Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Lotėt e dhimbjes treten mes kujtimesh

    LOTET E DHIMBJES TRETEN MES KUJTIMESH (Otranto-1997)
    (motres sime ALBANA qe humbi jeten ne moshen 23-vjecare )


    *** *** ***
    Kthej koken nga shkallet,
    Dhe ato me kthehen ne det,
    Ne det te madh lotesh....,
    Ku s'gjendet nje e vertete !
    "TI" ike mes tij , shtrive krahet mbi te,
    Ikja m'u duk si nje kthim pa ze .
    ....dhe dot si mposhte "ti" ato dallge rrembyese,
    Qe epshem te fundosen ne boten e
    Pajetshme .
    Dhe s'pate fuqi te therrisje as babe, as nene,
    Sepse askush s'tu gjend prane ne te
    Shkretin Vend !
    Nuk thirre dot, as nuk u corre ,
    Ne mes tij,jeten e hodhe !
    Dhe ngelet e fundit per ne te dyja,
    Casti , kur ti me buzeqeshjen tende,
    Me vete more dhe endrrat e tua !
    ....dhe shiu ka nisur e s'ka pushuar,
    Te qan "ty", atje ne detin e mallkuar,
    Te qan, te qan, por perseri shpirti s'harron...,
    Shiu me lotin nuk jane njelloj !
    Jane lote zemre , lote per nje dashuri,
    Qe endrren per njeriun e theu ne thellesi!
    Kthej koken nga shkallet, kujtoj se po me vjen "TI",
    Pres e pres te dera e zhytur nder lote e zi !

    *** *** ***
    Bie shiu mbi trupin tend te brishte,
    Aty ku deti eshte kthyer ne nje bishe .
    Je futur mes tij ,"ti" e te tjera qenie te pafajeshme,
    Te shkonit drejt endrres shprese madhe !
    Ne fund te detit trupi yt MOTER ,ngeli shenjtor,
    Dy syte bojqielli, balli si kurore !
    Qeshja jote me ngeli ne kujtese,
    Duart e tua te arta, mendja plot finese.
    Shpirti yt i bardhe u derdh mbi tjetren "Jete"
    U ndeshe me dallgen, te rrembeu shpirtbardhesine
    U ndave nga jeta, te mori Rinine!
    Me duart e tua more nje vendim,
    Se malli te digjte, e fjala e tjetrit te dhimbte!
    Te vriste nje fjale, te mbushte syte me lote,
    Per ata shpirti yt u be cope-cope!
    Punoje me dite ne "shtepine kufome".
    E ndertove shtepine tende me duart e tua,
    ...,"beje llac e ngrije tulla" e s'pushoje njehere!
    Por s'kuptove qe kjo shtepi ishte nje
    "VARR i RI "
    Nje shtepi ku do te flinte, hija jote dhe jo "TI" !

    (vazhdon....)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 05-11-2009 mė 23:35

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Bruna.
    Sa shume dhimbje dhe sa shume dashuri ke shpalosur per humbjen e motres. Ne keto raste nuk thuhet TE LUMTE, por NGUSHELLIME TE SINQERTA.
    me keqardhje...

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Agim Doēi pėr postimin:

    Andreida (25-01-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Sinqerisht mė vjen keq Bruna pėr humbjen e motrės nė atė vit aq tė mprapshtė qė asnjė mėndje nuk arrin ta kap se si shqiptarėt u vranė me njėri tjetrin e sa pėrpiu ai det qė tė gjithė e kemi dashuruar.
    Ngushėllime!

  5. #4
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Humbje madhe.Dhimbje madhe e tejskajshme.Otranto 97 s'do mė hiqet kurrė nga kujtesa,pa le ata qė humbėn tė dashurit e zemrės, tėrė jetėn plag zbuluar do ngelen. Brunilda sjellja jote poetike pėr motrėn tėnde ėshtė vėrtet njė elegji qė do ta mbajė pėrherė tė freskėt emrin e motrės tėnde Albana,kujtimin e saj do ta pėrcjellėsh nė breza.Njė punė fisnike kujtimi i njerzve tė shpirtit ,panvarsisht se pėr atė qė e shkruan gjėndja emocionale ėshtė shumė e lartė.Brunilda veē fjalės ngushėllim s'di ē'tė tė them,kėtu fjalėt heshtin dhe flet vetėm zemra.Pėrgėzime pėr tė gjitha prurjet poetike qė ke sjellė nė forum.Me respekt Riza Ēato

  6. #5
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    C'far te shtoj une?Asgje perveq qe e ndij bashk me Ty dhembjen!Behu e fort!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kujtimi me i pavdekshem per motren, jane vargjet e tua, Brunilda.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #7
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    ...dicka per dhimbjen...
    Kondenca qe shijoj me syt e perlotur eshte veti e imja.Jane buzet e akullta qe prekin brengen e zjarrt. Zemra! preferoj mos te flas per te, nuk jam aq i zoti sa ta pershkruaj ate qe me mundon.
    Nuk dua te pershkruaj dhimbjen time por ta pikturoj ate ti jap imazhin qe nuk dua te shikoj,ta shpalos bardh e zi ne ikonen qe shpirti lexon. Ajo qe me mundon jan veper e duarve te mia, kjo veper e shemtuar kryeveper e gjendjes time.
    Britmat qe degjoj jane thirrje e deshperuar, tinguj qe me trillojn, shpresa e heshtur e zbehur ne ngjyra me flet leht. Sikur te ktheheshim edhe nje here si dukur......
    Bruna dhimbja eshte me e madhe se fjalet.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar iktuus pėr postimin:

    brunilda_it (21-01-2016)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga brunilda_it Lexo Postimin
    LOTET E DHIMBJES TRETEN MES KUJTIMESH (Otranto-1997)
    (motres sime ALBANA qe humbi jeten ne moshen 23-vjecare )

    (vazhdon....)
    Brunilda!
    Thell me preku shkrimi-vargu kushtuar ALBANES!
    Ne mes dhimbjes Tėnde, ndjeva dhe une dhimbje te thell per kete Tragjedi Kombetare!
    Kurr mė populli shqiptarė mos perjetofte "otranto"!
    Ngushllimet e mia me te sinqerta per Ty dhe Familjen Tuaj!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 05-11-2009 mė 23:34
    Dhuro shumė...e prit pak!

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ngushllime edhe nga un e nderuar,ndoshta ne keto momente nuk te ndal dhimbjen asgje,por se paku ta kuptosh se ke plot shoqeri qe ndajn dhimbjen me ty,dhe qe edhe ata kan kaluar po te njejtin pikellim sikur ti,dhe ja ku jemi...

    Ngushllime .

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    Sa filova te lexoj vargjet e tua me filluan lotet dhe si permbaja dot,beju e forte ti moj moter se keshtu ka ardhe dita sot


    Ngushellime te sinqerta per familien tende, tju rrojne ca keni per zemer.

  13. #11
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    LOTET E DHIMBJES TRETEN MES KUJTIMESH (Otranto-1997)
    (motres sime ALBANA qe humbi jeten ne moshen 23-vjecare )


    *** *** ***

    Mė flisje e mėsoje disa herė moj motėr,
    E pastaj nis e ziheshim pėr njė fjalė tė kotė !
    Tė fyeja e mė fyeje, por pa tė keq,
    Mė njihje e tė njihja kush ishe nė tė vėrtetė.
    22-vjeēe, ende pa i mbushur,
    22-vjeēe, mosha mė e bukur !
    22-pranvera mbi trupin tėnd
    U shkrehėn nė det, 800metra thellė !
    …,dhe s’di moj motėr ē’ke thenė ato caste,
    Kush tė ėshtė kujtuar, vall ē’ke kėrkuar ?!
    Mos kishe nevojė pėr babin, mamin,
    motrėn a vėllanė!?
    A mos pėr ata, qė tek anija tė ngjitėn!!?
    Mos pėr tė fejuarin ke pasur nevojė?
    Se di moj motėr, vallė ato ēaste a kishe gojė?!
    Nuk e di ē’tmerr ke parė me sytė e tu !?
    Mos ndoshta dallga tė ka hedhur diku?
    S’e di val]lė motėr ē’bėn ti tani,
    Nė fundin e detit me duart flori?!!
    Pėr ē’i pėrdor, ē’lan atje poshtė,
    Ahh’ mos uji tė ka ngrirė tė tėrėn??
    Ahh’ mor Zot !
    Oh, mos mor Zot, mos qoftė kėshtu,
    Kush do t’ia lyej muret mamasė kėtu?!!
    Kush moj “Bana”, kush do tė mė qortojė?
    Me kė ta qaj njė hall, kush do t’mė dėgjojė?
    Ti mbete diku, poshtė, dhe ngele pa gojė,
    …por mua mė le vetėm kur kisha mė shumė nevojė!


    *** *** ***

    U nise pėr udhė nė detin e gjerė,
    Me vete more ti plot mall e brengė.
    Pėr zemėr e kishe babin e shtrenjtė,
    Qė mė shumė shok, se prind ishte pėr ne !
    Me ty qante njė hall, muahabet a mirėsi,
    Me ty e kish lidhur gjithė kėt’dashuri!
    Buzėqeshja tė ngriu nė ujtė e kaltėr,
    Sytė t’u kristalizuan nė botėn pa ajėr!
    Ike larg nga jeta, na braktise moj zemėr,
    Nė fundin e detit e trete ti jetėn !
    Mes dallgėve, mes peshqėve , me kripėsisė sė tij,
    U endėn vitet e tua, e shtrenjta rini !
    Tė pash pėr here tė fundit nė shtėpinė tonė,
    Aty , ku ziheshim, putheshim gjithmonė.
    …Dhe gjithēkah e pėrmbysi lajmi nė televizion !

    ( vazhdon…………………………)

  14. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    "SIBILLA" - anija italiane me emėr monstre?!...Se si vajti kalvari i viktimave nuk dihet. Familjet ogurzeza gjithe jeten do kthejn koken nga deti i Lotėve JON.
    Bruna! Kurajo!

  15. #13
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Dhembja Qe S'ka Kufije !!! (otranto- 1997)

    LOTĖT E DHEMBJES TRETEN MES KUJTIMESH
    -OTRANTO-

    (motrės sime ALBANA qė humbi jetėn nė moshėn 23-vjeēare)


    *** *** ***
    Rri mes fotografive, hesht dhe vajtoj,
    Rri mes errėsirės ku “ti” je pėrgjithmonė.
    Nė dhomėn e heshtur pranė sirtarit tėnd,
    Unė ngutem tė kap kujtimet qė ke lėnė.
    Kam frikė mos tė tremb, nga gjumi mos mė ēohesh,
    Se “ti” si mė pare turni tretė s’do tė shkosh !
    Pse vall moj “motėr”, sot e ke pushim,
    Apo me shoqen pėr rastėsi sot ke ndėrruar turnin?!
    Kam frikė mos tė tremb, kujtimet tė risjell,
    Kam frikė se zemrėn tėnde s’do t’a shoh asnjėherė !
    E di qė tė ėshtė copėtuar nga ėndrrat e mėdha,
    Ku mes teje e dashurisė e para do tė vendosej-heshtja!
    Hapi pak sytė tė tė puth me shpirt,
    Me dorėn time lehtė-lehtė, tė prek trupin tėnd tė brishtė.
    Nuk dua tė tė lėndoj qė lotėt t’i marr era,
    E di qė lotėt e tu janė lotė qė dalin nga zemra !
    Ndaj tė lutem “motėr”, nė qetėsi mė prit,
    Ēdo lidhje mes nesh do tė mbetet e njėjtė, si kėtė vit !



    *** *** ***
    Unė jam kėtu, nė dhomėn plot errėsirė,
    Rri vetėm e pres, mos mė vjen “ti” shpirt!
    Shoh yjet nė qiell, i numėroj si mė pare,
    …,dhe vėrtetė ēuditem kur shoh yje tė shtuar.
    E di moj “motėr”, qė dhe “ti” lart shkove,
    Me shpirtin e pastėr, ndėr yje kalove.
    Yll “ti” mes yjesh, je kthyer nė shenjtore,
    Je larg nesh motėr, zemrėn ē’na e copėtove!
    Ndoshta shikon, dėgjon a mediton,
    Me shpirt do tė mė flasėsh, por je veē “njė kufomė”!
    Ndoshta “ti” po qan dhe nė kėto caste qė tė flas,
    Me lotėt qė kurrė s’kanė pėr tė qenė lotėt e parė,
    Ato lotė qė derdhje nga malli, dashuria,
    Ato lotė qė u dergjėn kur u mbyt anija .
    Pėr kė lotove vallė? Pėr jetėn a dashurinė…,
    Pėr nėnėn a babanė, pėr motrėn a vėllanė…,
    Pėr kė i derdhe ato LOTĖ !?
    “Ti” mbete nė fund tė detit dhe unė s’tė pash dot !
    Rri vetėm mes errėsirės,
    E di qė s’do tė kem kurrė pranė,
    As si kufomė e as si njeri tė gjallė !



    *** *** ***
    U tret shikimi yt nė sytė bojqielli,
    Buzėqeshjen e ėmbėl t’a hodhi larg deti.
    Sytė e bukur u kthyen nė guacka,
    Vetulla e hollė, balli nxjerr pėrjashta.
    E mira e motrės, njė dėshirė tė mbeti pezull,
    S’u takove dot shpirt me atė qė lidhe jetėn.
    Pėr tė more rrugėn drejt ėndrrės sė pėrmalluar,
    Pėr tė u flijove nė anijen e mallkuar.
    Pėr tė rrije netėve , pa gjumė e pėrlotur,
    Pėr tė copė-copė, bėheshe moj motėr!
    Dhe sot qė erdhi dita tė shkoje tek ai,
    Fati nuk tė ndoqi, tė hodhi nė thellėsi.
    ….,….,….,….,….,….,….,….,…..,….,
    Gjithė ėndrrat, shpresat, idealet njerėzore,
    Ndėr vite e shekuj do tė mbeten hyjnore!
    Nė zemrat e nėnave do tė ndėrtojnė kėshtjella,
    E paharruar do tė mbetet Tragjedia ndėr breza.
    Humbe “ti”, pa ditur sa njerėz plagose…,….,
    Me dhjetėra foshnja, fėmijė e tė rinj,
    Bashkė me prindėrit, me ty u pėrfshinė !


    ( vazhdon…………………………)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-11-2009 mė 00:19

  16. #14
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    *** *** ***

    Ike moj motėr, more rrugėn pėr parajsė,
    Nė zemrėn e copėtuar kishe veē dashuri dhe gaz.
    Kur lotėt derdhje, tė rrėshqisnin me ngadalė,
    Ashtu siē flisje me tė gjithė nga njė fjalė.
    T’u thye zemra nga fjalėt pa pushim,
    Nė fundin e detit “ti” re nė qetėsi !
    Nuk fole, nuk klithe, s’kėrkove ndihmė tek askush,
    Se s’kishe njeri pranė veē dallgėve pa fund.
    “T’i” mori ėndrrat deti, u martove me tė, shpirt,
    “Ti”, nuse vetė ishe dhe deti pėr ty u bė bishė !
    Nė mes tij ngele shenjtore e pėrjetėshme,
    Dashuria t’u kthye nė njė ėndėrr prekėse !
    Me mall u nise drejt idealit tė vėrtetė,
    ...,por anija gjigande tė zhyti 800m thellė.
    U shuajtėn ėndrrat, shpresat dhe dėshirat,
    U tretėn lotėt, nėnat dhe zemrat.
    108-Shpirtra u shkėputėn nga jeta,
    Me ty bashkė, me ty ranė atje nė fund tė detit.
    Lotoj e lotoj se s’do tė kem mė pranė,
    Ikėn vite motėr, dhe “ti” njėherė nė ėndėrr s’mė ke dalė!
    Mė ka marrė malli motėr , mė ka marrė,
    Me ty s’do jem mė si mė parė,
    Pėr “ty” do tė lotojnė dhe brezat nė vazhdimėsi,
    Pėr “ty” dhe pėr shpirtrat qė ju mbytėn nė thellėsi !

    *** *** ***

    “Ti” rri e ndrojtur nė kornizė, mediton e veē hesht,
    “Ti” ngre gotėn e uron; -njė vit tė mbarė tė kesh !
    Qesh e dukesh si njė foshnje e pafajėshme…,
    …,sikur gjithė hallet qė kishe i harrove fare.
    Dukesh si ėngjėll, sikur do tė flasėsh njė fjalė,
    Sikur do tė nisėsh e t’mė qortosh pėrsėri,
    Me fjalėt qė i denim veē unė e “ti” !
    Dhe rri pres, vėshtroj portretin tėnd…,
    E dora jote e zgjatur nė shpirt mė dhemb.
    Zgjasė dorėn dhe unė, por s’ta kap dot,
    Dora jote nėn qelq e shpirti yt nė det !
    Kapma dorėn motėr, mė jep pak dorėn tėnde,
    Tė shoh sa vuajte motėr nė 3-orė qė udhėtove!?
    Sa ke ulėritur, sa ke qarė me shpirt,
    Kur anijen e fundosėn nė detin egėrsirė !
    Dora ime e zgjatur mbi tė tėnden fle,
    Pret qė “ti” ta prekėsh e t’i thuash: “Motėr, mire je”?!

    *** *** ***

    Kush t’i treti ėndrrat motėr, shpirti im,
    “Ti” mbete larg nesh, njė enigma, nė trill !
    Dashurinė qė ndėrtove , ku e trete vallė?
    Tėrė jetėn ajo ngeli mbi detin plot dallgė.
    Dhe tani qė je larg, tani qė s’ke me kė flet
    Dhe tani qė lotėt u tretėn…, kėtu ngela e vetme !
    Pa ty, pa fjalėt e tua, e zemrėn m’a bren mė shumė,
    Kripėsia e lotėve nė shpirtin qė vuan.
    Aty ku deti pėrplaset me shkėmbinjtė,
    Hedh tej dhe lotėt e tu.
    Ato lotė qė derdhje “ti” shpirt,
    Ato lotė kur u nise atė ditė !
    Mesnata erdhi shumė shpejt,
    Me vete solli lotė e brengė.
    Orėt kaluan njėra pas tjetrės,
    ..,po mesnata u vesh nė trupin e nėnės !
    Nė sytė e nėnave, lotė e dhembje,
    Ato heshtin, se nė zemrėn e vrarė kanė plagė…,
    Ato vajtojnė, se shpirti ėshtė mbushur
    me vaj e lotė pėr ta.
    Nė duart e tyre dridhet kujtimi,
    Dridhet.., dhe nėna e shtrėngon si tė vetmen shpresė
    Nga ajo ditė, kur deti treti shumė jetė !

    ( vazhdon…………………………)



  17. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar mė parė nga brunilda_it Lexo Postimin
    *** *** ***

    LOTET E DHEMBJES TRETEN MES KUJTIMESH-
    -OTRANTO-1997 (vazhdon)

    Ike moj motėr, more rrugėn pėr parajsė,
    Nė zemrėn e copėtuar kishe veē dashuri dhe gaz.
    Kur lotėt derdhje, tė rrėshqisnin me ngadalė,
    Ashtu siē flisje me tė gjithė nga njė fjalė.

    T’u thye zemra nga fjalėt pa pushim,
    Nė fundin e detit “ti” re nė qetėsi !
    Nuk fole, nuk klithe, s’kėrkove ndihmė tek askush,
    Se s’kishe njeri pranė veē dallgėve pa fund.
    “T’i” mori ėndrrat deti, u martove me tė, shpirt,
    “Ti”, nuse vetė ishe dhe deti pėr ty u bė bishė !
    Nė mes tij ngele shenjtore e pėrjetėshme,
    Dashuria t’u kthye nė njė ėndėrr prekėse !
    Me mall u nise drejt idealit tė vėrtetė,
    ...,por anija gjigande tė zhyti 800m thellė.
    U shuajtėn ėndrrat, shpresat dhe dėshirat,
    U tretėn lotėt, nėnat dhe zemrat.
    108-Shpirtra u shkėputėn nga jeta,
    Me ty bashkė, me ty ranė atje nė fund tė detit.
    Lotoj e lotoj se s’do tė kem mė pranė,
    Ikėn vite motėr, dhe “ti” njėherė nė ėndėrr s’mė ke dalė!
    Mė ka marrė malli motėr , mė ka marrė,
    Me ty s’do jem mė si mė parė,
    Pėr “ty” do tė lotojnė dhe brezat nė vazhdimėsi,
    Pėr “ty” dhe pėr shpirtrat qė ju mbytėn nė thellėsi !


    POezia otet e dhembjes treten mes kujtimesh " padyshim ka dale nga nje zjarr malli dhe pikėllimi! Kur vajton motra per motren, gjama ka dimensione te nje thellesie. Bartja e pikellimit ne keto vargje lirike, i ka dhenė jetė atij kujtim - kobi te zi qe ndodhi nė Otranto, dhe shtegtareve te asaj Ore te lige, ua ka perjetesuar qenėsinė!


    *** *** ***

    “Ti” rri e ndrojtur nė kornizė, mediton e veē hesht,
    “Ti” ngre gotėn e uron; -njė vit tė mbarė tė kesh !

    Qesh e dukesh si njė foshnje e pafajėshme…,
    …,sikur gjithė hallet qė kishe i harrove fare.
    Dukesh si ėngjėll, sikur do tė flasėsh njė fjalė,
    Sikur do tė nisėsh e t’mė qortosh pėrsėri,
    Me fjalėt qė i denim veē unė e “ti” !
    Dhe rri pres, vėshtroj portretin tėnd…,
    E dora jote e zgjatur nė shpirt mė dhemb.
    Zgjasė dorėn dhe unė, por s’ta kap dot,
    Dora jote nėn qelq e shpirti yt nė det !
    Kapma dorėn motėr, mė jep pak dorėn tėnde,
    Tė shoh sa vuajte motėr nė 3-orė qė udhėtove!?
    Sa ke ulėritur, sa ke qarė me shpirt,
    Kur anijen e fundosėn nė detin egėrsirė !
    Dora ime e zgjatur mbi tė tėnden fle,
    Pret qė “ti” ta prekėsh e t’i thuash: “Motėr, mire je”?!


    Me pikėndalimin e nje ēasti, kur shprehet urata e mbarėsisė se motres se poetes, rri dhe shikon permasat e zhvillimit nje zemer e perfunduar nė Ujėrat e Otrantos! Ajo tanimė perditė e ma shumė bėhet dioptria e pare e pamjes, sepse, sa mė shumė kalon koha, malli e bene te madhe me buzėqeshje, qe te rrezatohen lotet e vetmisė tek Brunilda - poete. Brunilda qe , nė varganin e gjate te poetėve qe perjetuan tragjedi, eshte nje njomzė e goditur nga dhembja dhe malli qe ka per te dashuren motrėn, qe i mungon , dhe zbrazetine e saj e pėrmbush me vargje!


    *** *** ***

    Kush t’i treti ėndrrat motėr, shpirti im,
    “Ti” mbete larg nesh, njė enigma, nė trill !

    Dashurinė qė ndėrtove , ku e trete vallė?
    Tėrė jetėn ajo ngeli mbi detin plot dallgė.
    Dhe tani qė je larg, tani qė s’ke me kė flet
    Dhe tani qė lotėt u tretėn…, kėtu ngela e vetme !
    Pa ty, pa fjalėt e tua, e zemrėn m’a bren mė shumė,
    Kripėsia e lotėve nė shpirtin qė vuan.
    Aty ku deti pėrplaset me shkėmbinjtė,
    Hedh tej dhe lotėt e tu.
    Ato lotė qė derdhje “ti” shpirt,
    Ato lotė kur u nise atė ditė !
    Mesnata erdhi shumė shpejt,
    Me vete solli lotė e brengė.
    Orėt kaluan njėra pas tjetrės,
    ..,po mesnata u vesh nė trupin e nėnės !
    Nė sytė e nėnave, lotė e dhembje,
    Ato heshtin, se nė zemrėn e vrarė kanė plagė…,
    Ato vajtojnė, se shpirti ėshtė mbushur
    me vaj e lotė pėr ta.
    Nė duart e tyre dridhet kujtimi,
    Dridhet.., dhe nėna e shtrėngon si tė vetmen shpresė
    Nga ajo ditė, kur deti treti shumė jetė !


    ( vazhdon…………………………)

    Perjetėsisht misteri ka mbuluar kaptinat e ndodhisė. Por vdekja ka shtri permasat e asaj ftohtesie.

    Nė sytė e nėnave, lotė e dhembje,
    Ato heshtin, se nė zemrėn e vrarė kanė plagė…,
    Ato vajtojnė, se shpirti ėshtė mbushur
    me vaj e lotė pėr ta.
    Nė duart e tyre dridhet kujtimi,

    Lirika te nje niveli ! Sukses ne krijime te tjera, ku do te rrezatohet mbijetimi i nje viganeje qe e pret e nesermja ne Panteonin e rralluar te spikamave lirike!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-11-2009 mė 00:20
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  18. #16
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Shenjetoret e Marsit (diten e ardhjes se trupave)

    Shenjetoret e Marsit (diten e ardhjes se trupave)


    ..., dhe deti perplaset,
    ..., dhe dallget ngrihen ne mal,
    Aty , ku dora mizore hapi mijera plage !
    Shpresoj se do te takoj kur te zbresesh nga anija,
    "Ti" tek ne do te vish, serish mes nesh do rrish.
    E bien lotet e pare, lotet e mijera nenave,
    Bien lotet mbi trupat ne Otranto.
    Atje ku humben jeten 108-vete,
    Bien lotet per ardhjen e shpirtrave ,
    Shpirtrave , pa jete!


    Shpirti Juaj mbeti ne fund te detit,
    Syte dhe zemra ne endrrat tona,
    Pergjithmone
    Trupi ne token ku u niset
    Dhe JU ngelet te gjithe
    me nje emer :
    "Shenjetoret e Marsit" !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 13-12-2009 mė 00:32

  19. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    LOTĖT E DHEMBJES TRETEN MES KUJTIMESH
    -OTRANTO-
    (motrės sime ALBANA qė humbi jetėn nė moshėn 23-vjeēare)


    *** *** ***
    Rri mes fotografive, hesht dhe vajtoj,
    Rri mes errėsirės ku “ti” je pėrgjithmonė.
    Nė dhomėn e heshtur pranė sirtarit tėnd,
    Unė ngutem tė kap kujtimet qė ke lėnė.
    Kam frikė mos tė tremb, nga gjumi mos mė ēohesh,
    Se “ti” si mė pare turni tretė s’do tė shkosh !
    Pse vall moj “motėr”, sot e ke pushim,
    Apo me shoqen pėr rastėsi sot ke ndėrruar turnin?!


    Nėse poetėt arrijnė tė bėhen lajmėtarė pėr shume arsye, njė urragan shprehjesh arrin nga keto vargje nė kėtė pėrfundim vit! Se, njerėzit nė jetė pėrjetojnė gjithcka. Por ajo e paharrushmja mbetet si thotė Bruna e Fierit :" Unė ngutem tė kap kujtimet qė ke lėnė."

    Poetja , me identitetin krijues tanimė ėshtė ngritur lart ne pozicionin e vlerės, se di se ēka sajon. Ajo dhembjes per motrėn, nuk i ka shtuar vetem renkimet e dhembjes, por, ia ka vėnė kurorėn e metaforave ! Ajo, me dhimbjen qe ndjen per te , ka krijuar nje lirike te ngrohtė e cila, nuk ndahet lehte nga kujtesa e lexuesit, ndersa per tė komentuar, ėshte po aq prekese, se te ben te lotosh, por, edhe tė meson si te behesh i qėndrushėm!

    Do te thoja se eshte poezi me vokacion, dhe me prekshmeri!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  20. #18
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Nuk kaloj dot prane varrit tend…,

    Nuk kaloj dot prane varrit tend...,

    Nuk kaloj dot prane varrit tend...,
    TI, nuk do me njohesh, se ne sy lotet m’u thane,
    Lotet u treten , i mori Marsi ’97-at, e bashke me to dhe JU!
    Nuk kaloj dot prane varrit tend…,
    Kam frike se s’do te njoh…,
    TI, s’ke per te me folur me zerin e zemres,
    TI, s’ke per te me pare me syrin e kujdesjes.
    Ai sy u tret bashke me lotet e vdekjes.


    (motres sime ALBANA qe humbi jeten ne 28-MARS 1997-ne OTRANTO)

  21. #19
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Me tė ikurat vite Marsi !

    Me tė ikurat vite Marsi !
    (motrės sime “Albana”)


    Me tė ikurat ditė-marsi njė gonxhe e freskėt,

    Jeta u preh’, si dora qė ndan dhe zemra dashuruar,

    Dhe vetminė e harrove, dhe lotin e bėre shkėmb,dallgėve,

    Buzėqeshja e syve ish’strehėza e dytė nė thellėsitė e blujta.

    Me tė ikurat vite Marsi, mė e gjallė tė mbeti freskia !


  22. #20
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Marsi i mbytur nė lotė nėnash ! (OTRANTO 1997)

    Marsi i mbytur nė lotė nėnash !



    Ky mars i ftohtė, ngulur thellė nė eshtėr,

    Pėrtypet me pafajėsinė e kaltėrsisė nė pėrplasje dallge.

    ..., dhe deti nis e kthen valėt drejt bregut !

    Bėrė gurė, dhembja qė bie mbi sipėrfaqen tėnde,

    Syri i vrarė nga lotėt..., heshtur po mbytet me vehten !

    Dherazi frym-dallgėsh, ngatėrruar me erė-valėsh,

    Hedhin pėrtej bregu dhe pėr kėtė 28-Mars,

    tė freskėtat lule pėr tek “Ju”...,larg!



Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •