Close
Faqja 2 prej 35 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 686
  1. #21
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Marku 10:28-31

    Atehere Pjetri e mori fjalen dhe tha:.

    Jezusi duke u pergjigjur tha: qe te kete lene shtepine, a vellezerit, a motrat, a atin, a nenen, a femijet ose ARAT PER HIRIN TIM dhe PER UNGJILLIN , qe te mos kete marre tani , ne kete kohe, 100-FISH shtepi, vellezer, motra, nena, femije e ARA sebashku me perndjekje dhe ne boten e ardhshme, jeta e perjeteshme.
    Por shume te pare do te jene te fundit dhe shume te fundit do te jen te paret.

    Zoti ju bekofte
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    NGA TRAKTATI “MBI ATI YNË” I SHËN CIPRIANIT, IPESHKËV DHE MARTIR

    Pas ushqimit, kërkohet falja e mëkatit

    Duke e thënë uratën e Zotit, ne kërkojmë: “Bukën tonë të përditshme na e jep sot!”. Kjo gjë mund të merret si në kuptim shpirtëror po ashtu edhe në kuptim material, sepse si njëri kuptim, po ashtu edhe tjetri, në ekonominë hyjnore, na duhen për shëlbim. Dhe vërtet, buka e jetës është Krishti, e kjo bukë nuk u përket të gjithëve, por me siguri na përket neve. Dhe ashtu si themi “Ati ynë”, sepse është Atë i atyre që kuptojnë dhe besojnë, në të njëjtën mënyrë kërkojmë edhe “bukën tonë”, sepse Krishti është buka e atyre që, sikurse ne, ushqehen me trupin e tij.

    Kështu pra, ne kërkojmë që çdo ditë të na jepet kjo bukë. Ne jetojmë në Krishtin dhe çdo ditë marrim Eukaristinë e tij porsi ushqim shëlbimi. Mos të ndodhë që, për shkak të mëkateve të rënda, të na mohohet buka qiellore, dhe kështu duke mos pasur të drejtë që të marrim kungimin, të ndahemi edhe prej korpit të Krishtit. Ai vetë shpalli: “Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit: nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim. E buka që unë do ta jap është korpi im – për jetën e botës” (Gjn 6, 51).

    Thotë se nëse ndokush do të hajë prej bukës së tij, ai do të jetojë në amshim. Është shumë e qartë pra, se jetojnë ata të cilët e shijojnë korpin e tij dhe e marrin Eukaristinë me anë të së drejtës së kungimit. Nga kjo gjë kuptohet se, nëse ndokush i shmanget Eukaristisë, ai ndahet prej trupit të Krishtit, dhe mbetet larg prej shëlbimit, e kjo gjë duhet të na brengosë. Ta lusim Zotin që një gjë e tillë të mos ndodhë. Ai vetë e bën këtë kërcënim, duke thënë: “Nëse nuk e hani korpin e Birit të njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete!” (Gjn 6, 53). Për këtë arsye të kërkojmë që çdo ditë të na jepet buka jonë, domethënë Krishti, në mënyrë që ne, të cilët mbetemi dhe jetojmë në Krishtin, të mos largohemi prej jetës së tij hyjnore. Pas këtyre gjërave lutemi edhe për mëkatet tona, duke thënë: “Na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë”. Pasi e kemi
    kërkuar ndihmën e ushqimit, kërkojmë edhe faljen e mëkateve.

    Vërtet, sa e nevojshme, e urtë dhe e shëndetshme të jemi të vetëdijshëm se jemi mëkatarë, dhe të jemi nxitur të lutemi për mëkatet tona! Në këtë mënyrë, ndërsa i kërkojmë falje Hyjit, shpirti e zgjon ndërgjegjen e vet. Me qëllim që të mos ndodhë që ndokush të parapëlqejë vetveten porsi të ishte i pamëkat dhe, duke u lartësuar, të mos rrëzohet në një mënyrë edhe më rrënimtare, atij personi i tregohet dhe i bëhet e ditur se mëkaton çdo ditë, dhe për këtë arsye i kërkohet që të lutet çdo ditë për mëkatet e veta.

    Kështu qorton edhe shën Gjoni në letrën e tij, duke thënë: “Nëse themi: ne nuk kemi mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Por, nëse i pranojmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë: do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi” (1 Gjn 1, 8-9). Në letrën e tij i ka bashkuar të dy gjërat: se duhet të lutemi për mëkatet tona dhe se kur lutemi fitojmë faljen e mëkateve. Me këtë gjë e ka quajtur edhe Hyjin besnik, sepse ai i mban premtimet e veta për të na i falur mëkatet. Dhe vërtet, ai që na ka mësuar të lutemi për gabimet dhe për mëkatet tona, na ka premtuar edhe mëshirën e tij atërore dhe faljen.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Mos ndoshta duhet te harxhojme me shume kohe me njeri tjetrin sesa te pergjigjemi pyetjeve pa vend ne temat e tjera?
    > Nuk po them ti mbyllim por nuk kemi ndonje urgjence qe ti pergjigjemi brenda sekondit.
    > Ben vaki ca pyetjeve u gjejne pergjigje edhe vete dhe na ndihmojne pak. Bej shaka.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Qenka e vertete qe njerzit qenkan si polet. Te kundertit rrine bashke.
    > Po shihja andej nga sofrat e tjera dhe pashe qe ka me shume gjalleri ndersa ketu po flihet.
    > Zoti eshte i madh. Po te mos ishin ata qe na kundershtojne as besimi yne nuk do ishte kaq i ndezur.
    > Mu kujtua nje shprehje e Shen Agostinit:
    > Pse Zoti i len njerzit e ligj te jetojne e pyeti dikush. Ai iu pergjigj: "Dy jane arsyet. E para qe te kene mundesi kthimi mqns vendi perfundimtar eshte i perjetshem dhe e dyta qe nepermjet tyre te drejtet te shkojne ne parajse."
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    NGA TRAKTATI “MBI ATI YNË” I SHËN CIPRIANIT, IPESHKËV DHE MARTIR

    U shenjtëroftë emri yt

    Sa i çmueshëm është hiri i Zotit, sa i lartë është denjimi i tij e sa e mrekullueshme është mirësia e tij ndaj nesh! Ai deshi që ne ta kremtonim lutjen tonë para tij dhe ta thirrnim me emrin “Atë”, dhe ashtu sikurse Krishti është Biri i Hyjit, edhe ne të quheshim bij të Hyjit. Askush prej nesh nuk do të guxonte ta shqiptonte këtë emër në lutje, po të mos na kishte lejuar ai vetë të luteshim kështu. Duhet pra, vëllezër të dashur, të kujtohemi dhe të dimë se, nëse themi se Hyji është Ati ynë, duhet të sillemi si bij të Hyjit, kështu që, sikurse ne përgëzohemi në Hyjin Atë, kështu të përgëzohet edhe ai në ne.

    Të sillemi si tempull i Hyjit, në mënyrë që të shihet se Hyji banon në ne. Dhe sjellja jonë mos të jetë në kundërshtim me shpirtin, sepse, pasi kemi filluar të jemi krijesa shpirtërore dhe qiellore, nuk duhet të mendojmë as të kryejmë vepra të tjera përpos atyre shpirtërore dhe qiellore, meqë vetë Zoti thotë: “Unë do t’i nderoj ata që më nderojnë, kurse ata që më përbuzin, do të jenë të përbuzur” (1 Sam 2, 30).

    Edhe Apostulli i lumtur në njërën prej letrave të tija ka shkruar: “Nuk i përkitni vetvetes; sepse jeni blerë me çmim të lartë. Prandaj, jepni lavdi Hyjit në trupin tuaj!” (1 Kor 6, 19-20).

    Pas kësaj themi: “U shenjtëroftë emri yt”, jo sepse dëshirojmë që Zoti të shenjtërohet prej lutjeve tona, por sepse i kërkojmë Zotit që në ne të shenjtërohet emri i tij. Nga ana tjetër, prej kujt mund të shenjtërohet Hyji, kur është ai vetë që shenjtëron? Ai tha: “Jini të shenjtë, sepse edhe vetë jam i shenjtë” (Lev 11, 45). Për këtë arsye ne kërkojmë dhe lutemi që, të shenjtëruar me anë të pagëzimit, të jemi të qëndrueshëm në atë çka kemi filluar të jemi. E këtë gjë e kërkojmë çdo ditë. Dhe vërtet, ne kemi nevojë për një shenjtërim të përditshëm. Pasi që mëkatojmë çdo ditë, duhet të pastrohemi prej mëkateve tona me një shenjtërim të pandërprerë.

    Se cili është shenjtërimi që kryhet në ne prej mëshirës së Hyjit, këtë e shpall Apostulli duke thënë: “As fëlligështarët, as idhujtarët, as kurorëthyesit, as homoseksualët e çdo lloji, as vjedhësit, as pijanecët, as shpërrallësit, as cubat nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit. Pra, të tillë ishit disa, por u latë, por u shenjtëruat, por e fituat shfajësimin në saje të Emrit të Jezu Krishtit Zot dhe të Shpirtit të Hyjit tonë” (1 Kor 6, 9-11). Na thotë: u shenjtëruat në emër të Jezu Krishtit Zot dhe të Shpirtit të Hyjit tonë. Ne lutemi që ky shenjtërim të mbetet në ne. E meqë Zoti dhe gjykatësi ynë bën që të mos mëkatojnë më ata që janë shëruar apo ringjallur prej tij, kështu që të mos u ndodhë diçka më e keqe, t’i kërkojmë ditë e natë që të ruajë në ne atë shenjtëri dhe atë jetë, që vjen prej hirit të tij.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Ej mblidhuni pak se kam nje pyetje.
    > Keni degjuar per The disclosure Porject?
    Po shihja rastesisht nje video te nje Dr. Steven Greer po jua jap dhe linkun.

    http://www.aliensthetruth.com/documentaries.php?ID=24

    > Ajo qe arrita te kuptoj te pakten ne fillimin e videos, se akoma se kam pare te gjithen, eshte kjo qe nuk i kane treguar sekretet e UFO-ve sepse kane hallin se nje pjese jane besimtare dhe do kete probleme. Sa e besoni ju kete dhe sa e vertete eshte qe nje dite mund te na tregojne UFO-t?
    La verita' ti rendera' libero!

  7. #27
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Volsiv, jam dakord me ty se ne duhet te kalojme me shume kohe me njeri-tjetrin duke ndare gjera frymore, gjera qe na bashkojne.
    Une ketu po sjell dicka qe kam shkruar disa kohe me pare

    Emri JEZU KRISHT

    Vetem emrin Tend permendim
    Dhe mbushemi me jeten qe Ti ke
    Ky emer eshte e vetmja gje qe kemi
    Dhe perseri Gjithcka eshte per ne

    Ky emer behet ushqim dhe gezim
    Kur mes vellezerish, motrash shqiptohet
    I harrojme komplet problemet e kesaj bote
    Ne gezimin qiellor, fryma jone gezohet

    Ky emer behet inkurajim,
    Dhe cdo gje tek ne merr shprese
    Kujtojme atdheun tone qiellor
    Aty ku ka vec Jete

    Ky emer fort na ngazellon
    Dhe fryma flet me kenge
    Kur zerin Kisha e bashkon
    E mbledhur ne nje vend

    Ky emer behet lavdi per Atin
    Se Ati Birin dha, qe ne te jemi bij,
    Dhe fajet tona t’i shpelaje
    Me Gjakun e Tij

    Ky emer behet vello e Nuses
    Dhe dasmen e Saj kujton
    Kur ne krahet e Dhenderrit do qendroje
    Ne perjetesi gjithmon
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 03-11-2009 më 09:00
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Matrix,

    Shume e bukur!!! Vecse t'i kisha shqiperu nja 2-3 fjale .


    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Matrix duket qe e mira te ka mbush shpirtin dhe per kete lumturohem.
    > Uroj te jesh gjithmone ne drite. Te njejten gje uroj edhe ju te tjeret.
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #30
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit Dielli, je e lire t'i shqiperosh fjalet e poezise sipas deshires

    Edhe ty Volsiv faleminderit. Vetem nje korrigjim i vogel nese me lejon. NUk eshte "e mira" qe na e mbush shpirtin, por Krishti
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Matrix E Mira ose Il somo bene eshte vete Krishti Zot.
    > Kur Shpirti i Shenjte zbret tek dikush vete e mira ka zbritur tek ai.
    > Me pelqen te perdor keta emrat qe percaktojne natyren e Krishtit sesa te perdor emrin e Krishtit vend a pavend.
    La verita' ti rendera' libero!

  12. #32
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Amen vella Volsiv
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Shkruaje me te medha here tjeter, Volsiv . Ne lutje gjithmone i drejtohem Krishtit me kete emer - E MIRA ime. E ku ka me bukur
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Amen të gjitha atyre që keni shkruar,vellëzër dhe motër. Kemi nevojë të ndajmë Krishtin, Zotin tonë me njëri-tjetrin dhe kështu të ndërtohemi.
    Për këtë arsye po sjell edhe unë disa vargje që kam shkruar pak muaj më parë i frymëzuar nga një poezi e një vëllai në Zotin.

    Bashkësia e të Shenjtëve
    Të falenderoj, o Zot, që Nusen kam parë
    Të lirë, të shpenguar dhe pa asnjë barrë!
    Me pranga në burgje e kish lidhur njerëzia
    Botën kish shoqe dhe i ish fsheh bukuria.
    Por i fejuari i saj, që është Perëndia vetë
    Kurrë nuk e ka braktisur ndonjëherë në jetë.
    Për të qënë e pastër Frymën i ka dhënë
    Dhe se shpejt do të vijë ta marrë për ti thënë.
    Armiqtë e saj ta shkatërrojnë duan
    Por se Krishti i ka munduar sa shpejt e harruan.
    Ja, tek po vjen Dhëndrri me retë
    Gruaja e Perëndisë Kisha do të jetë.
    Prandaj, vëllezër dhe motra, për bashkësi të lutemi
    Dita po na afron, por në zemra le të mos ngutemi.
    Biri si fitimtar dasmën po sjell
    S’kemi më frikë se do jetojmë në qiell.
    Të falenderoj, o Zot, që Nusen kam parë
    Të lirë, të shpenguar dhe pa asnjë barrë!
    Sarayu, the one who is streaming.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    M'u duk me vlere qe ta ndaja me ju nje pjese nga fjala historike e Papa Gjon Palit II ne Shqiperi.

    Nga Omelia e Papa Gjon Palit II mbajtur në Katedralen e Shkodrës, më 25 prill 1993


    Sot Kisha rijeton në gjymtyrët e veta misterin e Pashkëve

    Çdo njeri duhet të reflektojë edhe njëherë mbi “çka i ndodhi Jezusit prej Nazaretit” (Lk 24, 19), i dënuar me vdekje dhe i kryqëzuar gati dy mijë vjet më parë. Duhet të reflektojë edhe mbi atë çka ju ndodhi juve gjatë këtyre viteve. Nuk duhet harruar ajo që ngjau! Është e drejtë të shikoni përpara për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe më njerëzore; por duhet mbajtur parasysh përvoja e kaluar, për të shmangur përsëritjen e të njëjtave gabime të një periudhe shumë të mjerueshme. Ajo që ndodhi në Shqipëri, nuk është regjistruar kurrë në histori. Dhe vërtet ”lavdi Zotit që fara s’na u shua, që s’munguan përdëllimet e tija” (Vaj 3, 22). Shqipëria ishte fundosur në një humnerë dhe është një mrekulli që mundi të dalë prej saj pa gjakderdhje. Pikërisht atëherë kur gjithçka dukej e humbur, papritmas erdhi çlirimi.
    “Kjo është dita...”. Sot Kisha rijeton në gjymtyrët e veta Misterin e Pashkëve të Zotit. Ajo gjendet në rrugën për Emaus dhe takon po atë Krishti, i cili, megjithëse nxënësit nuk e njohën fillimisht, u shpjegoi më pas kuptimin e thellë të misterit të mundimit, vdekjes dhe ringjalljes së Tij. “E, që nga Moisiu e të gjithë profetët, - tregon ungjilltari – u shtjelloi krejt çka flitet në Shkrimin shenjt për të” (Lk 24, 27), pra, që Ai duhej të vuante dhe të vdiste për të hyrë në lavdinë e ringjalljes.
    Kisha po rikthehet tek kjo katekezë e parë, tek kjo katekezë Pashkësh të përçuar prej Apostujve, që ngjarja e Emausit të ripërtërihet plotësisht edhe sot në mes jush me krejt plotësinë e vet. Kisha po rikthehet këtu, pas viteve plot ndalime mizore dhe dënime të ashpra, që, - duke marrë zemër nga Fjala e Zotit, - ju mund të provoni në liri të plotë atë çka jetuan nxënësit e Emausit: “Mori bukën, u falënderua, e theu dhe ua dha. Atyre u hapën sytë dhe e njohën...” (Lk 24, 30-31).
    E njohën në sakramentin e Eukaristisë. E njohën me zemër. “Po a nuk na ndizej zemra neve ndërsa po bisedonte udhës me ne dhe na e shtjellonte Shkrimin shenjt?” (Lk 24, 32).
    Ja, Eukaristia kthehet në këtë tokë. Kthehet Kisha, duke dalë nga Katakombet, si në kohët e perandorisë së lashtë romake, e plot gëzim për lirinë e rifituar, shpall: “Krishti u ngjall... Me të vërtetë u ngjall...”.
    E dashur Kishë, e dashur Bashkësi Katolike e Shqipërisë, ki besim dhe shiko me optimizëm të ardhmen tënde! Ashtu si në të kaluarën ke ditur t’i mbetesh besnike të vetmit Zot Jezu Krishti, edhe duke flijuar jetën tënde, ji e gatshme ta pranosh tani Ungjillin e dashurisë hyjnore dhe ta dëshmosh me guxim atë. Jep shembullin e një dashurie pa kushte, të një dashurie që shkon tej caqeve të fyerjeve të bëra dhe madje, duke i harruar, është gatshëm t’i falë përndjekësit e vet.
    Jezusi në kryq duke u lutur për ata që po e kryqëzonin, i kërkoi Zotit t’i falë e nuk dinë ç’bëjnë” (Lk 23, 34), dhe në urtën tonë ”Ati ynë”, Ai na mësoi ta bashkonim kërkesën për faljen e mëkateve tona, me gatishmëri tonë për t’i falur të tjerët. T’i keni gjithmonë në shpirtin tuaj mësimet e Mësuesit hyjnor, veçanërisht në këto çaste ndryshimesh shoqërore dhe kështu të mund të bashkëpunoni për të shkruar faqe pajtimi të plotë e të vërtetë kombëtar në historinë e Vendit tuaj.
    “Rri me ne...” (Lk 24, 29). Fjalët e thëna nga dy nxënësit rrugës për Emaus, tingëllojnë sot në këtë tubim, me një forcë krejt të veçantë. Këto fjalë, në atë kohë, dolën nga zemra e dy njerëzve që kishin përjetuar gjatë tre ditëve përvojën e hidhur të mundimeve të Krishtit dhe të vdekjes së Tij në kryq. Sot, i shqiptoni ju Bij dhe Bija të dashura të Shqipërisë, të këtij Atdheu kaq shumë të vuajtur. I shqiptoni pas dhjetëra vitesh të një martirizimi të vërtetë për Kishën e Krishtit, të një vdekjeje të dekretuar me ligje dhe të zbatuar prej krejt sistemit shoqëror ateist i imponuar nga një shtet totalitar.
    “Rri me ne se u bë natë e dita po shkon në të sosur...” (Lk 24, 29). Rri, o Zot, tani që nata shkoi në të sosur – kjo natë historike e Shqipërisë – dhe ja përsëri lindi dita.
    Rri me ne, o Zot. Po ta dhurojmë ty këtë ditë. Haec dies!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Dashuria pa kushte, kjo eshte gjeja me e bukur e besimit tone.
    La verita' ti rendera' libero!

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Dashuria pa kushte, kjo eshte gjeja me e bukur e besimit tone.
    Amen, VOLSIV! Kjo Dashuri pa kushte eshte vete Zoti yne dhe Ai na ka thirrur qe edhe ne te duam sic do Ai, pa kushte!
    Sarayu, the one who is streaming.

  18. #38
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nuk mund ta argumentoj Zotin


    Si mund ta argumentoj Qenien e cila në çdo aspekt i tejkalon të gjitha strukturat mendore?

    Zoti qenësisht është i ndryshëm nga gjërat që ekzistojnë dhe në mënyrë shkencore nuk mund drejtpërdrejtë të perceptohet, të shikohet dhe të njihet. Me mendje mund t’i njohim gjurmët e Zotit, por nuk mund ta kapim e as ta kuptojmë.


    Zoti nuk është objekt për mendje.

    Po të ishte e mundur të futet Zoti brenda kufirit mendor, atëherë do të mund ta krijonim një. Mirëpo, më së tepërmi që do të fitonim do të ishte një totem.

    Të njihet Zoti -
    këtë nuk mund ta bëj mendja.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Ju bera nje pyetje me pare: "Keni degjuar per The disclosure Porject"?
    Nuk e di a keni informacion por nese dikush eshte ne brendesi te kesaj gjeje, le te bej nje koment te shkurter se c'mendon per kete projekt.

    Peace brother.
    La verita' ti rendera' libero!

  20. #40
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une per vete s'kam degju gje
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 35 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •