Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Disa veçori të dasmës vllahe

    DISA VEÇORI Të DASMëS VLLAHE

    Mihal DISHO

    Ashtu si popullsitë e tjera të botës kanë ritet e tyre të dasmave, edhe ajo vllahe ka të sajat. Madje, si një nga popullsitë më të vjetra në Ballkan, ritet vllahe ngjasojnë apo kanë afri me ato iliroÂ*shqiptare dhe heleneÂ*greke.
    Ceremoniali i dasmës vllahe nis dy javë para ditës së dasmës. Te familja e dhëndrit hidhej, pastrohej dhe rrihej gruri, që të ishte gati për t‘u zier dhe të gatuhej e hahej në ditën surselilit. Nga ky grurë i zier dhe i rregulluar në formën e ashures, hahej nga të gjithë, por më të privilegjuarit ishin fëmijët.
    Ditën kur rrihej gruri, këndohej:

    BambeÂ*bumbe kopanëtë,
    Që të zbardhen rrobatë,
    Rrobatë nuk duan të zbardhen,
    Sepse duan krahë nuseje.

    Duke u nisur nga vargu i fundit i kësaj kënge përfytyrojmë se si vinte vjasta (nusja) vllahe.
    Dasma vllahe fillonte një të diel para së dielës që do të merrej nusja. Këtë ditë te shtëpia e djalitÂ*dhëndër merreshin surselili: gra, nuse dhe vajza shkonin në pyllin më të afërt dhe ngarkonin dru, që përdoreshin vetëm për të gatuar në dasmë. Para se të ngarkoheshin, merrnin tri herë vallen e kënduar:

    Kush është ajo që heq vallen,
    Është e motra e dhëndrit,
    Kush është ajo që heq vallen,
    Është kunata e dhëndrit.

    Pastaj të ngarkuar këndonin këngën:

    Loz vajza me mollë,
    Një e hedh e një e pret,
    Nën rrugë dhe mbi rrugë,
    U takuan të dy në rrugë,
    U takuan dhe u pëlqyen,
    U pëlqyen dhe të trashëgohen,
    Jetë të gjatë e të plaken.


    Po këtë valle të kënduar e bënin edhe njëherë në mes të rrugës, po të ngarkuara me dru. Edhe tek oborri i dhëndrit prapë këndonin po këtë, pasi shkarkonin drutë.
    Kur niseshin për surseli, si dhe kur ktheheshin, po me valle merrnin këngën:

    Që u nisën tri të bukura,
    Morën një rrugë monopatit,
    Mirë se erdhe, moj e bukur,
    Më trego ku ka gjelbërim,
    Të të jap bukëbardhë gruri,
    Nuk dua bukëbardhë gruri,
    Dua nga të tria më të bukurën.

    Të hënën, ditën shkonin te furtatu (vëllami) për t‘i çuar kullakun (kulaçin) dhe me valle merrnin këngën:

    Vëllam gëzimi mbi ty,
    Shiko miqtë që të vijnë,
    Vëllam, se mos u trembe
    Nga miqtë që do presësh.
    More nune gëzim për ty,
    Shiko parenë që të erdhi,
    More nune se mos u trembe
    Nga paraja që prite.


    Miqtë në dasmë vinin që të shtunën, para surselilit dhe iknin të martën pas ditës së dasmës (ditës së diel). Të enjten gatuheshin bukët me simite nga qiqra. Prandaj, të mërkurën copëtohej qiqra, rrihej me çekiç mbi gurë, duke kënduar:

    Gëzim i madh, gëzim,
    More xhaxha, edhe në shtëpinë tënde,
    Gëzim të trashëgohet,
    Jetë të gjatë dhe të plaken.

    Bëheshin 25Â*30 buke me simite.
    Kur niseshin për të marrë nusen ditën e diel, këndohej:

    Dil diell se lindi hëna,
    Që të ngrohet gjithë bota,
    Dil hënë, se lindi dielli,
    Që të ngrohen duart e këmbët.
    Moj lule përmbi ferrë,
    Unë te nëna dua të shkoj,
    Do të kapërcej në ato male,
    Tek ato male dhe ato kodra.
    Qani, moj motra të mia,
    Tek ato male aq të lartë
    Më kapërcyen ata vëllazën.

    Kur merreshin surselili, përgatiteshin e mbaheshin me flamurë: të kuq, të bardhë dhe të verdhë. Kur merrej nusja, mbanin vetëm flamurin e kuq. Flamurët ishin qëndisur dhe u vareshin girgilisë (zbukurime me lodra zhurmuese). Kur merrej nusja, kryesorët ishin nuni, furtahu dhe dhëndri. Nusja hipej mbi kalë, mushkë ose pelë nga më të mirat. Nusja nuk kishte rëndësi. Kali i saj lidhej pas atij të nunit. Dhëndri dhe vëllami iknin përpara me flamurin e kuq në dorë. Shkonin në shtëpi, gjysmë ore para të tjerëve.
    Kur dilte nusja nga shtëpia e saj, derdhte ollën (brokën) me ujë. Po këtë gjë bënte edhe dhëndri, kur dilte nga shtëpia e tij për të marrë nusen.
    Kur futej nusja te dera e burrit, lyente derën me gjalpë. Kur zbriste nusja nga kali, këndohej:

    Tir, moj vjehrrë, tir,
    Se të gjeti nusja pa tjerrë,
    Shkrih, more vjehërr, shkrif,
    Se të gjeti nusja pa shkrehur.

    Kur shkohej për të marrë nusen, hidhej një kulaç me karamele e kush e kapte, e hante, duke u dhënë edhe të tjerëve. Por guximi i tij dallonte, se ai duhej të ruhej nga të lagurit me ujë nga ai që hidhte kulaçin.
    Kur vinte nusja dhe zbriste nga kali, i afronin tre fëmijë, të cilëve u jepte nga një mollë dhe i hipnin te kali i nuses. Kjo bëhej që nusja të kishte fatin për të lindur fëmijë.
    Kur shkonin krushqit për të marrë nusen, merrej këngë:

    Krehe bukur, bukur,
    Për te nuni e vëllami,
    Për te nusja më e bukur.
    Pa më thuaj, moj nënë, kush është dhëndri?
    Ai më i bukuri, ai më i riu.
    Pa më thuaj, moj nënë, kush është nuni?
    Ai më i riu dhe ai më i miri.
    Pa më thuaj, moj nënë, kush është vëllami?
    Ai më i riu dhe ai më i bukuri.

    Ndërsa në kohën kur nusja hynte në shtëpinë e djalit, këndohej:

    Gëzim i madh, gëzim,
    Moj nëne, në shtëpinë tënde,
    Të më rroni si rruaza,
    Më mbushe shtëpinë me gëzim,
    Gëzim të trashëgohet,
    Jetë të gjatë e të plaken.

    Po këto vargje këndohen edhe për babanë, vëllanë, motrën etj.
    Te shtëpia e djalit nuses i këndohej edhe kënga:

    Tufë, moj tufë e bukur,
    Nga koka deri te këmbët,
    Dhëndrin e kemi si diell,
    Gëzim i madh për nënën që e ka.

    Ndërsa te shtëpia e nuses këndohej:
    Ç‘ke që më rri kështu,
    Ç‘ke që rri e mërzitur,
    Nënë le, vjehërr gjete.
    Mos të vjen keq,
    Mos të vjen frikë?
    Babanë le, vjehërr gjete.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Shumë shumë i vlefshëm ky materjal.
    Faleminderit që e sollët në detin e madh të riteve Shqiptare.
    Vllehët edhe pse nuk janë Shqiptarë, janë nga popujt më të afërt me Shqiptarët pasi janë pasardhës të Dakëve.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •