Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 124 prej 124
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Dell: Rivotim edhe në Gjilan



    Prishtinë, 23 dhjetor - “Ne besojmë se, pas shqyrtimit të mëtejmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të njohë në tërësi obligimin e vet, të respektojë vendimin e KZAP-it për të përsëritur zgjedhjet edhe në Gjilan”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ambasada amerikane, pas takimit që ambasadori Christopher Dell ka zhvilluar me kryetaren e KQZ-së, Nesrin Lushta.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta.

    Në një komunikatë për opinion, të lëshuar nga Ambasada amerikane, thuhet se “Shtetet e Bashkuara mbështesin vendimin e KQZ-së, të datës 22 dhjetor, për të implementuar, pjesërisht, vendimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), të datës 19 dhjetor, i cili udhëzoi përsëritjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në Prizren, Lipjan dhe Gjilan”.

    “Ne besojmë se, pas shqyrtimit të mëtejmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të njohë në tërësi obligimin e vet, të respektojë vendimin e KZAP-it për të përsëritur zgjedhjet edhe në Gjilan. Qëllimi i ligjit në këtë çështje është i qartë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgjegjësi të qartë të urdhërojë përsëritjen e zgjedhjeve në të tri komunat sipas vendimit të KZAP-it të datës 19 dhjetor”, thuhet në komunikatë.

    “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet e kryetares së KQZ-së, zonjës Lushta, për të siguruar zbatimin e ligjit dhe i inkurajojmë të gjitha partitë dhe entitetet politike të respektojnë si germën ashtu edhe frymën e ligjit, gjersa ky proces vijon si dhe të përmbahen nga përpjekjet për të minuar institucionet dhe proceset e vendosura me ligj për avantazhet e tyre partiake”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ambasada amerikane.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Thaçi do të kërkojë “mendim konkret” nga Delli

    Deklarata e ambasadorit amerikan, Cristopher Dell, pas takimit me kryetaren së KQZ-së, Nesrin Lushta, që të respektohet në tërësi vendimi i KZAP-it për rivotim edhe në Gjilan, nuk është komentuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, për shkak se, siç ka thënë, zëdhënësi, Memli Krasniqi, do të zhvillohet një takim me ambasadorin Dell, që të merret mendimi konkret i tij për këtë çështje.

    Krasniqi, tha të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë, se vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës e marrin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si institucione të pavarura.

    Ndërsa sa i përket deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, se zgjedhjet duhet të përsëriten edhe në Gjilan, ashtu siç ka sugjeruar KZAP-i, Krasniqi tha se kjo deklaratë mbetet pak e paqartë, edhe pse sipas tij, Dell mbështet vendimin e KQZ-së.

    “Ne kemi komunikime të rregullta me Ambasadën amerikane dhe do të marrim mendimin e tij konkret, meqenëse nga deklarata mbetet e pak e paqartë se çka ka menduar të thuhet përmes kësaj deklarate, dhe në komunikimet e mëtejme besoj do të kemi detaje më të sakta”, ka deklaruar Krasniqi.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KQZ miratoi rezultatet për kryetar të 18 komunave

    Nga Express më 24.12.2009 në ora 18:01
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur të enjten pasdite ka aprovuar rezultatet për kryetar të 18 komunave që kanë qenë për votim në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, ndërsa për komunën e Prizrenit dhe Lipjanit, ku janë shënuar parregullsi, nuk ka dhënë datën e mbajtjes së raundit të tretë.

    Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka përmendur ankesat dhe parashtresat që kanë marrë nga KZAP-i, për të cilat tha se nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 13 dhjetorit.

    “Sot kemi marrë informatë nga KZAP-i, të gjitha ankesat dhe parashtesat për zgjedhjet lokale të 13 dhjetorit 2009, të pranuara nga KZAP-i dhe që do të kishin ndikim në rezultatin e zgjedhjeve për kryetar të komunave janë shqyrtuar dhe vendosur sot më 24 dhjetor nga KZAP-i. Ndërsa shkresa e dyte vjen nga Gjykata Kushtetuese ku thotë se në përgjigjen e shkresës suaj ju njoftojmë se deri në momentin e shkrimit të kësaj përgjigje në orën 14.30 të 24 dhjetorit 2009 në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nuk ka ardhur asnjë kërkese lidhur me votimin dhe numërimin që do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunave”, ka theksuar Lushta.

    Pastaj anëtarët e KQZ-së me shumicë votash kanë miratuar rezultatet për këto 18 komuna.

    Kryetarja e KQZ-së, Lushta nuk ka dashur të flasë rreth caktimit të mundshëm të datës për raundin tretë të zgjedhjeve për Prizren dhe Lipjan, për shkak të parregullsive, duke iu shpërndarë një komunikatë mediave në të cilën sqarohet bashkëpunimi i KQZ-së me Ambasadën amerikane në Prishtinë.

    KQZ i shpreh mirënjohjen e plotë për angazhimin e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe ambasadorit Kristofer Dell dhënë KQZ-së gjatë tërë procesit organizativ të zgjedhjeve lokale. Për më tepër, KQZ përkrahjen e ambasadorit Dell e vlerëson si inkurajim të plotë për punën e mëtejme të KQZ-së në implementimin e plotë të vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës.

    “Jemi mirënjohës dhe kemi respekt të fuqishëm për z. Dell dhe stafin e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Në këtë proces të ndjeshëm, do të jemi të palëkundshëm në shkëmbimin e të gjitha eksperiencave dhe këshillave reciproke për të tejkaluar sfidat eventuale në dobi të demokracisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Në komunikatë më tej theksohet se deklaratat dhe komentet e disa mediumeve të shkruara, nuk përkasin me realitetin objektiv të angazhimit të KQZ-së.

    “Ne edhe më tutje do të mbetemi besnik në implementimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjin e Përgjithshëm për Zgjedhjet”, përfundon komunikata.

    Përmes vendimit të 19 dhjetorit, KZAP-i i kishte rekomanduar KQZ-së që për përsëritjen e votimeve të bëjë ndërrimin e komisionarëve të qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve, të shtojë praninë e pjesëtarëve të policisë në të gjitha qendrat e votimit dhe të shtojë mbikëqyrjen gjatë procesit të votimit.

    Sipas KQZ-së, në ditën e përsëritjes së zgjedhjeve në Prizren e Lipjan, do të bëhet ndërrimi i komisionarëve në të gjitha qendrat e votimit. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Avni Kastrati merr detyrën e kryetarit të Mitrovicës
    Në një seancë solemne të mbajtur të premten në Mitrovicë ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës të zgjedhur në zgjedhjet lokale që u mbajtën në fund të vitit të kaluar.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Kastrati, ka shprehur falënderimin më të sinqertë për kryetarin e deritashëm, Bajram Rexhepi, i cili – sipas tij – ka treguar përkushtim dhe sukses në dy vitet e mandatit të tij së bashku me gjithë stafin.

    Kastrati ka falënderuar edhe qytetarët e Mitrovicës për besimin e dhënë dhe në këtë kontekst ka përsëritur zotimin për angazhim maksimal në krijimin dhe avancimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë.

    Duke ju drejtuar anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, ai ka theksuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të rrugëtojnë se bashku në të mirë të qytetarëve mitrovicas. Ai tha se do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të bashkëpunoj me të gjithë anëtarët e KK-së, sidomos me atë që kanë në plan të parë mirëqenien e qytetarëve.

    Po ashtu u zotua për bashkëpunim të afërt edhe me opozitën, për të cilën kërkoj që të jenë konstruktivë në mënyrë që së bashku të hapin rrugë për perspektivë.

    Në anën tjetër, ish-kryetari Bajram Rexhepi, tha se për dy vite janë bërë shumë punë dhe janë arritur shumë suksese. Ai theksoi se pos të tjerash, si investimet në infrastrukturë në gjithë territorin e komunës, mandej në fushën e ambientit etj, është punuar shumë edhe në veri.

    Në këtë drejtim ai përmendi procesin e rindërtimit në Kroin e Vitakut dhe në lagje tjera të veriut, ku tashmë janë kthyer edhe familjet e para në shtëpitë e rindërtuara.

    Seancën solemne të KK-së, e cila përbëhet prej 41 anëtarëve, prej të cilëve 14 të PDK-së, 9 të LDK-së, 7 të AKR-së, 6 të AAK-së, 2 të LDD-së, 1 të ORA-së, 1 të PD-së dhe 1 të KTDP-së, e udhëhoqi anëtari më i moshuar, Ibrahim Bala, i cili kryetarit të ri dhe gjithë këshilltarëve ju uroj sukses në punën e tyre gjatë katër viteve të ardhshme. /Telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •