori, e dinin qellimin e vizites se saj dhe kur dilte nga hoteli apo kur shkonte ne siberkafe ose kur shkonte ne furrtore per te blere burek te gjithë e shiqonin Lorin qe hecte me hapa te ngadalshem, pa u nxituar fare, pa u drojtur nga shiqimet e te tjerve, edhe kjo ishte mesuar me shikimet e tyre te habitshme qe reflektonin njerzit ne ftyrat e tyre, te ngrira, gati se e tere rruga kembsre levizte ne ngadalsim.Në rrugën këmbësore kamarierët posa e vrenin nga largë dilnin dhe e ftonin ate qe te ndalej ne kafeterit e tyre, per ta ishte knaqesi e madhe ti sherbeje te vetmit turistë te ardhur nga perendimi ndoshta por edhe ishte me teper kurioziteti qe i shtynte ndaj kesaj vajze, çuditeshin se nga e ksihte marrur guximin qe te kthehet ne vendlindje te saj pas 28 vite ne kerkim te mamit te saj qe as emrin nuk ia dinte.
    Lori kishte lënë takim pas dreke me Agronin aty ne perfundim te rruges kembesore, derisa Rolandi i lodhur kishte preferuar te shlodhej, nuk e duronte vapen e psadites.

    Agroni doli nga vetura dhe i beri shenjë Lorit se ku ishte garuar dhe me hapa te shpejtë Lori iu afrua vetures dhe hyri ne te. Makina mori drejtimin kah dalja e qytezes dhe u kthyen majtas menjehere moren rrugen qe shpie per ne Burim, 40 kilometra ne perendim te Vushtrrisë.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •