Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 124
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    KQZ jep rezultatet preliminare

    Pas shumë shtyrjeve, Komisioni Qendror Zgjedhor më në fund ka dhënë rezultat preliminare të zgjedhjeve lokale nëpërmjet kryetares, Nesrin Lushta, e cila ka rikujtuar faktin se këto rezultate mund të pësojnë ndryshime, pasi aty nuk përfshihen votat me kusht, dhe se në disa vendvotime ende nuk është bërë numërimi i votave.

    Në bazë të rezultateve paraprake, nga qendrat e mëdha, në Prishtinë ka fituar kandidati i LDK-së e në Gjakovë ai i AAK-së, në Ferizaj kandidati i PDK-së, ndërkohë në qendrat tjera të mëdha, Mitrovicë, Prizren, Pejë dhe Gjilan, do të ketë balotazh.

    Sipas këtyre rezultateve, në kryeqytet ka fituar kandidati i LDK-së, Isa Mustafa me 56.6 %. Në Deçan ka fituar Rasim Selmanaj i AAK-së me 67.7%. Në Mamushë ka fituar kandidati i partisë turke KDTP, Arif Bytyç me 80.9%

    Në Gjakovë fitues ka dalë kandidati i AAK-së, Pal Lekaj me 52.8 %. Në Gllogovc ka fituar kandidati i PDK-së, Nexhat Demaku me 89.9% të votave. Në komunën e Fushë Kosovës zgjedhjet i ka fituar kandidati i LDK-së, Burim Berisha, me 57.2 %.

    Në Leposaviq ka pasur vetëm një kandidate, Ardita Hasani nga AAK, e cila ka fituar përqindjen e plotë të zgjedhjeve.

    Në Ferizaj, Bajrush Xhemajli nga PDK, ka fituar 50.5% të votave. Kandidati i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, ka fituar me 50.2% të votave. Kandidati i PDK-së, Sami Lushtaku, ka fituar zgjedhjet në komunën e Skenderajt me 85%. Në Shtime, kandidati i PDK-së, Naim Ismajli, ka fituar 51.6% të votave në këtë komunë.

    Në Zveçan, të gjitha votat i ka fituar kandidati i AAK-së, Sami Kelmendi, ndërsa në Zubin Potok ka dalë fitues kandidati i PDK-së, Naser Ferizi me 53.4%. Në komunën e Graçanicës, fitues është Bojan Stojanoviq nga SLS me 61.8%. Në Ranilug, Dragimir Mikiq, nga GIZOR me 70.4%, ndërsa në Kllokot, Sasha Mirkoviq, nga SLS ka fituar të gjitha votat.

    Në Mitrovicë do të shkojnë në balotazh, kandidati i PDK-së, Avni Kastrati, i cili ka fituar 39.4 % të votave, dhe ai i AKR-së, Nexhmedin Spahiu, i cili ka fituar 22.9% të votave.

    Në Prizren do të ketë balotazh ndërmjet kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja, që ka fituar 31.2% të votave dhe atij të LDK-së, Hanefi Muharremi që ka fituar 30.3% të votave.

    PDK dhe LDK në raundin e dytë do të garojnë edhe në Gjilan, me anë të kandidatëve të tyre respektivë, Qemajl Mustafa që ka fituar 38.4% të votave dhe Fatmir Rexhepi që ka fituar 27.6% të votave.

    Për postin e kryetarit të Pejës do të shkojnë në balotazh, kandidati i AAK-së, Ali Berisha (43.4%) dhe kandidati i LDD-së, Elmi Berisha (16%).

    Në të gjitha komunat tjera do të ketë balotazh.

    Kryetarja e KQZ-së deklaroi se pas dy ose tri ditëve do të jepet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. /Telegrafi/

    Shiko Rezultatet Preliminare nga KQZ (Dokument: 7MB)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-11-2009 më 15:12

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Protestë e mijëra qyetetarëve të Gjakovës
    Aleanca Kosova e Re, e vlerëson protestën e sotme të qytetarëve të Gjakovës, si thirrje demokratike për drejtësi dhe respektim të votës së lirë

    Në një komunikatë për media të Aleancës Kosova e Re, thuhet se mijëra qyetetarë të komunës së Gjakovës kanë protestuar sot, me iniciativën kundër manipulimit të votave dhe tjetërsimit të vullnetit të votuesve në këtë komunë. Kjo thirrje e qytetarëve të Gjakovës është thirrje e shpresës për vetdijësim edhe në qytete të tjera të Kosovës, duke e parë se imazhi i këtyre zgjedhjeve është dëmtuar me manipulimin e votave në Gjakovë dhe Viti, gjë që shton dyshimin për manipulime edhe ne komuna të tjera si Prishtina Kamenca dhe Kaqaniku, thuhet në komunikatë.

    AKR nuk mund të pajtohet me vlerësimin e insitucioneve, se këto zgjedhje u zhvilluan në frymë të lirë dhe demokratike. Faktet flasin ndyrshe. Institucionet përgjegjëse të shtetit tone, nuk mund të injorojnë videot ku shihet mbushja e kutive nga komisionerë të partive të ndryshme. Raportet e policisë për kërcënime me armë dhe votimet në emër të atyre që nuk janë në këtë jetë, apo që jetojnë jashtë Kosovës, thuhet në komunikatën e Aleancës Kosova e Re.

    Presidenti dhe gjithë përfaqësuesit e lartë të shtetit duhet të distancohen nga interesat e ngushta partiake dhe të vlerësojnë drejtë këtë proces zgjedhor, në mënyrë që të mund të përmirësojmë gabimet që janë bërë. Prandaj ata nuk mund të pretendojnë se jemi shtet demorkatik në qoftë se heshtet përballë këtyre manipulimeve.

    Gjakova është fillimi i ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërisht në Kosovë. Ndryshime që kanë të bëjnë me respektimin e votës së lirë të qytetarëve. Ne nuk do të pranojmë asnjëherë keqpërdorimin e votave si diqka të mirë, por do ta luftojmë me të gjitha format demokratike cënimin dhe shkeljen e vullnetit të qytetarëve, thuhet në komunikatën e Aleancës Kosova e Re.

    Kjo parti iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të kundërshtojnë fuqishëm, tendencën e institucioneve qendrore për të mjegulluar këtë proces, duke mbuluar të verteta të dhimshme të manipulimit të votave.

    AKR vlerëson, se asnjë process tjetër në Kosovë, nuk mund të jetë më i rëndësishëm se sa leximi i drejtë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

    Aleanca Kosova e Re, kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga KZAP ja, që të marrin masa të menjëhershme, për zbardhjen e së vërtetës në Gjakovë dhe në secilën komunë tjetër, ku ka pasur keqpërdorime të votave. Ne e mbështesim fuqishëm protestën e sotme ne Gjakovë, duke e vler.http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ory=3&id=37650

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Kuçi: Kemi fituar edhe 20 për qind më shumë se zgjedhjet e kaluara

    Prishtinë, 15 Nëntor 2009 (Kosovapress) Koha 22:28

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi ka theksuar se ky subjekt politik ka fituar në një përqindje edhe më të madhe se zgjedhjet e kaluara, pasi që nëpër të gjitha komunat që ka qenë fituese është rritur përqindja, ndërsa që shumë prej tyre pret t’i fitojë pa balotazh.
    Rren kofte,se kesaj her e kini hanger kungj apet,prishtina ja vlen me shume se te gjitha komunat e kosoves.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Rren kofte,se kesaj her e kini hanger kungj apet,prishtina ja vlen me shume se te gjitha komunat e kosoves.
    drenice tregoju ktyne tpa shkollve se isa mustafa ka ma shum drejt me u gzu se kta me 20 komuna haha...kur fiton kryeqendren me 400.000 banor(pa i llogarit parashutistat e malit),kur fiton qytetin qe ne qdo 24 ore hijn e dalin 100.000 persona,kur fiton vendin e shkolles,dijes,kultures,sportit etj etj at`her mundesh me than qe ki fitu diqka e jo ksi komuna si shtimja me 1 rruge kryesore ..po nejse sjon per me fitu ma mire kta...
    fal ju kofshin edhe 30 komuna,kush i voton kta hiq ma i mire sosht,qaq meritojn...po veq prishtinen le ta harrojne mvjen keq po sosht per ta
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 18-11-2009 më 12:02

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Rren kofte,se kesaj her e kini hanger kungj apet,prishtina ja vlen me shume se te gjitha komunat e kosoves.
    PO PO BANI QEF TI VETI SE NJISOI KOKA SI ME I MARR RRETH 250.000 VOTA QE I MORI PDK
    ME RRETH 130.000 VOTA TE LDK-SE
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    U zyrtarizua koalicioni LDK-AAK në Prizren.

    Prizren, 19 nëntor – LDK-ja dhe AAK-ja, të enjten kanë zyrtarizuar koalicionin për të bashkëqevrisur Prizrenin, nëse kandidati i LDK-së, Hanefi Muharremi, i fiton zgjedhjet për t’u bërë kryetar i Prizrenit, me 13 dhjetor.

    Bislim Zyrapi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit, i cili nuk ka siguruar përqindjen e nevojshme për të hyrë në balotazh, duke marr vetëm 6.1 të votave, në një konferencë për shtyp, ka thënë se kanë vendosur të mbështesin kandidatin e LDK-së në balotazh, ngase kanë program qeverisës të përafërt.

    “Afro 70 për qind të programit tonë përputhet me të LDK-së. Kjo është edhe arsye kryesore që e kemi lidhur këtë marrëveshje për të përkrahur kandidatin e LDK-së, Hanefi Muharremin për kryetar të Prizrenit”, ka theksuar Zyrapi.

    Ndërsa, Ridvan Hoxha, shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në këtë komunë, duke falënderuar AAK-në për mbështetje, ka paralajmëruar lidhje të koalicionit edhe me partitë e tjera, duke mos bërë të ditur se me cilat janë duke biseduar për një gjë të tillë.

    Mirëpo burime zyrtare brenda LDK-së dhe LDD-së bëjnë të ditur se brenda këtyre subjekteve janë duke u zhvilluar biseda për lidhjen e një koalicioni mes tyre, mirëpo ende nuk janë konkretizuar.

    Këto burime i kanë thënë “Kohës Ditore”, se nga LDD-ja dhe AKR-ja, të cilat kanë pasur një koalicion për kryetar të Prizrenit, janë duke pritur sinjale nga strukturat udhëheqëse të partive në Prishtinë, për t’u dhënë dritën e gjelbër se kë të mbështesin për kryetar të Prizrenit, Hanefi Muharremin e LDK-së, apo Ramadan Mujën e PDK-së, mes të cilëve do të zhvillohet gara me 13 dhjetor.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Prizreni eshte bere fushebeteja kryesore ne mes dy partive me te medha te Kosoves.Perderisa,LDK-ja,sic e keni me lart ka lidhur koalicion me AAK-n,PDK-ja sot zyrtarizoi koalicionin me disa parti minoritaresh,te cilat ne Prizren kane nje elektorat qe sillet rreth 10 per qind nga numri i teresishem i votuesve te dalur ne zgjedhje.
    PDK-ja edhe deri tash ka qeverisur Prizrenin ne koalicion me mnoritetin turk dhe ate boshnjak.
    ------
    PDK, koalicione në Prizren, Dragash, Obiliq dhe Vushtrri


    Partia Demokratike e Kosovës njofton se dega e saj në Prizren, të mërkurën ka lidhur marrëveshje koalicioni me disa parti politike në komunën e Prizrenit, të cilat në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesin kandidatin e PDK-së për kryetar komune, Ramadan Muja.
    Marrëveshjet janë arritur me Partine Demokratike Turke të Kosovës, Partinë e Drejtësisë, si dhe me partitë e komunitet boshnjak - Partinë e Re Demokratike dhe Koalicionin Vakat.

    Po ashtu, dega e PDK-së në Dragash, ka lidhur marrëveshje koalicioni me Koalicionin Vakat edhe për komunën e Dragashit, në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar komune, Salim Jenuzi.

    Në komunikatë thuhet se bisedat për koalicione në këto komuna janë duke u zhvilluar edhe me parti të tjera dhe arritjet e marrëveshjeve të reja priten edhe në ditët e ardhshme.

    Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka lidhur marrëveshje koalicioni me Lëvizjen për Bashkim, në mbështetje të kandidatëve të PDK-së për kryetarë komune në Obiliq, Haki Mjeku dhe në Vushtrri, Bajram Mulaku. /Telegrafi/

    Postuar: 18:21 / 25 Nentor 2009 | RSS

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    KQZ publikoi rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave


    Pas 11 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar mbrëmjen e sotme (e enjte) rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave, sipas të cilave në 14 komuna nuk do të shkohet në balotazh, pasi që kandidatët e partive kanë fituar në rundin e parë. ...
    Postuar: 20:02:38 / 26.11.2009

    Komunat të cilat kanë fituar në raundin e parë janë :


    Në Prishtinë ka fituar kandidati I LDK-së me 57.22%

    Në komunën e Gjakovës ka fituar Pal Lekaj, nga AAK me 51.92% , duke lënë pas Mimoza Kusarin nga koalicioni AKR-LDD me 41.48%

    Në Deçan,ka fituar kandidati AAK-së me 67%


    Komunat që i ka fituar PDK në raundin e parë janë Ferizaj me 50.46%, Drenasi me 90.54% Skenderaj me 85%, si dhe Shtimja me 50.62%


    Në Fushë Kosovë ka fituar kandidati i LDK-së me 56.99%


    Derisa në balotazh do të shkojnë:


    Gjilani, ku në garë janë PDK me 38% dhe LDK me 27%

    Në Mitrovicë PDK me 39%, dhe AKR 22.57%

    Në Pejë AAK me 43% dhe LDD me 15.9%

    Në Podujevë LDK me 49.93% dhe PDK me 30.61%

    Në Prizren PDK me 32% dhe LDK me 29.73%

    Në Klinë PDK me 36% dhe AAK me 31.8%

    Në Lipjan PDK me 42% dhe LDK me 39.9%

    Në Suharekë AAK me 34% dhe PDK me 32%

    Në Novo Bërd LDK me 43% dhe SNSD me 11%

    Obiliq PDK me 32% dhe LDK me 24.5%

    Rahovec PDK me 36% dhe LDK me 22.80%

    Kaçanik PDK me 48% dhe AAK me 26%

    Në Istog,LDK me 47% dhe AAK me 21%

    Më Malishevë PDK me 46% dhe LDK me 32%

    Në Sharr PDK me 39% dhe LDK me 37%

    Në Viti LDD me 33% dhe PDK me 29.97%

    Junik AAK me 49% dhe LDK me 32%

    Në Vushtrri, PDK me 48.98% dhe AAK me 26%

    Në Kamenicë PDK me 33% dhe LDK me 21.66%

    Në Han të Elezit Rufki Suma - kandidat i pavarur me 44% dhe PDK me 36%

    Në Shtërpcë SLS me 44% dhe PDK me 24.29%



    Ndërsa në komunat me shumicë serbe kanë fituar në raundin e parë:


    Në Graçanicë ka fituar , SLS me 60%

    Në Zubin Potok PDK me 53%

    Në Zveçan AAK me 100% gjithsej 33 vota

    Leposaviq gjithashtu AAK-së me 100%



    Në Mamushë partia turke KDTP me 80%
    Në Ranillug partia GIZOR me 71%


    Si dhe në Kllokot partia serbe SLS me 100%



    Këto rezultate janë miratuar nga 9 prej 10 anëtarëve të KQZ-së. Ai që ka kontestuar rezultatet është Fadil Maloku nga AKR, i cili ka thënë se ky subjekt do të ndjek rrugët ligjore, në zbardhjen e parregullsive pikërisht në komunën e Gjakovës.

    Ndërsa kryetarja e KQZ-së anulimin dhe mos përsëritjen e zgjedhjeve në 15 vendvotime në gjithë Kosovën ka thënë është bërë në mënyrë të ligjshme.



    Por rreth këtij vendimi të KQZ-së dhe KZAP-it ka reaguar edhe koalicioni I OJQ-ve Demokracia në Veprim, përfaqësuesi i së cilës, Ismet Kryeziu ka thënë se vëzhguesit e Demokracisë në veprim kanë evidentuar parregullsi kryesisht në votimin familjar, në votimin pa dokument të identifikimit si dhe ne sjelljen jo korrekte nga komisionerët e partive politike.



    | s.b & RTK staff |
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kurse Hashim Thaci atë nat tha se kemi fituar mbi 75% të Komunave në Kosovë.

    Enderr që sdo ti bëhet kurr realitet! Bile shum sigurt në Prizren/Kamenic/Gjilan/Rahovec/Mitrovic.


  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Deklaratë e PDK-së pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve

    Në një deklaratë të veten pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 15 nëntorit në Kosovë, PDK ka dhënë këtë deklaratë për opinion:
    “Partia Demokratike e Kosovës mirëpret shpalljen dhe konfirmimin zyrtar te rezultateve finale te zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave nga ana e Komisionit Qëndror Zgjedhor.
    Kandidatët e PDK-së kanë fituar besimin e qytetarëve në pesë komuna që në raundin e parë: Drenas, Skenderaj, Ferizaj, Shtime dhe Zubin Potok, si dhe udhëheqin në 12 nga 17 komunat në të cilat garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.
    Rritja e PDK-së për rreth 40.000 vota nga zgjedhjet e vitit 2007, që përbëjnë 36.80% të votave totale, është një konfirmim se PDK mbetet partia më e madhe dhe më e konsoliduar në vend dhe që gëzon besimin e palëkundur të qytetarëve të Kosovës.
    PDK fton të gjithë qytetarët që të dalin masovisht në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe që në frymën e shembullit të shkëlqyeshëm të raundit të parë zgjedhor të dëshmojnë se në Kosovë demokracia është funksionale dhe përbën një parim themelor të shtetit tonë të ri.”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ZOTI i madh,allahu e krishti e kan derguar Hashim thaqin,ZOTI eshte me Thaqin ska e ka qit ne ket bot me qliru ,pavarsu me ngrit ekonomikisht dhe me bashku me trojet shqiptare Kosovenpo normal ZOTI i ka thene qe do te hasesh ne pengesa tradhtar e idiota,po per momentin me sukses po e kryn detyrat e ZOTIT

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Rren kofte,se kesaj her e kini hanger kungj apet,prishtina ja vlen me shume se te gjitha komunat e kosoves.
    rren te doken ty edhe keto shifra e fakte
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Rritja e PDK-së për rreth 40.000 vota nga zgjedhjet e vitit 2007, që përbëjnë 36.80% të votave totale, është një konfirmim se PDK mbetet partia më e madhe dhe më e konsoliduar në vend dhe që gëzon besimin e palëkundur të qytetarëve të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Realitetet pas 15 nëntorit

    Shtunë, 28 Nëntor 2009 18:16
    Bashkim Hoxha



    1.

    15 nëntori nxori edhe njëherë PDK-në forcën më të madhe politike të vendit. Ky është treguesi më i mirë, se votuesi kosovarë me gjithë problemet ende të shumta që po kalon vendi, si shteti më i ri evropian, vazhdon të jetë i kënaqur me qeverisjen aktuale. Votuesi kosovarë e ka kuptuar mjaft mirë, madje shumë herë më mirë se një shtresë politikanësh, madje kryetarë partish, shefa grupesh parlamentare, analistë politik, një numër militantësh të zjarrtë të partive të ndryshme, grupe interesi, se nga një shtet i ri ende në konsolidim demokratik nuk mund të priten mrekullia brenda natës. Shkopin magjik nuk e posedojnë as vendet më të zhvilluara e me traditë solide të funksionimit demokratik. Në këtë pikëpamje, elektorati kosovarë u tregua se nuk është në gjumë. Pavarësisht përpjekjeve të dikujt, përkatësisht të disa grupimeve politike që në emër të thithjes së elektoratit nuk lanë gurë pa lëvizur, hodhën dhe vazhdojnë të hedhin baltë ndaj çdo të arriture të Republikës së Kosovës, nuk lënë fjalor pa përdorur për të diskredituar lidershipin e PDK-së, elektorati nuk e ndëshkoi këtë të fundit, përkundrazi e votoi në shumicë atë. Qytetarët e Kosovës i kanë provuar qeveritë e udhëhequra nga AAK-ja. Rezultatet i dimë të gjithë. Ashtu siç dimë mbi zanafillën e ndërtimit të kanaleve nëntokësore dhe mbitokësore të korrupsionit, kriminalitetit, nepotizmit e një sërë marifetesh të tjera të cilat do të kërkojnë kohë për t'u çrrënjosur. Po ashtu, jemi dëshmitarë të faktit, LDK-ja në bashkëqeverisje me AAK-në humbi keqas në zgjedhjet e vitit 2007. Po ashtu, është fakt, LDK-ja në bashkëqeverisje në PDK-në pati një rritje të elektoratit prej 2 për qind. Kjo dëshmon se elektorati kosovarë vazhdon të jetë i kënaqur me qeverisjen e vendit. Ky elektorat ka filluar të kuptoj se ku e kur duhet ndëshkuar me votë, si dhe ku e kur duhet përkrahur me votë. Sigurisht askush nuk do të priste vetëdijesim 100 për qind të elektoratit. Qytetarët e Republikës së Kosovës e dinë fare mirë se Kosova, me gjithë problemet e shumta që ka për shkak të shumë faktorëve, asnjëherë gjatë tërë historisë së saj nuk ka qenë më mirë se tani. Për të pohuar të kundërtën, njeriu ose duhet të jetë i marrë, ose duhet të jetë i paaftë politikisht dhe mendërisht, ose interesi personal duhet t'i ketë verbuar sytë dhe shurdhuar veshët.



    2.

    Me gjithë nënshkrimin e disa koalicioneve LDK-AAK në disa komuna për balotazh, pak të besohet që ky koalicion mund të jetë fitues. Siç u përmend më lart, praktikat e koalicionit AAK-LDK që ka na qeverisur në nivel qendror në të kaluarën është koalicioni më i panevojshëm për këtë vend, rrjedhimisht nuk i duhet as komunave tona. Koalicioni LDK-AAK për nivelin lokal fillimisht u ndërtua në Prizren. Në këtë kontekst, do të ishte fare normale sikur koalicionet e partive humbëse të lidheshin në ndonjë qytet të caktuar në qoftë së qeverisja e keqe e atij qyteti do t'i detyronte partitë humbëse t'i bashkojnë votat për të parandaluar vazhdimin e qeverisjes së keqe. Mirëpo, kur bëhet fjalë për Prizrenin, mendoj se subjektet nënshkruese të koalicionit, LDK-AAK, përveç se gjasat i kanë tejet të vogla për të fituar në balotazh, këto dy parti tashmë e kanë koritur veten e tyre. Qytetari i Prizrenit tashmë e ka pasqyrën tejet të qartë për të vendosur për kë të votojë në balotazh. Në këtë qytet për dy vite të qeverisjes së PDK-së janë bërë punë shumë herë më shumë se për tetë vite qeverisje nga ana e LDK-së. Në anën tjetër, përkundër rritjes së AAK-së në disa qytete të tjera, në Prizren, në qytetin e traditës dhe kulturës, pati rënie. Kjo mund të përkthehet fare thjesht: Qytetari i Prizrenit nuk do ta dëshironte një qeveri komunale ku pjesëmarrëse në qeverisje do të jetë ky subjekt politik. Ka të ngjarë që LDK-ja edhe ashtu e humbur në zgjedhjet e 15 nëntorit në Prizren, pas nënshkrimit të koalicionit me AAK-në për balotazh, do të devalorizohet akoma, mund të humbas më keqas se në vitin 2007. Askush nuk do të dëshironte ndërprerjen e shumë punimeve që po ndodhin në qytetin dhe fshatrat e Prizrenit; askush nuk do të dëshironte humbjen e projekteve zhvillimore të qytetit dhe fshatrave të Prizrenit që posedon PDK-ja dhe që priten të implementohen; askush natyrisht nuk do të dëshironte që nëpërmjet votës së lirë ta ndëshkonte dikë që ka dëshmuar aftësi menaxhuese për qytetin, duke shpërblyer me votë dikë tjetër që ka pasur shansin të dëshmohet, por e ka bërë të kundërtën. Prandaj, vazhdimi i qeverisjes së komunës së Prizrenit me kryetar, prof. dr. Ramadan Mujën, mendoj se do të determinonte vazhdimin e realizimit të projekteve zhvillimore të Prizrenit dhe rrethinës së këtij qyteti.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Stavileci: PDK ka fituar 36.80% të votave totale
    Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit ka dalë si partia numër një në Kosovë, duke shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007, ka thënë Blerand Stavileci, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)....
    Postuar: 13:31:32 / 29.11.2009
    Sipas një materiali të prezantuar në konferencën e sotme për shtyp nga zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, PDK ka fituar 36.80% të votave të përgjithshme në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

    Duke krahasuar me vitin 2007, në këtë konferencë është thënë se në këto zgjedhje, PDK ka fituar 40.000 vota më shumë.

    Sipas këtij vlerësimi, në rreth 70% të komunave kandidatët e PDK-së kanë rreth 40% të votave.

    Gjithmonë sipas këtij prezantimi, mesatarja totale e avantazhit është 10.8%, ndërsa krahasuar me LDK-në, PDK ka avantazh prej 8.36%, ndaj AAK-së 24.37%, ndërsa ndaj koalicionit AKR-LDD 16.6%.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK koalicion me AKR në Lipjan e Kamenicë
    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur marrëveshje koalicioni në Lipjan që të përkrahet në balotazh kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Shukri Buja.

    Gjithashtu, siç bëhet e ditur në një komunikatë të kësaj partie, dega e PDK-së në Kamenicë dhe AKR kanë arritur marrëveshje koalicioni në Kamenicë që të përkrahet në balotazh kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Begzad Sinani. /Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 29-11-2009 më 13:35
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rezultatet nuk ndryshojnë
    Partia e Hashim Thaçit, PDK, prin në 16 kuvende komunale, kurse LDK në 9. Partia e tretë është AAK, e cila prin në 5 komuna, kurse me nga një komunë është edhe LDD dhe VAKAT. AKR’ja nuk prin në asnjë komunë. KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare për kuvendet komunale.

    Nga Faton Ismajli më 01.12.2009 në ora 21:20
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të martën rezultate përfundimtare për Asambletë Komunale, dy javë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

    Ky rezultate nuk ndryshon nga publikimi i rezultateve preliminare, ku PDK’ja prin në 16 komuna te Kosovës, LDK’ja në 9, AAK’ja në 5, LDD’ja dhe VAKAT me nga një komune, kurse AKR’ja në asnjë komunë.

    Kryesuesja e KQZ’së, Nesrin Lushta ka thënë se certifikimi i rezultateve do të bëhet pas përfundimit të proceduarave të ankesave në KZAP dhe Gjykatën Supreme.

    Ajo ka ripërsëritur se balotazhi do të mbahet më 13 dhjetor, ashtu siç është paraparë me ligj.

    “Balotazhi do të mbahet me 13 dhjetor dhe nuk do të ketë asnjë vonesë në këtë drejtim”, ka premtuar Lushta.
    Sipas KQZ’së, certifikimi i rezultateve do të bëhët së pari për Kryetar të Komunave dhe pastaj për Asamble Komunale.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    KQZ shpall rezultatet përfundimtare


    KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare për kuvendet komunale si dhe ndarjen e vendeve. Kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta, ka premtuar se shumë shpejtë do të bëhet edhe certifikimi për kryetar komunash , para para balotazhit. Rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, për përqindjet e partive në komuna dhe ndarjen e ulëseve në kuvendet komunale janë këto: .

    Deçan, AAK, 57.72 % , 16 vende, LDK 19.38 % 5 vende LDD 9.11 %, 2 vende,

    Gjakovë: AAK, 29,05 %, 12 vende, AKR, 18,67 %, 7 vende, LDK, 12,22 %, 5 vende,

    Gllogovc, PDK, 80,39 %, 24 vende, LDK 5,57 %, 2 vende LDD - 5.03 % 2 vende,

    Gilan : PDK, 34,92, 14 vende, LDK 23 ,12 % 9 vende, .AAK 12,78 % 5 vende, LDD 10,97 % 5 vende,

    Dragash: PDK 32,08%, 9 vende, .LDK 30,6 % , 9 vende , Koalicioni VAKAT 12,40% 3 vende,

    Istog : LDK 37,22 % , 11 vende, AAK 22,19 %, 6 vende , .PDK 16,46 %, 5vende , LDD 11,00 % 3 vende

    Kaçanik PDK 47,55 % 13 vende, AAK 25,45 % 7vende, LDK 16,45 % 4 vende,

    Klinë :PDK 32,28 % 9 vende, AAK 30,92 % 9 vende, LDK 21,38 % 6 vende,

    Fushë Kosovë LDK 44,48 % 12 vende, PDK 22,56 % 6 vende, AAK 7,07 % 2 vende,

    Kamenicë : .PDK 31,02 % 8 vende, LDK 20,14 % 6 vende, AAK 18,46 % 5 vende,

    Mitrovicë: PDK 33,51 % 14 vende, LDK 20,99 % 9 vende, AKR 16,09 % 7 vende,

    Leposavic: Koalicioni Vakat: 70,80 % 13 vende, AAK 26,55 % 5 vende, LDD 3 2,65 % 1 vend

    Lipjan: PDK 36,74 % 12 vende, LDK 30,00 % 9 vende, AKR 12,29 % 4 vende,

    Novobërdë: LDK 33,48 % 5 vende, AKR 17,09 % 2 vende, Partia Për të ardhme me të mirë, 12,82 % 2 vende

    Obiliq :PDK 25,85 % 6 vende, AAK 23,07 % 5 vende, .LDK 21,67 % 5 vende,

    Rahovec: PDK 31,26 % 10 vende, .LDK 22,67 % 8 vende, .AAK 16,21 % 5 vende,

    Pejë: AAK 31,67 % 13 vende, PDK 14,46 % 6 vende, LDK 13,95 % 6 vende

    Podujevë: LDK 46,52 % 19 vende, PDK 28,17 % 12 vende, AAK 13,79 % 6 vende,

    Prishtnë: LDK 45,86 % 24 vende, AKR 15,50% 8 vende, PDK 13,73 % 7vende,

    Prizren: PDK 28,89 % 12 vende, LDK 25,70 % 11 vende, AAK 8,20 % 4 vende,

    Skenderaj: PDK 79,69 % 26 vende, LDD 10,13 % 3 vende, AKR 3,28 % 1 vend

    Shtme: .PDK 48,41 % 10 vende, .LDK 20,92 % 5 vende, LDD 9,99 % 2 vende,

    Shtërpcë: Partia e Pavarur Liberale 39,91 % 8 vende, PDK 24,59 5 vende, PSK 12,2 % 3 vende

    Suharekë: LDK 31,86 % 11 vende, PDK 29,39 % 10 vende, AAK 27,26 % 10 vende,

    Ferizaj: PDK 37,97 % 15 vende, LDD 16,79 % 7, LDK 14,36 % 6 vende

    Viti: LDD 25,84 % 7 vende, PDK 23,55 % 7 vende, AAK 17,07 % vende

    Vushtrri: PDK 40,29 % 15 vende, AAK 20,56 % 7 vende, LDK 18,99 % 7 vende

    Zubin Potok: LDK 53,65 % 10 vende, PDK 43,99 % 9 vende , AAK 2,36 %

    Zveçan: AAK 100 %, 13 ulëse,

    Malishevë :PDK 52,57 % 16 vende, LDK 34,3 2% 11 vende, AAK 5,46 % 2 vende

    Junik :AAK 43,49 % 7 vende, .LDK 34,52 % 5 vende, LDD 11,80 % 2 vende,

    Mamushë: Partia Demokratike Turke e Kosovës, 68,87 % 11 vende, .AKR 15,41 % 2 vende, PDK 9,16 % 1 vend

    Hani i Elezit: LDK 38,77 % 6 vende, PDK 37,76 % 6 vende, AAK 23,47 % 3 vende

    Gracanica: Partia e Pavarur Liberale, 60,12 % 12 vende, VIDOVDAN 11,89 % 2 vende, Lëvizja e Rezistences serbe, 11,05 % 2 vende,

    Ranillug Iniciativa Qytetare për Ranillug 72,87 %, 11 vende, Partia Serbe e Kosovës dhe Metohisë, 27,13 %, 4 vende,

    Kllokot :Partia e Pavarur Liberale 65,42 % 10 vende, LDK 34,58 % 5 vende.

    Lushta me këtë rast ka bërë të ditur se certifikimi për kryetar të komunave do të bëhet së shpejti.

    Balotazhi sipas KQZ do të organizohet me 13 dhjetor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK, model evropianizimi dhe profilizimi politik
    Martë, 01 Dhjetor 2009 16:26

    Izmi Zeka



    I



    Zgjedhjet e 15 nëntorit, edhe njëherë dëshmuan vlerësimin politik dhe praktik, që votën qytetari i Kosovës ia dha partisë më të madhe në vend -Partisë Demokratike të Kosovës.

    Rritja me mbi 40.000 vota është dëshmi e përkushtimit qeverisës, zhvillimit dhe integrimit që PDK-ja si bartëse e pushtetit në Kosovë, i ka realizuar. Esencialisht kjo për partinë më të madhe në vend nënkupton stabilizim, profilizim dhe demokratizim të brendshëm të këtij subjekti politik, prandaj përgjigjja që i japin qytetarët e Kosovës këtyre zhvillimeve është besimi i votës së tyre.

    PDK-ja ka një strukturë të brendshme organizative, që funksionon mbështetur në normat demokratike, dhe këtë organizim dhe funksionalitet e ka përcjellë edhe në institucionet qeverisëse shtetërore, gjë që është në përputhje të plotë me standardet demokratike evropiane të proklamuara aq shumë për Evropën Juglindore. Në këtë drejtim PDK-ja ka arritur jo vetëm të jetë partia më e madhe, por edhe të ketë rolin prijës në proceset organizative e demokratizuese, duke ndihmuar edhe në demokratizimin e fuqishëm të shoqërisë kosovare.

    II



    Reciprociteti në raport me qytetarët, e ka bërë më të kapshëm konceptin politik dhe ka prodhuar rritën e PDK-së.

    Më tej ky subjekt politik, në funksionim dhe funksionalitet ka dëshmuar moral të lartë politik, dhe kjo ka bërë që të pikëtakohen morali i zgjedhësve me moralin e të zgjedhurve.

    Njëkohësisht është dëshmuar fakti se politika-elita politike mund të jetë klase e moralshme dhe respektabile.

    PDK-ja është e vetmja parti në Kosovë, që ka promovuar dhe brenda saj ka ideuar modelet e Evropës Perëndimore në organizimin e brendshëm të saj, por edhe në raportin me elektoratin, partitë tjera dhe pushtetin. Në këtë mënyrë ajo është bërë model evropianizimi, profilizimi dhe organizimi edhe për partitë e tjera politike në Kosovë dhe rajon.

    III



    Pavarësisht shantazheve, denigrimeve e shpifjeve që mund t'i ushtrojë dikush përpara asaj, PDK është "Mal i madh" që askush nuk mund ta dëmtojë, sepse në thelb është parti e njerëzve të Kosovës, e vlerave demokratike e evropiane.

    Pavarësisht tendencave që me metodat më jodemokratike të goditet qenia e saj, PDK do të dalë më e fuqishme falë vlerave që ngërthen në vete, dhe që ka transmetuar tek qytetarët. Besimin klasës politike ia jep populli dhe populli i Kosovës është mësuar që të mos i marrë për të vërteta sulmet shpifëse të motivuara politikisht.

    Prandaj PDK do të dalë më e fuqishme sa herë atakohet me metoda jodemokratike, sepse demokracia ka fituar në Evropë, do të fitojë edhe në Kosovë!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK mbetet e para
    AAK shënon rritjen më të madhe, AKR dhe LDD shënojnë rënie
    PDK mbetet e para, AAK shënon rritjen më të madhe, AKR dhe LDD shënojnë rënie
    Prishtinë, 2 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 17:30

    Pas ndryshimeve në skenën politike në zgjedhjet e kaluara, ku PDK nga pozita e dytë mori vendin e parë, duke e lënë LDK-në të dytën, në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, strukturën politike e ka ndryshuar AAK, duke dalë e treta, nga pozita e pestë ku ishte në zgjedhjet e vitit 2007. Pesë partitë që kanë fituar me së shumti vota në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit të prezantuara nga KQZ-ja, kanë këtë rezultat:

    PDK 200.426, ka shënuar rritje për 4219 vota,

    LDK 153.294, ka shënuar rritje për 23.884 vota,
    AAK 94.686, ka shënuar rritje për 40.075 vota,
    kurse dy partitë tjera që kanë shënuar rënie janë
    AKR që ka marrë 53.038, ka humbur 17.127 vota dhe
    LDD ka marrë 45.190, ka humbur 11.812 vota.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    AKR-ja e Gjilanit rreshtohet përkrah PDK-së
    Gjilan, 2 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 20:05

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) të mërkurën mbrëma kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion në Gjilan, me ç’rast drejtues të degës së PDK-së u shprehën të bindur se kjo parti do të fitojë në balotazhin për kryetar komune dhe do të qeverisë me komunën edhe katër vjetët e ardhshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •