Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 124
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Humbësit dhe fituesit

    Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 15 nëntorit, në proporcional, janë AKR’ja, ORA dhe LDD’ja. AKR’ja, krahasuar me vitin 2007, ka 16.809 vota më pak; ORA 14.594 vota më pak; LDD’ja 11.645 vota më pak. Fitues në këto zgjedhje llogaritet të jenë PDK’ja, LDK’ja dhe AAK’ja.

    Nga Faton Ismajli më 03.12.2009 në ora 8:38

    Krahasuar me vitin 2007, Aleanca Kosova e Re, Partia Reformiste Ora dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, llogaritet të jenë humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 15 nëntorit.

    Në proporcional, AKR’ja e Behgjet Pacollit ka humbur 16.809 vota.

    ORA e Teuta Sahatçisë ka humbur 14.594 vota.

    LDD’ja ka humbur 11.645 vota.

    Në bazë të rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PDK’ja e Hashim Thaçit, LDK’ja e Fatmir Sejdiut dhe AAK’ja e Ramush Haradinajt dalin të jenë fitueset më të mëdha të garës për asambletë komunale.

    PDK’ja e Hashim Thaçit në vitin 2007 kishte marrë 196.207, ndërkaq sivjet ka 200.597 vota. Pra, ka rritje për 4.390 vota.

    LDK’ja në vitin 2007 kishte marrë 153.294, ndërkaq më 15 nëntor mori 129.410 vota. Kjo i bie që LDK’ja sivjet ka shënuar rritje për 23.884 vota.
    AAK’ja e Ramush Haradinajt në vitin 2007 kishte marrë 54.611 vota, derisa muajin e kaluar ajo mori 95.122. Afërsisht, kjo parti e ka dyfishuar elektoratin e saj. Pra, është rritur për 40.511 vota.

    AKR’ja në zgjedhjet e vitit 2007 kishte marrë 70.165 vota, derisa muajin e kaluar mori 53.356 vota.

    LDD’ja në vitin 2007 kishte marrë 57.002 vota, ndërkaq më 15 nëntor ajo mori 45.357 vota.

    Sipas KQZ’së, PDK’ja ka arritur të fitojë 298 asamblistë, LDK’ja 238, AAK’ja 173, AKR’ja 771, LDD’ja 64, Partia e Drejtësisë 15, ORA 11, Partia Socialdemokrate 8, KDTP’ja 18, SLS’ja 31, PSHDK’ja 5, VAKAT 18, PSK’ja 5, LIB’ja 3 asamblistë...

    Ditë më parë, zyrtarë të PDK’së kishin deklaruar se më 15 nëntor kanë marrë afërsisht 40 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2007.

    Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci thotë se këto vota PDK’ja i ka marrë në garën për kryetarë komunash, e jo për asambletë komunale.

    “Për kryetarë të komunave ne i kemi marr 235 mijë vota, që janë 40 mijë më shumë se në vitin 2007. Tash edhe këto zgjedhje kemi rreth për 5 mijë vota më shumë”, ka thënë Stavileci, për Express, të mërkurën.

    Ndryshe, në bazë të përqindjes së votave të proporcionalit, PDK’ja renditet partia e parë, më pas vjen LDK’ja, AAK’ja, AKR’ja, LDD’ja, Partia e Drejtësisë, ORA, PSD’ja, KDTP’ja dhe subjekti i dhjetë llogaritet të jetë SLS - Partia Liberale e Pavarur.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Avni Kastrati PDK-70.8 %, Nexhmedin Spahiu AKR-LDD-17.6 %

    Martë, 08 Dhjetor 2009 17:58

    Mitrovicë/Prishtinë, 7 dhjetor

    m_sondazhiNjë sondazh i gazetës "Infopress", i realizuar në Mitrovicë, ka matë perceptimet e qytetarëve të kësaj komune për dy kandidatët që garojnë për kreun e saj në balotazhin e 13 dhjetorit, Avni Kastratin nga PDK, dhe Nexhmedin Spahiun nga AKR-LDD. Në pyetjen se për kë do të votoni në balotazh, nga 1200 qytetarë të anketuar në këtë komunë, 70.8 për qind e tyre janë shprehur për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Kastratin, ndërsa 17.6 për qind për atë të koalicionit AKR-LDD, Nexhmedin Spahiun. Ndërkaq, 11.6 për qind e të anketuarve nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë, ose janë shprehur se nuk do të dalin në zgjedhje.

    Në pyetjen se si i vlerësoni personalitetet e kandidatëve, 73 për qind e të anketuarve kanë shfaqur mendim pozitiv për kandidatin e PDK-së, Avni Kastratin, dhe nga ai presin krijim të vendeve të reja të punës, zhvillim ekonomik, bashkimin e qytetit, dhe luftë kundër krimit të organizuar. Ndërsa, 23 për qind mendojnë pozitivisht për kandidatin e AKR-LDD-së, Nexhmedin Spahiun, dhe e vlerësojnë atë si folës të mirë. Të tjerë nuk kanë shprehur mendim.

    Nga të anketuarit është kërkuar që të deklarohen edhe rreth subjektit politik që ata përfaqësojnë, gjë të cilën e kanë bërë 82 për qind. Të anketuarit të cilët janë shprehur pro Avni Kastratit, shumica kanë qenë anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, ndërsa një pjesë e tyre ka qenë nga LDD, AKR dhe LDK. Ndërkaq, për Nexhmedin Spahiun, janë kryesisht anëtarë dhe simpatizantë të AKR-së, LDD-së dhe disa nga AAK.

    Në këtë anketim, gjashtëdhjetë për qind e të anketuarve kanë qenë nga qyteti i Mitrovicës, ndërsa 40 për qind nga fshatrat e kësaj komune. Nga ta, 46 për qind janë femra, ndërsa 54 për qind meshkuj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    PDK: Mitrovicë, Prizren; AAK: Pejë, Suharekë; LDK: Istog, Podujevë...

    Partitë politike kanë filluar të shpallin fitoren e kandidatëve të tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Kështu, PDK-ja deri më tash pretendon se ka fituar në Mitrovicë dhe Prizren, AAK në Pejë e Suharekë, ndërsa LDK-ja në Istog, Obiliq e Podujevë...

    Shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës ka shpallur fitoren e kandidatit të saj për kryetar të Mitrovicës, Avni Kastrati, i cili sipas shtabit të kësaj partie, ka fituar 57, 58 për qind të votave. Fitoren e ka konfirmuar edhe vetë kandidati Kastrati, në bazë të votave të numëruara në mbi 80 për qind të vendvotimeve.

    Fitore ka shpallur edhe kandidati i PDK-së në Prizren, Ramadan Muja dhe ai në Kaçanik, Xhabir Zharku.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpallur fitoren e saj në Pejë. Në një konferencë për shtyp, kryetari i Shtabit zgjedhor të kësaj partie, Xhafer Dema ka deklaruar se 75 për qind e votave kanë shkuar për Ali Berishën, kandidat i AAK-së, ndërsa Elmi Berisha i koalicionit LDD-AKR ka fituar 25 për qind të votave.

    Sipas zyrtarëve të AAK-së, kjo parti - respektivisht kandidati i saj Blerim Kuçi – ka fituar edhe në Suharekë. Vetë Kuçi është prononcuar për media se ka fituar bindshëm në këtë qytet.

    Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëjnë të ditur se LDK ka fituar në Podujevë, Istog, Novobërdë dhe Obiliq, ndërsa ka konfirmuar se udhëheq me përqindje të sigurt edhe në disa komuna tjera.

    Shefi i shtabit zgjedhor të LDK së, Lutfi Haziri ka konfirmuar rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, gjë që sipas tij në shumicën e komunave ku LDK është në konkurrim prinë për nga përqindja, ndërsa shprehet se në tri komuna LDK ja udhëheq me përqindje të sigurt, si në komunën e Prizrenit, Gjilanit dhe Lipjanit.

    Bazuar në rezultatet preliminare, kandidati i pavarur Refki Suma e ka fituar garën për kryetar të Hanit të Elezit. Suma i ka thënë se e ka mposhtur rivalin e tij nga PDK-ja, Mehmet Ballazhi, me një epërsi prej rreth 400 votash.

    Ndërkaq, partitë ende nuk kanë shpallur fitues për qytetet të tjera të Kosovës.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ka shenja se mund te bashkohen ldd e ldk?

    cfar po thon poplli?

    veton surroi a ka ba ndoj deklarat mbasi doli ceshtja bllaca?

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaçi: Në garën e balotazhit PDK fitoi në 11 komuna

    Prishtinë, 13 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 23:07

    Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash ka shënuar fitore bindëse në shumicën e komunave si në

    Prizren,
    Gjilan,
    Mitrovicë,
    Klinë,
    Lipjan,
    Kaçanik,
    Malishevë,
    Sharr,
    Viti,
    Vushtrri,
    Rahovec.

    PDK në rrethin e parë të zgjedhjeve më 15 nëntor ka fituar në

    Skenderaj,
    Drenas,
    Ferizaj,
    Shtime,
    Zubin Potok.

    Sipas kësaj del se PDK-ja është fitues në 16 komuna.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Thaçi: Në garën e balotazhit PDK fitoi në 11 komuna

    Prishtinë, 13 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 23:07

    Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash ka shënuar fitore bindëse në shumicën e komunave si në

    Prizren,
    Gjilan,
    Mitrovicë,
    Klinë,
    Lipjan,
    Kaçanik,
    Malishevë,
    Sharr,
    Viti,
    Vushtrri,
    Rahovec.

    PDK në rrethin e parë të zgjedhjeve më 15 nëntor ka fituar në

    Skenderaj,
    Drenas,
    Ferizaj,
    Shtime,
    Zubin Potok.

    Sipas kësaj del se PDK-ja është fitues në 16 komuna.
    urime PDK-së dhe Thaqit..
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KQZ: PDK prin në 10 komuna, LDK 4, AAK 3

    Nga Express më 14.12.2009 në ora 1:38

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet preliminare të balotazhit për kryetar në 21 komuna të Kosovës, sipas të cilave Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në 10 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 4 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në 3 komuna, SLS në 1 komunë dhe Refki Suma, kandidat i pavarur ka fituar në komunën e Hanit të Elezit.

    Sipas këtyre rezultateve PDK ka fituar në Gjilan, Rahovec, Sharr, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Viti, LDK në Besianë, Burim, Kastriot, Artanë, AAK në Pejë, Junik, Therandë, SLS në Shtërpcë. Sa i përket rezultatit të barabartë të përqindjes në komunën e Prizrenit, kryetarja e KQZ-së

    Nesrin Lushta tha se kandidati i PDK-së Ramadan Muja ka fituar 24.982 vota ose 42 vota më shumë se sa kandidati i LDK-së Hanefi Muharremi që ka fituar 24.940, dhe se fituesi do të dihet pasi të numërohen edhe votat me kusht, të cilat në këtë komunë janë gjithsej 1.602.

    Rezultatet e garës së balotazhit:
    Gjilan — Qemajl Mustafa PDK 51.4 %- Fatmir Rexhepi LDK 48.6 %
    Sharr — Salim Jonuzi PDK 53.3 %- Halim Shemsedini LDK 46.7.%
    Kaçanik — Xhabir Zharku PDK 57.9%-Tahir Çaka AAK 42.1%
    Klinë — Sokol Bashota PDK 56.3%-Enver Berisha AAK 43.7%
    Dardanë — Shaip Surdulli LDK 54.1%- Begzad Sinani PDK 45.9%%
    Mitrovicë — Avni Kastrati PDK 53 %- Nexhmedin Spahiu AKR-LDD 47%
    Lipjan — Shukri Buja PDK 50.5% - Imri Ahmeti LDK 49.5 %
    Kastriot — Mehmet Krasniqi LDK 51.9%- Haki Mjeku PDK 48.1 %
    Rahovec — Qazim Qeska PDK 50.8%-Ibrahim Kryeziu LDK 49.2 %
    Prizren — Ramadan Muja PDK 50% - Hanefi Muharremi LDK 50 %
    Vushtrri — Bajram Mulaku PDK 63.5 %- Muharrem Shabani AAK 36.5 %
    Malishevë — Isni Kilaj PDK 61.8%- Januz Kastrati LDK 38.2 %
    Artanë — Bajrush Ymeri LDK 80.9%-Radovan Deniq SNSD 19.1%
    Burim — Fadil Ferati LDK 70.8%-Naim Imeraj AAK 29.2 %
    Pejë — Ali Berisha AAK 76.7 %- Elmi Berisha LDD-AKR 23.3 %
    Besianë — Agim Veliu LDK 66.5 %-Muhamet Latifi PDK 33.5%
    Shtërpcë — Bratislav Nikoliq SLS 65 %-Beqir Fejzullahu PDK 35%
    Therandë — Blerim Kuçi AAK 52.4%-Ramë Vataj PDK 47.6%
    Viti — Nexhmedin Arifi PDK 55.2%- Sokol Haliti LDD 44.8 %
    Junik — Agron Kuçi AAK 56.7%-Tahir Isufaj LDK 43.3 %
    Hani i Elezit — Refki Suma kandidat i pavarur 53.3%- Mehmet Ballazhi PDK 46.7 %

    Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka thënë se në këto rezultate, të cilat janë sjellë nga Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) nuk janë llogaritur votat me kusht, ato që vijnë me post dhe votat e personave me nevoja të veçantë, të cilat pritet të numërohen brenda dy-tri ditësh, kur edhe pritet të publikohen rezultatet përfundimtare.

    Sa i përket rezultati të barabartë të përqindjes në komunën e Prizrenit, Lushta tha se kandidati i PDK-së ka fituar 24.982 vota ose 42 vota më shumë se sa kandidati i LDK-së që ka fituar 24.940, dhe se fituesi do të dihet pasi të numërohen edhe votat me kusht, të cilat në këtë komunë janë gjithsej 1.602.

    Në komunën e Lipjanit ku epërsia e PDK-së është mjaft e ngushtë janë dhe 430 vota me kusht të cilat do të numërohen. (Kosovapress)
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    URIME PDK

    Shampanja e Fitores

    Stavileci: PDK ka fituar 36.80% të votave totale

    Thaçi: Në garën e balotazhit PDK fitoi në 11 komuna

    PDK-ja është fitues në 16 komuna.
    Prishtinë, 13 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 23:07

    Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash ka shënuar fitore bindëse në shumicën e komunave si në

    Prizren,
    Gjilan,
    Mitrovicë,
    Klinë,
    Lipjan,
    Kaçanik,
    Malishevë,
    Sharr,
    Viti,
    Vushtrri,
    Rahovec.

    PDK në rrethin e parë të zgjedhjeve më 15 nëntor ka fituar në

    Skenderaj,
    Drenas,
    Ferizaj,
    Shtime,
    Zubin Potok.

    Sipas kësaj del se PDK-ja është fitues në 16 komuna.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    qun i mir Maska e FREX
    Anëtarësuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    83
    Urime Pdk Urime Dhe Suksese

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    pas nje lufte te forte fitoj kualicioni me popullin
    URIME PDK

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Urime- Pdk

  12. #52
    qun i mir Maska e FREX
    Anëtarësuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    83
    URIME URIME DHE SUKSESE TE METEJSHME PDK SKA POLITIKAN MA TMIR SE HASHIM THAQI

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Nuk e kuptoj se per cfare fitore e keni fjalen kur ne fakt ne keto zgjedhje keni humbur me shume komuna se ne vitin 2007. I keni dy komuna me pak te fituara.
    PDK me skuadren vrastare te quajtur SHIK, shume shpejte do te fundoset si parti sepse udheheqesit kryesore te PDKs do te burgosen shume shpejte.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne fakt eshte fitore e pdk-se.
    Punuan e fituan.

    Kush lun kamb e dor ha buk e laknor.. thot populli.

    LDK e LDD duhet te mesojne nga pdk se si punohet ne popull.

    Cdo antar i PDK-se mobilizon vehten e familjen e farefisin e katundin e mahallen.. per ceshtjen e partise se vet dhe keshtu shtohen votuesit e mundet kundershtari.

    Nuk besoj se eshte merzitur kryesia e ldk dhe e ldd per kto humbje.
    Kam bindje se keto kryesi kane dhen besen tek shtabi i PDK-se qe ..vec mos na mbani ne qato lista bllacore farukore se kurgja tjeter nuk duam e nuk ju pengojm te fitoni sa te doni e cka te doni..
    bese te tille kan dhen besoj para ktyre dhe veton sorr surroi e bukosh guzica e krejt cka jan ne kosove me kostuma e kravata te shtrenjta..

    urime llap e ishalla po punojn ata shoket e tu..
    le te hajnojne nga pak por dhe ndonji pun per publikun le ta bajne..
    Kjo eshte Kosova sot..

    ..

  15. #55
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Ne fakt eshte fitore e pdk-se.
    Punuan e fituan.

    Kush lun kamb e dor ha buk e laknor.. thot populli.

    LDK e LDD duhet te mesojne nga pdk se si punohet ne popull.

    Cdo antar i PDK-se mobilizon vehten e familjen e farefisin e katundin e mahallen.. per ceshtjen e partise se vet dhe keshtu shtohen votuesit e mundet kundershtari.

    Nuk besoj se eshte merzitur kryesia e ldk dhe e ldd per kto humbje.
    Kam bindje se keto kryesi kane dhen besen tek shtabi i PDK-se qe ..vec mos na mbani ne qato lista bllacore farukore se kurgja tjeter nuk duam e nuk ju pengojm te fitoni sa te doni e cka te doni..
    bese te tille kan dhen besoj para ktyre dhe veton sorr surroi e bukosh guzica e krejt cka jan ne kosove me kostuma e kravata te shtrenjta..

    urime llap e ishalla po punojn ata shoket e tu..
    le te hajnojne nga pak por dhe ndonji pun per publikun le ta bajne..
    Kjo eshte Kosova sot..

    ..
    Eshte interesante ti bejme nje krahasim, votueseve te partive dhe te bejme ndonje komperacion.

    Deri tash kemi pasur elektorat fanatikë, d.m.th votuesi nuk e ka votu nje parti per shkak te programit te asaj partie mirpo zakonisht eshte bere per keto arsye:

    1. Katunar dhe sheherli (PDKja-katunart, ndersa LDKja- sheherlijt)banalitet hesapi

    2. Simpatia ndaj partis apo kryetarit te partis

    3. Per shkak se filani apo mahalla eshte me kete parti, ndersa une du me tjeter parti

    D.m.th realisht deri tash kemi pasur vetem Votues Militantesh.

    Mirpo zgjedhjet e fundit, Militantizmi i LDKs ka ra, ndersa militantizmi i PDKs ka mbetur dhe bile vetem se eshte forcuar.

    Ramja e militantizmi te LDKs ka ra, me shkembimin e karrikeve ne kuvendin e LDKs, ku LDDja u shkeput nga trungu dhe poashtu vdekje e Rugoves ishte faktor i rendesishem.

    Militantizmi i PDKs ka mentalitetin e fort

    Karakteri qe i dallon fanatiket e PDKs eshte ai i perkrahseve te luftes, d.m.th persona qe nuk dorezohen leht dhe jan besnik ndaj partis se tyre, sepse disi kan pershtypjen se akom i konsiderojn luftetar te UCKs dhe i rrespektojn poashtu ne ate menyre. Dhe keshtu elektorati i PDKs vetem shkon duke u rritur.

    Militantizmi i ndar ne Katunar dhe sheherli

    Prishtina eshte nje rast ku na sherben si shembull i kesaj natyre. PDKja ne prishtine konsiderohet si nje produkt katunarie. Prishtinalia e Voton LDKn pershkak se eshte parti kinse me karakter qytetarie dhe anti katunarie.

    Ne prishtine edhe po te konkuron Bill Klintoni ne kuader te PDKs per kryetar te prishtines nuk ka per te arritur as ne balotazh me ndonje kandidat te LDKs.

    D.m.th jemi larg demokratizimit te elektoratit Kosovar.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    eshte mire qe ka fitu pdk-ja
    Ne kohen kur skamja ne popull eshte me e theksuar se ndonjeher me par,ne kohen kur shiku eshte nen hetime,jam shume i bindur qe pdk-ja do shkatrrohet shume shpejt mbrenda permbrenda,pritni vetem edhe pak kur te fillojn te akuzoin njani tjetrin per hajni,krime te ndryshme,pra vetem duhet pas durim

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj se per cfare fitore e keni fjalen kur ne fakt ne keto zgjedhje keni humbur me shume komuna se ne vitin 2007. I keni dy komuna me pak te fituara.
    PDK me skuadren vrastare te quajtur SHIK, shume shpejte do te fundoset si parti sepse udheheqesit kryesore te PDKs do te burgosen shume shpejte.
    mos e kuptosh qe nji fakt

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Rritja e PDK-së për rreth 40.000 vota nga zgjedhjet e vitit 2007, që përbëjnë 36.80% të votave totale, është një konfirmim se PDK mbetet partia më e madhe dhe më e konsoliduar në vend dhe që gëzon besimin e palëkundur të qytetarëve të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #58
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Eshte interesante ti bejme nje krahasim, votueseve te partive dhe te bejme ndonje komperacion.

    Deri tash kemi pasur elektorat fanatikë, d.m.th votuesi nuk e ka votu nje parti per shkak te programit te asaj partie mirpo zakonisht eshte bere per keto arsye:

    1. Katunar dhe sheherli (PDKja-katunart, ndersa LDKja- sheherlijt)banalitet hesapi

    2. Simpatia ndaj partis apo kryetarit te partis

    3. Per shkak se filani apo mahalla eshte me kete parti, ndersa une du me tjeter parti

    D.m.th realisht deri tash kemi pasur vetem Votues Militantesh.

    Mirpo zgjedhjet e fundit, Militantizmi i LDKs ka ra, ndersa militantizmi i PDKs ka mbetur dhe bile vetem se eshte forcuar.

    Ramja e militantizmi te LDKs ka ra, me shkembimin e karrikeve ne kuvendin e LDKs, ku LDDja u shkeput nga trungu dhe poashtu vdekje e Rugoves ishte faktor i rendesishem.

    Militantizmi i PDKs ka mentalitetin e fort

    Karakteri qe i dallon fanatiket e PDKs eshte ai i perkrahseve te luftes, d.m.th persona qe nuk dorezohen leht dhe jan besnik ndaj partis se tyre, sepse disi kan pershtypjen se akom i konsiderojn luftetar te UCKs dhe i rrespektojn poashtu ne ate menyre. Dhe keshtu elektorati i PDKs vetem shkon duke u rritur.

    Militantizmi i ndar ne Katunar dhe sheherli

    Prishtina eshte nje rast ku na sherben si shembull i kesaj natyre. PDKja ne prishtine konsiderohet si nje produkt katunarie. Prishtinalia e Voton LDKn pershkak se eshte parti kinse me karakter qytetarie dhe anti katunarie.

    Ne prishtine edhe po te konkuron Bill Klintoni ne kuader te PDKs per kryetar te prishtines nuk ka per te arritur as ne balotazh me ndonje kandidat te LDKs.

    D.m.th jemi larg demokratizimit te elektoratit Kosovar.
    Koment qe vlen te lexohet dhe te vetedijesohemi!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Urime << P D K >> ja gezofshi Kosoven e Pamvarur dhe suksese te me tejshme

  20. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Urime kosova ,voten demokratike qendror ne nivel per voten e lir nene niveiUrme laliminderit shum faliminderit vezhgues qytetar kosoves te kosoves

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •