Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Apel Gjithëkombëtar Shqiptar!

    VETËM DËNIMI ME VDEKJE NDALON VLLAVRASJET!


    Të gjindet termi më i përshtatshëm, të shkruan secili shqiptar
    protestë kundër kësaj vrasje në fjalë, e cila ndodhi sot në Shqipëri!
    Në emër tim personal, të forumit, organizmave politike e apolitike, grupive, shoqatave, klubeve, mediave informative..., në emër të Zotit e Kombit Shqiptar, të fuqizohet ligjërisht - ky ndryshim i Kushtetutes, që urgjentisht të ekzekutohet çdo kryes i vepres penale - vllavrasje, si dënim kapital - DËNIMI ME VDEKJE PËR ÇDO VLLAVRASJE SHQIPTARE!

    Urgjentisht: Presidencës, Parlamentit Shqiptar, Gjykatës Kushtetuese, të Lartë, Supreme, Gjykates Ushtarake, Prokurorisë Publike, Sigurimit, Mbrojtes, Shërbimeve Informative etj.


    APEL GJITHKOMBËTAR SHQIPTAR!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Per cilen vrasje eshte fjala?

    vlora

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Vrasja në Divjakë - Shqipëri

    fjala është për vrasjen në Divjakë - Shqipëri 7.mai,2002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marub
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    ke Shpija
    Postime
    5

    te hane briret

    iliriani nje pyetje. ku ke qene ti gjakshuajtes kur kane ndodhur mijera te tjera me perpara? cfare te shtyn te besh germat me shkronja te medha? vllavrasja te denohet me ligj? pa he mer meno pak me ceket ne trunin tend cfare tjeter duhet denuar me para o i pandershem qe sot je indershem. 40000 prostituta ne itali tutoret e tyre jane dhe nga divjaka a mundesh te besh nje apel qe ata te ekzekutohen me plumb ne balle. nderin me pare pastaj te vemi tek vllavrasja.

    mundesh te besh kete apel te parin pastaj apelin per vllavrasjen e bej une mos e mer ti mundimin

  5. #5
    Marub, po te kerkosh ne kete forum dhe ne forumin e meparshem te albasoul do te gjesh shume e shume tema dhe shkrime te ndryshem qe denojne ashper te gjitha aspektet e zeza te shoqerise shqiptare.
    Nuk vihet ketu dhe ne temen e pare qe lexon ben pergjithesime dhe i kerkon te tjereve perse shkruajne per nje aspekt dhe harrojne te tjerat.
    Jane me mijera rreshta te shkruar qe denojne ashper prositucionin dhe gati te gjithe anetaret e ketij forumi jane plotesisht dakort qe shfrytezuesit e prostitucionit te denohem rende qofte edhe me denim kapital.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Mendoj se te kerkosh vendosjen e Denimit me vdekje eshte nje e drejte por problemi qendron se do ishte mire qe te gjithe ata qe kerkojne denimin me vdekje tu drejtohen edhe rrugeve te tjera me efikase per pastrimin e shoqerise nga krimi
    Nxirre krimin nga shtepia, largoje krimin nga krushqia, largoje krimin nga farefisnia dhe largohu nga partia qe punon me krimin
    Shko tek partia qe ska kriminele dhe po spati krijoje
    Merr pushtetin dhe zbato ligjin
    Vendosja e denimit me vdekje do zgjidhe perkohesisht pak gjera
    Thoni se jeni trima se jeni shqiptare dhe vdekja per burrin eshte
    Po ta pranojme se vdekja per burrin eshte atehere edhe keta qe bejne krime shqiptare jane dhe e dine fare mire se vdekja per burrin eshte dhe skane frike
    Pra cfare do zgjidhte vendosja e denimit me vdekje
    Ke do trembte ata qe skane frike
    Ata qe bertasin sot per denimin me vdekje do u thosha

    Ulu ti ulu se po na tregohesh burracak

    Pse nuk shkon ti e te behesh polic, pse nuk shkon ti te denoncosh kur e shef krimin pse nuk i pastron ti partite e qelbura nga bandat dhe kriminelet

    Jeta e njeriut eshte me e vlefshme se jeta

    I denuar perjetesisht ai ka mundesi qe aty te kuptoje fajin dhe qe te jetoje duke kontribuar sado pak per te demshperblyer shoqerine ( se ata qe vrau nuk kthehen me)

