Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45

Tema: Halil Xani

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Halil Xani

    Biografia Halil Xanit


    Halil Xani u lind me 1952 ne fshatin Polac te Skenderajt.Shkollen fillore e mbaroi ne Polac e Skenderaj ku e kreu edhe gjimnazin. Studjoi ne degen e Gjuhes dhe Letersise shqipe ne fakultetin Filologjik ne Prishtine.

    Nga viti 1974 e deri ne vitin 1976 punoi arsimtar I gjuhes shqipe ne shkollen fillore te Qirezit, kurse ne shkollen fillore te polacit nga viti 1976 e deri ne vitin 1983, Nga viti 1983 e deri ne vitin 1990, punoi gazetar ne Radio Mitrovice, deri atehere kur policia serbe i deboi punetoret shqiptare nga puna dhe mbylli programin shqip.

    Pas luftes se fundit, nga nje vit punoi gazetar ne te perditshmet “Dita” dhe “24 ore” si dhe dy vite drejtoi programin e radio Drenices.

    Pos vjershave per femije te cilat i botoi qe nga viti 1971 e kendej ne gazeta e revista te ndryshme qe dilnin ne Prishtine e Shkup shkruan edhe humor.

    Ne vitin 1996 botoi permbledhjen e pare me titull “Ndal Drenushe”, librin e dyte me titull “Une e babi mjeshter” e botoi ne vitin 2005, nderkaq ka ne doreshkrim nje liber me mahi te ndryshme dhe nje tjeter po ashtu me vjersha per femije.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Mahi nga lufta
    (I)

    1. Ne koder te qyqareve

    Gjate ofenzives se forcave serbo-ēetnike, ne veren
    e vitit 1998, nje familje nga Drenica shkoi ne Prishtine.
    Kur u paraqit ne Keshillin e Emergjences, ata pasi e
    shikojne nje liste, i thone:
    -E kemi nje shtepi te lire ne Koder te Trimave, mund
    t`ju vendosim nese doni?
    -Jo- ua ktheu drenicaku- mua ma gjeni nje shtepi
    ne Koder te Qyqareve, se po te isha trim, une do
    te isha tash ne Drenice, e jo ketu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ILMGAP : 31-10-2009 mė 17:29
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Unė ju falėnderoj shumė ILMGAP qė ma mundėsuat qė anėtarėt e kėtij forumi tė ēmuar tė mė njohin mė pėr sė afėrmi. Besoj se do tė zgjatet e zgjatet kjo faqe (imja) me shkrime tė miat dhe me komentet e miqve tė mi. Po e plotėsoj edhe pak biografinė time, mbase nuk ma shihni pėr tė madhe qė po e zgjati:
    Vjershėn e parė e shkroi nė klasėn e pestė tė shkollės fillore.
    Nė vitet 70, ka botuar nė revistėn e gjimnazit " Shkėndijat e Drenicės" nė Skenderaj,
    Mė 12 shkurt 1971 pėr herė tė parė nė gazetėn BAT, ka botuar tregimin me titull "Kush flet nė radio", pastaj ka botuar nė "Rilindja pėr fėmijė", Pionieri, Gazeta e Pionierėve, Flaka e vėllazėrimit, Fatosi, Gėzimi, Thumbi, Zėri i rinisė, Kosovarja,
    Bujku (Revistė pėr bujqėsinė), Bujku (pas ndalimit tė rilindjes qe bėrė gazetė ditore), Shėndeti, Kosovatransi ( gazetė e kolektivit), Morri,(rėvistė e humorit)
    Pjesė humoristike ( etj ) ka pasur me tė madhe nė:
    -Radio Mitrovica ( vitet 83-90),
    -Radio Prishtina (Programi i dytė, 83-90),
    -"Dita",
    -"24 orė",
    -"Zėri" ditor,
    -"Kosova sot",
    -"Epoka e re"
    -"Bota sot" (vjersha),
    -"Vizioni" (revistė e PTK-sė),
    -“Republika”-revistė e ilustruar
    -Radio Drenica, Skenderaj,
    -Radio Kosova, Prishtinė,
    -Radio Mitrovica ( e re), Mitrovicė,
    -Radio Ylberi, Mitrovicė,
    -Radio Globi, Mitrovicė,
    Ka marrė pjesė nė shumė orė letrare nė shkolla, pastaj me Karvanin e shkrimtarėve tė Kosovės…
    Me shkrimet e tij tė zhanreve tė ndryshme ėshtė prezent nėpėr shumė faqe tė internetit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Gjatė kėsaj vere kam botuar librin e tretė me titull "101 Qyfyret e Nastradinit", vjersha sipas anekdotave tė Nastradinit, kurse para pak ditėsh mė doli nga shtypi edhe libri i katėrt me titull "Pak pėr mahi, mė shumė pėrnjėmend", nė tė cilin kam pėrfshi nja 205 mahi origjinale. Kam nė dorshkrim edhe tre libra.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    2. Prej nga je?


    Gjate ofenzives serbe te shtatorit te vitit 1998,
    ne malet e Qyqavices u strehuan shume familje
    nga Drenica. Aty degjova kete dialog:
    -Kah te patem oj shoqe?
    -Nuk di as vet. Kam qene e martuar ne Polac.
    Dy jave ndejta ne Galice, nje muaj ne Dubofc,
    dy muaj ne Kolle e qe tri dite jemi ketu ne
    bjeshke. E ti a po e din ti tash nga jam?
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Nė aksion pa pushkė

    Nė librin me mahi, i kam 80 emra njerėzish, tė pėrmendur nėpėr mahi. Mė lart e lexuat njė mahi jo edhe aq tė mirė, kurse tash ju sjell njė tjetėr pėr njė trim nga shumė trima tė kosovės.
    Komandanti i pikės sė Lubavecit i kishte rreshtuar luftėtarėt e UĒK-sė dhe u kish thėnė:
    -Sot do ta sulmojmė punktin serb, nė njė fshat prapa bjeshkės.
    Lulzim Ibrahimi bėn yrysh tė niset menjėherė, kurse komandanti e ndalė me fjalėt:
    -Hej, ku po don pa pushkė?
    -Zoti komandant, kundėr serbit shkohet me pushkė e pa pushkė.
    Vetėm duhet pasur zemėr, i kish thėnė Luli.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Nė vazhdim do t'i sjellė disa letra tė miqve e mikeshave, tė cilat i ruaj nė arkivin e letrave nė inbox. Ka edhe prej tyre qė nuk i kam takuar kurrė, por njihemi vetėm nga interneti.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    3. A po qesin?

    Gjate luftimeve ne Prekaz, ne mars te vitit
    1998, disa gra e femije erdhen ne lagjen tone.
    Baqica i kishte mjele lopet dhe hyri ne shtepi.
    Njera nga grate mysafire e pyet:
    -A po qesin? Baqica duke aluduar tek lopet, i pergjigjet:
    -Po valla, po qesin boll.
    -Uh, qyqet na, done me ardhe edhe kendej-ia kthei ajo.
    -Qysh mori qyqet na, ēka kishin me pi femijte?
    -Uh, gru, gru, une mendova mos po gjuajne shkjete.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Kanė thėnė (pa hajgare) pėr Halilin

    1.Nė emėr tė Stafit tė Radio Dardanisė nga Hässleholmi i Suedisė, dhe nė emrin
    tim personal ju pėrshėndes i nderuar dhe ju pėrgėzoj pėr punėn dhe krijimtarinė tuaj. Ju dėshirojmė suksese, shėndet dhe gjitha tė mirat edhe nė tė ardhmen.
    Me respekt: Ali Rexhepi, Norvegji, Mė 19 korrik 2005

    2. Respekt i nderuari Halil!
    Uroj qe veprat tuaja nė dorėshkrim, tashmė tė gatshme pėr botim, sa mė shpejt tė shohin dritėn dhe tė bien nė duart e lexuesve, aty ku edhe e kanė vendin dhe ku meritojnė tė gjenden. Adem Berisha, Rahovec.

    3. Tė falėnderoj pėr kėto vargje tė cilat mė pėlqyen shuuuuuumė (ha,ha,ha, me shumė u-ja). Ishin njė freski nė kėtė ditė tė zymtė qė po mbretėron kėtu.
    Ti edhepse nuk po "punon" zyrtarisht, prapė je duke punuar sepse je duke shkruar libra tė cilat njerėzit me kėnaqėsi po i lexojnė. Kjo ėshtė puna mė e mirė qė mund ta bėsh, dhe me vjen mirė qė materialisht po qėndron mirė dhe nuk je i detyruar tė punosh ēkado. Shumė tė fala nga Finlanda, Drita, 21 janar 2006.

    4. Poezia e Halil Xanit mė pėlqeu mjaftė. Eh po, si tė mos pėlqen puna e njė krijuesi tė madh me pėrmasa realiste me njė invencion tė fuqishėm artistik, me njė ndėrtim tė kujdesshėm tė krijimtarisė, si ėshtė poeti ynė i madh z.Halil Xani…
    Shaban Cakolli, Gjermani, 2008.
    5. Halil, poezitė shumė tė mira! I lexova rastėsisht nė albanur.
    Pėrshėndetje, Liri Loshi, Kanada,31 tetor 2005.

    6. Baci Halil i lexova vjershat tua dhe do t`i lexoj prapė, shuuuuuuuuuuuuuuumė mė kanė pėlqy.
    Lulėzim Kabashi, Egjipt. 2 qershor 2006.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    7. I nderuar Halil, tė falėnderoj shumė pėr poezitė qė m`i ke dėrguar. Mua mė pėlqyen shumė dhe kėtė mėngjes ma bėre mė interesant dhe mė tė mirė.
    Dr. Osman Veliu, Mitrovicė, 12 qershor 2006.


    8. S'po mund tė pres pa tė thėnė: "Vėrtetė tė lumtė.... Puna e duhur nė kohėn e duhur..." e mė gjatė nesėr...Mė duhet ta lexoj dhe tė mendoj edhe unė: "qysh kaq mirė ia ke qėllue...mue sonte mė ke gėzue!"
    Tė dėshiroj shumė tė mira... Mr.Ismet Hasani, Suedi, 8 nėntor 2006.

    9. Flm qė po na freskon me kėso krijimesh.
    Tė fala Ēerkin Ibishi, 7 prill 2007, Mitrovicė.

    10. Shumė e bukur poezia satirike, Halil. Urime. Radije Hoxha, Prishtinė ,
    30 maj 2007.

    11.I nderuari Zoti Xani,
    ju dėshiroj punė tė mbarė dhe krijimtari tė begatė.
    Pėrshėndetje, Ibish Neziri, Zvicėr, 30 gusht 2005

    12.Tung, Halil Xani
    Mua mė vjen mirė qė jeni tė suksesshėm. Njeriu vetėm duhet tė besojė nė vetveten dhe nė liritė e veta dhe tė tjerat vijnė nėse ne pėrpiqemi ta ndryshojmė veten dhe rrethin... Tung, Tim Shkupi, Londėr 7 dhjetor 2005.

    13. I nderuari Halil,
    mė vjen mirė qė jeni mirė dhe qė vazhdoni me pasionin tėnd pėr folklorin.
    Pėrshėndetje! Dr. Shefkije Islamaj, Prishtinė, 14 mars 2006.

    14. I nderuari Halil!
    U gėzova pa masė qė i gjeta disa krijime tuaja. Shumė tė fala nga unė
    miku juaj, Imriu. Norvegji,14 shtator 2007.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    15.Halil i nderuar,
    …ē'keni nėpėr dorė tani, veē shkrimeve publicistike dhe humorit tuaj? Unė i lexoj me kėnaqėsi shkrimet tua.
    Mehmet Bislimi, Zvicėr, 11 dhjetor 2007.

    16. Pėrshėndetje Lilė. E lexova vjershėn qė ma ke dėrgu edhe ne faqen tuaj dhe
    vėrtetė mė pėlqei shumė. Shumė domethėnėse sidomos tash kur jemi ēkepė si
    zogjėt e qyqes nė tė katėr anėt e botės.Njė porosi qė duhet mbajtur nė
    mend,gjithėsesi.Suksese! Agim Gashi, Francė,18 dhjetor 2007.
    17. Tungjatjeta, z. Xani!
    Nė internet pash se kishit shkrime tė shumta letrare – kryesisht nė poezi. Tė dėshiroj punė tė mbarė nė veprimtarinė letrare!
    Tė fala, Beqir Elshani, 13 janar 2008.

    18.Halil i nderuar
    Jam i gėzuar qė kemi krijues si ti, por shkrimet tua po na mungojnė. Pėr ty shpesh e kam biseden kur flas me Imri Trenėn nė Zeri i Arbėrit, me Shemsi Rukovcin dhe shumė miqė e shokė ketu nė Suedi, Norvegji, besa edhe Danimarkė e mė gjerė se nė shtetet skandinave ti je i njohur si poet dhe si njeri i mirė.
    Me respekt,
    Sabri Vilanci me familje nga Suedia, 24 mars 2008.

    19. I NDERUARI Halil Xani!

    O VALLAHI NA KĖNAQE...
    SOT DITĖN MĖ KĖ KĖNAQUR ME "NASTRADIN HOXHĖN. I KE FORT TĖ MIRA. TĖ LUMTĖ.
    O Halil, u gėzofsh!
    Me respekt,
    Mr. Ismet M. Hasani – Suedi, 9 qershor 2007

    20. Halil, ti vėrtet shkruan humor tė mirė.
    Mė shkruaj menjėherė, tė fala, Daut Demaku, 2007, Prishtinė

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    21. Halil, miku im. I mora tekstet e tua. Mė pėlqyen shumė.
    Tė fala me respekt Luan Daka. Prishtinė, 25 dhjetor 2007,

    22.I dashur Halil, mirėmėngjesi!
    U hapen tė dy dėrgesat dhe u kėnaqa duke i lexuar me pėrkushtim!
    Suksese tė reja!
    Kadri Mani, 6 maj 2008, Prishtinė

    23. Me aq sa lexova nė faqen tuaj, ju jeni njė shqiptar qė vini shqiptarinė mbi gjithėēka. Do tė kisha dėshirė qė krijmet tuaja tė m`i dėrgoni nė kėtė email adresė pasi unė rrallė po hy nė faqet e shqiptarėve nė internet.
    Urimet mė tė mira pėr ju dhe familjen tuaj nė ēdo fushė tė jetės.
    Me respekt tė veēantė, Agim Bacelli, Neė York.18 korrik 2008
    24. Mė pėlqeu shumė edhe poezia e Juaj, qė i shkonte pėr shtati poezisė sime! Shėndet, suksese dhe gjithė tė mirat pėr Ju, zoti Xani!
    Me nderime: Demir Krasniqi,6 shtator 2008, Gjilan.
    25.Shumė i nderuari z. HALIL XANI,
    Tejmase mė pelqyen poezitė tuaja dhe disa herė i lexova me njė pėrjetim tė thellė. Mė bėhej se po shikoja ndonjė skenė filmi. Urime dhe suksese tė pandalshme nė veprimtarinė tuaj krijuese pėr mua shumė, shumė tė pelqyeshme. Mė krijohet pėrshtypja se POETI ( Halil Xani) ėshtė njė ALI ASLLAN i dytė tash nė shekullin njėzet e njė. Me respekt dhe dashuri, Adem Berisha, Rahovec

    26. Pėrshėndetje. Ti qenke njė autor i vėrtetė i cili meriton shumė duartrokitje. Mė kanė pėlqyer shumė shkrimet tua. Komplimente ke nga unė... ALBANA , Prishtinė, 8 qershor 2008.

    27. Z. Halil:
    Ju falėnderoj pėr vėmendjen. Tė ju them tė drejtėn jam bėrė ekspert i shqipes vulgare, duke pėrkthyer letra nga burgu...
    Tė fala tė pėrzemėrta
    Ullmar Qvick, (Albanolog nga Suedia), 20 shtator 2008 .

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    4. Kjo me nuk durohet

    Ne nje fshat, diku ne Kosove, banoret kishin
    ikur para ofenzives serbe dhe ishin fshehur
    ne nje mal. Ata, nga mali i shihnin shtepite duke
    u djegur nga kumbaret e deridjeshem serbe.
    Kur shkijete hyne edhe neper kopshtet me perime
    dhe shkatrruan edhe serrat, njeri nga ata bertiti:
    -Vellezer, kjo me nuk durohet. Kush eshte i gatshem
    te vdese, le te vije pas meje.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    5. Do ta ndajme oborrin

    Nje familje nga Drenica, me nje kerr (makine) femije,
    ia mesyn Mitrovices dhe vendoset tek nje
    familje e cila e pranon me ngrohtesi.
    Pas pak ditesh, drenicaku kishte blere derrasa.
    I zoti i shtepise e pa duke i shkarkuar dhe e pyeti:
    -Ēka po te duhen ato derrasa, o lum miku?
    -Burre, vendosa ta ndajme oborrin. Shume femije,
    po perzihen e besa edhe po lazdrohen.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    7. Mos i qaj tapetat

    Njėri nga Drenica, gjatė luftės sė 98-ės, ishte vendosur nė njė familje nė Mitrovicė. I zoti i shtėpisė e kishte pritur mirė, por njė ditė ishte ankuar tek mysafiri se fėmijtė kishin nisur t`ia shkatrrojnė tapetat nė mur. Drenicaku ia ktheu:
    -Qysh bre nuk po tė vjen marre, mua ma kanė djegur shtėpinė e nuk u bė nami e ti ankohesh pėr tapetat, lėri burrė fėmijtė le tė luajnė.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    8.Takimi me zyrtarin e NATO-s

    Diku nė njė shtab tė UĒK-sė kishte qenė pėr vizitė njė oficer i lartė i NATO-s. Pasi prezentohet , nisin tė prezentohen edhe komandantėt:
    -Unė jam Luani,- i tha i pari.
    -Unė jam Tigri,- i tha i dyti.
    -Unė jam Gjarpri,- i tha njė tjetėr.
    -More a jam nė shtab, apo nė kopėsht zoologjik,-kish thėnė mysafiri.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    9. Veturėn po e blej unė

    Njė familje kishte ikur nga lufta dhe ishte vendosur nė Mitrovicė.
    I zoti i shtėpisė nuk kishte qenė edhe aq i fortė ekonomikisht, por kishte vendosur ta mbante me shpenzime tė vetat. Kur iu harxhuan paratė, ai i tha mysafirit se kishte vendosur ta shiste veturėn. Ky farė trimi e kishte pasur njė duē marka me vete, por qė nuk e kishte shpenzuar asnjė cent, po i thotė:
    -Veturėn po e blej unė, sa e merr tjetėrkush.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    10. Kėta kanė vdekur, jo unė

    Luta, njė ushtar i UĒK-sė, nga Dėrvari ishte plagosur rėndė gjatė luftimeve tė ofenzivės serbe tė shtatorit nė Qyqavicė. Kur e gjejnė disa shokė e tėrheqin prej aty dhe e vendosin nė njė vend tė sigurt, i lajmėrojnė edhe shokėt tjerė. Derisa vijnė tė dytėt, ushtarėt i zė gjumi, kurse ushtari plagosur nuk mund tė flinte nga dhembjet. Me tė arritur, ata e pyesin:
    -A nuk ke vdekur, a?
    -Jo, unė jo, por kėta shokėt-iu pėrgjigjet ushtari nė shaka.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    11. E kam nemė viēin

    Nė Prekaz tė Poshtėm, derisa ishte si zonė mė e lirė, ishin vendosur disa familje nga fshatrat ku ishte mė rrezik nga luftimet. I zoti i njė shtėpie qė kishte shumė mysafirė e kishte prerė njė viē. Pas dy ditėsh aty shkoi edhe njė nip nga Gllobari.
    Daja po i thotė nipit:
    -Rras mish se e kam prerė atė viēin qė i thosha tė hėngėrshin qentė.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    12. O babe, hajde ngjitma bishtin

    Derisa Besimi punonte ne hapjen e istikameve
    te UĒK-se ne Polac, kishte thyer bishtin e kazmes.
    Kur kthehet ne shtepi, e sheh te atin duke qendruar
    me nje fqi.
    Nga larg e therret e i thote:
    -O babe, hajde ngjitma bishtin!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •