Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Darke per Krishtlindje me gatime deti kam henger vete, C'te te them:

    Sallata me lloj lloj gjojnash deti te lepije gishtat, u shoqerua me sallate brokoli dhe bajakalli me speca e ullinj te zi

    lobster, eil, calamari e midhje me shumice..po salca, oh sa e mire ishte salca....nga fundi kishim gian shrimp te mbushur me hot sauce

    per desert, kanoli, dhe bakllava

    na e jep cik ate receten e leprit po deshe, na ka vajt mendja per i cik, se ti ste jep gje

  2. #22
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Mosha
    31
    Postime
    1,322
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Arrow

    ~! Risotto me Fruta Deti dhe Kerpudha !~ (sipas tradites italiane)

    Perberesit:
    ~1 tas orizi
    ~2-3 luge vaj ulliri e.v.
    ~4-6 filxhane leng mishi pule
    ~15gr kerpudha te thara
    ~2 gota uje te valuar (per te pergatitur kerpudhat)
    ~1/2 gote vere te bardhe si psh chardonnay ose pinot grigio
    ~1 kile karkaleca deti (ose gjys-per gjys me Skallope, ose vetem skallope)
    ~3 thelpinj hudhre, te prere holle
    ~1/2 gote me qepe, te prera holle
    ~1 luge fara maraqi te bute, te grira
    ~2 luge majdanoz te fresket
    ~1/4 deri 1/2 gote parmiggiano te grire
    ~kripe dhe piper te zi te grire
    ~1/2 gote Romano te grire
    ~2 luge gjalp

    Preparation:
    ~Hidhni uje te valuar ne nje tas te vogel, dhe fusni kerpudhat te zbuten. Per kete nevojiten 20-30min, keshtu qe planifikoni me pare. Kerpudhat duhet te jene te buta dhe te fryra.

    ~Vini lengun e pules ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, ose tenxhere supe

    ~Ne nje tigan tjeter, ngrohni veren ne zjarr te mesem dhe shtoni hudher pas 1 minute

    ~Hidhni mbi te karkalecat dhe lini ne zjarr te ulet deri sa te marrin ngjyre roze, dhe/ose skallopet te fillojne te shndrisin. Hiqini nga zjarri, dhe lerini te rrine ne vere.

    (Me fjale te tjera, pergatitini frutat e detit pergjysem, perderisa do te vazhdojne te gatuhen ne vere dhe kur te shtohen ne risotto.)

    ~Pasi te jene gati kerpudhat, i marrim, dhe ia shtrydhim lengun ne tas. Do kete marre tashme ngjyre te kuqe-kafe te erret dhe nje arome te theksuar.

    ~Hidhini lengun e kerpudhave dhe vete kerpudhat ne lengun e mishit te pules (ne zjarr te ulet, akoma)

    ~Tani, skuqni ne zjarr te mesem vajin e ullirit, ne nje tigan te madh.

    ~Hidhni qepet. dhe me pas orizin.

    ~Perzjeni orizin me qepet, ne menyre qe te perfshihen nga vaji i ullirit. Kjo ndihmon orizin te thithe lengjet e gatimit ngadale. Gjithashtu ndihmon ne dhenien e asaj ngjyre te vecante orizit, nga e cila dallohet edhe profesionaliteti.

    ~Tani, shtoni 2-3 garuzhde nga lengu i mishit, perzjeni pak, sigurohuni qe risotto te jete komplet i mbuluar nga lengjet dhe lini temperaturen e zjarrit ne te ulet.

    ~Lerini ne ket gjendje per pak, deri sa lengu te thithet, dhe niveli i tij, te jete pak nen nivelin e orizit.

    ~Shtoni me shume leng mishi. Nuk eshte nevoja ta perzjeni kete here, por sigurohuni qe orizi te jete i mbuluar nga lengu. Perserisni kete gje edhe per rreth 15 min.

    ~Pothuajse kemi mbaruar, hidhni frutat e detit, me gjithe lengun ne tiganin e madh.

    ~Prisni sa niveli i lengut te orizit te pergjysmohet.

    ~Eshte koha per te provuar per butesine e orizit. Nese eshte i pershtatshem per shijen tuaj, shtoni djathe dhe gjalp, perzjejini mire dhe lereni ne zjarr deri sa lengu te jete pothuaj shteruar.

    ~Hiqni nga zjarri. Ju lutem, lereni pjaten edhe per 5-7 minuta, qe shija dhe aroma te shkrihen me teper me njera-tjetren.

    ~Servireni ne tasat e Pastes

    ~hidhini siper Parmiggiano-n e grire dhe majdanoz.

    ~Nje Chard Italian ose Pinot Grigio shkon per mrekulli me te!

    Gjithmone: Buon Appetito

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  3. #23
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    25
    Postime
    1,772
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ngjale e ferguar me sallata te ndryshme

    Per 4-5 veta: ngjala 1-1,5 kg, miell 1 filxhan caji, rozmarine 1 luge gjelle, vaj 1 filxhan, limon 1 kokerr, kripe e piper sallate e gatshme per 5 persona.

    Ngjalat pastrohen, lahen dhe priten sipas racioneve. Kullohen dhe u hidhet kripe e piper, kalohen ne miell, u hidhet rozmarine dhe skuqen nga te dy anet derisa te marrin ngjyre te kuqerremte. Pastaj vihen ne pjatance sipas racioneve me feta limoni te prera holle. Shoqerohen me sallata te stines.

  4. #24
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    25
    Postime
    1,772
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Karkaleca te ferguar

    Per 4-5 veta: karakleca 1 kg, miell 2 filxhane kafeje, caj 1 filxhan caji, kripe e piper sipas deshires, sallate te stines.

    Karkalecat pastrohen si zakonisht, lahen dhe vihen te kullojne.
    Vihet tigani ne zjarr qe te nxehet mire, pudrosen karkalecat me pak miell dhe skuqen ne te dy anet qe te marrin ngjyre roze. AShtu sic jane te nxehta kullohen shpejt nga yndyra, vendosen ne pjatance dhe i hidhet kripe shume e holle e piper. Trazohen mire dhe jane gati per tu sherbyer. Mund te shoqerohen me sallata te stines.
    Shenim: Edhe ne kete raste guacka e karkalecave mund te hiqet para skuqies ose gjat ngrenies. Menyra e dyte pelqehet me shume, sepse pervec shijes mban edhe mishin e bute.

  5. #25
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    25
    Postime
    1,772
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Qofte Peshku

    Per te pergatitur qofte peshku mudn te merret do lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.

    Per 4-5 veta: pesht te zier vetem tul 500g, veze 3 kokrra, miell 3 luge, pak hudhra, majdanoz 1 tufe, vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.
    Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
    Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.
    Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper.

  6. #26
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    25
    Postime
    1,772
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Midhje me pilaf

    Per 4-5 veta: midhje 2 kavanoza, vaj 1/2 gote, oriz 3 filxhane caji, qepe mesatare 2 kokrra, hudhra 2-3 thelpinj, salce domate 1 luge kafeje, vere te bardhe 1 gote, leng limoni 1/2 kokerr, kripe e piper.

    Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
    Nderkohe nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te marre nje skuqje te lehte. Pstaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji), shtohet kripa e piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht orizi.
    Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper pilafit vihen midhjet.

  7. #27
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Si tė njohim freskinė dhe tė gatuajmė peshkun dhe prodhimet e detit

    Vlera:


    Peshku dallohet pėr vlera tė mėdha ushqyese duke qenė se ėshtė i pasur nė proteina, kripėra minerale dhe vitamina. Kjo e bėn njė ushqim tė lehtė dhe lehtėsisht tė tretshėm nga organizmi.

    Disa nga karakteristikat e njė peshku tė freskėt:

    • Mishi duhet tė jetė i fortė dhe kur tė shtypet me gisht tė ketė elasticitet.

    • Syri ėshtė i pastėr si i gjallė.

    • Bronke qė ndodhen nė kokė kanė ngjyrė tė lehtė rozė.

    • Lėkura ėshtė e ndritshme dhe luspat dalin shpejt.

    • Era e peshkut tė freskėt ėshtė si era e detit. Nė rast se ndihet njė erė amoniaku, atėherė ėshtė i ndenjur.

    • Mishi duhet tė jetė i bardhė me ngjyrė shumė tė lehtė rozė. Nė se ka nuancė tė bardhė nė tė verdhė atėherė nuk ėshtė i freskėt.

    Prerja:

    Peshqit mund tė gatuhen tė plotė ose tė ndarė nė copa apo fileto tė cilat mund tė jenė me ose pa hala e lėkurė.

    Pėr fileto pa hala e lėkurė duhet mė tepėr kujdes, pėr kėtė peshqit duhet tė jenė mė tė mėdhenj se 200 g.

    • Peshku vendoset i pastruar mbi tavolinė dhe prerja fillon nga bishti nė drejtim tė kokės.

    • Tehu i thikės duhet tė takojė shtyllėn kurrizore. Kėshtu pėrfitojmė dy fileto tė gjata.

    • Halat e barkut hiqen me pincėn e kuzhinės.

    • Me lėvizje tė thikės kur sharrohet bėhet heqja e lėkurės nga bishti nė drejtim tė kokės. Kėshtu veprohet edhe pėr fileton tjetėr.

    Pėr dreka ose darka festash, peshku mund tė vendoset i gjithi nė njė pjatancė tė madhe i zbukuruar me garnitura tė ndryshme. Para se tė shėrbehet pritet nė prani tė pjesėmarrėsve.

    Gatimi

    Peshqit gatuhen nė tre mėnyra
    :




    • Tė skuqur; mė tė pėrshtatshėm janė peshqit e vegjėl, si barbuni, sardelja, etj

    • Tė pjekur nė zgarė ose nė furrė; ngjalat, barbuni, levreku, qefulli, koca, korani. Peshkut i bėhen prerje tė lehta nga tė dyja anėt qė pjekja tė kalojė dhe nė thellėsi. Gjatė pjekjes spėrkatet me vaj limon dhe kripė.

    • Tė zier nė dy mėnyra, sipas dėshirės;

    a- me ujė kripė dhe bimė aromatike

    b- me ujė, uthull ose verė tė bardhė, karota, qepė, presh, dafinė, bimė aromatike dhe sipas dėshirės edhe karafil.

    Gjatė zierjes peshku lėshon 10 % tė substancave tė tij, prandaj lėngu mund tė pėrdoret fare mirė pėr supė peshku.

    Peshqit e ujėrave tė ėmbla duhet tė zihen me uthull dhe me mė shumė kripė.

    RECETA

    Peshk me feta domate e portokalli.




    Pėr 4 – 5 persona: peshk 1 kg, domate 4 kokrra, patate 10 kokrra mesatare, portokalle e limon nga 1 kokėrr, 1 gotė vaji, 1 gotė vere, 2 lugė majdanoz tė grirė hollė, galetė e bluar, hudhra 3-4 thelpinj, kripė e piper sipas dėshirės.

    Pastrojmė peshkun me ujė tė bollshėm, e kullojmė, e thajmė me pecetė dhe e vendosim nė pjatancė duke e kriposur nga tė gjitha anėt. Nė enė porcelani hedhim verėn, vajin, lėngun e limonit tė prerė hollė, lėngun e dy domateve tė grira, hudhrėn e prerė hollė, piper, kripė sipas dėshirės, dhe e punojmė me tel deri sa tė bėhet njė masė e njėjtė.

    Nė njė pjatė hedhim majdanozin e grimcuar dhe e pėrziejmė me galetėn e bluar. Nė tavė hedhim njė shtresė nga masa e parė dhe mbi tė majdanozin me galetėn e bluar. Sipėr vendoset peshku, i cili spėrkatet me masėn e parė dhe tė dytė. Presim domatet dhe portokallin nė feta rrethore simetrike duke mbuluar gjithė sipėrfaqen e peshkut. E pjekim nė furrė me nxehtėsi mesatare pėr 20 – 30 minuta duke e spėrkatur herė pas here me lėngun e tij. Pas pjekjes e vendosim nė pjatancė dhe anash vendosim patatet e ziera e tė spėrkatura me majdanoz. Salcės sė mbetur nė tavė i jepet njė valė pėr 3 – 4 min. Mė pas i hidhet sipėr peshkut. Shėrbehet sipas dėshirės, e ftohtė ose e ngrohtė.

    Llojet e peshkut qė mund tė pėrdoren: koran, levrek, koce, etj.

    Fileto merluci tė freskėt




    Pėr 4 – 5 persona: merluc 1 kg, vezė 1 kokėrr, vaj pėr skuqje 1 filxhan ēaji, limon 1 kokėrr, miell pėr skuqje 2 – 3 lugė gjelle, patate tė ziera 1 kg, salcė majoneze pėr 4 persona, majdanoz njė tufė, gjalp njė lugė, kripė epiper sipas dėshirės.

    Merluci pastrohet, lahet dhe i hiqen filetot me kujdes. I marinojmė me lėng limoni, kripė, piper dhe gjethe majdanozi pėr 10 minuta. Vendosim tiganin me vaj qė tė nxehet mirė. Nė njė enė porcelani hedhim vezė, pak ujė, kripė dhe i rrahim me pirun qė tė bėhen njė masė. Kullojmė fileton nga marinimi dhe e kalojmė nė miell, nė vezėn e rrahur, nė galetėn thėrrmuar ku i jepet formė ovale dhe skuqet nga tė dy anėt deri sa tė marrė ngjyrė tė kuqėrremtė. Kullohet nga yndyra e tepėrt dhe vendoset nė pjatancė. Rreth e rrotull dhe nė mes vendosen patatet e ziera. Pėrgatisim salcė majoneze pėr 4 persona, e cila do tė shoqėrojė pjatat e peshkut.

    Peshku dhe Vera


    Peshku shoqėrohet me verė tė bardhė. Gjatė shėrbimit tė verėrave duhen patur parasysh edhe disa rregulla:

    • Gjithmonė verėrat e lehta shkojnė me gjellėt e lehta, kurse verėrat e rėnda me gatime tė rėnda.

    • Duhet pasur parasysh pėrputhshmėria e ngjyrės sė verės me ngjyrėn e ushqimit

    • Njė verė e rėndė nuk bėn tė pihet para njė tė lehte, si dhe njė verė e kuqe para njė tė bardhe, pėrjashtim bėn rasti i shėrbimit me verėra shkumuese.

    • Vera e bardhė pihet relativisht e ftohtė, kurse vera e kuqe shėrbehet nė temperaturėn e dhomės.

    Tanci Therecka

    Teknologe nė shkollėn Hoteleri – Turizėm, Tiranė
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #28
    Larguar Maska e tironse_me_fiks
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    anej knej gjithanej
    Postime
    58
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga mad
    ~! Risotto me Fruta Deti dhe Kerpudha !~ (sipas tradites italiane)

    [
    {^_^}
    kjo quhet Risotto Mari e Monti
    Sot jemi akoma ktu,me te mdhenj se kurr,me te fort se kurr.


    SuperKlub Tirona
    Gjithmon Bardheblu!!!

  9. #29
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    2,010
    Faleminderit
    52
    64 falenderime nė 47 postime
    Karkaleca me krem

    Perberesit per 4 persona:• 200 gr krem djathi; • 70 gr ketchup; • nje qepe e vogel; • nje tufe majdanoz; • 4 luge majoneze; • 200 gr karkaleca te skuqur; • 2 luge vaj; • leng limoni; • kripe, piper. Pergatitja: Grini holle majdanozin dhe qepen, prini karkalecat, bashkojini te gjitha ne nje ene dhe hidhini pak kripe, piper, vaj dhe nje luge leng limoni. Ne nje ene hidhni ketchup-in, majonezen dhe kremin e djathit; perzjejini mire me nje pirun. Vendoseni kremin ne nje kupe dhe mbulojeni me karkalecat e marinuar. Sherbejeni menjehere. Kete cocktail karkalecash mund ta shoqeroni me “nachos”, ose me buke te thekur.

  10. #30
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    2,010
    Faleminderit
    52
    64 falenderime nė 47 postime
    Citim Postuar mė parė nga PATOSARAK
    /me Vdiq Se nuk i beri Emma Karkaleca :
    O ky,,,,,,,,,ncncnccnccnncc,po te kam then se nuk te le te vdesesh,rri pa merak ne duar te sigurta je

    Ok.
    Buke e thekur me karkaleca dhe susam

    Perberesit per 4 persona: 225 g karkaleca te qeruar dhe te skuqur, 1 qepe e njome, ¼ luge kripe, 1 luge salce soje, 1 luge miell misri, 1 e bardhe veze e rrahur, 3 feta te holla buke te bardhe me kore te hequra, 4 luge fara susami, vaj per skuqjen. Pergatitja: 1. Vendosini karkalecat dhe qepen e njome ne nje mikser dhe grijini derisa te perftohet nje mase homogjene. Ne rast se nuk keni mikser mund ti grini holle me dore. Me pas vendosini ne nje ene dhe shtoni kripen, salcen e sojes, miellin e misrit dhe te bardhen e vezes. 2. Lyeni njeren ane te seciles fete buke me kete perberje. Dhe me pas hidhini siper farat e susamit. 3. Prisni secilen fete ne 4 trekendesha te barabarte. 4. Ngrohni vajin. Me kujdes vendosni trekendeshat ne vaj, duke e vene anen e lyer poshte, dhe skuqini per 2-3 minuta, derisa te marrin ngjyre te arte. Pasi te jene skuqur vendosini ne leter thithese. Sherbejini te nxehta.


    /me ngeli ne kushine.



    p.s.Celi edhe ti je i ftuar,ooooo cuna mos me kerkoni me te gatuaj karkaleca se me merrni ne qafe,JO PER NDONJE GJE PO NUK KAM ME RECETA

  11. #31
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    PILAF ME KARKALECA DHE PJESHKĖ

    Pėrbėrėsit


    1 thelb hudhėr
    20 gr gjalpė
    100 gr miell
    30 gr vaj ulliri
    40 gr panė
    100 gr gjizė
    350 gr oriz
    kripė
    piper
    2 vezė
    1 gotė verė e bardhė
    2 pjeshkė
    1 kokėrr qepė
    majdanoz
    100 gr djathė kaēkavall tė grirė
    12 karkaleca

    Pėrgatitja:

    Fillimisht pėrzieni gjizėn me vezėn dhe rriheni fort dhe pastaj skuqeni me vaj. Nė njė tigan skuqni qepėn dhe hudhrėn tė grira hollė, shtoni dhe orizin, pastaj shuheni me verė dhe e lini tė avullojė. Vazhdoni skuqjen duke i hedhur pak nga pak ujė tė ngrohtė. Gjatė kėsaj kohe pastroni pjeshkėn dhe preheni atė nė kube tė vegjėl dhe shtojani orizit. Pjeshkėn tjetėr priheni nė feta tė holla pėr tė dekoruar pjatėn. Kontrolloni nė qoftė se orizi ka zier dhe kur ėshtė pothuajse gati shtojini dhe karkalecat e qėruar, panėn, gjalpin, djathin e grirė dhe majdanozin e grirė imėt. Dekoroni pjatat me gjizėn, qė skuqet fillimisht me vezėn, me fetat e pjeshkės dhe pėrsipėr hidhini dhe majdanoz tė grirė imėt. Servireni tė ngrohtė.



    Makarona me pulė dhe karkaleca


    Pėrbėrėsit:

    njė pulė
    4-5 karkaleca
    kėrpudha
    perime tė stinės
    gjalpė
    galina bianka
    verė e bardhė


    Pėrgatitja

    Nė fillim duhet tė pastrojmė njė copė mish pule mirė nga lėkura apo dhjamėrat e tepėrta,

    4-5 karkaleca, kėrpudha (sipas dėshirės), karota bizele kungull speca tė kuqe hudhra tė grira imėt (mund tė shtoni dhe perime tė tjera, sipas dėshirės).

    Nė fillim hedhim pak gjalpė nė tigan, mė pas hedhim njė lugė kafe hudhra tė grira imėt, mishin e pulės, perimet e grira gjithashtu imėt. Nė ketė pėrzierje do tė shtohen dhe karkalecat, po keni parasysh se ato gatuhen shpejt. Pasi i skuqim pak ju hedhim sipėr Galina Bianka (esencė mish pule), pak ujė (1/4 gote), limon njė kokėrr ose lėng limoni sipas dėshirės, gjalpė, verė tė bardhė dhe e mbulojmė pėrzierjen pėr pak sekonda. Qė tė mos digjet mishi i pulės dhe karkalecat duhet t'i kontrollojmė herė pas herė si dhe temperaturėn e sobės duhet ta mbajmė mesatare.

    Makaronat mund ti zgjidhni sipas dėshirės. Mund ti pėrzieni makaronat me garniturėn qė pėrgatitem mė sipėr nėpėr pjata. Kjo recetė rekomandohet pėr stinėn e pranverės, kur perimet janė mė tė freskėta, mė tė shumėllojshme si dhe kur trupi ka mė shumė nevojė pėr to.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Devil-girl-uk
    Anėtarėsuar
    11-03-2004
    Vendndodhja
    London
    Postime
    70
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Oktapod me vere.! mmmm


    Perberesit per 4 - 5 persona:
    1 kg oktapod,
    5 kokrra qepe,
    1 gote uji vere e kuqe,
    3-4 kokrra mesatare domatesh te fresketa,
    1/2 gote me uje, kripe e piper.

    Pregatitja: Pas larjes i kullojme dhe i skuqim derisa te thithin lengun. Shtojme qepen e prere ne kubike te vegjel dhe pasi i skuqim bashke i shuajme me vere. Hedhim domatet e prera si zakonisht dhe me vone shtojme yndyre, kripe, piper. I leme te ziejne ne zjarr te avashem derisa te perfundoje plotesisht.

    E thjeshte fare apo jo? ama shume e shijshme...
    The higher you soar, the harder you fall. Make sure you have a working parachute

  13. #33
    i shkathet Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,691
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ja dhe ca gatime deti-fruta deti-nje shije e mrekullueshme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  14. #34
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Peshk i furrės me arra

    Pėrbėrėsit:



    Pėr 4-5 racione peshk nevojiten:

    4-5 racione peshk
    2 filxhanė kafeje me lyrė
    2-3 lugė gjelle me miell, pėr lyerjen e peshkut
    1 lugė gjelle me miell pėr salcėn
    2 gota ujė
    2-3 lugė gjellė me bajame
    Kripė

    Pėrgatitja

    Peshku lyhet me miell, skuqet me lyrė tė nxehtė dhe vihet nė tavė. Nė lyrėn e mbetur, skuqet mielli derisa tė zverdhet. Hidhet ujė dhe lihet tė marrė valė. Shtohen dhe arrat e shtypura. Masa e pėrgatitur hidhet te peshku. Tava futet nė furrė, 10-15 minuta ose kur gatimi bėhet nė tenxhere, vendoset tė ziejė. Sipas dėshirės, mund tė hidhen hudhra tė shtypura. Shėrbehet me salcėn e vet ose edhe me perime tė ziera.



    Karkaleca me piperka


    Pėrbėrėsit:

    Pėr 4-5 persona nevojiten:

    1 kg karkaleca
    3-4 lugė gjelle miell
    2 filxhanė kafeje lyrė
    5-6 piperka mesatare
    3-4 thelpinj hudhra
    1 kokėrr mesatare limon
    Kripė, piper, majdanoz
    Garniturė, sipas dėshirės

    Pėrgatitja



    Nė karkalecat e pastruar hidhet kripė, lyhen me miell dhe skuqen. Nė lyrė skuqen specat e prerė nė rripa ( mbuluar me kapak qė tė zbuten); hidhen hudhra, kripė, piper, majdanoz, shtohen karkalecat e skuqur, i pėrziejmė. Shėrbehen me patate tė skuqura e feta limoni.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e lleila
    Anėtarėsuar
    20-08-2007
    Postime
    59
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Specialitete deti

    SPECIALITETE DETI
    Specialitet deti:

    GJelin e detit e fergon e vaj ulliri,ben edhe vaj tjeter.
    Ne fillim qesim vajin pastaj qepen e grire derisa te zbutet I qesim gjelat e detit (apo mish te peshkut)te fergohen per 10 min maximum krip piper I zi hudher ver te bardhe dhe somate te fresketa majonez,leng limonite shtrydhur permbi edhe I len edhe pak te qendrojne, mandej servimi behet ne nje piate shoqerohet me oriz te bardhe dhe zafirano per arome permbi qiten gjelat e detit te ferguar.


  16. #36
    i/e regjistruar Maska e lleila
    Anėtarėsuar
    20-08-2007
    Postime
    59
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    specialitete deti

    Fileto peshku me vezė:

    Per 4-5 persona na nevoiten 1-1.5 kg peshk,2 filgjana vaj,krip,piper,leng limoni,1 lug miell,1 vez,1 kg patate.
    Filetot e peshkut priten ne copa I hidhet krip piper dhe sperkatet me leng limoni dhe lihen 15-20 min qe te marionohet,I kullohet lengu dhe lyhet me miell pastaj ne vez te rrahura,copat skuqen ne dy anet me shum yndyre .Filetot shoqerohen me patate te ferguara dhe me salt stine.

  17. #37
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,517
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Karkaleca shishqebap

    Pėr 4 – 5 persona nevojiten : 1 kg karkaleca, 2 speca jeshile, 2 speca tė verdhė, kripė, piper, lėng limoni, vaj ulliri.

    Karkalecat e pastruara i kalojmė nė shkop, duke vendosur nė mes nga njė copė speci tė verdhė dhe jeshil. Pasi i lyejmė me limon dhe vaj ulliri i lėmė pėr 30 minuta e mė pas i pjekim nė zgarė. Shoqėrohet me sallata tė ndryshme e feta limoni.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gatimet e mia..:)
    Nga LONDON-TIRONC nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2004, 12:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •