Sapo zgjohem në mëngjes, thotë ajo, e hedh veten time në krahët e dashurisë qiellore, si një fëmijë në krahët e atit të tij. Ngrihem me një plan t'i shërbej dhe ta kënaq atë. Dhe nëse kam kohë të lutem, bie në gjunj në prezencën e Tij dhe i flas Atij, sikur ta shihja me të vërtetë me sytë e trupit tim. Ja dorëzoj plotësisht veten dhe dëshiroj që Ati të mbushë çdo boshllëk në mua dhe që të mos vuaj duke bërë atë ditë gjën më të vogël që mund të ofendojë Atë. Më pas, i paraqes Atij të gjitha lutjet që do bëj atë ditë. Me pak fjalë: E dua dhe e lavdëroj Atë për sa kohë që kam kohë të lirë; megjithëse shumë shpesh mezi gjej pak kohë që të them lutjen e Zotit. Por nuk shqetësohem për këtë sepse e kam Zotin gjithmonë në zemrën time, edhe kur jam duke punuar, të cilën e bëj me bindje ndaj vullnetit të Tij, edhe kur tërhiqem me qëllim që t'i lutem Atij. Këtë gjë ma ka mësuar Ai, se çfarë do që të bëj nga dashuria ime për Të, është lutje e vërtetë.
Krijoni Kontakt