Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Shen Joan Gojarti (Hrisostomi) - 13 Nentor

    Ai u lind ne Antioki nga prinder te rangjeve te larta ne v.347. Ne besimin e krishter u soll nga nena e tij, Anthusa. U pagezua ne v.370 . U edukua fillimisht nga nje mesues pagan, Libani, dhe me pas studioi teologjine e krishtere nga Diodori i Tarsit. Rreth vitit 375 u be heremit por si pasoje e shendetit te keq u kthye serisht ne Antioki.
    Ai u dorezua dhjak ne v.381 nga Shen Meleti i Antiokise dhe me pas u dorezua presviter (plak, prift) ne v.386 nga peshkopi Flavian i Antiokise. Gjate kesaj periudhe fitoi nje popullaritet te jashtezakonshem si pasoje e elokuences se larte ne fjalimet publike. Jane te njohura predikimet e tij mbi pasazhet biblike si dhe ceshtje te moralit te krishtere. Ato njihen si “Homili” per libra te ndryshme biblike. Ai ishte shume i ndjeshem ndaj nevojave te te varferve dhe inkurajonte shume dhenien e ndihmave per ta. Predikonte shume. Denonte ashper abuzimin me pasurine. Tendenca e tij e shpjegimit te Shkrimit te Shenjte ishte per te nxjerre mesime praktike, duke ju larguar metodes “Aleksandrine” per shpjegime teorike. Pra, theksonte aspektin social te jetes se krishtere.
    Nje incident ne Antioki e verteton famen e tij. Ne nje proteste ne v.397, familja perandorake u demtua nga protestuesit dhe priteshin masa te ashpra. Joani predikoi se cdokush duhej te shihte gabimet e veta dhe jo ato te tjetrit. Kete e ka bere ne 21 predikime rresht gjate kreshmeve te medha. Kjo beri qe shume pagane te vinin ne Krisht dhe perandori te zbutej dhe te mos hakmerrej kunder protestuesve ne menyra te ashpra.
    Ne v 398 u thirr qe te behet peshkop i Kostandipojes, kunder deshires se vet. Ai gjate kohes si peshkop refuzoi te merrte pjese ne defrime luksoze dhe kjo beri qe ai te mos shihej me sy te mire nga klasat e pasura. Por nga ana tjeter ai ngeli shume i afert me njerezit e thjeshte. Gjithashtu ai u perpoq qe Kisha e Kostandinopojes te ruante pavaresi nga Kisha e Aleksandrise, influenca e se ciles ishte shume e madhe ne lindje.
    Jeta dhe predikimet e tij bene qe perandoresha Aelia Evdhoksia ta shihte si armik, sepse ai shpeshhere e denonte luksin ne veshjet femerore.
    Kjo beri qe shpejt nje aleance te formohej kunder tij dhe ne nje keshill lokal ne v.403 ai u denua me akuzen e rreme per Origjenizem. Ai u hoq nga detyra dhe u internua. Por, protestat popullore dhe nje lekundje termeti qe u ndje vetem ne pallatin perandorak, bene qe ai te kthehej serisht.
    Shume shpejt ai protestoi serisht sepse nje statuje e perandoreshes u ndertua afer katedrales se Shen Sofise. Ai foli ashper kunder saj duke e krahasuar perandoreshen me Herodian qe u be shkak per vrasjen e Shen Joan Pagezorit. Ajo qe vijoi pas kesaj ishte internimi i tij ne Kaukaz te Gjerogjise
    Papa i Romes, Inocenti, protestoi per heqjen dhe internimin e tij, por kjo proteste nuk u mor parasysh. Gjate internimit te dyte, ai shkroi letra qe paten influence te madhe ne Kostandinopoje. Me pas, u urdherua internimi i tij ne Pitius (ne lindje te Detit te Zi), por fjeti ne Zotin gjate rruges, me 14 Shtator 407, duke u kurorezuar ne Mbreterine Qiellore si besnik i denje i Zotit tone Jezu Krisht. Fjalet e tij te fundit ishin : « Lavdi Perendise per te gjitha ! »

    Ne 27 Janar 438, trupi i tij u kthye ne Kostandinopoje me triumf te madh dhe u varros ne Katedralen e Apostujve te Shenjte.
    Kryqetaret ne vitin 1204 i moren relikat e tij nga Kostandinopoja dhe i cuan ne Rome, por ato u rikthyen serisht ne Kostandinopoje ne 27 Nentor 2004 nga Papa Gjon Pali II

    Ai nderohet si shenjt ne Kishat Orthodhokse, Romano-Katholike dhe Anglikane. Ne Kishat Orthodhokse, festa e tij eshte ne 13-Nentor ndersa ne Kishat Romano Katholike dhe Anglikane ne 13-Shtator. Kjo per arsye se dita kalendarike e fjetjes se tij perkon me diten e lartesimit te kryqit te nderuar (14-Shtator), ndaj eshte zhvendosur

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 13-11-2009 mė 08:21
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Sot Kisha Orthodhokse nderon kujtimin e Shen Joan Gojartit. Referojuni shkrimit me siper per te lexuar mbi jeten e tij
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Hiri i gojes sate qe shkelqeu si pishtar ndricoi boten,
    na tregoi kotesine e thesareve te botes dhe lartesine e perulesise.
    Dhe ashtu sikurse me fjalet e tua na meson, At Joan Gojearte, po ashtu ndermjeto para Fjales Krisht, Perendise sone,
    te shpetohen shpirtrat tane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 13-11-2010 mė 10:55
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anėtarėsuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    356
    ē'do tė thotė kjo " u bė heremit"?
    Gjithmonė jap atė qė mė japin tė tjerėt

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga gsvangjeli
    ē'do tė thotė kjo " u bė heremit"?
    Heremitet jane njerez qe jetojne ne vende te vecuara, vetem me Zotin.
    Njihen ndryshe dhe si "askete". Ata jetojne me ushqimet elementare (ndoshta vetem buke dhe uje) dhe ja perkushtojne gjithe jeten lutjeve dhe ushtrimeve shpirterore
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anėtarėsuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Heremitet jane njerez qe jetojne ne vende te vecuara, vetem me Zotin.
    Njihen ndryshe dhe si "askete". Ata jetojne me ushqimet elementare (ndoshta vetem buke dhe uje) dhe ja perkushtojne gjithe jeten lutjeve dhe ushtrimeve shpirterore
    ah po, nuk mė shkoi nė mėndje
    heremit = erimit
    erimit = ερημίτης (έρημος ,erimos = shkretėtirė)
    erimit = njeriu qė jeton nė shkretėtirė, nė vetmi, i veēuar, i mėnjanuar

    asket = askitis= ασκητής
    si asketizėm mund tė pėcaktojmė njė njeri i cili qėllimish edhe praktikisht privon nga vetja e tij sende dhe lehtėsira tė caktuara( ushqim, veshje, banesė,etj).

    kam shkuar nė Agio Oros(Athos) dhe kam njohur personalisht asketė.
    Gjithmonė jap atė qė mė japin tė tjerėt

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Dokumentari per Shen Joan Gojeartin, Kryepeshkopin e Konstandinopojes


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Shen Joan Gojarti (Hrisostomi) - 13 Nentor


    Dora e djathte e Shen Joan Gojeartit

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Shen Joan Gojarti (Hrisostomi) - 13 Nentor



    Shen Joan Gojearti beri shume njerez te degjojne me vemendje dhe te zbatojne ato c'ka ai predikoi. Kete Perendia yne i cudirave ia tregon edhe sot popullit te krishtere me cudine e ruajtjes se veshit te tij te paprishur, si nje menyre qe ne te kujtohemi qe te degjojme predikimet e tij te cilat preken nje kryeqytet te tere dhe e bene te Internohej dhe te vdiste ne internim por me fjalet e tij te fundit
    "Lavdi Perendise per te gjitha"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shen Joan Gojarti (Hrisostomi) - 13 Nentor

    Zeri i Eterve
    TRIUMFI I KISHES sipas Shen Joan Gojartit
    Prolog

    Dhurata e besimit eshte e pacmuar. Mjere tek ate qe u privua. Te qenit I pastrehe dhe te qenit jetim do te ndikojne panderprere shfaqjet(manifestimet) e tij, do te traumatizojne thelle boten e tij psikike, do ta zhveshin nga gjithcka e larte dhe do ta zbresin ne nivelin e nje kafshe te civilizuar, pikerish aty ku e vendosin njeriun, me miopine e tyre materialistet, qe te arrijne ne kete menyre vetegjyqesine e tyre.

    Jeta e besimtarit eshte e mbushulluar me drite. Nje fuqi e madhe e mbush me optimizem, paqe, shprese, gezim, duke e ndihmuar ate te fitoje mbi sprovat e jetes, te perballoje heroikisht akoma dhe vete vdekjen.
    Arsyeja baze e pabesise eshte jeta e kenaqsise dhe e mekatit. Per kenaqsine eshte shkruar ne Dhiaten e Vjeter: “ Hengri populli I Izraelit dhe u ngop dhe e shkelmoi Perendine. U shendosh, u trash dhe u be I majmur dhe braktisi Perendine, Krijuesin e tij, dhe u largua nga Perendia, shpetimtari i tij. ( ligj. I Pert. 32:15). Sa per mekatin, te gjithe popujt, ne te gjithe koherat, kuptuan qarte se mekati ngre murr te pakalueshem ndermjet njeriut dhe Perendise.
    Eshte krejtesisht e papajtueshme jeta e erret e mekatit me driten e nje besimi te gjalle, ne Perendine mbikqyres te gjithckaje, qe “ ekzaminon zemerat dhe shpirtet”.( Zemrat dhe veshkat). Pikerisht per kete eshte kaq e veshtire riperteritja shpirterore e nje shpirti te ngurtesuar. Prandaj per kete nuk mjaftojne arsyet argumentuese te apologjitikes, por patjeter duhen lutja e nxehte dhe jeta e shenjte e te krishtereve, qe me hirin e Perendise te ndikojne, jo aq mendjen se sa zemren e besimtareve. Fjalet nuk mjaftojne ne vepren e apostullimit. Vete Zoti tha: “ Dhe une per hir te tyre po shenjteroj vetveten, qe edhe ata te jene te shenjteruar me te verteten e se vertetes” (Jn. 17:19).
    Ligjerata e Shen Joan Gojartit, “Drejtuar Judenjve dhe Grekeve se Krishti eshte Perendi” eshte magjepsese. Mendja e hierarkut te madh, e ndricuar nga Perendia, me aftesine e dialektikes se tij te njohur, thurr nje zinxhir argumentesh bindese, te cilat I mbeshtet ne shtrirjen e admirueshme te besimit, megjithe perndjekjet e ashpra qe pranoi qe ne hapat e para te saj. Keshtu aksi qendror I ligjerates eshte triumfi I Kishes dhe perfundimi I saj, optimizmi per te ardhmen, qe verteton ne cdo epoke profetsine e Zotit: “ Dhe nuk do ta mundin ate e fuqite e Ferrit” ( Mat.16:18).

    Triumfi I Kishes
    Si vertetohet se Krishti eshte Perendi? Kesaj pyetjeje bazike le te mos perpiqemi ti pergjigjemi me argumentin e krijimit te qiellit dhe te tokes, sepse I pabesi nuk do ta pranoje. Nese I themi se ngjalli te vdekur, sheroi te verber, largoi demone, as kete here nuk do te bjere dakort. Nese I themi se premtoi ngjallje te te vdekurve, mbreteri qiellore dhe te mira te papershkrueshme, atehere jo vetem qe nuk do te bjere dakort por dhe do te qeshe.
    Si pra do ta drejtojme ne besim, dhe sigurisht, kur nuk eshte I kultivuar shpirterisht? Pa dyshim duke u mbeshtetur ne te verteta, qe dhe ne dhe ai pranojme pa ndonje dyshim dhe kundershti.

    Pra, ne cilen shenje dalluese biem dakort me te absolutisht? Ne ate qe Krishti mbolli Kishen. Nga kjo do te shfaqim fuqine dhe do te faktojme Perendishmerine e Krishtit. Do te shohim se eshte e pamundur te perbeje veper njerezore, perhapja e krishterimit ne te gjithe boten brenda nje kohe kaq te shkurter. Dhe patjeter, kur etika kristiane fton ne jeten e lartesueshme njerez me vese te keqia, skllever te mekatit. Megjithate, Zoti arriti te cliroje nga te gjitha keto, jo vetem ne, por gjithe gjinine njerezore.
    Dhe kete e arriti pa perdorur arme, pa harxhuar para, pa mobilizuar ushtri, pa shkaktuar luftra. Ia arriti duke nisur vetem me dymbedhjete dishepuj, qe ishin te parendesishem, te pashkolluar, te varfer, te cveshur, te paarmatosur…
    Me njerez te tille arriti te binde kombet te mendojne drejt, jo vetem per jeten e tanishme, por edhe per jeten e ardhshme. Mundi te shfuqizoje ligjet paraardhese, te crrenjose zakone arkaike dhe te mbjelle te reja. Mundi ta shkepute njeriun nga menyra e lehte e jetes dhe ta drejtohe tek e veshtira. Dhe te gjitha keto I arriti, ndersa te gjithe e luftonin, dhe ndersa vete kishte duruar kryqezim diskretitues dhe vdekje poshteruese!
    Me siguri keto nuk ndodhin tek njerezit. Ndoshta te kundertat u ndodhin. Sa vete ata jetojne dhe rriten, vepra e tyre lulezon. Por kur vdesin, shfaroset bashke me ta edhe cfare krijuan. Dhe kete e pesojne jo vetem te pasurit, as vetem arkondet, por akoma dhe qeveritaret. Sepse dhe ligjet e tyre konsumohen dhe kujtimi I tyre shuhet dhe emri I tyre harrohet dhe njerezit e tyre besnike i lene menjane.
    Keto ndodhin tek ata qe me pare me nje shenje apo gjest qeverisnin popuj dhe drejtonin ne lufte ushtri te tera. Ne ata qe denonin me vdekje dhe prapesonin te internuar.
    Megjitheketo, tek Zoti ndodhi pikerisht e kunderta. E kobshme ishte gjendja e vepres se Tij para kryqezimit: Juda e tradhetoi, Pjetri e mohoi, dishepujt e tjere iken, qe te shpetojne, dhe shume besimtare e braktisen. I vetem ngeli ndermjet armiqve. Megjithate, pas therores dhe vdekjes, qe te mesosh se I Kryqezuari nuk ishte thjesht njeri, te gjitha ndodhen te shndritshme, te gezueshme, te lavdishme.
    Pjetri, apostulli korife, ai qe para kryqezimit nuk duroi kanosjen e nje sherbetoreje, por, pas aq mesimesh qiellore dhe pjesemarrjen e tij ne Misteret Hyjnore, tha se nuk e njeh Zotin, vete I njejti, pas kryqezimit, e predikoi deri ne skajet e botes. Masa te panumurta martiresh u flijuan, sepse preferuan te vdesin se sa te mohojne Krishtin, sic e kishte mohuar apostulli korife, I terrorizuar nga kanosja e nje vajze. Tani te gjitha vendet, te gjithe qytetet, vendet e shkretuara dhe zonat e banuara, pohojne te kryqezuarin. Tek Ai besojne mbreterit dhe gjeneralet, arkondet dhe konsujt, sklleverit dhe te liret, te pashkollet dhe te formuarit, barbaret dhe kombet e ndryshme te njerezve.
    Akoma dhe ai varr I vogel dhe I parendesishem, qe priti trupin martirik te pergjakur, eshte me I nderuar se sa njemije pallate mbreterore dhe I respektuar akoma dhe nga mbreterit.
    Vecanerisht me e cuditshmja eshte se ajo qe ndodh tek Zoti, ndodh dhe ne nxenesit e Tij. Sepse ata qe perbuzen dhe burgosen, ata qe I torturuan ashper me martirizime te pallogaritshme, pikerisht vete ata, pas vdekjes se tyre, I nderonin, me teper dhe se mbreterit.
    Dhe si behet e dukshme kjo? Ne Rome, perandoret dhe konsujt dhe gjeneralet braktisin te gjitha dhe rendin tu fallen varreve te peshkatarit Pjeter dhe caderberesit Pavel. Ne Konstandinopoje ata qe mbajne dekorata, deshirojne te varrosen jo afer varreve te apostujve, por ne hyrje te tempujve te tyre. Dhe ne kete menyre mbreterit behen rojtare te peshkatareve! Sigurisht nuk kane turp per kete, por edhe mburren. Krenohen jo vetem te njejtet por dhe pasardhesit e tyre.
    Kur nxenesit e Krishtit ishin vetem dymbedhjete dhe nuk ishte ne mendjen e askujt Kisha, kur akoma dhe sinagoga judaike lulezonte dhe idhujtaria e pabese sundonte pothuajse ne te gjithe boten, Zoti kishte parathene: “ Mbi kete shkemb (dmth. mbi pohimin e besimit te Pjetrit) do te ndertoj Kishen time dhe fuqite e Ferrit nuk do ta mundin ate.(Mat.16:18).
    A e konstaton te verteten e kesaj profetsie? A e sheh permbushjen e saj? Mendo se sa ngjarje e rendesishme eshte shtrirja e Kishes ne te gjithe token( boten) brenda nje afati kohor te shkurter. Mendo si ndryshoi jeten e kaq kombeve dhe drejtoi ne besim kaq popuj, si shfuqizoi zakone stergjyshore, si cliroi nga tradita jetegjata, si fryu si pluhur mbizoterimin e epshit dhe fuqine e mekatit, si zhduku si tym ciknen e papaster te flijimeve, ceremonite pagane, festat e neveritshme, statujat, theroret dhe tempujt, si ndertoi altare te shenjta, ne atdheun tone dhe ne vendet e Perseve, te sqitheve, te maurve, te indianeve. Cfare them? Akoma dhe ne ishujt Britanike, qe gjenden larg Mesdheut, ne oqean, u perhap Kisha dhe u ndertuan altare.
    Vepra e clirimit te kaq popujve nga zakone te turpshme jetegjata, sic dhe transformimi I menyres se jeteses nga me e lehta ne me e veshtira, eshte vertet e admirueshme, ndoshta e mbiadmirueshme. Tregon (apodikniei)energji hyjnore edhe nese dikush nuk do ta kishte penguar, akoma dhe nese do te mbizoteronte paqe dhe shume do ta ndihmonin. Sepse perhapja e Kishes nuk vinte ne perplasje vetem me zakonin e vjeter, por dhe me kenaqsine epshore(idhoni), menyren e kendshme te jetes. Kishte domethene dy kundershtare te forte, qe tiranizonin njerezit: zakonin dhe kenasine.
    Sa kishin marre, shume shekuj me pare, nga eterit, gjysherit dhe paraardhesit e vjeter, akoma dhe sa kishin marre nga filozofe dhe oratore, per te gjitha keto rane dakort ti shperfillin, gje jashtezakonisht e veshtire. Duhej akoma te pranonin nje menyre te re jetese, megjithese me shume te veshtire. Sepse largonte nga kenaqja e deshirave(trifi)dhe conte ne kreshme. Largonte nga paradashja dhe conte ne mospasje. Largonte nga shthurja dhe conte ne ndershmeri. Largonte nga zemerimi dhe conte ne qetesi. Largonte nga smira dhe conte ne miqesi. Largonte nga jeta e rehatshme dhe e kenaqshme dhe conte ne e veshtira, e pameshirshmja, e mbushur me pikellim. Dhe sigurisht conte tek ajo ata qe ishin mesuar me jeten e komoditeteve(rehative). Sepse me siguri, nuk u bene te krishtere, njerez qe vinin (Jetonin) nga bote te tjera dhe nuk kishin vese mekatare, por u bene ata qe ishin kalbur brenda tyre dhe ishin bere me te bute se sa balta. Ata ftoi qe te ecin ne rrugen e ashper dhe dhe te vrazhde. Dhe I bindi qe ta ecin!

    Sa bindi? Jo vetem dy apo dhjete apo njezet apo njeqind, por te pamatshem. Dhe me cilet I bindi? Me dymbedhjete njerez te pashkolluar, te pazhvilluar, te parendesishem, varfanjake, pa pasuri, pa fuqi fizike, pa lavdi, pa origjine te ndritshme, pa aftesi oratorike. Me dymbedhjete njerez qe ishin peshkatare, caderberes, qe flisnin gjuhe te tjera. Sepse as te pakten gjuhe te njejte nuk kishin me idhujtaret. Flisnin hebraishten, qe ishte shume e ndryshme nga gjithe gjuhet e tjera. Pra me keta te dymbedhjete u ndertua Kisha dhe u perhap ne fundet e botes.

    Dhe nuk eshte vetem kjo e mrekullueshme, por se dhe keta te pake, te varfer, te pashkolluar dhe te perbuzur, qe u vune te ndryshonin njerezimin, nuk bene te pashqetesuar vepren e tyre. Ngado perballuan luftra te panumurta. I luftonin ne cdo komb dhe ne cdo qytet. Po cthem per kombe dhe qytete? Ne cdo shtepi ngrihej lufte ndaj tyre. Mesimdhenia e tyre ndante shume here femijen nga I ati, nusen nga vjehrra, njerin vella nga tjetri, skllavin nga padroni, shtetasin nga pasaniku, burrin nga gruaja dhe gruan nga burri. Ne cdo familje nuk besonin te gjithe njekohesisht, dhe keshtu te krishteret duronin beteja te perditshme, armiqesira pa pushim, mijera vdekje. Si kundershtare dhe armiq te perbashket te gjithe, I luftonin. I perndoqen mbreterit, pasaniket, shtetasit, te liret, sklleverit, turmat, qytetet. Dhe nuk perndoqen vetem ata por - gje e tmerrshme – perndoqen akoma dhe katikumenet e porsambjellur, domethene ata qe sapo kishin besuar.

    Ngjallte lemeri dhe inat tek idhujtaret mendimi te braktisin theroret, te perbuzin flijimet, qe te gjithe eterit dhe stereterit e tyre I kryenin, dhe te besojne tek Zoti. Te besojne tek ai qe mori trup njerezor nga Virgjeresha Mari, qe u gjykua nga Pilati, qe pesoi vuajtje te panumurta dhe perbuzje(poshterime), qe duroi vdekje poshteruese, qe u varros dhe u ngjall.

    Me siguri e cuditshmja eshte se ndersa pesimet e Zotit nuk ishin vene ne dyshim - shume kishin pare vrushkullimat, goditjet, peshtyrjet, shuplakat, kryqin, talljet, varrin - , nuk ndodhte e njejta gje me ngjalljen. Zoti pas ngjalljes se Tij, u shfaq vetem tek nxenesit. Pervec kesaj ngjarjeje, flisnin per ngjalljen dhe binden popujt dhe ndertuan Kishen. Si? Me cfare menyre? Me fuqine e Zotit, qe I dergoi te predikojne ungjillin e Tij ne kombet. Ai ishte qe u hapi rrugen. Ai lehtesonte vepren e veshtire. Nese nuk do ti ndihmonte fuqia hyjnore, as pak nuk do niste perhapja e Krishterimit.

    Sepse ndersa tiranet armatoseshin kunder Kishes, ndersa ushtaret sygjeronin armet e tyre, ndersa turmat terboheshin si zjarr bubulak(agriemenos), ndersa zakoni I keq kundervihej, ndersa oratoret, sofistet, privatet dhe arkondet revoltoheshin, fjala e Perendise, me e forte sa dhe flaka, beri hi gjembat, pastroi arat, dhe mbolli fjalen e predikimit. Te tjere nga besimtaret I futen ne burg, te tjere u internuan, te tjereve u konfiskohej pasuria, te tjere vriteshin, te tjere gjymtoheshin(coptoheshin). Dhe sadoqe te krishteret I perballnin si kriminele, duronin cdo lloj denimi, cnderimi dhe perndjekjeje, gjithnje dhe me shume vinin ne Kishe. Sigurisht jo vetem qe besimtaret e rinj nuk dekurajohen nga torturat qe shikonin qe duronin me te vjetrit por beheshin me te gatshem. Vete ata rendnin, pa u ngutur, duke treguar mirenjohje ndaj xhelateve te tyre. Beheshin me te nxehte ne besim, duke pare burimin e gjakut tek besimtaret.

    E pe fuqine e pakrahasueshme te Atij qe beri gjitheketo mrekulli? Si eshte e mundur te mos I vije keq askujt, duke vuajtur kaq martirizime te frikshme? Ndersa ata gezoheshin dhe hidheshin perpjete. Kete pohon si shembull ungjillori shen Luka, si u be dhe me apostujt, atehere kur “iken nga sinedri te gezuar, sepse u vleresuan qe te pesojne keq per hir te Krishtit”( Vep.A. 5:41).

    Dhe ndersa as edhe nje mur nuk mund te ndertoje dikush me gure dhe me gerqele kur perndiqet, apostujt ndertuan Kishen ne te gjithe boten duke vuajtur perndjekje, burgosje, internime dhe vdekje martirike. Dhe nuk e ndertuan me gure, por me shpirtra, gje shume me e veshtire. Sepse nuk eshte e njejte te ndertosh nje mur me te bindesh shpirtra te korruptuar te ndryshojne menyre jetese, te braktisin manine demoniake te tyre dhe te ndjekin jeten e virtytit.

    Por kete e arriten sepse kishin me vete fuqine e pamposhtur te Zotit, qe kishte profetizuar: “ do te ngre kishen time dhe nuk do ta mundin as fuqite e Ferrit” ( Mat.16:18).

    Mendo se sa Tirane e luftuan Kishen dhe sa perndjekje te tmerrshme ngriten kunder saj … Augusti, Tiberi, Gai, Neroni, Vespasiani, Tito dhe trashegimtaret e tyre deri tek Konstandini I Madh, ishin te gjithe pagane. Te gjithe dhe disa me pak dhe disa me shume- luftuan Kishen. E luftuan te gjithe. Edhe nese disa nuk ngrinin perndjekje, megjithate perkushtimi I tyre ne idhujtari vinte ne levizje betejen kunder Kishes sa donin qe tu serviloseshin.

    Megjithe keto, planet keqdashese dhe sulmet e idhujtareve u prishen si rrjete merimange, u shperndane si pluhur, u zhduken si tymi. Por dhe sa bene plane kunder Kishes, u bene shkak te rezultonte nje dobi e madhe tek te krishteret. Sepse u krijuan rreshtat e martireve, qe perbejne thesarin, kollonat, fortesat e kishes.

    E sheh pra permbushjen e mrekullushme te profetsise? Realisht, “ fuqite e Ferrit nuk do ta mundin”. Nga te kaluarat beso dhe te ardhmet. Dhe ne te ardhmen asnje nuk do te munde te fitoje mbi Kishen. Sepse nese nuk arriten qe ta dermojne kur numuronte pak pjesetare, kur mesimdhenia e saj dukej e re dhe e cuditshme, kur kaq luftera te tmerrshme dhe kaq perndjekje gjithandej ngrinin kunder saj, aq me teper nuk do te mundin ta demtojne tani, qe mbizoteroi ne te gjithe boten, qe mbizoteroi ne te gjitha kombet, dhe zhduku therroret dhe idhujt, festat dhe ceremonite, tymin dhe ciknosjen e flijimeve te turpshme. Si munden apostujt nje arritje, kaq te madhe dhe kaq te rendesishme, pas kaq pengesash? Sigurisht me e Fuqine hyjnore dhe te pamundur te Atij, qe profetizoi krijimin dhe triumfit te Kishes. Kete asnje nuk mund ta mohoje, pervec se mund te jete I marre dhe krejt I paafte te mendoje.

    Perktheu: Thoma Shkira

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shen Joan Gojarti (Hrisostomi) - 13 Nentor

    Kishėrimi - Shėn Joan Gojarti
    Kishėrimi[1]

    Nga: Shėn Joan Gojarti



    “Ndėr kishat e bekoni Zotin”
    (Ps. 67:27)
    Hyrje

    Besimi tek Perėndia dhe pjesėmarrja nė adhurimin hyjnor, kryesisht nė Liturgjinė Hyjnore, pėrbėjnė, pėr ēdo pjesėtar tė gjallė tė Kishės, dy realitete tė pandarė nga njėri-tjetri. I krishteri i vėrtetė nuk mund tė jetojė pa Liturgjinė Hyjnore. Dhomat ku ishin mbledhur apostujt nė Darkėn Mistike dhe ditėn e Pendikostisė, ku vazhdimėsi e tė cilave janė tempujt e krishterė, pėrbėjnė vendet e pranisė sė Perėndisė dhe vendet ku ofrohen pėr besimtarėt dhuratat e hyjnore. Mbledhja e besimtarėve “nė tė njėjtin vend” (Vep. Ap. 2:1) shpreh unitetin e bashkėsisė, e cila qė tani parashijon tė mirat e Mbretėrisė sė Perėndisė. Kėtė tė vėrtetė shpallin dhe Etėrit e shenjtė tė Sinodit tė Penthektit (691), kur thonė qė duhet tė shkėputet nga trupi i Kishės ai qė, pa arsye serioze, nuk kungohet tre tė diela rresht.
    Kishėrimi i vazhdueshėm nuk pėrbėn njė zakon tė thjeshtė e etik pėr besimtarin, njė detyrė tipike fetare, njė detyrim shoqėror apo dhe njė shkėputje nga “zinxhiri” mbytės i tė pėrditshmes. Pėrkundrazi, me ardhjen nė tempull, besimtari shpreh njė nevojė ekzistenciale. Nevojėn pėr tė jetuar nė tė vėrtetė, tė takohet me Burimin e jetės, Krijuesin e tij dhe tė bashkohet me tė. Tė shprehė dashurinė dhe shpresėtarinė e tij tek e Tėrėshenjta jonė dhe tek shenjtorėt, miqtė e Perėndisė. Tė ndjejė pranė tij vėllezėrit e tij shpirtėrorė.
    Trupi dhe Gjaku i Krishtit qė ai kungon nė Liturgjinė Hyjnore, i dhurojnė kėtė plotėsi, e bėjnė tė ndjehet bashkėqytetar i shenjtorėve nė shtėpinė e Perėndisė. Kėshtu, largohet nga tempulli me fuqinė pėr tė pėrballuar, sipas vullnetit tė Perėndisė dhe me destinacion jetėn e pėrjetshme, sfidat e jetės sė pėrditshme.
    Nė ditėt e sotme, ku e gėnjeshtėrta dhe mashtrimi janė me tepricė dhe ku shpresat njerėzore janė tė pasigurta gjithandej, interesimi pėr adhurimin orthodhoks rritet vazhdimisht, sepse shumė vetė rigjejnė nė tė kuptimin e jetės. Megjithatė, shumė nga vėllezėrit tanė nuk vijnė nė kishė...
    Ky artikull ėshtė njė pėrmbledhje pjesėsh tė zgjedhura nga fjalime tė ndryshme tė shėn Joan Gojartit (354-407), tė hierarkut tė madh qė e lidhi emrin dhe jetėn e tij me Liturgjinė Hyjnore. Kur lexon dikush fjalimet e tij, shijon gjallėrinė e tyre, mrekullohet nga koherenca e tyre dhe vė re qė njeriu, nė brendėsi tė tij, mbetet i njėjti nė tė gjitha kohėrat.
    Urojmė qė shtėpia e Perėndisė, tempulli i shenjtė tė bėhet dhe shtėpia jonė, Liturgjia Hyjnore tė pėrbėjė qendrėn e ekzistencės sonė dhe tryeza e Eukaristisė tė bėhet pėr secilin nga ne ushqim shpirtėror dhe jetėdhėnės.
    Manastiri i Hirshėm i Ngushėllimtarit


    Kishat, limane shpirtėrore

    Kishat, qė Perėndia vendosi ndėr qytete, ngjajnė me limane, me limanė shpirtėrorė, nė tė cilėt gjejnė njė qetėsi shpirtėrore tė papėrshkrueshme tė gjithė tė trazuarit nga shqetėsimet kozmike qė pėrikin nė to. Dhe ashtu si njė liman, tė cilin nuk e rreh era dhe ėshtė i patrazuar nga dallgėt, ofron siguri tek anijet ankoruara, kėshtu dhe kisha shpėton nga furtunat e shqetėsimet jetėsore tė gjitha sa gjejnė strehė nė tė dhe denjėson besimtarėt tė qėndrojnė tė sigurt nė tė, duke dėgjuar fjalėn e Perėndisė nė qetėsi tė plotė.
    Kisha ėshtė themel i virtytit dhe shkollė e jetės shpirtėrore. Mjafton tė shkelėsh nė pragun e saj nė cilėndo orė dhe menjėherė do tė harrosh tėrė shqetėsimet e pėrditshme. Hyr brenda nė tė dhe njė fllad shpirtėror do tė rrethojė shpirtin tėnd. Kjo qetėsi shkakton druajtje dhe tė mėson jetėn e krishterė; tė ndreq mendimet dhe nuk tė lė tė mendosh tė tashmet, por tė ēon nga toka nė qiell. Pra, nėse pėrfitimi nga tė shkuarit nė kishė, kur nuk kryhet ndonjė shėrbesė adhuruese, qenka kaq i madh, imagjino sa mė i madh do tė jetė po tė shkosh nė tė kur kryhet Liturgjia Hyjnore, tė dėgjosh atje profetėt qė tė mėsojnė, apostujt qė predikojnė Ungjillin, sheh Krishtin, i cili qėndron nė mes tė besimtarėve, Perėndinė Atė qė pranon theroren e ofruar, Shpirtin e Shenjtė qė na jep ngazėllimin e tij. Pra, me sa dobi shpirtėrore largohen nga kisha ata qė kishėrohen!!!
    Nė kishė gjendet gėzimi i atyre qė dėfrejnė, nė kishė gjendet buzėqeshja e humbur tė hidhėruarve, gėzimi i tė pikėlluarve, ēlodhja e tė munduarve, prehja e tė rraskapiturve. Sepse Krishti thotė: “Ejani tek unė tė gjithė ju qė jeni tė lodhur e tė munduar, sepse do t’ju ēlodh” (Mt. 11:28). Ē’gjė mė tė dėshirueshme se ky zė mund tė ketė? Ē’gjė mė tė ėmbėl se kjo ftesė mund tė marrė dikush? Kur tė fton nė kishė, Zoti tė fton nė njė gosti, tė sjell nė prehjen nga mundimet, nė lehtėsimin nga pikėllimet, sepse na lehtėson nga barra e mėkateve. Me shijimin shpirtėror shėron mėrzitjen dhe me gėzim hidhėrimin.

    Pėrse nuk kishėrohesh?

    Megjithatė tė paktė janė ata qė vijnė nė kishė. Sa e trishtueshme!!! Tė shkojmė tė kėrcejmė e tė argėtohemi nuk ngurrojmė. Marrėzitė e kėngėtarėve i dėgjojmė me gėzim. Sharjet e aktorėve i shijojmė me orė tė tėra, pa u mėrzitur. Dhe vetėm kur na flet Perėndia nė kishė na hapet goja pėr gjumė, ndjehemi tė drobitur dhe nuk durojmė dot. Pėr mė tepėr edhe nė hipodrome, megjithėse nuk ka strehė qė tė mbrojė shikuesit nga shiu, shumica e njerėzve vrapojnė si tė ēmendur, madje edhe kur bie shi i rrėmbyeshėm dhe era shkul nga vendi pemėt. Nuk marrin parasysh as kohėn e keqe, as tė ftohtit, as distancat e largėta qė duhet tė pėrshkruajnė pėr tė shkuar atje. Asgjė nuk mund t’i mbajė nė shtėpitė e tyre. Kur bėhet fjalė veēse pėr tė shkuar nė kishė, atėherė edhe njė vesė e lehtė shiu u bėhet pengesė. Dhe nėse i pyet dikush se cilėt janė Isaia dhe Jeremia, sa profetė kemi, sa apostuj..., nuk mund tė pėrgjigjen, ndėrsa pėr kuajt, kėngėtarėt dhe aktorėt mund tė tė informojnė me hollėsi pėr ēdo gjė.
    Festojmė ditėt e shenjtorėve dhe pothuajse askush nuk vjen nė kishė. Me sa duket largėsia i bėn tė krishterėt neglizhencė, ose mė mirė jo largėsia, por vetė moskokėēarja i pengon tė vijnė nė kishė. Pėrse, pėrderisa asgjė nuk mund ta pengojė atė qė ka dėshirėn e mirė dhe zell tė vijė nė kishė, atij qė ėshtė moskokėēarės, i plogėsht dhe dembel ēdo gjė i del pengesė?
    Martirėt derdhėn gjakun e tyre pėr tė vėrtetėn dhe ti llogarit njė distancė kaq tė vogėl para gjithė kėsaj? Ata sakrifikuan jetėn e tyre pėr Krishtin, ndėrsa ti nuk dėshiron tė bėsh njė mundim tė vogėl? Zoti vdiq pėr hirin tėnd dhe ti tregohesh mospėrfillės? Festojmė ditėt e shenjtorėve dhe ti pėrton tė vish nė tempull duke preferuar tė qėndrosh nė shtėpi? Veēse duhet tė vish, tė shohėsh djallin qė mundet dhe shenjtorin qė fiton, tė shohėsh Perėndinė qė lavdėrohet dhe Kishėn qė triumfon.
    “Por jam mėkatar”, -thua, “dhe nuk guxoj tė dal pėrballė shenjtorit”. Pikėrisht se je mėkatar tė vish kėtu qė tė bėhesh i drejtė. Vallė nuk e di se edhe ata qė qėndrojnė pėrballė Altarit tė hirshėm kanė kryer mėkate? Prandaj e rregulloi Perėndia qė tė vuajnė edhe priftėrinjtė nga disa pasione nė mėnyrė qė tė kuptojnė pafuqinė njerėzore dhe kėshtu tė falin edhe tė tjerėt.
    “Pėrderisa nuk zbatova sa mėsova nė kishė”, - do tė mė thotė dikush, “si mund tė vi sėrish”? Eja tė ridėgjosh fjalėt hyjnore dhe pėrpiqu tani t’i zbatosh. Nėse vendos njė ilaē nė plagė sot dhe ajo nuk shėrohet plotėsisht, nuk do vendosėsh sėrish nesėr, pasnesėr e kėshtu me radhė? Nėse druvari, i cili do tė presė njė dushk, nuk arrin ta hedh poshtė me goditjen e parė, nuk do ta godasė pėr herė tė dytė, tė tretė e kėshtu me radhė deri sa ta presė? Kėshtu tė veprosh edhe ti.
    Por, do tė mė thuash se varfėria dhe nevoja pėr tė punuar tė pengojnė tė vish nė kishė. As ky pretekst nuk qėndron. Java ka shtatė ditė. Kėto shtatė ditė na i ndau Perėndia mes nesh. Neve na dha gjashtė ditė dhe pėr veten e tij mbajti vetėm njė. Pra, nė kėtė ditė tė vetme nuk pranon tė heqėsh dorė nga puna?
    Dhe pse them tėrė ditėn? Atė qė bėri e veja e ungjillit nė rastin e lėmoshės, tė bėsh edhe ti gjatė kėsaj dite. Ajo ofroi dy denarė dhe mori shumė hir nga Perėndia. Dhuro dhe ti dy orė, duke shkuar nė kishė dhe do sjellėsh nė shtėpi fitime pėr shumė ditė. Por nėse nuk pranon tė bėsh diēka tė tillė, mendohu se mos me kėtė qėndrim tėndin humbet mundimin e shumė viteve. Sepse Perėndia, kur shpėrfillet, di tė shpėrndajė paratė e fituara nga puna ditėn e diel.
    Por edhe sikur tė gjesh njė arkė tė mbushur me flori dhe pėr kėtė arsye nuk vjen nė tempull, do tė ishte shumė i madh dėmi yt. Sepse tė mirat materiale, edhe nėse janė tė shumta e me bollėk, nuk do tė mund t’i marrim dot nė botėn tjetėr, nuk i marrim dot me vete nė qiell, nuk do tė jenė me ne nė ditėn e tmerrshme tė Zotit. Madje shpeshherė, edhe pa vdekur akoma, na braktisin. Nė tė kundėrt, thesari shpirtėror qė grumbullojmė nga pjesėmarrja nė kishė, ėshtė pasuri e patundshme dhe do tė na ndjekė kudo qė shkojmė.
    “Po, por mund tė lutem nė shtėpinė time”, - thotė dikush tjetėr. Gėnjen veten vėlla! Sigurisht mundet qė tė lutesh edhe nė shtėpi, por ėshtė e pamundur veēse tė lutesh kėshtu siē lutemi nė kishė, ku ndodhet tėrėsia e etėrve dhe ku lutjet njėzėri i drejtohen Perėndisė. Nuk tė dėgjon aq shumė Zoti kur i lutesh vetėm nė shtėpi sa tė dėgjon kur lutesh njėzėri me vėllezėrit e tjerė kėtu nė kishė. Sepse nė kishė ka mė shumė predispozita shpirtėrore se nė shtėpi. Nė kishė kemi harmoninė dhe tė qenit nė njė mendje e besimtarėve duke qenė tė lidhur me anė tė dashurisė si dhe lutjet e priftėrinjve. Kėshtu priftėrinjtė, drejtuesit e shėrbesave, pėrforcojnė me lutjet e tyre mė tė fuqishme, lutjet mė tė dobėta tė popullit dhe tė gjitha bashkė ngjiten nė qiell.
    Kur lutemi secili tė ndarė, jemi tė pafuqishėm, por kur mblidhemi tė gjithė sė bashku, atėherė bėhemi mė tė fortė dhe tėrheqim nė njė shkallė shumė mė tė madhe mėshirėn e Perėndisė nė ne. Dikur Ap. Petro ndodhej i prangosur nė burg. Por u bėnė lutje tė nxehta nga besimtarėt e mbledhur nė njė vend dhe menjėherė ai u lirua. Pra, ē’gjė mund kishte mė tė fuqishme se lutja e pėrbashkėt, e cila siē shohim, ishte e dobishme dhe pėr kėta kolona tė patundura tė Kishės?
    Ju lutem pra dhe ju pėrgjėrohem qė tė preferoni mė tepėr nga ēdo gjė tjetėr tė ardhurit nė kishė. Kudo qė tė ndodhemi le tė vrapojmė pa pėrtim drejt kishės.
    Por kini kujdes qė askush tė mos hyjė nė kėtė vend tė shenjtė i mbushur me shqetėsime jetėsore dhe plot frikė. Pasi t’i lėmė tė gjitha kėto jashtė dyerve tė tempullit, atėherė le tė futemi brenda, sepse futemi nė dhomat qiellore, shkelim nė vende tė shndritshme.
    Le tė dėbojmė nga shpirti ynė para sė gjithash hakmarrjen, qė tė mos gjykohemi kur tė paraqitemi para Perėndisė dhe tė lutemi duke thėnė: “Ati ynė... dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorėve tanė...”. Nė tė kundėrt, si kėrkon qė Krishti tė jetė i ėmbėl dhe i butė ndaj teje kur ti tregohesh i ashpėr me bashkėnjeriun tėnd dhe nuk e fal? Si do tė mund tė lartėsosh duart e tua drejt qiellit? Si do tė thuash fjalėt e lutjes? Si do tė kėrkosh tė falur? Madje, edhe nėse Perėndia dėshiron tė tė falė mėkatet, nuk e lė ti, sepse nuk fal tė afėrmin tėnd.


    Vėmendje dhe lutje

    Edhe sjellja jonė, pėrsa kohė ndodhemi nė kishė, tė jetė hijshme, siē i ka hije atij qė ndodhet para Perėndisė. Tė mos merremi me bisedime tė kota, por tė qėndrojmė me frikė dhe tmerr, me kujdes dhe gatishmėri, me shikimin tė drejtuar nė tokė dhe shpirtin tė lartėsuar nė qiell.
    Sepse vijnė shumė nė kishė e pėrsėrisin nė mėnyrė mekanike psalme dhe urata dhe mė pas largon pa marrė vesh se ē’thanė. Buzėt lėvizin, por veshėt nuk dėgjojnė. Ti vetė pra nuk e dėgjon lutjen qė bėn, dhe kėrkon qė ta dėgjojė atė Perėndia? U gjunjėzova, - thua, por ama mendja jote fluturonte diku larg. Trupit yt ishte nė kishė, kurse shpirti yt jashtė. Goja jote thoshte lutje mekanikisht, ndėrsa mendja jote bėnte llogari pėrqindjet, kontratat, shkėmbimet tregtare, arat, pasuritė, shoqėrimet me miqtė e gjėra tė tilla. Dhe tė gjitha kėto ndodhin sepse djalli ėshtė dinak, e di qė gjatė orės sė lutjes ne kemi shumė pėrfitim dhe prandaj sulmon fuqishėm atė qė lutet pikėrisht nė kėtė ēast. Herė tė tjera qėndrojmė shtrirė nė krevat dhe nuk na vjen asgjė ndėrmend, por kur vijmė nė kishė e fillojmė tė lutemi, i ligu na vė nė mendje njė sėrė mendimesh nė mėnyrė qė tė mos kemi pėrfitim nga lutja.
    Po nėse Perėndia vendos tė tė kėrkojė llogari pėr moskokėēarjen dhe mosshprestarinė qė ti shfaq gjatė mbledhjeve adhuruese, ēdo tė bėsh atėherė? Ja, nė kohėn qė Ai tė flet, ti, nė vend qė tė lutesh, ke zėnė tė bisedosh me atė qė ėshtė pėrkrah teje pėr gjėra tė pa dobishme. Dhe nėse Perėndia sheh dhe gjithė mėkatet e tjera qė kemi, atėherė do tė mjaftonte tė na mohonte shpėtimin. Mos e konsidero gabim tė vogėl kėtė gjė. Qė tė kuptosh mė mirė kėtė, mendo se ē’ndodh nė njė tjetėr rast tė ngjashėm me kėtė. Le tė supozojmė se je duke biseduar me njė person tė rėndėsishėm ose me njė mik tė ngushtė dhe ndėrkohė qė ai tė flet, ti kthen nė mėnyrė indiferente kokėn nė anėn tjetėr dhe fillon tė bisedosh me dikė tjetėr. Nuk do tė ofendohet bashkėfolėsi yt nga ky veprim i pamend i yti? Nuk do tė zemėrohet? Nuk do tė tė kėrkojė llogari?
    Ndodhesh nė Liturgjinė Hyjnore dhe ndėrkohė qė tryeza mbretėrore ėshtė gati, Qengji i Perėndisė sakrifikohet pėr hirin tėnd dhe prifti pėrpiqet pėr shpėtimin tėnd, ti tregohesh moskokėēarės. Nė kohėn qė serafimet shumėkahėshe mbulojnė fytyrėn e tyre nga druajtja dhe forcat qiellore bashkė me priftin i luten Perėndisė pėr ty, nė ēastin qė zbret nga qielli flaka e Shpirtit tė Shenjtė dhe Gjaku i Krishtit derdhet nga brinja e tij e shpuar brenda nė Potirin e Shenjtė, atėherė nuk tė vret ndėrgjegjja pėr moskokėēarjen dhe shkujdesjen tėnde? Mendohu njeri se pėrpara kujt qėndron gjatė kohės sė mistagogjisė sė frikshme dhe pranė kujt ndodhesh nė ato momente – pranė kerubimeve, serafimeve dhe gjithė ushtrive qiellore. Pyet veten se bashkė mė kė po psal dhe po lutesh? Ėshtė e mjaftueshme pėr tė kuptuar, po tė mendosh se, ndėrkohė qė ke trup material, denjėsohesh tė himnesh Zotin bashkė me engjėjt e patrup.
    Mos merr pjesė nė kėtė himnim tė shenjtė me moskokėēarje. Mos ki nė mendje mendime tokėsore. Largo ēdo mendim tokėsor dhe ngjitu mendėrisht nė qiell, pranė fronit tė Perėndisė. Fluturo atje bashkė me serafimet, psal bashkė me ta himnin trishenjtor Trinisė sė Shenjtė.


    Kungimi i Shenjtė

    Kur tė vijė ēasti i Kungimit tė Shenjtė dhe afrohesh pranė Tryezės sė Shenjtė, beso nė mėnyrė tė patundur se atje ėshtė i pranishėm Krishti, Mbreti i tė gjithėve. Kur tė shohėsh priftin tė tė ofrojė Trupin dhe Gjakun e Zotit, mos mendo se kėtė po e bėn prifti, por beso se dora qė zgjatet drejt teje ėshtė e Krishtit. Ai qė ndriēoi me praninė e tij tryezėn e Darkės Mistike, po Ai edhe tani zbukuron tryezėn e Liturgjisė Hyjnore. Ndodhet aty nė tė vėrtetė dhe kontrollon predispozicionin e secilit prej nesh dhe vėren se kush afrohet me shpresėtari tek Misteret e Shenjta dhe kush afrohet me ndėrgjegje dinake, me mendime tė ndyra dhe tė papastėrta dhe kush me vepra tė ndyra. Pra, edhe ti pyet veten se cilėt dobėsi ndreqe, cilat virtyte arrite tė fitosh, cilin mėkat fshive me anė tė rrėfimit dhe se pėr ēfarė u bėre mė i mirė. Nėse ndėrgjegjja jote tė informon se u pėrpoqe mjaftueshėm pėr shėrimin e sėmundjeve tė tua shpirtėrore, atėherė kungohu frikė Perėndie. Ndryshe qėndro larg nga Misteret e Papėrlyera. Dhe kur tė pastrohesh prej gjithė mėkateve tė tua, atėherė tė afrohesh.
    Tė vini pra tė merrni Kungatėn e Shenjtė me frikė dhe tmerr, me ndėrgjegje tė pastėr, me kreshmė dhe lutje. Pa zhurmė, pa shtyrė dhe shkelur njėri-tjetrin, sepse kjo pėrbėn ēmendurinė mė tė madhe dhe pėrēmimin mė tė keq tė Mistereve Hyjnore.
    Pa mė thuaj, njeri, pse bėn zhurmė? Pse nxitohesh? Gjoja tė shtyn nevoja pėr tė nxituar pėr nė punėt e tua dhe kėshtu tė vjen nė mendje, nė ēastin qė shkon tė kungohesh, mendimi se ke lėnė punė pėrgjysmė? Mos ndoshta nė kėtė ēast mendon se je nė tokė? Mos mendon se ndodhesh pranė njerėzve dhe jo me koret e engjėjve? Njė gjė e tillė ėshtė tregues i zemrės sė ngurtė...


    Sa shpesh duhet tė kungohemi?

    Pra, kemi dhe njė ēėshtje tjetėr: shumė kungohen vetėm njė herė nė vit, tė tjerė dy herė dhe tė tjerė ca mė shumė. Cilėt nga kėta duhet tė ndjekim? Ata qė kungohen njė herė nė vit, ata qė kungohen shumė herė apo ata qė kungohen pak herė? As ata qė kungohen njė herė, as ata qė kungohen shumė dhe as ata qė kungohen pak herė, por ata qė afrohen tek Potiri i Shenjtė me zemėr tė pastėr dhe jetė tė panjollshme. Kėta le tė kungohen pėrherė. Tė tjerėt, tė papenduarit, le tė qėndrojnė larg Mistereve tė Kulluara, sepse nė tė kundėrt do tė marrin dėnime mbi veten e tyre. Apostulli i shenjtė thotė: “Ai qė ha bukėn e Zotit, apo pi kupėn e tij padenjėsisht, ėshtė fajtor pėr trupin dhe pėr gjakun e Zotit. Kėshtu, secili tė shqyrtojė mė parė veten dhe pastaj tė hajė nga buka dhe tė pijė nga kupa. Kush ha dhe kush pi pa e dalluar trupin e Zotit, ha e pi dėnimin e vet”. Pra do tė dėnohet aq rėndė sa dhe kryqėzuesit e Krishtit, sepse edhe ata u bėnė “fajtorė pėr trupin” e Tij.
    Madje, janė tė shumtė ata qė kanė arritur nė njė pikė tė tillė pėrēmimi ndaj Mistereve tė Shenjta, saqė, ndėrsa janė tė mbushur me mėkate tė panumėrta dhe nuk pėrpiqen fare pėr ndreqjen e tyre, shkojnė dhe kungohen nė festat e mėdha tė papėrgatitur, duke mos arritur tė kuptojnė se kusht pėr tė marrė Kungimin e Shenjtė nuk janė festat, por ndėrgjegjja e pastėr. Ashtu si ai qė nuk ndjen asgjė tė keqe nė ndėrgjegjen e tij ėshtė i ftuar tė vijė ēdo ditė tė kungohet, kėshtu dhe ai qė ėshtė i mbushur me paudhėsi dhe nuk pendohet, duhet tė mos kungohet as edhe nė festat e mėdha. Prandaj pra, pėrsėri ju lutem tė gjithėve qė tė mos i afroheni Mistereve te Shenjta tė papėrgatitur dhe vetėm se e kėrkon festa, por, nėse dikur vendosni tė merrni pjesė nė Liturgjinė Hyjnore dhe tė kungoheni, tė pastroni mirė veten tuaj me anė tė pendimit, lutjes dhe lėmoshės shumė ditė pėrpara.


    Tė qėndrojmė deri fund


    Erdhe pra nė kishė dhe u dendėsove tė takosh Krishtin? Mos u largo nėse nuk ka mbaruar akoma shėrbesa. Nėse largohesh je fajtor po aq sa njė i arrestuar. Shkon nė teatėr dhe, nėse nuk ka mbaruar shfaqja, nuk largosh qė andej. Hyn nė kishė, nė shtėpinė e Zotit dhe i kthen krahėt Mistereve tė Kulluara? Ki frikė nga Ai qė tha: “Kush pėrēmon Perėndinė, do pėrēmohet prej tij” (Fja. Urt. 13:13).
    Ēfarė bėn, o njeri! Ndėrkohė qė Krishti ėshtė i pranishėm, engjėjt qėndrojnė para Tij, vėllezėrit e tu janė akoma duke u kunguar dhe ti i braktis e largohesh? Krishti ofron trupin e tij pėr ty dhe ti nuk pret pak qė ta falėnderosh, qoftė dhe vetėm me fjalė? Kur shtrohesh pėr darkė, nuk guxon tė largohesh, edhe nėse ke mbaruar, kur miqtė e tu janė akoma duke ngrėnė. Dhe tani qė kryhen Misteret e frikshme tė Krishtit, i lė pėrgjysmė dhe largohesh?
    Doni t’ju them se ēfarė veprimi bėjnė ata qė ikin para se tė mbarojė Liturgjia Hyjnore dhe nuk marrin pjesė nė uratat e fundit falėnderuese? Ndoshta ėshtė e rėndė kjo qė do tė them, por mė duhet ta them. Kur Juda merrte pjesė nė Darkėn Mistike, ndėrkohė qė tė gjithė ishin ulur rreth tryezės, ai u ngrit para tė gjithėve dhe u largua. Edhe kėta, Judėn imitojnė... Nėse ai nuk do tė largohej atėherė, nuk do tė bėhej tradhtar, nuk do tė humbiste. Nėse nuk do tė ishte ndara nga grigja, nuk do ta gjente tė vetėm “ujku” (djalli) qė ta pėrpinte.


    Pas kishėrimit

    Le tė largohemi tashmė nga Liturgjia Hyjnore si luanė qė nxjerrin flakė, duke i shtirė frikėn edhe vetė djallit. Sepse Gjaku i shenjtė i Krishtit qė kungojmė, ujit shpirtin tonė dhe i jep fuqi tė madhe. Kur kungohemi denjėsisht, largon demonėt prej nesh dhe sjell pranė nesh engjėjt dhe Zotin e engjėjve. Ky Gjak ėshtė shpėtimi i shpirtrave tanė, me kėtė pastrohet dhe stoliset shpirti. Ky Gjak bėn mendjen tonė mė tė ndritshme se zjarri dhe shpirtin tonė mė tė shndritshėm se ari.
    Ftojini pra vėllezėrit tanė nė kishė, inkurajoni tė mashtruarit, kėshillojini ata jo vetėm me fjalė, por dhe me vepra. Madje, edhe sikur asgjė mos tė thuash, por kur del nga mbledhja e shenjtė, u tregon tė gjithėve, me pamjen tėnde, me vėshtrimin tėnd, me zėrin tėnd, me ecjen dhe me tėrė thjeshtėsinė tėnde, dobinė qė pate nga tė shkuarit nė kishė dhe kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė nxitur dhe kėshilluar tė tjerėt. Sepse kėshtu duhet tė dalim nga tempulli, sikur dalim nga shenjtėrorja, sikur kemi zbritur nga qiejt. Mėsoi atyre qė nuk u kishėruan se psale me serafimet, se je banor i qytetit qiellor, se u takove me Krishtin dhe komunikove me Tė. Nėse e jetojmė kėshtu Liturgjinė Hyjnore, nuk do tė jetė e nevojshme t’u themi asgjė me fjalė atyre qė nuk vijnė nė kishė. Por duke parė ata dobinė tonė, do tė ndjejnė dėmin qė i shkaktuar vetes qė nuk erdhėn dhe do tė vrapojnė herėn tjetėr drejt kishės qė tė shijojnė dhe ata tė njėjtat tė mira, me ndihmėn e Hirit dhe njeridashjes sė Zotit tonė Jisu Krisht, tė cilit i pėrket lavdia bashkė me Atin dhe Shpirtin e Shenjtė. Amin.


    Marrė nga: ØΦωνή των Πατέρων.
    Botim i Manastirit tė Hirshėm tė Ngushėllimtarit,
    Oropo, atiki 2006

    Pėrktheu: Stefan Zhupa


    [1] Pjesėmarrja nė Liturgjinė Hyjnore dhe nė tė gjitha shėrbesat e tjera qė kryhen nė kishė. Tė shkuarit nė kishė.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shen Joan Gojarti (Hrisostomi) - 13 Nentor

    Gezuar Diten e Emrit te Shen Joan Gojarit te gjitha kishave qe mbajne emrin e tij ne bote, te gjithe besimtareve qe mbajne emrin e shenjtorit, e te gjithe te krishtereve orthodhokse ne bote.

    Cdo te diele kur kremtojme Liturgjine Hyjnore ne Kishe, duhet te kujtojme nje prej Eterit me te shenjte te Kishes sone, qe shkruajti Liturgjine Hyjnore.

    Ndricona o At i shenjte Joan me shenjterine e fjales tende!

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •