Po ndaj me ju nje poezi tjeter:
Porosia e vetme
Ne bar nje dite u ul Mesuesi,
ashtu sic e kish zakon,
dhe rreth tij u mblodhen turmat
dhe Ai ze e i meson!
"Me thoni pak, ju bashkekombes,
a i mbani 10 porosite?"
-"Cfare flet ti?"-i thane turmat
"ato per ne jane jete e drite!"
Mesuesi lehtas buzeqeshi
dhe u mbush vendi me arome
nga drite e Tij rrezatoi vendi
me mijera lule u bene kurore!
"Po sikur..." ndalet e thote,
"ato te ishin njembedhjete,
dhe e njembedhjeta te ishte:
JEPE PER MUA KETE JETE?"
Atehere turmat brohoriten:
"Ne nderin tone do te ishte,
qe ne te vdisnim per Zotin tone
kjo vdekje per ne, jete do te ishte!"
Pastaj serisht ndalon Mesuesi
dhe buzeqeshja i shnderrin ne buze:
"Por... nqs s'do ishin njembedhjete,
por nje porosi e vetme:
HA TRUPIN TIM QE TE KESH JETE!" ?
Turma e tere ne cast ngriu
dhe u shpernda me te shpejte
nga mijera vete te pranishem,
s'ngelen vecse dymbedhjete
"E shihni?" tha Mesuesi yne,
"Kur u kerkova qe te vdisnin
e priten me plot lavderim
kur u dhashe Trupin per ngrenie,
e hodhen poshte me percmim!"?
O njeri nuk te kerkova
te vdesesh sot per Mua ti,
por Jeten time ta dhurova,
eja, merre pra tani!
Ne rast se do lavdine tende
ta dish mire se je i rene,
ne rast se do lavdine Time,
eja, merre, te eshte dhene!
Se porosia qe Une u jap
eshte nje e vetem nje:
"Trupin Tim merrni e hani!"
Te tjera urdhra nuk duhen me!
Krijoni Kontakt