Kishim bere rruge gjithe diten. Koka e Blertes udhetonte mbeshtetur leshuar pas xhamit, me syte veshtrimshuar e gjysme te mbyllur perhumbur mbi copezat e pejsazheve rurale. Dukej sikur na anashkalonin, ndersa ne te vertete ishim ne, natyrisht, qe i linim pas. Sjellje tipike prej Blerte. Gdhihej kurioze si kotele dhe e vinin ne gjume, zakonisht te pakenaqur, tingujt e programit te saj radiofonik te preferuar. Ne fakt, as vete nuk isha me edhe aq entuziast. Dita kishte qene thjesht e nxehte, e pluhurosur dhe gjithe-gjithe e merzitshme. Kisha ne trup bezdine ngjitese te tre kater pale djerseve te perthara dhe perpiqesha te evitoja ndjesine e pakendshme te zhgenjimit, qe me kishte bere me dhimbje koke.

Nga Tirana nuk ishim nisur edhe aq heret. “Madamat”, qe ishin pozicionuar ne sediljen e gjate pas shoferit, mezi ishin tundur. Por ne fund te fundit udhetonim kryesisht per qejf. Pastaj dy zonjat me floke te lyera e te prera shkurt ishin koordinatore te programit. Kjo i pajiste me pushtet thuajse absolut dhe natyrisht, i vishte me imunitet nga huqet e vogla, si ai i te vonuarit kur duhej nisur heret. Ato te dyja ishin figurat me te rendesishme te shkalles tone hierarkike, pas shefit te madh nga Kanadaja. Kurse une, qe i isha bashkengjitur “trupes” vetem prej pak muajsh, s’kisha ne dore te tjera karta, vec simpatise, qe mund te zgjoja me sjelljen time capkene prej gaztori te fshatit dhe celesave te kashtes, qe me kishin besuar me shume zemergjeresi. Nuk eshte se me behej vone edhe aq. Me OJQ-te nuk fitohej keq, sidomos po te konsideroje se, para tyre – dhe eventualisht pas, kur kohes se “lopeve te majme” ti vinte ngordhja, - i kaloja ditet duke prishur me pikatore, ne kafenete buze bulevardit, “frangat” qe vazhdonte te me kalonte im ate.

Kishim bere rruge gjithe diten. Rruge gropa gropa qe shkiste mes fushash te djegura nga vapa me ne sfond kodra, e pastaj male. Kishte shtepi gjate rruges, here te rralla e te shperndara larg njera-tjetres e here ne grumbuj. Grupe shtepish te rrethuara me gardhe, me veranda ku bente hije. Disa nga shtepite ishin te reja, disa akoma ne ndertim e siper. Mbi shume nga shtepite e paperfunduara valeviteshin flamure partish.

Ne Lezhe u kthyem per ne ishull. Rruga nuk ngjante te ishte e shtruar, por bente nxehte dhe balta ishte e thate dhe e presuar. Anes rruges udhetonte nje kanal i mbuluar nga kallama. Kishte vila te lezetshme ne degezimet ne krah te rruges, pjesa me e madhe te ndertuara vone. Restorantet reklamonin peshk dhe ne u kryqezuam disa here me fshatare me bicikleta dhe nje here me nje qerre ngarkuar me bar. Rruga perfundonte atje ku dikur ngrihej Klubi i Gjuetise. Madamat ruanin kujtime jo me pak dinjitoze se ato to kontit Ciano. Ashtu si na u shfaq ne, lipte meshire. Ne oborr kishte nje kasolle te madhe me vetrate duralumini dhe shume kasolle me te vogla me ne mes tavolina druri. Kishte nje ure te vogel te harkuar bllokuar ne mes nga trungu i nje shelgu te prere. Nen ure kishte akoma pak uje te ndenjur ngjyre te vjelle. Kasollja duhej te tregtonte nje menu te plote. Kjo ama kur kishte drita, gje e cila mesa dukej nuk ndodhte shpesh. Madamat moren nga nje kafe turke te zjere mbi gaz. Godina e klubit dergjej germadhe. Kishte mushkonja me shumice dhe na duhej te benim fresk gjate gjithe kohes. Ikem shpejt dhe rruges pame edhe njehere lokalet-vila. Nuk u ndeshem me me qerre.

Lezha nuk te linte ndonje pershtypje. Pervec, ndoshta, varferise se zakonte te provinces Shqiptare dhe antenave satelitare qe vareshin thuajse ne krah te cdo dritareje. Nga larg pame monumentin e Lidhjes.

Rruga per ne Shoder ishte akoma me e djegur. Asfalti leshonte afsh dhe ne te majte shtrihej nje lugine e gjere qe perfundonte me male. Edhe fusha ishte e djegur dhe leshonte afsh. Ne krah te kundert, te mberthyra pas shkembit ngrinin koken banesa te rralla. Kasolle te verteta prej derrase rrethuar me gardhe. Brenda shumices se gardheve kishte dhi. Kasollet merrnin energji nga shtyllat qe ngriheshin pergjate rruges. Kishte gardhe edhe nga ana e fushes. Por jo shtepi. Vetem gardhe per kope dhensh e dhish. Pjese te fushes ishin te punuara. Bente shume nxehte dhe njerezit ishin te rralle.

Shkodra i ngjante nje katundi te madh. Kishte shume njerez anes rrugeve dhe mbi trotuare shisnin perdhe’. Kishte shume kjoska, si kudo dhe rruget ishin te keqija. Diku hapej nje grope e madhe sa per dy makina dhe pak me tutje ne krah te rruges kishin parkuar dy police trafiku motorriste me xhaketa te zeza lekure. Punet qe duhej te mbaronim i mbaruam shpejt. Ata qe takuam u treguan shume mikprites e shume te miresjellte. Morem vesh se ne mesdite nuk kishte as uje, as drita. Mbaruam pune shpejt dhe vizituam Rozafen. Liqeni dukej bukur nga lart. Edhe Drini dukej shkeqyeshem. Dita ishte e kthjellte e pa re dhe nga maja e kalase gjithcka dukej bukur. U ndalem aty per dreke. Lokali nuk ishte i keq. Kishte pak kliente. Dy te huaj dhe nje shef policie kishin parkuar fuoristradat jashte lokalit. Ne nuk na kishin lene te hynim me makine. Roja i deres na kerkoi para. Madamat dhe Blerta bene fotografi. Une bera nje me te gjithe, nje me Blerten dhe nje me shoferin. Ndoshta duhej te kisha bere edhe nje vetem. Horizonti nga lart dukej i mrekullueshem.

Ne kthim u perpoqem te udhetonim shpejt. Rruga ishte mizerje dhe kishte trafik. Ne degezimin per Velipoje na parakaloi nje benz me cuna dhe nje goce. Udhetonin shume shpejt dhe nga dritaret e hapura degjohej muzike tekno. Benzi ngrinte pluhur dhe mori per nga plazhi e shpejt na humbi sysh. Te gjithe ishim te lodhur dhe “madamat” me shoferin flisnin rralle e me ze te shuar. Blerta udhetonte e heshtur mbeshtetur pas meje.

Kishim bere rruge gjithe diten. Diku prane Fushe-Krujes amerikanet duhej te kishin ndertuar nje rruge te re. Ndoshta nuk e kishin ndertuar ata, por Italianet. Apo greket. Apo turqit. Rruga e re duhej te ishte e saposhtruar, pa kthesa dhe ti binte per shkurt per Tirane. Ndoshta mund te kursenim 30-40 minuta. Kishte bere shume vape dhe ishim te gjithe te djersitur. Kondicioneri punonte papushim dhe jashte dielli ishte ne te perenduar e siper. Rruges kryesore kishte pak njerez dhe asnje tabele. Dikur nje katundar i vetmuar me gomar na tregoi me shkop nje degezim. Udheza ishte zbritese dhe e pashtruar. Dielli ishte i kuq dhe po fundosej. Degezimi na coi mes fushash. Nga te dyja anet rritej miser i larte mbi nje boje njeriu. Udha ishte e keqe, si cdo rruge katundi, me balte te ngjeshur, te thare ne menyre te parregullt. U kthyem dy here ne te djathte. Dielli u zhyt perfundimisht dhe qielli u perflak. Majat e misrave nisi ti levizte nje ere e lehte. Jashte bente me fresk.

Kishte nje hendek ne mes te udhes. Dukej sikur, pertej tij, kjo merrte nje te perpjete te lehte dhe kryqezohej ne maje me nje hapesire te rrafshte te pakultivuar qe duhej te ishte rruga jone. Hendeku ishte i thelle dhe i parregullt. Nuk dukej e mundshme qe furgoni jone ta hante. Nje 4x4 po, ndoshta, por furgoni jone nuk dukej ne gjendje. Shoferi ishte burre i vjeter dhe kundronte hendekun. Ne te majte nuk kishte me misra, por fushe me bar te larte. Ne mes te barit ngrihej nje shtepi e lezetshme perdhese e rrethuar me peme. Kishte drita ne dritare dhe degjoheshin zera femijesh. Mes nesh dhe shtepise, ulur perdhes ne mes te barit te larte, pame nje plak te qemotshem. Kishte vetulla te dendura, te bardha e te kreshperuar dhe ngjante i parruar. Kryet e rrudhura ja mbulonte nje qeleshe e bardhe dhe mbi shpatulla mbante hedhur nje xhakete te vjeter te zeze e te zberdhylur. Qendronte kembekryq me bastun mbi gjunje. Tymoste me llulle. Permes tymit dukej sikur na veshtronte ne.

Njera nga zonjat zbriti dhe beri tre hapa ne drejtim te plakut.

“A dini se nga bie rruga e re qe kane ndertuar?”

Plaku e kundronte dhe nuk i ktheu pergjigjje.

“Nuk te merr vesh moj,” – sugjeroi zonja tjeter - “Duhet pyetur ne dialekt”

“A…dini…gja…se…ka…i…bje…rruga…re?”

Madama ne makine u shqye gazit. Plaku na kundronte dhe vazhdonte te mos kthente pergjigje. Zonja ne kembe u zgerdhi dhe beri prapakthehu. Shoferi kishte vendosur ta provonte gjithesesi. Furgoni hyri ne hendek me zhurme dhe e kaloi pa shume mund. Shoferi i ra borise dhe na beri shenje me dore te hipnim. Buzeqeshte. Madama mori per nga makina pa pershendetur. Une u ndala.

“Xhaje, di gje ku eshte rruga e re?”

Ju afrova edhe me dhe i veshtrova syte. Me shihte padyshim, ngultas dhe qarte, por nuk i interesonte aspak. Vazhdonte te tymoste me bastunin ne preher.

“Hajt shendet o xhaje” e pershendeta, ndersa ata ne makine i rane borise edhe njehere.

I rashe ne te ndersa largohesha. E kuptova nga era e forte e duhanit, qe s’ishte duhan. Dhe bari i larte nuk ishte bar natyrisht. C’idiot! E si mund te ishte bar?! Hipa ne makine me buze ne gaz dhe shoferi mori per nga e perpjeta. Rruga egzistonte vertet. Ishte e drejte dhe shtrihej sa te hanin syte. Asfalti ishte i ri, i sheshte, i palyer dhe pa gropa. Akoma nuk e kishin inauguruar. Dielli ishte zhdukur dhe horizonti po rikthehej blu. Blu nate sperkatur me yje. Rruga ishte e drejte dhe rehatshme. Jashte bente fresk dhe shpejt do te mberrinim.

“Ndoshta arrijme ne kohe per nje birre te fundit” – i thashe Blertes
“Une dua te bej dush”
“Edhe une. Mund te bejme dush dhe te arrijme perhere ne kohe per nje birre te fundit”

Me buzeqeshi mbeshtetur pas meje

“Pse te beri te qeshesh ai plaku?”

Sepse tymoste marijuane si oxhak.

“Because he was trendy” i thashe ne anglisht dhe qeshem te dy.

Buzembremja ishte e lezetshme dhe ndoshta kishte akoma kohe per nje birre, ne Tirane.