Lodhja nga zgjerimi mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të thotë që do të duhet disa kohë përpara se një vend tjetër të bashkohet me bllokun e 27 vendeve. Në këtë përfundim arrin një sondazh i Reuters.
Kroacia mund të nënshkruajë anëtarësimin në vitin 2012, ndërsa do jetë viti 2016 ai kur Serbia dhe Maqedonia do të bashkohen me unionin, bazuar në një studim që ka përfshirë më shumë se 30 ekspertë të tregjeve në tranzicion, realizuar javën që shkoi.
Mali i Zi mund të bashkohet në vitin 2015, por nuk do ketë anëtarësim përpara vitit 2020 për Shqipërinë, Bosnjën dhe Turqinëb- edhe pse kjo datë mund të jetë optimiste për Turqinë.
"Për Evropën Qendrore dhe atë Lindore lodhja nga zgjerimi do të ngadalësojë procesin e anëtarësimit", - thotë Nigel Rendell nga RBC.
Për sa i përket bashkimit me zonën euro, studimi gjen se Bullgaria, Republika Çeke dhe Hungaria do pasojnë Poloninë në Mekanizmin e Këmbimit të BE (ERM-2) në vitin 2012, ndërsa Rumania nuk do të hyjë dot deri në vitin 2013. ERM-2 është pararendësi i adoptimit të EURO-s. /shekulli/
Krijoni Kontakt