Close
Faqja 3 prej 35 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 686
  1. #41
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Po ndaj me ju nje poezi tjeter:

    Porosia e vetme

    Ne bar nje dite u ul Mesuesi,
    ashtu sic e kish zakon,
    dhe rreth tij u mblodhen turmat
    dhe Ai ze e i meson!

    "Me thoni pak, ju bashkekombes,
    a i mbani 10 porosite?"
    -"Cfare flet ti?"-i thane turmat
    "ato per ne jane jete e drite!"

    Mesuesi lehtas buzeqeshi
    dhe u mbush vendi me arome
    nga drite e Tij rrezatoi vendi
    me mijera lule u bene kurore!

    "Po sikur..." ndalet e thote,
    "ato te ishin njembedhjete,
    dhe e njembedhjeta te ishte:
    JEPE PER MUA KETE JETE?"

    Atehere turmat brohoriten:
    "Ne nderin tone do te ishte,
    qe ne te vdisnim per Zotin tone
    kjo vdekje per ne, jete do te ishte!"

    Pastaj serisht ndalon Mesuesi
    dhe buzeqeshja i shnderrin ne buze:
    "Por... nqs s'do ishin njembedhjete,
    por nje porosi e vetme:
    HA TRUPIN TIM QE TE KESH JETE!" ?

    Turma e tere ne cast ngriu
    dhe u shpernda me te shpejte
    nga mijera vete te pranishem,
    s'ngelen vecse dymbedhjete

    "E shihni?" tha Mesuesi yne,
    "Kur u kerkova qe te vdisnin
    e priten me plot lavderim
    kur u dhashe Trupin per ngrenie,
    e hodhen poshte me percmim!"?

    O njeri nuk te kerkova
    te vdesesh sot per Mua ti,
    por Jeten time ta dhurova,
    eja, merre pra tani!

    Ne rast se do lavdine tende
    ta dish mire se je i rene,
    ne rast se do lavdine Time,
    eja, merre, te eshte dhene!

    Se porosia qe Une u jap
    eshte nje e vetem nje:
    "Trupin Tim merrni e hani!"
    Te tjera urdhra nuk duhen me!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >Ati yne qe je ne qiell
    >u shenjterofte emri yt
    >ardhte mbreteria jote
    >u befte vullnesa jote
    >si ne qiell ashtu ne toke
    >buken tone te perditshme na jep sot
    >na i fal fajet tona si falim ne fajtoreve tane
    >E mos na ler te biem ne tundim
    >por na liro na i keqi
    Amen
    Kisha nevoja ta thoja kete lutje mqns na eshte hapur edhe nje teme e satanisteve dhe paganisteve.

    Peace brother.
    Ndryshuar për herë të fundit nga VOLSIV : 08-11-2009 më 18:28
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #43
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "I mirë e i drejtë është Zoti, Hyji ynë"



    E dua Zotin sepse e dëgjon zërin e lutjes sime, sepse mbi mua e priri veshin e vet atë ditë që e thirra në ndihmë.

    Më kishin rrethuar leqet e vdekjes, më kishin shtrënguar leqet e Nëntokës, më ndrydhën trishtime e dhembje, Emrin e Zotit e thirra në ndihmë: “Deh, o Zot, ma shpëto jetën”!

    I mirë e i drejtë është Zoti, Hyji ynë është vetë mirësia!

    Zoti është mbrojtësi i të vegjëlve: isha ngushtë e Ai më shpëtoi! Kthehu, shpirti im, në qetësinë tënde, sepse Zoti është bamirësi yt! Ai ma shpëtoi jetën prej vdekjes, sytë e mi prej lotëve,

    këmbët e mia prej rënies. Do të eci në praninë e Zotit në tokën e të gjallëve.
    (PSALMI 116 /114, 1 9; 115/)
    __________________
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Po postoj nje pjese perkthyer nga libri , "Theniet e Frat Exhidios"

    HYRJE

    EXHIDIO ASIZIAN

    Burimet tregojne Asizin si vendlindjen e tij.(1261 +) Mund te hipotezohet datelindja e tij rreth vitit 1190. Ishte me prejardhje te ulet ,ndoshta fshatare .‘’
    Celani’’ e pershkruan si ‘njeri i thjeshte, i drejte dhe i perulur ndaj Zotit’. Si ‘Theniet’ ashtu dhe per jeten e tij, na jane kaluar brez pas brezi ,si dhe shume fakte te tjera nga jeta e tij qe e cilesojne si njeri te thjeshte dhe te perulur. Shfaqet si nje njeri i madh dhe i forte por mbi te gjitha me ate eksperience jete , me ato vlera dhe me ate stil jete qe arrihen vetem ne kontakt me jeten e veshtire te fshatit dhe me ate dituri qe vjen nga e perditshmja me shume sesa nga librat. Kjo eksperience jete do ti sherbeje per tu hedhur ne ekstazat e tij . Duke dashur te flase per gjerat shpirterore I vjen spontane te perdore shembuj te marre nga jeta e perditshme fshatare. Stili I thjeshte e spontan e shoqeron per gjithe jeten e tij.Do kete gjithmon nje dashuri te vecante per punen manuale dhe per varferine, si ai qe e di fare mire se sa eshte e veshtire te nxjerresh nje fryt prej tokes dhe sa vlen buka , fryt i djerses se vet.

    EXHIDIO FRANCESKAN

    Pranuar ne vllazeri me 23 prill 1208 ,qe shoku i trete i SHen’Françeskut nga Asizi. Per vokacionin (thirjen ) e tij dhe per hyrjen e tij ne vllazeri kemi shume deshmi.’’Celani’’ tregon thjeshte se pas ardhjes se shokut te dyte vjen frat’Exhidio. Tre shoket thone se ndersa Francesku ndodhej bashke me dy vllezrit e pare ne Santa Maria Dei Angeli, nje prej Asizi vjen tek ta dhe me respekt te sinqerte dhe devotshmeri ,ne gjunje , ju lut njeriut te Zotit ta merrte me vete.
    Autoret e ‘Legenda Perugina’ dhe te ‘Specchio di riflessioni’ dhe pse duke treguar te njejten skene , transferojne ngjarjen nga ‘ Parziuncola’ ne ‘Rivotorto’ dhe japin disa saktesi me shume ; Exhidio pasi u pranua nga Françesku ndenji disa dite i veshur me rrobat e asaj kohe dhe vetem pas nje rasti konkret per ta falur veshjen e tij nje te varfri u pranua perfundimisht ne vllazeri. Exhidio u pranua gezueshem nga Francesku vete , i cili pastaj e prezantoi vellezerve te tjere te cilet gezohen per ardhjen e nje vellai te tille .
    Gjithmone duke folur per pranveren e 1208 , Francesku dhe Exhidio mberrijne per predikimin e pare ne Marca Anconetana . Pasi u kthyen ne Asizi ne vjeshte ose ne fillim te dimrit te te njejtit vit,Exhidio bashkohet me frat Bernardon dhe niset ne mision drejt San Giacomo Da Campostella.
    Ne pranveren e 1209 Exhidio bashke me grupin e frateve te pare shkon ne Rome tek Papa Innocenzo III per aprovimin e menyres se jetuarit te tyre . Ne rrugen per tu kthyer ndalojne per ca kohe ne afersi te Orte , pra rrine ne nje kolibe ne Rivotorto .
    Ne 1210 grupi i frateve ishte i detyruar te braktiste Rivotorto dhe te stabilizoheshin ne Parziuncola .
    Nga ai moment e tutje Exhidio leviz me nje fare lirie . Gjejme keshtu gjurme te tija ne Ficarolum midis Mantoves e Ferrares , ne token e SHenjte i bashkuar me pelegrinet ne Ancona ,ne Gargano ,ne Santuarin e Shen Mikelit Arkengjell,ne Santuarin e Shen Nikolles ne Bari . Per Pashke te 1219 Francescu e dergon ne Tunizi. Ketu ama te krishteret e vendit, duke pare besimin e zjarrte te ketij frati dhe duke u frikesuar per jeten e tyre dhe tregetite e tyre , duke mos mundur ta bindin e hipin me zor ne nje anije dhe e dergojne per ne Itali .
    Ne 1225 gjendet ne Rieti ku banon ne pallatin e Kardinalit Nicola di Clairvaux. Exhidio pranon ftesen por me kusht qe te mund ta fitoje vet buken e gojes. Ne vjeshten e 1226 Exhidio eshte ne Asizi prane Francescut qe po vdes . Pjesen e fundit te jetes se tij e kalon praktikisht ne vetmi ne Monteripido afer Peruxhes. Me 22 prill 1262 diten e perkujtimit te Shen Giorgios, semundja e Exhidios keqesohet dhe oret e para te mengjesit vdes.
    Papa Pio VI aprovoi kultin .



    EXHIDIO MISTIK


    Arrin nje moment qe eksperienca e Exhidios do te marre nje kthese te vecante , sic tregon Umbertino Casale ‘ai qe ne fillim perdori me perpikmeri veprat dhe ushtrimin e jetes aktive , dhe vazhdoi me vendosmeri ,derisa u rrembye ne kontemplacion (kundrim) per influks te dashurise se Jesusit,saqe dukej me shume banor i qiellit sesa i tokes dhe pse jetonte ne trup .
    Ne 1214 ne te njejtin vit te kthimit te tij ,Exhidio u dergua ne vetmi ne Favarone . Ishte sikur te punesoje nje qe i pelqejne embelsirat, ne pastiçeri .
    Exhidio niset menjehere . Edhe ky fakt kontribuoi ne ecurine e jetes se tij .
    Burimet biografike na e prezantojne Exhidion si nje njeri me shume Shenjteri e kontemplacion. Françesku vete kishte theksuar kete karakteristike te tije kur , duke pershkruar imazhin e frate minorit perfekt , thote se ai duhet te kete ‘mendjen e ngritur ne Kontemplacion sic e kishte frat Exhidio deri ne perfeksionin me te larte’.
    Ne librin ‘Nella vita prima ‘ te Celano lexojme ‘Dhe ja ku po vjen frat’Exhidio ,njeri I thjeshte ,I drejte dhe i druajtur i Zotit ,qe ne te gjithe jeten e tij te gjate praktikoi Shenjteri ,drejtesi ,meshire , duke na lene shembuj bindjeje perfekte ndaj superioreve,pune manuale dhe dashuri per meditimin dhe kontemplacionin. Kjo e fundit theksohet dhe nenvizohet edhe nga Shen Bonaventura i cili tregon se frate Exhidio u ngrit ne pikat me te larta te kontemplacionit. Salimbene nga Padova do ta quaje ‘Njeri i rrembimeve Hyjnore dhe vertet i shenjte ‘. Exhidio duket nje nga raprezantuesit me tipik per nje frat minor , mbi te gjitha sepse bashkon ne veten e tij shpirtin kontemplativ me dashurine vepruese ku cimentohet dhe ushqehet tensioni mistik. Kjo aftesi qe te bashkoje meditimin me veprimin e ben fshatarin Asizian nje nga mesuesit me te çmuar e me original te eksperiencave shpirterore.



    >>> Dhuratat e Zotit, vyrtytet dhe veset

    ***
    Dhuratat e Zotit dhe virtytet janë shkalla dhe rruga për tu ngjitur në qiell. dhe mëkatet janë shkalla dhe rruga për të zbritur në ferr.
    ***
    Veset dhe mëkatet janë një helm vdekjeprurës .Virtytet dhe veprat e mira janë ilaçi që shëron.

    ***
    Një virtyt sjell një tjetër virtyt dhe një ves sjell një tjetër ves.
    ***
    Virtyti nuk do që ta lartësojnë para të tjerëve ndërsa vesi nuk do që ta qortojnë para të tjerëve. Kjo do të thotë se njeriu me virtyte nuk kërkon të lartësohet dhe s’kërkon lavdet e njerzve dhe i keqi s’do që ta përulin dhe qortojnë për mendjemadhësinë që ka.

    ***
    Pastërtia e shpirtit sheh Zotin dhe devotshmëria me të ushqehet .
    ***
    Lum kush sillet mirë me të tjerët dhe s’do që të tjerët të sillen mirë me të , por këto janë gjëra të mëdha dhe ata që nuk janë të mënçur nuk arrinë ti kuptojnë .

    ***
    Nëse do duash do të të duan , nëse druhesh do të të druhen , nëse shërben do të të sherbejnë dhe nëse sillesh mirë me të tjerët të tjerët do sillen mirë me ty .

    ***
    Lum kush do dhe s’kërkon në këmbim ta duan ,lum kush rrespekton dhe s’pret ta rrespektojnë ,lum kush shërben dhe s’pret ti shërbejnë .

    ***
    Tre gjëra në jetë janë më të lartat dhe më të dobishmet. E para është nëse duron në paqe , me ndihmën e Zotit , ç’do gjë të keqe që të ndodh .E dyta është nëse për ç’do gjë që ti bën e që arrin ti ndjen gjithmonë e më shumë një përultësi më të madhe. E fundit, nëse mban në zemër besnikëri ndaj atyre të mirave që syri njerzor nuk mund ti shohë.

    ***
    Gjërat më të tallura e më të lëna pas dore nga njerzit e botës , ato nderohen nga Zoti dhe Shënjtorët e tij . Gjërat që më shumë pëlqehen e dashurohen nga njerzit e botës ato janë më të urryerat e më të përçmuarat nga Zoti dhe Shënjtorët e tij . Njerzit urrejnë të gjitha ato gjëra që duhen dashuruar dhe dashurojnë të gjitha ato që duhen urryer .

    ***
    Një herë frate Exhidio pyeti një frate: “A e ke shpirtin të mirë”? Ai iu pergjigj:” Nuk e di o vëllai im”? Atëherë frate Exhidio tha : “ Pendimi i shenjtë , devotshmeria e shenjtë dhe gëzimi i shenjtë e bëjnë shpirtin të mirë dhe të shenjtë”.

    ***



    >>> Besimi

    Të gjitha gjërat që mund, të mendohen ,të shihen ,të rithuhen dhe preken me dorë nuk janë asgjë para atyre që nuk mund, të mendohen , të shihen , të rithuhen dhe preken me dorë.
    ***
    Të gjithë të mënçurit dhe shënjtorët e mëparshëm,ata të sotmit dhe ata që do të vinë kanë folur dhe do të flasin për Perëndinë. Por është aq pak në krahasim me ç’është në të vërtetë sa maja e një gjilpëre në krahasim me tokën dhe qiellin të marra së bashku. Në fakt i gjithë Shkrimi i Shenjtë na flet neve gati me zë feminor siç bën nëna me fëmine e vet sepse ai nuk i kupton ndryshe fjalët e saj.

    ***
    Një herë frate Exhidio i thoshte një gjykatësi të atëhershëm : “A beson se dhuratat e Zotit janë të mëdha ?” Gjykatësi i tha : “Po e besoj”. Exhidio i thotë : “Tani të demostroj që nuk e beson”. Dhe shtoi : “Sa vlejne të gjitha pronat e tua”? Ai iu përgjigj: “Ndoshta 1000 monedha floriri”. Frate Exhidio : “Dhe a do i jepje për 1000 000 të tjera”? Dhe tjetri: “Me kënaqësi”. Tha atëherë frate Exhidio: “Ështe e sigurt që të gjitha gjërat e kësaj bote janë asgjë para atyre qiellore, përse atëherë nuk i ndërron gjërat e kësaj bote me ato qielloret”? Gjykatësi kundërshtoi: “A mendon vallë se njeriu duhet të vërë gjithshka në praktikë nga ato që beson”? Dhe frate Exhidio konkludoi: “Shënjtorët kërkuan të vinin në praktikë gjërat që besonin . Dhe ato që nuk mundnin ti bënin i kryen me dëshirën e lindur nga dashuria e tyre dhe me këtë dëshirë përfshinë dhe veprën që mungonte . Nëse dikush do kishte besim të plotë do të arrinte të kishte sigurinë absolute . Pra nëse beson me të vërtetë duhet ta vesh në jetë besimin tënd”.

    ***
    Ç’farë dëmi mund ti sjelli një e keqe e shkurtër atij që pret me siguri një të mirë të madhe të përhershme ? Ç’farë i duhet një e mirë e shkurtër atij që e pret një e keqe e madhe dhe e pafund ?Atij që humbet të mirën më të madhe të të gjitha të mirave , Shënjtorët dhe Ëngjëjt ç’mund ti rijapin ? Në ç’mënyrë dhe kush mund ta ngushëllojë ? Asnjë perveç Zotit , me ndonjë vizitë të tijën .

    ***
    Një mëkatar nuk duhet të humbi kurrë shpresat tek mëshira e Zotit , derisa te jetë gjallë. Vështirë të gjesh një trung peme aq të madh e me nyja që njerzit të mos mund ta çajnë , pastrojnë dhe punojnë . Aq më tepër nuk ekziston në botë një mëkatar aq i madh saqë Zoti të mos mund ta falë dhe stolisë me mirësi e virtyte .
    Ndryshuar për herë të fundit nga VOLSIV : 14-11-2009 më 17:29
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #45
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Kisha nji pytje per ju miq te krishtere.

    ç'fare jane rozaret??

  6. #46
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Pershendetje te gjithve, uroj të dielle te mirë, pushim dhe tia kaloni sa ma mirë me familje dhe të afermit e juaj, gjithsesi bekim te Zotit dhe Ai qoftë me ju.

    Pershendetje dhe "Gëzohuni gjithmonë në Zotin"


    Gëzohuni gjithmonë në Zotin, rishtas po ju them: gëzohuni! Mirësinë tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit!

    Zoti është afër!

    Për asgjë mos u shqetësoni, por gjithçka me lutje dhe me lutja të përcjella me falënderim paraqitjani Hyjit nevojat tuaja!

    Dhe paqja e Hyjit, që është më e vlefshme se mund ta mendojmë, do t’i ruajë zemrat tuaja dhe mendimet tuaja në Krishtin Jezus. (Fil 4; 4-7)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Pershendetje te gjithve, uroj të dielle te mirë, pushim dhe tia kaloni sa ma mirë me familje dhe të afermit e juaj, gjithsesi bekim te Zotit dhe Ai qoftë me ju.

    Pershendetje dhe "Gëzohuni gjithmonë në Zotin"


    Gëzohuni gjithmonë në Zotin, rishtas po ju them: gëzohuni! Mirësinë tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit!

    Zoti është afër!

    Për asgjë mos u shqetësoni, por gjithçka me lutje dhe me lutja të përcjella me falënderim paraqitjani Hyjit nevojat tuaja!
    Dhe paqja e Hyjit, që është më e vlefshme se mund ta mendojmë, do t’i ruajë zemrat tuaja dhe mendimet tuaja në Krishtin Jezus. (Fil 4; 4-7)
    Amen! Gzimi i vërtet mund të vij kur largohen prej jetës sonë shqetsimet e saj. T'ja lejm pra kto shqetsime Zotit tonë dhe të gëzohemi në Te.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    Kisha nji pytje per ju miq te krishtere.

    ç'fare jane rozaret??
    >>> Mirse erdhe ne sofren tone.
    > Rozaret jane nje varg lutjesh, drejtuar kryesisht Shen Marise dhe Krishtit. Jane pese seri me nga dhjete lutje "Te falem Mari" te lidhura midis tyre me nje meditim te shkurter mbi misteret te jetes se Krishtit dhe Shen Marise.
    > Rri si ne shtepine tende.
    La verita' ti rendera' libero!

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Pyetjet si ajo e Drague le te barten te sofra tjeter.

    Ju faleminderit!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  10. #50
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Postuar më parë nga drague
    Kisha nji pytje per ju miq te krishtere.

    ç'fare jane rozaret??



    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Mirse erdhe ne sofren tone.
    > Rozaret jane nje varg lutjesh, drejtuar kryesisht Shen Marise dhe Krishtit. Jane pese seri me nga dhjete lutje "Te falem Mari" te lidhura midis tyre me nje meditim te shkurter mbi misteret te jetes se Krishtit dhe Shen Marise.
    > Rri si ne shtepine tende.
    Kujdes:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...=1#post2487411


    respekte he nderimet e mia
    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #51
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin




    Kujdes:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...=1#post2487411


    respekte he nderimet e mia
    toni77
    e kisha seriozisht.

    plaka ime thote: ik se bo boj rozaret.

  12. #52
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    e kisha seriozisht.

    plaka ime thote: ik se bo boj rozaret.


    Besa plaka e paska me vend por;

    Edhe mua babgjyshi me thonte "babo kujdes, ik prej te pa feve, ata babo me dreqin kan punë"! Tash ma kujtove se çka ka dasht babagjyshi te thotë, pra kujtoj se fjalet e pleqve duhet nderuar.

    Te ndihmoftë Zoti ty .
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga “Fjalimet” e Shën Augustinit, ipeshkëv

    Zemra e të drejtit do të galdojë në zotin

    “I drejti do të gëzohet në zotin, në të do ta ketë shpresën, me të do të mburren të gjithë të ndershmit në zemër” (Ps 64 /63/, 11). Këtë gjë e kemi kënduar jo vetëm me zë, por edhe me zemër. Këto fjalë ia ka drejtuar Hyjit ndërgjegja dhe gjuha e të krishterit. “i drejti do të gëzohet” jo në botë por “në Zotin” . “Lindi drita për të drejtin, e gëzimi për zemërmirët” (Ps 97 /96/, 11). Ndoshtadëshiron të pyesësh nga vjen ky gëzim. Dëgjo: “I drejti do të gëzohet në zotin” e në një vend tjetër thotë: “Vëre gëzimin tënd në Zotin e ai do t’i plotësojë dëshira e zemrës sate” (Ps 37 /36/, 4).

    Çka urdhërohet dhe çka na jepet. Çka na urdhërohet dhe çka na dhurohet? Që të gëzohemi në Zotin! Por kush i gëzohet një gjëje që nuk e sheh? Apo ndoshta ne e shohim Zotin? Kjo gjë është vetëm një premtim. Ndërsa tani “Jetojmë në fe deri të banojmë në këtë trup jemi të mërguar, larg Zotit” (2 Kor 5, 7. 6). Në fe e jo në të parë. Kur në të parë? Kur të plotësohet ajo që vetë Gjoni tha: “Të dashur, tani jemi fëmijët e Hyjit, por çka do të jemi ende nuk u zbulua. Kaq dimë: kur të shfaqet do të bëhemi të ngjashëm me të, sepse do të shohim ashtu siç është” (1 Gjn 3, 2).

    Atëherë do të fitojmë gëzim të madh dhe të përsosur, atëherë do të kemi gëzimin e plotë, ku nuk do të jetë më shpresa që do të na mbajë, por vetë realiteti do të na ngijë. Megjithatë edhe tani, para se të arrij te ne ky realitet, të gëzohemi në Zotin. Dhe nuk jep gëzim të vogël ajo shpresë pas së cilës vijon realiteti.

    Tani, pra, të duam në shpresë. Ja pse Shkrimi thotë: “I drejti do të gëzohet në Zotin” dhe menjëherë pastaj, meqë ky ende nuk e sheh realitetin, ai shton: “Zoti do t’i plotësojë dëshirat e zemrës sate”.

    Megjithatë ne i kemi frytet e para të shpirtit dhe ndoshta tashmë edhe diçka më shumë. Vërtet edhe tani jemi afër atij që ne e duam. Tashmë na jepet një provë dhe një parashijim i atij ushqimi dhe i asaj pijeje, me anë të të cilëve një ditë do të ngopemi plotësisht. Por si mund të gëzohemi në Zotin, nëse ai është aq larg nesh? Larg? Jo, ai nuk është larg, vetëm nëse ti vetë e detyron të largohet nga ti. Dashuro dhe do ta gjesh afër. Dashuro dhe ai do të vijë të banojë në ty.

    “Zoti është afër! Për asgjë mos u shqetësoni” (fil 4, 5-6). A ke dëshirë të shohësh se si ai qëndron me ty, nëse do ta duash? “Hyji është dashuri” (1 gjn 4, 8).

    Por ti me siguri do të më pyesësh: çka është dashuria? Dashuria është virtyti në sajë të të cilit ne dashurojmë. Çka dashurojmë? Një të mirë të pafund, një të mirë mirëbërëse, të mirën që i krijon të gjitha të mirat. Le të jetë ai vetë gëzimi yt, meqë nga ai ti i fiton të gjitha ato gjëra që të japin gëzim. Me siguri nuk e kam fjalën për mëkatin. Vërtet, vetëm mëkatin ti nuk e merr nga Ati. Përjashtuar mëkatin, ti i ke nga ai të gjitha gjërat që të përkasin.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Cfare mendoni per Zeitgist, (Spirito del Secolo) i cili po qarkullon ne you tube?
    > A mendoni se ka te drejte per faktet qe sjell ne lidhje me Krishterimin?
    > Kjo eshte sofra e krishtere, pra le te ndajme mendimet tona.
    La verita' ti rendera' libero!

  15. #55
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Volsiv, bej nje permbledhje te shkurter te asaj qe cfare eshte kjo gje. Kjo do e bente me te lehte diskutimin
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Vellezerit dhe motrat ne Kishen tone dergojne shpesh sms njeri tjetrit.Nje menyre per te ndare mes tyre Krishtin.(nje menyre per te ndare Ate qe Fryma ju Flet kur nuk jane prane)
    Kjo ben qe Trupi gjate javes,te jete e lidhur Frymerisht.
    Po sjell dy sms qe nje vella i ka derguar nje vellai tjeter para nje jave.
    E pershendes ne Fryme kete vella pasi para tre ditesh u largua nga kjo jete ,per t'u bashkuar me Krishtin,ne jeten e Perjeteshme!

    "Kishes se ndertuar nga GJaku dhe Palca e Krishtit.
    AI, eshte nje si NE.dhe desheron te jetoje Gjithmone me NE!amen"

    "Kishes,njerez qe rriten si lule me aroma dhe ngjyra te shumellojeshme ,jane motra dhe vellezer pjese e Nuses se KRISHTIT.Ata ne trupin e tyre kane GJAKUN e TIJ dhe kerkojne te jene me te deri ne Fund! amen"

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Matrix, behet fjale per nje film me permbledhje videosh qe qarkullojne prej kohesh ne you tube.
    > Pjesa e pare e tij sjell fakte mbi prejardhjen e krishterimit dhe tradita pak a shume e kopjuar nga fete e tjera qe kishin te njeten histori me nje shpetimtar qe lind me 25 dhjetor, qe eshte ylli i drites, qe do linde nga nje e virgjer etj etj.
    > Pjeset e tjera demaskojne komplotet e bera nga bankieret e medhenj njerezimit, luftrat e shpikura nga to, kontrollin monetar qe kane etj.
    > Ajo qe me intereson me shume eshte kendveshtrimi juaj ne lidhje me pjesen e pare.
    La verita' ti rendera' libero!

  18. #58
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Volsiv. edhe une shpeshhere ne te kaluaren jam tunduar te besoj se krishterimi eshte kopjuar nga fe me te vjetra (mitraizmi, hinduizmi etj). Por me kalimin e kohes ky tundim u zhduk.

    Ka shume arsye se pse nuk e besoj me kete, por me kryesorja eshte se une kam pare nje Zot te gjalle ne krishterim, qe eshte i afte dhe sot e kesaj dite te ndryshoje jetet e atyre qe besojne ne Te. Jam takuar me njerez te tille (jo thjesht te kem lexuar per ta)
    Asnje fe nuk e ben dot kete. Kam pare njerez qe kane qene shume te devotshem ne fe te tjera dhe ne fund kane kaluar ne ateizem dhe agnosticizem. Ndersa ata qe themelohen ne Krisht, jane themeluar mbi Shkemb
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  19. #59
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Meqenese jemi ne periudhen para Krishtlindjes, mund te sjellim ne kete sofer dhe kenge ose histori qe kane lidhje me kete feste. Dihet (nga ne te krishteret te pakten) qe kjo feste ka lidhje me ardhjen e Perendise ne mish. Une po sjell nje himn qe ka lidhje me kete:


    Ja Krishti lind, lavderojeni
    Ja Krishti prej qiellit vjen, dilni priteni
    Ja Krishti mbi dhene, lartesohuni
    Zotit pra i kendoni lart e mbi dhe
    Dhe me ngazellime perhymnojeni popuj me mall dhe me lavdi

    Perpara nga jetet, lart ne qiell
    Ti ke lindur prej Atit si Bir
    Dhe tani prej Virgjereshes, si nje foshnje u shfaqe
    O Krisht Perendi te falemi
    Ti qe na lartesove o Zot me nder, o Zot i shenjte je

    Shkop nga rrenja e Jeseut je
    Edhe lule prej asaj
    Ke lulezuar prej Hyjlindeses
    Prej malit hirplote dhe te dendur me lisa
    U misherove prej Marise dhe linde o Perendi
    Zot i fuqishem, lavdi me Ty

    O Zoti i paqes, o At me hir
    Per shpetimin e njerezve,
    engjellin qe paqen hyjnore sjell
    E dergove permbi dhe.
    Sot pra te udhehequr me drite Perendie
    Qe me nate ngrihemi dhe lavderojme Njeridashesin

    Si Profeti Shen Jona, pasi u gelltit ne det
    Prej peshkut te madh,
    Doli dhe nuk u nga
    Gjithashtu tani dhe Fjala e qiellit Jezui Shpetimtar
    Shkoi nga gjiri i Virgjereshes dhe Hyjlindeses
    Dhe u misherua pa pesim dhe nenen e la te pacenueshme

    Tre djemte qe u rriten besemire
    Trimerisht perbuzen urdherin e shtypesit
    Nga furra edhe zjarri nuk u tremben aspak
    Por ne flake dhe ne prush me kenge faleshin :
    « O Perendi ateror je i bekuar »

    Furra veseplote na tregoi nje shembull te cudise
    Qe shkeli natyren
    Se ajo s’i dogji tre djemte qe i priti,
    Ashtu dhe zjarri i qiellit s’e ngau Virgjereshen aspak,
    Pra le ta hymojme e le t’i falemi:
    “Bekoni te gjithe Zotin me ze te madh
    Dhe e lartesoni permbi te gjitha jetet”

    Mister te cuditshem, shoh dhe s’e marr dot vesh
    Se si qiell nje shpelle ndrin,
    Fron Kerubik u shfaq Virgjeresha
    Dhe grazhdi i vogel e nxuri Ate qe bota nuk e nxe
    Krishtin Perendi, e madheshtojme pra me kenge sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 07-12-2009 më 15:35
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  20. #60
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pergatitu Betlehem se ja Parajsa na u cel,
    Zbukurohu Efratah se druri i jetes lulezoi brenda ne shpelle prej Zonjes Virgjereshe.
    Parajse na u shfaq gjiri i ndritshem i saj,i shenjte dhe shpirteror ku Bima e Qiellit po mbin
    Se hame prej asaj dhe rrojme dhe nuk vdesim si Adami.
    Po lindet Krishti dhe ne te renet do te na ngrere perjete

    Virgjeresha sot po vjen, ne Betlehem per te lindur,
    Fjalen e Perjeteshme brenda ne shpelle se fshehti.
    Vallezo, e tere bota duke degjuar
    Lavdero, bashke me engjejt dhe me barinjte
    Perendine e ameshuar qe desh te shfaqet si djale i ri permbi dhe
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 07-12-2009 më 16:38
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 3 prej 35 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •