Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 70
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Prehja e perjeteshme ! (otranto 1997)

    Prehja e perjeteshme ! (otranto 1997)


    Ne nje “Qytet te Ri”, "TI" shkove,

    Shkove me shpirt, qe s’do te ktheheshe me,

    Aty ndertove "TI" shtepine e RE,

    Mes njerezve te tjere qe njohe atje.

    Nje qytet i tere, plot lule e pllaka te mermerta.

    "Qyteti i Ri" e kishte emrin :

    Varrezat e prehjes se perjeteshme !

    ( pas daljes se trupave.....)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Vargje Loti e Kujtimesh ...,...,

    Vargje Loti e Kujtimesh ...,...,

    (motres sime ALBANA_OTRANTA1997)

    U nise pėr udhė nė detin e gjerė,

    Me vete more ti plot mall e brengė.

    Pėr zemėr e kishe babin e shtrenjtė,

    Qė mė shumė shok, se prind ishte pėr ne !

    Me ty qante njė hall, muahabet a mirėsi,

    Me ty e kish lidhur gjithė kėt’dashuri!

    Buzėqeshja tė ngriu nė ujtė e kaltėr,

    Sytė t’u kristalizuan nė botėn pa ajėr!

    Ike larg nga jeta, na braktise moj zemėr,

    Nė fundin e detit e trete ti jetėn !

    Mes dallgėve, mes peshqėve , me kripėsisė sė tij,

    U endėn vitet e tua, e shtrenjta rini !

    Tė pash pėr here tė fundit nė shtėpinė tonė,

    Aty , ku ziheshim, putheshim gjithmonė.

    …Dhe gjithēkah e pėrmbysi lajmi nė televizion !

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    PER ALBANEN


    Meshkujt pyesine femra perse qan?
    se kane ndjeshmeri paskaj e ane,
    zemer femre te ketille kam une
    per motren tende shkrova Brune.

    Jam e sigurt Albane
    kishe endrra vullkan,
    se keshtu ndodh ne jete
    kur i ke njezete e dy vjete.

    Dashuri nga te dyja ane
    ti ndante deti Albane,
    nga njera ane me lot u ndave
    por tjetren kurr se perqafe.

    Se nje kob i zi mberriti
    pafajsise ne dere i trokiti,
    pa leje siq bene gjelati
    me te dobtine forcen e mati.

    Sigurisht the; - zot ndihmome!
    kur shkonte kah fundi trupi i njome,
    perpjekja u be me e rradhe
    ti ike nga kjo bote plote me mall.

    Uji i njelmet ta puthi buzen
    pa meshire ta zberrtheu bluzen,
    ta ngriu zemren endrra plote
    ne detin pafund ra nje lot.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Dhe LULET te KERKOJNE FALJE ...

    Dhe LULET te KERKOJNE FALJE ... (nga poeti Albert R.ABAZI)

    (nderim 23-vjecares se Perjetshme-ALBANA)

    C'pati pranvera ne kulmin e lulezimit,
    Perse u tha me dege e rrenje?!
    E dogji udha e hidhur e mergimit,
    Elegji m'a ktheu me te bukuren kenge.


    U keput shpirti ne shperthim te sythit,
    Te lastari, qe jeten sapo kishte nisur.
    E bukura e DHEUT puthi syte e yllit,
    Pa perfillur lubine qe turrej uritur...., !


    Moter e vogel, e dashur moter ALBANE !
    Ti pije nektar dielli ne te tjera vende,
    Mjegull ike neper detin pa fund, pa ane,
    Jeten e le pa te qeshuren tende.


    Pa fjalen tende mjaltore, pa lodrat e tua,
    Ah, moter e dashur, moter e deshiruar,
    Qe ike te prehesh poshte luleve te bregut,
    Hedh 28-Marseve te mallkuar !?


    Te bregu i murrme i detit me dritherime,
    Celin trendafile te te kerkojne falje...,
    Oshetima e dallgeve vjen si ulerime,
    Per TY ulen ne gjunje e qajne dhe malet.


    Mu thinj trishtimi, nga brenga qe ti ike,
    Mu thinj mendimi, nga hidherimi u cmend,
    Mu thinjen endrrat, shpresat meteore fiken
    Nuk thinjet KURRE nderimi per KUJTIMIN tend!



    Kujtim kjo poezi nga miku dhe poeti Albert R. ABAZI !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 01-02-2010 mė 17:27 Arsyeja: gabim ne titull

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Homazh per MOTREN TIME !

    Homazh per MOTREN TIME !


    Mami dje te erdhi prane moter,
    Me lote e mbuloi varrin tend.
    Une e shkreta s'te vij shpesh,
    Se dua te te kujtoj qe je midis nesh...,


    Lotet i derdh e heshtur, ne vetmi,
    S'dua te me degjojne, t'me shikojne si me keqardhje.
    Marsi erdhi, dhe data 28...,
    Ku "Ti moter zeza" mbush plot 13-vjet !


    13-vjet pa u pare..., dhe sa te tjere do shkojne moter,
    13-vjet nje hall pa ndare..., si ngele detit e ngela une jetime,
    Vajtoj me shpirtin, copetuar nga dhembja...,...,
    Se e di "TI" moter, perhere do mbetesh ne Kujtimet e Mia !


  6. #26
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    E dashur Brunilda, me preken vargjet e poezive te tua kushtuar motres sate.
    E dhimbshme eshte kur njeri nga familja nuk eshte me aty.
    Ngushellimet e mia te perzemerta.

    Ti qendro e forte Brunulda, dhe ti ke te drejte te shijosh jeten qe ke, kujtimet qe ke patur me te do te jene gjithnje ne mendjen dhe ne zemren tende, jane kujtime qe nuk zhduken.

    Te rrosh ti dhe ata qe jane me ty.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Fund-Detit___"TRUPI yt SHENJETOR"!

    Fund-Detit___"TRUPI yt SHENJETOR"!


    Bie shiu mbi trupin tend te brishte,

    Aty ku deti eshte kthyer ne nje bishe .

    Je futur mes tij ,"ti" e te tjera qenie te pafajeshme,

    Te shkonit drejt endrres shprese madhe !

    Ne fnd te detit trupi yt MOTER ,ngeli shenjtor,

    Dy syte bojqielli, balli si kurore !

    Qeshja jote me ngeli ne kujtese,

    Duart e tua te arta, mendja plot finese.

    Shpirti yt i bardhe u derdh mbi tjetren "Jete"

    U ndeshe me dallgen, te rrembeu shpirtbardhesine

    U ndave nga jeta, te mori Rinine!

    Me duart e tua more nje vendim,

    Se malli te digjte, e fjala e tjetrit te dhimbte!

    Te vriste nje fjale, te mbushte syte me lote,

    Per ata shpirti yt u be cope-cope!

    Punoje me dite ne "shtepine kufome".

    E ndertove shtepine tende me duart e tua,

    ...,"beje llac e ngrije tulla" e s'pushoje njehere!

    Por s'kuptove qe kjo shtepi ishte nje

    "VARR i RI "

    Nje shtepi ku do te flinte, hija jote dhe jo "TI" !

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me talentin tend Bruna, i ke ngritur motres se paharruar, monument vargjesh te pavdekshme.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Me mua jeton SHPIRTI !

    Me mua jeton SHPIRTI !



    Vij ulem tani

    E derrmuar

    E paqete,

    Prane trupit tend qe prehet,

    Ne token pajete.

    Me lote ujis me radhe

    Lulet prane kokes tende,

    Me fjale nis ngadale,

    Kenge vaji,

    Kenge zemre.

    Jam ulur tani e vetmuar prane teje,

    ...., vetem s'jam e di,

    Me mua jeton SHPIRTI !

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Me te ikurat vite Marsi !

    Me te ikurat vite Marsi !

    (motres sime, ALBANA)

    Me te ikurat dite-marsi nje gonxhe e fresket,

    Jeta u preh, si dora qe ndan dhe zemra dashuruar,

    Dhe vetmine e harrove, dhe lotin e bere shkemb dallgeve,

    buzeqeshja e syve ish'streheza e dyte ne thellesite e blujta.

    Me te ikurat vite MARSI, me e gjalle te mbeti freskia !




    Poezi e marre nga Libri i 13-te "Psheretima te gjunjezuara"

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anėtarėsuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    Brunilda urime per vargjet e bukura qe i ke shkruajtur motres tende.
    Nga njeher anulloj te hyj ne temen tende edhe pse dua shume ti lexoj keto vargje
    prekekm shume kjo eshte arsyeja ime....

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Ёngjėjt e pėrjetėsisė !

    Ёngjėjt e pėrjetėsisė !


    Detit j’a kėputa valėn qė qeshte anės bregut,

    Perėndimit ia tremba hijen qė tirrte nga fundėsia,

    Ngrija dorė pėrballė madhėshtisė blu ...,

    Kryqin shpirtėzoja pėr ėngjėjt e pėrjetėsisė.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Ēast brenda shpirtit

    Ēast brenda shpirtit


    Zhgarravinė qė merr frymė e strukur qoshesė,

    Mbulon shėmtinė e lotit njė prekje buzėsh,

    Ēahet nė cipė tė ujit rėnkimi i gjetheve tė largėta.

    Porta e mallit mbetet mbyllur me kohėn,

    Njė det n’a ndau mua dhe TY pėrgjithnjė…sa shpejt !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 10-02-2010 mė 04:22 Arsyeja: Mos dhenia e duhur e ngjyres ne vargje !

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    13-VITET e TUA "MOTER"

    13-VITET e TUA "MOTER"


    Shkuan 13-vitet e tua "moter" ..., shkuan mortit,

    13-vjet prej meje ndare, dhe lotin ia ngrive prindit.

    13-vjet une "qyqe mbeta" tek numeroja vellot e bardha !?

    ..., kapesha kujtimeve te tua, te degjoja prej teje fjale !!

    Qeshin buzet e botes,..., qeshin s'e s'njohin dhembjen_thike,

    13-vjet, si oret e nates, 13-vjet plage __ marr ne heshtje !

    Marsi , data 28___ kjo OTRANTO___ ne shpirtra mbet '

    .., dhe tek varri ket' 13-vjetor, s'kam as lot e lule "moter",

    nje AMANET qe me ke lene, do te ta shkruaj mbi mermer,

    Dera e mallit per DASHURINE do te hapet ndoshta kete here !

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Pėrherė njė djalė me thinja !!

    Pėrherė njė djalė me thinja !!

    (poezi-homazh-prof.studiuesit,kritikut letrar, mikut tim—K.Shtėmbari)



    M’a drodhe zėnė e penės nė bojėn e pakėt,

    Vargun m’a gjysmove nė at’lajm tė largėt....,

    Mendimi mė shkau, si dylli prej qiririt nė mesnatė,

    Si fjalėt qė shkėmbenim pėr poezitė e librat bashkė!

    Pėr moshėn qė kishe, pėrherė mė thoje;

    -“Jam djalė UNĖ, jam i ri moj Bruna” !!

    I mbushur me merita njė jetėsi e tėra nė jetė-74-vitet qė le,

    (Dheut le gjurmėt, si feniksi nė qiell-kaltėrsitė,)

    Kėmbanat e lotit do tė dėgjohen edhe nga Londra pėr kėtu,

    Do t’a dėgjojnė ata qė dhe ujin pinin me ty !

    Rrugė tė gjatė ke pėr tė bėrė...,rrugėt e shpirtit...,....,

    Me njė lot tė ngrirė nėn qerpikun e menduar,

    pėr ata qė s’arrite dhe t’i takoje..,.., kishe shumė, shumė, shumė,

    Nė krah do t’mė kesh dhe kėtė herė, si pėrherė, nė librat e kritikat !


    E Ti do tė prehesh i qetė, kur dheun e tokės tėnde trupit t’ia ndjesh !





    p.s. Po e hedh dhe kete POEZI_DEDIKIM per Prof.Kritikun dhe Studiuesin Kristaq SHTEMBARI se ishe pjese e LOTIT dhe DHEMBJES per LETERSINE ne teresi dhe per DEGEN E KRIJUESVE te FIERIT ne VECANTI !


    Fier me : 29.08.2007

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Me Ngjishet Fjala Det !!

    ME NGJISHET FJALA DET !!
    (motres sime ALBANA qe humbi jeten me 28-mars 1997-ne kanalin e OTRANTOS )!



    Po hyn MARSI 2010_ dhe data 28-te....,

    Ne hije te LOTIT me ngjishet fjala "D E T" !

    Kapercyen vitet, si hapat qe hodhe "femije"-MOTER !

    Kapercyen, si dallget qe reren tresin thellesive blu...,

    Aty t'u gershetua dhe "MALL-HESHTJA" per te fundit here ,

    Aty e pe diellin qe erresohej ne anijen Sibila __Lubia e Vertete

    Thike-kaltersise ne damaret e ujerave OTRANTO , buzeqeshja t'u enjt !



    Poezi e marre nga Libri i " FUNDIT "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 22-02-2010 mė 05:05 Arsyeja: rregullimi i titullit

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Kujteses se "Lule Kumbulles" !___"motres sime"

    Kujteses se "Lule Kumbulles" !

    ] "motres sime ALBANA"

    Jam kthyer nga lindja, krrusur,

    Me nje shkop ngjyre te hirte.

    Perendimi me ndjek pas te me genjeje mendjen...,

    Tani kujteses se "Lule Kumbulles" , fle shtrire

    -Radha e luleve te lotit si mozaik i ngrire !



    Poezi e botuar ne librin e 7-te "Perendim i Ciflosur"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 22-02-2010 mė 16:53 Arsyeja: mungese vargu ..................

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    PER KE ......!!! (motres sime ALBANA)

    PER KE ......!!!


    Per ke qan njeriu,

    Per ate qe do ,

    Per ke qan zemra,

    Per ate qe dhemb.

    Per ke qan shpirti ,

    Per ate qe pret ,

    Per ke qajne syte ,

    Per dhembjen e njeriut !



    Poezi marre nga libri i 2-te "Ujevara e Endrres"

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Cast !

    CAST !


    I harrova endrrat ,

    Ujevara m'i rrembeu moter...,

    Thellesish treti akujt ,

    Ne kaltersine e qiellit te ktheu !



    Poezi e marre nga libri i 5-te "Penet krehin dalget"

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Per Albanen

    PER ALBANEN


    Meshkujt pyesine femra perse qan?
    se kane ndjeshmeri paskaj e ane,
    zemer femre te ketille kam une
    per motren tende shkrova Brune.

    Jam e sigurt Albane
    kishe endrra vullkan,
    se keshtu ndodh ne jete
    kur i ke njezete e dy vjete.

    Dashuri nga te dyja ane
    ti ndante deti Albane,
    nga njera ane me lot u ndave
    por tjetren kurr se perqafe.

    Se nje kob i zi mberriti
    pafajsise ne dere i trokiti,
    pa leje siq bene gjelati
    me te dobtine forcen e mati.

    Sigurisht the; - zot ndihmome!
    kur shkonte kah fundi trupi i njome,
    perpjekja u be me e rradhe
    ti ike nga kjo bote plote me mall.

    Uji i njelmet ta puthi buzen
    pa meshire ta zberrtheu bluzen,
    ta ngriu zemren endrra plote
    ne detin pafund ra nje lot.
    Nuk kam pasur e as nuk kam fjale , por vec lote ne syte e mi dhe zemren time , per te falenderuar nje pjesetar te forumit tone __fara__i cili me kaq ndjenje e perkushtim ka hedhur keto vargje per motren time , te paharruaren "ALBANEN" !

    TE FALEMINDERIT MIKU IM !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 26-02-2010 mė 12:25 Arsyeja: ngjyra dhe germat !

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •