Ne perspektive te Teologjise greke ortodokse edhe ate te mjeksise humanistike
Ne literaturen antike, mesjetare edhe ate bashkekohore, fjala "prosopon" perdoret gjeresisht per te pershkruar sende edhe gjera te ndryshme. Ne fjaloret voluminoze te gjuhes greke, termi prosopon eshte veshur me dhejtra interpretime edhe eshte lidhur me aq tema te shumta, te stergjatura.
Prandaj edhe tema jone eshte, ne te njeten kohe, sa e gjere po ashtu edhe e komplikuar. Ne kete studim te ketushem, ne do te shohim kuptimin e termit "prosopon" (person), ne ate se ne cka lidhet me njeriun, ne keto pika te meposhteme:
Domethenia e te qenit njeri
Kuptimi i pare i dhene prej grekeve te lashte
literatura e hershme e krishtere Helene
teologjia patristike qe u adoptua edhe ka mbetur deri me sot si perspektiva e drejte e te krishtereve ortodokse
Fjala "prosopon" eshte e njete me fjalet individ edhe njeri, mashkull apo femer.
Por cfare eshte njeriu? A eshte ai nje person apo thjesht nje maske? A eshte ai nje qenie biologjike, sa racional po ashtu, here te tjera jo logjik, edhe serish, here te tjera filantropik (njeridashes, human), ndersa here te tjera jo filantropik? A eshte instikti i tij baze thjesht te diturit se si duhet arritur pushteti edhe te fituarit e te mirave materiale, me te cilat te zoteroje natyren, edhe permbi te gjitha, te sundoje tjetrin , me te dobet se ai? Apo eshte njeriu, nje logo spermatike, nje shkendije e Hyjnores, nje cope e vogel e Logosit universal, nje Ikone e paraqitur e Perendise, qe u thye edhe u largua prej Krijuesit? A eshte njeriu ontologjikisht (qenesisht) nje qenie, nje "hipostaze(person)", i krijuar per ti ngjare Krijuesit te tij edhe per te qene ne komunion te perjetshem me Te, apo eshte ai thjesht nje maske qe luan nje rol hipokrit ne historine e teatrit kozmik?
Pergjigja e ketyre pyetjeve varet prej pikepamjeve edhe perspektivave, prej te cilave behet kendveshtrimi i fenomenit njeri - ato teologjike, biologjike, ekonomike, psikologjike edhe historike.
vijon...
Krijoni Kontakt