    Po edhe humane te tregoheni pavaresisht nga makabriteti i krimeve te bera

    Mendoni pak me shume dhe rrisni aktivitetin shoqeror ne jete dhe do keni rezultatat

  7. #7
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    duhet ligji amerikan ne shqiperi

    ti marub harubi, ndoshta po lexon separi ketu, ashtu si te tha Redi dhe mos ia beni krimit me sy, bile kur mund te thuash dicka te vleshme. Shqiperise i duhet ligji amerikan, me i ule ata e ju te dyve me boabonn rrafsh, po nuk e dij ku jetoni ju te dy. Nejse nuk eshte me rendesi, cka shkruani e tregoni vetveten.
    Po merrni shume detyra e rekomandime, por kryesorja eshte te ndalohet vllavrasja, e sa per moralin, e te behet si me ligjin amrikan, ku percdo rast e merr cope ne dore denimin!
    Mos ia beni me sy krimit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Duhet apo s'duhet denimi me vdekje ky eshte nje problem qe duhej zgjidhur me plebishit kombetar.

    Menyra se si u hoq denimi me vdekje nuk ishte demokratike. Shqiperia e hoqi denimin me vdekje se i tha Evropa. Per vendime te tilla duhet votim i drejtperdrejte nga populli.

    Megjithate, vendosja e denimit me vdekje pak do te ndryshonte ne nje vend si Shqiperia ku sitemi ligjor nuk funksionon dhe eshte i korruptuar.

    vlora

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e sweety79
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    17

    E drejte

    Pse duhet te anashkalojme ne tema te tjera dhe ta hapim 100 probleme kur ajo qe kerkohet eshte dicka tjeter.Mbase nuk na vjen mire per pyetjen qe eshte bere dhe na vjen keq kur degjojme kerkesa te tilla por ja qe duhet.Duhet per situatat qe kemi krijuar dhe per ato qe po vuajme qe neser mos ti vuajne ata qe do te vijne.Duhet per ate qe te kalojme nje jete te qete si gjithe te tjeret dhe mos te punojme me per te tjeret po per veten tone ne vendin tone.
    Qeshi jetes qe ajo te qeshi ty

  10. #10
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Te Drejtat Tona

    E mbeshtes mendimin qe denimi me vdekje pak rendesi do te kishte ne nje shtet me gjyqesor te pavarur dhe te korruptuar.

    Mendimi im eshte qe:

    Dikush nga ne, te shkruaje nje leter ku te shprehim shqetesimin tone rreth vrasjeve, krimeve, prostitucioneve dhe korrupsionit qe shoqeria jone po perjeton. Kjo te behet ne emer te te gjithe forumit, te rinjve dhe studenteve jashte dhe brenda shqiperise dhe te kerkojme te merren masa nga policia, gjyqesori e te gjitha institucionet perkatese. Letra ti dergohet presidentit, kryeministrit, ministrit te rendit dhe atij te drejtesise.
    Kush do ta hedhi emrin e tij ta beje kete ne forum.

    Kjo eshte e drejta jone, e duam te drejten tone te respektohet, sepse familjet tona dhe ne po i perjetojme dhe shqiptareve u ka dale emri i keq nga disa qe nuk perfaqesojne neve.
    Kjo te behet sa me shpejt aq me mire

    Get Up, Stand Up, Stand Up for your Rights
    Winners Don't Quit

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    përkrahje

    Përkrah mendimin e vlora kur flet se denimi me vdekje pak mund të ndikojë dhe nëse duhet rivënë atëherë mos ta bëjme për hatër as inat të askujt por për nevojën që kemi.

    Nga ana tjetër, o illirian01, edhe pse ti shumë turpshëm më ke sharë e ofenduar, unë përkrah mendimin tënd që të gjindet mënyra për ndaljen e vëllavrasjes. Nuk të përkrah për servilizëm, por pse ke të drejtë.

    Pushka e hakmarrjes po mbulon familje të tëra në zi, si në Shqipëri, në Kosovë apo Iliridë e më gjerë. Të gjitha këto janë hakmarrje të kamufluara me morive të ndryshme.

    Pra STOP vëllavrasjes!!!


    Durimi është më e madhja trimëri.


  12. #12
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    nje statistike e vrasjeve

    na duhet nje statistike e vrasjeve gjate dekades qe shkoi, sa eshte numri i vrasjeve, treva, koha, lloji...qe tevijme ne perpilim te nje apeli bashkarisht. Le ta shkruan Nganje apel (nja 10 sosh) dhe ta perpilojme nje te vetem ku do te nenshkrueht nga te gjithe, ne emer te forumit e me gjere...

    Te bindemi njehere e pergjithone se vetem futja ne fuqi e denimit me vdekje, ndalon cdo vrasje shqiptare. Kjo eshte e drejte kombetare vetem shqiptare, e tjeret le te zbatoje ligjet e tyre...Denimi me vdekje, ndalon cdo vrasje te llojit: imoral, ekonomk ne permasa tragjike, politik ne permasa tragjike etj...

    Kujtoni: nje sorre te mbytur e ngulin ne hu ne are kur mbire ara
    dhe asnje sorre tjeter nuk shkon t'i demtoje me bimet ne are!

    Rasti i pare i ekzekutimit te denimit me vdekje ne sheshin Skenderbe ne Tirane e Prishtine...ndryshe do ta shikojne njeritjetrin shqiptaret!

    Denimi me vdekje eshte celesi i lirise se popullit, qe nuk e kupton jeten as vepren e njeriut te vet!

    Aty merr fund e Keqja!

  13. #13
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    shembull

    Mund te veme disa shembuj shkurt. Ja nje ku policia nuk mund te kape dot nje te dehur i cili si i trashe dhe pa ditur se cfare eshte dashuria ka vrare nje te ri qe puthi te dashuren.


    Plumba pse puthi te dashuren
    Tirane - Nje i ri 18-vjecar ekzekutohet vetem pse i dha nje te puthur te dashures se
    tij. Dorian Dema eshte vrare rreth ores 18.00 te dites se djeshme ne mes te nje
    lokali ne Ibe, pak kilometra larg Tiranes. Nderkohe mesohet nga burimet policore se
    autori i vrasjes ka qene Arben Duka, 35 vjec, banor i ketij fshati, i martuar dhe me
    tre femije. Dite me pare ai kishte rrahur edhe nje te moshuar bashkefshatar, ndersa
    dje ka vepruar nen avujt e alkoolit, i nxitur dhe nga debati me te riun Dema. Shkaku
    qe ka cuar 35-vjecarin Duka ne vrasjen e te riut nga Tirana, sic mesohet
    paraprakisht nga deshmitaret okulare, ka qene nje sherr i vogel mes Dukes dhe
    viktimes. Doriani ka puthur te dashuren e tij, kurse 35 vjecarit Duka nuk i ka pelqyer
    kjo gje. Ai nuk ka pritur shume, por e ka qelluar te riun Dema me nje pistolete "TT"
    qe e mbante pa leje, duke e lene te vdekur ne vend. Duka eshte larguar nga vendi i
    ngjarjes menjehere sapo e ka kryer krimin, duke u shpallur keshtu "person ne kerkim"
    nga Policia. Sadoqe kjo e fundit eshte njoftuar shpejt, nuk ka qene e mundur kapja
    e autorit Arben Duka.

    Ngjarja

    Deshmitaret e ngjarjes dukeshin mjaft te terrorizuar dje pasi kane marre vesh per
    krimin, e megjithate ata nuk kane nguruar qe te tregojne ate cfare dinin. Njeri nga
    banoret e fshatit Ibe tregon se bashke me viktimen ka qene duke pire kafe edhe nje
    grup prej 10-12 personash, te cilet ishin shoke dhe shoqe te Dorianit. "Ata vinin
    shpesh vjet ketu qe te gjithe, dhe rrinin tek pishat atje poshte", thote nje banor i
    Ibes, duke bere me gisht ne drejtim te vendit ku rrinin keta te rinj. "Ata kane
    ndenjur aq sa kane dashur tek pishat dhe kane ardhur te pijne kafe tek ky lokali, ku
    dhe u vra i riu nga Tirana", vazhdon ky banor i Ibes rrefimin. Sipas tij, emrin nuk
    deshiron qe ta beje publik, ne kohen kur te rinjte pinin kafe, viktima ka puthur te
    dashuren. Por, kjo gje duket se nuk i ka pelqyer 35-vjecarit Arben Duka, i cili i ka
    kerkuar llogari prese se vet se pse po e puthte te dashuren e tij, atje, mu ne mes te
    lokalit. Pa pritur qe te marre shume shpjegime, ai ka nxjerre pistoleten dhe e ka
    ekzekutuar te riun Dorjan Dema, duke e lene te vdekur ne vend. I vetedijshem per
    ate qe e priste, autori i ngjarjes eshte larguar nga lokali i Ibes, para se te mberrinte
    policia. Nderkohe, pjesa tjeter e grupit kane ngelur te shokuar dhe te terrorizuar kur
    kane pare me syte e tyre terrorin. Klientet e tjere te lokalit kane lajmeruar
    menjehere policine, e cila ka mberritur pasi Arben Duka ishte larguar. Ekspertet kan`
    kryer veprimet proceduriale te rastit dhe me pas kufoma e 18 vjecarit Dema eshte
    futur ne nje ambulance.

    Pas vrasjes ne Ibe

    Ndersa ecen rruges per te shkuar ne Ibe, nuk eshte e veshtire qe te gjendet ky
    vend, pasi aty kishte mjaft njerez. Lokali ishte i zbrazur, nderkohe qe tavolina ku
    ishte kryer vrasja ishte mjaft rremuje, me gota te thyera dhe pije te derdhura
    perdhe. Policia nuk ka lene te afrohet askush. Shoqeruesit e vitkimes 18-vjecar
    Dorian Dema, ishin mjaft te terrorizuar, nuk prisnin qe policia t'i lejonte qe te
    shperndaheshin neper shtepite e tyre, ndonese me nje person me pak. Ne nje
    moment, pasi grupi hetimor ka kryer veprimet proceduriale, ne vendngjarje ka
    mberritur nje ambulance, ku edhe eshte futur trupi pajete i Demes. Pasi ambulanca
    eshte larguar, uniformat blu kane marre ne pyetje shoket e Dorianit, nderkohe qe
    vajzat kane ndenjur te mbyllura ne nje makine, e ne gjendje mjaft te shokuar per
    humbjen e shokut te tyre. Shoket e Dorianit i kane treguar policeve te gjitha
    rrethanat e ngjarjes, por ata nuk pranuan qe te flasin per shtypin. Procedura e
    marrjes ne pyetje ka vazhduar gjate, derisa te rinjte jane lene te lire. Lokali ku
    eshte ekzekutuar i riu dje pasdite, ishte i vogel, dhe me disa tavolina plastike, ku
    shquhen edhe pijet e lena pergjysem nga klientet.

    Hetimet

    Duke u perpjekur qe te zbardhe rrethanat e ngjarjes, grupi hetimor i ardhur ne
    vendnngjarje, ku eshte kryer vrasja, ka kryer te gjitha procedurat e radhes.
    Fillimisht eshte bere keqyrja e vendit te ngjarjes. Me pas jane marre ne pyetje
    shoket dhe shoqet e viktimes Dorian Dema, te cilet kane qene te shoqeruar bashke
    me te. Ne vecanti eshte pyetur edhe e dashura e Dorianit, e me pas te gjithe me
    radhe. Por policia nuk eshte mjaftuar vetem me rrefimet e ketyre, por ka marre ne
    pyetje edhe mjaft deshmitare te tjere, te cilet po pinin kafe ne lokal, ne kohen kur
    ka ndodhur vrasja. Me ane te rrefimeve te ketyre deshmitareve, te cilet ishin
    banues ne Ibe dhe e njihnin vrasesin, eshte mundur qe ky i fundit te identifikohet
    dhe ka rezultuar se ishte pikerisht 35-vjecari Arben Duka. Ata kane deklaruar
    gjithashtu se vrasesi ka qene i pire. Sapo eshte bere identifikimi, policia eshte vene
    menjehere ne ndjekje te tij. Pas kesaj, grupi hetimor ka kryer edhe proceduren e
    sekuestrimit te armes dhe gezhojave ne cilesine e proves materiale. Banore te
    fshatit Ibe, tregojne per "KJ" se Duka ishte nje person mjaft gjaknxehte. Pak kohe
    me pare, ai kishte rrahur nje te moshuar, pikerisht afer lokalit. "Habitemi, pasi ai
    vellezerit dhe pjesetaret e tjere te familjes, i ka mjaft te urte", kane perfunduar
    banoret e Ibes dje, pak momente pas vrasjes.
    Winners Don't Quit

  14. #14
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Shembuj

    Shembull #2:

    Fier, dy vetevrasje brenda disa oreve
    Nje 29 vjecar eshte vethelmuar ne dhomen e tij me fotoksine, duke i dhene fund
    jetes, ndera nje e moshuar 77 vjecare eshte gjetur e mbytur ne pus

    FIER- Dy vetvrasje brenda disa oreve ne rrethin e Fierit. Nje i ri eshte helmuar ne
    rrethana misterioze me fofoksine, ndersa nje 77 vjecare ka perfunduar po ne menyre
    te mistershme ne fund te pusit me uje, duke gjetur vdekjen. Megjithe ndihmen e
    dhene ata nuk kane mundur te shpetojne, ndersa dita e djeshme ka shenuar dy
    rastet me te fundit te vetvrasjes, duke iu bashkangjitur shume te tjerave ne ditet e
    shkuara. Veron Semini, 29 vjec, beqar, nga fshati Sheq dhe nje 77 vjecare, tashme
    e varrosur nga fshati Vidhisht, jane vetvrare paraditen e djeshme ne Fier. Dy
    vetevrasje motivet e te ciles ende nuk jane bere te qarta. Burime zyrtare te policise
    lokale konfirmuan dje se nje ri dhe nje plake kane vrare veten, vec e vec, per arsye
    te panjohura. 29-vjecari nga lagja Sheq e Fierit, Veron Semini, eshte vetehelmuar
    ne dhomen e tij me fostoksine dhe ka gjetur vdekjen pas disa castesh, si pasoje e
    efektit teper te forte te helmit. Megjithese atij i kane ardhur ne ndihme familjaret,
    helmi e kishte dhene efektin e tij te menjehershem. Burimet thone se i riu nuk ishte i
    martuar, por ende nuk jane zbardhur motivet e aktit. Nderkohe qe po paraditen e
    djeshme nje 77-vjecare nga fshati Vidhisht i komunes se Kumanit eshte hedhur ne
    nje pus uji dhe ka perfunduar e vdekur. Ende nuk jane mesuar rrethanat e mbytjes
    te se moshuares dhe emri i saj. Policia eshte njoftuar teper vone, pasi plaken e
    kishin varrosur. Burimet thone se ka shume mundesi qe te urdherohet zhvarrosja e
    gruas se vjeter per te sqaruar motivet e vetevrasjes. 4 dite me pare, nje
    adoleshente nga fshati Mbrostar i Fierit ishte vetehelmuar po me fostoksine. Mese
    50 te deshperuar, kryesisht te rinj, kane vrare veten me fostoksine ne prefekturen e
    Fierit, gjate dy viteve te fundit.



    Shembull #3:
    Sherr per pronen
    Tirane - Ate e bir godasin dy persona per motive pronesie. Burime te policise kane
    bere te ditur se paraditen e djeshme, shtetasit Fatmir Lame dhe i biri i tij, kane
    goditur me mjete te forta dy shtetas te tjere te quajtur Shyqyri Aliu dhe Gazmend
    Kaleshi. Ngjarja ka ndodhur ne nje dyqan ne rrugen "Bardhok Biba". Burimet policore
    shprehen se pas hetimeve te para ka dale se shkaku i ketij sherri me leve, ka qene
    nje konflikt i hershem pronesie, lidhur me nje dyqan te ngritur ne kete rruge. Sapo
    Fatmir Lame dhe i biri kane marre vesh se ku ndodheshin Aliu dhe Kaleshi, kane
    rrembyer nje leve dhe kane qelluar ne drejtim te ketyre te dyve. Babe e bir te
    vendosur per t'u dhene "nje mesim te mire" dy viktimave kane vazhduar te qellojne
    derisa ne vendngjarje kane mberritur uniformat blu, te cilat ishin lajmeruar pak
    momente pasi ka filluar sherri. Blute e Komisariatit nr.3 i kane arrestuar babe e bir,
    dhe i kane izoluar ne qelite e paraburgimit, ku edhe jane marre ne pyetje. Nderkohe
    dy viktimat, Shyqyri Aliu dhe Gazmend Kaleshi, jane ndihmuar nga personat e
    gjendur ne vendngjarje dhe jane derguar me pas ne drejtim te Spitalit Ushtarak, ku
    kane marre dhe ndihmen e pare mjekesore. Burime nga ky spital bejne te ditur se dy
    te plagosurit gjenden jashte rrezikut per jeten dhe kane marre plage jo te renda ne
    trup dhe koke.

    Keto jane problemet tona, pra jo vetem vrasje por edhe te tjera. E rendesishme eshte qe te veproje drejtesia, nuk ka shume rendesi qe te jete me vdekje apo jo.
    Winners Don't Quit

  15. #15
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    DUHET NJE LISTE TOTALE E VRASJEVE

    Nese dikush mund te na perpiloje nje liste totale te vrasjeve
    me motive hakmarrjeje, pronesie, imoraliteti, prostitucioni, droge
    politike, etj. dhe ta perpilojme bashk nje apel, disa persona dhe prej te gjithave e formojme nje Apel kryesor, ku mund te ia dergojme te organeve (pamvaresisht cfare jane) keshtu:

    1. numri total i vrasjeve neper vite
    2. numri i vrasjeve per hakmarrje
    3. numri i vrasjeve per pronesi
    4. numri i vrasjeve per droge, prostitucion, imoralitet
    5. numri i vrasjeve politike
    6. numri total i vrasjeve (1990-2002)

    Dhe te ngritet fuqimisht zeri gjithkombetar!

  16. #16
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Jo Nevoje per te

    Te behet peticion sic po behet per punen e Greqise, por nuk ka nevoje hollesira te tilla, sepse eshte shume e veshtire ti gjejme, vonohemi kot dhe ata e dine kete.
    Nuk duam ti dergojme informacion, do ti dergojme presionin e intelektualeve, studenteve dhe diaspores shqiptare qe te merren masa
    Winners Don't Quit

  17. #17
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te nderuar ,

    Tema eshte shume serioze por ju lutem argumentoni perse denimi me vdekje eshte me i mire se ai me 25 vjet burg?

    Nuk eshte denimi me vdekje shkopi magjik!

    Kush jane shkaqet e krimit?

    Kjo duhet diskutuar.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Te nderuar!

    Mendoje se kjo teme eshte shume,shume e qelluar dhe mendoj se eshte ne rregull qe te diskutohet nga ne dyhe nga te gjithe intelektualet dhe ata te cilet ia duan te miren Arberise sepse kjo eshte katastrofa e jone,katastrofa e kombit.Mendoje se baza e krimit qendron ne qeverite e kalbura,ne udheheqjet e kompremituara,te kriminalizuara,prandaj eshte nje pune shume e veshtire por me vullnet te zjarrt,me ideal te lart kombetar,te bashkuar ne nje nje do ti dalim manash kesaj te keqje qe po e kaplon popullin tone perdite e me shume.
    Prandaj te mobilizojm tere fuqit,forcat tona perparimatre dhe te zhdukim keta te kalbur te kohes qe popullit tone po i sjellin vetem te liga.

    "Oj sharki e lehte si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera"?
    Jam martuar002

  19. #19
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Jo Denimit Me Vdekje

    Nuk besoj se denimi me vdekje eshte menyra me e mire per te luftuar krimin.

    Nuk mbahet nje popull nen tutelen e denimit me vdekje, kjo gjithashtu do ta bente Shqiperine me pak te favorizuar nga Europa Perendimore.

    Per krime jo te zakonta mund te jepet denimi me burg te perjetshem. Ajo eshte akoma me keq se ai me vdekje.
    Winners Don't Quit

  20. #20
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Smile

    Pershendetje. Cdo shtet mund te heq denimin me vdekje per vec Shqiperis. Sepse shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe popullsia ha buke nga krimi. ne shqiperia eshte i vetmi shtet qe armeti nuk i mban shteti po i ka vete populli. eshte i vetmi shtet qe sheti e mafja jan nje, te gjithe anetare e qeverise jan mafjoza. Eshte i vetmi shtet qe me e forte eshte femija se sa policia. Pra eshte i vetmi shtet qe nuk ka shtet, shteti nuk pi uje, qeveritaret marin postin e punes vetem per te vjedhur, e jo per punen e detyren qe ju eshte ngarkuar. Eshte i vetmi shtet qe ligji nuk ka fuqi, nuk zbatohet, vetem sabutohet, e abuzohet, ligji nuk eshte nje per te gjithe, por ndryshon sipas tipit te njeriut. E po nuk u zbatuan ligjet, regullat, e po nuk pati shtet , e drejtesia nuk vihet ne vend, atehere dikush duhet ta vere drejtesin ne vend e vetmja rruge eshte qe viktima(familja e saj) te mar hak, e te marr ligjin ne dore. e pikerisht kjo sjedh remujen e vella vrasjen.
    me shume respekt
    eda

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •