Close
Faqja 6 prej 35 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 686
  1. #101
    Citim Postuar më parë nga Luani33 Lexo Postimin
    A mundet nje pyetje sqaruese : simboli nen arbereshi-niko,eshte flamuri Shqiperise apo i ortodoksise? se e kam pare edhe tek kisha ortodokse greke, tek serbet edhe tek ruset?
    Shiko se tema nuk eshte flamuri i Kishes Orthodhokse..., pasi ketu nuk eshte emisjoni "Nga kenga ne kenge"..., por mqs je kureshtar..., te keshilloj te mos verdallosesh teper neper Evrope, por dil nje xhiro ne Tirane, Durres o ku te duash, por ne Shqiperi..., pasi do te konstatosh qe kush eshte flamuri i ORTHODHOKSISE..., gjithmone nese do te interresonte, per me shume me kontakto personalisht..., por mos devijo temen, pasi ketu sa shoh ka nje fare "harmonie"..., gje e rralle midis nesh...!

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Shiko se tema nuk eshte flamuri i Kishes Orthodhokse..., pasi ketu nuk eshte emisjoni "Nga kenga ne kenge"..., por mqs je kureshtar..., te keshilloj te mos verdallosesh teper neper Evrope, por dil nje xhiro ne Tirane, Durres o ku te duash, por ne Shqiperi..., pasi do te konstatosh qe kush eshte flamuri i ORTHODHOKSISE..., gjithmone nese do te interresonte, per me shume me kontakto personalisht..., por mos devijo temen, pasi ketu sa shoh ka nje fare "harmonie"..., gje e rralle midis nesh...!
    Nje pyetje bera...s'ka problem, nuk desheroj te prish "harmonine"!

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga “Predikimet mbi Zanafillën” të Origjenit, meshtar
    (Pred. 8, 6. 8. 9; PG 12, 206-209)

    Kushtimi i Abrahamit
    “Abrahami i mori drutë e flisë së shkrumbimit dhe ia ngarkoi Izakut, birit të vet, kurse ai mbante në dorë zjarrin dhe thikën; të dy po ecnin së bashku” (krh. Zan 22, 6). Izaku, i cili i mbart drutë për flijimin e vet, është figurë e Krishtit që e mbarti kryqin e vet, megjithëse mbartja e druve për therore i përket priftit. Kështu ai bëhet fli dhe prift. Por edhe shprehja “të dy po ecnin së bashku” e ka të njëjtën domethënie, meqë ndërsa Abrahami, i gatshëm për ta kryer flijimin, e mban zjarrin dhe thikën, Izaku nuk i vjen pas, por ecën krahas tij, që të jetë e qartë se ai e bashkëndan priftërinë me të.
    E tash ç'po ndodh? “Izaku i tha Abrahamit, atit të vet: 'O atë!'". Ky zë i birit, në një çast të tillë, është zëri i tundimit. E pra, a ta merr mendja se ai djalosh, i nisur kah flijimi i vet, me zërin e tij nuk ia shkriu zemrën t'etit? E megjithëse Abrahami ishte aq i fortë në fenë e vet, prapëseprapë iu përgjigj me një zë që nuk e mban të fshehur dashurinë atërore: “Ç'ka do, biro?". Dhe ai tha: “Qe zjarri e drutë, por ku është qengji për flijimin?". Abrahami iu përgjigj: “Vetë Hyji do ta gjejë qengjin për flijim, o biri im” (krh. Zan 22, 6-8).
    Kjo përgjigje aq e kujdesshme dhe e urtë e Abrahamit ma prek zemrën. Nuk di se çka ai parashikonte në mend të vet, pasi nuk flet për të tashmen por për të ardhmen: “Hyji do ta gjejë qengjin". Birit, i cili pyeste në kohë të tashme, ia dha përgjigjen në kohë të ardhshme, meqenëse vetë Zoti do ta jepte qengjin në personin e Krishtit.
    “Abrahami e shtriu dorën dhe e mori thikën për ta flijuar djalin e vet. Kur qe, prej qiellit bërtiti engjëlli i Zotit: “Abraham, Abraham!”Ky iu përgjigj: “Urdhëro!” Engjëlli tha: “Mos e ço dorën tënde mbi fëmijën tënd dhe mos i bëj farë dëmi! Tash po e shoh se ia ke drojën Hyjit” (Zan 22, 10-12). T'i krahasojmë këto fjalë me atë çka flet apostulli në lidhje me Hyjin: “Ai as Birin e
    vet nuk e kurseu, por e dorëzoi të flijohet për të gjithë ne” (Rom 8, 32). Kështu mund të shohësh se si Hyji matet me njerëz në bujarinë e tij të mrekullueshme.
    Abrahami ia kushtoi Hyjit birin e vdekshëm, por që nuk do të vdiste në atë rast, ndërsa Hyji ia dorëzon vdekjes për të gjithë ne Birin e vet të pavdekshëm. “Atëherë Abrahami i çoi sytë lart dhe e pa një dash të ngatërruar për brirësh në një shkurre” (Zan 22, 13). Siç më duket se thashë më sipër, Izaku e parafiguronte Krishtin; por duket se edhe dashi është, në një farë mënyre, figurë e Krishtit. Është mirë që të mendojmë pak për mënyrën me të cilën të dy mund të kenë lidhje me Krishtin: Izaku, i cili nuk qe flijuar, dhe dashi, që qe kushtuar fli.
    Krishti është Fjala e Hyjit, por “Fjala u bë njeri” (Gjn 1, 14). Krishti, pra, pësoi mundimin, por në trup; dhe e pësoi vdekjen, por në mish, për të cilin dashi qe shëmbëllesë, sikurse tha edhe Gjoni: “Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës!” (Gjn 1, 29). Por Fjala e mbajti papësueshmërinë e vet, e cila është veti e Shpirtit të Krishtit, për të cilin qe shëmbëllesë Izaku. Pra, ai është fli dhe prift sipas shpirtit, pasi ai që ia kushton flinë Atit sipas trupit, ai vetë kushtohet mbi lterin e kryqit.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    shume mesazh i bukur ,falemnderit moter,vertet te dritheron zemren.
    pershendetje ne Krisht!

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    I dashur Luan,

    Te gjitha keto lutje mund t'i gjesh ketu: http://www.radiomaria.al/lutjet.php . Jane lutjet e oreve qe luten nga kisha katolike ne ore te caktuara te dites, per nder e lavd te Hyjit. Aty gjendet edhe sherbesa e leximeve, e cila lutet ne Radio Mari per cdo dite, ne oren 3 pasdite, menjehere pas lutjes se Kurorezes se Meshires Hyjnore. Gjithmone leximi i dyte merret nga shkrimet e ndonje mesuesi apo shenjti te Kishes. Jane me te vertete thesare qe duhen zbuluar.

    Ja edhe nje shkrim tjeter i po ketij muaji. Lexim te kendshem!


    Nga traktati “Kundër herezive” i shën Ireneut, ipeshkëv
    (Lib. III, 19, 1. 3-20, 1; SC 34, 332. 336-338)

    Frytet e para të ringjalljes së Krishtit
    Fjala e Hyjit u bë njeri dhe Biri i Hyjit u bë bir i njeriut me qëllim që njeriu, duke u bashkuar me Fjalën e duke e pranuar adoptimin, të bëhet bir i Hyjit.
    Njëmend, në asnjë mënyrë tjetër s'kishim mundësi ta fitojmë pashkatërrueshmërinë dhe pavdekësinë, përveç me bashkimin tonë me pashkatërrueshmërinë dhe me pavdekësinë. E si mund të bashkoheshim me pashkatërrueshmërinë e me pavdekësinë në mos të bëheshin më parë pashkatërrueshmëria dhe pavdekësia ajo çka jemi ne, që çka ishte e shkatërrrueshme të përpihej prej pashkatërrueshmërisë, çka ishte e vdekshme prej pavdekësisë, e ne të mund ta fitonim adoptimin si bij?
    Biri i Hyjit e Zoti ynë është Fjala e Atit dhe Biri i njeriut, meqë lindi si njeri prej Marisë, e cila i përkiste gjinisë njerëzore dhe ishte ajo vetë krijesë njerëzore. Prandaj, vetë Zoti na dha një shenjë në thellësitë e tokës dhe në lartësitë e qiellit, një shenjë që njeriu s'kishte kërkuar, pasi ai kurrë s'kishte pasur shpresë që një virgjër të mund të bëhej nënë, duke lindur një foshnjë e duke mbetur megjithatë virgjër. Kurrë s'do të mund të parafytyronte se ky fëmijë të ishte “Hyji me ne” (krh. Is 7, 10-17) dhe të zbriste në thellësitë e tokës në kërkim të deles së humbur, sepse ishte krijesë e tij. Askush s'do të mund të mendonte se, duke u ngritur në
    qiell për t'ia dhuruar e për t'ia porositur Atit njeriun që u gjet, ai do të bëhej fryti i parë i ringjalljes së njeriut. E sikurse Kryet u ngjall prej të vdekurve, po ashtu do të ngjallet tërë trupi, d. m. th. çdo njeri që do të gjendet në jetë pasi ta ketë përmbushur kohën e dënimit që i takonte për shkak të padëgjesës së tij.
    Trupi merr bashkim dhe njësi me anë të lidhjeve që e ushqejnë dhe e lëvizin sipas funksionit dhe vendosjes të çdo gjymtyre. Në shtëpinë e Hyjit janë shumë vende sepse shumë janë edhe gjymtyrët e trupit. Pra, Hyji qe bujar, i cili, pas rënies së njeriut, e paralajmëroi atë fitore që do të korrej në saje të Fjalës. Pasi pushteti ngadhënjente në dobësi, Fjala tregonte mirësinë dhe pushtetin e mrekullueshëm të Hyjit.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  6. #106
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Pershendetje bashkombas,

    Cfar ishte me fe Jezusi, katolik a ortodoks ?

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Citim Postuar më parë nga sopra Lexo Postimin
    Pershendetje bashkombas,

    Cfar ishte me fe Jezusi, katolik a ortodoks ?

    Përshëndetje, sopra.

    Jezusi për nga feja ishte hebre.
    Sarayu, the one who is streaming.

  8. #108
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Jezusi, qe eshte "zot", paska pasur fe ne te cilen paska besuar ?

    Ai paska qen hebre ?!

    "zoti" qenka hebre ?!

    Kurse pasuesit e tij te krishter ?!

  9. #109
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Citim Postuar më parë nga Shtegtari Lexo Postimin
    Përshëndetje, sopra.

    Jezusi për nga feja ishte hebre.
    Pershendetje Shtegtar, dhe falemnderit per pergjigje.

    A jan te pajtimit edhe te tjeret me ket qe pohuat ?

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga sopra Lexo Postimin
    Pershendetje Shtegtar, dhe falemnderit per pergjigje.

    A jan te pajtimit edhe te tjeret me ket qe pohuat ?
    Sigurisht që po!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  11. #111
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    A pajtohesh edhe me mu Marcus ?

    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    Jezusi, qe eshte "zot", paska pasur fe ne te cilen paska besuar ?

    Ai paska qen hebre ?!

    "zoti" qenka hebre ?!

    Kurse pasuesit e tij te krishter ?!

  12. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga “Komentimet mbi Psalmet” të shën Augustinit, ipeshkëv
    (Ps 61 /60/, 2-3; CCL 39, 766)

    Në Krishtin qemë tunduar dhe në të fituam mbi djallin

    "Vështroje, o Hyj, britmën time, dëgjoje lutjen time! (Ps 61 /60/, 1)". Kush po flet? Duket një njeri i vetëm. Por vëreje mirë a është përnjëmend një njeri i vetëm. Ai thotë: "Nga skajet e dheut të thërras në ndihmë, se zemra ime është në ngushticë (Ps 61 /60/, 2)".
    Nuk bëhet fjalë, pra, për një person të vetëm: por duket si të jetë një sepse një i vetëm është Krishti, dhe ne jemi gjymtyrë të tija. Dhe vërtet, si do të mundte të thërrasë një njeri i vetëm nga skajet e dheut? Nga skajet e dheut mund të thërrasë vetëm ajo, pasardhësi për të cilën i qe thënë të Birit: "M’i kërko e unë për pronë do të t’i jap popujt dhe skajet e dheut nën sundimin tënd (Ps 2, 8)".
    Pra, është kjo pronë e Krishtit, kjo trashëgimi e Krishtit, ky trup i Krishtit, kjo Kishë e vetme e Krishtit, kjo njësi që përbëhet prej nesh dhe jemi ne, kjo është ajo që thërret nga skajet e dheut.
    Dhe çka këlthet? Atë çka thashë: "Vështroje, o Hyj, britmën time, dëgjoje lutjen time; nga skajet e dheut të thërras." Pra, çka këlthita te ti, e këlthita nga skajet e dheut: do të thotë nga çdo vend.
    Po pse thirra kështu? Sepse zemra ime është në ngushticë. Tregon se gjendet në mes të të gjithë popujve, mbi mbarë dheun, jo me lavdi të madhe, por nëpër prova të mëdha.
    Vërtet, jeta jonë në këtë shtegtim nuk mund të jetë e lirë nga provat dhe përparimi ynë kryhet nëpër tundime. Askush s‘mund ta njohë vetveten pa qenë tunduar, as s‘mund të kurorëzohet pa pasur fituar, as s‘mund të fitojë pa luftuar; por lufta kërkon një armik, një provë.
    Gjendet, pra, në ngushticë ai që thërret nga skajet e dheut, megjithëse nuk është braktisur. Sepse Zoti deshi të na paraqesë në figurë ne, që jemi trupi i tij mistik, në përjetimet e trupit të tij real, në të cilin vdiq, u ngjall dhe u ngrit në qiell. Në këtë mënyrë edhe gjymtyrët e tij mund të shpresojnë të arrijnë atje ku i parapriu Kryet.
    Ai pothuajse na ka shndërruar në vetvete, atëherë kur deshi të tundohej prej djallit. Tani lexuam në Ungjill se Zoti Jezus qe tunduar prej djallit në shkretëtirë. Pikërisht Krishti qe tunduar nga djalli, por në Krishtin je tunduar edhe ti. Meqenëse Krishti mori prej teje mishin e tij, por prej vetes shëlbimin tënd; prej teje vdekjen, prej vetes jetën tënde; prej teje përuljen, prej vetes lavdinë tënde; pra e mori prej teje tundimin e tij, prej vetes fitoren tënde.
    Nëse qemë tunduar në të, do të jetë pikërisht në të që do ta mposhtim djallin. Ti e ngul vëmendjen tënde në faktin që Krishti qe tunduar; pse nuk vëren se ai edhe ngadhënjeu? Në të, ti ishe tunduar, por dije mirë edhe se në të, ti je fitimtar. Ai kishte mundësi ta mbante larg prej vetes djallin; por, po të mos kishte pranuar të tundohej, nuk do të të kishte mësuar të fitosh, kur të jesh tunduar.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga traktati mbi “Ati ynë” i shën Ciprianit, ipeshkëv e martir
    (Kap. 1-3; CSEL 3, 167-168)

    Ai që e dha jetën edhe na mësoi për t’u lutur
    O vëllezër fort të dashur, rregulloret e Ungjillit janë me siguri mësim hyjnor, themel mbi të cilin ndërtohet shpresa, mbështetje që e përforcon fenë, ushqim që e gjallëron zemrën, ndihmë për ta fituar shëlbimin. Këtu mbi tokë i udhëzojnë mendjet e dëgjueshme të besimtarëve dhe u prijnë në mbretërinë e qiellit.
    Hyji deshi që shumë gjëra të thuheshin dhe të dëgjoheshin me anë të profetëve, shërbëtorëve të tij. Por shumë më të madhërishme janë të mirat që na i zbulon me anë të Birit të tij. Më të pakrahasueshme janë gjërat, të cilat Fjala e Hyjit, megjithëse e pranishme edhe në profetët, i shpall tani me zërin e vet, pa urdhëruar tashmë që t’i bëhet gati udha, por duke ardhur vetë, duke na hapur dhe duke na treguar rrugën që duhet ndjekur. Kështu që, ndërsa përpara endeshim, të pamend dhe të verbër në errësirën e vdekjes, tani, të ndriçuar nga drita e hirit, mund t’i biem udhës së jetës me udhëheqjen dhe ndihmën e Zotit.
    Ai, ndër këshillime shpëtimprurëse dhe rregullore hyjnore të tjera, me të cilat i doli zot popullit të vet për ta shëlbuar, dha edhe rregulloren e lutjes, na këshilloi dhe mësoi çfarë duhet të kërkojmë. Ai që e dha jetën na mësoi edhe për t’u lutur, me të njëjtën mirësi me të cilën u denjua të na japë e të na pajisë me gjithçka tjetër; dhe kështu veproi që ne, duke folur me Atin, me lutjen e uratën që Biri na mësoi, më lehtë të dëgjohemi.
    E kishte parakallëzuar se do të vinte koha në të cilën adhuruesit e vërtetë do ta adhuronin Atin në shpirt dhe në të vërtetë, dhe ai e plotësoi premtimin me qëllim që ne, duke e pranuar shpirtin dhe të vërtetën prej shenjtërimit të tij, të adhurojmë me të vërtetë dhe përshpirtërisht në saje të hirit të dhuratës së tij.
    Dhe njëmend, cila uratë mund të jetë më e përshpirtshme se ajo që na qe dhënë nga Krishti, prej të cilit dhe na qe dërguar Shpirti Shenjt? Cila lutje e drejtuar Atit mund të jetë më e vërtetë se ajo që doli nga goja e Birit, i cili është e Vërteta? Lutja në ndonjë mënyrë tjetër e jo sipas mësimit të tij nuk do të ishte vetëm mosdije, por edhe faj, pasi ai vetë tha: ―Zhbëni urdhërimin e Hyjit për ta ruajtur traditën tuaj!‖ (krh. Mt 7, 9).
    Të lutemi pra, o vëllezër, ashtu siç na mëson Hyji, Mësuesi ynë. Është lutje miqësore dhe familjare që ta lusim Hyjin me fjalët e tija dhe ta lartësojmë tek veshët e tij lutjen e Krishtit.
    Le t’i njohë Ati fjalët e Birit të vet kur të lutemi; ai, i cili banon në zemrat tona, le të jetë edhe zëri ynë. Dhe pasi është Mbrojtësi ynë tek Ati, le t’i përdorim fjalët e Mbrojtësit tonë kur, si mëkatarë, i lutemi për faljen e mëkateve tona. Pasi ai tha se çfarë që t’i kërkojmë Atit në emër të tij do të na jepet, me siguri më të madhe do ta fitojmë atë që kërkojmë në emër të Krishtit, nëse e kërkojmë me lutjen e tij.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  14. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Sipas dokes mistike
    të mësuar t‘agjërojmë,
    dhe ciklin e dhjetë ditëve
    katër herë shumëfishojmë.

    Ligji e profetët së pari
    parapëlqyen këtë numër,
    pastaj këtë e shenjtëroi Krishti,
    mbreti e krijuesi i gjithë kohëve.

    Me masë ne ta përdorim
    ndër fjalë, ushqime e pije,
    në gjumë, në lojra e më shtërngueshëm
    të qëndrojmë për ta ruajtur.

    Madje të dëbojmë më t‘ligat,
    që të brishtat mendje shembin,
    aspak vend më mos t‘i japim
    tiranisë së armikut djall.

    Na ndihmo, Trini e lume,
    Lejo ti, Njëni e vetme,
    për të tutë të jenë të frytshme
    këto dhunti të përmbajtjes. Amen.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga ―Ligjëratat‖ e shën Luanit të Madh, papë
    (Ligj. 51, 3-4. 8; PL 54, 310-311. 313)

    Ligji u dha nëpër Moisiun, hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin

    Zoti e shfaq lavdinë e vet në prani të shumë dëshmitarëve dhe bën të shkëlqejë ai trup, të cilin e ka të përbashkët me të gjithë njerëzit, me shkëlqim aq të madh sa që fytyra e tij bëhet e ngjashme me shkëlqimin e diellit dhe petkat e tij barazohen me bardhësinë e borës.
    Ky shndërrim, sigurisht, synonte mbi të gjitha ta largonte nga shpirti i nxënësve shkandullin e kryqit, që përvujtërimi i mundimit, të pranuar vullnetarisht, të mos e lëkundte fenë e tyre, mbasi u kishte qenë zbuluar madhëria e tejetlartë e dinjitetit të fshehur të Krishtit.
    Por, sipas një plani po aq largpamës, ai ia jepte një themel të qëndrueshëm shpresës së Kishës së shenjtë, që i tërë Trupi i Krishtit të kishte vetëdije për shndërrimin që do të bëhej në të, dhe që edhe gjymtyrët ta pritnin me dëshirë pjesëmarrjen në atë lavdi që shkëlqeu në Kryet.

    Për këtë lavdi, vetë Zoti, duke folur për madhërinë e ardhjes së tij të dytë, tha: ―Atëherë të drejtët do të shkëlqejnë porsi dielli në mbretërinë e Atit të tyre‖ (Mt 13, 43). Të njëjtën gjë e pohon edhe Pali apostull duke thënë: ―Unë mendoj se të gjitha vuajtjet e tanishme nuk janë të denja të krahasohen me lumturinë e ardhshme, që do të zbulohet në ne‖ (Rm 8, 18). Në një rast tjetër thotë edhe: ―Vdiqët dhe jeta juaj është e fshehur me Krishtin në Hyjin. E kur të shfaqet Krishti - jeta juaj - atëherë edhe ju do të shfaqeni bashkë me të plot lavdi‖ (Kol 3, 34). Vërtet, Moisiu, Elia, d.m.th. ligji e profetët, u dukën duke folur me Zotin, që në atë prani të pesë personave të përmbushet pikërisht çfarë u tha: ―Çdo gjë të mbështet në pohimin e dy ose tre dëshmitarëve‖ (Mt 18, 16).

    A ka gjë më të qëndrueshme dhe më të sigurt për të shpallur se këtë fjalë, në të cilën bashkohen në harmoni të përsosur zërat e besëlidhjes së Vjetër dhe të Re, dhe, me mësimin ungjillor bashkëngjiten dokumentet e dëshmive të lashta?

    Faqet e njërës ose tjetrës Besëlidhjeje gjenden të njëzëshme me njëra-tjetrën, dhe ai që e patën premtuar simbolet e lashta nën vel po zbulohet nga shkëlqimi i lavdisë së tashme. Mbasi, siç thotë shën Gjoni: ―Ligji u dha nëpër Moisiun, hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin‖ (Gjn 1, 17). Në të janë plotësuar premtimet e figurave profetike dhe është përmbushur domethënia e rregullave ligjore: prania e tij e provon vërtetësinë e profecive dhe hiri e bën të mundshëm zbatimin e urdhërimeve.

    Me shpalljen e Ungjillit, pra, le të përforcohet feja e të gjithë juve, e askush të mos turpërohet për kryqin e Krishtit, me anë të të cilit bota qe shpërblyer.

    Askush të mos përtojë të vuajë për drejtësinë, askush të mos dyshojë se do ta marrë shpërblimin e premtuar, sepse nëpër lodhjen kalohet në pushim, dhe nëpër vdekjen arrihet jeta. Pasi ai e mori mbi vete dobësinë e gjendjes sonë, edhe ne, në qoftë se do të qëndrojmë në dëshmi dhe në dashuri të tij, do të kemi pjesë në vetë ngadhënjimin e tij dhe do ta fitojmë shpërblimin e premtuar.

    Pra, qoftë për t‘i zbatuar urdhërimet, qoftë për t‘i duruar vështirësitë, le të jehojë gjithmonë në veshët tanë zëri i Atit, që na thotë: ―Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër. Atë dëgjoni!‖ (Mt 17, 5).
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  16. #116
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Shtegtari Lexo Postimin
    Përshëndetje, sopra.

    Jezusi për nga feja ishte hebre.
    Feja judaike edhe ajo islame as qe permenden bile, dhe s'mund te ekzistojne, pervecse ne disa mendje qe jane te semura nga injoranca dhe arroganca. Jezusi nuk ka praktikuar ndonje fe, as fene islame, e as judaizmin, apo 'fene' krishtere. Ai ka predikuar Mbreterine e Qiellit (qe sipas fjaleve te Tij mund te arrihet vetem nepermjet Tij- pra duke zbatuar ato qe Ai i ka thene).

  17. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    A ka mundesi qe te kemi nje teme ku shkruajne vetem te krishteret? Jo per mungese respekti, por tema te tjera te perziera kemi sa te duash.


    Paqja me ju!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  18. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Vëllezër dhe motra në Zotin Jezus Krisht,

    Ati na ka bekuar në Birin e Tij dhe Shpëtimtarin tonë me çdo bekim frymor të mundshëm!!!
    Le të shijojmë këto bekime në jetën tonë të përditshme!!!
    Sarayu, the one who is streaming.

  19. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Pershendetje te gjitheve.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  20. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Pershendetje te gjitheve.
    Përshëndetje Kinney.

    Misardhe midis nesh.

    Krishti me ty!
    Sarayu, the one who is streaming.

Faqja 6 prej 35 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •