Seksualiteti dhe ErotizmiKu takohen? Ku ndahen?
Sipas filozofit francez, Zhorzh Bataille, njeriu u shkėput plotėsisht nga gjendja e vet kafshėrore, jo vetėm kur krijoi veglat e punės, por kur mundi tė konceptojė marrėdhėnien seksuale jo vetėm si marrėdhėnie riprodhimi, por edhe marrėdhėnie nė funksion tė thjesht kėnaqėsisė; pra kemi tė bėjmė me njė nga abstraksionet e para tė qenies njerėzore.
Pėr tė mos hyrė tepėr thellė nė filozofit, do tė ftoja lexuesin e kėtyre reshtave, para se tė vazhdojė leximin e mėtejshėm, tė shkėputet pėr njė ēast nga leximi e tė kėrkojė brenda vetvetes ēastet mė tė bukura qė ka pėrjetuar nė tė kaluarėn. Fillimisht ato duhen fiksuar si ēaste e mė tej duhen analizuar.
Nga retrospektiva qė i bėj jetės sime, mė rezulton se tė gjitha ēastet e bukura kanė tė bėjnė me erotizmin, i cili ka nė thelb seksualitetin e shėndoshė. Seksualitet tė shėndoshė unė konsideroj tė gjitha aktet seksuale qė zhvillohen sipas ligjeve natyrore. Tė tilla janė pėrkėdhelja midis sekseve tė ndryshme, vallzimi, puthja e deri te interkursi midis mashkullit dhe femrės.
Pėr ta bėrė mė tė prekshme temėn e hedhur nė diskutim, po kujtoj se vetė natyra ka krijuar joshjen qė nga bota bimore deri te ajo shtazore. Lulet i kanė ngjyrat e ndezura, pėr tė joshur insektet tė ushqehen me polenin e tyre, nė funksion tė pllenimit. Zogjtė, i kanė pendėt e bukura ose kėndojnė shumė bukur, pėr tė tėrhequr partnerin mashkullor, pėr tė bėrė pėrsėri shumėzimin e tyre. Por tė gjitha kėto tėrheqje kryhen me hile ose me art. A nuk na duken si njė vepėr artistike lulet apo pendėt e palloit?... A ka art mė tė pėrkryer se ligjėrimi i njė bilbili?... Shėmbujt mund tė jenė tė pafundmė. Nuk mund tė mos u ketė rėnė nė sy pėrplasja e brirėve midis deshve, cjepve, demave e drerėve. Ata luftojnė pėr ti treguar gjinisė femėrore, e cila zgjedh gjithmonė, se kush ėshtė mė i forti. Kjo ndodh nė botėn e kafshėve.
Ndėrsa bota njerėzore ka stėrhollime. Vėshtrimet qė i hidhen njė vajze, kėngėt qė i kushtohen asaj, flirtet midis meshkujve e femrave, nuk janė veēse arti i joshjes dhe ngjasojnė me botėn kafshėrore, por nė botėn njerėzore ndodh qė femra tė zgjedhė edhe qenien mė tė brishtė, si pėr shembull, poetin ose muzikantin. Pse?
Mbase, sepse dėshiron tė ēlirohet nga funksioni saj riprodhues, i matricės; ajo kėrkon diēka mė tė stėrholluar, mė sublime, por, mė duket, gjithmonė tė pashkėputur nga seksualiteti.
Nė funksion tė ēfarė qėllimi? Kujt i takon prevalenca: shumėzimit tė llojit apo artit tė dashuruarisė?...
Kjo ėshtė enigma qė mė mundon. Mė ndihmoni tė ēlirohem prej saj!?
Krijoni Kontakt