Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Keri katolik shqiptar dhe gjuha e letėrsia shqiptare

    Letėrsia tė cilėn e ka krijuar kleri katolik shqiptar gjatė shekujve ėshtė pjes integrale e kultures gjithėshqiptare.
    Une pasi nuk gjeta ketu ne forum qė dikush ta ket prekur kėtė temė,vendosa ta hap njė temė te tillė,qėllimi im eshte qe duk fol per punen e klerit katolik shqipetar ne gjuhen dhe letersin shqipe te zbusim apo shėrojme sadopak plagėn e shkaktuar nga kulturokracia si ne Shqipni ,ashtu edhe ne tokat shqipetare nėn ish-Jugosllavi.
    Perjashtimi i Gjergj Fishtes dhe i njė numri tė madh shkrimtarėsh(jo vetem nga radhėt e klerit)nga historia e letersis shqiptare dhe nga programet shkollore ėshtė paradoks pėr botėn e civilizuar.
    Qė nga shekulli i XV e deri nė ditėt e sotme shkrimtarėt klerik shqiptar kane bere nje punė tė madhe duke na dhuruar vlera tė patjetersueshme,pėrmes veprave tė tyre,edhe pse tė krijuara brėnda kufijve tė ndryshėm politik dhe gjeografik,arritėn qė gjuhen dhe letėrsin shqipetare ta shpien aty ku e ka vendin pra brenda rrethit kulturor europian.
    Kėtė e deshmon mė se miri vepra *Lahuta e Malcis* vepėr kjo qė me tė drejtė nga akademik Regjep Qosja u quajt Enciklopedi Kombetare...

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Ketu Ashte Problemi Tek Ne Shqipetaret ,perjashtojme Njerez Qe Dijne,dhe Dijetare,dhe Vendosim Ndonji Njeri Qe Ska Lidhje Me Gjuhe Kulture,arkeologji Letersi,dhe Pastaj Ai Shkruen Histori Te Huaj

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659
    Komplimenta per temen dhe pershendetje!
    Roli i Klerit ne gjuhen dhe letersine shqiptetare eshte shume i rendesishem dhe i padiskutueshem kete e tregon vete fakti qe dokumentet dhe veprat e para letrare ne gjuhen shqipe kane autoresine e klerikve ,qe pervec klerik ishin ne radhe te pare atdhetare te shquar.
    Mjafte te permendim dokumentin e pare ne gjuhe shqipe eshte" Formula e Pagezimit" e PAL ENGJELLIT,qe daton ne vitin 1462.
    Kurse vepra e pare eshte" Meshari i GJon Buzukut" qe i perket vitit 1555,veper e cila ruhej ne bibloteken e Vatikanit.
    Kur flitet per klerin dhe letersine e lashte shqiptare nuk mund te lihet pa permendur Marlin Barleci (1460-1513)Vepra kryesore e tij Historia e Skenderbeut e beri famoz ne gjithe Evropen emrin e tij .Veper e cila per vec vlerave te padiskutueshme historike ka dhe vlera letrare artistike.Marlin Barleci konsiderohet nje figure e shquar qe populli shqiptar i dhuroi humanizmit evropian.
    Nje figure tjeter po aq e famshme eshte Frank Bardhi (1606-1643) i cili hartoi fjalorin e pare shqip-latinisht .Fjalor qe permbante 2544 fjale shqip.Frank Bardhin ne kemi kenacesine ta studiojme ne letersine tone me dy vepra origjinale "Fjalori -Latinisht-Shqip " dhe "Apologjia e Skenderbeut"
    Gjithashtu kemi Pjeter Bogdanin (1625-1689) qe konsiderohet si shkrimtari me i shquar i lersise se lashte i cili ka qen jo vetem klerik i larte per 20 vjet peshkop i Shkodres dhe 12 vjet kryepeshkop i Shkupit por mbi te gjitha atdhetar i shquar dhe mund te themi pararendes i Rilindjes sone Kombetare, ishte gjithashtu nje enciklopesist dhe njohes i gjuheve dhe kultures se shume popujve.vepra e tij kryesore ishte "Ceta e profeteve"me te cilen ai krijoi nje ure lidhse midis kultures se vjeter letrare shqipetare dhe periudhes re te zgjimit mbarekombetar.
    Gjithashtu dhe te madhin Gjergj Fishta te cilin keni permendur dhe juve me vepren e tij kolosale Lahuta e Malcise e cila here quhet Iliada shqiptare here Marsejeza shqipetare, dhe per fat te keq eshte lene ne heshtje per nje periudhe te gjate ,por sado te mbulohet dielli nga rete nuk mund ti shuhet shkelqimi .Tani me se fundi te gjithe kemi kenaqesine dhe nderin te admirojme vepren dhe punen e jashtezakonshme qe kane bere keta kolose te historise dhe kultures shqipetare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •