Close
Faqja 14 prej 35 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 686
  1. #261
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin

    "shpirti im madheron Zotin dhe fryma ime ngazellon ne Perendine, sepse Ai e shikoi me PELQIM, PERULESINE e SHERBETORES se tij....sepse i PUSHTETMI me BERI GJERA te MEDHA dhe i Shejnte eshte emri i Tij.."

    .
    Mos e moho tjeter SHKRIMIN por citoje ashtu si është, shkrimi thotë:

    46 Atëherë Maria tha:

    “Shpirti im e madhëron Zotin,

    47 shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

    48 sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvuajtur:

    ja, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

    49 sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm

    ‑ i shenjtë është Emri i tij!


    KJDES sepse Bibla uk është vetem ashtu sikurse sekti i juaj e shpjegon por Bibla është ashtu si Shpirti i Perendisë e shtjellon. Te gjithë rreshta dhe të gjitha fjalet qe janë te shenuara duhet lexuar. Asnjëri nuk është më i rendesishem se sa tjetri.

    Pres pergjigjet tua në gjitha pytje emia dhe shkurt pa e teptuar, pergjigju dhe të pergjigjna per ta deshmuar DRITEN qe është në ne, në mua dhe ty, apo edhe errësiren qe mund të na ketë kapluar dhe ne nuke shohim Mbetet ta deshmojmë para njëri tjeteri, por gjithsesi pa anashkaluar asnjë rresht te Bibles.

    Sigurisht se pres pergjigjet tua
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-04-2010 më 08:13
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #262
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Ju thoni se njeriu nuk eshte i keq, dhe ne asnje vend ne bibel nuk thuhet nje gje e till, pra duket sikur une flas kot. Te mendosh e te thuash se njeriu nuk eshte i KEQ, kjo do te thote se, ju nuk kini arritur ende te njihni thelbin e ungjillit.


    Ju ftoj miqesisht qe te lexoni dhe ti perkushtoheni bibles se Zotit, .
    Kjo sjellje e juaja në këto shkrime ngjasojnë shumë me ata qe I akuzojnë te Krishterët per besimin e tyre mbi Krishtin Zot, ata me shkrimet e tyre peretendojnë ta mbrojnë Perendinë. Identik jeni edhe ju në këto shkrime!!

    Ne nuk kemi qellim as të ulim as të ngritim dikënd tjeter, ne vetem se u permbahemi shkrimeve të shenjta ku ato shpjegojnë se Zoti e krijoj njeriun në perngjasimine vet, Ai u bë njeri, Ai e afroj njeriun te Vetvetja dhe Ai njeriut ia besoj Mbretërinë e Vet. Kjo vetem qoftë largut i pengon.


    Nëse kjo qe lexoj nga ju është doktrina e jua dhe bindjet e juaj mbi te Verteten e Zotit dhe shkrimeve të shenjta, beso se me vjen keq per ju!!

    PSH.

    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ne themi se njeriu është i rënë në mëkat, është i robëruar nga mëkati qe trashigoj në zanafillë, është mëkati ai qe e paraqet – e bënë njeriun të keqe sepse Bibla na shpjegon se njeriu eshte krijesë në përngjasimin e Perendisë:

    Hyji tha: “Le ta bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën e në përngjasimin tonë që të jetë zotërues i peshqve të detit, i shpendëve të qiellit, i kafshëve, i mbarë tokës, dhe i çdo zvarraniku që zvarritet mbi tokë”!


    Ju pretendoni se nejriu është I keq dhe krejt I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se Perendia u bë njeri:

    "Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte në Hyjin, dhe Fjala ishte Hyji
    Fjala u bë njeri dhe banoi ndër ne.”.


    Ju pretendoni se Maria është njeri I keq dhe e pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se ajo është nënë e gjymtyrve të Krishtit:

    “Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus”

    Ajo është nënë e Hyjit – Shelbuesit tonë – Krishti Zot dhe njeri:

    “Dhe, nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim?!”
    “Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi Krishti Zot! Dhe, ja shenja për ta njohur: do të gjeni një foshnjë të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd.”


    Ajo është; “hirplote” dhe ZOTI me të:

    “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

    Shkrimet na thonë se ajo është bashkpuntore në planin e Perendisë per shpetimin e nejriut - misherimi I ZOTIT:

    “Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë Biri i Hyjit”

    Më ndodhtë siç the ti!”



    Shkrimet na thonë se ajo është nënë e apostujve:

    “Jezusi, kur pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësin që donte, i tha nënës:
    “Grua, ja, yt bir!” Pastaj i tha nxënësit: “Ja, nëna jote!”



    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ne themi se njeriu është ai qe Perendia ia besoj Veteveten dhe Ai nuk kishte mednimin qe keni ju per njeriun por Zoti ia besoj MBRETËRINË njeriut:

    “Ju jeni ata që, në provat e mia, qëndruat vazhdimisht me mua. Prandaj, unë po jua lë trashëgim Mbretërinë ashtu si ma dha mua im Atë: që të hani e të pini në tryezën time në Mbretërinë time…”(Lk 22; 28-30)


    JU pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se Zoti na besoj perfaqsinë e vet dhe njeriu të perfaqsoj duke bërë nxënës të Tij në boten etë gjithë popujve:

    “Prandaj, shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt”! (Mt 28; 18)

    Ju prendoni se njeriu është I keq dhe krejt I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se njeriut I besua ZOTI:

    “Paqja me ju! Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.”
    Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt!
    Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.” (Gjn 20; 21-23)


    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë dhe duke I quajtur te tjerët errësirë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se njeriut iu besuan qelsat e Mbretërisë së Perendisë:

    “Ti je Pjetër Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!
    Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.” (Mat; 16; 18-19)


    Ju pretendoni se nejriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se njeriu është shtepi – tempull I Zotit dhe Zoti është zbritë në të:

    “Kur erdhi dita e Rrëshajëve, të gjithë ishin së bashku në të njëjtin vend. Dhe, ja, papritmas, u ndie një ushtimë nga qielli si shungullimë e erës së fortë dhe e mbushi të gjithë shtëpinë, ku ata ishin. …. Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt…” (Vap 2; 1-4)



    Ju pretendoni se nejriu është I keq dhe I pa vlerë, mirpro shkrimet na thonë se shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve-njeri:

    “Unë nuk kam as argjend, as ar, por po të jap çka kam: në Emër të Jezu Krishtit Nazarenas, ec!”

    “ Shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve në popull...”

    “Pjetri i tha. “Ene, po të shëron Jezu Krishti! Ngrihu dhe rregulloje vetë shtratin tënd!” Ai aty për aty u ngrit. Të gjithë banorët e Lidës e të Saronit e panë mrekullinë dhe besuan në Zotin (Vap; 9; 32-35)


    “ Pastaj u soll drejt kufomës dhe tha: “Tabitë, çohu!” Ajo hapi sytë, shikoi Pjetrin dhe u ndreq ndenjur. Pjetri i dha dorën dhe e ngriti. Atëherë thirri shenjtërit dhe vejushat e ua tregoi të gjallë. (Vap 9; 39-41)


    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa Jezusi – sipas shkrimeve thotë se të jemi një me Zotin; “bashkë me mua” :

    “Atë, dua që ata, të cilët m’i dhe, të jenë aty ku jam unë, bashkë me mua
    që të gjithë të jenë një. Sikurse ti, Atë, që je në mua dhe unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne”.


    JU pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa shkrimet na thonë se Krishti identifikohet me Kishen-njeri dhe salvimet qe iu bënin Kishes ishin salvime ndaj Krishtit:

    “Saul, Saul, pse po më salvon?” Ai pyeti: “Kush je ti, Zotëri?” E Ai: “Unë jam Jezusi që ti e salvon!

    E të tjera dhe të tjera të cilat janë shumë dhe as qe mund të pershkruhen ne këtë shkrim. Asnjëher Zoti nuk vepron jasht njeriut per njeriun dhe asnjëher Zoti nuk u nda nga njeriu. Nëse njeriu është i keq, si ka mundesi qe Zoti të bashkohet me tëkeqin. JO. JO, harroje, njeriu është i robëruar dhe pasi qe Zoti ta çliroj nga robëria e mëkatit, njeriu bëhet një me Zotin sepse është i Tij.

    E gjithë këto qe u than kan ni emërues – HYJIN – “UNË JAM”. DMTH; kjo qe thuhet nuk ulë Perendinë por kjo e lavderon Perendinë-Dashurinë-Shenjtërinë e Tij.

    Perendia njeriun nuk e ka lënë në dorë të keqit;“I keq” por Perendia nejriun – në perngjasimine Vet, pasi qe ai u vesh me mëkatet si pasojë e nxitjes nga i keqi (djalli), Perednia e ka çliruar nga i keqi duke e shenjtëruar në Vetveten e Tij. Pra njeriu u krijua i mirë, ai u vesh-robërua nga i keqi. Zoti erdhi në botë dhe Zoti u bë njeri, e veshi njeriun me Krisht duke e çliruar nga kjo rëbëri dhe e kthej në gjendjen te cilen ekishte në krijim - në ZOTIN sepse vetem Atij i takon.

    Problemi është se ju nuk e kuptoni se njeriu nuk është I keq sepse sikurse te ishte I keq Ai as qe do të mirrej me të. PSH: djalli është I keq-i se jo njeriu dhe per djallin Zoti nuk u kryqezua dhe nuk u bë një me të por me njeriun duke e zhveshur nga robëria e të keqit. KUJDES me ato dokrrat e juaja duke menduar se po rmbroni Perendinë ndaj KISHES së TIJ dhe në anen tjeter duke e vlersuar njeriun-KISHEN e KRISHTIT të keq. Njeriu vetem kur nuk e njeh Perendinë dhe shenjtërinë e Tij, ai nuk e njeh as nuk e dallon se kush është i keq!! Kujdes me ato akuzat e juaja ndaj njeriut – perngjasimit të Perendisë - fëmijve të Tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-04-2010 më 10:03
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #263
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nje pyetje kisha une dhe doja pergjigje bazuar ne shkrimet:

    Nqs nuk do ishte nderhyrja e Marise ne dasmen ne Kane te Galilese, a do e kishte bere Jezusi mrekulline e shnderrimit te ujit ne vere?

    (Per mua kjo mrekulli, qe eshte dhe mrekullia e pare e Krishtit, eshte nje parashijim i permbushjes se misionit te Krishtit, qe ka ne thelb kalimin nga vdekja (uji) ne jete(vera e re))
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #264
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Me pas kalojme tek pyetja e dyte:

    Nqs Maria nuk do kishte pranuar misherimin e Perendise ne trupin e saj, a do ishte kryer vepra e shpetimit tone?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Toni
    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ne themi se njeriu është i rënë në mëkat, është i robëruar nga mëkati qe trashigoj në zanafillë, është mëkati ai qe e paraqet – e bënë njeriun të keqe sepse Bibla na shpjegon se njeriu eshte krijesë në përngjasimin e Perendisë:
    O Toni, po të njajtën gja themi o Toni. Pse duhet me ba loj fjalsh? Le të shohim njani tjetrin si vllazën, jo si armiq, e do jetë ma e lehtë me kuptue njani tjetrin.

    Njeriu nuk u krijue i keq, por siq e thue edhe ti, e bani të keq mëkati, e robëroi mëkati qi trashëgoi, siq e thue edhe ti, asht mëkati ai qi e paraqet njeriun të keq. Të njajtën gja besoj edhe unë edhe Dëshmusi. Mos bje pre e njohurive të Seminaristit qi gjoja jena gnostikë e lloj e lloj gjana tjerash. Duke mendue se jena gnostikë, DJ, etj, nuk na sheh ma me sytë e Krishtit, por na sheh si armiq, e sillesh sikur me kenë të tillë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #266
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Me pas kalojme tek pyetja e dyte:

    Nqs Maria nuk do kishte pranuar misherimin e Perendise ne trupin e saj, a do ishte kryer vepra e shpetimit tone?
    Matrix vëlla, pershendetje!

    Shiko se si është puna, ajo qe ka ndodhur në rastin Maria, nuk është parësore vlera e nejriut - por e Perendisë, por. kjo e ngritë Marinë sepse ajo ishte në planin e Zotit qe nepermes krahrorit të sajë të MIsherohet Ai dhe të vij në botë per ta Shelbuar njerëzimin. Pra siq thotë edhe ajo vet; "Punë të nadhe per mua bëri Perendia". Ajo është bashk-puntor-e në planin e Perendisë per Shelbim dhe ky bashk-punim dhe kjo "po" - he e Marisë e ngritë ne shkallen me të lartë e njerëzve. Sikurse Eva qe është bashk-puntor-e në planine djallit qe njeriu të bie në mëkat dhe nga qe ajo ishte shkak neper te cilen erdhi mëkati.

    Plani i Zotit nuk vihet në pikpytje, por Maria ishte në planin e Perendisë (e pati fatin) - Zoti ka dasht qe mos të jetë ni grua tjeter por Maria, prandaj nëse e pranon njeriu Marinë në planine e Zotit ashtu skiurse është dhe qe e ka pranuar vet Zoti, ajo është Eva e re - nëna e të krishterve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-04-2010 më 10:39
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Zhan Gijon

    Gëzim në Persekutime

    Faleminderit për keqardhjen tënde për kohët e vështira në dukje që po kaloj. Perëndia më ka lejuar që ti shoh vetëm si bekime. Unë besoj se ajo që duket se do e shkatërrojë të vërtetën, në fund, do ta ndërtojë. Ata që praktikojnë dhe predikojnë një mardhënje të brendshme dhe të thellë me Krishtin do të vuajnë me të vërtetë shumë persekutim.

    Asgjë nuk ka ndonjë vlerë veç se dashurisë së Perëndisë dhe të bërit vullnetin e Tij. Nuk ka lumturi jashtë Tij. Asnjë njeri nuk mund të ta marrë gëzimin që lind nga dorëzimi total i vetvetes në Të. Dëshira ime e vetme është që ta dorëzoj tërësisht veten time në duart e Perëndisë pa pasur idenë e të kthyerit prapa apo të frikës se çfarë mund të ndodhë me mua.

    Dhe kur jam në vullnetin tënd, O Zot, si mund të mos jemë e kënaqur? Kur dashuria e Perëndisë të bën ty një qytetar të lirë të mbretërisë së Tij, cila është ajo fuqi që mund të të burgosë? Kur Perëndia ta mbush zemrën me Veten e Tij, kjo botë duket me të vërtetë e vogël. Të dua o Zot, jo vetëm si Mbretin e universit, por për Ty Vetë. Dhe të dua Ty dhe të gjithë popullin Tënd, për hirin tënd vetëm.

    Ti je bërë kaq i lidhur me mua sa Ti je Fryma e frymës sime dhe Jeta e jetës sime. Jam ndërthurur kaq shumë në Ty saqë nuk mund ta imagjinoj ekzistencën time pa Ty. Nëse të gjithë më braktisin, Ti, Dashuria Hyjnore, jeton. Dhe unë jetoj në Ty.


    Ky është pusi i thellë ku unë fshihem gjatë kohës së persekutimeve. Sa e mrekullueshme është të humbasësh në Perëndinë! Sa e mrekullueshme të braktisesh vetëm në vullnetin e Tij!

    Sa i lumtur do jesh kur të mos jetosh më nëpërmjet fuqive të tua, por nëpërmjet fuqisë së Perëndisë. Kush mund të të ndajë nga Perëndia? Absolutisht asnjë njeri nuk mund të të shkëpusë nga dora e Atit. Të gjitha gjërat janë mirë kur ti je në një unitet të tillë me Të.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #268
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Me pas kalojme tek pyetja e dyte:

    Nqs Maria nuk do kishte pranuar misherimin e Perendise ne trupin e saj, a do ishte kryer vepra e shpetimit tone?
    Kjo pyetje eshte njesoj sikur se pyetja qe une do te shtroja tani. Nese populli i Izraelit nuk do ti bindej Zotit a do te sillte Perendia permes ketij populli Mesian e premtuar qe u be qe ne kohen e Abrahamit per kete popull dhe I cili do te shpetonte boten?

    Kam pershtypjen se pergjigja eshte ne bibel.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  9. #269
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Nje pyetje kisha une dhe doja pergjigje bazuar ne shkrimet:

    Nqs nuk do ishte nderhyrja e Marise ne dasmen ne Kane te Galilese, a do e kishte bere Jezusi mrekulline e shnderrimit te ujit ne vere?

    (Per mua kjo mrekulli, qe eshte dhe mrekullia e pare e Krishtit, eshte nje parashijim i permbushjes se misionit te Krishtit, qe ka ne thelb kalimin nga vdekja (uji) ne jete(vera e re))
    Ne fakt shikojme MAtrix qe Jezusi u pergjigj dhe i tha Marias : O grua ckerkon nga Une ? Ora ime sak ardhur akoma.
    jezusi nuk e quan o nene dhe i thote se cfare po kerkon prej Tij? DUket pak si sjellje jo e mire ndaj nenes. Por ne fakt edhe maria nuk eshte se ia ktheu me te keq.
    Une do te shtroja pyetjen perse Jezusi iu pergjigj asaj ne kete menyre?


    Gjithashtu do te them edhe dicka qe ne bibel nuk gjejme me asnje rast tjeter ku Maria te nderhynte tek Ai per te bere dicka. Por kemi raste te tjera ku Jezusi thote qe me kerkoni dhe do te gjeni pergjigje. Pershembull une e kam sqaruar tek tema e lutjes.

    Pse Jezusi u tha dishepujve qe te kerkojne ne lutje qe vullneti i Atit qe eshte ne qiell te behet ne toke ?

    Pse jezusi u thote dishepujve qe te kerkojne ne lutje qe Zoti te dergoje punetore ne te korrat?

    A ishte kjo fjala vetem per dishepujt atehere apo edhe per dishepujt sot?

    Kush quhen sot dishepuj?
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #270
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga albani1 Lexo Postimin
    jezusi nuk e quan o nene dhe i thote se cfare po kerkon prej Tij? DUket pak si sjellje jo e mire ndaj nenes. Por ne fakt edhe maria nuk eshte se ia ktheu me te keq.
    Sipas teje dhe bindjeve - shpjegimeve tua, Jezusi na qenka ni "arrogant"!! Jezusi as me armiqë - ata qe e denuan dhe e vranë në trup, Ai nuk u sjell në mënyrë arrogante e lere ma me nënen e vet.

    Ju nga armiqesia qe keni me Marinë - Even e Re - nënen e Kishes, jeni në gjendje ta paraqitni edhe Shkrimin e Shenjt ndryshe nga ajo qe është dhe Jezusin si "person arrognat qe as nënene e vet nuk erespekton", sipas asaj teorie të juaja boshe Krishti na "qenka" ni person qe nuk respekton as njërin nder dhjet urdhërimet e Perendisë; " 4. Ndero prinderit .."!! Mazamakeq.

    O grua ckerkon nga Une
    jezusi nuk e quan o nene .
    .

    U lutem të lexoni nga tema dhe mos i persëritni shkrimet - pytjet. Ja, ne kete temë është pergjigja lidhur me thënjen e Jezusit nënes; "Grua" e jo nënë, LEXOJE:

    Postuar më parë nga Seminaristi

    Perse Jezusi e therret Nenen e Tij, Grua?

    Qe ta kuptojme, mund te pyesim paralelisht, se perse Jezusi i drejtohet vetes me bir i njeriut? Mos valle Ai nuk lindi nga nje prind me emer te caktuar?

    Pergjigja, ne te dyja rastet, eshte e thjeshte: Grua, sikurse termi Bir njeriu, eshte perdorur ne DHV, madje edhe ne Zbulesen 12, per te treguar rolin unik te asaj prej se ciles do te lindte Krishti, ashtu sikurse termi Bir Njeriu, i perdorur ne DHV (Danieli) ishte term Mesianik.

    Fakti qe Jezusi i drejtohet se Emes me termin Grua, tregon qarte, se Maria eshte Gruaja ne fjale dhe se roli i Marise eshte SHUME me teper se sa thjeshte i nje nene qe u perdor si vegel qorre per misherimin e Birit te Perendise, sic e katandisin ungjilloret ne teologjine tyre
    .
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=233
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-04-2010 më 14:32
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #271
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Luani33 Lexo Postimin

    Po te jap nje rast te thjeshte Ikonat e pa fund,te Maries grua e re,me birin e saj te vogel(topolak e faqekuq)i ushqyer dhe veshur me se miri ,ku ne cdo kishe mund te shohesh ,ku grixha e Zotit,duket me lutje e nderim, ne keto piktura,dhe me berjen e kryqit me duar recprokisht si mbas kishave,ndezjes se qirijve prane tyre duke i shoqeruar plot lutje per hallet e tyre .

    Nuk po zgjatem shume,me pershkrimin e nje feste tradicjonale(qe vazhdon prej qindra vitesh) ne nje qytet ne Evrope ,ku kam marre pjese personalisht.

    Festen me te madhe e kishin te bazuar mbi nderimin e nje Ikone 600vjecare(1m-2m) ku ne fokus eshte nje portet i Maries me Krishtin e vogel ,ne preher..
    Kjo feste ishte me e rendesishme ne ate qytet,per kreret e kishes,edhe se Krishtelindjet,edhe se pashket!
    Sepse ikona cilsohej :"Mrojtesja e qytetit!
    A nuk eshte kjo nje idhujtari?
    Te thuash qe nje ikone e Maries me Krishtin femi perben idhujtari, eshte njesoj si te thuash qe me Zbulesen 12, ku paraqitet ne vizion nje Grua e veshur me diell dhe me hene nen kembe plus me kurore me 12 yje, dhe qe kjo Grua lindi Krishtin e me pas ishte me Krishtin femi ne krah, eshte po ashtu idhujtari!

    Te thuash qe nuk eshte e denje te paraqesesh Krishtin femi ne krahe te Maries, sepse eshte ulje dinjiteti per Krishtin, teologjikisht je duke thene qe Krishti femi nuk ishte Perendia-njeri. Atehere i bie qe ajo qe beson eshte se Krishti ishte tjeter nga Fjala dhe se keta u bashkuan atehere kur Krishti ishte ne moshe madhore. Kjo eshte pa me te voglin ndryshim Herezia Nestoriane.


    Keshtu qe, duke e paraqitur ne nje ikone Krishtin femi ne krahe te Maries, Kisha nuk ben gje tjeter vecse pohon DOGMEN se femija qe lindi Maria eshte Fjala, Logosi, Bir i Perendise.



    Ne Kishat ortodokse e katolike nuk ka feste me te madhe se sa Pashket dhe Krishtlindjet.


    Per pikat e tjera, preferoj diksutimin ta vazhdoj me deshmuesin dhe marcus1, meqe tek ta perfshihen te gjitha temat ne diksutim.

  12. #272
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Ajo qe ju seminarist e toni77 nuk kuptoni eshte fakti se, biblen nuk e vendosni si te vetmen fjale prej nga ku duhet te mbeshtete cdo doktrine apo mesim i krishtere qofte dhe religjionoz. Fakti tjeter eshte se, ju seminarist, sa here bije fjala per ata qe nuk i perkasin orthodhoksise, i paragjykoni dhe nuk deshironi ti pranoni si pjese e trupit te Krishtit ( a thua kjo varet nga ju). Megjthate kjo eshte puna juaj, sa per mua, pak rendsi ka se cfar ju mendoni, e rendesishme eshte se cfar Zoti mendon.
    Nuk eshte e vertete, qe injorojme Biblen, deshmues. Une jam i sigurte qe ngjet e kunderta. Ungjilloret, duke krijuar nje set doktrinash, e kane KYCUR Biblen brenda ketij sistemi dhe nuk mund te dalin jashte tij.

    Ja te te ja nje shembull, te cilin ju e keni anashkaluar ne keto diskutime:

    Gjoni 20:22-23
    22 Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha:“Merrni Shpirtin Shenjt! 23 Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.”

    Thuame tashti, a ka ndonje ungjillor qe ka pare zbatimin e ketij mesimi biblik ne bashkesite/grupimet ungjillore ku ata mblidhen? Thuameni konkretisht se si e zbatoni kete mesim ne jeten e komunitetit tuaj?


    [




    Ju thoni se njeriu nuk eshte i keq, dhe ne asnje vend ne bibel nuk thuhet nje gje e till, pra duket sikur une flas kot. Te mendosh e te thuash se njeriu nuk eshte i KEQ, kjo do te thote se, ju nuk kini arritur ende te njihni thelbin e ungjillit. Myslimanet ne thelb te doktrines se tyre, e vendosin njeriun, duke e quajtur, kirjese te mire dhe te drejte, dhe me pas, thone ata, ne meomente te caktuara ai behet i keq, por jo se ai lid i keq.
    Nuk ka diksutim. Ne, te krishteret ortodokse e katolike, bazuar ne Zbulesen (Bibla) themi se NJERIU edhe e GJITHE krijesa u krijua e mire. Nuk ka asgje ne njeriun qe te jete e keqe nga natyra. Madje e keqa nuk ka ekzistence ne thelb, nuk ka substance. Ne nuk besojme se pas renies, njeriu ndryshoi substance dhe u BE i KEQ. Kjo eshte teori Gnostike dhe do kishte si rrjedhoje pamundesine e te Berit Njeri te Krishtit.

    Ne, ortodokse e katolike, meqe bere krahasim me muslimanet, te cilet jane pjese e mesimit heretik Pelasgian (shek.4), JEMI NE MES te dy skajeve te kunderta heretike. Njeri skaj jane ata qe e paraqesin njeriun dhe materien te keqe (gnostiket), ku mesa duket hyni dhe ju me mendimet qe keni, ndersa skaji tjeter jane pelasgianet, ku hyjne muslimanet, te cilet e shohi renien e njeriut te kufizuar ne planin individual.

    Pozicioni ortodoks i MESIT meson se njeriu, i krijuar i mire, bazuar ne vullnetin dhe lirine e dhene atij nga Zoti, zgjodhi mosberjen e vullnetit te Zotit dhe si pasoje ra, u semur, u be pre e vdekjes, dhe me ane te trashegimise nepermjet lindjes kjo gjendje percillet ne te gjithe brezat. Por kjo nuk do te thote se njeriu, me renien, iu asgjesua forca dhe aftesia per te kerkuar dhe qendruar me Zotin.
    Tregues per kete, nder shume e shume pjese te Bibles, mund te marrim kapitullin 11 te Hebrejve. A do mundej Pali aty te jepte ato shembuj nga DHV nqs njeriu do ishte i asgjesuar, sic thoni ju?



    Nqs, mbetet ndonje pike pa iu referuar per ti dhene pergjigje - me thoni!

  13. #273
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Jo Toni vëlla. Jo më kot kur shkrimi bën këtë paralelizëm nuk thotë se robërinë na e shkaktoi Eva, por thotë se e keqja na erdhi nga Adami. Pra, Eva ishte në Adamin.

    Ρωμ. 5:12 Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan;
    Ρωμ. 5:13 sepse, derisa u shpall ligji, mëkati ekzistonte në botë; por mëkati nuk numërohet nëse nuk ka ligj;
    Ρωμ. 5:14 por vdekja mbretëroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata që nuk kishin mëkatuar me një shkelje të ngjashme nga ajo e Adamit, që është figura e atij që duhej të vinte.
    Ρωμ. 5:15 Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë.
    Ρωμ. 5:16 Sa për dhuntinë, nuk ndodhi si për atë një që mëkatoi, sepse gjykimi prodhoi dënimin nga një shkelje e vetme, por hiri prodhoi shfajësimin nga shumë shkelje.
    Ρωμ. 5:17 Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.
    Ρωμ. 5:18 Prandaj, ashtu si për një shkelje të vetme dënimi u shtri mbi të gjithë njerëzit, ashtu edhe me një akt të vetëm drejtësie, hiri u shtri mbi gjithë njerëzit për shfajësimin e jetës.


    1Κορ. 15:22 Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin,

    Edhe një herë po e them, le të mos luajmë lojë fjalësh dhe të na akuzoni me pa të drejtë si gnostikë apo ku e di unë se çfarë. Perëndia e krijoji njeriun të mirë, por me futjen e mëkatit, njeriu u bë mëkatar. A mund të thuash se një mëkatar është i mirë?



    E lexove Marcus1, 1Tim 2:14
    "Dhe nuk qe gënjyer Adami, por, gruaja e gënjyer, e theu urdhrin."


    A e kupton tashti kontekstin e Romakeve qe jep ti? Pali nuk mohon aty se Eva mekatoi e para as se pergjegjesine e pare e mban ajo.


    Diku tjetër shkrimi na thotë se ASGJË e mirë nuk ka në njeriun.

    Si mund ta thuash kete, kur Bibla (DHV) dhe ungjijte jane mbushur me deshmi mbi njerezit e drejte?
    Psh, si mund te quhet Zaharia dhe Elizabeta ne ungjill si njerez te drejte?
    Si mund te shprehet Zoti ne DHV per Davidin si njeri sipas zemres se Zotit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 20-04-2010 më 15:05

  14. #274
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga albani1 Lexo Postimin
    Ne fakt shikojme MAtrix qe Jezusi u pergjigj dhe i tha Marias : O grua ckerkon nga Une ? Ora ime sak ardhur akoma.
    jezusi nuk e quan o nene dhe i thote se cfare po kerkon prej Tij? DUket pak si sjellje jo e mire ndaj nenes. Por ne fakt edhe maria nuk eshte se ia ktheu me te keq.
    Une do te shtroja pyetjen perse Jezusi iu pergjigj asaj ne kete menyre?
    Sic e shikoni, kete teorine, se Jezusi e therriste Grua Marine per te treguar se pas lindjes ai distancohet nga lidhjet njerezore te gjakut dhe se nuk e konsideron me Nene Marien, por thjeshte Grua, nuk e ka vetem Deshmuesi, Marcus1 por edhe ungjilloret e tjere.

    Kjo Teori eshte kryekeput Nestoriane.

    Keshtu vertetohet ajo qe them une se, ungjilloret edhe pse ne menyre formale nuk jane Nestoriane, bazuar ne ate cfare mesojne, JANE!


    Ne nje kohe qe termi GRUA, i perdorur per ate qe do linde Krishtin qe ne librin e gjenezes e deri tek Zbulesa - dhe nuk ka asnje Apostoll apo Profet, per te cilet te behet fjale qe nga libri i pare i Bibles e deri tek libri i fundit - tregon VECANTINE e Maries ne planin hyjnor edhe jo perjashtimin e saj.

    Maria eshte GRUAJA te cilen Zoti tha se do ta ve ne armiqesi me djallin (Gjeneza). Maria eshte GRUAJA qe, me bindjen e saj, paraqitet si e veshur me diell dhe me henen nden kembe dhe me kurore me 12 yje (Zbulesa 12).

    Keshtu qe i bie qe me termin GRUA Krishti jo vetem qe pohon se Maria eshte Nena e Tij, por me teper se sa thjeshte lidhje gjaku Krishti pohon edhe vendin e saj ne planin e shpetimit.

    Gruaja tek Gjeneza 3 dhe Gruaja tek Zbulesa 12 flasin qarte per vecantine e Maries.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 20-04-2010 më 15:42

  15. #275
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Nje pyetje kisha une dhe doja pergjigje bazuar ne shkrimet:

    Nqs nuk do ishte nderhyrja e Marise ne dasmen ne Kane te Galilese, a do e kishte bere Jezusi mrekulline e shnderrimit te ujit ne vere?

    (Per mua kjo mrekulli, qe eshte dhe mrekullia e pare e Krishtit, eshte nje parashijim i permbushjes se misionit te Krishtit, qe ka ne thelb kalimin nga vdekja (uji) ne jete(vera e re))
    Matrix!
    "-Cdo njeri nxjerr ne fillim veren me te mire dhe ,kur te ftuarit kane pire shume, nxjerr veren e keqe;ti perkundrazi,e ke ruajtur veren mire deri tani!"

    Ti e di shume mire se ky eshte kuptimi kryesor i Kthimit te ujit ne vere ne Kane.

    Pra ne e dime : qe Krishti eshte Vera e Re dhe e mire!. Liria ne Jezus Krishtin.
    Kujdes vella pa e kuptuar kthehesh ne shijimin e Veres se Vjeter futesh pa e kuptuar nen Ligj!
    Edhe e vera e Vjeter, vere eshte, por ....nuk eshte nga Gjaku i Krishtit qe u derdh ne Kryq per ne.Nga i cili morem Jeten.
    Nese dikush ka shijuar vetem veren e Vjeter,dhe nuk e ka provuar kurre te rene,
    - Eshte normale qe te mbroje vlerat dhe shijen e Veres se Vjeter!

    Por, per dike qe ka shijur Veren e Re ,mbas te Vjetres.
    Dhe rifillon te mbroje cilesite e te Vjetres,A mos valle ka problem ne shijet e gustimit?
    Apo ndikohet nga gustimi i te tjereve?

    Tani per pyetjen :
    --Nese Marta dhe Maria nuk do te njoftonin per vdekjen e Llazarit a nuk do te mbetesh pa u kryer mrekullia?
    --Nese gruaja Samaritane nuk do ta ngacmonte ne diskutim Jezusin ,a nuk do mbetej po u shpallur mesazhi i Tij?
    --Nese ata njerez te mjere tek te cilet Ai kreu mrekulli, nuk i luteshin a nuk do te mbeteshin pa u kryer mrekullite?
    E pra nuk ka ndonje rendesi se kush ngacmon .E rendesishme ishte qe :
    Krishti edhe aspektet e perditshme i perdorte per te lene mesazhet e Tij.
    --Ndryshe(sipas aludimit tend) duhet te kemi mirnjohje per lebrozet ,te paralizuarit,te verberit,si edhe farisejte qe duke e provokuar e detyronin Ate te bente mrekulli dhe nxirrte nga goja mesazhet e Tij!
    Apo jo?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 20-04-2010 më 20:13

  16. #276
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Kjo sjellje e juaja në këto shkrime ngjasojnë shumë me ata qe I akuzojnë te Krishterët per besimin e tyre mbi Krishtin Zot, ata me shkrimet e tyre peretendojnë ta mbrojnë Perendinë. Identik jeni edhe ju në këto shkrime!!

    Ne nuk kemi qellim as të ulim as të ngritim dikënd tjeter, ne vetem se u permbahemi shkrimeve të shenjta ku ato shpjegojnë se Zoti e krijoj njeriun në perngjasimine vet, Ai u bë njeri, Ai e afroj njeriun te Vetvetja dhe Ai njeriut ia besoj Mbretërinë e Vet. Kjo vetem qoftë largut i pengon.


    Nëse kjo qe lexoj nga ju është doktrina e jua dhe bindjet e juaj mbi te Verteten e Zotit dhe shkrimeve të shenjta, beso se me vjen keq per ju!!

    PSH.

    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ne themi se njeriu është i rënë në mëkat, është i robëruar nga mëkati qe trashigoj në zanafillë, është mëkati ai qe e paraqet – e bënë njeriun të keqe sepse Bibla na shpjegon se njeriu eshte krijesë në përngjasimin e Perendisë:

    Hyji tha: “Le ta bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën e në përngjasimin tonë që të jetë zotërues i peshqve të detit, i shpendëve të qiellit, i kafshëve, i mbarë tokës, dhe i çdo zvarraniku që zvarritet mbi tokë”!


    Ju pretendoni se nejriu është I keq dhe krejt I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se Perendia u bë njeri:

    "Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte në Hyjin, dhe Fjala ishte Hyji
    Fjala u bë njeri dhe banoi ndër ne.”.


    Ju pretendoni se Maria është njeri I keq dhe e pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se ajo është nënë e gjymtyrve të Krishtit:

    “Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus”

    Ajo është nënë e Hyjit – Shelbuesit tonë – Krishti Zot dhe njeri:

    “Dhe, nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim?!”
    “Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi Krishti Zot! Dhe, ja shenja për ta njohur: do të gjeni një foshnjë të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd.”


    Ajo është; “hirplote” dhe ZOTI me të:

    “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

    Shkrimet na thonë se ajo është bashkpuntore në planin e Perendisë per shpetimin e nejriut - misherimi I ZOTIT:

    “Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë Biri i Hyjit”

    Më ndodhtë siç the ti!”



    Shkrimet na thonë se ajo është nënë e apostujve:

    “Jezusi, kur pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësin që donte, i tha nënës:
    “Grua, ja, yt bir!” Pastaj i tha nxënësit: “Ja, nëna jote!”



    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ne themi se njeriu është ai qe Perendia ia besoj Veteveten dhe Ai nuk kishte mednimin qe keni ju per njeriun por Zoti ia besoj MBRETËRINË njeriut:

    “Ju jeni ata që, në provat e mia, qëndruat vazhdimisht me mua. Prandaj, unë po jua lë trashëgim Mbretërinë ashtu si ma dha mua im Atë: që të hani e të pini në tryezën time në Mbretërinë time…”(Lk 22; 28-30)


    JU pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se Zoti na besoj perfaqsinë e vet dhe njeriu të perfaqsoj duke bërë nxënës të Tij në boten etë gjithë popujve:

    “Prandaj, shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt”! (Mt 28; 18)

    Ju prendoni se njeriu është I keq dhe krejt I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se njeriut I besua ZOTI:

    “Paqja me ju! Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.”
    Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt!
    Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.” (Gjn 20; 21-23)


    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë dhe duke I quajtur te tjerët errësirë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se njeriut iu besuan qelsat e Mbretërisë së Perendisë:

    “Ti je Pjetër Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!
    Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.” (Mat; 16; 18-19)


    Ju pretendoni se nejriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se njeriu është shtepi – tempull I Zotit dhe Zoti është zbritë në të:

    “Kur erdhi dita e Rrëshajëve, të gjithë ishin së bashku në të njëjtin vend. Dhe, ja, papritmas, u ndie një ushtimë nga qielli si shungullimë e erës së fortë dhe e mbushi të gjithë shtëpinë, ku ata ishin. …. Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt…” (Vap 2; 1-4)



    Ju pretendoni se nejriu është I keq dhe I pa vlerë, mirpro shkrimet na thonë se shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve-njeri:

    “Unë nuk kam as argjend, as ar, por po të jap çka kam: në Emër të Jezu Krishtit Nazarenas, ec!”

    “ Shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve në popull...”

    “Pjetri i tha. “Ene, po të shëron Jezu Krishti! Ngrihu dhe rregulloje vetë shtratin tënd!” Ai aty për aty u ngrit. Të gjithë banorët e Lidës e të Saronit e panë mrekullinë dhe besuan në Zotin (Vap; 9; 32-35)


    “ Pastaj u soll drejt kufomës dhe tha: “Tabitë, çohu!” Ajo hapi sytë, shikoi Pjetrin dhe u ndreq ndenjur. Pjetri i dha dorën dhe e ngriti. Atëherë thirri shenjtërit dhe vejushat e ua tregoi të gjallë. (Vap 9; 39-41)


    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa Jezusi – sipas shkrimeve thotë se të jemi një me Zotin; “bashkë me mua” :

    “Atë, dua që ata, të cilët m’i dhe, të jenë aty ku jam unë, bashkë me mua
    që të gjithë të jenë një. Sikurse ti, Atë, që je në mua dhe unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne”.


    JU pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa shkrimet na thonë se Krishti identifikohet me Kishen-njeri dhe salvimet qe iu bënin Kishes ishin salvime ndaj Krishtit:

    “Saul, Saul, pse po më salvon?” Ai pyeti: “Kush je ti, Zotëri?” E Ai: “Unë jam Jezusi që ti e salvon!

    E të tjera dhe të tjera të cilat janë shumë dhe as qe mund të pershkruhen ne këtë shkrim. Asnjëher Zoti nuk vepron jasht njeriut per njeriun dhe asnjëher Zoti nuk u nda nga njeriu. Nëse njeriu është i keq, si ka mundesi qe Zoti të bashkohet me tëkeqin. JO. JO, harroje, njeriu është i robëruar dhe pasi qe Zoti ta çliroj nga robëria e mëkatit, njeriu bëhet një me Zotin sepse është i Tij.

    E gjithë këto qe u than kan ni emërues – HYJIN – “UNË JAM”. DMTH; kjo qe thuhet nuk ulë Perendinë por kjo e lavderon Perendinë-Dashurinë-Shenjtërinë e Tij.

    Perendia njeriun nuk e ka lënë në dorë të keqit;“I keq” por Perendia nejriun – në perngjasimine Vet, pasi qe ai u vesh me mëkatet si pasojë e nxitjes nga i keqi (djalli), Perednia e ka çliruar nga i keqi duke e shenjtëruar në Vetveten e Tij. Pra njeriu u krijua i mirë, ai u vesh-robërua nga i keqi. Zoti erdhi në botë dhe Zoti u bë njeri, e veshi njeriun me Krisht duke e çliruar nga kjo rëbëri dhe e kthej në gjendjen te cilen ekishte në krijim - në ZOTIN sepse vetem Atij i takon.

    Problemi është se ju nuk e kuptoni se njeriu nuk është I keq sepse sikurse te ishte I keq Ai as qe do të mirrej me të. PSH: djalli është I keq-i se jo njeriu dhe per djallin Zoti nuk u kryqezua dhe nuk u bë një me të por me njeriun duke e zhveshur nga robëria e të keqit. KUJDES me ato dokrrat e juaja duke menduar se po rmbroni Perendinë ndaj KISHES së TIJ dhe në anen tjeter duke e vlersuar njeriun-KISHEN e KRISHTIT të keq. Njeriu vetem kur nuk e njeh Perendinë dhe shenjtërinë e Tij, ai nuk e njeh as nuk e dallon se kush është i keq!! Kujdes me ato akuzat e juaja ndaj njeriut – perngjasimit të Perendisë - fëmijve të Tij.

    1-Toni 77 ju ftoj te jeni me i bute dhe me i cilter, dhe me me pak akuza, pa paragjykuar besimin tim. Nese deshrion qe te diskutosh me mua, ji me i permbajtur. Ne shkrimet e mia kam sjelle vetem bibel dhe jo religjion. Juve ju ben pershtypje, se pozicioni juaj eshte me syte e religjionit.

    2- Vertet Perendia e krijoi njeriun ne nje perngjasim me veten e tij, dhe dihet plotesisht se Jezusi e VESHI Njeriun, por nuk u be NJERI, dmth ADAMI tokesor, pra Ai nuk ishte pasardhes i tij, ashtu sic jemi ne dhe mbare njerzimi. Mendoj se duhet ti kushtosh shume vemendje ketij Fakti, te cilen Pali e sqaron tek filipianet, kur thote se, Ai u be i NGJASHEM me NJERZIT, duke u gjendur ne fytyre PORSI NJERZIT. Askund nuk thuhet se Jezusi u be NJERIU, dmth ADAMI tokesor i vdekur nen mekat, ashtu sic ti pohon. Perkundrazi, Ai erdhi nga QIEJTE, ADAMI prej QIEJVE, dhe e veshi NJERIUN qe te ngjiste si NJERI, por asnjeher ne thelb NJERI, sepse NJERIU eshte i KEQ, mekatar dhe i vdekshem. Nese deshiron po ti sjell keto vargje te filipianeve edhe nga bibla katolike, perkthyer nga Dom Simon Filipaj.

    ".... dhe ( Jezusi) u be i NGJASHEM me NJEREZ, per kah PAMJA e JASHTME dukej VETEM NJERI..."

    Pra Jezusi u be i NGJASHEM nga pamja e JASHTME plotesisht si NJERIU, sepse nga BRENDA Ai ishte Biri i Perendise, kurse njeriu nga BRENDA eshte i KEQ, sepse nga zemra e tij dalin te gjitha mendimet e mbrapshta: Mat:15:19.

    3- Nuk eshte deshmuesi ai qe thote, se, njeriu eshte i keq. Eshte deshmia e Jezusit, i cili thote se, Ajo qe del nga zemra e njeriut e ndot ate. Nese njeriu nuk do te ishte i keq, nuk kishte arsye se perse Jezusi te vinte. Nese do te kishte qofte dhe nje njeri te vetem ne kete ruzull, qe do te ishte i MIRE ( pa mekat), gjithmone simbas veshtrimit te Perendise dhe jo vleresimit te njeriut, nuk kishte se perse Perendia te na dergonte Shpetimtiarin Jezus.
    Ju vazhdoni te lozni loje fjalesh. Ju thoni se, njeriu ne thelb eshte i mire, por renia e tij ne mekat eshte e keqe. Pra simbas jush kjo nuk do te thote, gjendje e KEQE njeriut. Ky lloj arsyetimi qe ju beni, eshte njesoj sikur te thuash per nje te semure se, ai eshte ne regull fizikisht , por fajin e ka semundja. Pra ju nuk pranoni GJENDJEN ne te cilen aktualisht njeriu ndodhet, por perpiqeni ta ndani njeriun vec, dhe mekatin vec. Kjo lloj ndarje qe ju i beni njeriut nga mekati, eshte pikerisht justifikimi qe perdori Adami ne Eden, kur Perendia i tha: Mos ke ngrene nga fruti i ndaluar? Adami i tha: Gruaja qe ti me dhe , me dha qe ta haja.
    Mendimi juaj, mbase eshte dhe mesimi i religjionit tuaj, ngjan njesoj me doktrinen islamike. Myslimanet nuk pranojne se njeriu eshte i keq. Ata e shpallin njeriun te mire, por ata thone se, njeriu behet i keq, kur bije ne kushte apo kondita te keqija. Krejt ndryshe bibla na deshmon. Te kam sjelle nje varg shume te rendesishem nga Gjon:1:9. Ku thuhet:

    " ( jezusi) ishte DRITA e VERTETE qe ndricon cdo njeri qe vjen ne bote."

    Gjoni me kete varg na deshmon se, te gjithe ata qe vijne ne kete bote, vijne ne ERRESIRE, qe do te thote lindin nen MEKAT.

    4- Ne perkthimin e bibles katolike, ju nuk e kini perkethyer drejt fjalen: "MISH", tek Gjon:1:14. Ne origjinalin Grek, nuk thuhet: Fjala u be NJERI, por thuhet: Fjala u be MISH. Mbase ju thoni eshte e njejta gje, por ju siguroj se nuk eshte njesoj. Ky fakt ka rendesi shume te madhe dhe te jep mundesi qe te kuptosh drejt thenien e Palit, kur flet per Adamin tokesor dhe Adamin Qiellor. Adam, do te thote, NJERI. Pra ne te dy rastet thuhet e njejta fjale, por Adami qiellor ne thelb ishte krejt i kundert me Adamin tokesor. Adami qiellor u be i NGJASHEM me NJERIUN (pra su be NJERI) vetem nga pamja e jashtme, dhe kjo do te thote se, ne thelb Adami qiellor, nuk ishte NJERIU (Adami tokesor), qe do te thote: MEKATAR dhe i VDEKSHEM. Jezusi ishte i pamekate, prandaj dhe Gjoni thote se "FJALA u be MISH" dhe jo "Fjala u beNJERI", dmth ADAMI tokesor. Mosjnohja thelbesisht e ketij fakti, ju pengon qe te shihni drejt se kush eshte NJERIU,dmth ADAMI TOKESOR, dhe kjo mosnjohje ju con ne mendimin e gabuar, duke thene se NJERIU vete ne thelb te tij nuk eshte i keq, por fajin e ka ka renia e tij ne mekat.
    Ju nuk e dini se, qysh ne momentin qe njeriu ra ne mekat, ai menjehere vdiq?
    Fjala:"VDIQ", ne kuptimin biblik do te thote: JASHTE JETES, JASHTE Perendise, I HUMBUR ne perjetesi. Dhe Jezusi kete krijese te vdekur, e simbolizon me DJALIN palngprishes. Tani ju pyes: a ishte djali plangprishes nje njeri i KEQ apo ishte i mire?
    Kur djali plangprishes u kthye ne shtepi, ati i tij tha: ky biri im ishte i VDEKUR dhe u kthye ne jete. Pra njeriu pa Krishtin nuk eshte gje tjeter, eshte vecse i KEQ.


    5-Te gjithe shembujt qe ke mare me apsotujt apo Marien, per te me treguar mua se njeriu nuk eshte i keq, po te them se, ata nuk jane me PJESE e ADAMIT TOKESOR. Kur njeriu pranon Krishtin dhe beson ne te, ai behet pjese e Adamit QIELLOR, sepse LIND ne Krishtin, dhe VDES ne ADAMIN tokesor, permes KRYQEZIMIT te Krishtit. Ky eshte PAGEIZIMI, jo me sperkatje ne nje legen ne kishe, por ne nje VARROSJE se bashku me Krishtin, dhe me ringjalljen e Krishtit qe eshte jeta e re.
    N te gjithe shembujt qe ke mare, duhet te dish se ata jane krijesa te REJA, te LINDURA ne Krishtin Jezus. Me vjen vertet keq, se ti nuk je akoma ne gjendje qe te kuptosh dhe te dish se cdo te thote :NJERIU eshte i KEQ, dhe ne te nuk ka azgje te mire. Dhe mosnjohja te ben qe te ngatrosh NJERIUN e rilindur prej se lartmi, ne Krisht jezus, te vdekur per boten dhe te gjalle per Perendine.

    6 - Ji me i kujdeshem kur citon fjalet e mia dhe mos i vish atyre tendencen tende. Ne asjne vend nuk kam thene se Maria eshte e KEQE. Maria i perket popullit te Perendise, pra ne krahasim me popujt e tjere, Izraeli ishte kombi i perzgjedhur i Perendise. Arsyeja se perse ju e kini te zorshme qe te pranoni se njeriu eshte i KEQ, ndodh per arsyet qe ti shpjegova me lart, dhe kjo ben qe ju ta shihni Marien jashte berthames ADAM, dmth NJERI. A thua se Pali nuk e njihte MARIEN kur thote tek romaket:3:9.

    " E cfar pra? Jemi ne me te mire se gjindaret ( njerzit e tjere)? Pa fjale JO. Sepse e treguam me perpara se, edhe judejnte( ku ben pjese dhe MARIA) edhe Greket (johebrejnte), te GJITHE jane nen MEKAT."

    Pali ketu na tregon se mbare njerzimi, qe nga Adami e deri ne fund te kohes, eshte nen MEKAT. Ja si thote me poshte:

    " TE GJITHE( MBARE njerzimi qe nga ADAMI dhe DERI ne fund te kohes), dolen nga UDHA, dhe BASHKE u bene te PAVLERE. Ska kush te beje te MIREN, ska ASNJE..."

    Nuk thote deshmuesi se njeriu eshte i pavlere. Ket e deshmon fjala e Zotit ne biblen e shenjte, dhe natyrisht qe une e besoj dhe e pranoj. Sepse po te mos e besoja, nuk do te vija kurre ne PENDESE. Njeriu MER vlere vetem atehere kur vjen ne Krishtin dhe behet nje krijese e re. Ky NJERI, pasardhes i Adamit qiellor, eshte i shenjte, sepse ka VESHUR KRISHT, dhe Fryma e Perendise banon ne te. Syte e Perendise e shohin ate gjithmone permes Krishtit. Pali ne vaargun me siper eshte duke folur pikerisht per THELBIN NJERI, dmth ADAMIN TOKESOR. Ai thote se, pa Krishtin, qofsh edhe JUDE apo johebre, je i KEQ, nen mekat. Pra i nderuar Toni77, une nuk jam duke thene, njeriu eshte i keq, duke pasur parsysh Krijesen e re ne Krishtin Jezus. Kjo sepse, ky NJERI( Adami tokesor )ka vdekur bashke me Krishtin ne kryq), Pra duhet ti dish keto perpara se te bisedojme. Edhe vete Maria ashtu si te gjithe njerzit, eshte pasardhese e Adamit, dhe si e tille trashegon prishjen. Askush nuk mund te behet i shenjte, nese Perendia nuk eshte ne te. Maria eshte e para qe digjoi dhe pranoi Lajmin e mire, por ti duhet ta dish se dhe vete Maria u fal nga mekatet vetem me ane te gjakut te Krishtit. Tani ju pyes: ku eshte merita?
    Bibla na deshmon se, FALJE te mekateve ke vetem ne emrin e Jezusit, dhe se vetem permes Gjakut te tij, mekatet tona jane falur VEP:4:12.

    7- Tani po te pyes: Perse Jezusi nuk i tha Maries: nene ja Gjoni biri yt, por i tha: o GRUA ja biri yt??

    Ju fokusoheni tek njerzorja, dhe dihet se njerzorja eshte e kufizuar dhe kjo ju ben disi rrob te mendimit tuaj religjionoz. Jezusi kurre nuk e beri kete. Ai nuk ra ASNJEHERE ne poziten dhe arsyetimin e kufizuar NJERZOR, sepse ne thelb ishte BIR i Perendise dhe jo ADAMI tokesor. Ai ne cdo moment e thirri Marien me emrin "GRUAJA", sepse KESHTU ishte parathene ne SHKRIMIN e SHENJTE. Ai duhej te permbushte SHKRIMIN, LIGJIN dhen PORFETET. Ai duhej te pembushte punet e ATIT, prandaj dhe i tha Maries dhe Jozefit, kur ishte 12 vjec dhe ndenji ne Jeruzalem se , une kam ardhur qe te bej punet e Atit tim. Ja pra i nderuar toni77, ketu ndahemi bashke pasi une i besoj fjales se bibles dhe jo mesimit te tradites.

    8-Toni77 e lexova te gjithe shkrimin tuaj, dhe me bindje ju them se te mungon zbulesa ne biblen e shenjte. Ti i shikon njerzit nisur nga merita, dhe haron se te gjithe ata qe benin dhe bejne mrekulli , qe predikuan dhe predikojne Fjalen, qe u perndoqen dhe perndiqen per emrin e Jazusit, i bene keto sepse Perendia i PERZGJODHI, I pastroi dhe i shenjteroi. Nuk eshte merita e apsotujve per mrekullite dhe cudirat qe ata bene. Te shikosh keshtu do te thote, te fokusohesh tek NJERIU dhe te jesh krejt i verber ndaj zbuleses se Perendise. Eshte Perendia Ai qe vepron permes Kishes se Tij. dhe eshte kisha ajo qe i bindet, duke bere te mundur Vullnetin e Tij. Ja si ju tha JEzusi apsotujve te tij:

    " Keshtu edhe ju, kur te kini bere te gjitha ato qe ju jane URDHERUAR, thoni: JEMI SHERBETORE te PAVLEJTUR, sepse beme ate qe kishim DETYRE te BENIM.
    Zoti ju bekofte
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 20-04-2010 më 23:00

  17. #277
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Me pas kalojme tek pyetja e dyte:

    Nqs Maria nuk do kishte pranuar misherimin e Perendise ne trupin e saj, a do ishte kryer vepra e shpetimit tone?
    Rreziku i keti lloj mendimi apo mesimi te nxjer ne perfundimin se, Perendia nuk eshe ne gjendje te perzgjedhe drejt, sepse i mungon njohja. Bibla na zbulon karaterin dhe fuqiplotshmerine e Perendise ne gjithshka. Bibla thote se, para Perendise gjithshka eshte lakuriq. Ai di perpara se ti te flasesh, bile Pali thote se, Ai na parenjohu, perpara se te themelohej bota, dhe kur erdh i koha qe ai kishte vendosur, na solli ne Birin e tij te dashir Jezus Krisht.
    Ne ne plot raste e nisim shembull nisur nga llogjika jone, dhe jo nga mendja e Perendise. Askush, pervec Perendise, nuk e dinte se njeriu me emrin Juda Iskariot, do ta tradhetonte JEzusin, qindra vjet me pas. Po keshtu Pjetri asqe e kishte idene se mbas tri vjetesh, kur Jezusi te shkonte ne kryq, do ta mohonte tri here. Edhe pse Jezusi ja paratha duke e paralajmeurar se ai do ta mohonte, perseri Pjetri nuk mundi te veproj kunder asaj qe tha JEzusi. Perse? Sepse Zoti di dhe njeh gjithshka, azgje nuk eshte e fshehur per syrin e tij.
    Maria nuk mund te vinte kurre kunder perzgjedhjes qe Perendia kishte bere per te, Sepse Zoti di gjithshka cfar ben, dhe askush nuk mund ta mesoje ata. Sepse Ai nuk eshte si njeriu.
    zoti te bekofte.

  18. #278
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    E lexove Marcus1, 1Tim 2:14
    "Dhe nuk qe gënjyer Adami, por, gruaja e gënjyer, e theu urdhrin."


    A e kupton tashti kontekstin e Romakeve qe jep ti? Pali nuk mohon aty se Eva mekatoi e para as se pergjegjesine e pare e mban ajo.





    Si mund ta thuash kete, kur Bibla (DHV) dhe ungjijte jane mbushur me deshmi mbi njerezit e drejte?
    Psh, si mund te quhet Zaharia dhe Elizabeta ne ungjill si njerez te drejte?
    Si mund te shprehet Zoti ne DHV per Davidin si njeri sipas zemres se Zotit?
    Ajo ku ti seminrait gabon keq dhe pa njohuri dhe zbulese eshte se, ju merni per shmbull NJERIUN qe ka pranuar dhe beson ne Zot. Duhet te dish se, qysh ne momentin qe NJERIU (ADAM tokesor), pranon Krishtitn, atij i duhet te VDESE me Krishtin, dmth te DIVORCOHET nga ADAMI tokesor, ne menyre qe ne te te banoje Krishti i ringjallur. Pra kjo eshte lindja prej se lartmi. Shembuj e tu jane te gjithe me besimtare qe kane Perendi. Kur themi se njeriu eshte i keq, kemi parasysh NJERIUNE e VDEKSHEm, qe do te thote i ndare nga JETA dhe Perendia.
    Mendimet e tua se, njeriu eshte i mire dhe te tjera si keto, jane teorira religjionesh. Te ftoj te lexosh biblen nen zbulese te Frymes. Lexo Romaket dhe do te bindesh se njeriu pa Krisht, qe do te thote ADAM tokesor, eshte vecse i keq dhe vetm i keq.
    Fatki qe ju dhe toni77 nuk na kuptoni se cfar jemi duke folur, tregon se ju cmoni njeriun nga meritat qe shihni ne te, dhe haroni se eshte Perendia ai qe e ka thirur, shpetuar, pastruar dhe shenjteruar. Qe nga ky cast, ky njeri do te ece ne rugen e Krishtit, per te cilen dhe u thir. Dhe rruga e Krishtit eshte e veshtire, por e shjente.

  19. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Sic e shikoni, kete teorine, se Jezusi e therriste Grua Marine per te treguar se pas lindjes ai distancohet nga lidhjet njerezore te gjakut dhe se nuk e konsideron me Nene Marien, por thjeshte Grua, nuk e ka vetem Deshmuesi, Marcus1 por edhe ungjilloret e tjere.

    Kjo Teori eshte kryekeput Nestoriane.

    Keshtu vertetohet ajo qe them une se, ungjilloret edhe pse ne menyre formale nuk jane Nestoriane, bazuar ne ate cfare mesojne, JANE!


    Ne nje kohe qe termi GRUA, i perdorur per ate qe do linde Krishtin qe ne librin e gjenezes e deri tek Zbulesa - dhe nuk ka asnje Apostoll apo Profet, per te cilet te behet fjale qe nga libri i pare i Bibles e deri tek libri i fundit - tregon VECANTINE e Maries ne planin hyjnor edhe jo perjashtimin e saj.

    Maria eshte GRUAJA te cilen Zoti tha se do ta ve ne armiqesi me djallin (Gjeneza). Maria eshte GRUAJA qe, me bindjen e saj, paraqitet si e veshur me diell dhe me henen nden kembe dhe me kurore me 12 yje (Zbulesa 12).

    Keshtu qe i bie qe me termin GRUA Krishti jo vetem qe pohon se Maria eshte Nena e Tij, por me teper se sa thjeshte lidhje gjaku Krishti pohon edhe vendin e saj ne planin e shpetimit.

    Gruaja tek Gjeneza 3 dhe Gruaja tek Zbulesa 12 flasin qarte per vecantine e Maries.
    Me vjen vertet keq seminarist, kur shoh se ti manipulon fjalet dhe mendimin tim. Nuk eshte e hijeshme, edhe pse eshte nje arme jo e denje sidomos per religjionozet. Ne asjne vend nuk kam thene se, JEzusi nuk e konsideron Marien nene, edhe pse per kete nuk kemi asjne deshmi te tij ne bibel, ku Ai qofte dhe vetem jne cast ti ekte thirur nene. Kete mbaje per vete dhe mos luaj me te tilla gjera. Une po te sjell fjalet e Jezusit dhe jo mendimin tim. Shpjegimi juaj eshte nje percipje e pakuptimte e meismeve te religjionit. Por le te ecim me tej. Perse JEzusi tha: kush e do Nenen, moten, vellane apo birine saj me shume se une, nuk eshte i enje per mua.
    Mos valle JEzusi na fton te mos duam prinderit femijet apo motrat e vellezerit tane?
    Po te bej nje peytej te sinqete. Kur vjen puna ne nuk mund te duam me shume se nenen tone , fjala vjen ate lipsaren qe ri atej tek cepi i rruges. Kjo, pasi keshtu eshte lidhja njerzore, e kufizuar. Tani si mendon ti: Jezusi donte nenen e tij (pra lidhja njerzore ashtu si ne) me shume se te verbrin i Jerikeos?
    Kur ti japesh pergjigje kesaj pyetje, do ta kuptosh se perse erdhi Jezusi ne kete bote; se perse Ai tha: ja keta me jane nene, moter e vella; se perse tha: biri i njeriut nuk ka ku te vendose koken(edhe pse kishte shtepi dhe familje, nene, motra dhe vellezer), ndersa edhe rabecka e ka nje fole.
    Seminarist ju shikoni i cunguar ne kufirin dhe lidhjet e njeriut, ndersa Jezusi eshte vete Perendia, ku dhe Maria nena e tij, per ate eshte nje moter ashtu sic jane shume gra besimtare te krishtera. Ne syrin e tij e gjithe krijesa eshte njesoj, e dashur, prandaj dhe shkoi ne kryq, sepse an deshui deri ne fund.
    Emri GRua, me te cilen Ai e thiri Marien, kishte ne qender jo lidhjen e tij njerzore thjesht nje nene prej nga lindi , por kishte deshmine e Perendise, per te cilen erdhi qe ta permbushe deri ne fund.
    Zoti ju bekofte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 21-04-2010 më 00:21

  20. #280
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Po ku mbeten 'trimat' e sheruar kur Jezusi shkoi ne kryq? Kush i ndenji te kembet Jezusit? Pse Jezusi ia la Gjonit si Nene Marine? A mos ndoshta Gjoni e donte me shume se 'femijet' e saj te tjere?

    Leni keto fjale pa lidhje, per nder te Zotit. Kush e pranon Kryqin, e pranon edhe Marine, pasi ajo eshte gjithmone atje, poshte te kembet e Jezusit, duke adhuruar Birin e saj e qe njekohesisht ishte edhe bija e Tij.

    E nderojme Marine per ate qe eshte dhe beri. E adhurojme Krishtin Zot pasi na beri Bij te Atit.

    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Faqja 14 prej 35 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •