Close
Faqja 35 prej 35 FillimFillim ... 25333435
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 686 prej 686
  1. #681
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Armelle Nicolas

    Sapo zgjohem në mëngjes, thotë ajo, e hedh veten time në krahët e dashurisë qiellore, si një fëmijë në krahët e atit të tij. Ngrihem me një plan t'i shërbej dhe ta kënaq atë. Dhe nëse kam kohë të lutem, bie në gjunj në prezencën e Tij dhe i flas Atij, sikur ta shihja me të vërtetë me sytë e trupit tim. Ja dorëzoj plotësisht veten dhe dëshiroj që Ati të mbushë çdo boshllëk në mua dhe që të mos vuaj duke bërë atë ditë gjën më të vogël që mund të ofendojë Atë. Më pas, i paraqes Atij të gjitha lutjet që do bëj atë ditë. Me pak fjalë: E dua dhe e lavdëroj Atë për sa kohë që kam kohë të lirë; megjithëse shumë shpesh mezi gjej pak kohë që të them lutjen e Zotit. Por nuk shqetësohem për këtë sepse e kam Zotin gjithmonë në zemrën time, edhe kur jam duke punuar, të cilën e bëj me bindje ndaj vullnetit të Tij, edhe kur tërhiqem me qëllim që t'i lutem Atij. Këtë gjë ma ka mësuar Ai, se çfarë do që të bëj nga dashuria ime për Të, është lutje e vërtetë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #682
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga “Komentimi mbi Ungjillin sipas Gjonit” i shën Cirilit Aleksandrinas, ipeshkëv

    Krishti është lidhje bashkimi
    Sipas shën Palit, sa të marrim pjesë në njerëzinë e shenjtë të Krishtit, aq formojmë me të një trup të vetëm. Këtë mister dashurie e paraqet kështu: “Nuk u qe zbuluar njerëzve të breznive të shkuara sikurse tani u është zbuluar në Shpirtin Shenjt apostujve të tij të shenjtë dhe profetëve: se paganët - në Jezu Krishtin - janë bashkëpjesëtarë të të njëjtit trashëgim,
    bashkëgjymtyrë të të njëjtit trup dhe bashkanëtarë të të njëjtit premtim në saje të Ungjillit” (Ef 3, 5-6). Nëse të gjithë ne, me njëri-tjetrin, jemi gjymtyrë të të njëjtit trup në Krishtin dhe jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me atë që është me ne me anë të trupit të vet, del e qartë se të gjithë jemi një gjë e vetme, qoftë me njëri-tjetrin, qoftë me Krishtin. Krishti është lidhje bashkimi, pasi është njëkohësisht Hyj dhe njeri.

    Për sa i përket bashkimit shpirtëror, duke e ndjekur të njëjtin arsyetim, do të themi se të gjithë ne, pasi pranuam të vetmin dhe të njëjtin Shpirt Shenjt, jemi në një farë mënyre të bashkuar qoftë me njëri-tjetrin, qoftë me Hyjin.

    Megjithëse, të shikuar ndaras, jemi shumë dhe në çdonjërin prej nesh Krishti bën që të banojë Shpirti i Atit dhe i tij, prapëseprapë një i vetëm dhe i pandashëm është Shpirti. Ai, me praninë dhe me veprimin e vet, i mbledh në njësi shpirtrat që janë të dalluar dhe të ndarë nga njëri-tjetri. Ai bën në vetvete, nga të gjithë, një gjë të vetme.

    Fuqia e njerëzisë së shenjtë të Krishtit i bën një truporë të gjithë ata në të cilët gjendet. Mendoj se po ashtu i vetmi dhe i pandashmi Shpirt i Hyjit, që banon në të gjithë, i bashkon të gjithë në njësi shpirtërore.

    Pra, përsëri shën Pali na këshillon: “Duroni njëri-tjetrin me dashuri! S’ka por një Trup të vetëm dhe një Shpirt të vetëm - sikurse jeni grishur në një shpresë të vetme të thirrjes suaj. Nuk ka por një Zot, një fe, një pagëzim; një Hyj të vetëm, Atin e të gjithëve, i cili sundon mbi të gjithë, vepron nëpër të gjithë e banon në të gjithë” (Ef 4, 2-6). Pra, pasi në ne banon një Shpirt i vetëm, do të jetë në ne një i vetmi Atë i të gjithëve, Hyji, nëpër të Birin. Shpirti Shenjt i prin në bashkim me veten dhe me njëri-tjetrin të gjithë ata që marrin pjesë në të. Dhe është e qartë se të gjithë ne jemi pjesëtarë në Shpirtin. Vërtet, e kemi braktisur jetën sipas mishit dhe u nënshtrohemi ligjeve të Shpirtit. Në këtë mënyrë, e braktisim jetën tonë, bashkohemi me Shpirtin Shenjt, marrim një përngjasim qiellor me të dhe shndërrohemi, në një farë mënyre, në një natyrë tjetër. Për këtë arsye, nuk quhemi më thjesht ‘njerëz’, por edhe bij të Hyjit dhe njerëz qiellorë. Pra, jemi bërë pjesëtarë në natyrën hyjnore.

    Të gjithë jemi një gjë e vetme në Atin e në Birin e në Shpirtin Shenjt: një gjë e vetme, po them, sepse të njëjtë janë: gjendja, bashkimi në dashuri, pjesëmarrja në trupin e shenjtë të Krishtit dhe në të vetmin Shpirt Shenjt.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  3. #683
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vërtet, e kemi braktisur jetën sipas mishit dhe u nënshtrohemi ligjeve të Shpirtit. Në këtë mënyrë, e braktisim jetën tonë, bashkohemi me Shpirtin Shenjt, marrim një përngjasim qiellor me të dhe shndërrohemi, në një farë mënyre, në një natyrë tjetër. Për këtë arsye, nuk quhemi më thjesht ‘njerëz’, por edhe bij të Hyjit dhe njerëz qiellorë. Pra, jemi bërë pjesëtarë në natyrën hyjnore.

    Nuk ka por një Zot, një fe, një pagëzim; një Hyj të vetëm, Atin e të gjithëve, i cili sundon mbi të gjithë, vepron nëpër të gjithë e banon në të gjithë
    Dielli;
    Komplimete per kete shkrim shumë të mirë.

    respekte
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #684
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Armelle Nicolas

    Vishem në prezencën e Tij dhe Ai më tregon se dashuria e Tij më furnizon me rroba. Dhe kur shkoj të punoj, Ai nuk më braktis, as unë Atë, por ai bisedon me mua, dhe unë me Të; po, jam aq shumë e bashkuar me të, sa edhe kur jam në lutjet e mia, e veçuar për të kaluar kohë frymore. O! Sa e ëmbël dhe e lehtë bëhet e gjithë puna ime rraskapitëse duke qenë me një shoqëri të tillë!

    Disa herë marr kaq shumë fuqi dhe mbështetje në mendjen time saqë asgjë nuk është e vështirë për mua dhe kështu jam në gjendje të kryej punët e të gjithë familjes. Vetëm trupi im ndodhet në punë, zemra dhe vetja ime digjen me dashuri në familjaritetin e ëmbël që unë gëzoj me Perëndinë.

    Unë ha dhe pi në prezencën e Tij, ashtu siç bëj gjithçka tjetër, dhe është sikur ngjyej çdo kafshatë në gjakun e Shpëtimtarit tim; sikur Ai vetë më jep ushqim me qëllim që të bëjë të marrë flakë dashuria ime dhe ta mbajë gjallë këtë flakë për veten e Tij. Ju lë juve të gjykoni vetë se çfarë efekti ka kjo në shpirtin tim. Me të vërtetë është e pamundur për këdo të shprehë këtë gjë, përveç vetë Perëndisë. Sa për mua, e gjithë jeta ime nuk do mjaftonte të tregoja për këtë mirësi.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #685
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Armelle Nicolas

    Kur jam duke punuar gjatë ditës, duke rendur lart e poshtë derisa trupi im fillon të rraskapitet, ose filloj të qahem, ose filloj të mbushem me zemërim, atëhere dashuria hyjnore më ndriçon dhe menjëherë më tregon se si duhet t'i shtyp këto veprime reble të natyrës së korruptuar dhe të mos i ushqej as me fjalë as me vepra. Kjo dashuri mban derën e buzëve të mia dhe vështron zemrën time që të mos kontribuojë aspak ndaj në pasione të tilla jo të mira, të cilat më pas i thërrmohen dhe nënshtrohen po aq shpejt sa ngrihen.

    Por nëse ndonjëherë, në kërkim të një kujdesi, çuditem me këto lloj gabimesh, unë nuk mund të gjej rehati nëse nuk kam marrë falje dhe nuk jam pajtuar me Perëndinë. Gjunjëzohem pra këmbëve të Tij duke ja rrëfyer të gjitha mëkatet, sikur Ai të mos i dinte fare; dhe pastajj vazhdoj pasi më ka falur dhe ka rinovuar miqësinë time me Të dhe e ka konfirmuar më shume se më parë. Kështu ndodh gjithmonë, përmes mëshirës së Tij të pafund, që sa herë që unë bëj ndonjë faj, ndodh vetëm që t'i shtojë zjarrin e dashurisë hyjnore më shumë zemrës sime. Nëse njerëzit më persekutojnë dhe ngrejnë skandale të padrejta ndaj meje, ose më bëjnë të vuaj çdo lloj mënyre tjetër, ose nëse frymërat e këqia më sulmojnë me tundimet e tyre djallëzore, unë menjëherë vrapoj për tek Dashuria qiellore, i Cili menjëherë hap krahët e shenjta të Tij për të më pranuar në gjirin e Tij, duke më treguar zemrën e Tij dhe plagët që i janë hapur për sigurinë time, në të cilat unë fsheh veten sikur të jem në një kala të fortë.

    Atëhere fuqizohem kaq shumë saqë sikur e gjithë ushtria e feerrit së bashku me çdo krijesë të ngrihet kundër meje, nuk më frikësojnë më shumë se një mizë sepse ndodhem nën mbrojtjen e Perëndisë më të lartë, duke përdorur dashurinë e Tij si vëendin e fshehjes dhe bodygardin e shpirtit tim.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #686
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga “Shtjellimi mbi Gjonin” i Shën Tomë Akuinit, mësues i Kishës

    Udha që shpie në jetën e vërtetë

    Udha është Krishti, që thotë: “Unë jam udha” (Gjn 14, 6). E kjo është plotësisht e drejtë, pasi “me anë të tij mund të dalim para Atit” (krh. Ef 2, 18). E meqë kjo udhë na çon në vendin e caktuar, shton: “Jam e vërteta dhe jeta"; e kështu ai është njëkohësisht edhe udhë edhe cak. Udhë sipas natyrës njerëzore, cak sipas natyrës hyjnore. Pra, si njeri thotë: “Unë jam udha"; si Hyj shton: “E vërteta dhe jeta". Me këto dy fjalë tregohet qartas caku i kësaj udhe.

    Pikëmbërritja e kësaj udhe është përfundimi i dëshirës njerëzore. Tash, kryesisht, njeriu dëshiron dy gjëra: më së pari ta njohë të vërtetën, siç i përket natyrës së tij; pastaj të vazhdojë të ekzistojë, e kjo është veti e përbashkët me të gjitha sendet. Në Krishtin gjenden njëra e tjetra. Ai është udha që çon tek e vërteta, madje është vetë e vërteta: Ma mëso, o Zot, të vërtetën tënde e do të eci udhës sate (krh. Ps 86 /85/, 11). Po ashtu ai është udha që shpie në jetë; madje ai vetë është jeta: Ti ma mëson udhën e jetës (krh. Ps 16 /15/, 11).

    Pra, cakun e kësaj udhe e quajti të vërtetë dhe jetë. Më sipër, këta dy emra iu ngjitën Krishtit. Më së pari ai është jeta: pra, thuhet se “në të ishte jeta”, pastaj se ai është e vërteta, pasi “ishte drita e njerëzve” (Gjn 1, 4). E drita është e vërteta. Nëse, pra, kërkon kah t'i bjerësh, pranoje Krishtin sepse ai është udha: “Kjo është udha, asaj bini” (Is 30, 21). Thotë Augustini: “Ec nëpër njeriun e do ta arrish Hyjin". Është më mirë të çalojmë udhës së drejtë se sa të ecim shpejt jashtë rrugës. Kush çalon udhës, edhe pse nuk përparon shumë, prapëseprapë i afrohet cakut. Ndërsa, kush ecën jashtë rrugës, sa më shpejt vrapon, aq më tepër largohet prej cakut.
    Nëse kërkon kah të shkosh, ndiqe Krishtin, sepse ai është e vërteta tek e cila dëshirojmë të mbërrijmë: “Goja ime shpall të vërtetën” (Fu 8, 7). Nëse kërkon ku të ndalesh, qëndro me Krishtin, sepse ai është jeta: “Kush më gjen mua, gjen jetën dhe nxjerr hir prej Zotit” (Fu 8, 35).

    Pra, ndiqe Krishtin nëse do siguri. Nuk do të mund të birresh, sepse ai është udha. Për këtë arsye, ata që e ndjekin atë nuk ecin nëpër vende të papërshkueshme, por nëpër rrugën e drejtë. Po ashtu, nuk mund të ketë gabim, sepse ai është e vërteta dhe tregon të vërtetën. Ai thotë: “Unë linda dhe erdha në botë për të dëshmuar të vërtetën” (Gjn 18, 37). Më në fund, nuk mund të ketë ngatërrim, sepse ai është jeta dhe jep jetë. Ai thotë: “Unë erdha që ta kenë jetën e ta kenë me plotësi” (Gjn 10, 20).
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Faqja 35 prej 35 FillimFillim ... 25333435

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •