Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228

    Thumbs up Gjuha Shqipe Sa E Mire E Sa E Mjere...

    Tashmė dihet shkencėrisht se dokumenti i parė i gjuhės shqipe ėshtė “Formula e Pagėzimit” e priftit Pal Engjėllit, zbuluar mė 1462 e mė vonė “Meshari” i dom Gjon Buzukut, 1555 pa pėrmendur gjithė shkrimtarėt e Veriut: me At Gj. Fishtėn, E. Koliqin, padėr A.Arapin, dom Nd. Mjedėn, etj, qė shkruan nė dialektin gegėrisht, tė cilėt diktatura komuniste i pėrmblodhi nė togfjalėshin “eufuizėm” ( kuptim tė errėt): “ Letėrsi e Klerit Reaksionar Katolik tė Veriut”. Njė pjesė e mirė e kėtyre klerikėve “reaksionarė” ndihmuan nė ruajtjen e leksikut tė gjuhės shqipe, jo vetėm me predikimet e shkrimet shqip, por edhe mbledhjen e botimin e tė parit fjalor tė dom Nikollė Gazullit me titullin “Fjalorth i Ri” pa emėr autori gjatė viteve tė poshtnimit komunist duke arritur te “ Komisia Letrare e Shkodrės”, 1916 ku u diskutua pėr njė gjuhė “ tė pėrbashkme”.
    Mendoj se “Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe”, 1980, dalė nga Kongresi i Drejtshkrimit, zhvilluar nė Tiranė me 1972, ėshtė tepėr i mangėt, mėqė i mungojnė shumė fjalė tė gjuhės shqipe tė cilat janė zevendėsuar padrejtėsisht me fjalė tė huaja, si :egrasia, delikt, alivanosem, aēik, adet etj. qė i kanė pėrgjegjėset e tyre nė shqip ose janė lėnė jashtė Fjalorit fjalė shqipe tė grumbulluara e tė publikuara nė studime tė mėvonshme, si : blud/ė-a, brash-i, cermė-a, djergun (mbiemėr), kalltrun (mbiemėr), mkres/ė-a, mujak-u, muq/e-ja, ragush/ė-a, curangth-i,vercat-i, etj.
    Mirė se ne nė Shqipėri vazhdojmė nė hullinė e diktaturės e nuk po kemi guxim tė ndėrmarrim njė diskutim mbarėkombėtar pėr ēėshtjet gjuhėsore tė nėpėrkėmbura nga politizimi i skajshėm i gjuhės, po gjuhėtarėt kosovarė qė tash mė, desh Zoti e janė tė lirė nė Kosovėn e Pavarur, pse nuk tubohen e t’i japin zgjidhje, tė paktėn pėr vete, e tė mos “vonohen nė kohė” me gjuhėn e laramanosur shqipe?!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Si u dhunue shqipja?

    E para, tue shpla trutė e njerėzve nga kujtesa historike, sikur para kolerės sė kuqe nuk kishte gjallue asgja nė Shqipni e lum na qė na erdhi kjo farė e mbrapsht.
    Sė dyti, shtrimi i ēashtjės sė gjuhės si dukuni e luftės sė klasava e tue e shtri kėte luftė tashma edhe nė plan territorial.
    Sė treti, tue qitė nė harresė, ku me tė ndaluem me ligj, ku me zhdukje tė veprave e deri tė vorreve tė Atdhetarėve tė akullt, atyne qė na kishin lanė porosi dashuninė pėr Shqipni, pse Atdhetaria u quejt nacionalizem e si rrjedhojė antagoniste me ideologjinė komuniste.
    Pikėrisht pėr kėto arsye u harruen pėrpjekjet sa tė fisme aq edhe shkencore tė Komisisė Latrare tė Shkodres 1916/17, u lanė nė harresė pėrpjekejt qė banė atdhetarė e gjuhėtarė tė dorės sė parė, aty edhe nė kohė te fashizmit, pėr njė shqipe “tė pėrbashkme”. “U vendue - thuhet nė njoftimet e punimeve tė Komisisė - me themelue nji orthografi sa ma tepėr tė pėrbashkme pėr tė dy dialektet”.
    E u shkue deri atje sa shkodranishtja u “ēpall” “gjuhė e klerit reaksionar”. Ajo, si gegnishtja mbarė, u shpall gjuhė “e deklasuar”. (Se si mund tė quhet njė gjuhė qė flitet prej ma se katėrmijė vitesh “e klerit reaksionar”, apo “e deklasuar”, veē mendjet e ēorodituna mund ta rrokin).
    Shkruen M. Elezi: “Politika gjuhėsore dhe gjithė politika ndaj Veriut synonte shfaktorizimin e Shkodrės e tė krejt Veriut si qendėr e mbėshtetje e palėkundėshme nė pėrpjekjet e gjithė shqiptarėve me e kthye Shqipninė kah vlerat kombtare, kah Perėndimi, kah vetvetja”.
    U shpėrfillen edhe mendimet e gjuhėtarėve tė medhej si Majer e Jokli, pse ata, gjuhėtarė borgjezė, nuk kishin pasė fatin tė njihnin veprat e shokut Stalin mbi gjuhėsinė!
    Veriu u identifikue me Kishėn Katolike (qė i bante e i ban nder pse, si asnjė simotėr e saj, ka dhanė ndihmesė tė paēmueshme e tė paēmueme si nė ruejtjen e gjuhės e tė kulturės amtare, ashtu edhe nė pėrhapjen e kulturės europiane, jo qė ka qenė nxitėsja kryesore e lėvizjeve pėr liri), e si kundėrshtare e kolerės sė kuqe, u masakrue ma barbarisht se askund tjetėr nė botė.
    E u mohuen shkollat. Na del se e para shkollė na paskish qenė themelue aty kah fundi i shekullit XIX nė Korēė, kur tė dhana tė drejtpėrdrejta e sidomos tė tėrthorta na mėsojnė se shkollat nė kėto anė duhet tė kenė mbi dymijė vite. “Na shkronjat i morem prej Ilirėve”, thotė Plini. Janė tė dokumentueme shkolla tė mesme tė paktėn nė shekullin XVII nė mbarė Veripėrendimin. Nė Obot kishte shtypshkronjė qysh mė 1493. Ēka kishte me iu dashtė shtypshkronja njė populli qė nuk di me shkrue e me lexue? Por jo, zotnijė, jo, na nuk duhej tė kishim rrajė, a t’i kishim ato sa ma tė pakta, sa ma tė cekta, qė tė shpallnim ardhjen e Zeusit tė Kuq si shpėtim e pėrparim pėr kėtė Vend.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •